Na hapi barkun me keto lojtare. Kam pershtypjen se gjullurdia ne kapin teutonik do te vazhdoje.
Na hapi barkun me keto lojtare. Kam pershtypjen se gjullurdia ne kapin teutonik do te vazhdoje.
But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...
Klinsman: Nuk jemi në formë
Gjermania ka filluar seriozisht përgatitjet për Kupën e Konfederatave. Veprimtari e cila fillon në mesin e muajit qershor dhe e sheh skuadrën e Klinsmanit në rolin e pretendentes si vend organizator. Gjithsesi, gjërat duket se nuk shkojnë edhe aq mirë për tri herë kampionët e botës. Trajneri Klinsman tha: "Ne luajmë një futboll të shpejtë dhe për këtë freskia fizike është shumë e rëndësishme.
Por tani jemi duke vuajtur, sepse nuk jemi në formë. Kontrollojmë lojën për 60 minuta, por kur duhet ta mbyllim, shuhemi totalisht dhe lëmë gjithçka në dorë të kundërshtarit. Më këtë duhet të punojmë. Në botëror dua një skuadër që të bëjë presing për 90 minuta dhe po të jetë e nevojshme edhe 120 minuta."
Gjermania zhvilloi dje një miqësore ndaj Bajernit në stadiumin e ri të skuadrës bavareze. Por përpara se të fillonte ndeshja, një lajm jo i mirë ka goditur Klinsmanin. Mesfushori i Liverpulit, Ditmar Haman, është dëmtuar. Futbollisti i Liverpulit, i porsashpallur kampion Europe, nuk do të ketë mundësinë kështu të luajë në Kupën e Konfederatave. Vendin e tij në skuadër do ta marrë mesfushori i Kaizerslauternit, Marko Engelhard.
My silence doesn't mean I am gone!
Klinsman, "ilaçi" i futbollit gjerman
Për një trajner në hapat e parë, Klinsmani ka bërë një punë të mirë me kombëtaren e Gjermanisë. Që nga ardhja e tij në stolin e Gjermanisë, në 14 ndeshje të luajtura, ai ka humbur vetëm një takim, ka barazuar katër dhe ka arritur ta drejtojë ekipin e tij drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Konfederatave. "Ekipi është përmirësuar ndjeshëm dhe lojtarët po mësohen me njëri-tjetrin. Jemi krenarë që e mbyllëm grupin në vend të parë, edhe pse kishim në grup kampionët e Amerikës Jugore. Pas fitoreve ndaj Tunizisë dhe Australisë, ekipi i Klinsmanit siguroi vendin e parë të grupit A, falë golavarazhit. Të shtunën, Gjermania do të luajë në gjysmëfinale ndaj ekipit të Brazilit. Para se të merrte rolin e trajnerit të Gjermanisë, Klinsmani nuk kishte drejtuar asnjë ekip. Si lojtar, ai ka një rekord impresionues me kombëtaren e Gjermanisë, duke shënuar 47 gola në 108 takime.
Pas botërorit të Francës, Klinsmani i dha fund karrierës së tij dhe në 2004-n u bë trajner i Gjermanisë. Fillimisht, vendimet e tij u kritikuan nga mediat gjermane. Klinsmani e ndryshoi tërësisht përbërjen e ekipit, duke sjellë shumë lojtarë të rinj në skuadër. Gjithashtu, Klinsmani ndryshoi stafin drejtues, duke sjellë asistentët e tij të besuar dhe disa trajnerë fitnesi nga SHBA-ja. "Jam në një fazë mësimore dhe duhet ta zhvilloj në mënyrë intensive. Në çdo ndeshje mësoj diçka të re", - deklaroi Klinsmani. Edhe pse Gjermania nuk ka arritur të fitojë ndaj një ekipi të madh, nën drejtimin e Klinsmanit nuk ka pësuar asnjë humbje ndaj një ekipi të nivelit të lartë. Dy takimet ndaj Argjentinës dhe një ndaj Brazilit kanë përfunduar në barazim. Humbja e vetme ka ardhur ndaj Koresë së Jugut, ku klima luajti një rol vendimtar.
Ekipi gjerman ka filluar të luajë një futboll argëtues dhe tifozët gjermanë kanë mbetur të kënaqur nga paraqitja e ekipit të tyre, në Kupën e Konfederatave. "Lojtarët dëshirojnë të japin maksimumin dhe publiku e ka vënë re këtë gjë. Duam t'i japim një identitet ekipit, në prag të botërorit të vitit të ardhshëm. Lojtarët janë të predispozuar të mësojnë për t'u përmirësuar. Nuk mund të krahasohemi akoma me Brazilin, por po zhvillohemi. Kupa e Konfederatave u ka dhënë shumë eksperiencë lojtarëve të rinj. Ndaj Argjentinës treguam se ekipi mund të luajë mirë edhe pa Mikael Balakun," - përfundoi Klinsmani.
My silence doesn't mean I am gone!
Klinsman nuk mund te quet akoma "shpetimtar" pasi Gjermania nuk eshte akoma ne form dhe rruga eshte e gjate per ta shpetuar Gjermanin. Ne boterorin 2006 Klinsman do jet ne shum presion pasi federata dhe populli gjerman pret qe komtarja tyre te dali shum mir meqe lujn boterorin ne shpi.
Klinsman, trajneri i gjeneratës së re
Asnjë trajner tjetër nuk ka dalë më i lumtur se Jurgen Klinsmani, pas Kupës së Konfederatave. Reformat e tij në kombëtaren e Gjermanisë u kritikuan fillimisht nga media vendëse, derisa i gjithë kombi "ra në dashuri" me ekipin e ri që mori pjesë në Kupën e Konfederatave. Suksesi i Klinsmanit u konsolidua akoma më shumë pas fitores 4-3 ndaj Meksikës, për ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë dhe të katërt të Kupës së Konfederatave. Pas fitores me dhjetë vetë, emri i Klinsmanit u brohorit nga i gjithë stadiumi në Leipzig. Në gazetën e përditshme "Tagesspiegel" shkruhej:
"Të gjithë tifozët janë mirënjohës ndaj Klinsmanit për punën e bërë. Ata i besojnë këtij ekipi dhe janë optimistë për Botërorin 2006." Në Kupën e Konfederatave, Gjermania arriti të fitonte tri ndeshje, duke shënuar një total prej 15 golash. Humbja e vetme ishte ndaj Brazilit, në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Mesatarja e moshës në ekipin gjerman është 23.9 vjeç. Megjithatë, është për t'u nënvizuar fakti se mungesa e Italisë, Çekisë dhe Anglisë në Kupën e Konfederatave, ia ka bërë më të lehtë punën Jurgen Klinsmanit. Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1974, Franc Bekenbauer, deklaroi:
"Klinsmani ka akoma punë për të bërë, sidomos në mbrojtje. Megjithatë, i jemi afruar ndjeshëm nivelit të Argjentinës dhe Brazilit. Lojtarët e rinj kanë akoma edhe një vit për t'u përgatitur për në botëror. Qëllimi ynë është të arrijmë sërish në finalen e Kupës së Botës". Pas shumë vitesh zhgënjimi, tifozët e Gjermanisë janë sërish krenarë për ekipin e tyre. Një tifoz i Gjermanisë deklaroi: "Fatmirësisht ka akoma jetë në futbollin gjerman. Këta lojtarë nuk janë thjesht më të mirët e Gjermanisë, por luajnë vërtet futboll. Eshtë një gjë e jashtëzakonshme për të gjithë kombin". Që nga ardhja e Klinsmanit, Gjermania ka humbur vetëm dy ndeshje në 23 takime të luajtura. Klinsmani mori përsipër rolin e trajnerit, pas zhgënjimit të Gjermanisë në Euro 2004. Pas refuzimeve të Oto Rehagelit dhe Otmar Hitcfeldit, Klinsmani u bë trajneri i ri i Gjermanisë, edhe pse nuk ka pasur asnjë eksperiencë të këtij lloji në karrierën e tij.
Në atë kohë, vendimi i Federatës Gjermane të Futbollit u kritikua nga shumë figura të famshme të futbollit gjerman. Uli Hënes, drejtori i përgjithshëm i Bajernit të Mynihut, deklaroi: "Zgjedhja e drejtuesve të federatës për të sjellë në stolin e Gjermanisë Jurgen Klinsmanin, kërkon kurajo të madhe. Megjithatë, do të doja të dija nëse janë të vetëdijshëm për gabimin e bërë". Gjenerata e re e futbollistëve të Klinsmanit ka arritur të impresionojë të gjithë publikun vendës. 20-vjeçarët Lukas Podolski dhe Bastian Shveinsteiger kanë bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në Kupën e Konfederatave. Lojtarët e rinj nuk mërziten nga kritikat e veteranit Oliver Kahn, i cili kritikoi mentalitetin e ri të ekipit të Gjermanisë.
Kahni u shpreh se dëshira për të shënuar gola, po kthehet në "kamikaz" për mbrojtjen e ekipit. "Të gjithë duam të fitojmë dhe na pëlqen të rrezikojmë. Po të varej nga ne, do të ishim gjithmonë të kënaqur nëse do të fitonim 7-5", - deklaroi Bastian Shveinsteigeri. Sulmuesi Lukas Podolski shënoi tre gola në katër takime dhe tashmë ka fituar statusin e titullarit të rregullt në ekipin e Gjermanisë. Trajneri Klinsman deklaroi: "Të gjithë e shohin që po ndërtojmë një ekip të ri dhe efikas në çdo repart të fushës. Për momentin jemi në vend të 5-të ose të 6-të për nga efikasiteti i sulmit. Po u afrohemi shumë niveleve të larta të futbollit, por këtë gjë po e bëjnë edhe disa superfuqi të futbollit si Çekia, Franca dhe Anglia".
PS:
Pse SportiShqiptar po shkruan shume per Gjermanine dhe nuk shkraun kaq shume per Italine, Spanjen ose Angline.....
My silence doesn't mean I am gone!
Krijoni Kontakt