Close

Rezultati i Sondazhit: Sondazh i mbyllur!

Votues
0. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • .

    0 0%
  • .

    0 0%
Faqja 4 prej 108 FillimFillim ... 234561454104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 1076
  1. #31
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Fytyrat e ngjarjeve te ketyre diteve ne Maqedoni:
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #32
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Me drejtorin i Spitalit Special Gjinekologjik-Akusherik, Kadri Zhuta, rreth “rastit të infektimeve”

    E dinim se na kurdiset diçka, por s’di psendodhi me tri javë vonesë!

    -E vërteta është se spitali nuk është mbyllur, gjinekologjia dhe ambulanta në këtë spital punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa salla e lindjes dhe boksi i fëmijëve punojnë me kapacitet të reduktuar. Problemi lindi nga Klinika e Pediatrisë, ku gjatë muajit korrik, janë paraqitiur disa foshnje për mjekim për të ashtuquajturën (stafilokok) ose (piodermija) sëmundje e lëkurës

    Në fund të javës së kaluar, beftas lindi “rasti I infektimeve të fëmijëve” në Spitalin Special Gjinekologjik-Akusherik në Çair, të cilit iu dha publicitet në media, për shkak se përmendej numër prej 30 fëmijësh me infektim lëkure, por dhe modifikime tjera. Drejtori i këtij spitali, Kadri Zhuta, pikërisht për shkak të bujës, ndërpreu pushimin dhe u kthye në Shkup në përpjekje për të mbyllur spekulimet, të cilat sipas tij, kanë prapavijë politike, por që fomalisht qëndron Klinika pediatrike e Fakultetit të Mjekësisë. Në fillim të bisedës për “Flakën” ai thotë: “Unë si drejtor zyrtarisht në asnjë moment nuk kam qenë i sinjalizuar nga Klinika e Pediatrisë se në këtë institucion dyshohet për një infektim intrahospital. Me gjithatë pas këtij skenari do të dal e vërteta dhe vendimi definitiv do jepet nga organet kompetente”.

    -Si lindi ky problem dhe si erdhi deri te përhapja e kësaj afere?.

    -Më tre gusht u hap lajmi në opinion se Spitali Gjinekologjik-Akusherik në Çair, është mbyllur për shkak se është përhap një infeksion intrahospitalor. Ky lajm u komundikua nëpërmjet kanalit televizionit A1. Lajmi ishte bombastik dhe në opinion krijoi një huti. E vërteta është se spitali nuk është mbyllur, gjinekologjia dhe ambulanta në këtë spital punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa salla e lindjes dhe boksi i fëmijëve punojnë me kapacitet të reduktuar. Problemi lindi nga Klinika e Pediatrisë, ku gjatë muajit korrik, janë paraqitiur disa foshnje për mjekim për të ashtuquajturën (stafilokok) ose (piodermija) sëmundje e lëkurës. Pasi ata fëmijë kanë lindur në këtë spital, lindi dyshimi se mos vallë burimi është në këtë spital. Për këtë arsye drejtori i klinikës së pediatrisë në bashkëpunim me drejtorin e klinikës së Gjinekologjisë dhe drejtorin e Klinikës Infektive por edhe disa të tjerë e kanë shqyrtuar këtë problematikë dhe kanë vendosur që spitali Gjinekologjik-akusherik në Çair të mbyllet. Në lidhje me këtë une nuk kamë qenë i informuar. Se me çfarë të drejtë ata vendosën që ta mbyllin këtë spital une nuk di. Me këtë lajm u alarmua edhe Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë automatikisht, udhëzoi ekip në spitalin tonë dhe bëni inspektimin e këtij objekti dhe konstatuan se normat ligjore të parapara për analizat rutinore, për kushtet higjeno-teknike dhe kontrollimet sistematike në këtë institucion janë në rregull, por pasi u bë kjo aferë ose ky skenar, ata vendosën që salla e lindjes në boksin e fëmijëve pjesërisht të funksionojë.

    -Çfarë epilogu prisni nga ky rast?

    -Ndërkohë të bëhen të gjitha analizat mikrobiologjike (bakteriologjike) dhe të gjitha intervenimet tjera dhe rezultatet e këtyre do të priten deri në fund të javës.

    Une shpresoj se deri kah e premtja do të dalim me komunikatë zyrtare për të vërtetën e kësaj afere. Nëse gjindet burimi i infeksionit në këtë institucion do të ndërmerrën të gjitha masat e duhura për t’u eliminuar ky burim eventual. Nuk kam pasur informacione apo simptome klinike, që në këtë shtëpi të zhvillohet një endemi intrahospitale dhe në asnjë rast kjo shtëpi nuk ka shkuar dhe nuk i ka udhëzuar për në klinikën e pediatrisë, d.m.th. foshnjat të cilat kanë lindur, prej këtu janë lëshuar të shëndoshë. Për foshnjat të cilat më vonë janë lajmëruar në klinikën e pediatrisë, une nuk kam njohuri. Mirëpo nuk ka në botë asnjë klinikë e cila nga aspekti mikrobioligjik do të jetë sterile. Nëse une si drejtor ju garantoj që ky institucion është steril në aspektin bakteriologjik ajo do të kishte qenë naive dhe joreale. Fakti që dikush tjetër ka venosur që pa kompetenca të mbyllet ky institucion dhe fakti që unë nuk kam qenë i thirrur kur është diskutuar për këtë problematikë, për mua është i dyshimtë.

    Pas këtij skenari qëndrojnë edhe subjektet politike.

    Une kamë pasur informacion të mira private në kuadër Klinikës së Pediatrisë, Gjinekologjisë dhe Infektivës të Fakultetit të Mjekësisë se që nga mesi i korrikut po përgatitet një skenar. Por unë si drejtor zyrtarisht në asnjë moment nuk kam qenë i sinjalizuar nga klinika e pediatrisë se në këtë institucion dyshohet për një infektim intrahospital. Megjithatë, do të dalë në shesh e e vërteta dhe prapavija e këtij skenari, dhe vendimi definitiv do të jepet nga organet kompetente.

    -Për momentin sa fëmijë ka të shtrirë në këtë spital. Bakteria që përmendet, “stafilokoku”, nuk është e parrezikshme?

    - Momentalisht në këtë spital kemi 9 fëmijë dhe te asnjëri nuk vërehet ndonjë simptom klinik për një infektim të këtillë. Stafilokoku është një bakterie e cila përherë është e pranishme në ajr, tokë dhe në trupin e njeriut. Varësisht nga imuniteti i personit ai mundet në momente të caktuara të aktivizohet. Une nuk mund të ju garantoj se ky institucion është steril. Kur do të dalë drejtori i Klinikës së Pediatrisë dhe drejtori i Gjinekologjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe të garantojnë se instiutucionet, hapësirat e tyre janë dhe personelin tyre janë krejtësisht steril.

    Kjo është e përgatitur që nga fillimi i korrikut, në opinion është dashur të dalë diku nga mesi i korrikut. Klinika e Gjinekologjisë dhe Opstetrikës me 16 korrik ka qenë veç e përgatitur në aspektin hapësinor për ta pranuar rastin e Çairit. Për ç’arsye e kanë shtyrë këtë tre javë këtë aferë, nuk di.

    Foshnjët të cilët kanë qenë të hospitalizuara në Klinikën e Pediatrisë për asnjë moment nuk kanë qenë në rrezik jete, shumica prej tyre kanë qenë të lëshuara në shtëpi dhe një pjesë e tyre kanë mbet në klinikë
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #33
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sonte me ora 22:45 te kohes se Maqedonise u aprovua ligji i ri i ndarjes teritoriale ne Maqedoni.
    Te pranishem ishin 70 deputete prej te cileve 61 votuan pro dhe 7 kunder dhe 2 nuk votuan.
    Neser vazhdon sesioni i Parlamentit ne fillim me ora 10 te mengjesit.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #34
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Parlamenti miratoi Ligjin për organizimin territorial...

    -Ostreni: Ne e kemi kryer këtë punë dhe tani pason Shkupi dhe pakoja e ligjeve për decentralizimin e plotë. Karaxhovski: Nuk është zgjidhur asgjë,edhe pse dikush mendon që është zgjidhur diçka. -Ramadani: Është me rëndësi se u sjell ligji. -Dika: Ne jemi të pakënaqur me miratimin e këtë ligj, sepse ky ligj nuk kthen as pozitën e vitit 1996 që kanë pasur shqiptarët. -Shaqiri: Ligji për ndarjen territoriale nuk është ligji për të cilin jemi marrë vesh me Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001. - Zhernovski: Unë jamë i bindjes se me këtë propozim vërtetuam atë që na e ka thënë edhe Bashkësia Ndërkombëtare

    Kuvendi i Maqedonisë, në orët e vonshme të ditës së mërkurë, miratoi Ligjin për organizim teritorial. Ligji u votua me 61 vota “për”, pa asnjë të përmbajtur dhe shtatë vota “kundër”. Shumica e votave me të cilat u votua ligji në fjalë, ishin nga kualicioni qeveritar. Në miratimin e ligjit, opozita maqedonase nuk morri pjesë, ndërsa nga 17 deputetët të cilët u takojnë popoujve që janë pakic, “për” votuan 14, ndërkaq vetëm dy deputetët votuan “kundër”. Diskutimi për Ligjin për organizim teritorial, në Kuvendin e Maqedonisë, ka filluar që nga 26 korriku i këtij viti, kur edhe filloi diskutimi rreth 160 amendamentet e propozuara. Prej 160 amendamente janë pranuar vetë tre edhe atë dy nga deputetët e pozitës dhe një nga opozita. Pas shqyrtimit të të gjitha amendamenteve, u diskutua për tekstin e Propozim-Ligjit, i cili parmbrëmë edhe u miratua.

    Po çka mendojnë deputetët e pozitës dhe opozitës pas miratimit të Ligjit për organizimin teritorial?

    Gëzim Ostreni, deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim, lidhur me këtë theksoi se organizimi teritorial është kusht për decentralizim e pushtetit. “Ne e kemi kryer këtë punë dhe tani pason Shkupi dhe pakoja komplete e ligjeve për decentralizimin e plotë për të gjitha sferat. Kjo mundëson që të pregaditemi për zgjedhjet lokale dhe të krijojmë kushte që t’ua kthejmë pushtetin qytetarëve”.

    Zharko Karaxhoski, deputet i opozitës më të madhe maqedonase VMRO-DPMNE, theksoi se miratimi i këtij ligji është i rrezikshëm dhe nuk do të kalojë tek qytetarët pa u vërejtur dhe mendon se reagimet e tyre do të radikalizohen. “Nuk është zgjidhur asgjë, edhe pse dikush mendon që është zgjidhur diçka, por përsëri do të ketë probleme dhe mendoj se vet koha do ta ndryshojë atë”.

    Ismet Ramadani, deputet i Partisë për Prospritet Demokratik, potencoi: “Është me rëndësi se u sjell ligji dhe parimisht përkrah edhe pse në momentin e votimit nuk kemi qenë prezent, sepse nuk e kemi pritur që do të mbahet mbrëmë votimi. Por të kishim qenë prezent do të kishim votuar edhe me gjitha dobësitë që ne mendojmë se i ka edhe pse ka mundur të bëhen disa përmirësime me amendamente”.

    Zamir Dika, koordinator i grupit parlamentar i PDSH-së, deklaroi “Ne jemi të pakënaqur me miratimin e Propozim-Ligjit për organizim teritorial, sepse ky Ligj nuk kthen as pozitën e vitit 1996 që kanë pasur shqiptarët dhe është shumë larg asaj që i bënë shqiptarët të barabartë në sistem. Ka ngelur anash Kërçova, e cila deri në vitin 1996 ka qenë në kufijtë të cilët siguronin shumicë shqiptare. Komuna e Haraçinës, Studeniçanit, definitivisht ngelin si komuna rurale, të cilat deri në vitin 1996 ishin pjesë përbërëse të qytetit të Shkupit”. Sipas tij ka ngelur e paqartë edhe çështja e dygjuhësisi, në qytetin e Shkupit. “Gjitha këto mangësi ne i çmojmë si të papranueshme dhe nuk korespondojnë me atë që shqiptarët njëher e përgjithmonë të jenë të barabartë në sistem”, shtoi Dika.

    Xhezair Shaqiri, deputeti i vetëm i Partisë Demokratike Kombëtare, deklaroi se ligji në fjalë ka shumë mangësi dhe mu për këtë kam votuar kundër, sepse sipas tij ky ligj nuk ka të bëjë me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. “Ligji për ndarjen territoriale, nuk është ligji për të cilin jemi marrur vesh me Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001. Por megjithëate këto mangësi dhe lëshime po i bën BDI-ja”.

    Andrej Zhernovski, deputet i PLD-së, deklaroi “Me miratimin e këtij modeli të organizimit territorial, në fillim përmirësohet diçka që ka ndodhur më herët dhe është sjellur ligj i cili do të sjellë një të ardhshme më të mirë për Maqedoninë. Mos të harrojmë, se miratimi i këtij ligji ishte trashëguar nga viti 2001, përkatësisht i Marrëveshjes korrnizë. Unë jam i bindjes se me këtë propozim vërtetuam ate që na e ka thënë edhe Bashkimi Ndërkombëtar, se u ndamë si vend nga rajoni i ngelur, sepse vetëm me arsye dhe kompromis mundej të sillet ky ligj”.

    Me Ligjin për organizimin territorial të vetqeverisjes lokale, nga 123 komunat e deritanishme, numri është zvogëluar në 80, përkatësisht në 76 deri në vitin 2008. Me këtë kompetencat do të tranferohen nga niveli qendrore në lokale, me çka komunat do t’i marrin ingerencat për zhvillimin e tyre ekonomik, kulturor dhe për zhvillimin social
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #35
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sot Bashkimi Demokratik për Integrim shënon trevjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

    Faqja e re e historisë shqiptare duhet të përkujtohet

    Fatkeqësisht në këtë manifestim nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit e PDSH-së, edhe pse është nënshkruese e këtij dokumenti i cili ndryshoi dhe ndryshon dita ditës statusin e shqiptarëve në Maqedoni

    Sot me fillim në ora 18 në Kodrën e Diellit do të shënohet tre vjetori, dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Për organizimin e këtij manifestimi zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti për Flakën theksoi se tradicionalisht BDI-ja ka marrë përgjegjësi për ta shënuar këtë ditë, 13 Gushtin ditën kur në vitin 2001 në Ohër u nënshkrua Marrëveshja Kornizë.”Me këtë ditë filloi historia e re e shtetit të Maqedonisë” vlerëson Mehmeti.

    Zëdhënësja e BDI-së nënvizoi se edhe sivjet z. Ali Ahmeti ka marrë barrën që të jetë organizator i këtij manifestimi. Mirëpo e pyetur se pse nuk janë të kyçura partitë e tjera shqiptare në organizimin e këtij manifestimi, ku PDSH-ja dhe PPD-ja janë nënshkruese të kësaj marrëveshjeje dhe pse nuk manifestohet në nivel shtetëror. Zëdhënësja Mehmeti u përgjigj se “ nuk dimë për motivet e tyre se pse nuk duan të kyçen në organizimin e këtij manifestimi të kësaj dite dhe nuk mund t’ju them asgjë”. Mehmeti shtoi se “ne vlerësojmë dhe konsiderojmë se kjo ditë hap një faqe të re në Maqedoni. Kjo ditë është simbol i pajtimeve të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Maqedoni .Edhe në agjendën politike të BDI-së është i kyçyr implementimi i Marrëveshjes së Ohrit” -tha Mehmeti.

    Ndërsa zëdhënësi i PDSH-së Sulejman Rushiti theksoi se ”realisht për ne si parti, Marrëveshja e Ohrit është e anashkaluar, për këtë shkak nuk mund edhe të festohet kjo ditë ”.

    Zëdhënësi Rushiti nënvizoi se nga ana tjetër manifestimet që bëhen për gjoja të ndonjë fitoreje, në thelb janë një manipulim për fushatë parazgjedhore dhe “ne s’kemi ndërmend të marrim pjesë në këtë fushatë parazgjedhore të partisë tjetër”.

    Zëdhënësi i PPD-së Qenan Aliu theksoi se partia e tij ka marrë ftesë nga partia e BDI-së për manifestimin e kësaj dite dhe do të merr pjesë me një delegacion. Mirëpo, për shkaqe të arsyeshme kryetari i partisë nuk do të merr pjesë. Aliu më tej nënvizoi se ne si parti i kemi shprehur disa herë qëndrimet tona për ngadalësimin e implementimit të Marrëvshjes së Ohrit. Por, ky manifestim për PPD-në është vetëm një shënim i kësaj ngjarjeje historike, vlerësoi Aliu.

    Në manifestimin e sotshëm janë ftuar të gjitha partitë politike, korri diplomatik i akridetuar në R. e Maqedonisë, organizatat e ndryshme etj. Këtë e pohoi edhe zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti.

    A.SHAINI
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #36
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kryeministri prononcohet rreth grumbullimit eventual të nënshkrimeve për referendumin

    Kostov: Partitë duhet të merren vesh për datën e mbajtjes së referendumit dhe zgjedhjet lokale

    Nëse deri ne datën 23 gusht mblidhet numri i nevojshëm i nënshkrimeve, atëherë partitë politike duhet të meren vesh se në cilën datë do të mbahet referendumi, meqë siç thotë kryeministri, pas arritjes së nënshkrimeve në Parlament, referendumi duhet të shpallet brenda një afati prej 60 deri në 90 ditë

    Grumbullimi i nënshkrimeve edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me intenzitet të shtuar. Tani më opozita maqedonase dhe organizatat tjera joqeveritare janë optimiste se deri në afatin e caktuar do t’i mbledhin nënshkrimet e duhura dhe të hënën me 24 gusht, siç u shpreh Pavle Trajanov, ata do t’ia dorëzojnë Kuvendit të Maqedonisë nënshkrimet e grumbulluara. Përndryshe, lideri i Alternativës Demokratike, Vasil Tupurkovski dhe ai i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov edhe gjatë ditës së djeshme kanë vizituar zyrat e vednit ku mblidhen nënshkrimet, dhe me këtë rast edhe një herë kanë potencuar opstrukcionet që ua bënë Ministria e Drejtësisë, meqë sipas tyre ,kjo ministri nuk ka hapur sa duhet zyra me çka pritja e qytetarëve do të ishte më e shkurtër. Edhe kësaj rradhe opozita maqedonase u ka bërë thirje shqiptarëve që t’i hudhin nënshkrimet e tyre pro referendumit, sepse sipas tyre referendumi nuk është në dëm të askuj.

    Gjatë ditës së djeshme konferencë për shtyp ka organizuar edhe ish kandidati për kryetar shteti nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Sashko Kedev, i cili ndër të tjerat ka kërkuar nga 330.000 votuesve që e votuan ate të dalin në referendum dhe ta japin votën e tyre për mosndryshimin e kufijve të komunave. Me këtë rast, Kedev ka theksuar se Qeveria duhet përsëri t’i anulojë zgjedhjet lokale përderisa nuk mbahet referendumi.

    Në lidhje me grumbullimin e nënshkrimeve për referendumin e paralajmëruar, dje në opinion ka dalë edhe kryetari i Qeverisë,Hari Kostov. Ai para gazetarëve sqaroi se poqese deri ne datën 23 gusht mblidhet numri i nevojshëm i nënshkrimeve, atëherë partitë politike duhet të meren vesh se në cilën datë do të mbahet referendumi, meqë siç sqaroi kryeministri, pas arritjes së nënshkrimeve në Parlament, referendumi duhet të shpallet brenda një afati prej 60 deri në 90 ditë. Këto afate sipas kryetarit të Qeverisë duhet të respektohen, andaj do të duhet një marrëveshje brenda partive për datën e mbajtjes së referendumit.Poashtu,sipas tij kjo do të duhej të bëhet që të mos vijë deri te prolongimi i Zgjedhjeve vendore.
    S.D.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #37
    Zemra Kumanoves Maska e Kumanovarja
    Anëtarësuar
    20-08-2004
    Vendndodhja
    Kam shetitur ane e mbane qe nga Shkodra ne Sarande ,Te gjitha vendet i kalova me e bukur KUMANOVA
    Postime
    142
    storm angel bravo kisha nje pytje vet i shkrun ti kto apo i ben copy lol nese i shkrun vete bravo te lumte si ke nerva u lodha duke lexu falm gjith te mirat
    Ismet Jasharri yll epoke,
    Rreze drite vepra jote,
    Si vigan në shekuj rritesh,
    I pavdekshëm n'zemër t'Shqipes

  8. #38
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Kumanovarja
    storm angel bravo kisha nje pytje vet i shkrun ti kto apo i ben copy lol nese i shkrun vete bravo te lumte si ke nerva u lodha duke lexu falm gjith te mirat
    90% e teksteve te postuara ne kete teme jane te kopjuara nga gazetat shqiptare ne maqedoni,kshu qe,nuk eshte pune e lodhshme.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Arbanasi
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Postime
    14
    problem ne maqedoni eshte se partite shqiptare nuk jan bashk, dhe tashi maqedonet uajn si te duan... kjo eshte PROBLEM. Ndarja e komunave eshte ne njefare menyre jo te mire... ta marrim kumanoven dhe dhe komunen e re te Likoves...
    Komuna e Likoves eshte 100% shqiptar, ndersa ajo e kumanoves me sa e dij une mezi arrit ne 23-24 %. Likoven nuk eshte dashur me e nda prej Kumanove.

    Po cfare te bejme... ndonjehere karrika e pushtetit eshte me e mire se djepi i nenes...

    Hajt bofshit nje dite te mire...

  10. #40
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Një gjykatë në Maqedoni ka dënuar me 18 muaj burg një peshkop të Kishës Ortodokse Serbe

    Dënohet në Maqedoni peshkopi serb


    BBC

    Një cështje për tolerancën fetare ka qenë në listën e proceseve gjyqësore në një gjykatë Maqedonase. Kjo gjykatë në Maqedoni ka dënuar me 18 muaj burg një peshkop të Kishës Ortodokse Serbe. Gjykata ka dhënë vendimin e saj duke e detyruar peshkopin të vuajë në burg për shkak të veprimtarisë së tij kundër tolerancës fetare. Peshkop Jovani u gjet fajtor për nxitje të mostolerancës fetare dhe etnike. Peshkopi, emri i të cilit është Zoran Vraniskovski, u arrestua në muajin janar. Por dënimin e ka marrë dje. Arrestimi i tij u bë gjatë një seance lutjesh me disa nga mbështetësit e tij në një banesë private. Gjatë procesit në sallën e gjyqit prokurorët argumentuan se ai kishte fyer Kishën Ortodokse Maqedonase. Fyerja sipas tyre konsistonte në lutjet e veta dhe në dokumentat që kishte botuar. Peshkop Vraniskovski, në të shkuarën, kishte arritur të bindte besimtarë të Kishës Ortodokse Maqedonase që të dezertonin. Kështu ai i bindi ata ta braktisnin Kishën Ortodokse Maqedonase dhe t'i bashkoheshin rivales së saj, Kishës Ortodokse Serbe. Për këtë prokurorët kanë bindur gjykatësin për të dënuar peshkopin serb. Në fakt Kisha Ortodokse Maqedonase ka shpallur autonominë nga Kisha Ortodokse Serbe. Kjo ka ndodhur që në vitin 1967.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 4 prej 108 FillimFillim ... 234561454104 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •