AMANETI

E ema ishte djegur e bere zhari. Ai e preku ate mase thengjilli, qe me pare kishte qene nena e tij dhe qau. Megjithese paten kaluar shume vite dhe njerezit e quanin te marre, atij I kujtohej krejt paster “kur te vdes me varrosni atje ku kam lindur”
Veshtroi rreth e rrotull shtepine qe nxirrte akoma tym, trare qe binin, sahane e tasa, kusia te padjegura dhe prape qau. Nena e thengjillte, krejt e zeze, pa floke e rroba vinte ere mish I perzhitur. Edhe pak dhe do binte nata.
Medoemos mendonte te nisej, te nisej sa me pare, pa e shikuar akoma njerezit qe e shanin I marre
E lidhi ne kembe dhe ne duar ne nje konop dhe pasi u ul e hodhi ne krah duke u lidhur edhe vete me skajet e mbetura te konopit. Mori fryme thelle, u ngrit me mundim, pa qiellin per te gjetur dhe sa dite do te kishte dhe u nis me mes perms malit, atje ku s’kalonte njeri. Atje perms shume malesh, buze nje perroi kishte lindur ajo.
Ecte dhe qante. Dhe atij I vinte era mish I perzhitur. Ndeju diku ne perroje lukuni ujqerish dhe u tremb. Mos me hane nenen. O zot i madh, te pakten sot mos ma gjeje gje. E ndjente se asnjehere ne jete nuk ia pati bere qejfin asaj te mjere dhe ndoshta nga kjo ai kishte deshiren tia plotesonte amanetin.
Lukunia po afrohej perhere e me teper dhe frika e rrezikut e pushtoi krejt. Atbote iu kujtua se medoemos i duhej te gjente nje shpelle dhe ta fshihte nenen ne te. Ndihmome, o Zot.
Litari ishte liruar dhe kercurja gati po i binte. E rregulloi prape ashtu ne perpjekje per ta futur mes dy gureve te medhenj. Krejt i lodhur u ul dhe e leshoi. Kishte filluar debora. Para tij kishte vetem male te murrme si dhe ujqer te uritur, dhe nje qiell qe i pati rene pushi gri vende-vende
Trupi i pajete i nenes qe shtrire mes gureve te medhenj me litaret e shperndare neper trup si gjarperinj. Ai pati ftohte, por dhe zjarr nuk ndezi. E trishtonte imazhi i tij dhe saop iu kujtua qau prape.
-A kam fjetur gjate?- degjoi pas shpine
U kthye vrik. Nena po zgjidhej nga litaret dhe habitej me trupin e tymosur. Ndjeu se po i luante fiqiri
-Tani do te te mbaj une ne shpine
-Ti s’mundesh, po hajde te ikim. Hip,-tha ai.
Ajo ia perkedheli ballin e rrudhosur dhe mjekren gri dhe pisanjose dhe e puthi
-Po ti ke vdekur pak moj nene, ndaj duhet te te marr une ne kurriz
-Ani, s’ka gje. Hajde tani, hip,-e urdheroi ajo dhe rregulloi rripat prej litari. Duke qare u ngjit ne shpinen e nenes. U nisen. Malet gri qene me te uritur se ujqerit. Debora binte vahdimisht
Shikonte pas koken tullace te nenes dhe qante. Era e mishit te perzhitur i provokoi ndjesine e te vjellit por tashme ajo e kishte lidhur fort dhe nuk mund te zbriste me prej shpine. Nena ecte shpejt drejt vendlindjes se saj dhe ai e kuptoi se ajo e dinte fare mire qe kishte vdekur.
Male te shtrira keqas, bir njeri tjetrit u dolen perpara tamam si ujqer te lodhur. Ai ndjeu nje kapitje dhe iu terrtuan syte. Ne perhumbje kuptoi qe po i ndalej fryma dhe deri brenda syve i erdhen malet qe hapnin gojen si ujqer. Ndjeu kafshim diku mbi shpatull. Po vdes tha me vete. Nene, me varros atje ku kam lindur une, jo atje ku ke lindur ti. E ema ktheu rruge dhe zbriti teposhte. Malet ulurinin turi me turi me ujqerit.
-A kam fjete gjate?-pyeti kur e ema e pati zgjidhur ne te hyre te nje shpelle dhe po pushonte pak
-Jo, biro, ti ke vdekur e po te coj atje ku me ke thene, po u lodha dhe po rri pak
-Tash po te marr une,- i tha djali dhe pasi e lidhi e hodhi mbi shpine, lidhi dhe veten dhe u nis per ta varrosur nenen atje larg, pertej maleve dhe ujqerve. Nena ashtu e vdekur varej keqas. Kembet e saj linin mbi debore dy vija te gjata e te vdekura. Bora kishte mbuluar malet. Rete qene gri e te shkaterruara si lekura gomeresh te shqyer nga ujqerit

*******************

Kur dimri iku e dhe shkriu debora, barinjte mes gureve te medhenj gjeten dy grumbuj kockash shtrire bri njeri tjetrit, por gjithsesi dukeshin se kerkonin te iknin ne drejtime te ndryshme. Madje barinjte u kujtuan se i kishin pare verdalle mes debores dhe ulurimave te ujqerve, duke e mbajtur here njeri e here tjetri shoqi shoqin mbi shpine.


Marre nga "TE GJALLET E VDEKUR" TE MARK SIMONIT