Close

Rezultati i Sondazhit: Sondazh i mbyllur!

Votues
0. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • .

    0 0%
  • .

    0 0%
Faqja 6 prej 108 FillimFillim ... 456781656106 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 1076
  1. #51
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Vizitë e kryeadministratorit të Kosovës, Soren Jesen Petersen në Maqedoni

    Sipas Petersenit referendumi ngadalëson “agjendën evropiane” të Maqedonisë

    Shënimi i kufirit me Kosovën, të bëhet para zgjidhjes së statusit. Cërvenkovski: ne jemi të interesuar që Kosova të jetë e qetë, të ketë stabilitet dhe demokraci, të vendoset rend e drejtësi, të mbrohen të drejtat njerëzore dhe të minoriteteve.

    Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të KB-së për Kosovë dhe shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen, pas Tiranës dje erdhi në Shkup për vizitë njëditore. Me këtë rast, pati një sërë takimesh me zyrtarët e vendit: me kryetarin e shtetit, Branko Cërvenkovski, me kryeministrin e Qeverisë, Hari Kostov dhe me ministren e punëve të jashtme, Ilinka Mitreva, me liderët shqiptarë Ali Ahmeti (BDI) dhe Arbër Xhaferin (PDSH) dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

    “Ne jemi të interesuar që Kosova të jetë e qetë, të ketë stabilitet dhe demokraci, të vendoset rend e drejtësi, të mbrohen të drejtat njerëzore dhe të minoriteteve”, deklaroi kryetari i Maqedonisë pas takimit me shefin e UNMIK-ut. Ai shtoi se të gjitha përpjekjet që i bën UNMIK-u dhe të gjitha bashkësitë ndërkombëtare të cilat çojnë në atë drejtim, ne do t’i përkrahim. Kryetari Cërvenkovski theksoi se gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për forcimin dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

    “Nga ana e Qeverisë së Maqedonisë ka gatishmëri që të shqyrtohen të gjitha modalitetet dhe regjimet të cilat do të sjellin deri në liberalizimin e mëtutjeshëm në pjesën e ekonomisë dhe tregtisë”, tha Cërvenkovski.

    Cërvenkovski dhe Petersen kanë diskutur edhe për çështjen e shënimit të kufirit “ndërmjet Maqedonisë, Sërbisë dhe Malit të Zi në pjesën kah Kosova”, për të cilën kanë ardhur në përfundim se ky proces duhet të finalizohet para fillimit të bisedimeve për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës.

    Ndërkaq, Soren Jesen Petersen, shtoi se kur është larguar nga Maqedonia para gjashtë javësh, ka ikur i impresionuar nga vendosshmëria e Qeverisë dhe qytetarët e Maqedonisë, që të vazhdojnë me aktivitetet e agjendës evropiane. Ai tha se edhe me vetë vendimin për mbajtjen e referendumit të cilin e organizon opozita maqedonase, shtyhen zgjedhjet lokale, e me ketë edhe prolongohen aktivitetet që kanë të bëjnë me agjendën evropiane.

    “Mbajtja e referendumit me të cilën do të shprehen qytetarët kundër Ligjit të ri për ndarjen territoriale do ta ngadalësojë procesin e decentralizimit, por ajo nuk do të thotë ndërprerje të aktiviteteve të cilat i ka ndërmarrë Maqedonia në pajtim me agjendën evropiane, përkatësisht kah Bashkimi Evropian”, deklaroi shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, i cili bëri të ditur se zgjidhjet ligjore për ndarjen e re territoriale janë në pajtueshmëri me kartën Evropiane për pushtetin lokal dhe qëllimi i tyre është që pushteti të afrohet në nivelin lokal të qytetarëve.

    Peterseni dje qëndroi edhe në Tetovë, ku ka pasur takime me udhëheqësit e BDI-së dhe të PDSH-së.

    S.SALIU
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    MAqedonia ne udhekryq?

    Mendoni se tani ka ardhe koha qe shqiptaret ne maqedoni te zgjohen nga gjumi. Cka mendoni se ne te vertete duhet te bejne. Shume kriza po kalon blloku shqiptar dhe nuk ka kurrfare bashkepunimi ne mes partive shqiptare. Thuajse njerezit e njejte po parakalojne neper parti por asgje spo ndryshohte. Cka mendoni ju per keto probleme

  3. #53
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Mendoj qe do ishte shume mire qe partite shqiptare ne pozite dhe opozite te bashkeveprojne me shume,per shkak se mund te humbim shume nese ka percarje mes partive me te medha politike shqiptare ne vend.
    Sidoqofte,shpresoj qe e gjitha te dal ne rruge te mbare dhe kam shpresa qe politikanet shqiptare ne vend,kane formulen se si duhet te veprojne.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #54
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Lideri i BDI-së në Zhelinë

    Shqiptarët do të abstenojnë nga “referendumi maqedonas”

    -“Nuk mund të paragjykoj prej tash, por mendoj se shqiptarët do ta abstenojnë këtë referendum në tërësi, sepse është kundër interesave në radhë të parë të shtetit, si dhe të shqiptarëve”, theksoi Ahmeti

    Të gjitha agjendat e mia dhe partisë të cilën e përfaqësoj janë se si të ecin punët përpara dhe të mos shikojmë pas, ngase ata që shikojnë pas gjithmonë i pret gremina, kështu që ndonjë agjendë për referendum nuk kam përgatitur, tha dje në Zhelinë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në pyetjen e gazetarëve, nëse kjo parti ka ndonjë agjendë për referendum.

    “Nuk mund të paragjykoj prej tash, por mendoj se shqiptarët do ta abstenojnë këtë referendum në tërësi, sepse është kundër interesave në radhë të parë të shtetit, si dhe të shqiptarëve”, theksoi Ahmeti dhe shtoi se ne kemi më shumë nevojë për stabilitet, sepse duke pasur një stabilitet të qëndrueshëm hapen perspektiva mjaft të sigurta për një të ardhme më të begatë dhe për investime të qëndrueshme, ngase askush nuk ka interesim pa një stabilitet politik që të marrë guximin për ngritjen e kapaciteteve ekonomike.

    Është shumë e rëndësishme për ne, nënvizoi Ahmeti, që të gjithë të kontribuojmë në drejtim të forcimit të stabilitetit, sepse vetëm kështu ne mund të hapim shtigje që me dinjitet të arrijmë të integrohemi pranë strukturave të NATO-s dhe BE-së. Kur them për këtë të dytën, vuri në dukje ai, nuk them se kjo duhet të mbetet vetëm një parullë apo sllogan, sepse të gjitha shtetet që kanë aderuar apo kanë marrë pëlqim që të jenë pjesë e saj, vërtet kanë përfituar shumë në aspektin e investimeve dhe ndihmave materiale nga shtetet shumë të fuqishme që aktualisht janë në BE. Vendi ynë ka nevojë të madhe që të ketë përkrahjen e këtyre ndihmave që sa më shpejt të vijnë investitorë të huaj dhe e gjithë kjo armatë e të papunëve të ketë vende të reja të punës, sepse vetëm kështu ne mund të ecim përpara. Mendoj që edhe qytetarët e komunitetit maqedonas do të kuptojnë drejt se çdo kthim pas nuk është në shërbim të së ardhmes, por do ta shohim se si do të rrjedhin ngjarjet më 7 nëntor. Megjithatë, shtoi Ahmeti, unë jam i sigurt se edhe koalicioni në të cilën ne jemi në Qeveri, por edhe qytetarët në përgjithësi, do t'i kuptojnë drejt mesazhet tona dhe bashkërisht mund të ecim përpara, sepse këtë e presin të gjitha forcat progresive në vend.

    Soren Jesen Petersen takohet në Tetovë me liderët shqiptarë Ahmeti dhe Xhaferi

    Duam të shohim Maqedoninë dhe Kosovën në NATO dhe BE

    Kemi ndarë mendimin se mbarëvajtja apo stabilitieti në Kosovë dhe Maqedoni është në dobi të gjithë rajonit dhe pa rezerva ne do të jemi në shërbim të koncepteve që i kemi përcaktuar si parti në koalicionin qeveritar, theksoi Ahmeti. Kosovarët nuk do të mund të heqin dorë nga implementimi i standardeve, por këtë mund ta bëjnë më me sukses në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, tha Xhaferi

    Si administrator i UNMIK-ut për herë të parë vij në Maqedoni, ku kam pasur takime me kryetarin e shtetit, kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme, si dhe me dy liderët e partive shqiptare. Ishte ky një rast i mirë që të mësojmë për zhvillimet e fundit në rajon dhe në dy vendet fqinje, tha shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Soren Jesen Petersen, pas takimit njëorësh me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, që u mbajt të enjten vonë në selinë e kësaj partie në Reçicë të Vogël të Tetovës. Diplomati Petersen, i cili gjashtë javë më parë ishte larguar nga Maqedonia, si përfaqësues special i BE-së, edhe njëherë rikonfirmoi qëndrimin e tij se implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është me rëndësi të veçantë dhe kusht për stabilizimin e Maqedonisë.

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në deklaratën e tij pas takimit, vizitën e parë zyrtare në Maqedoni të shefit të UNMIK-ut në Kosovë, e konsideroi si një sinjal shumë pozitiv jo vetëm për Maqedoninë dhe Kosovën, por edhe për rajonin në përgjithësi. "Kemi ndarë mendimin se mbarëvajtja apo stabiliteti në Kosovë dhe Maqedoni është në dobi të gjithë rajonit dhe pa rezerva ne do të jemi në shërbim të koncepteve që i kemi përcaktuar si parti në koalicionin qeveritar", theksoi Ahmeti.

    Ahmeti shprehu bindjen e tij se zgjidhja e statusit final të Kosovës dhe implementimi i plotë i Marëveshjes së Ohrit janë gurthemelë që garantojnë stabilitetin në këto dy vende, por njëherit hapin edhe perspektiva për një të ardhme shumë më të sigurt për gjeneratat që vijnë, duke bërë të ditur se në këtë takim i ka dhënë garancione z. Petersenit se nuk do të mungojë angazhimi përderisa t'i shohin në një të ardhme të afërt Maqedoninë dhe Kosovën si pjesë integruese të NATO-s dhe BE-së.

    Pas qëndrimit të z. Petersen në selinë e PDSH-së në Tetovë, lideri i kësaj partie, Arbën Xhaferi, theksoi se ishte ky një takim i radhës, në të cilin është zhvilluar një bisedë shumë konstruktive lidhur me situatën në Maqedoni dhe proceset që zhvillohen në Kosovë. Edhe z. Xhaferi rikonfirmoi qëndrimin e tij se pa implementimin e vërtetë të Marrëveshjes së Ohrit nuk mund të ketë përparim dhe ndërtim të mirëbesimit ndëretnik në Maqedoni, ndërsa sa i përket Kosovës ai shprehu bindjen e tij se medoemos duhet të gjendet zgjidhje adekuate, duke përshpejtuar procesin e njohjes së pavarësisë së saj.

    Me pavarësinë e Kosovës, nënvizoi Xhaferi, vendoset një paqe e qëndrueshme në rajon, ndonëse kosovarët nuk do të mund të heqin dorë nga implementimi i standardeve, por këtë mund ta bëjnë më me sukses në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfundoi ai.

    A. Arsllani
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #55
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Mos) dalja e shqiptarëve në referendum

    Grackat e një përcaktimi

    -Dalja do të thotë legjitimim i “karakterit gjithpopullor” që mëton t’ia mveshë opozita referendumit njënacional.Mosdalja, mund të pengojë plotësimin e censusit. Dalja dhe mosdalja, drejtpërdrejtë mund të ndikojnë edhe në rezultatin përfundimtar, nëse plotësohen disa parakushte të tjera.

    Shkruan: Daut DAUTI

    Sigurisht se në kokat e politikanëve shqiptarë është bluar e bluar sa kohë dilema të dilet ose të mos dilet në referendum. Kjo dilemë është më e rëndë për t’u përcaktuar se sa bie fjala të jesh kundër referendumit. Je kundër tij prej fillimit dhe ky është pozicion i pastër. Por tani për arsye “X”, referendumi i opozitës do të mbahet në nëntor dhe kur nuk ka mëdyshje që ai është i drejtuar kundër interesave të shqiptarëve (pa marrë parasysh pohimet e kundërta dhe banale të disa krerëve të opozitës maqedonase), duket më i vështirë përcaktimi tjetër: të dilet ose jo në referendum. Sepse, analizat tregojnë se secili nga variantet ka përparësitë por dhe grackat e veta.

    Argumentet hipotetike
    Lehtë është të thuash “Ky është referendum njënacional, i drejtuar kundër realizimit të të drejtave kushtetuese të shqiptarëve dhe këtu s’kemi ç’kërkojmë”. Me këtë vendim, shqiptarët nuk do t’i jepnin legjitimitet çfarë e dëshirojnë organizatorët. Të paktën, me mospërfshirjen e një të katërtës së qytetarëve në këtë referendum, organizatorët e tij nuk do të kishin argumente për të mbrojtur tezën e “përcaktimit gjithpopullor”.

    Në anën tjetër, në sferën hipotetike, mosdalja e shqiptarëve drjtpërdrejt mund të ndikojë në dështimin e referendumit, për shkak se me një jehonë më të ulët të votuesve, nuk do të arrihej cenzusi prej 51 përqind i trupit votues.

    Që të arrihej ky epilog, me rëndësi është që partitë në pushtet, sidomos LSDM-ja, t’u bëjë thirrje votuesve të vet që të mos dalin në referendum. Këtu “ndihmesë plotësuese” do të kishin dhënë partitë më të vogla që janë në koalicion qeveritar nëpërmjet LSDM-së, të turqve, romëve, serbëve, boshnjakëve. Kushti do të plotësohej me supozim të ekzistimit të një elektorati të disiplinuar çfarë duhet ta kenë këto parti, edhe pse me “ndodhjen e popullit” në Strugë dhe Kërçovë, LSDM-ja nuk mund të luaj qind për qind në kartën e besnikërisë së anëtarësisë për shkak të bindjes së krijuar iracionale të gjoja rrezikimit të interesave kombëtare.

    Reperkusionet: Mosdalja e shqiptarëve, po të plotësoheshin parakushtet e mësipërme, drejtpërdrejt do ta rrënonte referendumin dhe me këtë do të legjitimonte politikën e koalicionit që e ka mbrojtur konceptin e decentralizimit, por dhe aspektet tjera që lidhen me të – atë të eurointegrimeve. Por, po ta marrim se forcat e opozitës dhe LSDM-së do të ishin të barazuara dhe se do të plotësohej cenzusi i mbi 50 përqindëshit, atëherë votat e shqiptarëve do të ndikonin drejtpërdrejt në dështimin e referendumit.

    Një rrezik tjetër në një situatë të këtillë, do të ishin dyshimet apriori të opozitës ndaj votimit në mjediset shqiptare (ngjashëm siç ka qenë gjatë zgjedhjeve të kaluara, kur partitë shqiptare që i fitonin zgjedhjet, akuzoheshin për falsifikim të votave). Kësisoj do t’u hapej rruga atyre forcave, të cilat tani kanë hedhur dyshimet për “përpjekje të pushtetit për të falsifikuar referendumin”. Aleksandar Biçikliski, zëdhënësi i ri i VMRO-DPMNE-së, u kërcënua para pak kohe me radikalizim të situatës, që me fjalë të tjera do të thotë “skenar gjorgjian” i përmbysjes së pushtetit.(Shumë analistë mendojnë se decentralizimi është vetëm pretekst i opozitës, qëllimi i vërtetë i së cilës është pikërisht ardhja në pushtet edhe përmes “skenarit gjorgjian” (opozita akuzoi Shevarnadzen për falsifikat dhe iu turr duke ia paralizuar të gjitha segmentet e pushtetit!).

    Definimi i qëllimit
    Para se të merret çfarëdo vendimi përfundimtar, me rëndësi është të definohet pozicioni politik i shqiptarëve, të cilët nuk janë unikë rreth referendumit. Sepse, BDI-ja në pushtet dhe PDSH-ja në opozitë, si dy parti kryesore, nuk kanë qasje të njëjtë. Ajo që duhej definuar me këtë rast është: a duhet të sillemi “le të bëjnë maqedonasit çka të duan, ne s’na intereson”, apo duhet të ndërtohet strategji për ta rrënuar referendumin njënacional. Kjo gjë është e vështirë për t’u arritur sepse partitë kanë qëndrime të kundërta rreth vetë decentralizimit. Por, dilema e ardhshme kruciale që duhet pastruar është: çka është më mirë për shqiptarët? Të mbrohet ky koncept i decentralizimit, qoftë edhe i papërkryer siç konsideron PDSH, pikërisht për shkak të zgjidhjeve më të avancuara krahasuar me konceptin të cilin e mbron opozita maqedonase, atë të vitit 1996, apo të lejohet rrënimi i tij dhe të priten kohëra më të mira për zgjidhje për të cilat nuk mund të dihen çfarë do të jenë?

    Prandaj taboret e partive shqiptare duhet t’i bëjnë analizat e veta, duke mos përjashtuar as aspektet politike, por as ato pragmatike të efekteve që do t’i prodhonte vendimi i tyre.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #56
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shefat thonë:

    Le t'ju gjejë punë BDI-ja!

    Një grup ish-punëtorësh të kombinatit "Jugokrom" të Jegunovcit të Tetovës, i cili dy vjet më parë, pas transformimit dhe privatizimit ka kaluar në duart e afaristëve francezë, me emrin "Silmak", kanë dalë me një reagim publik, për të shfaqur pakënaqësinë e tyre kundër pronarëve
    të tashëm, si dhe shefave të tyre Xhabir Musliu dhe Adem Isaku, të cilët qenkan përgjegjës për pranimin e punëtorëve shqiptarë.

    Në reagimin e ish-punëtorëve të "Jugokromit", vihet në dukje se në takimin e realizuar kohë më parë me drejtuesit francezë të këtij kombinati, është arritur pajtimi që të kthehen në punë edhe ata që në turin e parë nuk u pranuan, mirëpo pronari i ri francez ka pranuar punëtorë sipas "listës" që ia kanë dhënë drejtuesit Musliu dhe Isaku, të cilët në radhë të parë i kanë futur familjarët e vet, ndërsa të tjerëve u kanë thënë: "Le t'ju pranojë në punë BDI-ja!"

    Ç'është edhe më keq, këta ish-punëtorë të "Jugokromit", të cilët kanë mbetur në rrugë pas falimentimit të kombinatit, në njëfarë mënyre edhe janë shantazhuar, kur pronari francez u ka thënë që "mos t'i kërcënojnë shefat e tij", gjë që i ka revoltuar pa masë. Ata, ndaj të cilëve është bërë kjo padrejtësi, thonë se "asnjëherë nuk e kanë sulmuar askënd, por vetëm që kërkojnë punë për të nxjerrë kafshatën e bukës".

    Ish të punësuarit e "Jugokromit", të gjetur pa shteg dhe pa asnjë mbështetje, në reagimin e tyre këkojnë prej Qeverisë që të zgjidh këtë problem, pasi që ata kanë mbetur në rrugë pa kurrfarë burimi të ekzistencës.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #57
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Hidhet gurthemeli i shkolles fillore ne Ladorisht: Ahmeti: Ta gezoni objektin e ri shkollor

    “Meqenese ndertesa ne te cilen eshte punuar deri tani, nuk i plotesonte as kushtet minimale per te zhvilluar procesin edukativo-arsimor, u paraqit nevoja per ndertimin e nje shkolle te re, qe sot u be realitet, fale kontributit te Keshillit pedagogjik te shkolles, Bashkesise Lokale te fshatit si dhe kontributit te Ministrit te arsimit dhe shkences zotit Aziz Pollozhani, dhe subjektit politik shqiptar ne pushtet” – theksoi drejtori Nedim Rashiti

    Struge,17 shtator

    Nen pranine e nje numri te madh te nxenesve, arsimtareve, qytetareve, kryetarit te BDI-se Ali Ahmeti, ministrit te arsimit dhe shkences Aziz Pollozhani, deputetit te zones Nedim Ramizi, zevendesministri te pushtetit lokal Xhevat Ademi si dhe shume mysafire te tjere, sot ne fshatin Ladorisht u hodh gurthemeli i shkolles fillore.

    Pas intonimit te himnit kombetar, per historikun e kesaj shkolle foli drejtori, Besnik Rashiti i cili tha: ”fshati Ladorishte ka nje tradite te gjate ne lemine e arsimit. Shkolla e pare ne gjuhen shqipe ne kete fshat eshte hapur ne vitin 1941 dhe ka punuar deri ne vitin 1943. Pas perfundimit te luftes, ne vjeshte te vitit 1944 perseri rihapet dhe fillon me pune shkolla fillore katervjecare. Prej vitit shkollor 1957-58, kjo shkolle shnderrohet ne shkolle tetevjecare ne te cilen perfshihen edhe nxenesit nga fshatrat Frengove, Kalishte, Shum dhe Zagracan. Sot Shkolla fillore “Ashim Agushi” bashke me shkollat periferike ne Frengove e Zagracan ka mbi 1100 nxenes te shperndare ne 47 paralele dhe kater grupe parashkollore me 86 te punesuar, theksoi drejtori i kesaj shkolle Besnik Rashiti. Ne vazhdim te fjales se tij ai tha se: “meqenese ndertesa ne te cilen eshte punuar deri tani, nuk i plotesonte as kushtet minimale per te zhvilluar procesin edukativo-arsimor, u paraqit nevoja per ndertimin e nje shkolle te re, qe sot u be realitet, fale kontributit te Keshillit pedagogjik te shkolles, Bashkesise Lokale te fshatit si dhe kontributit te ministrit te arsimit dhe shkences zotit Aziz Pollozhani, dhe subjektit politik shqiptar ne pushtet” – theksoi Rashiti.

    Solemnitetin ne fjale e pershendeti edhe ministri i arsimit dhe shkences Aziz Pollozhani, i cili ne fjalen e tij tha: “Pershendes te gjithe pjesemarresit, veteranet e arsimit vecanerisht, pershendes mysafiret qe na kane nderuar ne kete akt solemn. Eshte kenaqesi dhe nder per mua qe sot ndodhem ne mesin e ladorishtareve ne nje dite gezimi, ne diten kur ne kete fshat vihet gurthemeli i objektit te ri shkollor. Eshte obligim i imi dhe i gjithe te tjereve, qe te kontribojme per ngritjen e sa me shume godinave shkollore si ne vende tjera ashtu edhe ne Ladorisht, per t’u siguruar nje ardhmeri sa me te mire vendit dhe femijeve tane. Ne Ladorisht kane investuar edhe qeverite e meparshme, por ju e dini forte mire se cfare investimesh bene ata, kurse ne sot hedhim gurthemelin per ndertimin e nje objekti te ri shkollor per te edukuar dhe arsimuar brezat e rinj” -tha Pollozhani. Ai theksoi se: “ jemi ne fund te rrumbullaksimit te nje projekti tjeter arsimor, keshtu javen e ardhshme do konsolidohet procesi ligjor i Universitetit te Tetoves, ku kontribut te madh kane dhene edhe kuadrot e njohur nga Struga dhe rrethina e saj. Aty do te vazhdoje tradita arsimdashese dhe humanitare e projekteve tona kombetare” – tha ne fund te fjales se tij pershendetese ministri Pollozhani.

    Kete solemnitet e pershendeti edhe Kryetari i BDI-se z. Ali Ahmeti, i cili nder te tjera tha: “Ladorishta nuk njihet vetem ne rrethin e Struges, por ajo eshte e njohur qe nga Mitrovica, e deri ne jug te trojeve tona kombetare, ngase te gjitha dyfeqet jane fshire ketu, ne malet e Ladorishtit. S’ka njeri prej nesh qe nuk i njeh rruget dhe rrugicat e Ladorishtit, por atehere vinim ne erresire, kurse sot kemi ardhur ne kete dite te bukur me diell, per te vene gurthemelin e objektit te rij shkollor. Shume shoke nuk jane prezente sot ketu ne mesin tone, nuk eshte as bashkefshatari i juaj Sulltan Mehmeti por deshiren e tij ne sot po e bejme realitet. Na kujtohen shume mire plumbat ne shtepine e Kadri Labenishtit dhe ne shume shtepi e avli tjera, ato plumba na vritnin edhe neve. Prandaj ne i thame stop kesaj dhune, ne i ja bem me dije si faktorit te mbrendshem ashtu edhe atij te jashtem se nuk do te lejojme me qe te ndihemi te huaj ne vendin tone dhe qiraxhi ne shtepite tona. Ne kemi lindur ketu qe kur ka lindur dielli. Amanetin e vellezerve tane e bejme realitet. Ne po investojme qe femijet tane te mos kene frike nga uniforma, sepse ate uniforme e bartin dhe do ta bartim edhe ne” – tha Ali Ahmeti. Ai me tej theksoi se: “Ne edhe me tutje do te realizojme edhe shume projekte tjera qe i lejon Kushtetuta dhe qe dalin nga Marreveshja e Ohrit, prandaj te nderuar ladorishtare deshiroj qe ndertimi i ketij objekti shkollor te perfundoj ne nje kohe sa me te shkurter. Vlen per t’u pershendetur edhe kontributi i madh i mergimtareve tane. Ata nuk e ndalen as qindarken e fundit kur ish nevoja. Jam i bindur se vellezerit tane ne mergim tani e tutje do te investojne per te hapur vende te lira pune.Ta gezoni objektin e ri shkollor” – tha ne fund te fjales se tij Ali Ahmeti.
    Solemnitetin ne fjale ne emrin e mergimtareve ladorishtare e pershendeti Xhevahir Collaku, kurse ne emer te arsimtareve Nazmie Dauti. Ne emer te Bashkesise Islame pershendetjen e vet dhe lutjen fetare e beri imami i fshatit Meqail Osmani.

    Nga:
    Agim Dauti
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #58
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    besoj se ali Ahmedi eshte politikan i madh dhe i mencur.Ai nuk harron nga ka ardhur dhe si ka ardhur.Prandaj ne duhet ta perkrahim shume.Une isha ne Maqedoni dhe e kuptova tani nje pjese e madhe e policeve eshte shqiptar.Qysh ne dogane kuptohet sepse perpara nese ndodhte qe dikush sdinte maqedonisht do priste gjith diten deri sa ti perkthente dikush.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  9. #59
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ke te drejte miki_al2001.
    Situata politike me ardhjen e BDI-se ne krye te shtetit eshte ndryshuar,dhe ate ne te mire te shqiptareve.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #60
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Qeveria e Maqedonise i drejtohet OSBE-se: OSBE dhe ODIHR te mbikqyrin referendumin

    Qeveria pret qe, ngjashem si ne zgjedhjet presidenciale, OSBE dhe ODIHR, te angazhojne rreth 600 vezhgues te huaj dhe te vendit
    Qeveria e Maqedonise, ne seancen e djeshme te rregullt ka miratuar informaten nga Ministria e Puneve te Brendshme per nevojen e vezhguesve per referendumin e organizimit teritorial. Qeveria, gjithashtu ka kerkuar nga Ministria e Puneve te Jashtme qe t’i bejee ftese ODIHR per te derguar nje mision nderkombetar te vezhguesve per referendumin i cili eshte caktuar te mbahet me 7 nentor te ketij viti, me mundesi qe ODIHR te dergoje numer te njejte te vezhguesve, si ne zgjedhjet presidenciale qe u mbajten kete vit, beri te ditur zedhenesi i Qeverise, Sasho Collakovski.

    Zedhenesi, duke u thirre ne informatat e Komisionit Shteteror Zgjedhor, tha se OSBE dhe ODIHR kane pasur 312 vezhgues te huaj dhe 263 vezhgues nga vendi, si dhe perkthyes te angazhuar nga OSBE-ja ne zgjedhjet presidenciale.

    Gjithashtu dje, Qeveria ka miratuar edhe informaten per aktivitete e Grupit koordinues te ministrive dhe agjencive te Maqedonise, lidhur me kidnapimin e qytetareve te Maqedonise ne Irak. Collakovski tha se Qeveria ka angazhuara grupin koordinues, i udhehequr nga zevendesministri e Puneve te Jashtme, Fuat Hasanoviq, qe te jete ne rrjedhe me rastin e qytetareve maqedonas te kidnapuar ne Irak dhe me kohe ta informoje Qeverine. Ky grup koordinues ka per detyre qe me kohe t’i informoje familjet dhe opinionin e te kidnapuarve ne Irak. Collakovski, theksoi se Minsiria e Puneve te Jashtme, dhe grupi koordinues per te zhdukurit ne Irak, qe nga dita kur jane kidnapuar qytetaret e Maqedonise, nuk ka ndonje informarmate, ndersa deri me tani, nuk eshte paraqitur asnje grupacion apo organizate qe te kerkoje para per lirimin e tyre.

    Ne mbledhjen e djeshme te te Qeverise, eshte shqyrtuar edhe problemi i Fabrikes per arme dhe municion, “Suvenir” nga Samokovi.

    Nga:
    S. SALIU
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 6 prej 108 FillimFillim ... 456781656106 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •