Akciza e cigareve, 2,7 miliardė lekė mė shumė pėr kontrabandėn
Pas rritjes sė akcizės nė 25 lekė pėr paketė, kontrabandistėt do tė fitojnė rreth 2.7 miliardė lekė mė shumė ēdo vit. Nė Shqipėri konsumohen 10 mijė tonė cigare nė vit, ndėrsa zhdoganohen 2500-3000 tonė
Pas rritjes sė fundit prej 25 pėr qind tė akcizės sė cigareve nga ana e qeverisė, buxheti i shtetit pritet qė tė pėrfitojė njė shumė prej 900 milionė lekė. Motivi i rritjes sė tė ardhurave buxhetore ka qenė edhe shkaku kryesor qė qeveria ka vendosur qė tė bėjė kėtė ndryshim nė nivelin e akcizės sė cigareve. Por duket se pjesa dėrmuese e parave qė do tė paguajnė buxhetet e varfėra tė familjeve shqiptare do tė shkojnė nė xhepat e kontrabandistėve. Nga rreth 10,000 mijė tonė cigare nė vit qė konsumohen nga konsumatori shqiptar, vetėm 2500 deri nė 3000 tonė kalojnė nėpėrmjet doganave. Pra rreth njė e treta e cigareve qė hyjnė nė tregun shqiptar kalojnė nė mėnyrė tė rregullt, ndėrsa pjesa tjetėr hyn kontrabandė. Nėse qeveria shqiptare do tė pėrfitojė njė buxhet shtesė nė masėn e 900 milionė lekėve, atėherė kontrabandistėve u bie qė tė fitojnė rreth tre herė mė shumė, pra rreth 2.7 miliardė lekė. Kjo do tė stimulojė nė njė masė edhe mė tė madhe kontrabandėn qė duket se nė kėtė treg ka vendosur piketat mė tė forta. Lėvizja nė ēmimin e cigareve pritet qė tė jetė e menjėhershme me hyrjen e akcizės nė fuqi. Kjo, pasi tregtarėt nuk do tė lejojnė qė tė cėnohen fitimet e tyre dhe do tė ndjekin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė kalimin e taksės te konsumatori.
Politikat diskriminuese ndaj biznesit vendas thellojnė bilancin tregtar
Rreth 270 milionė dollarė amerikanė harxhojnė shqiptarėt pėr konsum duhani nė vit. Megjithėse vendi ynė ka mundėsi pėr tė pasur njė industri tė mirėfilltė cigaresh, e cila do tė mund qė tė pėrballonte kėrkesat e brėndshme pėr konsum. Por kjo mundėsi ėshtė shkatėrruar si pasojė e politikave diskriminuese qė qeveria ka ndėrmarrė ndaj biznesit vendas. Kėshtu , megjithėse vlera e paketave tė cigareve ndryshon ndjeshėm nga njėra tjetra, ato kanė njė nivel tė njėjtė akcize. Kėshtu akciza ėshtė tashmė 25 lekė pėr tė gjitha paketat e cigareve, pavarėsisht nga ēmimi dhe cilėsia qė ato kanė. Akciza, e cila nuk ėshtė e diferencuar, por ėshtė e njėjtė pėr tė gjitha paketat, ka njė ndikim mė tė madh te produktet, tė cilat janė me njė ēmim tė lirė nė treg. Kėshtu akciza ėshtė shumė e vogėl pėr paketat qė kanė njė ēmim mė tė madh se 200 lekė dhe e konsiderueshme pėr ato qė janė nė njė vlerė tre deri nė katėr herė mė tė vogėl. Kjo ka qenė edhe pika mė e mprehtė ku biznesi vendas ka kundėrshtuar mėnyrėn e vjeljes sė kėsaj akcize.
150 pėr qind tė ēmimit tė njė pakete cigare vendase e zė akciza
Sipas sekretarit tė pėrgjithshėm tė Bashkimit tė Investitorėve dhe Industrialistėve, Altin Ylli, rritja e mėtejshme e akcizės sė cigareve ėshtė edhe shkatėrrimi pėrfundimtar i biznesit vendas. Ylli ėshtė shprehur se nuk mund qė tė ketė mė prodhim vendas tė cigareve kur akciza e vendosur nga qeveria zė rreth 150 pėr qind tė vlerės tė njė pakete. Nga ana e prodhuesve tė cigareve ka pasur njė debat tė gjerė vitin e kaluar nė lidhje me akcizėn e cigareve. Prodhuesit vendas kanė kėrkuar qė qeveria tė ulė akcizėn, ndėrsa nga ana e qeverisė duket se ėshtė bėrė njė vesh shurdh nė kėtė drejtim. Kėshtu qeveria gjatė muajit korrik tė vitit tė kaluar jo vetėm qė nuk ka ulur akcizėn e cigareve, por e ka rritur kėtė tė fundit nga 15 lekė nė 20 lekė. Gjatė hartimit tė paketės fiskale tė vitit 2005 pėrfaqėsuesit e biznesit vendas tė cigareve filluan qė tė negocionin pėr tė ulur tarifėn e cigareve dhe pėr tė pėrdorur vlerėsimin e nivelit tė tarifės mbi baza tė cilėsisė. Megjithatė edhe nė kėtė rast nga ana e qeverisė kėrkesat e biznesit nuk janė vlerėsuar. Kėshtu rritja e fundit me 25 pėr qind e akcizės sė cigareve ėshtė vlerėsuar nga specialistėt edhe prodhuesit si fundi i biznesit qė lidhet me kultivimin dhe prodhimin e duhanit nė vend
Dy tė tretat e sasisė sė cigareve nė Shqipėri janė kontrabandė
Shqipėria ėshtė njė nga vendet qė shoqėron numrin mė tė madh tė duhanpirėsve nė raport me numrin e popullsisė nė Europė. Rreth 60 pėr qind e popullsisė janė konsumatorė tė rregullt tė duhanit. Aktualisht nė vend konsumohen rreth 10 000 mijė ton cigare nga tė cilat vetėm 2 500 deri nė
3 000 mijė ton nė vit hyjnė nė tregun shqiptar nė mėnyrė tė rregullt. Rritja e akcizės pėr mallra tė ndryshėm nė tė gjithė botėn ka si synim kryesor uljen e konsumit tė tyre. Qeveria shqiptare rritjen e nivelit tė akcizės e ka ndėrmarrė pėr tė pasur njė ngritje nė nivelin e tė ardhurave buxhetore. Por kjo rritje nė tė ardhurat e buxhetit tė shtetit ka edhe njė ndikim tjetėr, i cili ka tė bėjė me nivelin e sasisė sė cigareve qė hyjnė kontrabandė. Rritja e taksave ka njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė rritjen e kontrabandės, sidomos kur kemi tė bėjmė me tregje nė tė cilėt ky fenomen ėshtė shumė i pėrhapur.
www.biznesi.com.al
Krijoni Kontakt