Arben Ratkoceri eshte njeri i zgjuar, me pelqeu shume shkrimi i tij per kushtetuten e Maqedonise...
.
.
Arben Ratkoceri eshte njeri i zgjuar, me pelqeu shume shkrimi i tij per kushtetuten e Maqedonise...
My silence doesn't mean I am gone!
Ka mundur te kalojne me shume propozime
Prej 41 propozimeve te ngjarjeve dhe personaliteteve, Komisioni per Kulture i Kuvendit, vetem kater u takojne shqiptareve: shenimi i 600-vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriotit-Skenderbeu, 450 vjetori i Mesharit te Gjon Buzukut, 60-vjetori i daljes se gazetes “Flaka” dhe 60 vjetori i vdekjes i Ibrahim Temos.
- Mundesia per korrigjime, kur lista te vehet ne rend dite ne parlament
PROCEDURA E PROPOZIMIT
Por, si ndodhi qe ngjarjet e shenuara nga e kaluara historike e shqiptareve te jete e vogel?
Sipas deputetit te partise ne pushtet, BDI, Nevzat Bejta, Komisioni i njofton te gjitha institucionet dhe opinionin qe te dergojne data te rendesishme dhe emrat e personaliteteve qe perputhen me ligjin qe eshte ne fuqi, per t’u festuar ne vitin 2005. Pastaj, nga Komisioni i kultures formohen grupe punuese, te cilat bejne seleksionimin e atyre datave dhe personaliteteve qe nuk perputhen me Ligjin, kurse mund te perputhen me vitet qe vijne me radhe. Ai thote se ketu ndoshta ka ngele ndonje date ose personalitet peer te cilin kane munguar informacionet, qofte qytetare te rendomte, qofte institucione qe perputhen me ligjin. Ai thote se opozita shqiptare reagon pa te drejte, duke dashur beje marketing politik.
“Nese eshte harruar ndonje personalitet, ata kane te drejt ta permendin ate ne komision dhe ta tregojne biografine ose daten e rendesishme te historise shqiptare qe te votohet” thote Bejta, duke sqaruar se me kaq nuk ka perfunduar gjithcka: “Kemi te drejte t’i paraqesim edhe amendamente kur do te votohet ne Parlament”.
Nderkaq, deputeti i PDSH-se, Zydi Xhelili, ka verejtje dhe per vete proceduren. Sipas tij, propozimet e arritura te komisioni, eshte dashur t’u jepen te gjithe anetareve.
“Grupi i punes, pasiqe t’i kete shqyrtuar kriteret, eshte dashur qe te na informoje se per cfare arsye nuk jane pranuar propozimet tjera, te cilat me sa e di nuk jane te paketa” thote deputeti i PDSH-se, Xhelili.
Zudi Xhelili thote se ka pasur shume propozime nga Universiteti i Evropes Juglindore, Universiteti i Tetoves dhe institucioneve te tjera relevante.
“Si zakonisht, anetaret e komisionit i pranojne vetem ato ngjarje qe mendojne se nuk jane te rrezikshme per Maqedonine” shton Xhelili, prandaj sipas tij jane pranuar vetem 4 prej tyre, kurse propozimet tjera u perkisnin vetem periudhes se ASNOM-it (KACKM), qe do te thote periudhes se viteve ’41-’45.
PROPOZIMET...
Sipas deputetit te PPD-se, Ismet Ramadani, duhet te merren sugjerime nga Komiteti per marredhenie te bashkesive etnike, atehere do te kemi propozim shume me te pranueshem dhe te kapshem per te gjitha bashkesit etnike. Edhe Ismet Ramadani mendon se datat e ngjarjeve dhe personaliteteve duhet te dalin nga institucionet relevante, sic jane universitetet, shoqatat e historianeve, Fakulteti Filologjik, pra Katedra e Gjuhes dhe Letersise Shqiptare. Vendimin e ketyre institucioneve, komision duhet ta respektoje, sepse, megjithate keto institucione bazohen edhe me te dhena, edhe shkencore, por edhe me argumente. Dhe kuptohet, ne qoftese edhe dicka duhet te filtrohet ne ate drejtim, ajo pune duhet te behet edhe me Komitetin per marredhenie te bashkesive etnike, deklaroi Ismet Ramadani.
Dje per listen e ngjarjeve historike biseduam edhe me dr. Vebi Xhemailin, historian. Ai na tha se Shoqata e Historianeve Shqiptare, ka propozuar 18 data historike qe lidhen me shqiptaret, por shumica e tyre nuk jane marre marre ne konsiderim nga komisioni ame
Leonora Petrova nuk e ka “pervetesuar” Skenderbeun!
Deputeti i BDI-se pergenjeshtroi informatacionet ne “Alsat” dhe “Koha ditore”, se Leonora Petrova ka dashur ta pervetesoje Gjergj Kastriotin. Ai Petroven e ka kuptuar ne kontekst krejtesisht tjeter. Ajo, sipas Bejtes, ka thene se Skenderbeu ka dhene kontribut edhe per popujt tjere, pra, edhe per maqedonasit, por jo se ai eshte maqedonas.
Xhelili thote se nuk ka folur kunder “Flakes”?
“Lidhur me keto propozime, vecmas te LNC-se, thashe se, ne emer te fashizmit ne ate kohe, vete forcat partizane i kane masakruar shqiptaret, duke bere nje krahasim njelloj si sot, ne emer te kriminalitetit masakroheshin shqiptaret ne anen e Malesise se Karadakut. Po ashtu, pas mbarimit te luftes, duke u kthyer nga Sremi, rruges vriteshin luftetaret e Brigades, e cila ne betejat e Sremit me sukses mori pjese” thote deputeti Zudi Xhelili lidhur me diskutimin e tij ne Komisionin per kulture, ku pikerisht per keto arsye ka votuar kunder listes, e jo se ka qene kunder ketyre ketyre kater datave. “Dikush i ka nxjerre nga konteksti fjalet e mia, porse une kam thene se bej perjashtim per keto 4 ngjarje shqiptare, per te cilat kam nje respekt te vecante”.
Nderkaq, sa i perket vleresimit se “Flaka e velazerimit” ka qene gazete komuniste, Xhelili sqaron: “Ne ate rast kam thene se ne kohen e komunizmit, te gjithe shqiptaret kane qene te diskriminuar, sepse ne ate kohe, edhe mjetet e informimit, edhe opinioni i gjere shqiptaret i kane prezentuar si nacionaliste, irredentiste dhe i kane larguar nga puna, per shkak se shqiptaret ne ate kohe pa deshiren e tyre kane kontribuar”. Kesaj ai deshiron t’i shtoje edhe:
“Meqe, ne mbledhje nuk e kam thene, tash do ta them se “Flaka e velazerimit” ka qene nje dritare per shqiptaret. Nderkaq, “Flaka” tani pas privatizimit, thuajse krejtesisht e ka ndryshuar konceptin dhe cilesine, fale angazhimit te gazetareve, te cilet qe ne fillim punes i jane rrekur me nje seriozitet te madh. Dhe, e dime se aty ka njerez te penes dhe te profesionit”, deklaroi deputeti i PDSH-se, Zydi Xhelili.
Nga:
Qerim BAJRAMI
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
PPD-ne serish e perfshijne mosmarreveshjet? – “Per nje uiski", dikush ia luhat karrigen Bexhetit
Zedhenesi kesaj partie Qenan Aliu, njeherit edhe kryetar i deges se PPD-se ne Tetove, per “Flaken” thote se keto jane spekulime dhe se nuk behet fjale per ndonje carje, e cila do ta demtonte “stabilitetin e forte” te partise.
Deget e PPD-se, pervec asaj te Tetoves, kerkojne ndryshim ne kreun partiak dhe nderrimin e kryetarit te PPD-se, Abdylmenaf Bexhetit eshte spekuluar keto dite sersih ne opinion. Ne fakt eshte thene dicka qe bazen e kane ne disa mosmarreveshje me te hershme qe e kane percjellur kreun e PPD-se, qe kur ne krye te saj eshte Abdylmenaf Bexheti. Tani vetem se jane “rrotulluar spekulimet”.
Mirepo, per divergjencat eventuale ne Partine e Prosperitetit Demokratik askush s’eshte i disponuar te flase troc, se paku per mjetet e informimit.
Zedhenesi kesaj partie Qenan Aliu, njeherit edhe kryetar i deges se PPD-se ne Tetove, per “Flaken” thote se keto jane spekulime dhe se nuk behet fjale per ndonje carje, e cila do ta demtonte “stabilitetin e forte” te partise. “Ky eshte spekulim i llojit te vet. Keshtu mund te shkruajne vetem gazetare qe sherbejne vetem per nje uiski ose bire”. Aliu me tej nenvizon se krejt kjo eshte ne kuader te spekulimeve dhe asgje s’ka te vertet.
Edhe zyrtare te larte te kesaj partie thone se spekulimet nuk jane te verteta, pekundrazi PPD-ja si parti qendron shume fort dhe se kryetari i kesaj partie ka kredibilitet ne parti. Ketyre diteve ne opinion mund te lexohet se kryetari Bexheti, ka humbur besimin ne partine e tij, per shkak te politikes jokozistente qe ben ai. Sipas spekulimeve pikepamjet dhe qendrimet e Bexhetin nuk i marrin seriozisht, as subjektet tjera shqiptare, kur jane ne pyetje trajtimi i disa ceshtjeve me karakter te pergjithshem, pasi sic thuhet, “ai mban llogari vetem per interesat personale” dhe nga kjo dalin qendrimet e luhatshme te tij, gje qe ne instance te fundit demton rejtingun edhe ashtu te ulet te partise.
Funkcionare te PPD-se e fajesojne Bexhetin se gjate bisedimeve per koalicion me partite e tjera ne rend te pare e ka pasur interesin e tij personal, e jo te partise. Sipas tyre, ne bisedimet qe ka pasur me BDI-ne, Bexheti ka kerkuar qe te emerohet Minister i transportit dhe lidhjeve, ndersa nga PDSH-ja ka kerkuar postin e rektorit ne Universitetin e Shtulit. Akuzat e tjera qe i behen kryetarit te PPD-se jane edhe ato se ai mungon ne aktivitetet partiake ne mesin e anetaresise si dhe nuk ka ndermarre asgje kunder anetareve te PPD-se, qe kane kaluar ne rradhet e BDI-se.
Nga:
Ali SHAINI
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Se shpejti, sistem i ri shendetesor ne Maqedoni. - Barnat me pagese plotesuese, te gjitha barnatoret, private!
-Kjo metode e punes eshte pritur qe te filloje me heret, mirepo kjo eshte shtyre per shkak te rrjetit te ri kompjuterik mes gjitha barnatoreve te vendit, theksoi zevedesdrejtori i Barnatoreve te Qytetit-Shkup, Sait Ismaili. -Ministria e Shendetesise,tashme e ka propozuar listen e barnatoreve me te cilat do te filloje procesi i privatizimit
Te gjitha barnatoret e vendit per shitjen e barnave me pagese plotesuese te recetes, presin qe ketyre diteve te fillojne me menyren e re te punes. Ne Ndermarrjen e Barnatoreve te Qytetit - Shkup, thone jane te gatshem per te filluar me kete metode te re te punes, sepse tashme kane pergatitur funksionimin e ketij programi ne gjitha barnatoret e tyre.
“Jemi ne perfundim e siper me gjitha kontratat te cilat i kemi bere me disa depo te barnave dhe me Fondin per mbrojtje shendetesore”, deklaroi per “Flaken” zevendesdrejtori i Barnatoreve te Shkupit, Sait Ismaili.
Sistemi i ri me “pagese plotesuese”, te recetave perfshin 80 barna, te cilet kane fituar ne tenderin e shpallur qe para kater muajve.
Kjo metode e punes eshte pritur qe te filloje me heret, mirepo sic ben te ditur Ismaili, kjo eshte shtyre per shkak te rrjetit te ri kompjuterik mes te gjitha barnatoreve te vendit. Po ashtu nga ndermarrja e barnave mesojme se e gjithe procedura eshte kryer dhe se jane nenshkruar marreveshjet me 90 per qind te firmave te cilat do te bejne furnizimin me barna te te gjitha barnatoreve.
Nderkaq, Ministria e Shendetesise, tashme e ka propozuar listen e barnatoreve me te cilat do te filloje procesi i privatizimit. Ky propozim eshte paraqitur edhe para perfaqesuesve te Qeverise. Me kete perfaqesuesit e Qeverise do te duhet ta obligojne Agjensine per privtizim te bejne vleresimin e objekteve.
“Te gjitha barnatoret e ndermarrjes “Gradski apteki” ne Shkup, jane ne proces te privatizimit dhe do te shiten ne pako. Kjo nenkupton shitje te objekteve me te gjithe te punesuarit ne keto barnatore”, theksoi Ismaili.
Mirepo, mbetet vetem nje paqartesi e cila ende nuk konfirmohet zyrtarisht, pasi nuk eshte definuar: a do te privatizohen barnatoret e poliklinikave dhe ato te spitaleve. Kjo varet nga ana e Ministrise se Shendetesise e cila duhet te sjelle kete vendim. Qeveria ka pranuar informaten per shitjen e gjitha barnatoreve shteterore, ne pajtim me ndryshimin e parapare me Ligjin per mbrojtjen shendetesore, i cili eshte miratuar para gjashte muajve.
Ne procesin e privatizimit, “individualisht” do te shiten 20 barnatore, prej te cilave gjashte do te shiten si firma, se bashku me te punesuarit, ndersa 14 te mbeturat do te shiten nje nga nje.
Ndermarrja me e madhe shteterore ne vend eshte “Gradski apteki”-Shkup, me 220 te punesuar. Nderkaq ne vend jane te punesuar 1.000 farmaciste ne barnatoret publike. Ministria e Shendetesisise dote pregatite vendim per shitjen e barnatoreve, nderkaq Agjensioni per privatizim do te beje vleresimin e tyre.
Sipas Ligjit, perparesi per blerjen e barnatoreve do te kene te punesuarit te cilet do te jene me 25 per qind pronare nga shuma e vleresuar. Ata 5 per qind do t’i fitojne gratis, kurse 20 per qind nga shuma e vleresuar do te kene lirim prej 30 per qind, ndersa 75 per qindeshi i mbetur nga shuma e vleresuar e barnatoreve do te shitet ne berze.
Nga:
S.SALIU
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Perparim ne hetimin e rastit te viktimave te gjetura te lokaliteti “Shpella” ne Kercove: ADN-analiza identifikoi Islam Veliun nga Struga, dhe bullgarin Radosav Balev
-Mendi Veliu: Do te kerkojme nga shteti t’i nxjerre fajtoret para gjyqit. –Nder viktimat e paidentifikuara nuk jane Ruzhdi Veliu, Sulltan Memeti nga Ladorishta e Struges dhe e Xhelal Osmani nga Dufi i Gostivarit. -Pritet qe familjaret e vellezerve Ibrahim dhe Zeqirja Veliu dhe te Hajredin Halimit te japin gjak, per t’u bere identifikimi edhe i dy kufomave te tjera.
.
Islam Veliu dhe Radosav Balev jane dy nga kater viktimat e zbuluara me 17 maj ne lokalitetin e quajtur “Shpella” ne afersi te Kercoves. Kete lajm e beri te ditur dje gjykatesi hetues prane Gjyqit Themelor te Kercoves, Tanco Sofronievski. Ky eshte rezultateve i ADN - analizave te bera ne Institutin per Mjekesi ligjore ne Shkup dhe ne Tuzell, duke u bazuar ne mostren e gjakut te dhene nga familjaret e Islam Veliut, Sulltan Memetit, shtetasit bullgar Radosav Balev, Ruzhdi Veliu dhe te familjes Xhelal Osmani nga fshati Duf i Gostivarit.
Para Institutit te Mjekesise Ligjore ne Shkup, ndermjet tjereve, ne pritje te rezultateve ishin edhe familjaret e Islam Veliut nga Dellogozhda.
Thelle i tronditur nga kumtimi i lajmit, vellai i Islam Veliut, Mendiu, nuk kishte force te fliste gjate me gazetaret. “Pas tre vjetesh pritjeje ne ankth, ne fund e kuptuam realitetin e hidhur” tha Mendi Veliu gatise duke belbezuar, per te shtuar se do te kerkojne prej organeve kompetente te shtetit, qe fajtoret te dalin para drejtesise.
“Vellau eshte rembyer dhe eshte pastaj edhe ekzekutuar pa asnje pike faji!” tha ai me sy nder lot.
Islam Veliu nga Dellogozhda i Struges, i lindur me 21.06 1963, eshte kidnapuar me 17 prill te vitit 2001 ne rrugen Gostivar-Oher prej nga i humben gjurmet. Nderkaq po me te njejten metode te krahasimit eshte vertetuar se viktima tjeter eshte shtetasi bullgar, Radosav Balev, i lindur me 12.11.1968 ne Bllagoevgrad. Ai me 1 maj te vitit 2001 eshte kidnapuar ne afersi te Strumices se bashku me vellezerit Zeqirja dhe Ibrahim Veliu.
Sofroniefski me kete rast tha se kane ngele te paidentifikuar edhe dy trupa te pajete, ngase sipas tij nuk e kane dhene mostren e Gjakut familja e Hajredin Halimit nga Shkupi dhe familjaret e vellezerve, Zeqirja dhe Ibrahim Veliu, te cilet poashtu kane paraqitur zhdukjen e anetareve te tyre te familjes. Tanco Sofronievski para gazetareve sqaroi se mostra e gjakut te familjareve te Ruzhdi Veliut nga fshati Kollare i Kercoves, e Sulltan Memetit nga Ladorishta e Struges dhe e Xhelal Osmanit nga Dufi i Gostivarit, te cilet poashtu kane paraqitur zhdukjen e me te afermive te tyre, nuk u pergjigjet mostres se dy kufomave te paidentifikuara, andaj sipas tij, pritet qe familjaret e vellezerve Veliu dhe te Hajredin Halimit te japin gjak per t’u mundesua identifikimi edhe i dy kufomave tjera.
Gjykatesi hetues, Tanco Sofronievski paralajmeroi se edhe anetaret e familjes se Ibrahim dhe Zeqirja Veliu, nepermjet avokatit te tyre te autorizuar Numan Limanit, jane pajtuar qe gjate javes qe vjen te japin mostren e gjakut per identifikimin e dy trupave te pajete rasti i te cileve ka ngele i pandricuar.
Vellai i Sulltan Memetit, i cili poashtu priste te dije dicka me teper per fatin e vellait te tij, tha se tashme kane 38 deshmitare te cilet mund te deshmojne se kush e ka rembyer Sulltanin, por shtoi: “Sa pare ben e gjithe kjo kur dikush me qellim deshiron t’i msheh kriminelet”.
Rreth spekulimeve qe paradokohe u paraqiten ne mediume se behet fjale per mercenare qe kane luftuar ne anen e forcave qeveritare, Sofronievski ishte decid se nuk mund te behet fjale per nje gje te tille derisa nuk identifikohen edhe dy viktimat tjera. Nderkaq, se a do te kete kallzim penal kunder kryesve te ketyre vrasjeve, Tanco Sofronievski u pergjigj se pasi te identifikohen te kater viktimat dhe te grumbullohen te gjitha provat materiale, te njejtat do t’i dorezohen prokurorit publik i cili duhet te inicoje proceduren gjyqesore.
Ne Shkup kishin udhetuar edhe familjaret e shtetasit bullgar Radosav Balev te cilet kishin ardhur qe ta marin kufomen e tij, mirepo me ta nuk arritem te veme kontakt ngase ishin te zene ne pergatitjen e dokumenteve.
Kush ishin Islam Veliu dhe Radosav Balev?
Islam Veliu nga Dellogozhda i Struges, i lindur me 21.06 1963, eshte kidnapuar me 17 prill te vitit 2001 ne rrugen Gostivar-Oher prej nga i humben gjurmet. Ne baze te ADN-analizes nga gjaku i familjareve, u konstatua se ai eshte njeri nga viktimat e gjetura te shpellat e Kercoves. Nderkaq po me te njejten metode te krahasimit eshte vertetuar se viktima tjeter eshte shtetasi bullgar, Radosav Balev, i lindur me 12.11.1968 ne Bllagoevgrad. Ai me 1 maj te vitit 2001, eshte kidnapuar ne afersi te Strumices se bashku me vellezerit Zeqirja dhe Ibrahim Veliu.
Nder 4 kufomat nuk jane Ruzhdi Veliu, Sulltan Memeti dhe Xhelal osmani
Gjykatesi hetues, Tanco Sofronievski, sqaroi dje se mostra e gjakut te familjareve te Ruzhdi Veliut nga fshati Kollare i Kercoves, e Sulltan Memetit nga Ladorishta e Struges dhe e Xhelal Osmanit nga Dufi i Gostivarit, te cilet poashtu kane paraqitur zhdukjen e me te afermive te tyre, nuk u pergjigjet mostres se dy kufomave te paidentifikuara. Mbetet qe enigma te zgjdhet me mostren e gjakut te anetareve te familjes se Ibrahim dhe Zeqirja Veliut. Ata, nepermjet avokatit te tyre te autorizuar Numan Limanit, jane pajtuar qe gjate javes qe vjen te japin mostren e gjakut per identifikimin e dy trupave te pajete, rasti i te cileve ka ngele i pandricuar.
Nga:
Saubi Demiri
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Y.Lili
Maqedonia së bashku me Ukrainën janë në krye të listës së vendeve ku një pjesë shumë e madhe e fëmijëve në mbrëmje bien në gjumë të uritur. Kështu thotë një raport i quajtur “Shëndeti i të rinjve në kontekst”, përgatitur në kuadër të studimeve ndërkombëtare “Sjellje lidhur me shëndetin tek fëmijët e moshës shkollore”. Afër 42 % e nxënësve të anketuar, kanë deklaruar se jetojnë në familje me pasuri të vogël, kurse vetëm 13 për qind janë deklaruar se jetojnë në familje me pasuri të madhe. “Fëmijët nga Maqedonia në moshë prej 11, 13 dhe 15 vjeç, të cilët janë përfshirë në këtë anketë, tregojnë se ballafaqohen me vështirësi të caktuara si dhimbje në kokë, në shpinë dhe në stomak, kurse përqindja shtohet me moshën. Më të theksuara këto probleme janë tek vajzat e moshës 15 -vjeçare”, -deklaroi dje Lina Gjustarova-Unkovska, nga qendra për Aksione Krize dhe Psikosociale. Ky studim ndërkombëtar përgatitet në 36 vende të botës në bashkëpunim me Organizatën Shëndetësore Botërore. Në nivel ndërkombëtar për këtë hulumtim janë përfshirë 162.000 fëmijë, kurse në Maqedoni realizohet për të dytën herë dhe janë përfshirë 4.200 fëmijë. Megjithatë Maqedonia është në krye të listës së vendeve ku fëmijët jetojnë me të dy prindërit. Në Maqedoni është shënuar edhe përqindje më e madhe rreth 52 për qind e fëmijëve që e duan shkollën.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Shkoj shpesh ne maqedoni me sherbime dhe puna qe une bej me fut ne zonat me te thella te maqedonise. Nuk shoh qe femijet atje te vuajne deri ne kete pike sa te flejne pa ngrene. Mos i besoni ketyre anketimeve apo sondazheve me ndonje qellim tjeter. Une odeoni kam pare realitetin me sy dhe them me besim te plote eshte nje genjeshter. Normalisht edhe maqedonia ka problemet e veta sociale po jo deri ne ate pike sa mos ngopen me buke. Mos harroni atehere se nese maqedonasit kane probleme te tilla atehere ne duhet te ishim me poshte sepse me vjen keq ta deklaroj por shteti yne eshte pak me poshte se niveli ekonomik i sotshem maqedonas.
kjo eshte fatkeqesia me e madhe ne momentet e fundit maqedonet kur shifnin se po humbnin morren ca njerez te pafajshem shqiptare por qe kane lidhje me luftetaret dhe i zhduken ,i ekzekutuan.Si psh rasti i Ruzhdi veliut vellai i deputetit dhe patriotit Fazli Veliu njekohesisht dhe daja i Ali Ahmetit.Shpresojme te gjenden dhe trupi i ti , sulltan memetit dhe xhelal osmanit,se per ato dy tjeret them qe jane ato dy vellezerit.shpresoj te behet sa me mire dhe ngushelloj familjaret.
The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway
Ndersa une po te tregoj se ky fakt dhe keto te dhena mbajne.
Flas per djelmosha te rinj te cilat kane humb prinderit ne lufte,apo te tille qe jane lene pas dore etj etj.
Dmth ka me te vertete problem te madh per sa i perket perkujdesimit per femijet e mitur.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Kerkimet ne teren ende vazhdojne,kete e njoftojne mediumet e Maqedonise.
Dmth ka mundesi qe te gjenden edhe kufoma te reja.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Krijoni Kontakt