Nënshkrimi i Marrëveshjes mes Qeverisë së Kinës dhe Maqedonisë
Kina i dhuron Maqedonisë 3.3OO kompjutorë
Donacioni me vlerë prej 6 milion dollarë,sipas ministrit Polozhani “shkon në dobi të fëmijëve, sepse me realizimin e këtij projekti bëhet ngritja e infrastrukturës, që çon drejt modernizimit të arsimit”
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Aziz Pollozhani dhe Zhynga Vanehue Ambasador i Kinës në Shkup, dje në ambientët e Ministrisë së Arsimit, nënshkruan Memorandum për Marrëveshje me të cilën Qeveria e Kinës dhuron 3.300 kompjutorë për shkollat fillore në gjithë Maqedoninë. Në kuadër të kësaj fazë përfshihen edhe 300 printerë, si dhe Softëer “Ëindovs” i cili do të vendoset nëpër kompjutorët.
Vitin e kaluar Qeveria e Kinës, Maqedonisë i dhuroi 2000 kompjutorë për shkollat e mesme, për të cilat siç theksoi ministri Pollozhani, “kompjutorët janë instaluar nëpër shkollat e mesme”. Sipas tij ky numër, i ka përfshirë të gjitha shkollat e mesme, në çdo shkollë nga 20 kompjutorë. Kompjutorët, të cilat duhet të vendosen nëpër shkollat fillore, pritet të vendosen në tetor të këtij viti, tha Pollozhani. Shuma me vlerë për të dy donacionet arrin rreth 6 milionë dollarë.
”E gjithë kjo shkon në dobi të fëmijëve, sepse me realizimin e këtij projekti bëhet ngritja e infrastrukturës, që çon drejt modernizimit të arsimit” potencoi Pollozhani.
“Gjithashtu, Kina është vend në zhvillim dhe Qeveria jonë bën përpjekje në sistemin e arsimit, sepse në të ardhshmen do të punojmë në interes të dy vendeve” tha ambasadori kinez Zhynga Vanehue.
Krijoni Kontakt