Close

Rezultati i Sondazhit: Sondazh i mbyllur!

Votues
0. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • .

    0 0%
  • .

    0 0%
Faqja 3 prej 108 FillimFillim 123451353103 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 1076
  1. #21
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Konferencë shtypi e shefit të delegacionit të Bashkimit Evropian, Donato Kiarini

    Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit çon shtetin drejt BE

    - Kriteriumet të cilat duhet t’i plotëson një vend për antarësim në BE janë standarde dhe mirë të sqaruara në samitin e BE-së në Kopenhagë në vitin 1993, në të cilin thuhet se për një vend për të qenë anëtare e BE-së, atëherë do të duhet të jetë e vetëdishëm për t’i marrë obligimet e atij antarësimi. Vendi duhet t’i plotësoj kushtet politike, por në të të egziston edhe ekonomia e tregut dhe kapaciteti të ballafaqohet me konkurencën në Bashkimin Evropian, theksoi shefi i delegacionit të BE-së, Donato Kiarini.

    “Funksionimi i institucioneve dhe sundimi i të drejtave si dhe reformat në polici, janë disa nga nga pyetjet për të cilat nuk duhet të brengosemi dhe për ato ka përgjigje”, deklaroi shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni, Donato Kearini. Ai gjithashtu, komentoi edhe periudhën deri në shtator të këtij viti, kur do të duhet të arrin edhe pyetsori i cili është pregaditur nga ana e BE-së, për Maqedonin. Kjo etap e hapërimit të Maqedonisë drejt BE-së, del si obligim pas dorzimit të aplikimit të Maqedonisë për antarsim në BE. E rëndësishme për vendin është që të realizohen obligimet me aplikimin edhe ate në afat të shkurtër. Mendimin për vendin aplikues e jep komisioni evropian, ajo është pozitive nëse plotësohen kriteriumet politike, theksoi Kiarini. Sipas Kiarinit, kriteriumet të cilat duhet t’i plotëson një vend për antarësim në BE janë standarde dhe mirë të sqaruara në samitin e BE-së në Kopenhagë në vitin 1993, në të cilin thuhet se për vendi për të qenë aëtar i BE-së, atëherë do të duhet ë jetë i vetëdishëm për t’i marrë obligimet e atij antarësimi. Ai shtoi se vendi duhet t’i plotësoj kushtet politike, por në të të egziston edhe ekonomia e tregut dhe kapaciteti të ballafaqohet me konkurencën në Bashkimin Evropian.

    Në pyetjen gazetareske se çka nëse nuk miratohet ligji për decentralizim, Kjarini me përgjigje se një nga proceset për eurointegrimin e Maqedonisë në BE është edhe implementimi i Marrëveshjes Korrnizë, ndërsa decentralizimi, shtoi ai është pjesë përbërëse e tij, e cila pjesë nuk duhet të shtyhet. Sipas tij, që të arrihet sa më shpejt në qëllimin e duhur nuk duhet të ndalemi në mesë të rrugës



    Takimi lamtumirës i përfaqësuesit të Bashkimi Evropian, Soren Jansen Petersen

    “Mundësitë për hyrje në BE zvogëlohen, nëse nuk miratohet pako ligji i decentralizimit”

    “Nëse Parlamenti nuk arrinë ta miratojnë pakon e ligjit për decentralizim, Maqedonisë do t’i zvogëlohen mundësitë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi përfaqësuesi i lartë Bashkimit Evropian, Soren Jensen Petersen, në takimin e tij lamtumirës.

    Peterson theksoi se Bashkësia Ndërkombëtare dhe ai si përfaqësues i saj, nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë presion ndaj qeverisë maqedonase rreth sjelljes e këtyre ligjeve. Ai gjithashtu porositi opozitën të jetë e matur dhe ta pranoj pakon e ligjeve, pasi kjo do të mundësonte që e gjithë vëmendja të kthehet kah “një nga pikat më të dobëta në Maqedoni-ekonomia”.

    Lidhur me iniciativën e Kongresit Botëror Maqedonas, më kënkretisht me mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve për shpallje të referendumit me te cilën qytetarët do të deklarohen për organizimin e ri territorial, Peterson theksoi se KBM-në e pret një punë shumë e madhe për t’i mbledhur nënshkrimet e duhura. Ai gjithashtu shtoi se ajo është edhe një nga mënyrat demokratike ku do të mund të shprehen mendimet personale.

    Në pyetjen se çka mund të ndodhë nëse nënshkruhet referendumi dhe nëse qytetarët deklarohen kundër pakos së ligjit për decentralizim, Soren Jensen Petersen u përgjigj se Maqedonia në atë rast do të shkon mbrapa, në krahasim me afrimin e saj kah Bashkimi Evropian.

    Sot, Peterson do të largohet nga Maqedonia dhe do të merre detyrën e tij të re në Kosovë si kryeadministratorë i ri i UNMIK-ut. Ai në konferencën e djeshme foli edhe rreth punës së tij për deri sa ka qëndruar në Maqedoni si përfaqësues i lartë i BE-së.

    Ai bëri të ditur se që nga arritja e tij në Maqedoni kanë ndodhur disa ndryshime kyçe. “Vetë disa javë që nga ardhja ime këtu ndodhi rasti tragjik i kryetarit Trajkovski, pastaj ndodhën ngjarjet e marsit në Kosovë”, për të cilat, siç shtoi Petersen, ishte një frikë se situata e tillë mund të kalon edhe në Maqedoni, e cila për fat të mirë nuk ndodhi. Gjithashtu ai bëri të ditur se brenda këtyre gjashtë muajve Qeveria e Maqedonisë bëri kërkesën për aplikim në BE.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #22
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Ndodhitë në Maqedoni

    U lëshua në përdorim terminali doganor i vendkalimit kufitar Bllacë

    Avancim i tregtisë mes Maqedonisë dhe Kosovës

    -“Funksioni i këtij terminali duhet ta rritë kapacitetin qarkullues , ta zvogëlojë kohën e pritjes dhe t’i modernizojë shërbimet e udhëtarëve, sipas standardeve të Bashkimit Evropian”, deklaroi ministri për Transport dhe Lidhje, Agron Buxhaku

    Ministri i Transportit dhe i Lidhjeve, Agron Buxhaku dje solemnisht e lëshoi në përdorim terminalin doganor në vendkalimin kufitar të Bllacës.

    “Funksioni i këtij terminali duhet ta rritë kapacitetin qarkullues, ta zvogëlojë kohën e pritjes dhe t’ua modernizojë shërbimet udhëtarëve dhe ta përshpejtojë qarkullimin e mallrave, sipas standardeve të Bashkimit Evropian”, deklaroi ministri Buxhaku. Ai bëri të ditur se vlera e projektit është 3,5 milionë euro - grant nga Komisioni evropian, përmës Programit FARE, ndërsa për eksproprijimin e vendit kishte kontribut nga Qeveria edhe ate në shumë prej një milion e 410 mijë euro. Objekti përfshihet në një sipërfaqe prej 1.700 metra katror. Ajo që ka të bëjë me funksionimin e vendkalimit kufitar të Bllacës, rreth formaliteteve doganore me Kosovën, Maqedonia dhe shërbimi doganor në misionin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara të Kosovës (UNMIK), kanë nënshkruar memorandum për mirëkuptim ku janë sajuar rregulla për eksport-import, tha Agron Buxhaku.

    Projekti në fjalë përfshinë ndërtimin e terminalit dhe parkingun për 65 automjete të rënda transporti me infrastrukturë të domosdoshme dhe shtigje hyrëse për ta lidhur atë me rrugën ekzistuese drejt vendkalimit kufitar. “Ky terminal do ta avancon tregtinë mes Kosovës dhe Maqedonisë, në rrugën drejt integrimeve rajonale dhe evropiane”, potencoi Buxhaku.

    “Ndërtimi i këtij terminali, që është pjesë e Korridorit 10, filloi në shkurt të vitit 2002, kurse përfundoi nga mesi i vitit të kaluar”, shtoi ministri Buxhaku.

    Shefi i delegacionit të Komisionit evropian në Maqedoni, Donato Kjarini, i cili mori pjesë në hapjen solemne të terminalit doganor, theksoi se ky është një tregues konkret për përkrahjen që Bashkimi Evropian ia jep Maqedonisë, në ndërtimin e objekteve që egzistojnë në vend. “Këtu nuk janë përfshirë vetëm objektet fizike, por përkrahje jepet edhe në fushën e resurseve njerëzore, në ndihmën teknike dhe përkrahje të tjera, për iniciativa, lehtësime për standardet e përgjithshme për drejtimin me kufijt, që të afrohen me standardet e BE-së”, shtoi ai. Ai bëri të ditur se ky objekt ka një rol të rëndësishëm në këmbimin ekonomik në mes të Maqedonisë dhe Kosovës.

    Në lëshimin solemn të terminalit morën pjesë edhe përfaqësues të UNMIK-ut, ministri i Punëve të Brendshme, Silan Avramvoski, si dhe përfaqësuesit e Agjencisë Evropiane për Rindërtim dhe të Drejtorisë së Doganave.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #23
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Tolerancë ndëretnike në mënyrë strugane

    “Mbrëmjet strugane të rezistencës” përkohësisht ndërpriten për shkakt të Festivalit “këngë Jeho”!

    -Nuk dëshirojmë konflikte ndëretnike

    Nga Xhemi HAJREDINI

    Strugë, 21 Korrik- “Struga është qytet multietnik, multikulturor dhe kosmnopolit. Ne nuk protestojmë kundër bashkëqytetarëve tonë shqiptarë por ndaj pushtetarëve maqedonas që kanë mbështetur projektin e ri për ndarjen teritoriale te Maqedonise e ku bën pjesë edhe ndarja e re për rrethin e Strugës” thotë shefi i kabinetit të kryetarit të komunes, Sasho Markoski.

    “Mendojmë se Struga kështu si është dhe komunat ruarale të Labunishtit, Veleshtës, Dollogozhdës, Vevçanit dhe Lukovës mund të prosperojnë më shumë ekonomikisht të ndarë sesa të bashkuar. Ky është qëndrimi ynë dhe asnjeherë nuk jemi prononcuar se bashkëjetesa me shqiptarët është e pamundur” thotë thotë Markoski për të shtuar: “Do t’i ndërpresim protestat gjatë ditëve të Festivalit “Këngë jeho Strugë 2004”. Si komunë kemi kontribuar edhe me mjete financiare për mbarvajtjen e tij. Nuk dëshirojmë konflikte ndëretnike, mjaft i kishim ato të vitit 2001”.

    Në ndërhyrjen e gazetarit të këtyre rreshtave se megjithatë janë dëgjuar ofendime dhe provokime, sidomos kundra shqiptarëve, shefi i kabinetit Markoski theksoi se ato janë provokatorë që dëshirojnë katrahura të reja në qytetin tonë, por nuk e kanë mbështetjen e Shtabit të krizës dhe Mbrëmjeve strugane të rezistencës. Ne kemi vetëm problem të brendshëm. I kemi shpallur tradhëtar dhe persona non grata për qytetin tonë qeveritarët: kryetarin B.Crvenkovski, kryeministrin Kostov, kryetarin e Shkupit Penov dhe ministrin Geshtakovski.

    Përderisa Shtabi i krizës proteston dhe çka nuk trumpeton në këto të ashtuquajtura “Mbrëmje struganë të rezistencës”, kongresi panmaqedonas vazhdon me mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtje të referendumit kundra ndarjes së re teritoriale teritoriale të Maqedonisë dhe deri me tani ka tubuar mbi dy mijë nënshkrime nga qytetarët maqedonas të të gjitha komunave ekzistuese.

    Pra Struga e këtyre ditëve është disi e trazuar dhe lokalet e Komunës dhe Kryetarit aktual Romeo Dereban janë shëndruar në pazar, aty hyjnë e dalin kush të dojë e si të mundet. Të gjitha takimet janë njënacionale dhe injorohet mendimi kritik i bashkëqytetarëve që janë shumicë në këto anë.

    Çka mendon komuniteti shumicë, partitë politike shqiptare, OJQ-të dhe komunitetet më të vogla?

    Të gjitha njëzërit kundërshtojnë protestat të bllokut politik maqedonas, kundërshtojnë idetë se këtu po bën ballë Ilirida apo Shqipëria e madhe, apelojnë tëk bashkëqytetarët e tyre të kthjellohen dhe të mos bien pre e politikës ditore dhe përçarjeve të brendshme të partive opozitare në vend.

    Kemi jetuar bashkë në një komunë deri në vitin 1996, kur u eksperimentua me një ndarje politike, dhe nuk na ka gjetur asgjë. Pse vallë tani nuk bën të jemi sërish bashkë, pyesin disa të rinj shqiptar. Dy gjëra mund të evidentohen, maqedonasit të kenë frikë nga e kaluara e tyre dhe e dyta, pushtetarët lokal të korruptuar deri në fyt të largohen si patriot e jo si hajdut. Por gjërat edhe mund të vonojnë por herdo kurdo bëjnë ballë, ashtu sikur bënë ballë të palarat e “brat” Lubes dhe shumë ministrave të mëparshëm që mbushën xhepat me paratë e popullit të tyre dhe ia mbathën nga mundën e s’mundën.

    Një jurist shqiptar thekson se edhe po të tubohen njëqindepesëdhjetë mijë nënshkrime situata nuk mund të ndryshojë. Kemi një kushtetutë të re, kemi votime ala Badinter dhe një referendum i mundshëm njënacional vetëm mund t’i komplikojë gjërat dhe asesi të ulë tensionet.

    Marrë në përgjithësi popullata shqiptare në Strugë e rrethinë janë të kënaqur me propozimin e ri për ndarjen teritoriale te Strugës, por ka edhe mendime se komuna e Vevçanit dhe e Mesheishtës janë krijesa (komuna) artificiale.

    Më krenarë gjatë këtyre ditëve ndihen simpatizantët e partisë shqiptarë në pushtet, duke përdorur shprehjen : “Muri luan, baca Ali s’luan”. Por aktualisht edhe këtyre u kanë hyrë ethet e gushtit: “Kush do të bëhet kryetar?” “Duhet të jet geg, thonë disa. Jo duhet te jetë tosk – përgjigjen të tjerët.” “Nga Struga….jo nga Veleshta… pse jo nga Ladorishti…. Ku e latë Dollogozhdën”. Kryetari duhet të jetë i PDSH-së! Pse të mos jetë i PPD-së ose i PDK-së?!!

    Këto tema e dilema vazhdojnë të qarkullojnë nëpër Strugë…

    Si do të zgjidhet lëmshi një Zot e di…. Por shenjat janë më shumë optimiste sesa pesimiste.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #24
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Referendumi i paralajmruar i opozitës maqedonase “thikë me dy teha”

    Film tashmë i parë !
    -Dr.Mirjana Malevska dhe Mersel Bilalli, nga këndvështrimi i ekspertëve, mendojnë se referendumet njënacionale nuk janë zgjidhje e mirë. Të tilla tashmë janë parë në kohën kur shpërbëhej Jugosllavia. –Përfaqësues të BDI-së, PDSH-së dhe PPD-së e shikojnë referendumin si kthim prapa.

    Poqese deri me 23 gusht Kongresi Gjithëmaqedonas Botëror i prirë nga Todor Petrovi, arrin të grumbullojë 150.000 nënshkrime kundër organizimit të ri territorial, atëherë Parlamenti i Maqedonisë do të jetë i detyruar që të shpallë referndum, ku qytetarët me të drejtë vote do të votojnë “pro apo contra” ndarjes së re teritoriale ashtu siç e ka propozuar Qeveria. Në këtë drejtim përveç Kongrsit gjimaqedonas, në këtë aktivitet do të angazhohen edhe partitë opozitare edhe organizata tjera qytetare, madje edhe Akademia e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë.

    Në emisionin debativ të TV-A1, kryeministri Hari Kostov tha se poqese deri në afatin e caktuar grumbullohen 150.000 nënshkrime, Kuvendi i Maqedonisë është i obliguar të shpallë referendum. Ai paralajmëroi se do të jepte dorëheqje nga posti i kryetarit të Qeverisë, nëse koncepti për ndarjen teritoriale që e propozon Qeveria do të binte në ujë.

    Deputeti i BDI-së, Adnan Jashari thotë se për të patur sukses një referendum i këtillë, në te duhet të marrin pjesë mbi 50 për qind e elektoratit në Maqedoni, duke shtuar se nga ky elektorat 50 plus një duhet të shprehen kundër propozim ligjit për organizimin e ri teritorial. Jashari është i bindur se nuk do të vijë deri tek kjo situatë.

    Me këtë referendum, shprehet Iljaz Halimi, deputet i PDSh-së, tentohet të reduktohen të drejtat e shqiptarëve të cilët sipas tij janë edhe ashtu të cunguara, sepse shton ai me këtë ligj, shqiptarët nuk do të arrijnë t’i kthejnë pozicionet e tyre që i kanë patur para viti 1996. Ndërkaq sipas sekretarit të PPD-së, Halit Hajdarit, poqese referendumi i paralajmëruar nga opozita maqedonase do ta arrinte qëllimin, atëherë Maqedonia do të hynte në një krizë të thellë politike që vetvehtes do t’ia mbyllte dyert në strukturat evropiane.

    Polarizimi i raporteve ndërmjet opozitës dhe pozitës, e posaçërisht jotransparenca gjatë bisedimeve ndërmjet partnerëve të koalicionit ka ndikuar që të përshpejtohet çështja e procedurës së referendumit. Shprehja e pakënaqësisë nëpërmjet kësaj metode demokratike është vlersuar si “thikë me dy teha” ngase mund të lindin tensione të reja ndëretnike. Mirjana Malevska, profesor pranë Fakultetit Juridik në Shkup dhe të Evropës Juglindore në Tetovë, thotë se për referendume të këtilla, kemi qenë dëshmnitarë në kohën kur u shpërbë Jugosllavia. “Ato referendume sollën luftë qytetare, shfarosje dhe varfëri”, shton Malevska. Sipas saj referendumet njënacionale nuk sjellin kurgjë të mirë, pa marë parasysh se me kushtetutë kjo metodë demokratike është e lejuar, nënvizon ajo. Profesor Malevska gjendjen aktuale e vlerson si mjaft të rëndë, dhe për këtë thekson ajo, koalicioni qeveritar duhej të ishte ma transparent dhe të mendonte që të mos vinte deri në këtë situatë. “Do të kisha dashur që ky referendum të mos kishte sukses”, shprehet Mirjana Malevska, por shton: “rritja e pakënaqësisë te një pjesë e popullatës maqedonase si dhe bashkimi i opozitës dhe organizatave tjera joqeveritare, do të ndikojë në ngarkimin e situatës edhe ashtu të nëdlikuar”

    Sipas Mersel Bilallit, politolog, referendumi i paralajmëruar nga opozita “është vetëvrasës për Maqedoninë”. “Nuk mund ta keqpërdor çdokush këtë institucion demokratik, ngase për çdo çështje iracionale dikujt do t’i kujtohet të organizojë referendum, por kjo mund ta çojë Maqedoninë në theqafje”, mendon M.Bilalli, .

    Lidhur me referendumin, qasja e pozitarëve dhe opozitarëve dallon. Gruevski mendon se qeveria s’do të ketë shtegdalje, pos ta përfillë rezultatin e referendumit, por duke pasë parasysh se LSDM-ja do të luajë në kartën e dështimit të tij me numër të vogël qytetarësh që të mos jetë valid. Por, nëse është ndonjë barometër, tema e referendumit në duelin televiziv në A1, “televotingu” i shikuesve tregoi një disponim të qytetarëve pro konceptit të Qeverisë me dhjetë përqind më shumë se sa kundërshtarë (55 kundrejt 45 për qind). Por, ky është vetëm fillimi. Nënkryetari i Qeverisë, Musa Xhaferi, nuk deshi të prejudikojë se ;farë do të jetë hapi i subjektit shqiptar me këtë rast, porse vuri në dukje se një gjë e tillë nuk do të ishte në interes të të gjithë qytetarëve.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #25
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Për Marrëveshjen-kornizë dhe kohën e humbur

    A është e mundur jeta së bashku?



    Nëse shihet ajo që tani është duke ndodhur, dikush do të thotë jo. Nëse merret parasysh gjithë ajo që kaluam dhe veçmas nëse me këtë rast ndiqet sjellja e popullatës që deri më tani ishte më e mençur sesa e politikanëve – përgjigjja është e kundërt


    Lobi nr 177-178, 22 Korrik 2004
    Iso RUSI



    A është e mundur jeta së bashku?

    Nëse shihet ajo që tani është duke ndodhur, dikush do të thotë jo. Nëse merret parasysh gjithë ajo që kaluam dhe veçmas nëse me këtë rast ndiqet sjellja e popullatës që deri më tani ishte më e mençur sesa e politikanëve – përgjigjja është e kundërt.



    1.

    Për Marrëveshjen-kornizë (sërish)



    Ngjarjet të cilat janë duke ndodhur këtyre ditëve në Maqedoni mund të vëzhgohen si reprizë e asaj që ndodhte para tre viteve në prag të nënshkrimit të Marrëveshjes -kornizë.

    Para tre viteve të dyja palët (etnike) nuk ishin të kënaqura me atë që është arritur. Për palën maqedonase kjo ishte një marrëveshje jodinjitoze e imponuar (nga të huajt) që maqedonasve ua merr shtetin, ua sjell në pikëpyetje kombin. Për shqiptarët marrëveshja nuk dha përgjigje pozitive ndaj të gjitha kërkesave të tyre duke prolonguar realizimin e plotësishëm të tyre për një periudhë të padefinuar, por gjithsesi të gjatë.

    Pas shumë emocionesh të derdhura nga të dyja palët filloi periudha në të cilën mendonim se të gjithë kuptuan se Marrëveshja-kornizë, si çdo marrëveshje, është kompromis i cili nuk i kënaqi të gjithë, por nëse asgjë tjetër, e ndali luftën nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër me implementimin e saj filloi t`i krijojë themelet e shoqërisë së re të Maqedonisë. Me ndryshimet në Kushtetutë, miratimin e shumë ligjeve dhe ndryshimet e bëra në bazë të tyre Maqedonia e ndërronte pamjen duke lënë pas vetes gjithë atë që para vitit 2001 konsiderohej si pjesë e historisë që nuk mund të kthehet.

    Ditëve të fundit dikush dëshiron t`i përziejë gjërat.

    Pakoja e ligjeve për decentralizim, detyra e vetme joetnike nga Marrëveshja-kornizë që mbeti të rrumbullakohet në mënyrë ligjore në Parlament, i ktheu në skenën politike tensionet ndëretnike. Si shkas bëhen të ditura organizimi i sapopropozuar territorial, para së gjithash janë kontestuese Struga dhe Kërçova, si dhe statusi i Shkupit, ku kontestuese është dygjuhësia në nivel të qytetit.

    Pjesa maqedonase e opinionit konsideron se marrëveshja e partive nga koalicioni qeveritar është hyrje në ndarjet, pastrimet etnike etj. të cilat jo vetëm që shpiejnë drejt federalizimit të shtetit, por edhe zhdukjen e tij.

    Edhe opozita shqiptare nuk është e kënaqur. Lideri i PDSH-së konsideron se shqiptarët nuk kanë fituar asgjë, zëvendësi i tij Menduh Thaçi, nga ana tjetër, organizimin e propozuar territorial e konsideron si përgatitje të maqedonasve që të luftojnë me shqiptarët.

    Sindromi i kujtesës së shkurtër sikur mbisundoi tërësisht.

    Rreth dygjuhësisë, ose më saktësisht përdorimit zyrtar të gjuhëve tjera përveç maqedonishtes, gjërat janë më të lehta për t`u shpjeguar. Ekziston një histori jo aq e vogël lidhur me këtë çështje nga koha e sistemit të mëparshëm, që këto 14 vjet traditë vështirë se mund ta fshijnë. Por, edhe nëse nuk është ashtu me faktet e pakontestueshme tregohet se dygjuhësia edhe sipas ligjit të vjetër për vetadministrim lokal ekzistonte në një të tretën e njësive të saj.

    Çka është këtu tragjike që e ndërron ndryshimi i vetëm se edhe në nivel të qytetit të Shkupit gjuha shqipe do të jenë në përdorim zyrtar siç është edhe tani në komunën e tij më të madhe dhe qendrore, Qendër? Vallë, nuk është frika nga përdorimi i barabartë i gjuhës jomaqedonase, sipas joracionalitetit, me frikën që dhjetëra vite ekzistonte në pikëpamje të arsimit sipëror në gjuhën shqipe?

    Kur janë në pyetje komunat, etnikja nuk mund të jetë element i ri, që tani paraqitet. Momenti etnik, më saktësisht druajtja nga fuqia e komunave të Kardelit dhe mundësia që shqiptarët të organizohen në nivel rajonal, ishte elementi vendimtar për centralizimin e fuqishëm që ishte imponuar në fund të Republikës Socialiste të Maqedonisë nga qeveria e atëhershme e fundit komuniste.

    Elementi etnik ishte instaluar në organizimin territorial në vitin 1996, kur në vend të 34 komunave (socialiste) fituam 123 komuna të reja, me ç`rast kufijtë bëhen me një mjeshtri të tillë me qëllim që sa është e mundshme më shumë të shkatërrohet koncentrimi i popullatës shqiptare. Me këtë rast edhe nuk fshihej se shfrytëzohet përvoja e përfituar me krijimin e njësive të atëhershme zgjedhore, të cilat si edhe gjashtë njësitë e tanishme zgjedhore, ishin manifestim i drojës se sistemi i pastër proporcional zgjedhor është në dëm të maqedonasve etnikë, në dobi të shqiptarëve etnikë.

    Por, e gjithë kjo ishte e mundshme meqë në Kushtetutën e atëhershme nuk ekzistonte mekanizmi për mbrojtjen e vullnetit të minoriteteve nga mbivotimi i shumicës, për gjëra të cilat ndikojnë rëndësishëm në cilësinë e jetesës së tyre.

    Sipas Kushtetutës së re, kjo thjesht nuk është e mundur, ashtu siç nuk është e mundur as në aspektin teorik të kthehen prapa edhe me ndryshimin e Kushtetutës. Meqë edhe për këtë, sipas parimit të Badinterit, nevojitet shumicë e votave të anëtarëve jomaqedonas të Parlamentit.

    Edhe në procedurën për miratimin e pakos së ligjeve për decentralizim nuk ka mekanizëm për imponimin e vullnetit të shumicës mbi vullnetin e minoritetit.

    Dhe tërësisht kanë të drejtë të gjithë ata që shprehen se momenti etnik ka qenë i pranishëm dhe ndoshta vendimtar në propozimin e organizimit të ri territorial të shtetit. Por, Parimi i Badinterit është po aq obligues dhe veprues me instalimin e tij në pakon e ligjeve për decentralizim, duke u dhënë të drejtë të barabartë për mbrojtje të minoriteteve në nivel lokal nga vullneti, ose fuqia e shumicave të atjeshme.

    Ky mekanizëm, sado që të jetë me mungesa dhe i papërsosur, megjithatë pamundëson praktikimin e ekskluzivitetit etnik si në nivel shtetëror, ashtu edhe në atë lokal.

    Prandaj, në këtë shamatë, sikur nga druri të mos shihet pylli. Ndaj, sërish sikur duam të kthehemi aty prej ku u nisëm pas konfliktit të vitit 2001.

    Ata që ishin kundër Marrëveshjes-kornizë, ata që dyshonin në të, ata që mendonin se edhe ajo nuk do të realizohet, si edhe shumë gjëra tjera të premtuara, tani janë ngritur në këmbë. Konsiderojnë se përmes decentralizimit mund ta pezullojnë Marrëveshjen-kornizë.



    2.

    Për kohën (e humbur)



    Shumë emocione dhe energji gjatë thuajse 25 viteve të fundit, në sistemin e vjetër dhe të ri, në shtetin e vjetër dhe të ri u shpenzuan për gjëra për të cilat sot as që kujtohemi, e atëherë të parëve ose të dytëve u dukeshin si fundi i botës. Dhe ajo që ditëve të fundit është shkas për derdhje dhe shpenzime të ngjashme të emocioneve dhe energjisë me siguri do ta përjetojë fatin e njëjtë.

    Decentralizimi mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse zgjidhjen për cilësinë e jetesës në mjedisin në të cilin jetohet e afron deri te ai që jeton në të – qytetari. Kurrfarë kompensimi për cilësinë e jetesës dhe mundësinë që në mënyrë efikase të ndikohet në të nuk do të sjell elementi etnik. Nëse vërtet ka adhurues të tillë të mëdhenj të etnikumit personal të cilët janë të gatshëm të sakrifikohen vetëm për të jetuar në mjedisin e tij (etnik), le ta kenë me fat. Kam frikë vetëm për një gjë se shqiptarë dhe maqedonas të tillë të mëdhenj thjesht nuk ka.

    Prej nënshkrimit të Marrëveshjes-kornizë e deri më sot konstanta e vetme në implementimin e saj, që nga vetë fillimi është humbja e kohës së çmuar. Prej shtatorit të vitit 2001 vetëm çarmatosja dhe pushimi i ekzistimit të UÇK-së ishin sipas afateve të parapara.

    Prej nënshkrimit të Marrëveshjes-kornizë e deri më sot konstanta e vetme nga dinstanca e sotme në minus jemi diku rreth dy vjet. Vetëm në pikëpamje të decentralizimit, vetëm gjatë këtij viti në minus jemi së paku gjashtë muaj. Të përkujtohemi se kalimi i pakos së ligjeve për decentralizim në Parlament ishte parakusht për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në BE. Vdekja tragjike e kryetarit Trajkovski fatkeqësisht ishte vetëm mbulesë që gjërat të zvarriten deri në fund.

    Dhe nëse këto ditë të borive të veturave nëpër rrugë, bllokadave të rrugëve, mbrëmjeve të rezistencës … janë koha e vetme e humbur që gjërat të arrijnë më 26 korrik në Parlament, le të jetë edhe ajo.

    Madje edhe koha e konfrontimeve të zbehta dhe të panevojshme në Parlament deri në afatin përfundimtar 7 gusht të vitit 2004, po madje edhe anulimi i zgjedhjeve lokale për një muaj, mund të gëlltiten, nëse ky është çmimi i fundit që paguhet në humbjen e kohës.

    Nevojitet që sa më shpejt t`i jepet fund plotësimit të obligimeve që rezultojnë nga Marrëveshja-kornizë që të mund të fillojmë ta shpëtojmë atë që ka mbetur nga cilësia e jetesës në këto hapësira.



    3.

    Për politikanët dhe popullin



    Qeveria tani vendosi të mobilizohet dhe përmes mediave ta shpjegojë pakon e ligjeve për decentralizimin. Pas dyzet ditëve të negociatave të koalicionit, ngrohjes së epsheve në opinion, kush ofron, kush nuk ofron, kush shet, kush tradhton etj., ajo që më së paku që mund të thuhet tani është “Vonë”.

    Kryeministri Kostov këtyre ditëve në disa raste shprehu pakënaqësinë me rrjedhën e negociatave të koalicionit. Të shpresojmë se ai dhe kabineti i tij do të nxjerrin mësim nga ky rast.

    Qeveria së pari duhet të shkëputet nga mosbesimi i trashëguar bazik që edhe krahas të gjitha mesazheve deklarative ekzistonte ndërmjet partnerëve të koalicionit në Qeverinë e Branko Cërvenkovskit. Kryeministri, nga ana tjetër, nëse nuk dëshiron që të barazohet me një verifikues të vendimeve të marra nga udhëheqësitë partiake me legjitimitet të dyshimtë, gjërat duhet t`i kthejë aty ku e kanë vendin – interesat partiake të shprehen dhe realizohen në Qeveri dhe në Parlament.

    Partitë e koalicionit dhe veçmas udhëheqësitë e tyre doemos duhet t`i nënshtrohen asaj që shkruan në Kushtetutë dhe ligjet, t`i lënë Kabinetin e Kostovit dhe Parlamentin që t`i realizojnë ingjerencat e veta. Nënkuptohet, nëse duan të veprojnë në kuadër të sistemit dhe nëse duan të dallohen prej oponentëve të tyre, të cilët i akuzojnë se e bëjnë të njëjtën gjë që ata vetë tani janë duke e bërë.

    E populli? Ai edhe deri tani ishte më i mençur sesa politikanët, sesa kokat e nxehta, sesa të gjithë që i shtynin drejt humnerës.

    Prandaj edhe përgjigjja në pyetjen “a është e mundur jeta së bashku?”, ka dy variante. Nëse shihet ajo që tani është duke ndodhur, dikush do të thotë jo. Nëse merret parasysh gjithë ajo që kaluam dhe veçmas nëse me këtë rast ndiqet sjellja e popullatës që deri më tani ishte më e mençur sesa e politikanëve – përgjigjja është e kundërt.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #26
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Analisti i BBC-së Gabriel Partos argumenton cilat janë anët pozitive dhe negative të ligjit të ri për decentralizimin

    “Ja pse kundërshtohet decentralizimi në Maqedoni”


    BBC

    SHKUP - Parlamenti maqedonas ka nisur dje debatin rreth projektligjit mbi decentralizimin që do të bëjë të mundur që shqiptarët në këtë vend, nëpër disa komuna, të kthehen në shumicë dhe gjuha shqipe do të mund të përdoret zyrtarisht edhe në kryeqytetin e vendit, Shkup. Mirëpo, projektligji po kundërshtohet nga opozita maqedonase. Dokumenti i shumëdebatuar është një nga lëvizjet e fundit në procesin paqësor që e ka zanafillën që nga Marrëveshja e Ohrit në vitin 2001 që i dha fund konfliktit në Maqedoni. Në lidhje me këtë situatë analisti i BBC-së për Evropën Juglindore, Gabriel Partosh ka argumentuar të mirat e ligjit dhe arsyet pse ky ligj nuk pranohet nga maqedonasit. Këta të fundit kanë shkaktuar fundjavën e kaluar trazira të mëdha në Strugë për të kundërshtuar ligjin e decentralizimit. Si pasojë u plagosën rreth 40 vetë, kryesisht forca policore. Në lidhje me arsyet pse maqedonasit e kundërshtojnë këtë ligj, Partosh thotë: “Ligji ka qëllim të dyfishtë, nga njëra anë, është hartuar për t’u dhënë pushtet autoriteteve lokale në fusha si shkollimi, shëndetësia, transporti dhe promovimi i bizneseve lokale. Për këtë ka mbështetje në gjithë Maqedoninë. Nga ana tjetër, ai ofron një kornizë për zbatimin e shumë aspekteve kyç të Marrëveshjes së Ohrit të gushtit 2001, e cila i ofron më shumë të drejta komunitetit të shqiptarëve etnikë në Maqedoni. Dhe, kjo është shumë e debatueshme”. Partosh duke argumentuar Marrëveshjen e Ohrit thotë se “shqiptarët që përbëjnë një të katërtën e popullsisë së Maqedonisë, si minoritet kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre amtare si gjuhë zyrtare nëpër njësitë territoriale ku formojnë të paktën 20 për qind të popullatës. Kjo vlen për rajonet në perëndim dhe në veriperëndim të vendit. Por, në rastin e Shkupit, ku shqiptarët etnikë përbëjnë vetëm 15 për qind të popullatës, kufijtë e ndarjes territoriale janë rivendosur për t’u siguruar shqipfolësve mundësinë që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për përdorimin e gjuhës, duke përfshirë këtu dhe mbajtjen e tabelave të ndryshme në të dy gjuhët”. Partosh thekson se sipas Marrëveshjes së Ohrit, problemet ndëretnike të Maqedonisë nuk duhet të zgjidhen përmes ndryshimeve territoriale. “Nacionalistët maqedonas argumentojnë se rishikimet e kufijve territorialë në Shkup dhe në qytete si Struga dhe pas katër vjetëve, edhe në Kërçovë, përbëjnë pikërisht ndryshime të tilla. Në fakt, në rastin e Strugës dhe Kërçovës, ndryshimet e tilla do t’i kthenin shqiptarët në shumicë apo në komunitetin më të madh të njësisë territoriale. Dhe, duke patur parasysh polarizimin etnik të politikës në Maqedoni, kjo do të thotë se ka shumë gjasa që kryetarët e bashkive dhe zyrtarë të tjerë të lartë të këtyre dy qyteteve do të jenë në të ardhmen shqiptarë etnikë. Kritikët e shohin këtë si një lëshim të panevojshëm për shqiptarët për të ruajtur koalicionin qeveritar shumetnik”. Analisti i BBC-së mendon se ligji ka shumë mundësi të miratohet, pasi koalicioni qeverisës ka shumicën e duhur. “Por, kundërshtarët e ligjit, të udhëhequr nga partia nacionaliste VMRO-DPMNE, kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë protesta para ndërtesës së Parlamentit. Ata po ashtu kanë nisur punën për të hartuar një peticion për mbajtjen e referendumit mbi këtë çështje dhe nëse arrijnë të mbledhin 150 mijë firmat që nevojiten, kërkesa e tyre duhet plotësuar. Megjithatë, edhe nëse zhvillohet, duket se ka pak gjasa që kundërshtarët të marrin mbështetjen e duhur, mbi 50 për qind të elektoratit, për ta ndaluar ligjin. Ndërkohë, rreziku kryesor është se në situatën aktuale, të paqëndrueshme, një incident në dukje i vogël, mund të çojë në shpërthimin e dhunës serioze”.
    Arritjet e shpejta të shqiptarëve
    Partos thotë se numri i shqiptarëve etnikë që punojnë në administratën publike, në polici dhe ushtri, është rritur në mënyrë të ndjeshme si pjesë e një procesi dhe kjo është në proporcion me popullatën. Janë garantuar me ligj më shumë të drejta për shqiptarët dhe do të inkorporohen dhe në ligjin e decentralizimit. Janë përmirësuar mundësitë për arsimimin e tyre dhe Universiteti në gjuhën shqipe në Tetovë është njohur formalisht. Nëse ligji i decentralizimit miratohet, fusha e vetme ku mbetet ende të arrihet marrëveshje e plotë, është ajo e përdorimit të simboleve kombëtare.
    Në mënyrë interesante, në sallën e një konference shtypi të dhënë tani së fundi nga udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti, kreu politik i lëvizjes guerile shqiptare më 2001, dukej dukshëm flamuri maqedonas për të demonstruar kështu angazhimin e tij për shtetin e Maqedonisë”. Partos thotë se deri tani ky ligj mbështetet nga BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare që kanë interes që Maqedonia të jetë e qëndrueshme. Ata e shohin ligjin e ri si pjesë të reformave të tjera që janë nisur që nga Marrëveshja e Ohrit për t’i bërë shqiptarët etnikë që të ndihen në Maqedoni si në atdheun e tyre.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #27
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Deputetët e Parlamentit maqedonas kanë nisur të diskutojnë pakon e decentralizimit. Opozita maqedonase bëhet pengesë

    Parlamenti i blinduar diskuton ligjin e decentralizimit


    Y. Lili

    Parlamenti i Maqedonisë, i blinduar nga të gjitha anët me masa të sigurisë së lartë, ka vazhduar dje debatin rreth pakos së ligjeve të decentralizimit. Kështu ligji i ndarjes territoriale, ligji i financimit të komunave, ligji i qytetit të Shkupit dhe disa ligje të tjera plotësuese i kanë nxitur deputetët, kryesisht ata të opozitës maqedonase, të paraqesin afro 160 amendamente, gjë që vlerësohet se do të bëjë që kjo seancë të jetë maratonë. Seanca parlamentare ka filluar dhe përfunduar me replika të ashpra mes pozitës dhe opozitës maqedonase. Ka mjaftuar një paraqitje e shkurtër e ministrit të Pushtetit Lokal, Aleksandar Geshtakovski, rreth pakos së decentralizimit, dhe deputetët e opozitës kanë shpërthyer me akuza. Krahas fyerjeve dhe sharjeve ne sallën e Parlamentin nuk kanë munguar as pamflete dhe propozime nga ana e VMRO-së. Kryeparlamentari Lubço Jordanovski, ndërkaq nuk ka pranuar kërkesën e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE që deputetët të mund të bëjnë debat të përgjithshëm lidhur me ligjet, por të fillohet vetëm me shqyrtimin e amendamenteve të propozuara. Ai arsyetoi se debati rreth tekstit të projektligjit është zhvilluar gjatë fazës së parë parlamentare dhe se një gjë e tillë nuk parashihet edhe në fazën e dytë. Kjo ka shkaktuar revoltë te deputetët e VMRO-së, të cilët për të reaguar janë mbledhur te vendi i kryeparlamentarit, që ka dhënë një pushim dyorësh. Deputetët e VMRO-DPMNE-së e kanë shfrytëzuar gjatë debatit në maksimum kohën për të debatuar rreth amendamenteve, duke bërë të pamundur vazhdimin e procesit. Deri në mbyllje të raportit, parlamentarët kishin shqyrtuar vetëm 7 nga 160 amendamentet e propozuara, të cilët nuk u pranuan nga shumica parlamentare. Pjesën më të madhe të amendamenteve e kanë propozuar VMRO-DPMNE-ja, ku kërkohet që Maqedonia të mbetet me 123 komuna.
    BDI-ja ka paraqitur vetëm një amendament rreth ligjit për organizimin territorial, edhe atë nga deputeti Ejup Rustemi, i cili kërkon që Xhepçishti të mbetet komunë në vete dhe e jo t’i bashkangjitet Tetovës.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #28
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nga shumë kënde

    Referendumi një nacional, punë e kotë!

    - Edhe sikur të mblidheshin 150 nënshkrime dhe referendumi të kishte sukses, ai përsëri nuk mund ta pengojë pakon e ligjeve të decentralizimit, për shkak se sipas Amandamentit XVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, në parlament do të nevojitet "shumicë e Badinterit", që nuk ka gjasa të sigurohet

    Izmir AJAZI

    Është rritur ineresimi i popullatës maqedone për të mbështetur iniciativën e Kongresit Gjithëmaqedonas, për mosndryshueshmërinë e numrit të njësive të vetadministrimit lokal në Republikën e Maqedonisë. Siç është i njoftuar opinioni publik, qëllimi i asaj iniciative është grumbullimi i 150.000 nënshkrimeve për mbajtjen e referendumit në tërë territorin e Republikës. Për sqarim të lexuesve, pyetja që është në iniciativë bënë fjalë për mbetjen e të 123 komunave aktuale. Non sensi i kësaj iniciative qëndron në faktin se, paraprakishtë të gjithë ekspertët maqedon pajtoheshin se numëri aktual i njësive të vetadministrimit lokal është i madh dhe se duhet të zvogëlohet, ndërsa tani kanë pësuar "metamorfozë shpirtërore" dhe mbrojnë tezën e kundërt nën ndikimin e histerisë kolektive që i ka kapluar.

    Hipokrizi e llojit të vet është fraza aq shumë e përfolur se "ne nuk kemi gjë kundër shqiptarëve". Po qe kështu, ndaj kujt kanë gjë kundër atëherë?!? Ndaj "mostransparencës" se grupeve negociueseç ndaj Qeverisë apo ndaj "kritereve". Pa marrë parasysh argumentimi "shkencor dhe teorik" që përdoret, qëllimi është shumë evident. Të mos rritet vëllimi i të drejtave të shqiptarëve, sepse edhe ashtu për veti nuk humbin gjë, veç demistifikimit gjashtëdhjetë vjeçar të strukturës mentale të ndërtimit monokulturor dhe mononacional të këtij shtetit.

    Ç'thotë Ligji mbi referendumet dhe inicativën qytetare?

    Që në fillimi të theksojmë që ky është Ligj mbase i vjetër (1998) dhe mbase i paharmonizuar me ndryshimet e reja kushtetutare. Pasi ligji i ri për referendumet është në procedurë qeveritare propozoj që te dispozita e cila bënë fjalë se për cilat çështje nuk mund të mbahet referendum në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, duhet të formulohet edhe një aline që ka të bëjë me cenimin e vëllimit të të drejtave të popullsisë që nuk është shumicë. Ky mekanizëm mbrojtës nga majorizimi është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe amandamenteve Kushtetuese, me çka shteti paraprakisht do të kursente resurse njerëzore dhe mjete financiare për organizimin e kësi lloj referendumesh.

    Ligji në fjalë njeh disa lloje referendumesh varësisht prej qëllimit ose objektit të rregullimit dhe kohës së mbajtjes në raport me objektin e shqyrtimit. Më i rëndësishmi dhe aktualisht më aktuali është referendumi ligjdhënës. Ky lloj i referendumit mund të mbahet për çështje që duhen të rregullohen me ligj (referendum paraprak), ose për rivlersimin e ligjit që paraprakisht është miratuar (referendum plotësues). Për referendum paraprak nuk mund të bëhet fjalë në asnjë mënyrë sepse pengesë të pakalueshme paraqet Marrëveshja kornizë. Mbajtja e këtij lloji të referendumit nxjerr paraprakisht në shesh edhe një segment tjetër. Atë të implikacioneve nga e drejta ndërkombëtare. Në fakt, Marrëveshja kornizë paraqet akt të së drejtës ndërkombëtare (organizimi territorial është një prej obligimeve që është përcaktuar me të) dhe mos zbatimi i saj do të nxirrte në shesh paaftësinë e këtij shteti për përmbushjen e obligimeve të marra në mënyrë solemne para faktorëve të bashkësisë ndërkombëtare, garantues të së cilës janë ata.

    Referendumi plotësues

    Ndaj do ndalemi te referendumi plotësues që për lexuesit është më interesanti për trajtim. Që të organizohet një referendum i tillë duhet të plotësohen disa parakushte ligjore, e më të rëndësishmit janë: miratimi i një ligji konkret dhe grumbullimi i 150.000 nënshkrimeve të zgjedhësve. Të dy këto kushte veprojnë në mënyrë kumulative.

    Me kusht që të jetë grumbulluar numri i përcaktuar i nënshkrimeve, Kuvendi është i obliguar të vendosë në afat prej 30 ditësh nga dita e parashtrimit të propozimit për mbajtjen e referendumit. Vendimi i Kuvendit mund të jetë dy llojesh. Një, që propozimi për shpalljen e referendumit të refuzohet në bazë të nenit 21 al.2, pasi ta cilësojë përmbajtjen e propozimit si të pambështetur në Kushtetutë. Kjo nga arsyeja që me Kushtetutë janë vënë bazat e asaj që i thonë "vendimmarrje konsensuale" për çështjet që prekin drejtpërsërdrejti të drejtat dhe detyrimet e bashkësisë e cila nuk është shumicë në Republikën e Maqedonisë. Pikërishtë kjo edhe dëshirohet me shpalljen eventuale të këtij referendumi, që në qytetet "kontestuese" (Strugë, Kërçovë dhe Shkup), vëllimi i të drejtave të "popullsisë që nuk është shumicë" të zvogëlohet. Dy, të miratojë propozimin dhe të shpallë datën e mbajtjes së referendumit. Se brenda kujt harku kohor duhet të mbahet referendumit është përcaktuar saktë në ligj.

    Situatat e mundshme

    Të supozojmë dy situata të mundshme të zhvillimit të ngjarjeve dhe realiteteve të mundshme. E para grumbullimi i 150.000 nënshkrimeve dhe dërgimi i propozimit Kuvendit gjatë periudhës së diskutimit në seancë plenare të pakove të ligjeve për decentralizim. Në këtë situate Kryetari mund ta ndërpresë por jo edhe ta pezullojë seancën deri në pritjen e rezultateve të referendumit. Ai duhet të konvokojë një mbledhje të Kuvendit ku do të mund të përcaktohet data e mbajtjes së referendumit e cila nuk mund të jetë para se të kalojnë 60 ditë nga dita e shpalljes së referendumit (Psh. Nëse seanca mbahet më 30 korrik, referendumi nuk mund të mbahet para 1 tetori të këtij viti). Mandej mund të vazhdohet me seancën e ndërprerë për ligjet mbi decentralizimin. Situata e dytë mund të jetë mbledhja e nënshkrimeve pas miratimit të ligjeve. Ta supozojmë se referendumi u mbajt dhe se u plotësuan kushtet për vlefshmërinë e tij (mbi gjysma e votuesve të kenë dalë në votim dhe mbi 50% e tyre të kenë votuar "pro"), me ç'rast do të duhej të zbatohet neni 25 i Ligjit mbi referendumet dhe iniciativën qytetare. Ky nen shprehimisht thotë:"Kuvendi është i detyruar në afat prej 60 ditësh nga mbajtja e referendumit ligjdhënës (plotësues) ta rregullojë çështjen, gjegjësisht ligjin për të cilin është vendosur në referendum në përputhje me rezultatet e referendumit". Edhe në situatën e parë edhe në të dytën objekti i referendumit do të jetë i parealizueshëm. Referendumi nuk mund të prodhojë efekte dhe pasoja juridike, sepse sipas Amandamentit XVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, që votohet çfarëdoqoftë që u përket marrëdhënieve ndëretnike, kërkon "shumicë të Badinterit", pra, me votat e të paktë gjysmës së deputetëve shqiptarë. Pikërisht duke I pasë parasysh këto argumente juridike, e bën evident absurditetin e mbajtjes së një referendumit të këtillë.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #29
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Zgjedhjet lokale shtyhen për një muaj?

    Të gjithë me kalkulimet e veta!

    -Talat Xhaferi: Përçarjet në VMRO shkaktarë për zvarritjen e punës së Parlamentit

    -Iljas Halimi(PDSH):Nuk qëndron faji te opozita, por te pozita e cila nuk ka patur nevojë të zgjasin bisedimet mbi pesë javë për harmonizimin e qëndrimeve

    -Gjorgji Orovçanec(VMRO): Nuk ka asgjë të keqe të shtrohen amandamente...

    Tani më nuk ka dilemë se 7 gushti është kohë e shkurtër kur duhet të shpallen zgjedhjet lokale, dhe sipas të gjitha gjasave ato do të shtyhen më së paku për një muaj. Gjatë katër ditëve të kaluara janë shqyrtuar afër 30 amandamente, dhe kur kihet parasysh se opozita ka paraqitë mbi 150 amandamente rreth pako ligjeve për organizimin e ri teritorial, atëherë është e natyrshme të shqyrtohet mundësia për ndonjë shtyrje e cila nuk do të çrregullonte shumë procedurën. Ministri i Mbrojtjes, Vllado Buçkovski, ka deklaruar se mund të ndodh që zgjedhjet të shtyhen duke mos dhënë hollësi të tjera. Ai ka paralajmëruar se gjatë javës që vjen varësisht se si do të zhvillohen punët, Qeveria në një mbledhje do të vendosë rreth shtyerjes së zgjedhjeve lokale. Se zgjedhjet mund të mos mbahen në afatin e paraparë me ligj, pra me 17 tetor, pozita fajëson opozitën se me qëllim ka paraqitur mbi 150 amandamente, dhe po mban debate të gjata me qëllim që të harxhohet koha e paraparë për diskutime. Ndërkaq opozita poashtu ka argumentet e veta duke fajsuar pozitën se ajo me qëllim i ka zgjatë bisedimet me partnerët e koalicionit që opozita të ketë sa më pak hapsirë për diskutime. Akuzat e ndërsjellta janë se edhe njera edhe tjetra me këtë dëshirojnë të blejnë kohë. Sipas VMRO-DPMNE-së, shtyerja e zgjedhjeve lokale për një muaj do t’i ndihmonte LSDM-së që ta përmirësojë rejtingun në elektorat pas ngjarjeve të fundit në Strugë dhe mitingut në Shkup. Ndërkaq socialdemokratët akuzojnë VMRO-DPMNE-në se me paraqitjen e amandamenteve dhe debateve të gjata në parlament, tentojnë ta kthejnë besimin tek votuesit e tyre pas përçarjeve brenda partisë më të madhe opozitare maqedonase.

    Ka edhe një të vërtetë tjetër se opozita maqedonase tani më një kohë të gjatë tenton që zgjedhjet lokale të mbahen me ligjin e vjetër, duke i anashkalluar pako ligjet për organizimin e ri teritorial të Maqedonisë. Zatën intenca e VMRO-DPMNE-së pa marrë parasysh se për cilin krah bëhet fjalë kur janë në pyetje zgjedhjet lokale, ata të mbahen me ligjin e vjetër dhe në 123 komuna sa aktualisht janë në Maqedoni. Këtë e paralajmëroi edhe nënkryetarja e VMRO-DPMNE-së Ganka Samuilova-Cvetanovska.

    Debuteti i BDI-së, Talat Xhaferi thotë se “është fakt që opozita ka paraqitur mbi 150 amandamente,” dhe në bazë të asaj se si zhvillohen punët, është i mendimit se nuk do të respektohet data e paraparë e zgjedhjeve lokale, pra 17 tetori. Me këtë rast ai potencon, se përçarja brenda partisë më të madhe opozitare maqedonase është shkaku i zvarritjes së debateve, që kjo parti të fitojë në kohë për t’i konsoliduar radhët, ndërkaq fjalorin antishqiptar që deputetët e kësaj partie po e përdorin në foltoren e paralamentit, Xhaferi e ka cilësuar si marketing politik për ta përvetësuar elektoratin. Edhe për opozitën shqiptare, Talat Xhaferi thotë se ka të njejtin qëllim që t’i konsilidojë rradhët, ndërkaq për mospjesmarrjen në punën e Kuvendit, ai shton se debutetët e PDSh-së nuk mund të ballafaqohen me vokabularin antishqiptar të ish partnerëve të koalicionit qeveritar.

    Iljas Halimi nga PDSh-ja thotë se është absurde për ate që akuzohet opozita se ka paraqitë një numër të madh të amandamenteve, e cila sipas tyre do të ndikojë në prolongimin e zgjedhjeve. Iljas Halimi, shton se nuk qëndron faji ke opozita, por ke pozita e cila sipas tij, nuk ka patur nevojë të zgjasin bisedimet mbi pesë javë për harmonizimin e qëndrimeve. Halimi është skeptik se zgjedhjet mund të mbahen në afatin e paraparë. Kjo që zgjedhjet nuk do të mbahen në afatin e caktuar, shton Halimi, neve nuk na brengos fare, ngase jemi të përgatitur për zgjedhjet dhe natyrisht edhe të triumfojmë. Për mospjesmarrjen e deputetëve të PDSh-së, në seancat e Kuvendit, Halimi ka akuzuar partnerët e koalicionit se ata janë marrë vesh që punët të shkojnë ashtu si shkojnë, andaj sipas tij pjesmarrja e tyre në seancat e Kuvendit nuk do të ndryshonin kurgjë.

    Ismet Ramadani i PPD-së është i mendimit se në parim duhet të miratohen këto ligje dhe të mbahen zgjedhjet në afatin e caktuar. Mirëpo, thotë Ismet Ramadani, ashtu siç shkojnë punët ne duhet të jemi real, pasi deri me 7 gusht nuk mund të miratohen ligjet, ne nuk kemi kurgjë kundër që afati të shtyhet për një muaj.

    Deputeti i VMRO-DPMNE-së Gjorgji Orovçanec, duke u përgjigjur akuzave të pozitës për gjoja debate të gjata, thotë se kjo është e drejtë parlamentare që opozita të parashtrojë amandamente, ngase ligji i propozuar për ndarrjen teritoriale është shumë i keq,dhe për këtë fajin e mban Qeveria e cila 40 ditë nuk ka arritë t’i definojë ligjet, dhe sikur ata ta shfrytëzonin kohën nuk do të “vraponin .“ Tani është më se e qartë se të gjithë janë të zënë në një “kohë të ngushtë”, dhe është logjike që të vijë deri ke prolongimi i zgjedhjeve.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #30
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Vlerësime të Grupit Ndërkombëtar të Krizës

    Maqedonia para sfidës së ekzistencës!

    -“Decentralizimi është hapi i fundit në përforcimin e trashëgimisë së vitit 2001”, deklaroi drejtori programor i GNK-së për Evropë Nikollas Vajt. Ai vlerëson se kur do të mbyllet kjo çështje, vendi me të vërtetë do të jetë i konsoliduar në tërësi.

    “Decentralizimi është hapi i fundit në përforcimin e trashëgimisë së vitit 2001”, deklaroi drejtori programor i GNK-së për Evropë Nikollas Vajt, duke iu bashkangjitur qëndrimeve të Grupit ndërkombëtar të Krizës, lidhur me gjendjen politike në Maqedoni. Ai vlerëson se element themelor për sigurimin e paqes në Maqedoni është që të bëhet decentralizimi dhe të arrihet e drejta e organizimit territorial. “Kur do të mbyllet kjo çështje, vendi me të vërtetë do të jetë i konsoliduar në tërësi”, shprehet Vajti.

    Grupi Ndërkombëtar i Krizës (GNK) në brifingun e fundit evropian për Maqedoninë, bën të ditur se ende ekzistojnë kërcënime për mbijetimin e vendit dhe i bën thirrje Bashkimit Evropian (BE) që t`i japë garanci më të mëdha vendit se e pret ardhmëri në familjen e përbashkët evropiane.

    “Protestat në Shkup kundër organizimit të sapopropozuar territorial, që u mbajt më 27 korrik të këtij viti, paraqet test për tensionet të cilat kalojnë ngadalë në Maqedoni. Edhe krahas shenjave të shumta inkurajuese nga ky vit, mbijetimi i vendit ende nuk është garantuar tërësisht. Elementi themelor për stabilitet të Ballkanit - Maqedonia - duhet të fitojë përkrahje më të madhe prej miqve të saj, posaçërisht nga BE-ja”, thuhet, mes tjerash, në kumtesën nga brifingu evropian i Grupit Ndërkombëtar të Krizës për Maqedoninë, të shpallur dje në Bruksel.

    Në dokumentin, e titulluar “Maqedonia: Do të jetë ose jo”, GNK-ja i shprehë mirënjohje vendit për paqen relative politike që e ka arritur pas ngjarjeve potenciale destabilizuese që i kërcënoheshin vendit në gjysmën e parë të këtij viti - gjegjësisht vdekjes tragjike të kryetarit dhe shpërthimit të dhunës në Kosovën fqinje.

    Paralelisht me këtë, GNK-ja paralajmëron se sfida më e lartë për Maqedoninë, prej konfliktit të vitit 2001, tani është në tryezë në Parlamentin - me ligjet për bartjen e pushtetit prej nivelit qendror në atë lokal, ashtu siç parashihet me Marrëveshjen kornizë të Ohrit.

    “Decentralizimi është hapi i fundit në përforcimin e trashëgimisë së vitit 2001”, deklaroi drejtori programor i GNK-së për Evropë Nikollas Vajt. Ai vlerëson se element themelor për sigurimin e paqes në Maqedoni është që të bëhet decentralizimi dhe të arrihet e drejta e organizimit territorial. “Kur do të mbyllet kjo çështje, vendi me të vërtetë do të jetë i konsoliduar në tërësi”, shprehet Vajti.

    “Implementimi i ligjeve për decentralizim, duke përfshirë edhe ligjin e propozuar për organizim territorial, me një fjalë është proces që do të tregojë nëse do të jetë ose jo Maqedonia”, thuhet në raportin.

    GNK-ja përkujton se vdekja e kryetarit, Boris Trajkovski më 26 shkurt të vitit 2004 e ngriti çështjen për “mundësi për krizë politike, që u potencua edhe më shumë me valën e dhunës së madhe në Kosovë, gjatë trazirave prej 17 deri 19 marsit të këtij viti”.

    Zgjedhjet presidenciale, në prill, kanë demonstruar se “Maqedonia ka arritur një shkallë të duhur të pjekurisë demokratike dhe stabilitetit”, vlerëson GNK-ja.

    “Asnjëri prej kandidatëve kryesorë për kryetar nuk iu kundërvye haptazi Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjet dominante në fushatën presidenciale kishin të bëjnë më shumë me ardhmërinë e vendit, në masë të konsiderueshme më shumë sesa që ishte frika për derdhjen e dhunës nga Kosova”.

    PROBLMET TJERA SERIOZE

    Por, vendi ende nuk ka perspektivë plotësisht të qartë. Madje edhe nëse koalicioni në pushtet ia arrin ta zgjidhë “kontraverzën rreth organizimit territorial”, në masë të konsiderueshme mbesin reformat e ekonomisë dhe rritja e punësimit.

    “Brengosje e thellë për Maqedoni mbetet edhe për çështjen për efektivitet të sundimit të së drejtës, ndërsa partitë politike të Maqedonisë edhe më tutje mbeten hallkë e dobët në sistemin demokratik”, thuhet në kumtesën e GNK-së.

    “Progresi që do të arrihet në të gjitha këto sfera do t`i reflektojë edhe gjasat e vendit për t`iu bashkangjitur integrimeve evroatlantike. Kjo duhet t`u japë politikanëve mundësi për motivim kryesor, ta nxisin politikën e reformave që do të ndihmojë të garantohet bashkekzistimi paqëdashës mes grupeve kryesore etnike”, konstatohet në kumtesën.

    GNK-ja, megjithatë, porosit se “Shkupi dhe Brukseli doemos duhet të bëjnë shumë më tepër për ta siguruar ardhmërinë për Maqedoninë në kuadër të BE-së”.

    “Nëse maqedonasit fitojnë përshtypje se BE-ja me të vërtetë nuk i do ata, ata sërish do ta vendosin nën pikëpyetje ardhmërinë e tyre nacionale”, shprehet Vajti.

    “Evropa bëri një investime të konsiderueshëm politik në Procesin e Ohrit dhe në stabilitetin e Maqedonisë. Ajo tani ka rastin të përfitojë nga ky investim me atë që do ta sigurojë ardhmërinë e vendit”, thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizës.

    Ç’THONË DEPUTETËT?

    Lidhur me këto qëndrime, deputetetja e BDI-ja, Teuta Arifi, deklaroi se Grupi Ndërkombëtar i Krizave zakonisht bën “vlerësime të qarta”, sa i përket nivelit të rrezikut të krizave për një vend. Ajo shtoi se decentralizimit është një çështje që kishte prioritet të madh dhe është detyra kryesore e Marrëveshjes së Ohrit. Për këtë arsye është thënë shumë qartë se nga nga kalimi dhe implementimi i këtyre ligjeve në parlament, varet shumë edhe pozicioni ndërkombëtar I Maqedonisë, tha T.Arifi. Porosia kyç, tha ajo, është që këto ligje të kalojnë. Nëse këto ligje nuk votohen, do të vonohej procesi i marrjes së pyetësorëve nga ana e Bashkimit Evropian, tha Teuta Arifi. Teuta Arifi shton se është e drejtë demokratike të protestuarit, por ne mendojmë se politikisht është problem vokabulari, argumentimi që përdoren në këto protesta dhe problemantizimi I Marrëveshjes së Ohrit. “Me gjitha këto protesta dhe me debatin në Kuvend, opozita dëshiron që t’i problematizojnë dhe t’i kthejnë mbrapa vlerat e Marrëveshjes së Ohrit”, nënvizoi deputetja Arifi. Ajo tha se shumica parlamentare nuk do të lejojë kthim mbrapa, por për kundrazi do t’i përmbushë të gjitha obligimet e Marrëveshjes së Ohrit, për t’I hapur rrugën për integrimeve në NATO dhe BE. Ndërkaq, Ismet Ramadani deputet I PPD-së, theksoi se të gjitha vlerësimet dhe analizat e GNK-së, bazohen në informacione dhe duhen të merren parasyshë. “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe serioz, kur debatojmë për ligjet e decentralizimit dhe duhet të bëjmë çmos që ato të miratohen. Ne si opozitë duhet të kërkojmë intervenime për t’u përmirësuar këto ligje, mirëpo duhet të japim kontributin tone si opozitë konstruktive që ato ligje edhe të miratohen. Përndryshe opozita maqedone, mua më duket sikur është pak e dalldisur. Ajo nuk rezonon sa duhet dhe nuk i ka parasyshë pasojat që mund t’i vijnë shtetit, nëse nuk miratohen këto ligje dhe nuk mbahen zgjedhjet lokale ashtu siç janë paraparë” shtoi Ramadani.

    Jani Makraduli, koordinator i grupit të deputetëve të LSDM-së, theksoi se këtë nuk duhet të na e thotë GNK-ja. E dimë të gjithë ne se pakoja e ligjeve për decentralizim duhet të miratohet. Kjo është edhe në interes të vet qytetarëve të Maqedonisë, shtoi ai. “Ne mundohemi këtu që të tregojmë dhe ta bindim opinionin dhe opozitën, se hap i madh është nëse ngelën vetëm pakoja e ligjeve për decentralizim nga Marrëveshja e Ohrit”, tha Makraduli. Pajtohem, shtoi ai se ekzistojë obstruksione në këtë moment, në pajtueshmëri me rregulloren që vjen nga opozita, por patjetër duhet të kuptojnë të gjitha partitë politike se kjo është në interes e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

    Deputeti i PLD-së, Zoran Shapuriq, nënvizoi se PLD-ja kohë të gjatë tregon për nevojën e decentralizimit të qeverisë, të cilën e kanë kuptuar si transfer i qeverisjes lokale. “Porositë ishin të qarta nga BE-ja, SHBA-të dhe NATO, se Republika e Maqedonisë nuk mund të pret më me proceset e decentralizimit. Këto janë kushtet kruciale për përshpejtimin e Maqedonisë në BE dhe NATO”, deklaroi Shapuriq.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •