"Miqte e Shqipnise"
Gazeta Shqiptare/BalkanWeb, TIRANE (19 Prill)
Shpėrthen debati midis ministres sonė tė Jashtme, Arta Dade, dhe ambasadorit tė OSBE-sė nė Tiranė, Geert Ahrens. Ajo tha, pas konferencės pėr shtyp tė Ahrensit: "Nuk besoj se Ahrensi ka autoritetin e domosdoshėm pėr tė paralajmėruar Shqipėrinė." Ajo ka kėrkuar edhe reformimin e grupit "Miqtė e Shqipėrisė".
Ahrens, pak pėrpara Dades, u shpreh kundėr opinionit pėr njė konsumim tė misionit tė grupit "Miqtė e Shqipėrisė". "Ju paralajmėroj qė tė mos merrni vendime tė papeshuara mirė", tha Ahrens pėr kėtė ēėshtje. Ndėrkohė ai u shpreh i gatshėm pėr njė reformim tė grupit "Miqtė e Shqipėrisė".
Nga Vjena kryetari i socialistėve, Fatos Nano, u shpreh pėr njė "konsumim tė misionit qė grupi 'Miqtė e Shqipėrisė' kishtė marrė pėrsipėr tė realizonte". Nė mbėshtetje tė kėsaj ideje, edhe mediat u shprehėn pėr njė tejfryrje tė kėtij grupi, madje me praninė e disa shteteve, tė cilat pak mund tė konsideroheshin si miq tė Shqipėrisė.
Ahrens dje u shpreh kundėr kėtyre opinioneve tė deklaruara nėpėr media. Nė lidhje me kėtė ēėshtje ai tha se "dua t'ju pralajmėroj tė mos merrni vendime tė nxituara". Sipas tij, ishte nė autoritetin e qeverisė shqiptare tė vendoste me cilat organizma tė bashkėpunojė. Por ai tha se "shkrirja e grupit 'Miqtė e Shqipėrisė' do tė ishte pa interes, pasi kur ky grup mblidhet, rritet edhe interesi pėr Shqipėrinė, e cila pak pėrmendet nė Europė, krahasuar me vendet e tjera tė rajonit". Ahrens tha gjithashtu se "kishte rėnė dakord me vėrejtjet e qeverisė shqiptare pėr grupin 'Miqtė e Shqipėrisė'". "Unė do tė isha dakord qė, sė bashku me qeverinė shqiptare, tė pėrgatisim njė format tė ri tė kėtij grupi, i cili tė ishte nė interes tė Shqipėrisė", tha ai.
Por duket se paralajmėrimi i mėsipėrm nuk i ka pėlqyer Dades, e cila, pak minuta pas Ahrensit, deklaroi nė Ministrinė e Jashtme, se "nuk besoj qė Ahrens ka autoritetin e domosdoshėm pėr tė paralajmėruar Shqipėrinė". Mė tej ajo sulmoi Ahrensin pėr tejkalim tė kompetencave tė tij. Ajo tha se "mund tė ketė individė qė duan tė luajnė rol protagonisti. Marrėdhėniet ndėrkombėtare qeveria shqiptare i ndėrton mbi bazėn e paritetit". Dade i qėndroi edhe mendimit pėr njė konsumim tė misionit tė grupit "Miqtė e Shqipėrisė". Ajo tha se "qeveria shqiptare mendon se ky grup e ka realizuar misionin e vet tė ndihmės. Procesi i negociatave nė tė cilat po pėrpiqemi tė hyjmė, pėrmbush edhe synimet e grupit. Njė mbivendosje nismash nuk do tė ishte nė interes tė askujt".
Ahrens dje komentoi edhe rezultatet e takimit tė Vjenės. Sipas tij, "pėrmbajtja e konkluzioneve tė takimit tė Vjenės ėshtė e fortė dhe shpreh zhgėnjimin e anėtarėve tė grupit 'Miqtė e Shqipėrisė'". Ky zhgėnjim pėr Ahrensin buron nga fakti se "procesi i reformave dhe i integrimit tė Shqipėrisė nė Europė, tė cilit i ishim afruar shumė, u lanė nė hije nė muajt e fundit, pėr shkak tė konflikteve politike". Pėr kėtė nė Vjenė ėshtė kėrkuar "qė, pavarėsisht kuadrit ligjor tė pėrmirėsuar, tė luftohet mė shumė korrupsioni, trafiqet dhe tė menaxhohet mė mirė kriza energjitike". Ahrens tha se BE-ja ėshtė e gatshme qė tė nėnshkruajė Marrėveshjen e Stabilizim-asocimit. "Koha e nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje do tė jetė e largėt apo e afėrt, nė varėsi tė momentit qė forcat politike do tė shprehin vullnetin e tyre pėr t'u ulur bashkarisht e pėr tė zgjidhur tė gjitha problemet qė cilėsohen nė deklaratėn e grupit 'Miqtė e Shqipėrisė'", tha Ahrens.
Krijoni Kontakt