Close

Rezultati i Sondazhit: Sondazh i mbyllur!

Votues
0. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • .

    0 0%
  • .

    0 0%
Faqja 15 prej 108 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 1076
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Cka ka permbajtur kaseta kete e thane qe ne fillim.Xhirime te fshatit Kondove,pozicione te "personave te uniformuar shqiptar" si dhe xhirime te nje lagje maqedone.A vlen kjo 10 vjet denim.Nese e ke fjalen se kane qene spiun te Serbise(sic aludoi zedhenesja e BDI-se) tek une shtrohet dilema qe kur gjykata maqedonase eshte bere aq proshqiptare per ti denuar shqiptaret me 10 vjet burgim?Shume veprime dhe ndodhi ketu ne Maqedoni tregojne se "liria jone" ka mbetur e ngerthyer ne thojza.Shteti maqedonas edhe pas pese viteve te luftes sone clirimtare perseri funksionon ne shtylat e etnocentrizmit maqedonas dhe ne esence pothuajse asgje nuk ka ndryshuar pervec disa gjerave kozmetike qe i kam permendur ne disa postime te mehershme.Partneri shqiptar i pushtetit funksionon njesoj sikur edhe PPD-ja e cila i mbulonte deshtimet me te arriturat e medha ne sferen e punsimit,leternjoftime dygjuhesore vetem per shqiptaret madje keta shkuan edhe me larg duke i konfirmuar vendimet e partnerit te tyre maqedonas ne emer te qetesise brenda familjes se tyre pushtetmbajtese.

  2. #142

    Unhappy Marrja e shtetesise ne Maqedoni akoma problem per shqiptaret....!

    POSHTERSI PER SHTETESI


    >>Ligji per shtetesi ne kundershtim me Marreveshjen e Ohrit<<

    Zevendessekretari ne Qeverine e Maqedonise, Taip Elezi, vlereson se nnjohja e gjuhes maqedonase si kusht per te marre shtetesine e Maqedonise eshte ne kundershtim me MArreveshjen e Ohrit. "Nuk eshte e arsyeshme qe te refuzohetkerkesa per shtetesi per shkak te mosnjohjes se gjuhes maqedonase. Me vetë AMrreveshjen e Ohrit dhe me ligjet per gjuhe edhe pjestaret te cilet jane me teper se 20% kane te drejte te flasin ne gjuhen e tyre. Ketu ka nje kundershtim me ligjin per shtetesi i cili duhet te kete ndryshime", thote Elezi.

    Shkup, 15 Maj- Shqiptaret qe aplikojne per shtetesi te Maqedonise ballafaqohen me provokime dhe maltretime te ndryshme gjate procedures per marrjen e nenshtetesise. Me maltretime te ketilla ata ballafaqohen nga anetaret e Komisionit te posacem te qeverise per verifikimin e kushtit per zoterimin e gjuhes maqedonase.
    Maltretimi kulminacionin e arrin ne fund, kur qytetaret shqiptare jane te detyruar qe per te marre shtetesine, te hyjne ne testim per te verifikuar njohjen e gjuhes maqedonase, edhe pse sipas Kushtetutes, tani kater vite gjuha shqipe eshte gjuhe zyrtare ne Maqedoni.

    Testimin e ketille shqiptaret hallexhi per shtetesi te Maqedonise e vleresojne si poshtersi te ciles patjeter duhet t'i nenshtrohen per te arritur te marrin shtetesine.
    Parregullsi ne punen e Komisionit te posacem qeveritar per verifikimin e zoterimit te gjuhes maqedonase ka shenuar edhe Avokati i Popullit.
    Per shkak te leshimeve te konstatuara gjate punes se ketij Komisioni , Avokati i Popullit i ka rekomanduar Qeverise shkarkimin e kryetares se Komisionit dhe rishqyrtimin e punes se anetareve te tjere. Edhe perkunder dy intervenimeve, rrekomandimi nuk eshte marre parasysh.

    Testimi i njohurive te gjuhes maqedonase parashihet edhe me ligjin e ri per shtetesi, i cili kur u soll nga pushtetaret shqiptare, u vleresua si ligj me te cilin hiqen te gjitha pengesat per arritje deri tek shtetesia.
    Maltretimeve te ketilla jane te detyruar t'iu nenshtrohen edhe qytetaret te cilet ne Maqedoni kane kaluar 50, 60 por edhe 70 e me teper vite

    Me mungesa te shtetesise se Maqedonise me se tepermi ballafaqohen qytetaret shqiptare, kryesisht nga Shkupi, Kumanova e Tetova.

    "Jam e lindur ne Kumanove, ku jetoj 43 vite. kam pese femije, te gjithe te lindur ne Maqedoni, mirepo prapeseprap me maltertojne per shtetesi. Kjo eshte hera e pare qe me kane thirr per gjuhen, nuk e di se cfare do te behet", thote Safete Ramadani.

    I ngjashem eshte edhe rasti i Mamudije M., 31 vjecare nga Tetova. Ajo ka kryer shkollimin ne MAqedoni dhe eshte punesuar, mirepoe dhe me tej refuzohet nga ana e autoriteteve per te marre shtetesi.

    "Jam e martuar qe 13 vite, nene e dy femijeve.Kam pritur 12 vite per shtetesi. Jam e punesuar, kam perfunduar shkollimin, e njoh gjuhen maqedonase dhe shqipe, po shtetesi nuk kam. Nuk e di se ku qendron arsyeja“, shprehet Mamudija.


    ***

    Pernndryshe gjate vitit 2004 ka pasur 2030 kerkesa per shtetesi te Maqedonise. Ne 839 raste pergjigja ka qene pozitive, kurse jane refuzuar 1190 kerkesa.

    Marre nga gazeta "LAJM EKSKLUZIVE"

    ZeM

    P.S. Eshte duke u luajtur akoma edhe me tej nje politike e felliqur e pushtetit sllavo maqedon, per t'i bere shqiptaret te paraqiten me pak ne numer (sic thuhet 23 % e tyre perbejne popullaten ne Maqedni, sipas regjistrimit te fundit), per mos me iu dhane te drejte vote, etj. etj. Pasojat e mos furnizimit me shtetesi apo edhe ngecjes ne nje procedure te tille nga ana e qeverise jane pikerisht keto!!!
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #143
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Lirohen të akuzuarit për rastin “Vreshtat e Rashtakut”

    Fajtorë tani për tani s`ka, ka vetëm 7 të vrarë

    Pas vendimit gjyqësor për lirimin e të akuzuarve për rastin “Vreshtat e Rashtakut” mbesin pa përgjigje së paku dy pyetje për shtetin dhe ata që e udhëheqin. Dilema e parë është se sa vendimi i këtillë gjyqësor është rezultat i bindjes gjyqësore, e sa pjesë e trysnive mbi gjykatën, pa marrë parasysh nëse ato vinin nga pjesa maqedonase e opinionit (një pjesë e tyre paralajmëronte reagime të vrullshme nëse të akuzuarit dënohen) ose nga sfera e politikës (ata nga pushteti druanin në masë të njëjtë nga reagimet e vrullshme të maqedonasve). Por, më e rëndësishme është çështja e dytë e hapur – çfarë ndodhi më 2 mars të vitit 2002 në orët e hershme të mëngjesit, kush ishin dhe pse janë vrarë 7 personat e huaj



    LOBI 201, 25 Prill 2005

    Katër të akuzuarit në rastin “Vreshtat e Rashtakut” të premten, 22 prill, u liruan nga akuza për shkak se Prokuroria publike nuk prezantoi dëshmi të fuqishme për fajshmërinë e tyre. Ky është vendimi i Këshillit gjyqësor të Gjykatës Themelore Shkupi 2, me të cilin kryesonte gjykatësja Sllavica Popçevska. Me këtë, Aleksandar Cvetkov, Goran Stojkov, Mitko Kikerekov dhe Boban Utkovski u lëshuan në liri pas paraburgimit njëvjeçar, të përcaktuar për shkak të dyshimit se kanë kryer vrasje me paramendim të shtatë shtetasve të huaj më 2 mars të vitit 2002, në lokalitetin Vreshtat e Rashtakut, në afërsi të Shkupit.



    Euforia

    “Epilogu i këtillë i procesit gjashtëmujor gjyqësor shkakton stuhi reagimesh jo vetëm në sallën gjyqësore, por edhe të partive politike, shoqatave, individëve dhe organizatave. Vendimi gjyqësor për lirim solli eufori të vërtetë në sallën e stërmbushur të Gjykatës Themelore Shkupi 2…

    Farefisi, miqtë dhe ithtarët e të akuzuarve me lot gëzimi dhe me skandimin “Maqedoni, Maqedoni” e pritën vendimin, ndërsa njëri prej tyre për një çast humbi vetëdijen dhe u rrokullis në dysheme. Atmosfera e këtillë e detyroi gjykatësen Popçevska të kërkojë zbrazje të sallës, me qëllim që të akuzuarve të mund t`ua dorëzojë vendimet për lirim nga burgu…

    Para ndërtesës së gjykatës në një atmosferë euforike disa qindra ithtarë të mbrojtësve të akuzuar e pritën vendimin e gjykatës. Kur ajo iu lajmërua, ndodhi poterë e vërtetë. Flamuj të valuar maqedonas dhe skandime, ishte dekori i rrugës së bllokuar. Thirreshin emrat e të gjithë katër të liruarve, ndërsa nuk u harruan as të akuzuarit para Tribunalit të Hagës, Lube Boshkovski dhe Johan Tarçullovski. Pas një kohe të caktuar, turma e mbledhur u largua e kënaqur në atmosferë festimi. Një pjesë e tyre shkuan në burgun hetimor “Shkup”, prej ku u liruan heronjtë e tyre”, kështu reporteri i “Utrinski vesnikut” e përshkroi atmosferën pas shpalljes së vendimit për lirimin e të akuzuarve në rastin “Vreshtat e Rashtakut”…

    Sipas gazetës, fillimi i ditës ka kaluar në një atmosferë tërësisht të ndryshme. Që nga ora tetë e mëngjesit, forca të mëdha policore e kanë siguruar ndërtesën e gjykatës. Qindra policë në uniformë dhe në veshje civile kanë qenë në ndërtesën e gjykatës dhe rreth asaj. E gjithë kjo e shoqëruar me kërcënimet e përhershme për bomba të vendosura në gjykatë krijonte një atmosferë të mundimshme. Për shkak të thirrjeve anonime, të dyja gjyqet vendosën që obligimet e veta t`i bartin për javën e ardhshme. Hyrja në gjykatë është shoqëruar me një sërë kontrollesh, që i revoltoi ithtarët e të akuzuarve, ndaj pak mungonte që të vjen deri te ndonjë incident. Salla ishte e stërmbushur. Një numër i madh i njerëzve, duke përfshirë edhe gazetarët, qëndronin në fund të sallës. Janë kënduar këngë patriotike dhe është thirrur emri i Zotit.

    Në momentin kur në sallë kanë hyrë të akuzuarit, ka pasuar duartrokitje e madhe, e shoqëruar me thirrjet “Liri, liri”. Në këtë, i akuzuari i parë Aleksandar Cvetkov ka thënë: “O popull maqedonas, jemi mbrojtur dhe do t`ju mbrojmë”, që në mënyrë plotësuese e ngrohu atmosferën.

    Edhe mediat tjera, pak a shumë informonin në mënyrë euforike nga ngjarja. “Dnevnik” transmetoi disa deklarata interesante lidhur me rastin. Zëdhënësja e Partisë Liberal-Demokratike, Natalia Vellkovska, lajmëroi se PLD-ja do të kërkojë “përgjegjësi edhe në koalicionin “Për” lidhur me dëmin politik të shkaktuar me rastin “Vreshtat e Rashtakut”. Zonja e parë e VMRO-Popullores, Vesna Janevska, konsideron se gjykata ka vendosur “sipas së drejtës së Zotit dhe mori vendim për lirimin e mbrojtësve të Maqedonisë në luftën atdhetare të vitit 2001” dhe kërkoi që Qeveria t`i ofrojë garancitë e duhura për Lube Boshkovskin dhe Johan Tarçullovskin që të mbrohen në liri para Gjykatës në Hagë. Lideri i VMRO-DPMNE-së konsideron se “vendimi i gjykatës është i mirë për historinë, që gjeneratat e ardhshme të mos turpërohen nga mbrojtësit e vet. Vendi i tyre nuk është në burg”. “Dnevnik” transmeton edhe fjalët e Lube Boshkovskit nga Haga, “i cili kur ka dëgjuar për vendimin gjyqësor për lirim… ka kërkuar që të transmetohet falënderimi i tij deri te gjenerali Goran Stojkov, Boban Utkovski, Aleksandar Cvetkov dhe Mitko Kikerekov për sakrifikimin e tyre dhe qëndrimin dinjitoz para të gjitha sfidave nëpër të cilat kaluan gjatë paraburgimit njëvjeçar”. Mediat tjera cituan liderin e Lidhjes Demokratik, Pavle Trajanov, i cili në emër të “Tret pat” deklaroi se bëhet fjalë për proces të montuar politik. I afërt me deklaratën e tillë është edhe Stojan Andovi, i cili konsideron se aktakuza “në mënyrë evidente ka përmbajtur shumë konstruksione, dëshira dhe kurdisje politike”.

    Zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Boris Kondarko, ka theksuar se pushteti gjyqësor doemos duhet të punojë në mënyrë të pavarur dhe të mëvetësishme dhe se vendimi gjyqësor duhet të respektohet.

    Sterjo Zikov, prokurori i Shkupit, paralajmëroi ankesë lidhur me vendimin gjyqësor: “Konsiderojmë se vendimi gjyqësor nuk i ka marrë parasysh të gjitha rrethanat e lëndës”.



    Sërish në fillim

    Mbetet për të parë se si do të kalojë ankesa e Prokurorisë së Shkupit lidhur me vendimin gjyqësor në Gjykatën e Shkupit. Sidoqoftë, edhe tani parashtrohen pyetjet logjike se për çka bëhet fjalë në këtë rast: për montim politik, për çka akuzon pjesa maqedonase e opozitës dhe opinioni maqedonas me disponim “mbrojtës”, mungesë të dëshmive, aktakuzë të përgatitur keq ose mbrojtje jashtëzakonisht e mirë, ose bëhet fjalë për kombinim të të gjithave.

    Sidoqoftë, më 2 mars të vitit 2002 u vranë 7 njerëz – të huaj (sipas aktakuzës 6 pakistanezë dhe 1 indian). Ata që kanë gjuajtur mbi ta, një pjesë e tyre të akuzuar dhe liruar, pohonin se bëhet fjalë për terroristë që kanë hyrë në Maqedoni me qëllim që të kryejnë sulme terroriste. Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, gjatë ditëve pas likuidimit të tyre pohonte se ata kanë dashur t`i sulmojnë ambasadat kyç në Shkup. Ambasadorët e atëhershëm të vendeve për ambasadat e të cilave bëhej fjalë nuk i pranuan pohimet e Boshkovskit, duke konsideruar se nuk ka kërcënim për sigurinë e ambasadave të tyre. Si kundërpërgjigje, Boshkovski i tërhoqi madje edhe policët që bënin roje para ambasadave. Një pjesë e këtyre ambasadorëve kërkuan dhe iu mundësua që t`i shikojnë kufomat e të likuiduarve. Atëherë për herë të parë në opinion Boshkovski pohonte se informatat për “terroristët” i kanë marrë në dhjetëra mijëra faqe (dhe në CD) nga ana e një shtetasi boshnjak që ka studiuar religjionin islam në Lindjen e Afërt. Më vonë reaguan autoritetet boshnjake, duke protestuar me rastin e mbajtjes që qytetarit të tyre, për të cilin pohonin se pa arsye është mbajtur nga policia maqedonase. Prej dhjetëra mijëra faqeve dëshmi në CD, deri tani nuk u paraqit asgjë, ndërsa edhe burimi i Boshkovskit, sipas vetë atij, është lëshuar që ta braktiste Maqedoninë.

    Rasti që nga fillimi ishte interesant edhe për mediat e huaja. Interesant është shkrimi i “Uashington Postit”, i transmetuar edhe në “Voll Strit Xhërnall”, një javë pas ngjarjes në lokalitetin Vreshtat e Rashtakut, në të cilin pohoheshin gjërat e njëjta që qëndronin në aktakuzën kundër Boshkovskit dhe personave tani të liruar – se bëhet fjalë për rast të montuar, me të cilin kreu i atëhershëm i MPB-së ka konsideruar se do t`i përfitojë simpatitë veçmas të amerikanëve si aleate në luftën kundër terrorizmit.

    Pas vendimit gjyqësor për lirimin e të akuzuarve për rastin “Vreshtat e Rashtakut” mbesin pa përgjigje së paku dy pyetje për shtetin dhe ata që e udhëheqin. Dilema e parë është se sa gjyqësor është vendimi i këtillë, e sa pjesë e trysnive mbi gjykatën, pa marrë parasysh nëse ato vinin nga pjesa maqedonase e opinionit (një pjesë e tyre paralajmëronte reagime të vrullshme nëse të akuzuarit dënohen) ose nga sfera e politikës (ata nga pushteti druanin në masë të njëjtë nga reagimet e vrullshme të maqedonasve). Por, më e rëndësishme është çështja e dytë e hapur – çfarë ndodhi më 2 mars të vitit 2002 në orët e hershme të mëngjesit, kush ishin dhe pse janë vrarë 7 personat e huaj?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #144
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Shkupi,
    Sa kanë ndryshuar gjërat në Maqedoni është evidente për të gjithë ne, përveç nëse nuk dojmë ta pranojmë realitetin, ose nëse jemi prej njerëzve që besojnë se gjërat ndryshojnë brenda ditës. Reformat zbatohen në mënyrë graduale.
    Është më se normale që BDI-ja mos të jetë dhe aq e suksesshme në realizimin e platformës së saj (Marrëveshjen e Ohrit), pasi ata nuk po ballafaqohen vetëm me politikën kundërshtuese të partnerit koalicionues, po edhe me opozitën shqiptare e cila vërtet ua këputi këmbët.
    Obstrukcioni vie nga PDSH-ja, Xhaferi dhe Thaçi vërtet janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë, po edhe vëlla-vrasje vetëm e vetëm që të kthehen në pushtet. Të gjitha ato marrëzira që u bënë në Kondovë ishin pjesë e politikës së sëmurë të PDSH-së e kjo i konvenon shumë LSDM-së... Ja që, çmimin u rra ta paguajnë filani me fistekun të cilët ishin pjesë e asaj loje, nuk ishin duke bërë ndonjë punë të vyeshme për çështjen kombëtare. Inshallah në të ardhem të gjithë edhe kriminelët e involvuar në këtë lojë do ta paguajnë gjithë atë dëm që e shkaktuan dhe që terrorizuan popullatën e kondovës.

  5. #145
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Shkupi,
    Sa kanë ndryshuar gjërat në Maqedoni është evidente për të gjithë ne, përveç nëse nuk dojmë ta pranojmë realitetin, ose nëse jemi prej njerëzve që besojnë se gjërat ndryshojnë brenda ditës. Reformat zbatohen në mënyrë graduale.
    Është më se normale që BDI-ja mos të jetë dhe aq e suksesshme në realizimin e platformës së saj (Marrëveshjen e Ohrit), pasi ata nuk po ballafaqohen vetëm me politikën kundërshtuese të partnerit koalicionues, po edhe me opozitën shqiptare e cila vërtet ua këputi këmbët.
    Obstrukcioni vie nga PDSH-ja, Xhaferi dhe Thaçi vërtet janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë, po edhe vëlla-vrasje vetëm e vetëm që të kthehen në pushtet. Të gjitha ato marrëzira që u bënë në Kondovë ishin pjesë e politikës së sëmurë të PDSH-së e kjo i konvenon shumë LSDM-së... Ja që, çmimin u rra ta paguajnë filani me fistekun të cilët ishin pjesë e asaj loje, nuk ishin duke bërë ndonjë punë të vyeshme për çështjen kombëtare. Inshallah në të ardhem të gjithë edhe kriminelët e involvuar në këtë lojë do ta paguajnë gjithë atë dëm që e shkaktuan dhe që terrorizuan popullatën e kondovës.

    Te lumte fjollat, eshte shkrim i yti apo e ke huazuar dikund?
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    E kuptoj qendrimin tend pro partiak dhe e kam shume te njohur kete qendrim sepse per disa njerez "partia ne pushtet gjithmone ka bere me shume se ai tjetri dhe se pikerisht eshte opozita ajo qe e rendon situaten"(ahh sikur te mos kete fare opozite te shqiptaret do ishte me mire)
    Por duhet te sqarohen disa gjera. BDI e ka kapital luften per liri dhe te drejta qe e kane udhehequr ata dhe kane marre perkrahje nga populli shqiptar ne Maqedoni.Lufta u kurorezua me Marreveshjen e Ohrit ku shqiptaret e Maqedonise fituan nje kualitet te ri te drejtave the pothuajse u barazuan me popullaten shumice.Ky eshte ne kapital qe asnje parti shqiptare nuk e ka pasur dhe se veshtire se do ta kene ne te ardhmen.Me tere kete kapital perfshire ketu Marreveshjen e Ohrit gjate ketyre 4 viteve LSDM-ja arriti ta ndryshoje shume gjera dhe shqiptaret nga barazi ne letra fituan ndryshime kozmetike te cilat ne fakt kane mundur te ndodhin edhe pa lufte.Nuk e di nese jeton ne Shkup por e di mire cka ndodh ne pjesen shqiptare ku mbreteron nje anarki totale ku ligj dhe ekzekutues jane "komandantet e bllaces" gjithnje te nderlidhur me strukturat udheheqese te partise BDI......kjo a nuk eshte nje lloj terorizimi? Ti personalisht mund te kesh perfitime nga partia yte sepse ndoshta ta kane gjetur nje vend pune ashtu sic ka ndodhur me PPD-ne e PDSH-ne te cilat nepermjet "ushtareve partiak" qe i kane punesuar krekoseshin se ata jane shpetimtar te shqiptareve por mos harro se populli eshte gjithmone mbi juve.Pushteti me kallash nuk mbahet ate tentoi ta mbaje edhe PDSH-ja por se mbajti dot.
    Ne pergjithesi une ketu po flas per kualitetin e jetes ne pergjithesi e cila ne vend se te kete permiresime kemi nje anarki totale ku kuazipatriot e fundamentalistet e kontrollojne terenin.Por edhe kesaj do i vie fundi shpresoj se shpejti.

  7. #147
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Shkupi
    Nuk e di nese jeton ne Shkup por e di mire cka ndodh ne pjesen shqiptare ku mbreteron nje anarki totale ku ligj dhe ekzekutues jane "komandantet e bllaces" gjithnje te nderlidhur me strukturat udheheqese te partise BDI......kjo a nuk eshte nje lloj terorizimi?
    Per cilen pjese shqiptare e ke fjalen, nese mendon per Tetove ose Gostivar gabim je 100%, ti mendon ketu se eshte nje anarki dhe se neve na kontrollon ndonje komandat "breshka" ose "lepuri", jog abim je i nderuar edhe ketu ka ligj sic ka ne Shkup dhe sic ka ne Strumice. Pse mundoheni gjithmone t'ja nxjerni faqen e zeze pjeses shqiptare te Maqedonise se goja ketu eshte anarki, nese ne nuk luftojme per pjesen tone valla kush do te vie te me mbaje rend ne Tetove ai polici nga Kocani a?

    Lere qe ne nuk mundohemi te permiresojme imazhin tone nder te tjeret por ne edhe me shume ate e njollosim sic ben ti ne kete rast.

    Populli thote, dardha e ka bishtin prapa!
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #148
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ndodhia me e fundit ne Maqedoni, qe eshte top teme eshte fotografia qe do e shifni me poshte. Ndoshta i dehur apo ku e di une se cka, nje person duke "reshqitur" me veturen e tij nga Kalaja e Shkupit, mbaron ne asfalt.
    Nuk eshte per te qeshur, por duke ditur faktin se te ketilla raste ndodhin vetem neper filma...nuk e di.
    Kishte edhe nje foto tjeter nga nje person tjeter ne Gostivar, i cili se bashku me veturen kishte hy ne Vardar per t`u lare.
    nqs e gjej foton, do e postoj ketu.

    mos vozisni te dehur, apo ne cfare do gjendje qe nuk mund ta kontrolloni.
    Me mire ndaleni veturen edhe pushoni, apo shkoni me taksi, se pasojat jane te renda ndonjehere. Dhe mjafton njehere te ndodh dicka e ketille.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Ti si duket nuk me paske kuptuar.Une fola per pjesen e Shkupit ku jetojne shqiptaret e njohur edhe si pjesa e majte e Shkupit.Ate qe e thash eshte e vertete dhe kete e dine te gjithe shkupjanet.Keto "komandant te bllaces" disa jane ish punonjesit e sherbimeve maqedone qe ne nje moment ndoshta ishin te kyqur ne veprime patriotike si fjala vjen shperndarja e 20 celulareve ne zonat e luftes apo kane qene te angazhuar ne marrje te veturave teprice nga shkupjanet(shqiptaret) ne emer te kauzes se lirise.Tash ata jane shefat e paprekshem qe i gezojne frutet e lirise derisa te gjithe ne i trembemi lirise. Cdo gje varet prej tyre nje leter per ta nxerre apo dicka te tille dihet ku duhet te shkohet tek ata natyrisht asgje nuk eshte pa pagese.Prej perfundimit te luftes ka me shume te vrare ne Shkup sesa asnjehere me pare.Kidnapimet jane pjese e lojes natyrisht krejt ne funksion te perfitimeve.
    Shteti maqedon as qe angazhohet ne ruajtjen e rendit apo kapjen e krimineleve sepse motoja e tyre eshte "neka se ispoubijat pomedju sebe"(le te vriten mes vehte) sepse sipas kalkulimeve te tyre kjo eshte tani menyra me e mire e luftes kunder shqiptareve.(Mos valle ketu dikush mendon se kjo lufte ka perfunduar?)

    Ca fjale per ato djem e vajza qe u flijuan ne 2001.E kam nje kusheri qe ka qene i kyqur ne lufte qe nga dita e pare.Ka qene ne luftime ne zone te Kumanoves dhe dy here i plagosur.Tani ai lan vetura ne nje autolarje diku ne Shkup.Nuk deshi ta lus askend sepse bossat i thane nuk ke shkolle dhe je pak i vjeter. Ai e vuri jeten e tij ne rrezik per lirine e qe e gezojne "komandantet e bllaces" qe jave per jave gjate dimrit shkonin ne skijim ne Koder te Diellit e tani me siguri pergaditen per pushime verore te shkambi i Kavajes apo ne Turqi.Ne nderkohe jane te zene me kalkulimet per shantazhimet e reja ndaj njeriut te vet.

  10. #150
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Përshëndetje,

    E kuptoj qendrimin tend pro partiak dhe e kam shume te njohur kete qendrim sepse per disa njerez "partia ne pushtet gjithmone ka bere me shume se ai tjetri dhe se pikerisht eshte opozita ajo qe e rendon situaten"(ahh sikur te mos kete fare opozite te shqiptaret do ishte me mire)
    Të betohem në Zot, I Vetmi që i besoj, se nuk kam kurrfarë lidhje dhe as që kam pasur ndonjëherë me partitë politike- ASNJËRËN. A thua vallë a duhet të konkludoj se ti je anëtar i PDSH-së, pas këtij komenti që paske bë?

    Është e vërtetë se BDI-ja (apo më mirë thënë UÇK-ja) më mirë diti ta udhëheqë luftën sesa politikën dhe se më të suksesshëm ishin me kallasha sesa me pendë, por ja që aq e patën kapacitetin (bile u treguan në luftë). Më tragjike është se gjithë kësaj bare që BDI-ja nuk mund ti del në krye, po i shton peshë edhe 100 herë më tepër PDSH-ja. I kam pa nga afër zhvillimet në Kondovë. Për mua ka qenë dëshpërim i vërtetë të shoh se si Arbën Xhaferi, njeri i rangut të tij, të barazohet me tipat e kalibrit të Agim Krasniqit, dhe të montojë skenare të tilla. TRAGJEDI e vërtetë.

    Jetoj në Shkup dhe jam shumë mirë e informuar me gjendjen, prandaj dhe të them se nuk është edhe aq tragjike sa e paske përshkruar. Anarki nuk ka, ka vetëm rritje të kriminalitetit, që është dukuri e zakonshme për periudhë postkonfliktuale (zgjati pak si tepër, po nejse) të një shteti. Kjo nuk ndodh vetëm në lagjet e banuara me shqiptarë, po edhe ato të maqedonasve, megjithëse jo në mënyrë proporcionale.

    Ne pergjithesi une ketu po flas per kualitetin e jetes ne pergjithesi e cila ne vend se te kete permiresime kemi nje anarki totale ku kuazipatriot e fundamentalistet e kontrollojne terenin.Por edhe kesaj do i vie fundi shpresoj se shpejti.
    Qenke gazetar dhe mesiguri je mirë i informuar, por shpresoj se nuk je gazetar i Faktit, ku thurren oda për patriotizmin e PDSH-së. Egzagjerimet nuk e prezantojnë realitetin.
    Unë flisja për ndryshime në statusin dhe të drejtat e shqiptarëve. Sa i përket kualitetit të jetës, këtë nuk mund ta sjell BDI-ja, ose cilado parti politike, përderisa korupcioni është „cilësia“ e qeverisë ose institucionieve shtetërore, ose më mirë thënë e mentalitetit tonë. Kjo dukuri nuk luftohet me kallash.

    mos harro se populli eshte gjithmone mbi juve.Pushteti me kallash nuk mbahet ate tentoi ta mbaje edhe PDSH- ja por se mbajti dot.
    Për fat të keq, populli gjithmonë është nën pushtet... sidoqoftë, lus Zotin që sa më shpejtë të eliminohen këto dukuri të këqija.

Faqja 15 prej 108 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •