Reformat ne arsim: Nota per mesimdhenesit, stervitje per drejtoret
Prej vitit 2005, sipas programit nacional per arsim, do te aplikohet shkollimi i obligueshem nentevjecar, ne tri cikle, kurse shkollimi i mesem do te jete vetem tre vjet. Nxenesit do te profilizohen qe ne shkollimin e obligueshem fillor. Sipas te dhenave te prezentuara, afer 50 per qind e popullates qe jane mbi moshen 15-vjece, jane analfabete ose persona vetem me shkolle fillore
Sipas programit nacional per zhvillimin e arsimit ne Maqedoni, qe duhet te filloje aplikimin qe nga viti 2005 dhe do te vazhdoje ne dhjete vjetet e ardhshem, parashihen disa risi shume efektive qe do ta nderrojne rrenjesisht sistemin arsimor ne kete vend, nga niveli parashkollor deri ne ate te mesem, kurse keto konsistojne me menyren e re te notimit te nxenesve, por edhe te mesimdhenesve, aplikimin e matures, marrjen e licencave per pune, stervitjen e drejtoreve, zgjedhjen e tyre nga ana e kolektivit shkollor (qe nuk eshte si tash, kur ata i zgjedh ministria), aplikimin e shkollimit te obligueshem nente vjecar, ne tre cikle me nga tre vjet, kurse shkolla e mesme, qe po ashtu do te kete tre vjet, do te mbetet jo e obligueshme, si dhe do te shfrytezohen edhe vlera te tjera qe afrojne arsimin e Maqedonise me standardet evropiane.
Keto risi ne fushen e arsimit, konform standardeve evropiane, qe pritet te aplikohen ne Maqedoni prej muajit maj te vitit te ardhshem, u prezentuan ne nje seminar te mbajtur dite me pare ne Tetove, te cilin e organizoi Ministria e Arsimit, me grupin e eksperteve te Programit nacional, kurse ne te merrnin pjese drejtore te shkollave fillore dhe te mesme, si dhe struktura te tjera shkollore, me qellim qe te njihen me rrjedhat e reformimit te planifikuar, konform projekt-programit te hartuar nacional per zhvillimin e arsimit ne RM.
Organizatoret e ketij seminari kane bere te ditur se tashme eshte pergatitur projekti i programit nacional, me te cilin jane parapare reforma ne te gjitha nivelet e arsimit, kurse ne rrjedhe eshte faza e dyte e implementimit te ketij projekti, nga i cili pritet kycja e ketij vendi ne proceset evropiane dhe krijimi i kushteve per shfrytezimin e potencialeve arsimore.
Nje nga sfidat, sipas eksperteve te programit nacionale, do te jete ngritja e nivelit te arsimimit te popullates, qe sipas analizave te fundit, ka dale si nje problem mjaft i theksuar, per shkak te numrit te shtuar te analfabeteve. Sipas te dhenave te prezentuara, afer 50 per qind e popullates qe jane mbi moshen 15-vjece, jane analfabete ose jane persona vetem me shkolle fillore, qe paraqet nje ngecje e dukshme ne planin e arsimimit masiv. Me keto reforma qe pritet te realizohen ne te ardhmen, duhet t'i kthehet dinjiteti arsimit ne kete vend, sepse eshte e qarte qe kjo fushe ka rene ne krize.
Me kete program arsimor do te punohet me shume edhe ne modernizimin e kapaciteteve arsimore ne mjediset rurale dhe ne aftesimin e kuadrit arsimor, si dhe parashihen zgjidhje sistemore per krijimin e mundesive te njejta per arsimim edhe per femijet qe kane nevoja te vecanta.
Nxenesit ne te ardhmen nuk do te jene te obliguar qe t'i ndjekin lendet mesimore qe nuk perputhen me profilin e tyre te percaktuar nga kuadri arsimor, sepse ata gjate shkollimit fillor do te orientohen per shkollim te mesem sipas afiniteteve te deshmuara. Realizimi i ketij programi nacional per arsim do te varet nga nje konference donatore qe duhet te mbahet ne maj te vitit 2005, qe duhet te siguroje mjete te nevojshme per aplikimin e parametrave te projektuara ne fushen e arsimit.
Nga:
A. Arsllani
Krijoni Kontakt