te nderuar ju qe keni hapur kete teme.

Keto fjal po i shkruaj pas gati dhjet viteve levizje neper tokat arabe, pas qindra takimeve me njerez te ndryshem, pas leximit te Kura'nit te shenjte dhe pas reflektimit te gjate ne vetvete. Nuk kam deshire te hyj ne polemika.Zoti qofte per mua deshmitar

1- Zoti thote ne Kur'an : S'ka detyrim ne fe (s'ka eshte menyra urdherore)

Duke pasur parasysh kete Ajet Kuranor nuk i lejohet askujt qe me ton urdherues te bertase duke dashur qe femra apo mashkulli X ta degjoje, bile dhe ta marr per baze fjalen e tij.

2- Nese do lexonit historine Islame ne shekuj do vinit re qe gjithmon radikalja, e shternguara, ekstremja ka pas konflikt me pjesen me te madhe te muslimaneve. Gjithnji radikalja ka qene shume here me pak ne numer sesa pjesa tjeter. Muhamedi -paqja qofte mbi Te- thote ne nje hadith se populli i tij kurre nuk do te shkoje me shumice ne humbje... qe do te thote qe e drejta do jete nga shumica gjithmon. Kete e them per t'ju treguar te gjithe juve qe e lexoni kete teme se: Zoti ne Kur'an nuk i ka urdheruar femrat muslimane te mbulojne fytyrat. Nuk i ka kushtezuar se cfare ngjyre ta kene mbulesen. Te jesh e mbuluar nuk do te thote te mbeshtillesh si afganistaneze apo iraniane apo saudite.

Mbulesa e grave nuk eshte bere obligim per te rujt burrat nga epshi. Sa per ilustrim po ju tregoj nje shembull. Si burre ju eksitoheni me shume ne plazh kur shikoni femrat gati te zhveshura apo kur shikoni ndonje femer me minifund qe fare pak i ka treguar mbi kupat e gjunjve ???? Pergjigja e sinqerte do ishte numri dy.


Femra ne Islam konsiderohet e shenjte dhe Islami i vertet e trajton femren ne menyren me te persosur. Nje mashkull - dhe tani une flas si mashkull qe jam- do te parapelqente te lidhej me nje femer te ciles do ja zbulonte fshehtesite i pari. Do parapelqente nje femer qe do ishte krejt mister per te. E mistershmja eshte motor ne mardheniet mes mashkullit dhe femres. Me fjale te tjera trupi i femres vec fytyres, duarve dhe kembeve prej kycit e poshte, konsiderohet si mister si dicka shume private shume intime te cilen femra nuk duhet ta ekspozoje jo se do t'i japi epsh meshkujve, por se do humbase pjese te intimitetit te saj. Nuk pretendoj qe per te gjitha femrat ktu floket te jene dicka intime...

Duke u mbuluar femra aspak nuk privohet nga aktivitetet shoqerore apo deshira per tu marre me dicka. Islami nga ana tjeter favorizon femren ne shume e shume profesione duke i dhene asaj perparesi.

Edhe meshkujt ne arabi po ti shikoni nuk jane me pak te mbuluar se sa femrat. Por si veshja e tyre si ajo e femrave ka te beje me teper me traditen kombetare folklorin etj se sa me detyrimin Islam. Me lejoni t'ju jap edhe nje shembull;

Nese nje femer arrin te mbuloje floket, me nje kapele Armani, eshte veshur me nje pelice Gucci dhe me pantallona versace te gjera dhe te gjata deri aty ku tregova me lart, eshte krejtesisht ne rregull nga kendveshtrimi Islam. Dhe sa per dijeni eshte detyra e burrit qe t'ja siguroje te gjitha keto. Burri eshte i obliguar te punoje dhe gruaja ne Islam ka obligim vetem te kujdeset per burrin dhe te merret me edukimin e femijve. Nuk ka obligim as te gatuaje, as te laje, as te dale me bo pazar, as te shkoje ne pune. Nga ana tjeter nuk e ka te ndaluar te beje asnjeren nga keto.

Sa i perket burrave qe martohen me 4 gra secili e ka historin e vet. Une per vete nuk do ja rekomandoja askujt sepse Ajeti Kuranor eshte mjaft i qarte. ... Ju mund te merrni 1, 2, 3 ose 4 gra, me kusht qe te jeni te drejte. Nese friksoheni qe nuk do jeni te drejte dhe ju nuk do jeni te drejte mjaftohuni me nji....

Mbulesa e femres duhet te vije natyrshem dhe kurrsesi me dhune as me bertitje... shume femra ketu nuk e dine (eshte fatkeqesi) se si do i trajtonte nje musliman qe e ve ne levizje mendien dhe nuk reciton si papagall ca degjon apo lexon.

Epshi si ndjenje ka ekzistuar emziston dhe do ekzistoje me njeriun. Pa epsh shume gjera do dukeshin pa ngjyre. Si psh do bente mardhenie burri me grun nese mes tyre s'do kish epsh ??? Puna nuk eshte me e zhduk epshin (mos u lodhni) por me e drejtu aty ku duhet.
Se fundmi te me thone ktogocat qe shkrujn ketu:

A nuk do kishit dashur te lidheshit me nje djale i cili ju trajton si qenie njerzore dhe jo si objekt defrimi?? Qe ju respekton dhe nuk ju tradhton?? Qe kur flet fjalet i ka me ndjenje?? Qe eshte i perkushtuar ne cdo gje qe ben?? Qe kujdeset per gruan dhe femijet?? Qe eshte i edukuar?? etj etj si keto ??

Ngaana tjeter a nuk do i falnit atij cdo gje tuajen?? A nuk do ndanit me te te keqen dhe te miren?? A nuk do gjenit prehje dhe strehim te ai?? A nuk do ja ruanit nderin??

Kaq problem qenka se te tjeret nuk do jua shohin krahet?? Pulpat?? Gushen??

Mos perfytyroni shabllonet makaber te femrave te mbuluara qe jep televizori. Islami eshte lehtesim dhe jo mundim.

Paqe