Close

Rezultati i Sondazhit: Sondazh i mbyllur!

Votues
0. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • .

    0 0%
  • .

    0 0%
Faqja 5 prej 108 FillimFillim ... 345671555105 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 1076
  1. #41
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Reagime pas mbledhjes së 150.000 nënshkrimeve

    Referendumi do të prodhojë pasoja të rënda për shtetin

    Zëdhënësja e BDI- së, Ermira Mehmeti, pyet se a është e gatshme Maqedonia, që të paguan një kosto të këtillë, kur është në pyetje avantura e disa grupacioneve që duan t’a manipulojnë popullatën.

    Dje edhe zyrtarisht u kumtua nga ana e opozitës maqedonase se janë grumbulluar 15o.ooo nënshkrime për referendumin shpalljen e të cilit duhet ta bajë Parlamenti i Maqedonisë. Ndërsa këtë dje e konfirmoi edhe nënkryetarja e Qeverisë Radmilla Sheqerinska duke i’u apeluar partive opozitare dhe iniciatorit të këtij referendumi që të merren vesh për datën e referendumit.

    Në anë tjetër, sipas paralajmërive qeveritare,të cilët lënë mundësinë e marrëveshjes ndërpartiake zgjedhjet vendore do të duhej të mbahen në gjysmën e parë të muajit janar të vitit të arshëm.Natyrisht,kjo do të varej nga data e mbajtjas së referendumit dhe epilogut të tij.

    “LSDM-ja do ta përkrah çfarëdo date që do të merren vesh opozita dhe iniciatori. Me këtë bien posht të gjitha manipulimet që ishin të lansuara në opinion se partitë qeveritare do t’a anashkalojnë këtë referendum. Përkundazi, Qeveria ua mundësoi të gjitha mundësitë ligjore qytetarëve që në mënyrë të lirë ti deponojnë nënshrimet e tyre” , tha Sheqerinska.

    Mirëpo, në anën tjetër partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNe-ja kërkon që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare.

    Zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti theksoi se opozita maqedonase duhet ta bëjë të qartë se cili është qëllimi i këtij referendumi. ” Ky referendum do ta dëmton shtetin,në çdo aspekt ,duke filluar nga marrëdhëniet e mira ndëretnike, të cilat po i ndërtojmë pas konfliktit në këto tre vite. Do të ketë edhe pasoja tjera, edhe më të dhimbëshme, që do ta dëmtojnë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO” vlerëson Mehmeti. Zëdhënësja e BDI-së pyet se a është e gatshme Maqedonia, që të paguan një kosto të këtillë, kur është në pyetje avantura e disa grupacioneve që duan t’a manipulojnë popullatën.

    Zëdhënësi i PDSH–së Sulejman Rushiti theksoi se Qeveria e Maqedonisë gjendet në një krizë serioze, ndërsa këtë krizë mund ta tejkalojmë vetëm me një hapjen e dialogut politik. Ai më tej thotë se disa herë është paralajmëruar kriza.” Që herët ishte e ditur se Qeveria e anashkalon Marrëveshjen e Ohrit. Se a janë për propozimin e VMRO-DPMNE-së me atë që zdhedhjet parlamentare të mbahen së bashku me ato lokale Rushiti u përgjigj këto janë propozime teknike,kurse pavarësisht nga kjo, problemet nuk zgjidhen . Prandaj,sipas tij, duhet të hapet një dialog i mirëfilltë ndërmjet etniteteve.

    Në koferencën e djeshme të organizuar nga blloku politik opozitar maqedonas, nënkryetarja e VMRO-DPMNE-së Ganka Samoillova – Cvetanovska edhe njëherë i’u bëri apel qytetarëve që të dalin dhe të nënshkruajnë,siç tha, kundër ligjit të “turpshëm” .

    A.SHAINI
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #42
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Leter e nj lexuesi per kushtetuten e IRJM

    Kushtetuta e Maqedonisë për “dikë nënë e për dikë njerkë”


    Arben Ratkoceri

    Mbajtja e referendumit për dy ligjet e miratuara në Parlament që kanë të bëjnë me decentralizimin e pushtetit në Maqedoni, nuk është asgjë tjetër vetëm shpallje e pavlefshme e Marrëveshjes së Ohrit. Pavlefshmëria e kësaj marrëveshjeje, që kishte ndërprerë një konflikt ndëretnik gjashtëmujor në Maqedoni, ka të bëjë vetëm me arsyetimin e validitetit juridik për mbajtjen referendumit që po bëhet nga faktorë qeveritarë e opozitarë maqedonas, ndërsa rezultati i mundshëm pozitiv është kapitull më vete.
    Shtyllë kryesore e Marrëveshjes së Ohrit është e ashtuquajtuara “vendosje në Parlamentin e Maqedonisë përmes demokracisë konsensuale”, e cila më vonë u normatizua në kushtetutë, ku u saktësua që për çdo normë juridike që ka të bëjë me interesat e shqiptarëve, ajo munde të jetësohet vetëm nëse atë e përkrahin minimum gjysma e deputetëve shqiptarë.
    Ndryshimi nga kushtetuta e kaluar u bë në atë pjesë që për çështjet që i tangojnë shqiptarët, si ligjet dhe aktet tjera që nxirreshin dhe miratoheshin në Parlament, në të ardhmen duhet të votohen edhe nga deputetët shqiptarët e jo siç ishte para Marrëveshjes së Ohrit, ku vendosej me shumicën e thjeshtë, pra, deputetët shqiptarë mbivotoheshin çdoherë nga shumica e kolegëve të tyre maqedonas.
    Kjo normë kushtetuese është edhe baza e Marrëveshjes së Ohrit, sepse shqiptarëve në Maqedoni u garanton veto në Parlament për çështjet që kanë të bëjnë me interesat e tyre.
    Tani çfarë ndodh dhe ku mbetet ky nen kushtetues, kur më është mëse e qartë që në muajin nëntor do të kemi referendum që kryekëput është kundër vendimit të Parlamentit që shqiptarët të qeverisin në ato komuna ku janë shumicë. Derisa para konfliktit në Maqedoni çështjet që kishin të bënin me shqiptarët vendoseshin vetëm nga deputetët maqedonas përmes formës së votimit, tani në “Maqedonin e re”,që parapëlqehet të quhet kushtu nga disa, të drejtat e shqiptarëve mund të sanksionohen përmes referendumeve.
    Madje mbajtjen e referendumit po e përkrahë edhe partia kryesore qeveritare maqedonase, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM), e cila më së shumti thirret në Marrëveshjen e Ohrit. Kjo parti edhe pse në heshtje, ka shkuar edhe më tej dhe ka përkrahur kërkesën e opozitës që me t’u dorëzuar 150 mijë nënshkrimet e mbledhura nga maqedonasit, Parlamenti të mos debatojë dhe të mos votojë, por vetëm të shpallë datën e mbajtjes së referendumit.
    Tani më me të drejtë shumëkush shtron pyetjen se ku mbetën Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta, që erdhën si pasojë e një konflikti të armatosur kur përsëri, edhe pse pak sa me metodë më të ndërlikuar (referendum e jo votim në Parlament), maqedonasve sa herë që t’u teket shqiptarëve u “japin” të drejta sa të duan ata.
    Duket se me qëllim apo pa të, “me të dy këmbët” shkelen edhe Marrëveshja e Ohrit edhe Kushtetuta, me të vetmin arsyetim gjysmëzyrtar që jepet, se po rrezikohet stabiliteti politik i vendit nëse Kushtetuta interpretohet ashtu siç është. Askush nuk pyet nga ana tjetër se çfarë do të bëhet me stabilitetin në rrafshin e sigurisë, sepse ky referendum është kundër interesave jetike të shqiptarëve që u arritën pas një konflikti.
    Çfar bëhet nëse prap maqedonasëve si shumicë që janë u teket që trendin e “refendumanive” ta vazhdojnë edhe më tej për abrogim edhe të ndonjë ligji që mund të konsiderohet që shqiptarëve ju siguron ndonjë të drejtë tjetër. Ku mbetet mekanizmi juridik që këtë do ta parandalonte.
    Dihet se referendumet në ballkan nuk janë ndonjë gjë e re dhe ku shpien, sepse të gjitha luftrat që i zhvilloi Serbia pas viteve të 90-ta, ju parparinë referendumet një etnike të serbëve në Kroaci, Bosnje…..
    Faktor tjetër, edhe pse më i vogël, që bind se me shpalljen e referendumit Marrëveshja e Ohrit nuk vlenë më, është edhe e dhëna interesante se nga nëntë liderët e opozitës së bashkuar maqedonase që po e organizojnë referendumin, tetë nga këta kanë qenë kundër Marrëveshjes së Ohrit që nga koha kur ajo është firmosur e deri në ditën e sotme.
    Dikujt këndej i parapëlqen këtë ta komentojë si një vakuum juridik, respektivisht mos harmonizim ndërmjet Kushtetutës dhe ligjeve që e rregullojnë çështjen e referendumeve. Por edhe kjo ka përgjigjen e vet praktike. Kujtojmë se në fillim të viteve 90-të, partia e vetme e atëhershme e shqiptarëve në Maqedoni, Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), kishte filluar mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve që të shpallet referendumi për kushtetutën e parë të Maqedonisë të miratuar atë kohë, e të konsideruar nga shqiptarët si kushtetutë kundërshqiptare.
    Çështja e referendumeve edhe atë kohë rregullohej me Ligjin që ende është në fuqi për referendumet dhe nenin kushtetues të njëjtë që edhe tani kjo normë është në fuqi. Në momentet kur mblidheshin nënshkrimet, LSDM-ja, që edhe atëherë ishte në pushtet, doli me qëndrim se pasi shqiptarët t`i mbledhin 150 mijë nënshkrimet për shpalljen e referendumit, Parlamenti duhet të debatojë dhe vendosë përmes votimit se a do të ketë apo jo referendum. Kur u publikua ky qëndrim i kësaj partie, e cila së bashku me disa parti më të vogla kishte shumicën e deputetëve në Parlament, partia shqiptare deshi apo nuk deshi u detyrua që ta ndërprejë aksionin e mbledhjes së nënshkrimeve, sepse iu bë e qartë se edhe nëse arrin që të grumbullojë 150 mijë nënshkrime, deputetët maqedonas përmes mekanizmit të mbivotimit nuk do të lejojnë që i njëjti të mbahet.
    Tani kur kemi pak a shumë gjendje identike, por që kësaj radhe maqedonasit janë nismëtarë të kërkesës për referendum, ligji i njëjtë, neni kushtetues i njëjtë, pa fije turpi intepretohen ndyshe, respektivisht mjaftojnë nënshkrimet që Parlamenti të jetë i detyruar për shpalljen e referendumit, e jo të debatojë dhe të vendosë përmes mekanizmit të votimit, siç u tha në atë kohë. Pra, edhe një herë elita politike në Maqedoni vazhdon që të zbatojë një kuti të dyfishtë për një çështje të njëjtë, por që dallimi i vetëm është se kush janë nismëtarë, shqiptarët apo maqedonasit.
    E gjithë kjo tregon se përkundër trumbetimeve se pas luftës në Maqedoni është krijuar një realitet i ri, në këtë vend vazhdohet çdo normë juridike duke përfshirë edhe Kushtetutën të ketë interpretim të dyfishtë.
    Në të gjitha këto zhvillime ka munguar edhe reagimi i zëshëm i faktorit politik shqiptar, të cilët vetëm në momentin kur u tha se u mblodhën nënshkrimet, dolën me disa deklarata që duket se edhe vetë e kanë problem t’i deshifrojnë se çfarë duan. Madje, ministri i Drejtësisë, që është nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka marrë guximin dhe komoditetin të shkojë në pushim vjetor, në kohën kur ministria që e kryeson ai, është baza e kontrollimit të besueshmërisë së nënshkrimeve të grumbulluara si dhe për organizimin e referendumit. Pushtetarët shqiptarë nuk ngurrojnë të thonë se “shpresat i kanë te LSDM-ja”, se kjo parti me aktivistët e saj nuk do të lejojë të kalojë referendumi, por nëse i pyet se çka nëse referendumi do të jetë i suksesshëm, përveç një përgjigjeje përmes rrudhjes së krahëve, diçka më konkrete nuk mund të marrish.
    Tani shqiptarët në Maqedoni kanë mbetur vetëm në mëshirën e LSDM-së, sa kjo parti nuk do të lejojë që aktivistët e saj ta përkrahin referendumin gjatë votimit, sepse mekanizmat juridikë në fuqi që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit për t’i mbrojtur nga majorizimi i maqedonasve, me shpalljen e referendumit janë “shkërmoçur”. (autori është gazetarë nga Shkupi)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Ne kete tekst te Arbenit mungon vetem komponenta per nje qasje te argumentuar dhe me trimorore kunder "pushtetareve shqiptare" te BDI-se te dal nga ish UCK-ja. Ndoshta eshte e natyrshme qe autori edhe frikesohet "ti mshoj" sepse eshte me emer dhe mbiemer dhe ish udheheqesit e UCK shume veshtire pranojne kritika vecanerisht nese kete e ben nje i pambrojtur si gazari qe e njoh personalisht Arben Ratkoceri.BDI nuk ofron zgjidhje edhe pse de fakto dhe de jure me referendumin e maqedonasve te perkrahur edhe nga bashkeqeveritaret e tyre te LSDM-se Marreveshja e Ohrit suspendohet ne esencen e saj.BDI e ka voten e popullit e ka mbeshtjen e shumices shqiptare ne Maqedoni(ne baze te hulumtiveve te fundit te pavarura) dhe ajo duhet te ofroje rrugezgjidhje shqiptare apo thene ndryshe kunderpergjigje me opcione politike te pergaditura. Nese vetem i rrudhin krahet sic thote Arbeni e qe besoj se eshte e vertete atehere pas referendumit eventualisht te sukseshem maqedonas shqiptaret do te humbin ne hapa dhe do te jete vone per cdo aktivitet ose nese atehere ngutemi thjeshte do te "permutemi" duke mos pasur konsensus ndershqiptar dhe mjete dalese politike e pse jo edhe ushtatarake. PDSH-nuk mund ta udheheq vallen sepse eshte "opozite" dhe nuk e ka mandatin te flas ne emer te shumices por ajo ne anen tjeter mund te ofroj pakt per josulmin dhe koordinim disamujor me BDI me qellim te pergaditjes se kunderpergjigjes shqiptare qe ne kete rast duhet te jete e vendosur.Situata eshte me te vertete shume e komplikuar dhe ketu eshte e qarte se fjala eshte per bashkeveprim te maqedonasve pozite-opozite per qellim te mbrojtjes se komponentes etnocentrike te shtetit dhe te mbetjes se shqiptareve ne pozite te pakices.BDI nuk guxon tu besoje fjaleve te embla te ish komunisteve maqedonas "se e rregullojne punen" sepse kjo eshte madje edhe me e rrezikshme sesa LSDM-ja te del haptazi pro referendumit.Mu ashtu sic tha Arben Ratkoceri ketyre muajve mbesin me pritje te meshires politike te LSDM-se "qe do ta rregulloje" punen me referendumin.Cka nese ndodh e kunderta do ti rrudhim krahet apo do ti "zhveshim breket" para maqedonasve.Me e keqja se "zhveshja e brekeve" eshte kunderpergjigjja particale apo partiake shqiptare me disa opcione.Atehere me te vertete e kemi "honger"

  4. #44
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Me pelqen menyra qe shkruan Shkupi.Te urroj per kete shkrim.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #45
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Maqedonia, midis “karrotës dhe shkopit”

    Rexhep Meidani

    Rikthimi i një “shijeje të hidhur”
    Në Maqedoni ka grupe politike dhe shtresime të tjera maqedonase që nuk e kuptojnë thelbin e mbjetesës në një shoqëri shumetnike, që “kërkojnë” ta ndërtojnë atë në mënyrë të njëanshme dhe njëngjyrëshe me anë të zbatimit të politikës së forcës ndaj etnive të tjera apo, ndoshta, që nuk e kanë me aq “seriozitet” vetë problemin e stabilitetit dhe të integritetit të vendit. Sidomos, protestat e turbullirat në Strugë dhe manifestimet në Shkup me shndërrimin e tij normal në një qytet dygjuhësh, të organizuara nga parti të opozitës maqedonase, dhe së fundi kërkesa për referendum, në lidhje me ndarjen territoriale, nuk janë argumente të pakët. Ato të rikthejnë “shijen e hidhur”, ndërkohë që një varg çështjesh të mprehta, pas vdekjes tragjike të presidentit Trajkovski, janë zgjidhur në kushte relativisht të qeta dhe me një nivel të pranueshëm të maturimit politiko-demokratik. Madje, edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale, të zhvilluara me dy raunde, asnjë nga kandidatët kryesorë nuk iu kundërvu hapur gjatë fushatës, Marrëveshjes së Ohrit. Me të drejtë, pas zgjedhjes si president të ish-kryeministrit Cervenkovski, në raundin e dytë me mbi 60% të votave, dhe krijimit të kabinetit të ri qeveritar, vëmendja kryesore u përqëndrua në nga çështjet më vitale të Marrëveshjes së Ohrit, të shtyrë relativisht gjatë: në atë të decentralizimit të pushtetit vendor, apo të “devolucionit” të tij tek njësitë vendore qeverisëse, dhe lidhur me të dhe të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Pas bisedimeve të gjata, qeveria propozoi në 14 korrik, reduktimin e njësive vendore nga 123 në 80. Por nuk munguan kritikat e ashpra nga partitë opozitare, sidomos për kufijtë ndarës, lidhur me disa njësi administrative si Shkupi dhe Struga. Por ngjarjet e dhunshme në Strugë, nën nxitjen e VMRO-DPMNE, pra të partisë më të madhe opozitare të etnisë maqedonase, treguan se jo çdo gjë do të “shkonte vaj”, edhe pas aplikimit për anëtarësi në BE të Maqedonisë në 22 mars 2004. Madje, ishte dhe kjo perspektivë integrimi që motivoi një pjesë të politikanëve maqedonas për të ndjekur, megjithëse, aty-këtu me ngadalësi e hezitime, “pistën” e Ohrit dhe reformat e nevojshme për integrim. Në fakt, në zbatim të kritereve europiane, sipas paketës ligjore të decentralizimit, të miratuar së fundi dhe në Parlament, janë caktuar kufij të rinj bashkiakë, brenda të cilave janë organizuar dhe komunitetet me shumicë shqiptare, që më parë padrejtësisht dominoheshin nga maqedonasit. Dhe, pavarësisht problemeve ende të mbetura, në mjediset serioze të politikës e të analizës, jashtë dhe brenda vendit, zgjidhja e drejtë e kësaj çështjeje konsiderohej dhe vazhdon të konsiderohet si “kyçi” i mbijetesës së vetë Maqedonisë. Por tashmë mbledhja e firmave për organizimin e një referendumi kundër, e përkrahur jo pak nga një pjesë e politikës dhe e etnisë maqedonase, po rinxjerr në skenë të njëjtat probleme, të gjykuara tashmë të kapërcyera…

    Çështja e referendumit dhe BE-ja.
    BE dhe SHBA kanë bërë një investim të konsiderueshëm politik në procesin e Ohrit, për vetë stabilitetin dhe integritetin e Maqedonisë dhe integrimin euro-atlantik të saj. Tashmë, është pikërisht rasti dhe koha për ta kapitalizuar këtë investim në garantimin e të ardhmes së këtij vendi…
    Disa lëvizje të para janë shfaqur. Kështu, pas reagimit e tensionimit të ri “referendar” ndaj organizimit territorial në Maqedoni po “prishet” dhe qetësia “verore” europiane. Sipas shenjave, nëpërmjet disa përfaqësuesve në Shkup, po bëhet e qartë se zyrtarët më të lartë të BE-së, me një probabilitet të lartë, do të shpalosin fuqishëm “kërkesën” e politikës europiane që i kundërvihet tërësisht çdo referendumi të njëanshëm apo njëetnik, pavarësisht nëse organizohet nga maqedonasit etnikë ose shqiptarët etnikë. Për më tepër, siç duket, sipas BE-së çdo lloj referendumi i tillë do të jetë jo vetëm kundër stabilitetit e integritetit të Maqedonisë, por dhe një barierë e re e rrezikshme ndaj proceseve integruese euro-atlantike. Dhe kanë të drejtë. Në fakt, ky referendum, i shpallur si një kundërvënie, ndaj ligjit të decentralizimit të miratuar në parlament me mbështetjen e koalicionit qeverisës do të provokojë një “çarje” të re midis dy etnive kryesore, do të gjenerojë një ndjenjë të re mosbesimi midis tyre, ndoshta, deri dhe përplasje. Ndërkohë, që dilema e reagimit në BE, krahas formulimit të një pozicioni të prerë zyrtar, mund të jetë “zgjedhja” midis një kundërvënieje të qartë dhe të menjëherëshme apo dhe lënies më shumë kohë maqedonasve që të realizojnë qetësisht e drejt thelbin e kësaj iniciative të gabuar. Kjo, dhe në kuadër të taktikës diplomatike të “karrotës dhe shkopit” që mund dhe duhet të japë rezultate pozitive nëpërmjet kushtëzimeve të lidhura ngushtë me afrimin e mëtejshëm të Maqedonisë në BE, në përputhje dhe me kërkesën e saj për anëtarësim. Kjo mund të shfaqet nëpërmjet një pakete kërkesash, që në thelb duhet të “kushtëzojnë” një referendum të pasukseshëm ose, në situata “deadline”, shtyrje apo joplotësi të tij. Po kështu, nga njera anë, mund të projektohet, dhe ndonjë skenar më i thjeshtë që të mos konsiderohet kërkesa për anëtarësim si një dënim-trysni për vetë iniciativën e referendumit, në pritje të reflektimeve të ndryshme e pozitive. Ose, nga ana tjetër, “karrota” e BE-së, për “shuarjen” e euforisë së referendumit, mund të jetë dhe dërgimi i paketës së kërkesë-detyrave këtë tetor apo nëntor tek institucionet shtetërore të Maqedonisë, për të mundësuar një proces më të shpejtë anëtarësimi, ndryshe nga parashikimi i deklaruar më parë për midis viteteve 2010-2015. Në këto linja, përfaqësuesi special i BE-së Soren Jessen Petersen, në takimin e lamtumirës deklaroi përpara shtypit se pa ligjin e decentralizimit, shanset e Maqedonisë për anëtarësim në BE bëhen praktikisht zero. Për më tepër ai theksoi se, meqë organizimi i ri territorial ka qenë një nga përgjegjësitë kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, vetë referendumi apo një rezultat i tij kundër këtij organizimi, do të jetë një “prapaktheu i madh ” dhe me pasoja. Dhe ky nuk është vetëm gjykimi i tij por dhe i përfaqësive e kancelarive të tjera perëndimore, për të cilat jetësimi i ndarjes territoriale është një parakusht i fortë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Në po këtë linjë, përfaqësuesi i politikës së jashtme në BE Javier Solana, ka theksuar se çdo lloj referendumi i tillë, veçse do të krijojë vonesa të tjera në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në jetësimin e saj që mbetet një çështje mjaft eminente e parësore. Këto janë mesazhe të qarta për maqedonasit e thjeshtë, që e kuptojnë dhe e shohin të ardhmen e tyre brenda familjes euro-atlantike (NATO-s dhe BE-së). Reagimi normal i tyre mbetet të shprehet me votë të qartë kundër këtij referendumi. Por, një variant mund të jetë dhe moskonsiderimi i tij me mekanizma të rinj kushtetues e ligjor, në përputhje me frymën e Ohrit. Prandaj, me mjaft shqetësim, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në përgjigje të një pyetjeje për organizimin e këtij referendumi ka bërë dhe këtë koment: “Unë kam shfaqur shqetësimin tim për të alarmuar qytetarët, në veçanti ata maqedonas. Nuk ka qenë aspak kërcënim, por alarm, për të kujtuar se çdo kthim pas ka pasoja, dhe për pasojat unë dua të alarmohen njerëzit, që të mos thonë që nuk e kemi ditur. Sepse, nëse kthehemi pas ne humbim shanset që i kemi fituar në bazë të politikës që kemi ndjekur në marrëdhëniet ndëretnike dhe për progresin që është duke u zhvilluar në drejtim të integrimit në NATO dhe BE. Kështu që, unë kam paraqitur një shqetësim për referendumin, sepse një referendum njënacional sjell pasoja brenda shtetit, ngaqë rikthen revoltën në komunitetin shqiptar. Unë mendoj se ne duhet të ndërtojmë një politikë, e cila është dobiprurëse për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht se cilit komunitet i takojnë.” . Dhe ka plotësisht të drejtë.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #46
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Referendum ne Maqedoni

    Shpallet sot ne kuvend data e mabjtjes se referendumit,7 shtator:

    Vallë, duhet të jemi besëtytë, e të pyetemi se çka mund të na sjellë përvjetori i pafat i pavarësisë së Republikës së Maqedonisë?

    Iso RUSI

    LOBI 181, 3 Shtator 2004



    Republika e Maqedonisë më 8 shtator të vitit 2004 (të mërkurën) do ta kremtojë Ditën e saj të pavarësisë. Të trembëdhjetën me radhë.

    Më 8 shtator të vitit 1991 është mbajtur referendum në të cilin një pjesë e madhe e atyre që votuan u përcaktuan për Maqedoni të pavarur, me mundësi për hyrje në aleancë të ardhshme të shteteve sovrane. Po atë mbrëmje në Sheshin Mareshali Tito, në kremtimin në të cilin mungonin disa bartës të posteve të rëndësishme shtetërore, në skenën e improvizuar u hapën shishet me verë shampanje (keqdashësit pohojnë se bëhej fjalë për verë të gazuar, e jo për shampanjë të vërtetë, edhe atë të prodhimit serb). Gjatë viteve të ardhshme, një pjesë e atyre që i analizuan edhe referendumin edhe kremtimin, sipas rregullës e harronin pjesën e dytë të pyetjes së referendumit dhe bëjnë të ditur se shqiptarët nuk kanë votuar (ndonëse partitë e atëhershme shqiptare në mënyrë eksplicite anëtarët e tyre as nuk i thirrën që të votojnë, e as që ta bojkotojnë referendumin).

    Dy muaj më pas Kuvendi i Republikës Socialiste të Maqedonisë e miratoi Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, në të cilën prej emrit të shtetit u hoq përcaktimi ideologjik komunist. Gjatë viteve të mëvonshme lideri i komunistëve të transformuar Branko Cërvenkovski do të deklarojë se gjatë votimit të Kushtetutës është bërë një gabim fabrikal, për shkak se ai në Parlament u votua pa votat e parlamentarëve shqiptarë.

    Pas konfliktit të vitit 2001 si rezultat i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit u miratuan amendamentet kushtetuese me të cilat mes tjerash u vendos “parimi i Badinterit” (mekanizmi për mbrojtjen e minoriteteve nga mbivotimi), sipas të cilit gabimet e këtilla fabrikale u bënë të pamundshme.

    Më 2 shtator të vitit 2004 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë konstaton se, në pajtim me ligjin, janë mbledhur numër i mjaftueshëm i nënshkrimeve për shpalljen e referendumit në të cilin qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të prononcohen për kthimin ose jo të ligjit të vjetër për organizim territorial të shtetit, atë të vitit 1996 me 123 komuna. Kushti i vetëm kushtetues për shpalljen e detyrueshme të referendumit është grumbullimi i 150.000 nënshkrimeve.

    Meqë shteti bëri kontrollin dhe u tregua se nismëtari për shpalljen e këtij referendumi (Kongresi Maqedonas Botëror) grumbulloi për çdo rast 30.000 nënshkrime më tepër, referendumin nuk mund ta pengojë askush dhe asgjë.

    Partitë shqiptare në pikëpamje të këtij referendumi në shikim të parë u ndanë. Ajo kryesorja, BDI-ja, do t`u bëjë thirrje shqiptarëve në Maqedoni që të mos dalin të votojnë për referendumin. Lideri i PDSH-së deklaroi se partia e tij nuk do të bëjë thirrje për bojkotimin e referendumit, por tha se ai do të japë përgjigje në pyetjen nëse maqedonasit duan bashkëjetesë me shqiptarët. Për PDK-në referendumi dëshmon se maqedonasit nuk duan të jetojnë me shqiptarët dhe bëri thirrje për federalizimin e shtetit dhe bashkimin e të gjitha partive shqiptare në qëllimin që të shpallet qeveri e përkohshme shqiptare me seli në Shkup. Prosperiteti me siguri do të përcaktohet mes dy obcioneve të fundit.

    Dhe sërish vetëm koha do të tregojë se çfarë do të sjellë ky referendum. Brengosja te një pjesë e opinionit të këtushëm rezulton nga njohuria se referendumi nuk është mundësi për prononcim për ose kundër organizimit të ri territorial përmes (mos)kthimit të ligjit të vjetër të vitit 1996, porse bëhet fjalë për tentim që të rividohet Marrëveshja e Ohrit e shpërndarë në Kushtetutën e RM-së, për tentim për njëfarë kthimi të Maqedonisë në kohën prej para vitit 2001. Në situatën konkrete nuk ka kurrfarë rëndësie juridike fakti që nëse nuk ka elemente për t`u folur për nismën njënacionale për referendum, atëherë së paku mund të konstatohet se për të nuk u nënshkruan shqiptarët, të cilët janë 25.9 për qind të popullatës sipas regjistrimit të fundit. Parimi i Badinterit për shpalljen e referendumit nuk vlen, por nëse referendumi arrin sukses, do të duhej të respektohet në Parlament gjatë votimit për kthimin e vlefshmërisë së ligjit të vjetër për organizim territorial të shtetit. Meqë kështu thotë fjala në Kushtetutën ekzistuese të RM-së. Politikanët e tanishëm të mençur në pushtet edhe nuk duan që seriozisht të mendojnë për mundësinë që referendumi të arrijë sukses.

    Luajnë në letrën, se sikurse në çdo dilemë serioze pas votimit të pavarësisë, populli në Maqedoni ka qenë më i mençur se politikanët, ndaj ose nuk do të dalë në numër të mjaftueshëm në referendum, ose do të votojë në shumicë kundër kthimit të ligjit të vjetër për organizim territorial. Nuk merren parasysh mundësitë tjera, veçmas eskalimi i pakënaqësisë sociale dhe akumulimi i pakënaqësisë me gjithçka që partitë në pushtet e kanë bërë gjatë ditëve deri në ditën e referendumit. Flitet se, si asnjëherë deri tani gjatë 13 viteve të fundit, në skenën politike praktikisht kemi dy parti “të fuqishme”, e cila secila për vete i përfaqëson maqedonasit dhe shqiptarët “e vet” (situatë si në BeH para luftës!), por njëherit, për shkak të de fakto opozitës në mungesë, ekziston edhe një hapësirë e madhe e zbrazët në të dyja palët që shumë lehtë për një kohë të shkurtër mund ta fitojë ndonjë obcion populist. Paralajmërimet e pranishme dhe kundërshtuese mes vete të tipit “Për gjithçka janë fajtorë shqiptarët” dhe “Nuk është e mundshme jeta me maqedonasit” janë bazë solide për radikalizimin e situatave politike.

    Sidoqoftë, vijojnë disa muaj të vështirë në të cilët gjithçka është e mundshme. Shikuar prej këtij rakursi, dëmi më i vogël është koha e humbur. Maqedonia, me një fjalë, e humbi vitin 2004 kotazi. Dhe këtu, fuqia e madhe (vdekja tragjike e Boris Trajkovskit) është vetëm mashtrim se ndryshe edhe nuk mundej.

    Si ndonjë fat i keq Maqedonia sërish zgjedh ndërmjet dy të këqijave – kohën e humbur kotazi dhe obcionin e kthimit në krizë serioze. Gjithsesi se çdo njeri normal do të përcaktohej për të keqen më të vogël – kohën e humbur. Por, problemi nuk qëndron në atë që u humb një vit. Problemi qëndron në atë që në tranzicionin maqedonas janë humbur 13 vite. Vite, në të cilat ndaj çdo sfide është përgjigjur në stilin “lere tani atë, lehtë do ta zgjidhim. Vallë nuk po e sheh se në pyetje është shteti!”. “Duke e mbrojtur” shtetin, burrë shtetasit maqedonas harruan të merren, ose nga ana tjetër nuk kishin aftësi dhe nuk dinin të merren me krijimin e një vizioni për lëvizje përpara dhe për realizimin e të njëjtit, për zgjidhjen e problemeve në të cilat haset me këtë rast…mënyrë e vetme me të cilën një shtet mirëmbahet dhe ndërtohet.

    Me këtë rast, nuk është gjetur përgjigje për ndarjen etnike të shoqërisë. Përballë deklaratave verbale për multietnicitet fituam përjashtim etnik. Shikuar nga distanca e sotme kohore, shqiptarët bënë vlerësim të gabuar serioz duke mos marrë pjesë në referendumin për pavarësi në vitin 1991. Ata duhej të dilnin në referendum, jo për të votuar për cilëndo prej dy obcioneve të mundshme, por thjesht për të demonstruar se gjenden në shtetin e tyre, të cilin e konsiderojnë si “mëmëdhe” dhe atdhe të tyre të vetëm, dhe se edhe ata si të tillë pyeten dhe vendosin për fatin e tij. Pozicioni i qytetarit të barabartë të RM-së mbështetet mbi përvojën e tillë që duhet ta ketë çdo banor i saj. Koncepti i Maqedonisë si shtet vetëm i maqedonasve etnikë me praktikim të demokracisë vetëm si shprehje e vullnetit të shumicës etnike, i zbatuar edhe me mbivotim të minoritetit dhe produksionit të ”gabimeve fabrikale”, i tjetërsoi “të tjerët” nga shteti i cili është edhe i tyre.

    Në kakofoninë e krijuar fatkeqësisht u tregua se Maqedonia jo vetëm që nuk i dinte përgjigjet ndaj sfidave, por nuk tregoi as aftësi dhe dëshirë më elementare të mësojë nga gabimet e të tjerëve. Pyetja që nga jashtë i vjen gjithnjë e më shpesh Maqedonisë është pyetja nëse popullata e saj ka kapacitet që të ketë dhe të mirëmbajë shtet.

    Maqedonia, sipas asaj që e ka arritur është shtet foshnjarak, i cili ende pëshurret në pelena, ndërsa “prindërit” nuk e kanë mësuar me këto nevoja elementare jetësore të ballafaqohet ashtu siç e bën atë çdo fëmijë normal në vitin e parë të jetës së tij.

    Kush do të mbërrijë, mbetet të shihet.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #47
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    SEANCË E QEVERISË



    Shkup, 6 shtator (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme do t'i shqyrtojë Propozimin e planit aksional për partneritet evropian dhe Propozimin për nxjerrjen e ligjit për kushtet dhe procedurën për përcjelljen e komunikimeve.

    Në rend dite, mes tjerash, është edhe Raporti për përparimin në realizimin e prioriteteve të shënuara në dokumentin Masa konkrete - veprimtari për pengimin e krimit të organizuar për periudhën janar - korrik të vitit 2004. hr/ish/11:50/mia/MTnet/
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #48
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Vizita e kryeministrit kroat në Maqedoni

    Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Kroacisë shembull për rajonin

    Kostov:“Qeveritë e dy vendeve do të mundohen që afaristëve të ua lehtësojnë komunikimin duke i mënjanuar barierat që mund të paraqiten”.
    Sanader:“Maqedonia dhe Kroacia në rrugën drejt Evropës duhet të arrijnë stabilitet politik dhe prosperitet ekonomik, poqese duan të inkuadrohen në BE” .

    Dje dhe sot për vizitë dyditore në Maqedoni po qëndron kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader me bashkëpunëtorët e tij. Ai dje realizoi takim me nikoqirin e tij, kryeministrin e Maqedonisë, Hari Kostov. Gjatë këtij takimi, të dy kryeministrat kanë deklaruar se ndërmjet Maqedonisë dhe Kroacisë nuk ekzistojnë çështje të hapura dhe gjithë kjo do të ndikojë në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

    Të dy kryeministrat kanë bërë të ditur se bashkëpunimi në të ardhmen duhet të përqendrohet në fushën e evrointegrimit, ku Maqedonia duhet ta shfrytëzojë përvojën e Kroacisë në pjesën e aplikimit në BE dhe në lidhje me pyetsorin që sëshpejti duhet të arrijë nga ana e Komisionit Evropian.

    “Maqedonia dhe Kroacia në rrugën drejt Evropës duhet të arrijnë stabilitet politik dhe prosperitet ekonomik, poqese duan të inkuadrohen në BE” ka theksuar kryeministri kroat, Ivo Sanader, duke shtuar se këtij regjioni pas krizave të gjata të luftës i duhet paqe dhe zhillim ekonomik.

    Jam i sigurt ka thënë më tej Sanader se pa kyçjen edhe të vendeve tjera të këtij regjioni, nuk do të ketë sukses proekti i Be-së, por ato duhet t’i përmbushin edhe disa kushte të nevojshme që Unioni i ka vënë për çdo shtet veçmas.

    Në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, të dy kryeministrat kanë konstatuar se ai është i balancuar dhe këtë vit vlera ekonomike do të arrije 160 milion dollarë.

    “Qeveritë e dy vendeve do të mundohen që afaristëve të ua lehtësojnë komunikimin duke i mënjanuar barierat që mund të paraqiten, ka theksuar kryeministri i Maqedonisë, Hari Kostov. Ai poashtu ka informuar se është nënshkruar marrëveshje që punëtorë sezonal nga Maqedonia të punojnë në kantieret e Kroacisë.

    Në lidhje me rastin e ish ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Lube Boshkovski, kryeministri kroat, Ivo Sanader është përgjigjur se është i sigurtë se organet gjyqësore në Kroaci do të punojnë objektivisht dhe profesionalisht për ta ndriçuar rastin.

    Kryeministri kroat Ivo Sanader pritet të takohet edhe me kryetarin e Maqedonisë, Branko Cërvenkovskin, kryetarin e Parlamentit, Lubço Jordanovskin dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Ilinka Mitreva, ndërkaq takime të ndra do të kenë edhe ministri i jashtëm kroat, Milenko Zhuzhul me shefen e diplomacisë maqedonase Ilinka Mitrevën, kurse mbi njëzet afaristë kroat do të kenë takim me subjektët ekonomik të Maqedonisë në Odën Ekonomike republikane.

    S.D.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #49
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nga takimet e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi në Bruksel

    “Referendumi do t’na bëj më të fortë”

    Sollana nga ana e tij në takimin me Musa Xhaferin ka theksuar rolin fundamental të implementimit decentralizimit dhe se “Maqedonia ka treguar përparim impresiv në tre vitet e kaluara në çështjen e reformave të nevojmshme që e afrojnë kah Bashkimi Evropian”

    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi i cili prej ditës së hënë qëndron në Bruksel, ku është takuar me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian. Të marten, zëvendëskryeministri Xhaferi ka pasur takime me zyrat e NATO-së, me Jamie Shea zëvendës asisientin e Sekretarit Gjeneral për relacionet e jashtme, këtu kanë marrur pjesë përfaqësuesit e Sekretarit Gjeneral të NATO-së për Ballkanin perendimorë, ku është diskutua për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë dhe ardhmërin e saj.

    Sfida e referendumit duhet të ballafaqohet me seriozitet, me që Maqedonia duhet të fokusohet në të ardhmen në përmbushjen e detyrave të ndërmarra në Marrëveshjen Kornizë dhe decentralizimin i cili duhet zbatuar me qëllim që të përmbushen kriteret për Eurointegrim është konstatuar në takimet e Brukselit mes Musa Xhaferit dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

    Në tryezën e rrumbullakët që u organizua nga fondacioni Konrad Adenauer në mbrëmje të 6 shtatorit, zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi në fjalimin e tij në mes tjerash ka potencuar, se ” ashtu siç është Integrimi Euroatlantik prioritet për politikën e jashtme të Maqedonisë, implementimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit është prioritet në politikën e brendshme”.Ndërsa të dyjat janë prioritete parësore të kësaj Qeverie.Xhaferi ka theksuar se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit është parakusht për stabilitetin dhe zhvillimin e shtetit dhe kjo është poashtu bazë për integrimin në strukturat Euroatlantike. Zbatimi i plotë i implementimit të Marrëveshjes do të jetë sukses për Maqedoninë,por edhe për Evropën ka thënë ai.

    Në takimin ku është biseduar për referendumin e maqedonasëve, zëvendëskryeministri Xhaferi mes tjerash ka shtuar se “shpresojmë të dalim më të fortë prej këtij referendumi”. Ndërkaq, sipas burimeve tona nga Brukseli, Konrad Adenauer citohet të ketë thënë se: “ramja poshtë është rrezik, nuk është turp, por mosngritja lartë i shkakton të dyjat”, duke shpresuar se ky akt do të hynë në historin maqedonase “vetëm si një rëshqitje e vogël”.

    “Përcjellni përshëndetjet e mia deri tek të gjitha rrymat progresive të cilat punojnë për integrimet evropiane”, ka deklaruar, Olli Rehn i nominuar në komisionin për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit perendimor. Ky ishte një ndër mesazhet e qarta të cilat u dërguan prej funksionarëve të BE-së në Bruksel për Maqedoninë.

    Në të njejtën kohë, drejtori përgjithshëm i Komisionit Evropian, Jacobus Richelle citohet të ketë thën se “ardhmëria e shtetit ështëh në duart të qytetarëve tanë të Maqedonisë dhe se AIDCO është në rrugë të drejtë të zbatimit të Agjendës së Samitit të Selanikut”.

    Ndërkaq, të marten zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi është takuar edhe me Doris Pack anëtare e Parlamentit Evropian, me Patrick Rock anëtar i kabinetit të Chris Pattenit, me Stavros Dimas anëtar i Komisionit Evropian, me Michael Leigh.

    Por, më i rëndësishëm ka qenë takimi i së martes kur është takuar, Havier Sollanën,përfaqësues i lart i BE-së dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Karla De Gucht.

    Xhaferi në takimin e tij me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme, Havier Solana, e ka informuar atë se në muajin e kaluar Kuvendi i Maqedonisë miratoi ligjet për organizimin teritorrial dhe për qytetin e Shkupit. Sollana nga ana e tij ka theksuar rolin fundamental të decentralizimit në implementimin e Marrëveshjes Kornizë dhe domethënien e tij për vendin që është në rrugë drejt integrimit evropian. Përfaqësuesi i lartë ka theksuar se “Maqedonia ka treguar përparim impresiv në tre vitet e kaluara në çështjen e reformave të nevojmshme që e afrojnë kah Bashkimi Evropian”

    S.SALIU
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #50
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Fieraku Lavdimiri dhe puna e tij ne cirk

    Cirku “Medrano”, sihariq për fëmijët e kryeqytetit

    Fieraku Lavdimiri, shqiptari në mesin e luanëve, kuajve, elefantëve…!

    -Më duket se këtu të gjithë flasin shqip, shprehet Lavdimir Muçaj-Xhimi, i angazhuar në cirk për prezentimin e pikave të programit të larmishëm. “Medrano” është një familje e madhe ndërkombëtare e artistëve që vijnë nga Brazili, Portugalia, Venecuela, Hungaria, Rumania, Franca, Italia, Bulgaria madje dhe Shqipëria. Pas Shkupit, në Tetovë dhe qytete të tjera.

    Në hapësirën e gjerë te kompleksi i bankave në Shkup, qe disa javë është vendosur tenda e madhe e cirkut “Medrano”, një sihariq i madh për fëmijët.

    I POPULLARIZUAR NË GJITHË EVROPËN

    Cirku “Medrano” është një nga spektaklet që këtë verë ka zgjuar interesim të madh te shkupjanët. Origjina e tij është nga Franca, por më vonë atë e kanë zhvilluar edhe të tjerët. Cirkun “Medrano” e drejton një familje e cila nëpër gjenerata ka pasur shumë artistë, që kanë lindur në cirk, kanë punuar, janë martuar, kanë lindur fëmijë dhe më në fund kanë vdekur në të. Me fjalë të tjera, tërë jetën ia kanë kushtuar cirkut. Nga kjo familje rrjedh edhe udhëheqësi i këtij turneu në vendin tonë z.Pierro Kodaprin.

    Meqë është mjaft i popullarizuar, e kërkojnë në shumë vende. Sivjet turneu nëpër Maqedoni ka filluar nga Kumanova, për të ardhur pastaj në Shkup, që më pas të vazhdojë edhe në Tetovë nga 14 deri në 19 shtatori.

    Deri më tani cirku Medrano është vizituar nga më tepër se 350 milionë vizitorë, që kanë ndjekur këtë spektakël për së gjalli. Ky cirk gati tërë vitin është në lëvizje duke filluar nga Italia, Turqia, Maqedonia më pas në Greqi, për shkak të interesit do të kthehet në Turqi e kështu me radhë. Artistët të cilët prezentojnë janë nga vende të ndryshme si nga: Brazili, Portugalia, Venecuela, Hungaria, Rumania, Franca, Italia, Bulgaria dhe Shqipëria.

    LAVDIMIRI, KRENAR QË PREZENTON SHQIPTARËT!

    Në vendin ku është i vendosur cirku, në mesin e flamujve të vendosur lartë valonte edhe flamuri shqiptar. Kjo na shtyri të mendojmë se ndoshta ka ndonjë pjesëmarrës shqiptar. Dhe nuk u mashtruam. Në hyrje takuam një njeri i cili na u drejtua në gjuhën shqipe.

    Kur e pyetëm nga është na tha se vjen nga Fieri i Shqipërisë dhe se emri i tij ishte Lavdimir Muçaj-Xhimi. Thotë se që nga viti 1998 është i punësuar në këtë cirk, në fillim si fotoreporter e më pas si skenograf, prezentues i spektaklit, tani përgjegjës për tërë cirkun dhe përfaqësues e bartës i flamurit shqiptar.

    "Jam krenar që përfaqësoj vendlindjen time dhe kjo është hera e parë që jam në Maqedoni. Kam menduar se si do të merrem vesh me popullatën e këtij vendi, sepse nga gjashtë gjuhët e botës që i di, nuk e njoh maqedonishten, por jam i habitur se këtu më duket se të gjithë flasin shqip", thotë Lavdimiri për gazetën tonë.

    Ky njeri nga dashuria që ka ndaj popullit të vet përderisa është duke zgjatur ky turne, për punë të ndryshme të cirkut, ka angazhuar dhjetë shqiptarë. Cirku prej 14-19 shtator, për shkak të interesimit do të qëndrojë edhe në Tetovë, ku si thotë Lavdimiri, prezentimi do të jetë edhe në gjuhën shqipe.

    Ai na thotë se është i lidhur shpirtërisht me jetën e cirkut. “Do të vazhdoj të merrem deri në fund të jetës sime. Ëndërra ime është që këtë cirk ta dërgoj edhe në vendlindje” zbulon dëshirën që ka Lavdimir Muçaj.

    Aty takuam edhe një njeri në moshë Vasa Lupanjevac, i cili më tepër se 40 vjet kontribonte për këtë cirk, ku i kishte provuar të gjitha pikat e spektaklit. Sipas tij, me rëndësi të madhe është se si është organizuar një cirk, që më lehtë t’i përballojë shëtitjet nga një shtet në tjetrin.

    Ky spektakël përmban një program artistik të begatuar me pika të ndryshme që janë shumë tërheqëse si: akrobacione, lozje me luanë dhe me kuaj të dresuar, këtë spektakël e begaton edhe një ndeshje e futbollit mes dy grupeve të qenve, më pas vallëzim nga disa prezentues me gjarpërinj, që janë në gjatësi deri në gjashtë metro dhe në fund një pjesë e programit kalon në atë të humorit, prezentim i bukur i prezentuesve Italian. Kjo pikë më së tepërmi i kënaq fëmijët. Pas mbarimit vizituesit mund të fotografohen me artistët, kafshët etj.

    I tërë programi zgjat dy orë për çdo ditë.

    Përderisa ne qëndruam në këtë cirk, kishte me të vërtetë një interesim të madh nga ana e qytetarëve të Shkupit, të cilët mund të ndjekin këtë spektakël deri më 13 shtator, i cili më tej do të vazhdojë në Tetovë dhe në vendet tjera të Maqedonisë. Në vendin tonë është planifikuar të mbetet afro dy muaj.

    A.Shabani
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 5 prej 108 FillimFillim ... 345671555105 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •