Eshte 2 e nates a mbase 3.
Nuk me flihet, por vendos te shtrihem per te perzene disi lodhjen.
Vendos koken ne jastek e filloj te mendoj per punen, per marrdheniet me shefin e per te tjera si keto. Nuk kane kaluar as 10 minuta kur degjoj te bjere zilja e telefonit. Ne kete ore te nates???
Mos eshte semure nena mendoj, dhe shkoj me vrap te ngre telefonin.
Eshte Musai, shefi im.
Po ky ne kete ore, bej habi.
Mirembrema degjohet ai.
Mirembrema tra-pin-them me vete.
Eshte duke gdhire.
A je i lire neser paradite te vish ne pune per mua se ashtu me ka ndodhur nje fatkeqesi - thote Musai.
Patjeter i pergjigjem- dhe degjoj ate te ule telefonin.
Telefoni ben biiiiiip.
Eshte nje biiiiip qe sa vjen e behet me i forte, ulerites deri ne shurdhues.
Nuk eshte telefoni. Eshte buria e nje makine .
Jam ne mes te rruges, dhe nuk e di pse jam i rrethuar nga makina e nga fytyra te nervozuara shoferesh qe me shajne, me ulerasin e me kerkojne tu liroj udhe.
Me bie celulari.
Eshte drejtori.
Arianit, duhet te pergatisesh nje lajm per nje pale sandale te vjetra qe jane gjetur ne butrint.
Beje sa me pare. E mbyll telefonin pa me pershendetur.
Vrapoj per tek dyqani i kepuceve.
Atje eshte nje leneshe me nje mace persiane qe i bien qimet e gjata gjithe andej.
Ke ardhur per sandalet me thote lenesha.
Po i them dhe shikoj macen qe me buzeqesh.
Po kjo them, mace e shumtuar qe vjen era shurre e qe paska edhe guximin te me buzeqesh pale.
Gruaja me jep nje kuti Gucci dhe me thote te kete kujdes se sandalet jane te shekullit te shtate para krishtit.
Po ju si ju rane ne dore keto sandale e pyes dhe bej te hap kutine.
Une jam halla e drejtorit me thote e ngre nje vetull sikur donte te pyeste. A nuk eshte e dukshme kjo???
Vrapoj drejt Televizionit.
Sapo hyj ne zyre me thone qe me kerkon drejtori.
Zyra e tij eshte shnderruar ne nje klinike dentare.
Muret jane te mbushura me kafaze zogjsh, ndersa drejtori e shoqja dhe nje nga kameramanet tone, jane ulur ne poltrone. Kameramani merr kameran dhe fillon ti filmoje gojen drejtorit i cili e ka hapur ate aq sa mund te futet brenda objektivi i kameras.
Drejtori luan doren ne shenje padurimi dhe kameramani ndalon frilmimin. Fillon te filmoje gojen e gruas se tij. Drejtori fut doren ne xhepin e pantallonave e nxjerr prej andej macen persiane e pastaj me thote se si te dy ata, macja e drejtori i duan zogjte.
Kameramani ka filluar te palloje gruan e drejtorit e cila tani po renkon si bushter, por drejtori vazhdon te me shpjegoje se si dhe me sa endje kanarinat i hane gjethet e bordollakut.
Pastaj e leviz me shpejtesi koken majtas e djathtas e duket si ta kishte mberthyer epilepsia.
I fus celsat ne mes te gishtave, dhe i ferkoj qafen.
Behet me mire, dhe i gezuar me fal macen persiane qe tashme eshte pothuajse qerose, si shen Maria.
Macja me ngul thonjte ne **** dhe une ndiej nje dhimbje te tmerrshme. Uleras me sa te me haj fyti.
Ne sup ndjej nje dore te me shtrengoje.
Hap syte, dhe shoh nenen. Bir, pe ndonje enderr te keqe me pyet dhe me shikon plot dhembshuri.
Po i them, po tani kaloi.
Po ti nene cben ketu, ti nuk duhet te jesh ketu. (nena jeton 80 km larg meje)
Ajo nuk flet me buzeqesh. Edhe une buzeqesh. Pastaj buzeqeshja e saj frikshem shtrihet ne tere fytyren e saj ia shtrin rrudhat, ia zmadhon syte, e shnderron dale nga dale.
Ajo tani nuk po buzeqesh me, po kukuriset brenda kokes se saj, edhe me keq akoma, po kukuriset me gulcima. Pastaj fillon te qesh me te madhe , nuk po e mban dot te qeshuren e une shikoj gojen e saj pa asnje dhemb. Eshte plakur, floket i jane zbardhur , fytyra i eshte stermushur me rrudha, syte i jane futur brenda kokes se thare.
Ngrihet ne kembe dhe une shikoj qe ka veshur nje fustan te bardhe.
Ajo rrotullohet, dhe me pyet. Nuk jam bere e bukur bir???
Po i them, je bere shume e bukur nenedhe e perkedhel me dashuri.
Une do te martohem thote ajothe tund koken sikur do te binde me shume veten e saj se mau per kete qe po thote.
Nene, si do te martohesh, babai nuk ka as 6 muaj qe ka vdekur, kjo eshte cmenduri. Ajo fillon serish te qesh me te madhe, pastaj qan me ulerima, e shkul floket, behet qerose si macja persiane e si shen meria.
Po bir do te martohem, bile edhe ti duhet te martohesh.
Ti do martohesh me macen persiane - me thote sakaq.
Pse jo???
Cpo thua nene, i them i trembur nga bindja e saj per kete martese.
Ne shpine ndjej thonjte e maces persiane, nuhas eren e saj te felliqur.
Perpara meje 6 femra lakuriqe kercejne nje valle irlandeze, ndersa nena perpiqet te rregulloj shtepine. Here pas here bertet me sa ka ne koke.
Kemi dasem, kemi dasem.
Nene une nuk martohem me macen persiane i uleras si te dua ti them te vije ne vete.
Mire pra atehere- thote fuqi prere nena, martohu me bulldogun e Lizes.
Bulldogu i Lizes del nga mbrapa dollapit ku edhe ka qendruar i fshehur. Mi ngul syte plot epsh dhe me kuit plot dashuri. Lepihet me gjuhen e madhe e lag me jarg dyshemene. Nena me shikon sikur do te me thote-nuk eshte per tu adhuruar, kjo krijese e brishte.
Bulldogu tund koken sikur te doje te shkund djerset qe e kane lagur, e zilja qe ka te varur ne qafe fillon te tringellij.
Hap syte e shikoj qe eshte celuari.
Ka zbardhur.
Jashte qente lehin.
Krijoni Kontakt