Close

Rezultati i Sondazhit: Sondazh i mbyllur!

Votues
0. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • .

    0 0%
  • .

    0 0%
Faqja 19 prej 108 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 1076
  1. #181
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ME FMN-NË ËSHTË CAKTUAR ARANZHMANI TREVJEÇAR STEND BAJ

    Maqedonia me Fondin Monetar Ndërkombëtar caktoi Aranzhman trevjeçar stend baj, që do të fillojë të zbatohet nga gushti kur duhet ta kalojë para Bordit të drejtorëve të Fondit, ndërsa do të shtrihet gjatë katër viteve të ardhshme fiskale.

    Këtë pas përfundimit të negociatave me Misionin të FMN-së e kumtoi ministri i Financave, Nikolla Popovski së bashku me guvernatorin të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Petar Goshev dhe shefin e Misionit të FMN-së për Maqedoninë, Franek Rozvadovski.

    Popovski qartësoi se bëhet fjalë për Aranzhman trevjeçar që parashikon tërheqje të mjeteve vetëm në vitin e parë për arsye se tërë programi është të sigurohet nivel përkatës i rezervave devizore dhe financim të shtetit pas tërheqjes plotësuese të mjeteve kreditore nga FMN-ja.

    Reformat strukturore të cilat janë të mbështetura me aranzhmanin, vlerëson Rozvadovski janë kyçe për zhvillim më të shpejtë të vendit ndërsa për Fondin me rëndësi të veçantë për realizim të programit janë ato në shëndetësi dhe në tregun e fuqisë punuese.

    Guvernatori Petar Goshev e vlerësoi programin si më të mirë nga ato që i ka lidhur Maqedonia deri tani, që fokusohet në reformat strukturore dhe krijon obligime që duhet të sigurojnë rritje ekonomike.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #182
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Maqedonia e 30-ta sipas reformave prej gjithsej 43 vendeve të Procesit të Bolonjës

    Maqedonia është në vendin e 30 me 3.5 pikë të fituara prej 5 pikëve të mundshme, nga gjithsej 43 shtete evropiane pjesëmarrëse në Procesin e Bolonjës, të cilat përmes reformave kanë për qëllim që deri në vitin 2010 të krijojnë hapësirë unike arsimore evropiane.



    Vlerësimi i këtillë është fituar pas raporteve që ministrat e arsimit të shteteve evropiane, në mesin e të cilëve edhe ministri i Maqedonisë Aziz Pollozhani, i kanë parashtruar nga fundi i javës së kaluar në konferencën dyditëshe në Bergen kushtuar reformave të universiteteve.


    Është vlerësuar sigurimi i cilësisë së arsimit sipëror - zhvillimi i sistemit në tërësi dhe pjesët e tij, pjesëmarrja e studentëve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, vendosja e studimeve dycikëlshe - zbatimi i tyre, përqindja e studimeve të këtilla dhe qasja.


    Po ashtu janë vlerësuar edhe pranimi i kualifikimeve - ndarja e diplomave, ratifikimi i Konventës së Lisbonës dhe vendosja e sistemit evropian të dhënies së pikave ose të ashtuquajturat "i-si-ti-es" (ECTS) pika.


    Nga vendet e rajonit më së miri është plasuar Sllovenia e cila gjendet në vendin e 24 me notën 4, Bullgaria është në vendin e 26 me 3.7, sa ka edhe Franca, Greqia është në vendin e 29-të me 3.6 pikë, Rumania dhe Mali i Zi gjenden në vendin e 32 dhe 33 me 3.3 pikë, sa kanë edhe Turqia dhe Italia, përderisa Kroacia ka zënë vendin e 37-të me notën 3.1. Serbia është në vendin e 41-të me 2.2, e parafundit është Bosnja e Hercegovina me 2.1 dhe në fund Andora me dy pikë.


    Më të mirë - të parët sipas reformave të realizuara për krijimin e hapësirës unike arsimore evropiane, janë Suedia dhe Danimarka me 4.9 pikë, ndërsa në mesin e dhjetë të parëve janë edhe bashkësia flamange në Belgjikë, Çekia, Islanda, Irlanda, Holanda, Skocia, Finlanda dhe Gjermania. /Makfaks
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #183
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Cërvenkovski: Maqedonia me sukses hapëron drejt BE-së

    Shkup, 12:15

    Republika e Maqedonisë me sukses hapëron rrugën e saj të deritanishme drejt aderimit në Bashkimin Evropian - vlerësoi sot në Shkup kryetari Branko Cërvenkovski.

    Ai, duke përuruar Forumin nacional për integrim të përshpejtuar të Maqedonisë drejt BE-së, tha se shteti duhet të punojë në mënyrë të përshpejtuar në realizimin e detyrave më të rëndësishme. Më voluminoze dhe më të ndërlikuara prej tyre janë zhvillimi ekonomik dhe nevoja e krijimit të konkurrentshmërisë ndërkombëtare.

    Fjalim të tyre kishin edhe zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska dhe shefi i Komisionit Evropian në Maqedoni, Donato Kjarini.

    Në forumin në të cilin ishin të pranishëm edhe një numër i madh i afaristëve autoritativë nga Maqedonia, folën edhe ambasadorët e Irlandës Veriore dhe Sllovenisë, Robert Çaterton Dikson dhe Marjan Shifter. /Makfaks/
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #184
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    NË ROMË BIZNES FORUMI MAQEDONI-ITALI

    Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet kompanive maqedonase dhe italiane si dhe mundësitë për investime ishin tema kryesore të Biznes forumit që sot u mbajt në Institutin nacional për tregti të jashtme në Romë.

    Në Forum, siç bën të ditur korrespondenti spacial i MIA-s nga Roma, marrin pjesë përfaqësues, kryesisht drejtorë, të 32 ndërmarrjeve maqedonase dhe të mbi 57 ndërmarrjeve italiane.

    "Qëllimi i mbajtjes së këtij takimi është vazhdimi i marrëdhënieve për këmbim ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Italisë", tha gjatë fjalimit Benjamin Princieri, kryetar i Institutit nacional për tregti të jashtme.

    Para të pranishmëve në Forum fjalim mbajti edhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Vllado Buçkovski.

    "Unë e kam të qartë se për një 'dashuri' të suksesshme ekonomike nuk mjaftojnë vetëm dëshirat e përbashkëta, por është e nevojshme edhe biznes-klima e volitshme, largimi i barierrave administrative dhe përforcimi i kapacitetit institucional". Në segmentet kyçe, tha kryeministri Buçkovski, Qeveria në mënyrë intensive punon në zbatimin e të gjitha aktiviteteve të domosdoshme për hapjen e gjerë të dyerve të Republikës së Maqedonisë për investime të huaja.

    Me mbajtjen e Forumit evropian në Romë përfundoi edhe vizita katërditëshe e delegacionit të Maqedonisë në Itali.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #185
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Dhe lajmi me i fundit nga Maqedonia.

    Klubi Bashkimi fiton kupen e Maqedonise ne futboll.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #186
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    bravo bashkimi.Hera e pare qe nje ekip shqiptare fiton kupen e maqedonise.Nje arritje e madhe plus kur mendon qe ne ligen e pare kete vit do jene 3 ekipe te pakten shqiptare.Edhe vellazerimi do ju bashkohet shkendise dhe bashkimit
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  7. #187
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085

    Thumbs up

    Ali Ahmeti duhet patjeter te na e pastron berlogun qe na paraqitet ne emer te tij posacerisht ketu ne Shkup.Ne tere kete berloghane nuk shoh ndonje dallim mes Agimit te PDSH-se apo te ketyre komandanteve te bllaces ne Shkup.
    Me ty jam 100%, është kohë e fundit që këto bërlogje të pastrohen. Kriminelët janë të njejtë, pa marrë parasysh cilës parti i takojnë!

    Arsyeja pse u përqëndrova në kriminelët e PDSH-së ishte rasti konkret që diskutohej.

    Përshëndetje

  8. #188
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shefi i policisë për vizitë në Turqi

    Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë Lubomir Mihajllovski vazhdon vizitën e tij shumëditëshe në Turqi, ku qëndron me ftesë të kolegut të tij, ministrit turk të Punëve të Brendshme.Abdylkadir Aksu.

    Mihajllovski dhe Aksu, siç është lajmëruar, të mërkurën arritën pajtim që prioritet i bashkëpunimit të jetë lufta kundër disa grupeve terroriste që veprojnë kundër vendeve të tyre, pastaj rreth luftës kundër kriminalitetit të organizuar, tregtisë ilegale me mjete narkotike, migrimit ilegal si dhe kundër tregtisë me mish të bardhë.

    Për këtë qëllim, ministrat e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Turqisë u morën vesh se duhet të hapen qendra të përbashkëta të komunikimit, veçanarisht për shkak të luftës më efikase kundër tregtisë ilegale me mjete narkotike, kriminalitet të organizur dhe migrimit ilegal.

    Ministritë e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Turqisë nënshkruajtën Protokoll për bashkëpunim qysh para 13 viteve. /Makfaks/
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #189
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MIA DHE RTVM NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME MEDIUMET KINEZE


    Delegacioni i Maqedonisë që e udhëheq drejtori i Agjencisë së Informatave Vele Mitanovski, i cili është në një vizitë kryesore në Administratën shtetërore për televizion, radio dhe film, sot në Pekin nënshkroi marrëveshje për bashkëpunim me Televizionin qendror kinez dhe me Agjencinë shtetërore të lajmeve Ksinhua.

    Në emër të Radiotelevizionit të Maqedonisë marrëveshjen me kryetarin e Televizonit qëndror të Kinës Tao Huajong e nënshkroi drejtoresha e përgjithshme e RTVM-së Gordana Stoshiq. Marrëveshjen me Agjencinë e lajmeve të RP të Kinës, Ksinhua me kryetarin e agjencisë Hua Polmin e nënshkroi drejtori dhe kryeredaktori i MIA-s Zoran Ivanovi.

    Në delegacionin e Maqedonisë janë edhe zëvendëskryetari i Këshillit të radiodifuzionit Ilir Ajdini, drejtori i Radiodifuzionit të Maqedonisë Lupço Mançeski dhe ushtruesi i detyrës amabasador i Republikës së Maqedonisë në Republikën Popullore të Kinës, Danço Markovski.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #190
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    "AMNESTI INTERNESHËNËL": NË MAQEDONI KA PËRMIRËSIM TË TË DREJTAVE TË NJERIUT


    Në Maqedoni ka përmirësim të situatës me të drejtat e njeriut edhe pse vazhdon konfirmimi për keqtrajtimin nga ana e përfaqësuesve të shërbimeve të sigurisë, vlerëson në raportin vjetor Organizata për të drejtat e njeriut "Amnesti Interneshënël".

    Tregita e paligjshme me gratë dhe vajzat, të detyruara të prostituojnë vazhdon edhe pse disa persona të përzjerë në një krim të tillë janë arrestuar dhe dënuar thuhet në raport.

    Dhuna familjare ndaj grave mbetet e përhapur në masë në Maqedoni, por hetimet gjyqësore për shkelje të tilla ende janë të rralla, vlerëson "Amnesti Interneshënël"

    Organizata përmend se ish-nëpunës të lartë shtetërorë ishin arrestuar lidhur me vrasjen e shtatë emigrantëve ilegale në vitin 2002 në Maqedoni.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 19 prej 108 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •