Close

Rezultati i Sondazhit: Sondazh i mbyllur!

Votues
0. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • .

    0 0%
  • .

    0 0%
Faqja 57 prej 108 FillimFillim ... 747555657585967107 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 1076
  1. #561
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Shkup, 14 maj (MIA) - Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtur në Tribunalin e Hagës vazhdon gjykimi i Lube Boshkovskit dhe Johan Tarçullovskit.

    Mbrojtja e Boshkovskit paradite e merr në pyetje dëshmitarin e dytë të mbrojtur për ngjarjet nga 12 gushti të vitit 2001 në fshatin Luboten. Dëshmitari është me fytyrë të mjegullt dhe zë të ndryshuar. Identiteti i tij nuk do të bëhet i ditur sepse ashtu urdhërojnë rregullat e Tribunalit.

    Nga fillimi i procesit gjyqësor prokuroria dhe mbrojtja i morën në pyetje Zejnepe Jusufin dhe Elmaz Jusufin, prindër të Rami Jusufit, i vrarë në operacionin policor në Luboten në vitin 2001, si dhe dëshmitarin e parë të mbrojtur.

    Në procedurën gjyqësore duhet të dëgjohen 96 dëshmitarë. Prokuroria paralajmëroi se dëgjimi dhe marrja në pyetje në mënyrë të tërthortë të dëshmitarëve do të zgjasë njëmbëdhjetë javë.

    Lube Boshkovski dhe Johan Tarçullovski akuzohen për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës lidhur me rastin "Luboten". Boshkovski është akuzuar për "përgjegjësi komanduese", përkatësisht, se si ministër i Punëve të Brendshme e ka lejuar Tarçullovskin të formojë dhe kryesojë njësi policore, e cila në gusht të vitit 2001 zbatoi aksion në Luboten, me ç'rast u vranë shtatë banorë me kombësi shqiptare.

  2. #562
    IDE Shume e mire ky panairi, sidomos ideja e Organizatorit qe ne te ardhmen fotografite e maturanteve te expozohen perpara shtepise se kultures .

  3. #563
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,986
    Koha ka nevoj për bashkim tonë dhe bashkimi nuk bëhet me urrejte ndaj njëri-tjetrit por me dashurine respektin ndaj njëri-tjetrit.
    Ky është mesazhi që duhet të lëmë të gjith shqiptarët kudo që jemi.

  4. #564
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Foto Nga Xhamia..

    Foto Nga Xhamia E Porojt........Dhe nje foto eshte nga malesia e porojt..
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #565
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Ligji për rend publik me gjoba rigoroze

    Shkup /18/05/ 18:30

    Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot pasdite e votuan Ligjin për rend dhe qetësi publike me gjoba të larta financiare për kundërvajtje, me të cilat prishet rendi dhe qetësia publike.

    Sipas ligjit, për fyerje të policit gjoba do të jetë prej 600 deri 900 euro, për prishjen e qetësisë me muzikë, këndim dhe thyerje gjoba do të jetë prej 100 deri në 400 euro, ndërsa për pjesëmarrje në rrahje do të duhet të paguhet gjobë prej 700 deri 1.500 euro.

    Prej 200 deri 500 euro do të jetë dënimi për ata që dëshirojnë festimet e tyre t'i festojnë me armë zjarri, për prostitucion apo për marrje me qira të objektit për këtë qëllim gjoba është 600 deri 900 euro, ndërsa për dehje në vend publik do të duhet të paguhet 100 deri 400 euro.

    Opozita reagoi për shkak se ky ligj miratohet me procedurës urgjente, se nuk është i saktë dhe se duhej për të që të organizohet debat publik.

    Opozita reagooi është për vlerën e lartë të gjobave, për çka zëvendësministri i Punëve të Brendshme Refet Elmazi tha se pikërisht gjobat e larta do t'i detyrojnë qytetarët të jenë më të ndërgjegjshëm. /Makfaks/

  6. #566
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove

    Gjobat me te shtrenjta se ne SHBA a rrogat askund afer, bile disa nga keto gjoba nuk ekzistojn ketu vlla. Si duket demokracia humben me shume cdoher kur krijohen ligje te ketij lloji. Por ndoshta per atje duhen keto gjoba se shume gjera nuk jan normale.

  7. #567
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Ligji për rend publik me gjoba rigoroze

    Shkup /18/05/ 18:30

    Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot pasdite e votuan Ligjin për rend dhe qetësi publike me gjoba të larta financiare për kundërvajtje, me të cilat prishet rendi dhe qetësia publike.

    Sipas ligjit, për fyerje të policit gjoba do të jetë prej 600 deri 900 euro, për prishjen e qetësisë me muzikë, këndim dhe thyerje gjoba do të jetë prej 100 deri në 400 euro, ndërsa për pjesëmarrje në rrahje do të duhet të paguhet gjobë prej 700 deri 1.500 euro.

    Prej 200 deri 500 euro do të jetë dënimi për ata që dëshirojnë festimet e tyre t'i festojnë me armë zjarri, për prostitucion apo për marrje me qira të objektit për këtë qëllim gjoba është 600 deri 900 euro, ndërsa për dehje në vend publik do të duhet të paguhet 100 deri 400 euro.

    Opozita reagoi për shkak se ky ligj miratohet me procedurës urgjente, se nuk është i saktë dhe se duhej për të që të organizohet debat publik.

    Opozita reagooi është për vlerën e lartë të gjobave, për çka zëvendësministri i Punëve të Brendshme Refet Elmazi tha se pikërisht gjobat e larta do t'i detyrojnë qytetarët të jenë më të ndërgjegjshëm. /Makfaks/
    Hmmmm ... qejfi me pare bohet!!! Ligj i bukur!!!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  8. #568
    PPD ne Qeveri , si duket do e mare Ministrine per Pushtet Lokal, ndoshta kane si ide qe te mundet te komunikojne nepermjet kesaj Ministrie me Opoziten sidomos me Opoziten Shqiptare ,

  9. #569
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    Kush po i prek plaget e vjetra!

    Tanusha-vendi heroik i cili do te mbahet mend si vendi ku se pari "plasen" luftimet ne mes forcave qeveritare paramilitare maqedonase dhe Ustrise Clirimtare Kombetare, edhe njehere perjetoi nje provokim te rende nga forcat e po te njejtes qeveri (VMRO-PDSH).
    Sot ne oret e hershme te mengjesit, policia maqedone kreu nje aksion (lexo: provokim) kinse per kerkimin e armeve. Thuhet se pas informacioneve qe kane per levizjen e grupeve te armatosura ne rajonin kufitar te Tanushes, policia maqedonase nderrmori aksion per identifikimin e grupeve dhe mbledhjen e armeve, me c'rast bastisi ne menyre brutale shume shtepi ta fshatareve shqiptare ne Tanushe dhe maltretoi fshatare te pafajshem. Sipas informacioneve te mediave , ne Tanushe ka pasur edhe krisma, te cilat nuk jane identifikuar se nga kane ardhe.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  10. #570
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Të shtëna armësh në fshatin Tanushë, në Maqedoni

    Burime nga fshati thonë se banorë të fshatit i janë kundërvënë me armë policisë Maqedonase.

    Policia pranon se ka ndërmarë një aksion por mohon konfrontimin.

    Sipas ministres së Brendëshme, Gordana Janukollovska, bëhet fjalë për aksione rutinë të policisë, e cila ka gjetur një sasi armësh pa leje.

    Ajo thotë se reagimi në zonën kufitare ka ardhur nga grupe kriminale. Dhe mohon se policia është konfrontuar me banorët e fshatit Tanushë.

    Por Xhezair Shaqiri, ish deputet dhe ish pjesëtar i UÇK-së, që është në Tanushë, thotë se policia ka bërë kontrolle në dy shtëpi, gjë që ka ngjallur reagime nga banorët.

    Ekipet e OSBE-së kanë konfirmuar aksionin e policisë. Ndërkohë njoftohet se mbi zonën kufitare kanë fluturuar edhe helikopterë të NATO-s.

    Situata thuhet se tani është e qetë.

    Fshati Tanushë, njihet si vendi ku filloi konflikti në vitin 2001 në Maqedoni.

    BBC

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •