Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Fije Bari - Uollt Uitman

    Njė pjesė e tyre janė pėrkthyer e botuar nė 1956 prej mjeshtrit Skėnder Luarasi, e ribotuar nė 1997 (Argeta - LMG). Ato qė nuk janė tek ribotimi qė kam para syve, e besoj dhe tek botimi i parė, po nis e i pėrkthej me nge, sepse janė gati dy herė mė shumė si numur. WW ju deshėn 36 vjet ti plotėsonte...
    Duke pėrkthyer e shpjeguar ndonjė gjė tė veēantė.

    Botimi nė anglisht ku do mbėshtetem ka marrė pėr bazė publikimin e fundit nė tė gjallė tė WW, tė Fije Bari nė vitin 1891-1892, e ka hollėsi pėr poezitė dhe paragrafet e shtuara apo tė hequra nga njė botim nė tjetrin prej tė parit nė vitin 1855. Ndryshimet janė botuar prej Universiteti tė Nju Jorkut nė 1965 vite mbas pėrkthimit shqip.

    Po e nis me Mbishkrimin, i cili shfaqet tek faqja e titullit nė botimet e 1876, 1882 dhe 1891-1892 ndėrsa mungon tek botimet 1881 dhe 1883-1884 si dhe nė shqip.


    Epigram

    Eja, tha Shpirti im,
    Tė tilla vargje pėr Trupin tim tė shkruajmė, (se ne jemi njė,)
    Qė kur mbas vdekjes tė kthehem padukshėm,
    A, larg, larg prej kėndej, nė sfera tė tjera,
    Atje me ndonjė grup shoqsh psalme tė rinis,
    (pėr dheun e Tokės sė pluguar, pemėt, erėrat, dallgėt e trazuara,)
    Gjithmonė me njė qeshje tė gėzuar do qėndroj,
    Gjithmonė dhe pėrgjithmonė vargjet tė zotėrojnė - porsi, mė parė, unė kėtu dhe tani,
    Duke kėnduar pėr Shpirtin dhe Trupin, ju jap atyre emrin tim,
    Walt Whitman
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diabolis : 21-06-2004 mė 22:27
    wrong verb

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėrkthimi nė shqip nis me Veten Kėndoj ashtu si nė anglisht. Mė pas rendi nuk ruhet askund, kemi njė ndėrthurje tė vendeve qė poezitė zėnė nė pėrkthim (ribotimi i 1997).
    E dyta sipas origjinalit:

    Ndėrsa pėrsiatja nė qetėsi

    Ndėrsa pėrsiatja nė qetėsi,
    Pėrmbys mbi poemat e mia, shqyrtoja, ndalja gjatė,
    Njė Fantomė u ngrit para meje me pamje tė pabesė,
    E tmerrshme nė bukuri, moshė dhe fuqi,
    Gjeniu i poetėve i vendeve tė vjetra,
    Si nga mua drejtuar sytė porsi flakė,
    Me gisht duke dėftyer shumė kėngė tė pavdekshme,
    Dhe zė kėrcėnues, Ē’kėndon ti? ajo tha,
    A nuk e di se ka vetėm njė temė pėr bardėt e pėrjetshėm?
    Dhe kjo ėshtė tema e Luftės, fati i betejave,
    Bėrja e ushtarėve tė pėrkryer.
    Ashtu qoftė, atėhere ja ktheva,
    Dhe unė Hije mendjemadhe kėndoj luftė, dhe mė tė gjatėn e mė tė madhen se kėdo,
    Zhvilluar nė librin tim me fat tė kthyeshėm, beteja, pėrparime
    dhe tėrheqje, fitore me tė shtyrė dhe hezitim,
    (E, qartė mė duket, ose aq mirė sa qartė, tė paktėn) fusha
    bota,
    pėr jetė a vdekje, pėr Trupin dhe Shpirtin e pėrjetshėm,
    Hap sytė, se erdha, t’ja them kėngėve tė betejave,
    Unė mbi tė gjithė pėrkrah ushtarė guximtarė.
    wrong verb

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po sikur ne poezine e dyte ne vend te "Fantome" te vije "Fantazme"?

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Tė dyja janė me rrėnjė tė huaj dhe WW thotė m'u shfaq njė Phantom e jo njė Phantasm. Nė vargjet mė tej ai pothuaj e pėrveēėson emrin e pėrdorur.
    Koha nga postimi i parė tek i dyti ėshtė koha qė e pėrktheva.
    Pėr tė gjitha do ngucem tek njė orė pėr poezi, nuk kam kohė, janė drejt e nė tė pastėr...

    ...se para nja dy ditėsh m'u prish sėrish kompjuteri (nuk ra rrufe kėsaj here)
    wrong verb

  5. #5
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    i paskam marre mesysh une se...

    ...me pelqen Walt Whitman--shume!
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėr ēėshtjen e vjetėr

    Pėr ēėshtjen e vjetėr!
    Ti e pashoqja, dėshirantja, ēėshtja e mirė,
    Ti e rrepta, e pamėshirshmja, ide e ėmbėl,
    E pavdekshme mes kohrash, racash, vendesh,
    Mbas njė lufte tė padėgjuar tė trishtė, luftė madhėshtore pėr ty,
    ( Mendoj se gjithė lufta nė kohė vėrtet u luftua, dhe gjithmonė vėrtet do tė
    luftohet pėr ty,)
    Njė luftė O ushtarė jo qėllim nė vetvete,
    Larg, larg sa mė s’ka qėndron qetė duke pritur pas, tani tė pėrparojė nė
    kėtė libėr.)
    Ti rruzull prej shumė rruzujsh!
    Ti parim vlues! Ti bėrthamė e fshehtė e mirėmbajtur! Ti
    Qėndėr!
    Rreth teje si ide lufta vėrtitet,
    Me gjithė zėmėrimin dhe lojėn e vrullshme tė ēėshtjeve,
    (Me pėrfundime tė shpėrndara pėr nja tre mijė vitet qė vijnė,)
    Kėto kėndime pėr ty, - libri im dhe lufta janė njė,
    Shkrirė nė atė shpirt unė dhe ē’ėshtė imja, si pjesmarrje varur nė ty,
    Si timoni boshteve tė tij kthen, ky libėr jo qėllim nė vetvete,
    Rreth idesė pėr ty.
    wrong verb

  7. #7
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Hijet

    Takova njė profet,
    Qė kalonte zhurmat dhe gjėrat e botės,
    Fushat e artit dhe mėsimit, kėnaqsisė, ndijimit,
    Pėr tė mbledhur hijet.

    Fut nė psallmet e tua mė tha ai,
    Jo mė orėn e mėdyshtė as ditėn, as pjesė, copė, fut,
    Fut para gjithēkaje si dritė pėr tė gjitha dhe kėngėprijėse pėr to,
    Atė tė hijeve.

    Sa terri ngrihet,
    Nė rritjen, rrotullimin e rrethit,
    Nė pjekjen dhe shkrirjen nė fund, (qė sigurish nis sėrish,)
    Hije! Hije!

    Sa ndryshuesi,
    Nė materiale, ndryshime, shkėrmoqje, rilidhje,
    Dhe atelierėt, punishtet hyjnore,
    Pėrdorin hije.

    Shiko, unė ose ti,
    Njė grua, burrė, a shtet, i njohur a i panjohur,
    E kujtojmė me pasuri tė qėndrueshme, fuqi, qė bukuri ndėrton,
    Nė tė vėrtetė ndėrton hije.

    Monedha e zhdukur,
    Krijesė e trillit tė njė aritisti a studimeve tė gjata tė dijetarit,
    Ėshtė grackė luftėtari, martiri, apo heroi,
    Tė stisė hijen e tij.

    Nga ēdo jetė njerėzore,
    (Grimcat grumbullohen, ngjiten, asnjė mendim, ndjenjė, bėmė, s’lihet jashtė,)
    E gjitha e madhe a e vogėl mblidhet, shtohet,
    Nė hijen e saj.

    E vjetra, e vjetra nxitje,
    Bazohet nė kulmet e lashta, dėgjo, kulmet e reja mė tė larta,
    Nga shkenca dhe modernja ende shtyhen
    Nga tė vjetrat e tė vjetrat nxitje, hijet.

    E tashmja tani dhe kėtu,
    E Amerikės sė zėnė, gėluese, rrote tė ndėrlikuar,
    Bashkimi dhe veēimi po aty buron,
    Hijet e tė sotmes.

    Ata me tė shkuar,
    Tokash tė firuara, prej ēdo sundimi mbretėrish matanė detit,
    Pushtonjėsis tė vjetėr, fushatash tė vjetra, vozitje detarėsh tė vjetėr,
    Hijeve ju bashkohen.

    Bollėku, begatia, fasadat,
    Shtresat e maleve, baltrat, shkėmbinjtė, pemėt gjigande,
    Kudolindur, kudodergjur, gjatė rrojnė, tė shkojnė,
    Hijet pėrjetrrojnė.

    Tė lartmet, mahnitset, dalldisėset,
    Tė dukshme pėrveē mitrės sė tyre,
    Prirjet rruzulluese tė derdhin e derdhin e derdhin,
    Tė fuqishmen hije-tokė.

    Gjithė hapėsira, gjithė koha,
    (Yjet, turbullimet e tmerrshme tė diejve,
    shfryjnė, plandosen, mbarojnė, shėrbejnė mė gjatė a mė shkurtėr,)
    mbyshur vetėm me hije.

    Miriadat e pandjeshme,
    Oqeanet e pafund ku lumenjtė zbrazen,
    Identitetet e lira tė pafundta veēuar, si vėshtrimi,
    E vėrteta e realiteteve, hije.

    As kjo botė,
    As kėto gjithėsi, ato gjithėsi,
    Thonė dhe mbaron, gjithė pėrjetėsia e jetės sė jetės,
    Hije, hije.

    Pėrtej leksioneve tė tua profesor i dijshėm,
    Pėrtej kqyrjes sė mprehtė tė teleskopit a spektroskopit tėnd, pėrtej gjithė
    Matematikave,
    Pėrtej gjithė kirurgjisė tė mjekėve, anatomisė, pėrtej kimistit me
    Kiminė e tij,
    Qėnėsitė e qėnėsive, hijet.

    Tė pafiksuarat ende fiksuar,
    Gjithmonė do jenė, kanė qėnė dhe janė,
    Duke fshirė tė tashmen nė tė ardhmen pafund,
    Hije, hije, hije.

    Profeti dhe bardi,
    Do tė mbajnė vetvetet, nė pikat mė tė larta,
    Do tė ndėrmjetėsojnė nė Modernen, Demokraci, shpjegojnė ende atyre
    Zotin dhe hijet.

    Dhe ti shpirti im,
    Gėzueshėm, papushim ushtron, dinjitar,
    Dėshira jote bollshėm u ushqye mė nė fund, pėrgatitur tė takojė,
    Shoqt e tu, hijet.

    Trupi yt i pėrhershėm,
    Trupin pėrgjon atje brenda trupit tėnd,
    Domethėnja e vetme e formės sė artit tėnd, unė reali vetė,
    Njė imazh, njė hije.

    Kėngėt e tua tė vėrteta s’janė nė kėngėt e tua,
    Pa sforcime tė veēanta pėr t’u kėnduar, asnjė pėr tė,
    Por nga gjithė ē’rezulton, ngrihet prej fundit dhe gėlon,
    Njė rreth plotrruzullor hije.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diabolis : 12-07-2004 mė 11:03
    wrong verb

  8. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėr tė kėndoj

    Pėr tė kėndoj,
    E ngre tė tashmen mbi tė shkuarėn,
    (Si ndonjė pemė shekullore prej rrėnjėve tė saj, e tashmja mbi tė shkuarėn,)
    Me kohė dhe hapėsirė ja zgjeroj dhe shkrij ligjet e pavdekshme,
    Ta bėj atė prej tyre dhe ligj nė vetvete.

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Fillimi i studimeve tė mia

    Hapi i parė kur filloj studimet mė kėnaq aq shumė,
    Faktet e vogla tė gjegjshme, kėto forma, fuqia e lėvizjes,
    Insekti a kafsha mė e fundit, ndijimet, vėshtrimi, dashuria,
    Hapi i parė e them mė trondit dhe kėnaq aq shumė,
    Kam shkuar vrullshėm dhe vrullshėm dėshiroj tė shkoj mė tej,
    Por ndal dhe sorollatem gjithė kohėn tė kėndoj pėr tė nė kėngė dalldisėse.

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Filluesit

    Si janė pjellė ata mbi botė, (shfaqur
    kohė mbas kohe,)
    Sa tė dashur dhe tmerrues janė ata pėr botėn,
    Sa i pėrshtaten vetes aq shumė sa askujt – ēfarė
    paradoksi shfaq mosha e tyre,
    Si ja u kthejnė njerėzit, ende pa i njohur,
    Si ka nė tė diēka tė pamėshirshme me fatin e tyre kohėrave,
    Si gjithė kohėrat keqzgjedhin sendet pėr miklimin dhe
    shpėrblimin e tyre,
    Dhe si i njėjti ēmim i pandryshueshėm duhet ende tė paguhet
    pėr tė njėjtėn blerje tė madhe.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nga shkrimtarėt mbi shkrimtarėt mbi shkrimet letėrsinė
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-09-2006, 22:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •