http://www.shekulli.com.al/koment/26...02/klosi.shtml
Njė leksion frėng
nga Ardian Klosi
Sapo mėsoi rezultatin e turit tė parė tė zgjedhjeve presidenciale, nė tė cilat kishte dalė disa 0,x pėr qind mė pak nga kandidati i dytė, pėrfaqėsues i sė djathtės ekstreme, kryeministri francez, Lionel Zhospen, njoftoi dorėheqjen e tij, dhe jo vetėm si kryeministėr i vendit, por edhe dorėheqjen nga jeta politike.
Nuk ėshtė ky rasti i parė nė Francė, natyrisht, as nė Evropė. Na u kujtuan dorėheqjet e bujshme tė Vili Brandit, Zhiskar d'Estenit, Xhon Mejxhėrit e njė numri tė tjerėsh, sidomos kur ka qenė fjala pėr disfata elektorale, kur populli i vet nuk u ka dhėnė mandatin pėr qeverisje tė mėtejshme.
Zhospen ka qenė njėri nga kryeministrat mė tė qėndrueshėm e mė tė besueshėm tė sė majtės franceze. Mbahet, madje, si njė nga politikanėt e pakėt, qė nuk e kishte pėr zemėr demagogjinė, qė nuk jepte kurrė premtime tė bujshme, pra politikan i veprimit real. Kjo mungesė demagogjie dhe fushata e tij disi e varfėr elektorale (qė shkaktoi atė indiferencė tė mėse njė tė trete tė francezėve ndaj votimit) ishte, me sa duket, faktori kryesor pėr humbjen e Zhospenit dhe fitoren e pėrkohshme tė Lė Penit.
Pra, asnjė skandal, asnjė njollė nė moralin e moralitetin e tij, por vetėm ato 0,x pėr qind, qė e bėnė njė nga personalitetet mė tė nderuara tė Evropės tė hedhė dorashkėn dhe tė tėrhiqet nga skena politike.
Dorėheqja tek ne
Kur mėson tė tilla ndodhi, nuk ke si tė mos mendosh edhe pėr politikanėt dhe qeveritarėt tanė, nė pėrgjithėsi pėr kulturėn e dorėheqjes nė Shqipėri. Kjo kulturė ėshtė e thjeshtė, pasi ajo na tregon, gjatė gjithė historisė sė shtetit shqiptar, faktin e thjeshtė qė: nga politika nuk tėrhiqet askush, nga politika tek ne vetėm tė dėbojnė.
Fenomeni tė duket i ēuditshėm, kur mendon se historia e shtetit shqiptar fillon me njė burrė tė nderuar, qė u tėrhoq me kohė e me dinjitet nga politika shqiptare: me Ismail Qemalin. Por radha qė ai nisi nė udhė mbi atė ballkon tė vogėl tė Vlorės, do tė ishte njė radhė e prapė, njė sėrė kolltukofage, tė cilėn e iknin dhe kurrė nuk ikte: shkonte me mėnyrat mė tė turpshme, fshehur nė njė landon ose automobil, nė mjete tė blinduara bashkė me pushtuesit, tėrhequr zvarrė nėpėr sheshe e rrugė (si statujė e kam fjalėn) etj. etj.. Tė krijohet pėrshtypja se, po nuk i hoqėn politikanėt tanė me kėto mėnyra tė bujshme, ata kurrė nė jetė e kurrė nė botė nuk japin dorėheqjen, tė thuash se janė lindur pėr dėbime legjendare, megjithėse gjatė qeverimit pėrgjithėsisht bėjnė gjėra prozaike e mediokre.
Le tė kujtojmė nga e shkuara mė e afėrt e pluralizmit, sa raste tė mira kanė pasur drejtuesit tanė pėr t'u larguar nga skena politike dhe nuk janė larguar. Veēanėrisht Sali Berishės i kanė ardhur, siē thotė populli, disa raste tė qėruara pėr t'u larguar (ndonjė gojė e keqe do tė thoshte pėr t'u qėruar) dhe nuk ka ikur. Mund tė kishte shkuar qysh kur u rrėzua me votėn e lirė kushtetuta e tij, nė 1994-ėn. Do tė kishte mbetur doktor i nderuar, madje me kujtimin e mirė, qė njerėzit do ta lidhnin emrin e tij me pėrmbysjen e komunizmit. Duhej tė kishte ikur sidomos me dėshtimin e madh tė shtetit tė tij, mė 1997-ėn, kur turmat e popullit kėrkonin pikėrisht kėtė ikje. Po jo! Ē'bėn ai? Mbledh Parlamentin e vet kukull dhe rizgjidhet president. Atėherė e heqin me votė, por ai s'dorėzohet nga politika, drejton tė djathtėn e tij nga humbja nė humbje, disa zgjedhje rresht dhe aty do tė jetė, tė jeni tė sigurt, nė krye tė sė djathtės sė vet, edhe kur tė marrė 1 pėr qind. Edhe Fatos Nano kishte rast tė shkėlqyer tė ikte nga skena si burrė shteti nė shtator tė 1998-ės, kur shteti i rrėshqiti nga duart dhe ai vetė mori rrugėt nga Lindja, nė atė drejtim nga kishin ikur edhe tė tjerė mė parė. Sepse kush na siguron se do mund t'u bėjė ballė furtunave tė tjera tė mundshme? Unė, tė isha si ai, edhe tani do tė kisha ikur, kur fushata pėr katarsis i doli hiēmosgjė.
Po s'kemi pse marrim si shembuj nivelet mė tė larta tė politikės sonė, sepse e njėjta gjė ndodh nė tė gjitha nivelet: nga ministrat, te deputetėt e te drejtorėt. Njė ministėr nuk e jep kurrė dorėheqjen, megjithėse njė faks nė zyrėn e tij mund tė thotė se pėrfituesi i tenderit i fal ndėrmjetėsit 8 pėr qind. Njė drejtor nuk ikėn edhe kur shoferin personal ia kapin me 200 kg hashash, madje bėn ēmos tė vėrtetojė qė atė shofer, jo vetėm nuk e kishte personal, por nuk e kishte as shofer. Ngjasin deri dhe paradokse tė tilla qė, kur njė politikan refuzohet me votė nga populli i tij, ai zgjidhet nė postet mė tė larta tė shtetit, siē ndodhi, bie fjala, para dy vjetėsh, kur u caktua ministre e Kulturės njė person qė ishte edhe jashtė kulturės, edhe e refuzuar me votė nga populli i qytetit tė vet.
Mė duket ndonjėherė se kjo dukuri kaq shqiptare ka lidhje me gjuhėn tonė. Ndėrkohė qė gjuhė tė tjera aktin e tėrheqjes e lidhin me uljen (kėshtu, gjuhėt neolatine nga "demissio", ose gjuhėt gjermanike me tėrheqjen mbrapsht "zurücktreten"), shqipja e lidh me heqjen e dorės, a thua se duhet tė heqėsh dorėn nga njė vend i mirė, qė nuk tė bėhet ta heqėsh. Ē'tė jetė ky vend, pasuria e pėrbashkėt, qė fitohet pa mundim?
Populli dhe dorėheqja
Nė tė vėrtetė, njerėzit tanė, nė pėrgjithėsi, janė mjaft tolerantė kur politikanėt bėjnė gabime. Kam vėnė re se i nderojnė edhe kur kanė bėrė shumė tė kėqija pėr kėtė vend, i sheh sesi shėtisin nė park dhe njerėzit hiqen mėnjanė me respekt. Asnjėherė nuk dėgjon se i kanė sharė ose i kanė fyer, nganjėherė mendoj se edhe Enveri tė bėhej i gjallė e tė shėtiste me bastunin e tij anės Liqenit, njerėzit nuk do ta zinin me patate ose me plisa bari (prodhimet e tij tė veēanta). Sado qė kjo lidhet edhe me kujtesėn e shkurtėr dhe me njėfarė mendėsie pėruljeje, pėr mendimin tim, ėshtė njė veti e pazakontė e shqiptarėve, siē ėshtė nė pėrgjithėsi akti i faljes. Mirėpo ka politikanė e qeveritarė qė kėtė veti e shfrytėzojnė dhe e capėrlojnė deri nė pikėn e fundit, e mbushin kupėn gjer aty sa pastaj tė ngrihen koret e njerėzisė "vai fan cullo" e me radhė.
E pra, duke e parė nga ky aspekt, pyet vetiu, pse tė mos japin atėherė asnjėherė dorėheqjen kur do tė mbeten tė respektuar nė popull?
Profesionistėt
Pėrveē ēėshtjes qė preka mė lart, asaj tė dorės, dmth. qė njė pjesė e politikanėve nuk tėrhiqen ngaqė kanė dorė, edhe mė e rėndėsishme duket se ėshtė ēėshtja e profesionalizmit. Pėrgjithėsisht, nė vendet e zhvilluara, politikanėt vijnė ose nga bota e financės, ose nga ajo e jurisprudencės, ose nga kultura, ose nga shkencat politike. Tek ne, nė pėrgjithėsi, shkenca pėrjashtohet ą priori, por mė e rėnda mė duket se pėrjashtohen nė njė pjesė tė madhe profesionet. Tė rrallė janė ata politikanė te ne qė dalin nė skenė me autoritetin e profesionistit. Pjesa mė e madhe nuk janė tė tillė dhe patjetėr kujtojnė qė politika ėshtė profesion. Mirėpo politika nuk ėshtė profesion a shkencė, e shumta ėshtė shkencė politologjia, ekonomia politike etj. Politika mund tė shihet si profesion vetėm kur ėshtė e lidhur me njė lėmė tjetėr, sidomos me ekonominė a financėn, a drejtėsinė, urbanistikėn etj. Ky ėshtė edhe deficiti mė i madh: sepse, sa janė nė politikė, politikanėt tanė, qė kanė profesion vetėm politikėn, janė dikushi, kur qėllon qė i heqin (jo ikin!, shih mė lart) nga politika nuk janė mė askushi, pikėrisht pra se nuk kanė asnjė profesion ku tė kthehen dhe t'i nderojnė si profesionistė.
Gjendja tė duket disi e pashpresė, sepse kemi afėr 90 vjet qė vijmė rrotull nė po ato ujėra qė pėrshkruante Fan Noli te "Pesė anarkitė":
"Herodoti na tregon se nė betejėn navale tė Salaminės, njė Athenian kapi njė anie persiane me dorėn e djathtė e s'e lėshonte gjer sa i a prenė; ahere e kapi me dorėn e mėngjėr; ia prenė dhe kėtė; ahere e kapi me dhėmbė dhe s'e lėshoi gjersa ja prenė kokėn. Sikur tė ngjallej Herodoti pėrsėri, do tė shikonte qė kulltukofagėt t'anė janė mė tė fortė se ky trim legjendar i vjetėrisė greke. Qė t'i ēqitėsh kėta t'anėt nga kulltuku duhet t'u preē jo vetėm duart e kokėn po dhe kėmbėt e trupin".
Tė sigurt se, as kjo gjė, s'ka pėr tė ardhur ndonjėherė nga njerėzit tanė paqėsorė, na mbetet tė shohim se edhe leksioni i fundit frėng do tė kalojė nė skenėn tonė politike pa u vėnė re.
Krijoni Kontakt