Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    disa sqarime:

    a) shqipetaret jane PERHAPESIT e krishterimit boteror (atij europian, pra fene e races se bardhe), por dhe vone perçarjes se tij ne orthodoks.

    gjuha shqipe hodhi bazat e "gjuhes se shenjte".

    Jezus = Je Zot
    Christ = Kryq
    Evangile = Ungjill = U ngjall (ringjallja e jezusit)

    etj, etj.

    b) kapa me dhine ishte simbol i Akilit dhe djalit te tij Pirros (quhej ndryshe neoptoleme, jo piros ne kohe te romakeve) dhe jo i Aleksandrit siç u tha diku ketu, ne nje fresk ky i fundit paraqitet me nje perkrenare tjeter lloj.

    c) skenderbeu (besoj se ai vete i qendroi besnik ketij EMERTIMI SPECIAL qe e lidhte me historine e lashte, e jo emrit te tij komun, gjergj.) quhej ndryshe dhe PRINCI EPIRIT, pra njesoj si piro, çuni akilit dhe themeluesi i Epirit.

    d) skenderbeu luftoi se ai ishte LUFTETAR (posi aleksandri para tij ose napoloni pas tij), e jo se ishte kundra invazionit musliman, atij otoman, ose ngaqe ishte patriot, i krishtere, e mund te rreshtojme ketu plot shkaqe te tilla te llojit. po te kishte mbetur ne turqi, ai sot do te mbetej fare i PANJOH e jo hero kombetar yni.

    e) (kryesorja kjo) neqofte se mbi te flet profecia (kurani), nuk eshte se nga kjo i rritet ndera skenderbeut, por kuranit vete. skenderbeu hyn tek GJENITE (ku futen dhe muhameti me jezusin), e keta qendrojne mbi Fete, mbi moralin, mbi te miren dhe te keqen, ne nje rang me Zotin vete.

    roli tyre (pra i gjenive) eshte po aq primordial per njerezit, sa roli drites per jeten ne toke.

  2. #22
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Ky eshte ai qe ti padashje e ke quajtur Skenderbeu quhet dhulkarnejn me duket se ka kuptim dy brirereshi ne shqip.Ka qene nje prej personave qe e ka sunduar boten.ka komentime se ka qene Aleksandri i madh por me e sakta eshte se ska qene ai po ka qene nje sundues tjeter.Zoti e di me mire se ne kohe ka qene.Kjo eshte nga dituria ime e vogel ndoshta ndonje musliman mund ta shpjegoj me mire .


    83. Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: "Do t'ju rrëfej për punën e tij me Kur'an (me shpallje)".
    84. Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund ta arrijë.
    85. Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga Perëndimi).
    86. Deri kur arriti në vendperëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: "O Dhulkarnejn, ose do t'i dënosh, ose do t'i marrish me të mirë e t'i udhëzosh!"
    87. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm".
    88. Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t'i bëjmë lehtësi (në jetë).
    89. Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
    90. Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
    91. Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
    92. Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu).
    93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
    94. Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?"
    95. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!".
    96. Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: "Ndizni!", e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij!"
    97. E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.
    98. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt".
    99. (Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.
    100. Atë ditë ua prezentojmë xhehennemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues).
    101. Atyre që sytë i kishin të mbuluara ndaj argumenteve të Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjalët e All-llahut).
    102. A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër Meje mund të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne e kemi përgatitur për jobesimtarët xhehennemin vendpritje.
    103. Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?"
    104. Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.
    105. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t'u japim kurrfarë vlere.
    106. Këtë, ngase shpërblimi i tyre është xhehennemi, për shkak se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.
    107. S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë xhennetet e Firdevsit.
    108. Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t'u ndryshohet).
    109. Thuaj: "Sikur të ishte deti ngjyrë për t'i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)".
    110. Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë".
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #23
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Deh dicka shume shqiptare marrin insiativen te sulmojne Islamin dhe muslimanet sepse ju duket sikur po luftojne me turqit dhe duket vetja si Hero kombetar.Skenderbej te vegjel kur flisni me tifozlluk ju duket sikur mbizoteroni boten dhe kur e shikoni boten me syte e tuaj se e mbizoteroni ju duket bota shume piktoreske.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2003
    Vendndodhja
    U.K.
    Postime
    35
    Sa per dhulkarnrjnin qe do te thote dybriresh ka kuptimin qe ai ka pas sunduar nga lindja ne perendim. Dhe ne kohen e dhulkarnejnit ka pasur vetem dy mbreter qe sundonin ne toke nje besimtar dhe tjetri jobesimtar dhe mbreti besimtar ishte dhulkarnejni fjale e cila ka edhe kuptimeve te tjra pervec dybriresh. Skenderbeu zor gjeti perkrahje nga vete shqiptaret sic e di vete ne historia ne Berat, Shkoder pati humbje te medha te ushtrise se tij nga turqit dhe keto qene te vetmet beteja qe i beri hapur me turqit dhe ne keto pati humbje. Te tjrat luftra qe ka bere kundra turqve kane qene te tipit kacakshe.
    Disa historiane komentojne qe Skenderbeu as edhe ka qene ne Turqi por ka qene prijes kristian (i pa konvertuar) i principates se vet ku edhe paguante taksen shtetit islam te asaj kohe. Me pas filloi te mos paguante dhe te ngreje krye kundra shtetit te asaj kohe. Historia e tij perngjan me ate te Ali Pashe Tepelenes.
    Nje njeri ka thene (me duket Enveri) "Te marr pushtetin dhe pastaj e shkruaj vete historine". Argumentet qe shume sjellin ketu rreth Skenderbeut jane ato te mesuara ne shkollat e kohes se Enverit. Dhe doja te thoja qe per Skenderbeun nuk flitet ne kuran por aty flitet per ligje se si te gjykohet Murtedi etj.

  5. #25
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mire more djema, mu ket histori ma ka thone dhe nje nga miqte dhe frekuentuesit me te rregullt te Xhamise se Staten Islandid ketu ne NY. Te kete degju dhe ai Enverin... mbase car zben vaki... eshte ngjallur dreqi... ose aludimet e Altinit per ata qe shajne Islamin. Nje pytje bera qe e kam te degjuar nga njerez qe marrin vesh edhe me shume se ju nga Kurani, e me vrap te hidheni ne fyt e trilloni historira e prapaskena mrapa kesaj pyetje pa ndonje qellim te keq.

    Aleksandri ka mbajt nje dicka te tille ne koke dybrinjeshe. Iskander = Aleksander i madh. Tani ajo eshte profeci, pra nuk ka si ti referohet te shkuares, i referohet dickaje qe do ndodhi ne te ardhmen, nje luftetar i drejte etj ejt. Skeni pse acaroheni kot e filloni hisorira sa me Enverin, e sa me terrorizmin e me fene e Skenderbeut. Skenderbeu luftoi per Shqiperine, dhe do luftonte me cdo armik qofte Krishter e qofte Musliman.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 26-07-2004 më 16:34
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Në universitetet amerikane, flitet shqip.
    Nga Fiori në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 17-12-2007, 14:33
  2. Në ç'pjesë të SHBA-së flitet më së shumti gjuha Espanjolle
    Nga xixe xixellonja në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 10-12-2006, 01:31
  3. Filmi 'Inside Men'- flitet edhe per Shqiperine.
    Nga Lunesta në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 16:35
  4. Evropa dhe vrasësit e gjuhëve
    Nga Kryeplaku në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-12-2004, 08:51
  5. Serbishtja fillon të flitet në Prishtinë?
    Nga Wordless në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-12-2003, 10:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •