Denacionalizimi i kinemave: Kinema “Vardardari”, me polici- te pronaret e saj
Dorezim –pranimini i sallave te kinemase “Vardar 1” dhe “Vardar 2”, ka qene ne procesin e denacionalizimit qysh prej vitit 2002, kur u soll vendimi per kthimin e pronave pronareve te meparshem
.
“Ne asnje moment kinemate e qytetit nuk e kundershtuan denacionalizimin dhe as qe munden ta kundershtojne ate sepse ai eshte proces dhe me siguri duhet te rregullohen padrejtesite e bera ne te kaluaren”, tha dje ne nje konference per media, drejtori i ndermarjes per kinematografi, Kinemate e Qytetit, Dragan Zhivkovic.
Edhe pse ai e potencon se nuk e kundershtojne denacionalizimin e kinemave, Ndermarja per Kinematografi, Kinemate e Qytetit duhet tia kishin dorezuar pronareve Zllatku, kinemane “Vardar 1 dhe 2” deri dje, e jo te prisnin qe dorezimi te behet nga ana e Komisionit per denacionalizim me asistim te policise sot, me date 15.10.2004, ne oren 10-te.
Dorezim –pranimini i sallave te kinemase “Vardar 1” dhe “Vardar 2”, ka qene ne procesin e denacionalizimit qysh prej vitit 2002, kur u soll vendimi per kthimin e pronave pronareve te meparshem, proces i cili u ngadalesua per arsye te rritjes se vleres se kino salles, konkretisht te salles “Vardar 2”, e cila eshte ndertuar me pas. Per kete salle pronaret Zllatku kane paguar nje vlere prej 110 mine denaresh. “Ne e kundershtuam punen e Komisionit, sepse vlera e shtuar nuk mund te jete aq e ulet, megjithate, Komisioni vendosi ashtu dhe ne nuk kemi me shume te drejta ne kete shtet, ne baze te se ciles do ta zgjidhnim problemin”, tha Zhivkovic. Me tej ai shtoi se siperfaqja e pergjithshme e sallave “Vardar 1 dhe 2”, sipas konkluzionit qe eshte ndare dhe sipas vendimit, pronareve te meparshem u kthehet ndertesa e cila perbehet nga kati perdhes kinema “Vardar1” dhe kinemaja ne kat “Vardar 2” me siperfaqe te pergjithshme prej 1.036 m katrore dhe truall toke ne oborr me siperfaqe prej 1.869 m katrore. Mirepo, thote ai, siperfaqja e pergjithshme e dy sallave te kinemase, ballkonit te Vardar 1 dhe salla e vogel ne hyrje te Vardar 1 ka siperfaqe prej 1.192 m katrore. Pjeset e tjera te objektit, si ajo e drejtorise me sip. rreth 220 m katrore, papafingoja e kino-salles “Vardar 2”, me sip. 82 m katrore dhe lokalet ne hyrja te salles kane nje sip. prej 90 m katrore, podrumi poshte Vardar njeshit, me sip. 100 m katrore. Te gjitha keto perbejne rreth 500 m katrore te cilat jane ne plan ti kthehen pronareve.
“Nuk jemi kundra asaj qe kinemaja tu kthehet pronareve, por kjo teprice prej 500 m katrore, ende eshte prone e Kinemave te Qytetit te RM. Nuk e di se ne cfare menyre pronaret e tanishem, ne kadastren e RM-se, edhe keto 500 m katrore i kane regjistruar ne emrin e tyre ”, tha drejtori i kinemave Dragan Zhivkovic.
Sa per te punesuarit ne kinemate e qytetit, te cilet nuk kane marre paga 26 muaj, drejtori, Zhivkovic tha se ata do t’i paguajne me parate e salles dy qe i kane paguar pronaret Zllatku, edhe pse keto para ende nuk kane arritur tek ata.
Nga:
A.DISHA
Krijoni Kontakt