shekulli

---


Teori bashkėkohore pėr estetikėn

Mbi Estetika moderne tė Stefan Ēapalikut


Nuhi Ismajli

Njeriu i letrave, Stefan Ēapaliku, para pak kohėsh, botoi edhe njė vepėr tejet tė rėndėsishme Estetika moderne. Vepra ėshtė mbėshtetur nė estetikėn filozofike, nė teorinė e arteve tė ndryshme dhe nė esetė e artistėve. Ajo ndriēon problemet e pėrgjithshme dhe tė veēanta tė arteve dhe teoritė mbi artet e ndryshme. Lėnda e gjerė dhe gjithėpėrfshirėse e estetikės, vėshtruar sipas pikėpamjeve bashkėkohore, nė mėnyrė metodike ėshtė mbarėshtruar nė disa kapituj. Pas njė parathėnieje, ku tregohet mėnyra e krijimit tė veprės, dijet qė sjell vepra, destinimi i saj, qėndrimi i autorit ndaj dijeve estetike, veprat e interpretuara etj., problemet e ndryshme tė estetikės ai i shtjellon nėpėrmjet 16 kapitujve. Nė kapitullin Disa ēėshtje themelore Ēapaliku, duke u nisur nga dy lloj njohjesh, racionale dhe intuitive, jep njė pėrkufizim tė gjerė e tė gjithanshėm tė estetikės, si disiplinė e dijes, sistem dijesh tė varura nga koncepti mbi kulturėn, si teori e sė bukurės nė art, apo si filozofia e artit“, detyrat e estetikės dhe, duke marrė pėr bazė elementet si: kėnaqėsia estetike, vlerėsimi estetik, vėmendja estetike, pėrceptimi estetik, gjendjet e veprės artistike etj., edhe arsyeshmėrinė e ekzistencės sė njė teorie tė pėrgjithshme tė artit, filozofisė sė artit, apo estetikės. Duke qenė vepra edhe si njė tekst didaktik i estetikės, S.Ēapaliku, nė fund tė kapitullit tė pėrmendur, sugjeron edhe “njė antologji leximesh estetike“ qė, siē thotė “i ngjan ftesės pėr njė udhėtim nė rrugėn e mendimit estetik“. Nė kapitullin Konceptet bazė ai shpjegon konceptet themelore pėr problemet e sė bukurės, artin, autorin, lexuesin dhe spektatorin. Tek Estetika nga fillimet jep historinė dhe karakteristikat e mendimit estetik qė nga fillimet, lashtėsia e gjer tek paraqitja e estetikės bashkėkohore – estetika e shek.XX. Ēapaliku tregon kėtu pėr mendimin estetik tė kohės antike, tė kohės sė Mesjetės, tė Rilindjes, tė iluminizmit dhe estetikėn klasike (shek.XVIII-XIX), themeluar me veprat e mėdha tė Kantit, Shelingut e Hegelit.
Nė kapitullin Njė vėshtrim mbi estetikėn bashkėkohore, pasi shpjegon edhe mjaft karakteristika tė estetikės sė shek.XIX, si estetikėn me sfond romantik dhe estetikėn pozitiviste, gėrshetimet e tyre etj. Nė mėnyrė pėrmbledhėse ka shqyrtuar rrymat e estetikės bashkėkohore, ku ka vėnė nė dukje veēmas dukurinė e gėrshetimeve tė rrymave estetike dhe dukurinė e variacioneve tė trashėgimisė estetike. Nė kėtė kapitull ai iu jep pėrgjigje edhe pyetjeve pėr tė ardhmen e estetikės sė sotme dhe pėr kėrkimet mė tė frytshme tė saj. Ai, nė lidhje mė kėto ēėshtje, shpreh idenė se “sot po pėrjetohet rilindja e estetikave pėrshkruese“, se alternativa qė i caktohet estetikės mbetet njė zgjedhje mes poetikės dhe estetikės, mes pėrsiatjes metafizike dhe kėrkimit eksperimental, mes estetikės sė kulluar dhe asaj sociologjike, psikologjike etj.“ sepse, siē shton mė tej autori, “nė tė njėjtėn kohė estetika, si disiplinė filozofike, e humb interesin nėse nuk i drejtohet njė ballafaqimi me botėn e gjallė tė artit, me pėrvojėn historike konkrete, nėse nuk di tė gjejė njė vėrtetim ose njė pėrgėnjeshtrim nė realitetin artistik qė na rrethon„.
Nė pjesėn mė tė madhe tė librit, nė kapitujt VI–XVI, Stefan Ēapaliku, veē e veē, ka shkoqitur rrymat e estetikės bashkėkohore, si estetika e idealizmit, ajo formaliste, e ekzistencializmit, estetika marksiste, sociologjike, psikanalitike, strukturaliste, shkolla e Frankfurtit, estetika anglo-amerikane, e simbolit, semiologjia si metodė e estetikės dhe e kritikės artistike etj.
Njė vend me rėndėsi nė veprėn Estetika moderne zėnė figurat e shumta tė estetėve dhe analizat e interpretimet e shumta tė veprave estetike tė tyre, duke e bėrė kėshtu veprėn njė pasqyrė tė rėndėsishme tė estetėve dhe njė panoramė tė rėndėsishme tė veprave dhe tė mendimit estetik. Kjo vepėr nuk ėshtė njė teoritizim i thatė. Mendimi estetik nė veprėn e Ēapalikut shoqėrohet gjithnjė nga shembujt konkretė. Nė kėtė rast, shpesh, autori inkuadron shembujt nga letėrsia shqiptare duke sjellė kėshtu, kėndvėshtrime, interpretime e pikėpamje tė reja dhe tejet me vlerė pėr veprat e caktuara tė letėrsisė sonė. Ai afron edhe njė pasqyrė tė literaturės sė nevojshme e tė rėndėsishme tė estetikės. Nė fund tė veprės jep edhe bibliografinė e veprave tė estetikės nė gjuhėn shqipe, treguesin e emrave dhe njė fjalorth termash ku shpjegon domethėnien e termave me rėndėsi, duke e bėrė veprėn edhe mė tė vlershme pėr fushėn e caktuar dhe lexuesin e saj. Estetika moderne ėshtė vepėr e pikėpamjeve moderne pėr estetikėn. Nė tė, tė vėshtruara nga pikėpamje moderne, nė mėnyrė tejet koncize, ėshtė dhėnė sinteza e dijeve tė gjera e tė thella pėr estetikėn. Sė kėndejmi kjo vepėr ėshtė jo veē njė tekst i vlershėm didaktik e qė plotėson mungesėn e dukshme tė shkrimeve estetike nė shqip, po edhe njė tekst shkencor me vlerė, i cili sjell dije tejet tė gjera e tė thella teorike pėr estetikėn nė pėrgjithėsi, estetėt, veprat dhe idetė e tyre.



21/07/2004