Reagime pas mbledhjes së 150.000 nënshkrimeve
Referendumi do të prodhojë pasoja të rënda për shtetin
Zëdhënësja e BDI- së, Ermira Mehmeti, pyet se a është e gatshme Maqedonia, që të paguan një kosto të këtillë, kur është në pyetje avantura e disa grupacioneve që duan t’a manipulojnë popullatën.
Dje edhe zyrtarisht u kumtua nga ana e opozitës maqedonase se janë grumbulluar 15o.ooo nënshkrime për referendumin shpalljen e të cilit duhet ta bajë Parlamenti i Maqedonisë. Ndërsa këtë dje e konfirmoi edhe nënkryetarja e Qeverisë Radmilla Sheqerinska duke i’u apeluar partive opozitare dhe iniciatorit të këtij referendumi që të merren vesh për datën e referendumit.
Në anë tjetër, sipas paralajmërive qeveritare,të cilët lënë mundësinë e marrëveshjes ndërpartiake zgjedhjet vendore do të duhej të mbahen në gjysmën e parë të muajit janar të vitit të arshëm.Natyrisht,kjo do të varej nga data e mbajtjas së referendumit dhe epilogut të tij.
“LSDM-ja do ta përkrah çfarëdo date që do të merren vesh opozita dhe iniciatori. Me këtë bien posht të gjitha manipulimet që ishin të lansuara në opinion se partitë qeveritare do t’a anashkalojnë këtë referendum. Përkundazi, Qeveria ua mundësoi të gjitha mundësitë ligjore qytetarëve që në mënyrë të lirë ti deponojnë nënshrimet e tyre” , tha Sheqerinska.
Mirëpo, në anën tjetër partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNe-ja kërkon që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare.
Zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti theksoi se opozita maqedonase duhet ta bëjë të qartë se cili është qëllimi i këtij referendumi. ” Ky referendum do ta dëmton shtetin,në çdo aspekt ,duke filluar nga marrëdhëniet e mira ndëretnike, të cilat po i ndërtojmë pas konfliktit në këto tre vite. Do të ketë edhe pasoja tjera, edhe më të dhimbëshme, që do ta dëmtojnë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO” vlerëson Mehmeti. Zëdhënësja e BDI-së pyet se a është e gatshme Maqedonia, që të paguan një kosto të këtillë, kur është në pyetje avantura e disa grupacioneve që duan t’a manipulojnë popullatën.
Zëdhënësi i PDSH–së Sulejman Rushiti theksoi se Qeveria e Maqedonisë gjendet në një krizë serioze, ndërsa këtë krizë mund ta tejkalojmë vetëm me një hapjen e dialogut politik. Ai më tej thotë se disa herë është paralajmëruar kriza.” Që herët ishte e ditur se Qeveria e anashkalon Marrëveshjen e Ohrit. Se a janë për propozimin e VMRO-DPMNE-së me atë që zdhedhjet parlamentare të mbahen së bashku me ato lokale Rushiti u përgjigj këto janë propozime teknike,kurse pavarësisht nga kjo, problemet nuk zgjidhen . Prandaj,sipas tij, duhet të hapet një dialog i mirëfilltë ndërmjet etniteteve.
Në koferencën e djeshme të organizuar nga blloku politik opozitar maqedonas, nënkryetarja e VMRO-DPMNE-së Ganka Samoillova – Cvetanovska edhe njëherë i’u bëri apel qytetarëve që të dalin dhe të nënshkruajnë,siç tha, kundër ligjit të “turpshëm” .
A.SHAINI
Krijoni Kontakt