Ne deklaraten e mbremshme te Berishes dhene per TV thote qe:"Cdo ish-kryeatar dhe funksionar i larte i PD-se i ka dyert e hapura per kthim".
Ne deklaraten e mbremshme te Berishes dhene per TV thote qe:"Cdo ish-kryeatar dhe funksionar i larte i PD-se i ka dyert e hapura per kthim".
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Sa shume shkruani dhe sa pak lexoni. Perpara se te "gjykoni" edhe qendrimet e Selamit, beni mire te shpenzoni pak kohe qe ti lexoni ato te plota pasi jam i bindur qe keni se cfare mesoni te gjithe pa perjashtim. Selami nuk eshte politikan alla-shqiptar dhe kjo eshte arsyeja qe ai zgjodhi te largohet nga Shqiperia, kjo eshte arsyeja qe ai heziton te shkoje ne Shqiperi pasi e di shume se cdo te thote te besh politike me njerezite kallepit te Nano, Rama, Meta e kompani si kundershtare politike.
Deklarata e tij se Berisha eshte lideri legjitim i PD mbart ne vetevete dy te verteta qe ju si gjithmone i anashkaloni:
1. Pavaresisht sa gabime mund te kete bere Berisha ne drejtimin e PD, ndryshe nga shume te tjere ai nuk u largua nga Shqiperia, sic zgjodhen shume te tjere mes tyre edhe Islami. Selami ka 8 vjet qe shijon jeten e qete ne SHBA me familjen e tij, Berisha ka 8 vjet ne Tirane qe mbron te njejtat vlera demokratike qe linden me levizjen e dhjetorit 1990. Jo me kot Islami ne fjalet e tij para kongresit ze ne goje "idealin e demokracise".
2. Selami eshte nje njohes i mire i ceshtjes sone kombetare dhe i shikon zhvillimet ne Shqiperi e me gjere pak me gjere e me thelle se shume prej jush. Ai e ka te qarte qe Shqiperise ti kthehet shteti ligjor, duhet ndihma e gjithe shqiptareve patriote demokrate kudo ne bote. Politika eshte loje qe luhet ne grup dhe jo sic u pelqen ta luajne shqiptareve ku nga cdo koke del nje ze.
Nuk eshte Selami qe ka aq shume nevoje per PD, aqsa ka PD dhe Shqiperia nevoje per Selamin. Ndryshe nga shume politikane shqiptare, Selami ka nje jete te re ne SHBA qe e ka ngritur mbi mundin dhe aftesite e veta si shume emigrante shqiptare. Te shkeputesh nga jeta amerikane ne rrethanat e tij familjare eshte mbase nje deshire e brendshme e tij per ti sherbyer Shqiperise, por jam i bindur qe do te perbente nje sakrifice te madhe per gruan dhe femijet e tij qe jane mesuar tashme me jeten amerikane.
Nese Selami zgjedh te shkoje ne Shqiperi, ai do te jete nje ambasador i shkelqyer i vlerave demokratike te gjithe shqiptareve te rinj ne moshe qe jane shkolluar ne Perendim. Ndryshe nga kreret e tjere politike, ai e di rendesine kombetare te kapitalit njerezor te arsimuar ne Perendim per te ardhmen e demokracise shqiptare dhe mbare kombit shqiptar.
Dy fjale edhe per largimin e Islamit nga Shqiperia ....
Largimi i tij ishte nje largim jo shume i bujshem, ndryshe nga largimet e shume te tjereve qe iken me buje nga Shqiperia dhe nen akuze. Selami u largua me deshire nga Shqiperia dhe nga politika shqiptare pasi ai ishte i ri ne moshe dhe me ide dhe ideale perparimtare per kohen dhe brezat e shqiptareve me te cilet atij i duhet te bashkepunonte edhe brenda partise se tij.
Kthimi i tij ne Shqiperi nuk hidheron aspak Dr. Berishen, pasi ky i fundit eshte munduar ta ktheje ate ne politiken shqiptare. Kthimi i tij hidheron, Tritan Shehun, Kalakulat, Pollot, Meksat e kompani, qe bene emer ne PD dhe zune poste kyce te saj, vetem pasi larguan Selamin nga kreu i PD. Ideja e Selamit qe kryetari i partise te ndante edhe postin e kryeministrit, ishte vetem nje justifikim per ate grup militantesh ne PD qe ne vend te debatonin idene sulmuan karakterin dhe vullnetin e mire te Selamit. Selami nuk e kerkoi pushtetin, perkundrazi, ai ofroi edhe doreheqjen e tij nga posti i kryetarit te PD qe ti hapte rruge kesaj tradite te re brenda PD.
Sic e kam thene shpesh ne kete forum, koha teston gjithcka. Demokratet e vertete i gjen perseri ne PD, ashtu si Cekat, Tritan Shehu, Pollo e kompani i gjen ne opozite me PD dhe ne aleance me PS. Ata njerez qe jane demokrate ne shpirt, nuk i shesin idealet dhe principet e tyre per nje karrige ministri apo kryetari partie. Vetem batakcinjte dhe njerezit e vegjel e bejne nje gje te tille.
Albo
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Leshator, bashkohem plotesisht me postimin tend te mesiperm!
Nga postimi yt i fundit Albo, isha gati te "quote" shume paragrafe, por duke pare qe te gjitha kane te njejten esence te gabuar, e cila vjen nga gjykimi me tifozllik dhe jo-realist, hoqa dore dhe po shtoj vetem dy llafe te shkurtra...
Selami, nuk u largua sepse s'bente dot politike me njerez te kallepit te Nanos, por sepse e fluturoi ciklopi Berishe dhe i dha udhet. E pa Selami qe Berisha eshte Berishe dhe fjala e tij ishte ligj ne PD. Mesa mbaj mend Selami ka ikur ne kohen kur Sala po rikthehej serisht ne karrigen e tij opozitare. Epo b-ythet e Selamit nuk kishin vend ne karrigen e Dr. (druvar) Berishes. Plus qe Selami nuk eshte shquar ndonjehere per aftesite e tij drejtuese. Si zog pule i lagur ngjante. Asgje nuk beri sa ishte ne fuqi. Kukull ishte, si kukull fliste dhe nese kthehet perseri kukull do mbetet. U largua sepse nuk shtyhej me Nanon - thote tjetri. Ca ja fusni kot mo vlla.
Jane te zotet PD-istet. Le te marrin pushtetin atehere. Te fitojne votat, pastaj Nano nuk do ishte me ndonje kerrcenim apo problem kaq i madh. Po nuk jane te zotet - kete thuaj ti.
Sepse e provoi populli Berishen dhe administraden e tij.
Plus qe , nuk e dime ne sesi i ka pas interesat e veta Selami. Gruaja e bukur te merr mend nganjehere (lol). Ja rrasim per Amerike shpyrto - ka ciceruar te veshi tjetra.
Nese Selami po kthehet ne rradhet e PD-se, kjo ka vetem dy arsye :
1- Vertetohet ajo qe kam thene gjithmone ketu "Qe ne lidhje me cdo ndryshim apo taktike ne qeverisjen shqiptare vendos USA". Ndoshta kane menduar amerikonet qe i ka mbaruar afati Nanoshit.
2- Nuk i ka ecur bizineci andeja. Eshte lodhur duke lare pjata. Pegit kane filluar ti dalin rrudhat rreth syve , celulit rreth kembeve dhe nuk josh me dot bossat qe i siguronin pune te mira (lol)...
Sa per ndjenjen e forte te nacionalizmit qe na rridhka ne damaret e Selamit ... e vertetojne mjaft mire emrat e femijeve te tij (i paste me jete)... "Richard & George"
Nga lagja jone nuk kena pas kshu emrash plako...Po anej ka lagja juaj ?!
I pjerdhsha ndjenjen e nacionalizmit mu ne vesh...
Vazhdoni tani , postoni rreth aventurave dhe bemave te DR. (druvar) Berishes.
Kenaqen femijte kur lexojne ... i ze gjumi rehat!
Ai nuk u largua nga Shqipėria sepse ishin kėta kundėrshtarė politikė , por sepse e provoi nė kurriz ēdo tė thotė tė kesh mendime tė kundėrta nė PD ashtu si dhe dhjetra e dhjetra tė tjerė anėtarė tė PD qė janė larguar, nga partia MĖMĖ kėto 12 vitet e fundit.Postuar mė parė nga Albo
Kėtė pse nuk e diskuton si duhet ti Albo, por njė fraksion u bė nė PS, kėrceve pėrpjetė dhe nuk po pushon akoma??
Shikoji pak dhe ''miqtė e tu'' tė PD, se jo mė pak dėme i sollėn vendit ashtu si dhe PS.
Nuk tė thotė njeri mos jesh i djathtė, por jo i njėanshėm pėr probleme tė njėjta.
Po tė kishte ndodhur njė rast i tillė tek ēdo parti tjetėr (rasti Selami), ti, nuk do pushoje sė shkruari ēarēafė, tani qė kjo po ndodh nė partinė qė ti ke pėr zemėr, kėrcen ta mbrosh.
E pra Selami i iku tutelės Berishiane dhe nė rast se do rikthehet, ai Berisha qė ti e ke aq shumė pėr zemėr, do tė ketė ikur nga FRONI.
Tjetėr lloj nuk bėhet. Nuk ka mėnyrė tjetėr pėr regullimin e PD, sepse bota e provoi me ēdo lloj mėnyre Berishėn, dhe gjithkund DĖSHTOI.
Kjo dallohet qė prej takimeve qė bėri Selami nė Komisionin Amerikan tė Helsinkit se ēfarė kanė ndėrmend tė huajt me PD, por jo duke qenė Berisha i ''parė''.
Bye
Kur arrin te diskutosh per politike, duhet te kuptohen pik se pari jo vetem principet e saja por dhe kushtet, vendi, shkaku dhe qellimet.
PD-se ne 90-en iu bashkangjiten shume individe qe kerkonin lidershipin ne te. Sipas Eduart Zaloshnjes, edhe vete Nano ka patur ambicje per ate rol, megjithese mua me duket thjesh nje brockull.
Nga keta individe pati nga ata qe u larguan ashtu sic pati nga ata qe qendruan.
Shume nga ata qe u larguan kerkonin poste e pushtet dhe meqenese nuk ja arriten filluan te pellasin poshte e perpjete kundra lidershipit.
Pati dhe nga ata qe u larguan por qe nuk folen kurre kundra.
Pra kushtet, nevojat dhe ambicjet personale kushtezuan shume individe dhe meqenese jane personale, nuk me duket e arsyeshme te pergjithesohen.
PSH, Neritan Ceka synonte postin e Presidentit te Republikes dhe pasi iu be e qarte qe Berisha do te kandidonte per te, ai filloi te llape majtas e djathas. Keshtu bene dhe disa te tjere.
Vendi ishte dhe eshte komplet i favorshem per nje politike te tille. Shqiperia eshte ne Europe dhe politika atje ndryshon nga politika ne Amerike. Berisha mori kreun e PD-se ashtu si Nano te PS-se dhe koha ka treguar qe ata jane personat me karizmatike dhe me te pushtetshem ne Shqiperi, pavaresisht se kane ide te kunderta dhe jane persona komplet te ndryshem.
Meqenese Shqiperia eshte ne Europe, duhet pare se si behet politika atje. Fini i Aleances Nacionale ne Itali deklaroi qe do te perjashtonte nga partia te gjithe ata deputete qe do te vononin kundra nje amendamenti ne parlament para disa vitesh kur kjo parti ishte ne opozite. Le pastaj te imagjinosh dike qe mund ti sulmoje lidershipin Berlusconit. Ndryshe nga Amerika, Partite politike ne Europe jane te identifikuar me Liderin dhe eshte teper e veshtire ti heqesh atyre me deshire lidershipin.
Pra Shqiperia nuk ka se si te ndryshoje nga ky aspekt.
Paradoksi qendron ne faktin qe fenomeni i braktisjes se PD-se nga disa individe eshte pare si absurd dhe fenomeni i aleances se PS-se eshte pare si dicka ideale.
Teorikisht eshte e pamundur qe ne nje vend me sistem elektoral si Shqiperia nje parti te qendroje e papercare sic eshte rasti i PS-se dhe eshte komplet normale qe individe te vecante te largohen nga nje parti sic eshte rasti i PD-se.
Koha vertetoi qe e ashtuquajtura Unitet ne PS ishte fallco dhe mbahej vetem nga interesat ekonomike personale te individeve dhe jo nga idealet e tyre.
Kjo gje nuk duhet te ndodhe ne PD. Pra ka disa kohe qe po vihet re nje afrim drejt PD-se i shume ish-funksionareve dhe ish-simpatizanteve te dikurshem. Ketu lidershipi i PD-se duhet te kete vemendje e te mos genjehet nga emrat apo nga propaganda demagoge e selise roze. Zogaj, Vejziu, Imami, Pango, Ngjela etj emra qe nuk me vijne ne mendje tani, se bashku me Selamin etj, vijne sepse kane nje ideal dhe qellim politik apo thjesht qellime ekonomike apo ambicje pushtetare? (Ketu nuk e kam fjalen per persona qe nuk kane qene kurre anetare te PD-se si Nikolle Lesi, Abdi Baleta etj qe gezojne popullaritet ne opozite).
Eduart Selami ne intervisten e tij largoi ato dyshime qe ishin krijuar nga thashethemet e kafeneve dhe nga propaganda e selise roze. Ai njohu legjitimitetin e lidershipit demokrat, megjithese cdo person me mendje te kthjellet e ka te qarte ate gje ashtu sic ka te qarte legjitimitetin e lidershipit socialist.
E shoh qe e keni paksa te veshtire te konceptoni se ne Amerike njerezit jane te lire te shprehin mendimet e tyre, qofshin keto mendime edhe para kongresit amerikan. Selami sot per sot nuk perfaqeson asnje njeri tjeter pervec Eduart Selamit dhe cdo mendim ai jep eshte mendim i tij, qe ju duhet ta lexoni dhe respektoni.
Mendjet tuaja prej pambuku e kane me te lehte te besojne se "Selamin e mbeshtet Amerika", apo "Amerika ben lojen me Shqiperine", apo "Selami do ti zere vendin Berishes", e plot brockulla te tilla. Kur ne vetvete, ato qe keni lexuar me lart jane vetem mendimet e nje bashkekombasit tuaj qe i ndjek me po aq shqetesim si ju zhvillimet ne Shqiperi. Ndryshe nga ju, ai nuk trillon skenare ne mendjen e tij, ai flet ate qe mendon ne menyren me te kthjellet te mundshme.
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Nuk besoj se Selami atje ku eshte mund te manipulohet nga PS-ja sic e thane disa ketu. Me sa me kujtohet Selami u largua nga PD sepse Berisha nuk duronte rivalitet ne PD.
E gjithe kjo mua me duket nje mesazh i Kongresit amerikan per opoziten qe te ndryshoje liderin Berisha. Me vjen keq t'ua them simpatizanteve te PD-se qe nuk besoj se Berisha mund te fitoje me ne Shqiperi sepse nuk ka me as perkrahje te brendshme popullore dhe as te jashtme. E vetmja gje qe po ben realisht Berisha eshte qe po i sherben si alibi Nanos apo socialisteve te tjere per te shtrenguar radhet. Sherbimi me i mire qe do t'i bente Berisha opozites do te ishte qe t'u hapte rrugen elementeve te rinj qe mund te zgjonin besimin e votuesve. Por Berisha nuk besoj se ka per ta bere kete.
Sa per Selamin, deklaratat e tij mendoj se ishin nje testim per opinionin e PD-se. Mendoj se reagimi nuk ishte pozitiv dhe nuk besoj se Selami do marre mundimin te shkoje ne Shqiperi.
Nga ana tjeter vras mendjen se cfare aresye do te gjej Berisha per te justifikuar humbjen e zgjedhjeve me 2005? Zgjedhje te parregullta? Vjedhje votash? Ndoshta. Po nje gje eshte e sigurt : sido qe te jete Berisha perseri do te futet ne Parlament, do te marre rrogen parlamentare bashke me deputetet e tij dhe do vazhdoje te shaje socialistet. Jo keq per nje pensionist.
Jo kushdo mund te shpreh mendime perpara kongresit amerikan.Postuar mė parė nga Albo
Provoje dhe ti Albo njehere, por nuk besoj te ta hap deren njeri.
Kreu i PD tha se sipas statutit, Eduart Selami ėshtė anėtar i Kėshillit Kombėtar
Berisha: Selami ska nevojė pėr ftesė, ėshtė i mirėpritur
N.Perndoj
TIRANE- Nuk do tė ketė ftesė konkrete nga selia blu, pėr ish-drejtuesin e Partisė Demokratike, nė vitet 92-94, Eduart Selami. Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha ka thyer heshtjen, pėr tju pėrgjigjur interesimit tė madh tė medias mbi mundėsinė e njė ftese drejtuar ish-kryetarit demokrat Eduart Selami pėr tė qenė pjesė e strukturave tė selisė blu. Gjatė njė deklarimi tė shkurtėr pėr mediat, Berisha kujtoi se nė bazė tė statutit tė ri tė Partisė Demokratike, Eduart Selami ėshtė anėtar i Kėshillit Kombėtar. Statuti i ri i PD-sė pėrfshin njė nen tė veēantė ku thuhet se ish-drejtuesit e PD-sė janė tė kooptuar nė Kėshill Kombėtar pa u nėnshtruar votimit si anėtarėt e tjerė. Eduart Selami ėshtė me statutin e ri tė Partisė Demokratike, anėtar i Kėshillit Kombėtar, kėshtu qė nuk ka nevojė Selami pėr njė ftesė nga asnjė. Ai ka vendin e vet tė pėrcaktuar me statut dhe ju siguroj se ėshtė i mirėpritur si Selami ashtu dhe ēdo drejtues tjetėr i PD-sė qė do tė rikthehet dhe tė japė kontributin e vet, -tha Berisha. Ai shtoi se statuti ėshtė ligji dhe kushtetuta e ēdo partie, mė garantdhėnėse se ēdo lloj faktori tjetėr. Nė kėtė mėnyrė, mundėsisė apo jo pėr tju rikthyer sėrish jetės politike i mbetet tė zgjedhė vetėm ish-drejtuesi i PD-sė, Eduart Selami. Ky i fundit nė njė intervistė tė dhėnė pėr Zėri i Amerikės deklaroi se nuk ka pasur ftesė konkrete dhe se kėto tė fundit kanė qenė mė tepėr nė distancė. Ish-drejtuesi i PD-sė u lakua sėrish si mundėsi pėr tė kontribuar nė jetėn politike shqiptare pas njė ftese qė iu drejtua pėr tė marrė pjesė nė seancėn dėgjimore tė Komisionit amerikan tė Helsinkit. Gjatė fjalės sė mbajtur nė kėtė seancė dėgjimore, Selami u shpreh se dėshmia e tij ishte mėnyra e bėrjes publike tė mendimeve tė tij mbi jetėn dhe demokracinė nė vend. Prej 10 vitesh ai jeton nė SHBA dhe punon menaxher i shitjes sė makinave. Por nė rast se Eduart Selami do tė vendosė tė rikthehet nė Shqipėri, pėr tu bėrė pjesė e politikės shqiptare, atėherė ai do ti nėnshtrohet votimit tė Kuvendit tė PD-sė qė do tė zhvillohet nė muajin dhjetor pėr tė gėzuar njė nga postet mė tė larta tė kėsaj partie. I vetmi vend qė nė bazė tė statutit emėrohet nga lideri demokrat Sali Berisha ėshtė ai i Marrėdhėnieve me Jashtė qė aktualisht drejtohet nga diplomati Besnik Mustafaj.
Ps Nga te vetmit dhe te paktet politikante,qe meritonin te luanin ne skenen e politikes shqiptare.Koha ishte e tille qe rryma e perplasjes se mendimeve dhe idete krejt te ndryshme e bene te heshte per nje kohe te gjate duke u larguar nga dyert e PD.Ndoshta ka ardhur koha per rikthimin e tij.Nje rikthim qe besoj se do forcoje edhe me shume imazhin e PD,ne perpjekje per te marre drejtimin e vendit nga kompania e vampireve Nano.
Kush i jetoi vitet e para te demokracise,do kete nje imazh se cili ishte dhe ku kerkonte te shkonte Eduard Selami,kush jo pasi ishte 10-vjecar,le te lexoje pak historine por jo ate te shkruar nga "Zeri i Popullit".
Njerez si Selami jane te mirpritur jo veten ne radhet e PD,por edhe ne radhet e gjithe atyre qe duan ta shohin kete vend larg mizerjes ,varferise,papunesise,varganit te emigrimit qe nuk ka te sosur.
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Komisioni i Senatit Amerikan fton Ish-kryetarin e Partisė Demokratike Eduard Selami per te degjuar opinionin e tij rreth zhvillimeve me te fundit ne Shqiperi. Ne vazhdim do te gjeni fjalimin e tij te plote para komisioni te Senatit Amrikan per Sigurimit dhe Bashkepunimit ne Europe.
http://home.albpages.com/archive/nat...Content_ID=848
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Krijoni Kontakt