Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Paradokset e politikes shqiptare

    Paradoksi me i madh i imi eshte titulli i ketij artikulli. Duhet ta titulloja "Paradokset e politikes shqiptare", apo duhet ta titulloja "Paradokset e jetes shqiptare". A mund te barazohet jeta me politiken? Sigurisht qe jo, por per ata qe nuk kane nje jete, mendimi se merren me politike eshte ngushellimi i vetem. Dhe shqiptaret ashtu sic u ushqyen per 50 vjet qe e kishin barkun bosh e gojen plot me parrullat dhe mesimet e Partise, edhe ne keto 13 vjet trazicion qe kane ikur jane perseri me barkun bosh e gojen plot. Propaganda politike shqiptareve nuk u ka munguar, packa se puna dhe aspirata per nje jete me te mire ne ate vend jane tashme nje iluzion. Vete jeta shqiptare ose ajo qe na pelqen ta quajme "realiteti shqiptar" eshte nje labirinth i pafund paradoksesh qe mund ti shikosh vetem nga larg e jo kur je skllav i atij realiteti. Dhe une jam larg, shume larg atij realiteti si ne hapesire edhe ne kohe. Nuk mundem ta prek ate por i shoh fare qarte dimensionet e frikshme te jetes paradoksale shqiptare.


    Paradoksi #1 Te presesh nga e shkuara qe te ndertoje te ardhmen

    Hidhini nje sy se kush drejton institucionet e vendit dhe e perbashketa e tyre eshte se te gjithe pa perjashtim, qe nga presidenti e deri tek deputeti jane produkte te se shkuares. Ata jane lindur nen komunizem, jane rritur dhe thinjur ne te. Vetem ne kohen e thinjave, keta breza u duhej te mesonin rregullat e lojes se re, demokracise. Bejini pyetjen tjeter vetes: Sa prej tyre jane edukuar ne shoqeri demokratike? Ju siguroj qe do te gjeni shume qe kane mbaruar ne Moske apo Evropen Lindore, ashtu sic do te gjeni plot qe kane mbaruar shkollen e partise. Ju ka shkuar ndonjehere nder mend se si mund te presesh nga kjo kategori njerezish qe nuk e njohin demokracine te ndertojne nje shoqeri demokratike? Sa prej tyre kane punuar e jetuar ne Perendim, duke u njohur nga afer se si funksionojne shoqerite demokratike? Ju siguroj une qe asnje. Te gjithe kane shkuar me specializime, bursa pasuniversitare te paguara nga ambasadat e huaja ne vend si shperblim per sherbimin e tyre, por askush nga klasa politike shqiptare nuk eshte perballur me veshtiresite e jetes qe perballen 1 milion shqiptare ne Perendim. Mos u cudisni atehere kur nje lider si Fatos Nano, nuk ka arritur qe te mbylli me sukses asnje mandat si kryeminister i vendit, edhe pse eshte emeruar kryeminister 6 here ne 14 vjet. Vetem ne Shqiperi nje deshtak i permasave universale si Nano arrin jo vetem te rizgjidhet kryeminister por te vazhdoje te jete lider i partise ne pushtet. Merite e Nanos apo injorance e elektoratit shqiptar?! Po te pyesesh nje "analist" te shtypit shqiptar, apo nje shqiptar qe jeton ne Shqiperi do te thote qe eshte "merite e Nanos". Nese me pyet mua apo nje amerikan te thjeshte, do tu thote se kush jane ata budallenj qe rizgjedhin nje njeri qe ka deshtuar plot 5 here me pare. Ndryshimi midis budallait dhe te zgjuarit eshte pikerisht fakti se i zgjuari nxjerr mesime nga gabimet e tij, budallai i perserit ato.


    Paradoksi #2 Elita hesht, injoranca trumbeton

    Sa mesues te nderuar, profesore universitetesh, akademike, inxhiniere, mjeke e intelektuale shikoni ne ekranet e televizoreve, degjoni ne radio apo lexoni ne faqet e gazetave sa here qe nje problem debatohet ne vend? Besoj se ju ka marre malli per ta pasi keta tashme ne Shqiperi jane qytetare te dores se dyte, jane te pavlere. Sigurisht qe ata qe kane mbetur, pasi shumica e tyre kane zgjedhur te largohen nga Shqiperia ne menyre te heshtur ne kerkim te nje jete me te mire ne Perendim. Nga mbrapa lene pas vite mesimdhenie, respektin dhe nderin e fituar ne vite, per tu perballur me nje jete te re te veshtire qe u duhet ta fillojne nga fillimi. Vendin e tyre e zene ata parazite qe po tu heqesh titujt qe i kane vene vetes, karriget qe ua kane falur te tjeret apo i kane marre me dhune, ngelen askushi. Sa prej tyre u eshte dashur te sakrifikojne dicka nga profesioni apo jeta e tyre per tiu sherbyer ju o popull? Sa prej tyre jane parazite qe fryhen si ato kepushat me gjakun tuaj? Nuk mund te besh me faj injorantin se eshte injorant e nuk deshiron te mesoje. Une bej me faj te gjithe eliten shqiptare, te medhenj e te vegjel, ne Shqiperi apo jashte saj, qe zgjedhin te heshtin perballe nje realiteti qe eshte nje njolle e perbashket turpi ne identitetin tone kombetar si brenda edhe jashte Shqiperise. Per aq kohe sa elita zgjedh te heshti, injorantet do te kendojne e hedhin valle.


    Paradoksi #3 Deshtimet e politikes shqiptare = integrimin evropian

    Besoj se tashme ju jane shurdhuar veshet me fjalet "integrim evropian". Ate e kane ne goje te gjithe politikanet qe e llomotitin pa teklif perpara ekraneve te televizorit. Per nje reporter te huaj qe i degjon per here te pare, ai togfjalesh i le te kuptoje se politika shqiptare eshte orientuar pro-perendimit. Per mua qe i kam lexuar e degjuar me mijra here, ai togfjalesh eshte ngushellimi i vetem qe u ka mbetur politikave te deshtuara te qeverise shqiptare. Per kryeministra qe nuk mund te dalin ne popull e te mburen me vendet e reja te punes te hapura, me shkollat dhe spitalet e reja te ngritura, me rritjen e pagave dhe pensioneve, me uljen dhe kontrollin e cmimeve te ushqimeve te shportes, sigurisht qe do te dalin e te bejne adetin e rradhes per "integrimin". Cfare eshte integrimi evropian i Shqiperise? Integrimi evropian eshte nje proces reformash qe cdo vend ndermer per te permbushur kriteret dhe standartet e antaresimit ne BE. Per politiken shqiptare, eshte e vetmia fitore ne nje lume deshtimesh. Me flamurin e integrimit ne dore, keta donkishote kerkojne ta integrojne Shqiperine ne Evrope atehere kur duan ata, jo atehere kur shqiptari te jetoje njesoj si ai fqinji i tij evropian. Aq fort i trumbetohet "integrimit evropian", aqsa te krijohet pershtypja se Shqiperia nuk eshte gjeografikisht ne zemer te Evropes por nje ishull i larget i saj. Dhe integrimi evropian qe shqiptareve u eshte shitur here si "cek i bardhe" e here si "zgjidhja e gjithe problemeve te vendit", vazhdon te ngelet nje fjale e pakuptimte per veshet e shqiptareve. Politikanet nga ana tjeter me ndihmen e "integrimit evropian" u shesin shqiptareve nje imazh te reme sikur jane te perkushtuar ndaj integrimit evropian te Shqiperise. Integrimi evropian i Shqiperise fillon dhe mbaron me reforma te suksesshme demokratike ne vend dhe Shqiperia nuk duhet te kerkoje daten e hyrjes ne BE, duhet te kerkoje ndihmen e BE ne permbushjen me sukses te reformave ne vend. Nese politika shqiptare do te harxhonte me pak fjale boshe per konsum te brendshem dhe ti merrte me seriozisht reformat ne vend, sot Shqiperia nuk do te ishte vetem nje hap larg perjashtimit nga i vetmi institucion evropian qe ka aderuar ne 1995, Keshillin e Evropes.


    Paradoksi #4 Demokracia apo Demopartia shqiptare?

    Kur e pyeten nje burokrat ish-komunist rus se cila ishte veshtiresia me e madhe qe ai kishte hasur ne karrieren e tij te re politike tani qe Rusia eshte kthyer ne nje rend politik pluralist, ai iu pergjigj shkurt e prere: te qeverisesh me opozite. Besoj se edhe ish-komunistet shqiptare mendojne njesoj si ai homologu i tyre rus. Tranzicioni me i veshtire per ta nuk ka qene heqja dore nga marksizem-leninizmi, tranzicioni me i madh i tyre ne jeten politike eshte qeverisja me opozite. Ne komunizem nuk kish opozite, opozita pushkatohej, burgosej, internohej, luftohej ne luften e klasave. Ne komunizem nuk kish as votime me shume parti e shume kandidate, ne komunizem kish vetem popull qe vihej ne rresht si bageti dhe hidhnin ne kuti ate voten qe u jepte i derguari i partise. As nuk e hapnin, as nuk e lexonin, as nuk pyesnin se per ke shkonte, vetem benin adetin e votimit. Per te tjerat "mendonte partia". Ua solla keto kujtime te se shkuares, per tu bere te mundur qe te vini re ngjashmerite e Shqiperise tani 14 vjet pasi ka rene komunizmi. Sot opozitaret nuk vriten larg syrit te publikut, vriten perpara selive te partive te tyre. Burgosjet e kundershtareve per krime kunder njerezimit i ndoqen shqiptaret edhe ne pluralizem. Praktika e votimit si ne komunizem eshte tashme jo nje pjese e se shkuares, eshte nje realitet shqiptar. Demopartia eshte mutacioni me i fundit shqiptar, dicka e ndermjetme midis demokracise dhe komunizmit. Opozita ka vetem pushtetin e fjales, pushtetin e votes se sovranit popull e ka "Partia". Shqiptaret jane zhveshur serisht nga pushteti i sovranit, dhe kane veshur edhe njehere robat e skllavit te Partise. A-ja e demokracise eshte mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe demokratike ku vota e cdo shqiptari respektohet dhe numerohet.


    Paradoksi #5 Kur pakicat kombetare flasin per ceshtjen kombetare

    Kur nje ambasador i huaj i akredituar ne Tirane u interesua qe te informohej edhe mbi "kombesine" e krereve me te larte te shtetit dhe politikes shqiptare, perkthyesi i tij shqiptar u habit se nga lindi valle ky interes i papritur i ambasadorit. Por ambasadori jo vetem qe insistoi ne kete, por kerkoi edhe fakte te besueshme ne formen e nje studimi mbi historine e pakicave kombetare ne Shqiperi. Pasi i mblodhi keto te dhena, ai krijoi ne kompjuterin e tij nje raport ku ndante sipas perqindjes se kombesise komitetet drejtuese te partive me te medha politike ne vend. Njera nga keto parti perbehej nga 40% "pakica kombetare" ne komitetin drejtues se saj, dhe nder to mbizoteronin pakicat vllahe, greke, gorane dhe maqedonase. Pasi e datoi dhe firmosi dokumentin, e nisi me faks ne zyren perkatese te departamentit te shtetit perkates. Shkaku i nje raporti te tille te pazakonte ishte bere pershtypja e njerit prej ketyre diplomateve te larte ne kete departament, qe pasi ishte takuar me njerin prej krereve shqiptare, ishte habitur se mund te perballej me nje qendrim te tille nga pala shqiptare, qendrim qe edhe pse e bente me te lehte misionin e diplomatit, ishte komplet ne kundershtim me interesat kombetare te gjysmes tjeter te kombit shqiptar. I shtyre nga ai incident personal, ai kerkoi te mesonte me shume mbi qendrimet e komunitetit shqiptar ne vendin e tij per ate problem. Ua solla kete episod kuptimplote pasi ja tek kemi nje diplomat te huaj qe shokohet nga qendrimet antikombetare te qeverise shqiptare, por ja tek jemi 7 milion shqiptare ne Ballkan e 10 milion ne mbare boten qe i kemi lene fatet e vendit ne duart e pakicave kombetare. Pakicat kombetare ne Shqiperi duhen nderuar dhe respektuar si shtetas shqiptare, por kur vjen fjala tek interesat tona kombetare, pakicat kombetare nuk e kane te drejten e fjales. Shqiptare nuk jane ata qe flasin apo shkruajne shqip, shqiptare jane ata qe kane gjak shqiptari dhe kush ka gjak shqiptari nuk hesht kur shqiptareve ne Kosove u tregohet Beogradi si kryqytet, apo kur nxenesve shqiptare u mesohet greqisht ne shkollat shqiptare. Sa femije shqiptare prej atyre 600,000 emigranteve shqiptare ne Greqi po shkojne ne shkolla shqipe atje? Kur kongresi amerikan dhe Keshilli i Evropes kalojne gati ne uninamitet votash rezoluta ne mbrojtje te interesave te te shperngulurve ēame nga Greqia, maxhoranca socialiste ne kuvendin shqiptar rrezon edhe te vetmen inisiative te ketij kuvendi per kete ceshtje!


    Paradoksi #6 Korrupsion i ligjeruar qe luftohet me fjale

    Vit pas viti, Shqiperia eshte ne krye te vendeve me te korruptuara ne Evrope dhe bote ne cdo studim te bere nga departamentet e shtetit apo institucionet nderkombetare. Ne cdo takim nderkombetar, komuniteti nderkombetar i ben te qarte qeverise shqiptare se niveli i korrupsionit ne Shqiperi eshte teper alarmant dhe ajo qe eshte akoma me alarmante eshte mos ndeshkimi me ligj i te korruptuarve. Cila eshte pergjigjia e qeverise shqiptare dhe kryeministrit Nano? Do te krijojme nje zyre te re anti-korrupsion. Aq qesharake dhe te pafytyra jane bere qendrimet e qeverise shqiptare, aqsa ambasadoret e akredituar ne Tirane te lodhur nga menefregizmi i qeverise shqiptare i hoqen dorashkat dhe dolen hapur per te denoncuar ne nje ze me opoziten korrupsionin ne instancat me te larta te shtetit, si ne pushtetin ekzekutiv, edhe ate gjyqesor e legjislativ. Shtypi perendimor jo pak here ka cituar emra deputetesh dhe ministrash shqiptare si te implikuar ne trafiqe ilegale qe variojne nga trafiku i droges, ne trafikun e njerezve. Tani se fundmi mesuam edhe per trafikun e organeve njerezore. Te gjitha keto behen perpara syve te gjithe shqiptareve, behen nen hunden e mbare botes. Dhe bota e tha fjalen e saj: SHBA e heq Shqiperine nga lista e vendeve qe do perfitojne ndihmen ekonomike amerikane nga programi "Sfida e Mijevjecarit", ashtu si BE dhe KE perdorin edhe karten e fundit me Shqiperine, kercenimin me perjashtimin nga Keshilli i Evropes, i vetmi institucion evropian qe Shqiperia ben pjese qe prej 1995. Nese ne Shqiperi nuk mbahen zgjedhje te lira dhe demokratike ne 2005, Shqiperia perjashtohet nga KE. Pra ne 10 vjet Shqiperia ne vend qe te integrohet ne Evrope, po perjashtohet prej saj.


    Paradoksi #7 MJAFT protestave jo-politike!

    Ju kujtohet levizja MJAFT qe u fry e fry nga mediat e paguara shqiptare si nje tullumbace derisa iu plasi ne fytyre? E keni harruar? Si ore e keni harruar? Per MJAFT u shkruajten romane neper gazeta, u thurren telenovela ne ekranet e televizoreve qe arriten deri ne kryeministri. Kaq shpejt e harruat MJAFT? Mos u merzisni se ua kujtoj une. MJAFT eshte ajo organizata rinore, e para e ketij lloji ne Shqiperi dhe ne bote pasi eshte e para organizate ne bote qe une njoh qe proteston per dicka, por eshte TEPER e kujdesshme qe te mos beje proteste politike. Me falni per injorancen time, por une e dija se sa here qe dikush proteston, qofte per drita, qofte per uje, qofte per telefon apo per rritje rroge, ai ben nje KERKESE e nje DEKLARATE qe i drejtohet DIKUJT dhe ka ne qender DICKA. Interesi i protestuesit + Kerkesa si artikulim i ketyre interesave + Adresimi i kerkeses tek organi perkates = Politike. Ah po! Politika ne shqip ka nje perkufizim tjeter. Politika eshte gjithcka qe del nga goja e Nanos apo Berishes apo jo?! MJAFT ishte forma me qesharake dhe e deshtuar e atyre qe nuk duan te monopolizojne vetem pushtetin politike dhe ekonomik te vendit, por duan te monopolizojne edhe pushtetin e opozites ne vend. Protestoni te dashur shqiptare, por aman te keqen se mos beni politike!!! Kur opozita e vertete nxorri ata dhjetra mijra ne shesh nga mbare Shqiperia, MJAFT doli nga skena e heshti, ashtu sic heshti para manipulimeve te zgjedhjeve te tetorit. Le te jemi une i pari qe ti them MJAFT protestave jo-politike!

    Ua ka vrare sado pak veshin keto kohet e fundit togfjaleshi "shoqeri civile"? Po perpjekjet dhe admirimi qe kane dy partite me te medha ne vend per kete "shoqerine civile"? Sigurisht qe duhen admiruar ato qindra organizata jo-qeveritare ne Tirane qe thithin mijra dollare ne investime nga jashte per demokratizimin dhe emancipimin e shoqerise shqiptare. Problemi i vetem qe une kam me keto organizata eshte se njerezit qe i drejtojne ato kane nevoje per pak civilizm vete, para se te ndermarin fushata per te civilizuar mbare shoqerine shqiptare. Ku ishte legjioni i "shoqerise civile" ne diten e zgjedhjeve ne vend kur manipulimet e votave te shqiptareve dolen neper ekranet e televizioneve? Apo e drejta e shqiptareve per te votuar eshte nje shqetesim i politikes dhe jo i mbare shoqerise civile?! Sa prej jush te nderuar "shoqeri civile" nxirrni publikime ne media apo ne shtyp per te emancipuar shqiptaret mbi lirite dhe te drejtat e tyre kushtetuese? Ne Shqiperi nuk ekziston nje shoqeri civile dhe karta e shoqerise civile qe partite politike luajne ne vend eshte vetem nje bllof e asgje me shume. Shqiperia nuk ka nevoje per nje shoqeri civile fiktive, ka nevoje per nje shoqeri civile qe ngreh zerin e saj sa here qe shkelen lirite dhe te drejtat themeltare kushtetuese te shtetasve shqiptare.


    Paradoksi #8 "NANO IK", nje rrugė pa krye

    Kreret e opozites shqiptare do ta quanin levizjen e tyre "gjeniale", pavaresisht se jo nuk eshte nje levizje dhe nuk ka nje plan te qarte. Qe te kalosh nga protesta ne levizje kombetare ndikojne dy faktore a) pjesmarrja dhe interesi i madh i shqiptareve b) sjellja e ndryshimit pozitiv ne vend. Opozita shqiptare e permbushi me sukses objektivin e pare, ajo i mbushi sheshet e Shqiperise duke treguar keshtu shkallen e larte te urrejtjes qe mbizoteron ne popull ndaj klikes ne pushtet. Por opozita deri me sot ka deshtuar ne piken e dyte, protestat e saj nuk mund te krahasohen me levizjen e dhjetorit qe solli rrezimin e rregjimit diktatorial. "Nano Ik" nuk ka rrezuar asnje rregjim dhe nuk ka sjelle asnje ndryshim, te pakten deri me sot. Nga nje ane opozita e akuzon Nano si hajdut votash, trafikant e kriminel, nga ana tjeter i kerkon qe ky i fundit te preket ne seder nga protesta e tyre?! Nese ky eshte plani i opozites, ajo meriton nje 10 me motivacion naiviteti. Opozita duhet te kerkoje mocion mosbesimi ne parlament dhe ti ftoje edhe ata dhjetra mijra shqiptare ne shesh perpara kuvendit popullor ate dite mocioni. Kuvendi eshte Popullor dhe i perket shqiptareve. Nese ata 100 deputete ne salle nuk kenaqin verdiktin e shumices se atyre dhjetra mijrave ne shesh, atehere ata dhjetra mijra kane cdo te drejte kushtetuese dhe demokratike qe te shperndajne ate kuvend ne cast. Kemba e sovranit popull do te shkeli ne kuvend dhe vetem ashtu pushteti vete perseri tek sovrani. Ky nuk eshte nje "skenar gjeorgjian", eshte B-ja e demokracise. Pushteti i votes i perket sovranit popull dhe kur kjo vote vidhet, sovrani e ve pushtetin e vete ne vend.


    Paradoksi #9 Presidenti konsensual dhe "te urtet"

    Shqiperia ka nje president qe edhe pse nuk gezon mbeshtetjen as te partise ne pushtet dhe as te opozites, ai vazhdon te qendroje ne kete post. Nese deri dje presidenti mund ti bente qejfin vetes se ai te pakten gezonte mbeshtetjene palekundur te faktorit nderkombetar, ai sot e ka humbur edhe kete mbeshtetje. E ka humbur per faktin se presidenti konsensual, misioni i te cilit ishte garantimi i zgjedhjeve te lira, deshtoi ne menyre te turpshme ne permbushjen e ketij misioni te besuar nga komuniteti nderkombetar. Pra presidenti eshte nje zhgenjim i trefishte: zhgenjeu mbi te gjitha forcat opozitare ne vend qe e emeruan ne ate post, zhgenjeu elektoratin shqiptar qe shikonin tek ai nje rreze shprese per ndryshim, zhgenjeu edhe faktorin nderkombetar qe shpenzoi kohe per te mbushur vakumin e pushtetit politik qe presidentit i mungonte. Sot presidentit i duhet qe te krijoje "grupe te urtesh", duke komunikuar keshtu mesazhet e tij politike dy forcave politike ne vend jo direkt, por me proksi. Presidenti nuk mund te shkarkoje kryeministrin e vendit pasi edhe pse e gezon kete kompetence, ai nuk ka pushtet politik ne vend. Detyrimisht eshte kthyer ne nje figure ceremoniale, ashtu si dhe paraardhesi i vet. Akti i vetem qytetar qe ju ka ngelur zoti president eshte doreheqja juaj. Ne pamundesi per te zgjidhur nje krize, ju nuk duhet te beheni pale ne perzgjatjen e krizes ne vend.


    Paradoksi #10 Mediat qe pasqyrojne realitetin socialist

    Letersia shqiptare ka njohur nje periudhe 50 vjecare me emrin "realizem socialist", ku te gjithe krijuesit shqiptare duhet te ktheheshin ne konformiste te "mesimeve te Partise" duke i thurrur lavde partise ne pushtet. Sot letersia bashkekohore eshte cliruar nga prangat e realizmit socialist, por keto pranga i kane veshur me deshire gazetaret dhe analistet shqiptare qe mbushin faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve. Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Evrope, por asnje afere korruptive nuk eshte zbuluar nga njerezit e mediave shqiptare. Perjashtim ben ketu Fiks Fare, nje emision ne pamje te jashtme satirik por qe eshte me prane problemeve te shqiptareve se mediat kryesore shqiptare. Raportet nderkombetare flasin per korrupsion ne instancat me te larta te shtetit, por asnje emer nuk eshte publikuar dhe hetuar nga gazetaret shqiptare kur kete gje e kane bere edhe gazeta te huaja. Ne gazetat shqiptare publikohen artikuj e analiza nga analiste, qe po tua serviresh 3-4 muaj me vone, do tu vinte turp edhe atyre qe i kane shkruajtur ti lexonin. Ne gazetat shqiptare gjen plot kujtime te byrose politike, por nuk gjen aspak vend per adresimin e problemeve me te mprehta te jetes shqiptare. Mediat shqiptare kane krijuar nje monopol qe i ngjan nje bunkeri nga ata te komunizmit. Jane publikuar me dhjetra raporte nderkombetare per Shqiperine, sa prej tyre kane lexuar te plota shqiptaret neper gazetat shqiptare? Vendin e raporteve e zene komentet ku vetem ata qe "analizojne" e dine se per cfare shkruajne. Faqet e gazetave mbushen me 3-4 emra analistesh qe shkruajne sa ne nje gazete tek tjetra, kur ne Shqiperi jetojne me mijra intelektuale. Shqiptaret nuk e lexojne te verteten me syte e tyre, por me syzet e analisteve qe duhet te justifikojne rrogen ne fund te 15-ditshit.

    Shqiperia dhe shqiptaret meritojne nje jete me te mire, nje jete pa paradokse te tilla te frikshme dhe ne te njejten kohe te dhimbshme. Jane keto paradokse qe shtojne vuajtjet e atyre shqiptareve qe u duhet te jetojne me to perdite. Jane keto paradokse shkaku qe rinia dhe intelektualet shqiptare po e braktisin Shqiperine per te gjetur nje jete me te mire ne Perendim. Jane keto paradokse qe mbajne larg Shqiperise mijra shqiptare te rinj ne moshe qe jane shkolluar dhe jetojne prej vitesh ne Perendim. Kjo hemoragji dhe keto vuajtje duhet te ndalen nje ore e me pare dhe kjo eshte detyra e gjithesecilit prej nesh qe na dhimbset Shqiperia. Nxjerrja ne drite e ketyre paradokseve eshte vetem hapi i pare.

    Ilirjan Papa - SHBA
    19 Korrik 2004
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Premte, 23 Korrik 2004


    DESHMI MBI SITUATEN NE SHQIPERI

    Raporti i mbajtur para Kongresit Amerikan mbi zhvillimet shqiptare

    Nga Kreshnik Spahiu

    Drejtor i Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve

    Nje program radio televiziv (Good morning Albania(, ka sloganin: Duajeni atdheun si Shqiperia Ameriken!

    Shqiperia eshte nje vend vogel, por nje mik i madh i SHBA. Ne pese minuta do doja te spostonit imagjinaten tuaj 10 000 milje pertej oqeanit Atlantik ne nje shtet mes Europes ku dhe catite e shtepive shpesh mbajne flamurin amerikan dhe ne tregje qarkullohet ndjeshem dollari amerikan. Ndonese ne Shqiperi jetojne shume pak amerikane dhe investimet e biznesit amerikan numerohen me gishta, ka nje dashuri per Ameriken.

    Ndjenjat e shqiptareve kudo qe jane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi per SHBA kane qene dhe mbeten unike. Ka arsye historike (deklarata e Presidentit Uillson ne Lidhjen e Kombeve me 1920, per vetvendosjen e popujve) qe nuk u veniten nga 50 vjet diktature nga me te egrat ne Europen Lindore. Por shqiptaret e kane ndjere atdheun e lirise me afer sidomos pas renies se murit te Berlinit. Nderhyrja e NATOs nen udheheqjen e SHBA-se ne Kosove dhe ndihma e vazhdueshme e administratave te presidenteve amerikane per instalimin e demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi dhe integrimin e vendit ne strukturat euro atlantike, jane perpjekje qe nuk mund te harrohen.

    Tre vjet me pare, ne krijuam nje koalicion te shoqerise civile per luften kunder korrupsionit. Koha tregoi se ishte nje nderhyrje ne kohen e duhur. Krijimi i tij u be domosdoshmeri pasi fenomene si korrupsioni, kontrabanda dhe monopolet ne biznes dhe media nga nje grusht politikanesh, u bene pengese kryesore per shtetit e se drejtes. Per shume nga keto arsye Shqiperia nuk mundi te perfitoje edhe nga programi i qeverise se SHBA-se: Fondi i Sfidave te Mijevjecarit.

    Shqiperia ka bere progres dhe permiresime te dukshme ne adoptimin e standarteve dhe nje legjislacioni te pranueshem ne luften kunder trafikimit. Gjithsesi Shqipria mbetet ende nje vend ku prodhohet dhe eksportohen lendet narkotike si dhe gjithashtu nje semafor jeshil i trafikimit te qenieve njerzore.

    Kush e mban peng demokracine?

    Demokracine ne vend po e mban peng edhe (state capture((kapja e shtetit). Shqiperia eshte perfshire nga nje bum ndertimesh ku ne nje pjese te konsiderueshme behet pastrim parash prej zyrtarve te korruptuar apo te trafikanteve te droges dhe qenieve njerezore. Ata gradualisht kane investuar bizneset e tyre dhe tashme nuk mjaftohen vetem me korruptimin e pushtetit por duan t'a blene ate.

    Ambicjet e ketyre individeve per t'u perfshire ne politik dhe per te zoteruar nje pjese te mediave e ka vene demokracine shqiptare ne udhekryq. Zgjedhjet e fundit elektorale, njohen nje tendence te shfrenuar te biznesmeneve te dyshimte per t'u zgjedhur. E gjithe kjo dukuri vjen ne nje terren te zbrazet ku nuk ekziston legjislacioni per konfliktin e iteresave, nuk ekzistojne komisionet e etikave elektorale dhe kur nuk funksionojne sic duhet mekanizmat e kontrollit te pastrimit te parave dhe deklarimit te pasurive. . Ndoshta Ju nuk e dini, po formalisht ne kemi kryeministrin me te (varfer( ne bote i cili ka deklaruar se eshte i pastrehe dhe se prone te tij ka vetem nje makine te blinduar Mercedes te cilen ai ka harruar se kush ja ka dhuruar. Vetem ne konceptet e politikaneve shqiptare mund te konsiderohen nje objekt 150 000 USD dhurate dhe jo ryshfet.

    Shumica e shqiptarve e shikojne si mision te pamundur zgjidhjen e ketyre sfidave nga nje pjese dominuese e kesaj klase politike.

    Shqiptaret kerkojne ndryshim. Largimi i te rinjeve si emigrant drejt Europes dhe SHBA nuk eshte zgjidhja e problemeve.

    Perpara se te nisesha per SHBA dhjetra te njohur dhe te panjohur, miq dhe qytetare te ndryshem me kerkuan qe te pershendes mesazhin e Presidentit Bush per te mos pajisur me vize Amerikane zyrtaret e korruptuar nga e gjithe bota. Nder te tjera ata jane ne pritje qe SHBA te asistoj krijimin dhe forcimin e shtetit te se drejtes ne Shqiperi. Nderkohe ne shpresojme qe qeveria Amerikane te kualifikoj Shqiperine ne procesin e Fondit te Sfidave te Mileniumit si dhe te mbeshtese Shqiperine ne procesin e integrimit Euro Atlantik.

    Shen. Raporti eshte botuar me shkurtime.


    Raporti nuk duket edhe aq tragjik, ashtu siē paraqitej dje nė shkrimin qė solla unė nga Koha Jonė. Nė tė vėrtetė unė nga kjo pjesė qė ėshtė botuar nuk shoh ndonjė gjė tė keqe edhe pse mund tė ketė qenė me nota edhe mė pozitive.
    Shkrimi im i mėsipėrm vlen edhe sot pėr mėnyrėn e raportimeve dhe pėrfaqėsimeve tė kombit dhe vendit jashtė sepse ashtu pėrfitojmė mė sė shumti.
    Kombi dhe vendi ka bėrė shumė pėrparime por ka edhe shumė mangėsi tė cilat shpresojmė qė ti reduktojmė sa mė shpejt dhe sa mė shumė qė ėshtė e mundur.
    Tani edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare do tė largojnė nga pushteti socialistėt dhe pastaj mendoj se edhe kjo parti do tė pastrohet shpejt nga disa politikanė si Nano me tjerė. Gjithashtu edhe reformat do tė ecin mė shpejt, ēėshtja kombėtare, integrimet euroatllantike, dhe investimet e huaja.
    Poashtu shpresojmė pėr mė shumė fonde nga institucione ndėrkombėtare.
    Optimizmi na ēon para, prandaj duhet tė jemi optimist dhe tė punojmė sa mė shumė tė jetė e mundur qė tė ecim para me hapa sa mė tė shpejtė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 22-07-2004 mė 22:16
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    NANO SULMON SHOQERINE CIVILE

    "Si shpjegohet zoteri qe kryeministri juaj ka perfshire ne kabinet dy ministra, te cilet ai vete i akuzoi per korrupsion?". Kjo pyetje erdhi si rrufeja ne qiell te paster per Fatos Tarifen, aty ne njeren prej sallave luksoze te Komisionit te Helsinkit ne Kongresin Amerikan. E cfare t'i pergjigjej ambasadori shqiptar ne Uashington nje pyetjeje te tille... Tarifa u ndie akoma me keq kur solli ndermend se "burri kurioz", ishte askush me pak se Kristofer Smith, nje nga kongresmenet me te njohur amerikane, njohes i mire dhe dashamires i Shqiperise. "Qeveria jone e ka luftuar dhe do ta luftoje gjithnje korrupsionin", belbezoi ai me nje ton te pasigurte, ndoshta duke mos i besuar edhe vete ato qe thoshte. Tre dite me vone kur delegacioni shqiptar pergatiste kthimin nga Uashingtoni, Fatos Tarifa dergonte me faks ne ministrine e Jashtme shqiptare dialogun e sikletshem qe ai kishte shkembyer ne Kongresin Amerikan.

    Ne te njejten dite, Fatos Nano sulmoi ashper shoqerine civile qe sipas tij po ia nxinte faqen Shqiperise neper bote. Ai permendi gjithashtu se kundershtaret e tij jane njerez pa alternativa, te papelqyeshem per shqiptaret dhe te pabesueshem per nderkombetaret.

    Keto komente, kryeministri i Shqiperise i artikuloi ne mbledhjen e qeverise dhe kur po dilte buzeqeshur i peshperiti njerit prej ministrave te tij: "Mbaju nene e ms ki frike, se ke Erionin ne Amerike". Megjithese perdori ironine nga dyshes Veliaj-Spahiu, Nano gjendet ne nje pozicion te veshtire pasi ai ka mbetur i vetmuar dhe pa aleate ne politiken shqiptare, por njekohesisht edhe "non-grata" nga nderkombetaret.

    Nano e sulmoi dje shoqerine civile, ndersa me pare ai kishte urdheruar vartesit e tij ta benin kete menjehere pas mbledhjes se Komisionit te Helsinkit ne Kongresin Amerikan. Duke reaguar me mentalitetin "o me ne, o kunder nesh", kreu i ekzekutivit e vleresoi si absurd faktin qe politikane te ndershem apo anetare te shoqerise se pakompromentuar civile te thone te verteten per Shqiperine, qofte edhe prane miqve te tyre nderkombetare. Sigurisht qe Nano do te donte qe ne Kongresin Amerikan te ligjeronin disa prej atyre pseudointelektualeve qe ne gjykata regjistrojne OJF-ra dhe flasin si krere te agjencive qeveritare. Shoqeria e pakompromentuar civile, sigurisht nuk e ndjeu veten te kenaqur, madje u ndie e kercenuar kur ministri i Rendit, Igli Toska, hodhi poshte me force ato qe u thane ne Kongresin Amerikan. Ne kete menyre, kryepolici jo vetem demaskoi armiqte e jashtem, por edhe derrmoi kolaboracionistet e tyre shqiptare! Megjithate, Kristofer Smith i konfidoi Erion Veliajt dhe Kreshnik Spahiut se nese do te kishin probleme me shtetin shqiptar, le te kerkonin ndihme prane ambasades amerikane ne Tirane. Eshte vertet per t'u habitur me guximin e kryeministrit shqiptar dhe vartesve te tij, te cilet "pa nje, pa dy" i akuzuan "kryqtaret" shqiptare ne Uashington si prishes se imazhit te Shqiperise. Kjo ndodhi vetem 24 ore pasi kongresmenet amerikane (jo ata shqiptare!) e vleresuan kurajon civile te Veliajt, Spahise dhe te tjereve, te cilet thane te verteten per Shqiperine, duke demonstruar se e duan ate ashtu sic eshte.

    Shoqeria civile nuk e shperdoroi aspak besimin dhe mbeshtetjen e publikut. Interesat e qytetarit ishin ne qender te diskutimeve qe drejtuesit e levizjes "Mjaft" dhe Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve, mbajten para Kongresit Amerikan. Te thirrur ne seancen degjimore per te deshmuar rreth situates ne Shqiperi, Erion Veliaj dhe Kreshnik Spahiu, u shnderruan ne ambasadoret e shpreses per shqiptaret. Tashme faktor per zhvillimin e vendit, perfaqesuesit e shoqerise civile i treguan faktorit nderkombetar pergjegjesit qe mbajne peng integrimin e vendit. Ne ekspozene gri te paraqitur para kongresmeneve amerikane, dyshja Veliaj-Spahiu ngriti dhe njehere gishtin akuzues drejt klases politike shqiptare. Pamundesia per te permbushur standardet euroatlantike, perbente per keta te fundit jo mungese vullneti dhe deshire nga ana e popullit shqiptar, por nje produkt te kulisave politike ku luhet e ardhmja e shqiptareve. Drejtori i "Mjaft", Veliaj, ne vazhden e qendrimeve te tij te meparshme tha se per fat te keq, politikanet shqiptare ende nuk kane arritur te marrin rolin e udheheqesit ne kete proces. Gjate deshmise se tij, nder te tjera ai theksoi se ndryshimet e bera ne Shqiperi gjate dekades se fundit nuk sigurojne hapesirat e nevojshme per te perhapur idete demokratike. "Te rinjte shqiptare veshtire se e shikojne si model ndonjerin prej figurave politike kryesore te Shqiperise, si Nanon ashtu dhe Berishen. Politikat e deshtuara kane bere qe te shuhen shpresat tek te rinjte", vuri ne dukje Veliaj. Kreshnik Spahiu, drejtor i ZMQ-se, shkoi dhe me larg me akuzat e tij. Duke kritikuar ashper qeverine lidhur me depertimin e krimit te organiuar ne strukturat e larta shteterore, ai do ta etiketonte kreun e saj si te paafte per te mbajtur flamurin ne luften ndaj ketyre fenomeneve. Madje brenda kornizes se ketij diskutimi ai nuk ngurroi as te parashtronte shembujt perkates qe e justifikonin kete konstatim. "Industria e ndertimit qe aktualisht po njeh nje "boom" ne Shqiperi, thuhet se lulezon pergjithesisht me ane te parave te zyrtareve te korruptuar qe jane te lidhur me strukturat e pastrimit te parave", argumentoi ai.

    Ne listen e gjate te problemeve qe trajtuan gjate fjales se tyre, si Veliaj ashtu edhe Spahiu u munduan te arsyetonin drejt rreth hapave perpara qe ka hedhur aktualisht Shqiperia. Komentet e tyre objektive kishin si synim final pasqyrimin e proceseve transformuese nen syrin e ftohte te realistit. Erera te forta po fryjne nga Atllantiku si per kryesocialistin Nano, ashtu edhe per kryedemokratin Berisha. I pari mund te rrezohet, ndersa i dyti te ringrihet.

    SMITH

    Kryetari i Komisionit te Helsinkit ne Kongresin Amerikan, Kristofer Smith, pergezoi dy dite me pare anetaret e shoqerise civile qe folen ne Kongresin Amerikan. Ai vleresoi se Erion Veliaj dhe Kreshnik Spahiu demonstruan kurajo te larte civile qe i numeruan problemet dhe aspiratat e Shqiperise ne mes te miqve te tyre nderkombetare. Smith i falenderoi ata per ekspozene e qarte qe bene per situaten ne vend dhe per alternativat qe ata ofruan ne syte e kongresmeneve. Sipas Smith, shoqeria civile ne Shqiperi duhet te luaje nje rol me aktiv per te qene me e pranishme prane halleve te njerezve dhe per t'i sherbyer sa me drejt komunitetit.

    NANO

    Ne analizen e punes se gjashte muajve te qeverise qe ai drejton, kryeministri Nano siluroi anetaret e shoqerise civile qe folen para Kongresit Amerikan. "Ne nuk na duan ata qe s'punojne, por flasin vetem per te zezat e Shqiperise tek faktori nderkombetar. Kundershtaret e mi nuk kane alternativa dhe prandaj e bejne kete. Megjithate, situaten aktuale ne Shqiperi dhe punen e qeverise e kane vleresuar lart te gjithe organizmat nderkombetare dhe partneret tane edhe pertej Atlantikut", deklaroi Nano. Gjate dy diteve qe kaluara, ai urdheroi vartesit e tij qe "te mbroheshin nga akuzat e padrejta" te anetareve te shoqerise civile.


    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Zbardhen pyetje-pėrgjigjet nė Kongresin Amerikan

    SHBA: Shqipėria, gjendja mė keq sesa e dinim


    --------------------------------------------------------------------------------



    Shqiptarėt e ftuar nė seancėn dėgjimore tė Komitetit tė Helsinkit tė Kongresit amerikan, nuk kanė vlerėsuar asnjė arritje pėr Shqipėrinė, por thjesht, kanė evidentuar negativitetin e saj. Puna ka arritur deri aty sa kongresmenėt tė shqetėsohen pėr kėta njerėz kur ata tė vijnė nė Shqipėri, duke na krahasuar, gati me regjimet diktatoriale, ku ndalohet fjala e lirė. Informacioni i mėposhtėm ėshtė marrė nė WWW.CSCE.GOV.

    Wolf: Nėse mund tė na thoni nga vjen trafiku i njerėzve dhe ku shkon? Kush ėshtė i pėrfshirė? Dhe ēfarė mendoni ju pėr trafikun e drogės: nga vjen ku shkon dhe kush ėshtė i pėrfshirė?
    Lipponen: Trafiku i qenieve njerėzore vazhdon akoma dhe ėshtė duke fituar metoda mė tė sofistikuara. Sė pari, vizat tregtare janė shumė tė pėrdorshme pėr shqiptarėt qė tė lėvizin nga vendi i tyre. Rrugėt tradicionale tė detit janė bllokuar, kėshtu trafiku tani zhvillohet nėpėrmjet pikave tė kalimit kufitar. Trafikantėt kanė zgjeruar aktivitetet e tyre nė tė gjithė Evropėn dhe duket se kanė fituar mbeshtetje edhe nė US. Ata po rekrutojnė njerėz nga Moldavia, Ukraina dhe tė gjitha pjesėt e tjera tė BS. Nga vjen droga, e pėrmenda edhe mė parė qė rruga mė e madhe ėshtė nėpėrmjet Turqisė dhe mjaft droga vijnė nga Afganistani. Kohėt e fundit, Shqipėria ėshtė bėrė gjithashtu njė prodhues droge, vecanėrisht kanabis. Rrugėt janė tradicionale. Ato nuk janė vetėm nė duart e shqiptarėve, por nė duart e krimit tė organizuar ndėrkombėtar. Ata duket se po punojnė mirė edhe pse ka njė kohė tė gjatė qė konfiskimi i shumave tė drogės sė kapur kėto kohė ėshtė rritur.

    Wolf: Ēfarė duhet tė bėjė qeveria shqiptare qė tė ndihmojė popullin por edhe tu demostrojė vendeve tė BE dhe US qė ata janė seriozė nė ndryshimet e mėdha me vėmendje drejt korrupsionit dhe gjėrave tė tilla?
    Lipponen: Unė pėrmenda vetėm zgjedhjet, por gjithashtu duhet ti referohem transparencės sė shoqėrise dhe transparencės sė Administratės Publike. Forcimi i ligjit ėshtė e vetmja rrugė pėr tė sjellė kėto ndryshime ndryshe nga regjimi i kaluar.

    Wolf: Nė vitet e fundit, nė tre vitet e fundit, gjėrat janė pėrmirėsuar apo janė pėrkeqėsuar?
    Lipponen: Ka pėrmirėsime. Njerėzit kanė mėsuar tė pėrdorin disa standarte, gjithmonė e mė tepėr mbėshtetje pėr shėrbimet ndaj njerėzve, tė ngarkuar nė kontrollin e sjelles sė nėnpunėsve civilė dhe administratės publike. Por sjella e institucioneve publike ėshtė nė mėnyrė ekstreme e mbyllur. Eshtė shumė e vėshtirė tė marrėsh njė informacion bazė gjė qė ėshtė normale jashtė institucioneve.

    Wolf: Kush ka mė shumė impakt nė Shqipėri: BE apo USA? Kė dėgjojnė mė shumė ata?
    Lipponen: Shqiptarėt i dėgjojnė tė gjithė. Ata duket se kanė sensibilitet pėr integrimin nė BE dhe shumė angazhime me USA. Kėshtu ata diskutojnė dhe dėgjojnė. Eshtė njė tjetėr gjė se si ata i implementojnė.

    Smith: Cila ėshtė pikėpamja juaj mbi trajtimin policor mbi tė ndaluarit apo tė arrestuarit nė Shqipėri?
    Lipponen: Policia ka bėrė progres gjatė viteve tė kaluara, por abuzimi i policisė ėshtė akoma njė ndėr problemet mė tė mėdha. Paraburgimi ėshtė ndoshta njė nga problemet mė tė mėdha sot, ashtu sikurse problemi i tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri. Kushtet pėr tė paraburgosurit janė johumanitare. Mė sė shumti ėshtė njė ēėshtje burimesh. Do tė ketė disa progrese nė tė ardhmen. Ka plane pėr ndėrtimin e qendrave tė reja dhe gjithashtu pėr kalimin e paraburgimit nga policia te Ministria e Drejtėsisė e cila pritet tė sjellė njė ndryshim nė kėtė gjė.
    Wolf: Shqiptarėt janė njerėz punėtore. Kur vijnė nė US ata ia dalin shumė mirė. Ia dalin shumė mirė nė Itali dhe vende tė tjera. Kur ju krahasoni Shqipėrinė me Poloninė apo Hungarinė, kur ra miri dhe u kthye liria, pse mendoni se Shqipėria ka mbetur mė pas se psh Polonia, Hungaria apo edhe Rumania? Eshtė pėr shkak tė lidershipit? Ose ndoshta ndrydhja ėshtė kaq e fortė dhe e thellė dhe e ngulitur qė do tė duhet kohė? Ēfarė mendoni kur disa vende tė ish-bllokut kanė ecur mė shpejt, dhe tė tjerė ndoshta si Shqipėria nuk kanė shkuar shumė larg? Keni njė opinion personal? Eshtė pėr shkak tė lidershipit? Kush ėshtė arsyeja e kėsaj gjendjeje?
    Lipponen: Nuk do tė dėshiroja tė fajėsoja lidershipin
    Wolf: Ju do tė dėshironit apo nuk do tė dėshironit?
    Lipponen: Nuk do tė dėshiroja.
    Wolf: ju nuk do tė dėshironit.
    Lipponen: Unė besoj se ka edhe arsye natyrore. Qė tė dyja Polonia e Hungaria kanė pasur insittucione tė vėrteta demokratike. Institucionet dhe infrastruktura e tyre, sistemi i tyre i edukimit, ka qenė mė i fortė dhe ata kanė pasur njė traditė tė vėrtetė. Shqipėria ėshtė ende njė vend nė tranzicion i krahasuar me kėto vende. Unė pėrmenda GDP e ulėt. Kėto vende, edhe pse me standart modest jetese, me rritjen e tyre ekonomike ato rriten gjithmonė. Edhe Shqipėria ka rritje ekonomike 6%. Kėshtu, pika nisėse ėshtė komplet e ndryshme nisur nga eksperienca ime.
    Wolf: Unė e di qė ėshtė bėrė progres. Kam qenė atje disa vjet mė parė, dhe pasi e pashė vitin e kaluar dhe e krahasova me mė parė, ėshtė bėrė shumė progress. Unė e kuptoj kėtė. Mund ta shikoni kėtė nė ndėrtesat dhe nė gjerat qė po zėnė vend. Tirana ėshtė njė qytet nė lėvizje. Por Shqiptarėt kanė vuajtur mė shumė sesa nė vendet e tjera. Unė do tė doja pse. Nuk ėshtė vetėm vendndodhja. Nuk janė mundėsitė sepse shqiptarėt janė tė aftė si tė tjerėt. Ju mendoni se ata kanė nisur thjesht pas tė tjerėve. Ky ėshtė pak a shumė argumenti juaj.

    Lipponen: definitivisht
    (Vazhduan diskutimet Pano, Veliaj, Spahiu, Mediu dhe Selami)
    Smith: Kam disa pyetje pėrsa i pėrket korrupsionit njė ēėshtje qė u prek mjaft gjatė kėtij paneli…Korrupsioni ėshtė njė kėrcėnim pėr tė gjithė, nėse ju keni zyrtarė tė korruptuar. Dua tė nėnvizoj se Freedom House nė raportin e saj tė fundit theksonte dhe do tė dėshiroja tju pyesja nėse ndonjė prej jush mund tė pėrgjigjej, sidoqė emėrimet e ministrave nga kryeministri Nano tė cilėt mund tė jenė akuzuar pėr korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar jo mė shumė sesa dy vite mė parė, duket mė pak e mundur qė lufta ndaj korrupsionit, monopoleve dhe krimit tė organizuar do tė fitojė. Ka qenė pėrshtypja ime gjithmonė qė politikat personale tė njėjta si shpenzimi i parave, apo ēdo gjė tjetėr qė keni gjetur, tė bėjė qė reformat tė shkojnė drejt promovimit. Nėse njerėzit qė janė gatekeepers (roje, portier) janė jo nė nivelin e duhur, si mundet qė progresi, transparenca e qeverisja e mirė tė ecin mė tej? Dėshiron ndonjė prej jush tė prekė kėtė pėr njerėzit qė janė nė pozicionin e "portierit" apo nė poste ministrore? Po Profesor Pano.
    Prof Pano: Po. Ka pasur lėvizje tė shpeshta nė kėto pozicione tė rojeve si posti i prokurorit tė pėrgjithshėm, shėrbimi informues i shtetit. Shumė nga kėto ndryshime, sigurisht kanė ardhur nga presioni politik, ose sepse kėta individė nuk kanė mundur tė ruajnė pastėrtinė e figurės sė tyre. Disa prej kėtyre njerėzve janė nėn presion shumė tė madh. Njė nga problemet nė Shqipėri ėshtė qė lidershipi politik jo gjithmonė ka dhėnė njė shembull tė mirė pėr njerėzit nė ruajtjne e ligjit. Ne kemi shumė ligje qė janė bėrė, shumė reforma, sidmos nė pesė vitet e fundit. Problemi ėshtė nė implementimin e kėtyre reformave. Shpeshherė ėshtė prej presionit politik nė qarqe tė larta qeveritare. Mund tė evidentoj se njė nga ligjet qė ka kaluar mė sė fundi, ligji pėr deklarimin e pasurise se zyrtareve te larte, ishte nė implementimin e vet, mė pak se i suksesshėm. Ne kemi mjaft liderė politikė, mjaft politikanė i kishin lėnė pas dore deklarimin e tė mirave tė tyre. Shumė njerėz qeshėn me kėto raportime tė cilat u publikuan. Ato ishin burim diskutimi nė shtyp dhe do tė thoja "pėrqeshje" ndėrmjet njerėzve sepse i bėri ata shumė cinikė ashtu sikurse gjithė procesin. Kėshtu qė ka njė problem tė qartė nė implementimin e disa reformave…Ka njė problem qė do tė ketė vėshtirėsi pėr tu zgjidhur. Duhen disa ndryshime sjelljesh. Njė nga faktorėt qė duket ėshtė ngritja e tė mirave kriminale qė janė mbledhur ashtu sikurse kėta njerėz kanė mbledhur para tė jashtėligjshme dhe fillojnė tė lėvizin nė zona jo legjitime biznesi ashtu sikurse ata vetė bėhen tė fuqishėm. Kjo ėshtė e vėrtetė edhe nė shoqėri si tonat. Me tė mira, ju merrni pushtet, dhe kjo e bėn situatėn tė vėshtirė pėr shqipėrinė, por ėshtė njė problem qė duhet adresuar. Besoj se do tė ketė lėvizje nė tė ardhmen e afėrt, vecanėrisht me iniciativat e reja qė qeveria deklaroi nė javėn e kaluar.

    Smith: Zoti Veliaj?
    Veliaj: Prof. Pano i pėrmendi por do tė shtoja dicka. Kohėt e fundit kishte njė process nė Shqipėri. Po pėrdor njė shembull pėr tė ilustruar cėshtjen. Kishte njė ēėshtje ku kryeministri thėrriti nė gjyq njė botues tė njė gazete. Gazeta thjesht kishte kopjuar njė dokument me anė tė tė cilit kryeministri shpėrblente veten e vet me pesė rroga. Tani sesi kjo ėshtė shpifje unė nuk e di, por unė mund tė imagjinoj qė presioni mbi tė cilin u vu gjykatėsi nė cėshtje i cili do tė duhet ta drejtojė atė nė mėnyrė tė paanshme. Kėshtu pika qė doja tė demostroja ėshtė qė mekanizmat janė nėn presion direct nga lart poshtė nga njerėzit qė janė nė lojė. Ju nuk mund tė prisni qė njė ministėr tė luftojė korrupsionin , si psh, ministri i bujqėsisė, kur ai ėshtė importuesi mė i madh i ushqimeve agroushqimore nė vend. Ju nuk mund tė ftoni njerėzit tė luftojnė korrupsionin nė industrinė e telekomit nėse njerėzit qė drejtojnė ministrinė janė ndėr tė tjera pronarėt e konkurentit mė tė madh. Kėshtu nė shumė sense, ndonjėherė mendon se si jeton Soprano nė realitet, ku konfikti i interesave dhe familja, privatizimet, bėhen pėrpara syve tė tu. Merrni njė 9-vjecar nė shqipėri dhe do tju tregojė se kush ka marrė cfarė, dhe mėnyrat sesi e ka pėrfituar. Kjo ėshtė ēėshtja qė tė nervozon… Nuk kam idenė se kur ka qenė hera e fundit kur njė funksionar i zgjedhur nė Shqipėri ka pasur kohė tė vijė e tė shpjegojė, jo domosdoshmėrisht elektoratit tė tyre, por njerėzve tė Shqipėrisė, cfarė mendojnė pėr kėto ēėshtje, pėrse pėrparojnė nė kėtė sens, pėrse marrin para nga kėta njerėz qė janė qartėsisht tė njohur se janė nė qarqet e krimit tė organizuar. Paranoja qė kemi tani tė gjithė ėshtė se krimi nuk po interesohet vetėm pėr politikėn. Krimi po bėhet politik. Kėta njerėz tani ulen nė Kuvend. Kėta janė njerėz qė me tu kthyer nė shtėpi, dėrgojnė kėrcėnimet drejt gjykatave dhe vazhdon kėshtu. Kur ėshtė nė kėtė nivel tė ngritur ēėshtja dhe modeli dhe roli janė nė kėtė fazė kjo transoformohet nė njė tendencė tė mentalitetit. Atėherė duhet tė paguani natyrisht policinė ēdo herė qė kaloni semaforin e kuq, ku paguhet njė dhuratė sa pėr njė ekspres. Natyrisht duhet tė paguhen mėsuesit pėr tė kaluar edhe njė nivel. Duhet tė paguhet mjeku. Nė njė mėnyrė qė mė pas bėhet mėnyrė jetese. Pėr tė qenė i sinqertė, tė bėhet papritur sikur ke ardhur nga hėna…
    Mediu: Shkurt pėr tju sjellė nė vėmendje disa fakte korrupsioni. Nė dy vitet e fundit ne kemi ndryshuar 6 drejtorė tė pėrgjithshėm doganash qė ėshtė qartėsisht njė pozicion sinjifikant pėr qeverinė sesi mund tė hyhet nė Pazar me disa institucione nė mėnyrė qė tė gjenden rrugėt pėr tė bėrė disa para pėr mirėqėnien e tyre. Dy ministra tė emėruar aktualisht janė akuzuar nga kryeministri se kanė qenė tė pėrfshirė nė duzina cėshtje korrupsioni vetėm dy vite mė parė dhe pėr kėtė, qeveria Meta u largua atėherė. Ne filluam si opozitė tė punonim me komisione hetimore nė parlament nė mėnyrė qė tė merrnim vesh se cpo ndodhte me korrupsionin dhe tė arrinim tė mundėsonim funksionimin e gjyqėsorit.

    Vazhdon
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    NE sollėm nė vėmendjen e publikut por edhe tė disa institucioneven disa cėshtje, si telekomi, ku ka miliona dollarė tė pėrfshirė nė korrupsion nga njerėzit qeveritarė dhe asnjė reagim nga sistemi gjyqėsor. Nė kėndvėshtrimin tim kjo ndodh sepse sistemi gjyqėsor kontrollohet politikisht. Qeveria ka disa pushtete, por ata nuk duan tia dinė pėr gjyqėsorin. Njė nga shembujt e qartė ėshtė se kryeministri Nano u akuzua se fatkeqėsisht ėshtė pėrfshirė nė vdekjen e njė qytetari, nė njė aksident tragjik. Kur u thirr pėr tė dėshmuar nė gjyq pėr tė parė se si kishte ndodhur kjo, ne u pėrpoqėm si opozitė tė ngrinim njė komision nė parlament pėr kėtė ēėshtje dhe ai refuzoi. Kėshtu, ne nuk kemi asnjė mundėsi tjetėr qė tė marrim vesh se ēka ndodhur me kėtė qytetar. Gjithashtu tragjedia e 9 janarit, ku 21 njerėz vdiqėn sepse kėrkonin njė tė ardhme mė tė mirė nė njė vend tjetėr, dhe ishte njė vdekje tragjike pėr ta. Ne u pėrpoqėm tė ngrinim njė komitet investigative nė Parlament dhe qeveria e Nanos dhe mazhoranca nė Kuvend refuzuan edhe hetimin e kėsaj ēėshtjeje. Ashtu sikurse u pėrmend nga zoti Veliaj, oficerė tė policisė me lidhje direkte me qeverinė ishin tė pėrfshirė nė kėtė trafik, por asnjė nga ata qė kishte lidhje me qeverinė nuk doli para drejtėsisė.
    Spahiu: Disa pika pėr tė qartėsuar panoramėn korrupsionin dhe kėndvėshtrime tė ndryshme nga organizatat ndėrkombėtare, shoqėria civile e qeveria shqiptare.Ka standarte tė ndryshme dhe panorama tė ndryshme pėr komentet nė sektorė tė ndryshėm. Mendoj se Shqipėria ėshtė nėn presionin e BE pėr tė kaluar dhe pėrmirėsuar kuadrin juridik. Kjo ėshtė njė nga standartet nė procesin e SA e Shqipėrisė nė pritje pėr anėtarėsim nė BE. Nė kėtė sens, ndonjėherė qeveria shqiptare duke e konsideruar kėtė nė publik si njė kėrkesė pėr pėrmbushjen e kuadrit ligjor, kalon qindra e mijra ligje nė parlament. Po ne kemi njė standart tė ndryshėm si shoqėri civile. Ne monitorojmė procesin e inplementimit dhe e konsiderojmė kėtė si njė ndėr ēėshtjet kryesore pėr forcimin e ligjit nė Shqipėri. Dua tju jap njė shembull: vitin e kaluar ka 5000 vendime nga gjykatat. Ato janė injoruar dhe nuk janė ekzekutuar nga administata publike. A mund tė imagjinoni qė kėta qindra njerėz janė duke pritur nė rradhė nė dyert e gjykatave, duke humbur kohėn pėr disa vite me rradhė dhe pas disa viteve me rradhė ata fitojnė cėshtjen dhe kjo ėshtė njė copė letėr, sepse pushteti ekzekutiv e injoron vendimin gjyqėsor. Nė tė njėjtėn kohė kjo ėshtė nė shkelje tė tė drejtave tė njeriut dhe pėr interesin e publikut gjithashtu.
    Smith: …Dua tė bėj njė koment nė dritėn e deklaratave tė forta qė ju bėtė pėr ēėshtjet e korrupsionit. Ashtu sikurse e dini, kur flitet pėr ēėshtjet e trafikimit, Shqipėria ėshtė nga kėndvėshtrimi i USA, nė grupin e dytė tė vendeve. Ka probleme serioze nė trafikun e qenieve njerėzore, veēanėrisht pėr prostitucionin e forcuar, por po bėn sforco pėr tė zbatuar ligjin dhe pėr tė mbajtur nėn kontroll. Njė nga shqetėsimet qė unė kam ėshtė ky zyrtar i korruptuar dhe mundėsia pėr mė shumė vjedhje qė promovojnė viktimat e trafikut dhe qė nxjerrin para nga ky abuzim dhe qė mund tė fshihet, dhe nėse laku i forcimit tė ligjit, ashtu sikurse ju e vutė nė dukje dhe nėse laku i mundėsive tė hetimit qė ėshtė real dhe transparent, mė duket se mund tė fshihet mirė. Incidenti i 9 janarit qė ju pėrmendėt mė sjell ndėrmend sesa instanca tė tjera, nė bashkėpunim me zyrtarėt qeveritarė, policinė dhe mė lart akoma janė atje. Si pasojė e kėtij dėgjimi, planifikoj, dhe komisioni do tė shkojė edhe mė tutje, nėse vendosja nė grupin e dytė tė vendeve ėshtė korrekte. Kemi njė listė vigjilence qė e kemi vendosur tek njė ligj tė vitit 2003 qė e vendos njė vend kur ai thotė, dhe qė e shohim me shumė vėmendje, qė do tė thotė se ku qėndron Shqipėria dhe sidomos nisur nga disa ēėshtje qė u trajtuan edhe kėtu, ashtu sikurse e thashė, mendoj se e eleminojnė atė ēėshtje. Kjo ėshtė ajo ēka ne duhet tė bėjmė pas ndjekjes sė kėtij Hearing, nė mėnyrė qė gratė shqiptare dhe ēdo grua tjetėr qė tranzitohet nėpėrmjet shqipėrisė tė mos vuajė kėtė gjė tė shėmtuar.
    Engel: …Dua tė shpreh disa nga shqetėsimet e mia pėr korrupsionin dhe zgjedhjet dhe sa tė rėndėsishme janė kėto. Mendoj se ne kemi nevojė tė shohim qė Shqipėria tė bėjė progress tė dukshėm, por duket se akoma ka njė rrugė tė gjatė. Ashtu sikurse e kam thėnė edhe mė parė, unė nuk njoh njerėz nė botė qė janė mė pro-amerikanė sesa shqiptarėt. Kėshtu qė mendoj se me monitorimin tonė dhe punėn tonė me njerėzit nė Shqipėri ne do ti lėvizim ata mė tej drejt rrugės sė demokracisė.
    Cardin: Eshtė shumė interesante qė ēdokush nė kėtė panel foli pėr korrupsionin nė Shqipėri. Drejtuesi e pėrmendi atė si temėn kryesore. Komiteti qė unė drejtoj nė Asamblenė Parlamentare tė OSBE, komiteti i dytė e ka bėrė kėtė principin e vet kryesor. Ne pamė se ēndodhi nė Mastrit me mbledhjet ministeriale dhe zbuluam qė ata gjithashtu nėnvizuan rėndėsinė e luftės ndaj korrupsionit dhe promovimit tė transparencės nė ēdo vend tė OSBE. Eshtė e qartė se Shqipėria qė ka rėnė dakord me kėto angazhime, nuk i ka mbajtur ato. Ndėr tė tjera ėshtė e pakuptueshme qė nėse njė person ka konflikt interesash, ky person do tė influencohet nga konflikti i interesave, kemi tė drejtėn tė presim qė Shqipėria tė kalojė ligjet qė ndalojnė kėto tipe konfliktesh interesash, tė ketė shtrėngim nė mėnyrė qė ligji tė zbatohet. Unė mendoj se duhet tė fillohet nga lidershipi politik dhe ne jemi tė zhgėnjyer qė nuk po bėhet progres. Gjithashtu, ka njė pėrgjegjėsi ndėrmjet njerezve nė Shqipėri qė duhet tė kėrkojnė nga zyrtarėt publikė njė kulturė tė ndryshme tė ekzistuari. Mė duket se ka ende pėr tė bėrė nė kėtė fushė.
    Wolf: You djema mė ngjasoni mua me Havels dhe Lech Valesas me njė problem tė ndryshėm nga komunizmi, atė tė korrupsionit… Unė dua tju falenderoj tė gjithėve ju. Duhet shumė kurajo pėr tė bėrė kėtė qė ju bėtė. Shqiptarėt janė njerėz tė mirė. Ata janė vėrtet. Unė njoh shqiptarė. Unė kam qenė nė Kukės kur u bombardua Kosova Shqiptarėt hapėn dyert dhe morėn njerėzit nė shtėpitė e tyre dhe bėnė shumė gjėra tė mira. Por pėr kėtė cėshtjen e korrupsionit, do tė kthehem pas nė atė qė tha zoti Pano. Dua ta nėnvizoj atė. Shpresoj qė kjo tė thuhet nė median shqiptare. Shpresoj qė media ta pasqyrojė kėtė hearing dhe tė shohė kurajon e ju tė pesve… Por kur Shqipėria po i afrohet 2005, ėshtė e dukshme qė politika si zakonisht ėshtė njė luks qė vendi nuk mund tia lejojė mė vetes. Ky budallallėk ka vėnė njė tullė tė rėndė nė vendin tuaj. Ka errėsuar imazhin ndėrkombėtar tė Shqipėrisė. Dėshtimi i provės sė 2005 do tė errėsojė shancet e misionit actual pėr NATO e BE. Sigurisht professor ju keni tė drejtė. Ata nuk do tė hyjnė nė NATO, nuk mund tė flasim pėr BE, por pėr NATO, me kėto probleme tė korrupsionit. Nė tė kundėrt, do tė ketė efekte nė stabilitetin e brendshėm tė vendit, duke vėshtirėsuar progresin ekonomik dhe shkėndijėzimin e trazirave sociale. Me kėto ngjarje, Shqipėria mund tė shikohet si njė vend i pastabilizuar dhe njė partner jo i besueshėm me fqinjėt ballkanik dhe rrezikon pėrjashtimin nga njė varg iniciativash rajonale. Njė Shqipėri e pastabilizuar do tė shėrbente si njė model negativ pėr Kosovėn dhe shqiptarėt nė Maqedoni, kėshtu, sikurse tha dhe profesori, rreziqet nė Shqipėri pėr 2005 janė tė larta dhe ato tė liderve tė tyre qė dėshtojnė nė marrjen e pėrgjegjėsive nė sigurimin e suksesit tė zgjedhjeve do tė mbahen nė konsideratė nga shqiptarėt dhe komuniteti ndėrkombėtar. Unė e vlerėsoj kurajon me tė cilėn dėshmuat ju. Eshtė e lehtė tė thuash dicka por pa qenė nė rajon. Tre prej jush do tė kthehen pas. Mė lejoni tė them se do tė lidhemi me ambasadėn amerikane qė tė sigurohemi qė secili prej jush qė foli kėtu tė frikėsohet nė ndonjė mėnyrė…Nėse ndonjėri prej jush do tė frikėsohet nė ndonjė mėnyrė ju do tė na vini nė dijeni. Angazhimi ynė ėshtė tė shohim qė ju mund tė ndryshoni problemin e korrupsionit nė vend dhe ju do tė jeni tė aftė pėr Millennium Account; ju do tė zgjidheni pėr Millennium Account. Do tė ketė edhe asistenca tė tjera nė Shqipėri sepse ne cmojmė faktin qė ju qėndruat me ne nė Irak. Shqiptarėt janė njerėz tė mirė dhe miq tė SHBA. Nėse ju ndryshoni dhe zgjedhjet e 2005 bėhen tė mira, problemi i korrupsionit do tė kihet nė vėmendje, angazhimi ynė do tė jetė qė ne do tju ndihmojmė ju ekonomikisht, politikisht dhe nė rrugė tė tjera…
    Marrė me shkurtime nga botimi zyrtar i Komitetit tė Helsinkit tė Kongresit Amerikan


    TARIFA

    - Zgjedhjet 2005, tė gjithė janė angazhuar pėr kėtė proces
    - Demokracia e ka shtėpinė nė Shqipėri, por korrupsioni jo
    - Prioriteti kryesor i qeverisė ėshtė lufta kundėr korrupsionit
    - Pėr trafikun e qenieve njerėzore, raportet ndėrkombėtare thonė se ai ėshtė i ulėt
    - Ne kemi rritje ekonomike 6 % nė vendin tonė


    PANO

    - Ka ndryshime positive, psh privatizimet pothuajse janė plotėsuar
    - Nė Shqipėri qė prej 14 vjetėsh ėshtė e njėjta klasė politike e kjo nuk ėshtė positive
    - Zgjedhjet, ka probleme me sistemin politik nė vend
    - Ndėrsa shqipėria i afrohet 2005, politika ėshtė njė luks qė vendi nuk mund ta suportojė
    - Nė Shqipėri ėshtė bėrė progress, por duhet tė ngjitemi nė njė shkallė mė lart


    VELIAJ

    - Zgjedhjet e kaluara njė dėshtim total pėr shkak tė inteferencave nė process
    - Nė parlament ka raste kur vendimi bie nė kundėrshtim me dėshirat e popullit si rasti i rezolutės came
    - Nė ēėshtjet e trafikut, ka zyrtarė qė janė tė pėrfshirė
    - Operacionet e policisė kundėr krimit tė organizuar dėshtojnė pėr shkak tė rrjedhjes sė informacionit
    - Media dhe shoqėria civile persekutohen kur bėjnė protesta civile


    SPAHIU

    - Ka legjislacion, por Shqipėria mbetet njė vend ku ende trafikohet drogė e qenie njerėzore.
    - Industria e ndėrtimit po bėn bum nė Shqipėri, por investohet mė sė shumti nga para tė zyrtarėve tė korruptuar dhe pastrim parash
    - Formalisht Shqipėria ka kryeministrin mė tė varfėr me njė benz qė kushton 150 mijė USD


    MEDIU

    - Procesi i SA me BE ecėn shumė ngadalė dhe gjyqėsori ėshtė larg tė qenit i pavarur
    - Ka biznese ilegale qeveritare dhe kontroll tė qeveritarėve mbi monopolet
    - Shqipėria nuk ka zgjedhje tė lira e tė ndershme 7 vitet e fundit
    - Zyrtarė tė korruptuar dhe krimi i organizuar janė tė lidhur me qeverinė
    - Nano nuk ka dėshirė pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme


    SELAMI

    - Zgjedhjet e lira dhe tė ndershme janė kėrkesa minimale pėr funksionimin e demokracisė
    - Duhet qė dy partitė e mėdha tė bien nė consensus pėr zgjedhjet
    - Sikurse u pėrmend, korrupsioni I zyrtarėve ėshtė bėrė njė shqetėsim
    - Opozita duhet tė ketė alternativa tė qarta pėr zgjedhėsit
    - Mazhoranca dhe opozita duhet tė punojnė pėr forcimin e institucioneve.

    Gazeta shqiptare
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Keta jane terezi ne vete, la nam ky komision duke share vendlindjen, edhe sic bejne keta ne sy te publikut nuk behet. Akuzohen te gjithe per vjedhje qysh nga intelektuale e deri tek plerat qe po qeversin vendin. Nuk di te qesh a te qaj kur shof akoma fytyra te tipit Eduart Selami qe ishin nder te paret qe donin te aplikonin cfare po ben Nano sot ne Shtet, pra kryeter partie dhe kryeminister. Edhe nese Selami pati ndonje perplasje me Berishen qe thjesht per me shume pushtet dhe azgje me shume.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Pėrfaqėsuesi i pėrhershėm i SHBA nė OSBE tha se zgjedhjet e 2005 janė testi i fundit pėr integrimin euroatlantik

    Ambasadori i SHBA nė OSBE: Zgjedhjet, shansi juaj i fundit


    N.Perndoj

    TIRANĖ- Ecuria e integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian do tė vendoset vetėm vitin e ardhshėm, ku nė Shqipėri do tė zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Mesazhi vjen direkt nga SHBA. “Zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005 janė vendimtare pėr integrimin e Shqipėrisė nė strukturat euroatlantike”. Kėshtu ėshtė shprehur dje ambasadori i SHBA-sė pranė OSBE nė Vjenė, Stephen Minikes, gjatė njė takimi tė zhvilluar me kryetarin e Partisė Demokratike, Sali Berisha. Ambasadori Minikes theksoi se qeveria shqiptare duhet tė tregojė vėmendje tė veēantė pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare pasi, sipas tij, “ato janė testi i fundit pėr integrimin e vendit nė NATO dhe Bashkimin Europian”. “Zgjedhjet e vitit 2005 duhet tė jenė tė lira e transparente, pasi vetėm pėrmes realizimit tė njė procesi zgjedhor tė drejtė shqiptarėt mund tė bėhen protagonistėt kryesorė pėr tė vendosur tė ardhmen e vendit tė tyre. Qėllimi ishte tė vinim kėtu dhe t’i pohonim krerėve tė politikės suaj rėndėsinė e zgjedhjeve tė ardhshme 2005, qė ato tė jenė tė lira, transparente dhe t’u lihet njerėzve tė flasin e tė zgjedhin njerėz tė besueshem dhe tė ndershėm”, -tha Minikes gjatė njė prononcimi pėr mediat. Ndėrsa kryetari i PD-sė, Sali Berisha deklaroi se “vetėm me realizimin e njė procesi zgjedhor tė rregullt e jo tė manipuluar, vendi ynė mund tė fitojė mbėshtetjen e SHBA-sė”. Berisha bėri tė ditur gjithashtu se gjatė takimit, ambasadori i SHBA-sė nė OSBE, Minikes ėshtė shprehur se zgjedhjet e ardhshme janė jetike pėr integrimin e Shqipėrisė nė NATO dhe nė Bashkimin Europian. Sipas Berishės, ēėshtja e zgjedhjeve kishte gjetur mirėkuptimin e plotė tė demokratėve, tė cilėt siguruan rolin e tyre pėr rritjen e besueshmėrisė nė votime. “Ambasadori mė siguroi mua se pėr qeverinė e presidentit Bush zgjedhjet e lira nė Shqipėri janė testi i fundit pėr legjitimitetin e qeverisė dhe se janė jetike pėr integrimin e vendit nė NATO dhe nė Bashkimin Euopian”.
    Islami
    Pėrfaqėsuesi i pėrhershėm i SHBA-sė nė OSBE, Vjenė, ambasadori Stephen Minikes, zhvilloi dje njė takim edhe me ministrin e Jashtėm, Kastriot Islami, ndėrsa tė dielėn ai ka pasur njė darkė pune nė Durrės me kryeministrin Nano . “Qeveria shqiptare nuk ka standarde dyfishe pėr veprimin e moderuar rajonal dhe luftėn kundėr krimit tė organizuar, por kjo e fundit, duke qenė mė komplekse dhe me natyrė transnacionale kėrkon bashkėpunim dhe asistencė ndėrkombėtare pėr tė cilėn ne jemi tė hapur. Mė tej ai theksoi se realizimi i zgjedhjeve nė standardet e kėrkuara do tė jetė njė arritje dhe progres nė rrugėn e integrimit euro-atlantik tė Shqipėrisė dhe se SHBA dėshiron tė jenė pjesė e atyre qė e ndryshojnė Shqipėrinė”, -thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #18
    plaē te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    [QUOTE=Albo]Paradokset e politikes shqiptare

    Paradoksi me i madh i imi eshte titulli i ketij artikulli. Duhet ta titulloja "Paradokset e politikes shqiptare", apo duhet ta titulloja "Paradokset e jetes shqiptare". A mund te barazohet jeta me politiken? Sigurisht qe jo, por per ata qe nuk kane nje jete, mendimi se merren me politike eshte ngushellimi i vetem. Dhe shqiptaret ashtu sic u ushqyen per 50 vjet qe e kishin barkun bosh e gojen plot me parrullat dhe mesimet e Partise, edhe ne keto 13 vjet trazicion qe kane ikur jane perseri me barkun bosh e gojen plot. Propaganda politike shqiptareve nuk u ka munguar, packa se puna dhe aspirata per nje jete me te mire ne ate vend jane tashme nje iluzion. Vete jeta shqiptare ose ajo qe na pelqen ta quajme "realiteti shqiptar" eshte nje labirinth i pafund paradoksesh qe mund ti shikosh vetem nga larg e jo kur je skllav i atij realiteti. Dhe une jam larg, shume larg atij realiteti si ne hapesire edhe ne kohe. Nuk mundem ta prek ate por i shoh fare qarte dimensionet e frikshme te jetes paradoksale shqiptare.


    Paradoksi #1 Te presesh nga e shkuara qe te ndertoje te ardhmen

    Hidhini nje sy se kush drejton institucionet e vendit dhe e perbashketa e tyre eshte se te gjithe pa perjashtim, qe nga presidenti e deri tek deputeti jane produkte te se shkuares. Ata jane lindur nen komunizem, jane rritur dhe thinjur ne te. Vetem ne kohen e thinjave, keta breza u duhej te mesonin rregullat e lojes se re, demokracise. Bejini pyetjen tjeter vetes: Sa prej tyre jane edukuar ne shoqeri demokratike? Ju siguroj qe do te gjeni shume qe kane mbaruar ne Moske apo Evropen Lindore, ashtu sic do te gjeni plot qe kane mbaruar shkollen e partise. Ju ka shkuar ndonjehere nder mend se si mund te presesh nga kjo kategori njerezish qe nuk e njohin demokracine te ndertojne nje shoqeri demokratike? Sa prej tyre kane punuar e jetuar ne Perendim, duke u njohur nga afer se si funksionojne shoqerite demokratike? Ju siguroj une qe asnje. Te gjithe kane shkuar me specializime, bursa pasuniversitare te paguara nga ambasadat e huaja ne vend si shperblim per sherbimin e tyre, por askush nga klasa politike shqiptare nuk eshte perballur me veshtiresite e jetes qe perballen 1 milion shqiptare ne Perendim. Mos u cudisni atehere kur nje lider si Fatos Nano, nuk ka arritur qe te mbylli me sukses asnje mandat si kryeminister i vendit, edhe pse eshte emeruar kryeminister 6 here ne 14 vjet. Vetem ne Shqiperi nje deshtak i permasave universale si Nano arrin jo vetem te rizgjidhet kryeminister por te vazhdoje te jete lider i partise ne pushtet. Merite e Nanos apo injorance e elektoratit shqiptar?! Po te pyesesh nje "analist" te shtypit shqiptar, apo nje shqiptar qe jeton ne Shqiperi do te thote qe eshte "merite e Nanos". Nese me pyet mua apo nje amerikan te thjeshte, do tu thote se kush jane ata budallenj qe rizgjedhin nje njeri qe ka deshtuar plot 5 here me pare. Ndryshimi midis budallait dhe te zgjuarit eshte pikerisht fakti se i zgjuari nxjerr mesime nga gabimet e tij, budallai i perserit ato.



    Albo te pergezoj keto qe ke thene me larte jane realiteti.
    sidomos tek paradoksi Paradoksi #1 Te presesh nga e shkuara qe te ndertoje te ardhmen eshte me me vend.
    -Shqiperia eshte e etur per nje udheheqje te sinqerte.
    -Ne Shqiperia po s'hapen rrugen filizave qe jane vertet filiza per Shqiperine nuk ka ku del me pleqt komunista se kane konceptin e nje hapesire demokratike ata.Jetojne akoma mbi fjalen demokraci po brenda saj valon komunizm.

    Me Respekt.
    " not yet "

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Ambasadori i Komisionit Evropian, Lutz Salzman, rikthen “ultimatumin” e BE-sė pėr procesin zgjedhor

    Zgjedhje tė lira, ose ngrijmė negociatat

    Salzman: Politika tė mos jetė palė me “ekonominė e zezė”


    Bledar Hoti

    Komisioni Evropian paralajmėron qeverinė dhe klasėn politike shqiptare se nėse nuk ka zgjedhje tė lira dhe demokratike, sipas standarteve ndėrkombėtare do tė ngrihen bisedimet pėr Marrėveshjen e Asociim-Stabilizimin me Bashkimin Evropian.

    Ky ėshtė apeli i lėshuar nga kancelaritė evropiane pėr rėndėsinė qė kanė zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė vjeshtės sė vitit 2005 nė Shqipėri. Ky parlajmėrim “bombė” ka ardhur direkt nga ambasadori i BE-sė nė Tiranė, Lutz Salzman, i cili e ka bėrė tė qartė rėndėsinė e zgjedhjeve tė ardhshme, duke ftuar politikanėt shqiptarė tė tregojnė pėrgjegjėsinė e duhur nė realizimin me sukses tė kėtij procesi. “Do tė jetė njė mesazh negativ pėr ne, nėse nuk do tė ketė konsensus politik pėr reformėn zgjedhore dhe, nėse kjo do tė ēojė nė zgjedhje jo tė mira, edhe unė nuk shoh se nė ē’terma do ta pėrmbyllim Marrėveshjen e Asociim-Stabilizimit me BE-nė. Nė rastin mė tė keq, tė skenarit mė mundshėm, bisedimet pėr Marrėveshjen e Asociim-Stabilizimit do tė ngrihen”, deklaroi Salzman. Sipas tij, komisioneri Paten, nė letrėn dėrguar kryeministrit Nano bėn tė qartė rėndėsinė e zgjedhjeve. “Komisioneri thekson se ky do tė jetė njė moment kyē pėr Shqipėrinė, nėse ajo do tė jetė nė gjendje tė ēojė pėrpara zgjedhje tė rregullta, tė lira dhe tė ndershme; tė tregojė ndryshime politike”, tha mė tej Salzman.

    Listat e zgjedhėsve

    Pėr ambasadorin Salzman, Komisioni Evropian i jep njė prioritet shumė tė madh hartimit tė listės sė zgjedhėsve. ”Unė shpresoj qė Parlamenti tė gjejė rrugėn e duhur nė kėtė proces, duke krijuar Komisionin Parlamentar Bipartizan pėr Reformėn Zgjedhore. OSBE-ja, me kėtė ēėshtje me grupin e ekspertėve, ka dhėnė zgjidhje pėr kėtė reformė zgjedhore, shpresoj qė ato do tė mund tė pėrdoren nga partitė politike dhe Parlamenti. Njė prioritet i dorės sė parė ėshtė miratimi i listės sė votuesve”, theksoi ambasadori i KE-sė. Ai kėrkoi konsenus politik pėr reformėn zgjedhore, pėr pjesėmarrjen e partive politike nė Komisionin Bipartizan, si dhe shpreson se do tė merren nė konsideratė sugjerimet e OSBE-sė pėr Kodin Zgjedhor.

    Politika, jo palė me “ekonominė e zezė”

    “Elita politike nė vend tė distanciohet nga ekonomia e zezė, nga ata persona qė veprojnė nė kėtė lloj ekonomie. Nuk ėshtė gjė e mirė qė kėta faktorė eknomikė, biznesmenėve me njė tė kaluar ekonomike tė dyshimtė, tė vihen kandidatė nė zgjedhjet e ardhshme”, tha ambasadori i KE-sė. Sipas tij, kėtu flitet mė shumė pėr fenomen, sesa pėr emra tė veēantė, ku “shumė politikanė nė vend po ndjekin mentalitetin e sė kaluarės”. “Ju i keni nė Shqipėri tė gjitha institucionet demokratike, por politikanėt po abuzojnė me kėto institucione demokratike, siē ėshtė edhe Parlamenti”, theksoi ai mė tej. Salzman ka kėrkuar qė politikanėt tė mos pėrzihen me ekonominė e zesė, si dhe nė aferat e kontrabandės. “Nė shumė pika kufiri janė vėrtetuar rastet e kontrabandės, raste tė dokumenteve false, tė cilat misionet tona i kanė identifikuar, por ato nuk janė ēuar pėrpara me investigime dhe nuk janė dėrguar pėr hetime nė prokuori. Ne e dimė qė nė shumė nga kėto raste janė pėrfshirė tregtarė apo biznesmenė, qė kanė edhe mbėshtetje, pozicion politik, dhe ne e kemi dyshimin qė pėr kėtė arsye, kėto raste nuk janė ēuar deri nė fund”, theksoi ambasadori i KE-sė.

    Platformė kombėtare intregimi

    Salzman ka kėrkuar angazhimin e qeverisė pėr reformat, duke u shprehur se nė Bruksel nevojitet njė platformė e qartė, aksion-plan pėr procesin e Asociim-Stabilizimin. “Ne do tė donim ta nxisnim qeverinė shqiptare qė tė vijė me njė plan veprimi dhe njė strategji kombėtare, pėr t’iu pėrgjigjur dokumentit tė partneritet evropian. Do tė donim qė nė kėtė plan-veprimi kombėtar qeveria tė vinte me njė sėrė masash parashikimi; ēfarė do tė bėhet me ēėshtjet e drejtėsisė, tė sigurisė nė vend, rendit, ekonomisė, ēėshtjeve tė brendshme”, theksoi Paten.

    Kushtet e BE-sė

    Zgjedhjet e vitit 2005 tė jenė tė lira, tė ndershme, sipas standarteve ndėrkombėtare, pėrndryshe do tė bllokohet Marrėveshja e Asociimit-Stabilizimit me BE-sė
    Komisioni Evropian nuk ėshtė nė gjendje ta mbyllė Marrėveshjen e Asociim-Stabilizimit, pa parė mė parė se si do tė jenė zgjedhjet nė Shqipėri.
    Tė ketė prioritet miratimi i listės sė zgjedhėsve
    Konsensus politik pėr reformėn zgjedhore dhe pėrbėrjen e KQZ-sė.
    Elita politike nė vend tė distancohet nga ekonomia e zesė; nga ata persona qė veprojnė nė kėtė lloj ekonomie.
    Plan-veprimi kombėtar i qeverisė, me njė sėrė masash parashikimi se ēfarė do tė bėhet me ēėshtjet e drejtėsisė, tė sigurisė nė vend, rendit, ekonomisė e ēėshtjeve tė brendshme

    Deklarata
    OSBE-ja, rol tė rėndėsishėm pėr Shqipėrinė

    Ambasadori i Komisionit Evropian nė Tiranė, Lutz Salzman, e ka cilėsuar si majft tė dobishėm rolin e OSBE-sė, ku mund tė dallohen pėrgatitjet pėr reformėn zgjedhore. Nė njė kohė kur debati politik nė vend ka qenė, nėse OSBE-ja duhet tė ushtrojė mandatin e saj nė Shqipėri, si dhe kur ka kėrkesa pėr protesta nė adresė tė ambasadorit Osmo Liponen, Salzman e sheh si tė domosdoshėm rolin e organizatės ndėrkombėtare. “KE-ja nuk i monitoron zgjedhjet nė vend. Ky ėshtė procesi qė zhvillohet nga OSBE-ODIHR dhe Kėshilli i Evropės dhe gjykimet tona do tė bazohen mjaftueshėm nė raportet dhe vlerėsimet qė do tė japin kėto organizma. Organizata tė tilla si OSBE-ja do tė vazhdojnė tė luajnė njė rol shumė tė rėndėsishėm”, deklaroi Salzman. Pėrfaqėsuei i lartė i KE-sė nė Shqipėri theksoi mė tej se “shpreson qė klasa politike shqiptare tė marrė nė konsideratė sugjerimet e ekspertėve tė OSBE-sė pėr reformėn zgjedhore, si dhe Kuvendi t’i miratojė ato”.


    Mediu: Pse Nano fshehu letrėn e Patenit

    Kryetari republikan, Fatmir Mediu, ka publikuar dje njė letėr qė kryekomisioneri evropian, Kris Paten, i ka dėrguar kryeministrit Nano dhe qė ka mbetur e pazbardhur nga kreu i qeverisė. Nė kėtė letėr, nė tė cilėn ngrihen shqetėsimet e kreut tė Komisionit Evropian pėr problemet e korrupsionit, krimit tė organizuar dhe reformave nė Shqipėri, njė vend tė veēantė zė edhe kalimi pa konsesus i Ligjit tė Pronave. Sipas kryerepublikanit Mediu, kjo letėr pėrmban disa probleme qė duket se i kanė “djegur” kryeministrit Nano, sa e bėnė atė ta linte nė sirtarin e zyrės sė vet, pėr mė shumė se dy javė. “Nė kėtė letėr pėrfshihen disa pika: rezultatet e pamjaftueshme tė qeverisė nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, problemet zgjedhore, tė cilat janė evdidentuar kohė mė parė, si dhe kalimi pa konsensus i Ligjit tė Pronave, i cili ka qenė njė kusht i BE-sė pėr mbylljen e negociatave”, ka thėnė Mediu. Kreu republikan ėshtė bashkuar me shqetėsimin e pėrfaqėsuesit tė lartė tė BE-sė, Kris Paten, pėrsa i takon Ligjit tė Pronave dhe listave tė zgjedhėsve, tė cilat sipas tij, janė njė kusht kryesor pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare. Sipas Mediu, Paten thekson nė letėr atė qė edhe PR-ja dhe OSBE-ja e kishin thėnė se amendamentet e momentit tė fundit cėnuan transparencėn nė hartimin e ligjit dhe bėnė qė ai tė miratohej pa konsensus.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #20
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Komisioneri i BE-sė Janez Potocnik shprehet se tre vendet e Ballkanit kanė shanse nė dy vitet e ardhshme

    Komisioneri i BE: Shqipėria po largohet nga Evropa

    Komisioneri Potoēnik: “Ka probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin”

    Darina Tanushi

    TIRANĖ – Komisioneri i Bashkimit Evropian Janez Potoēnik, gjatė njė komenti tė shkruar nė gazetėn e njohur “Financial Times” ėshtė shprehur se Shqipėria, Bosnje-Hercegovina dhe Serbi-Mali i Zi do tė jenė prioritet kryesor i Bashkimit Evropian nė dy vitet e ardhshme. Ai shprehet nė analizėn e tij, se nuk sheh asnjė arsye se pėrse kėto tre vende, midis tė cilave edhe Shqipėria, tė mos arrijnė standardet e Bashkimit Evropian brenda kėsaj periudhe. Potoēnik, i cili ka qenė edhe negociatori i BE-sė me Slloveninė, shprehet nė komentin e tij, se “progresi i arritur nga Kroacia dhe Maqedonia duhet tė inspirojė rinovimin e forcave nga ana e tre vendeve tė Ballkanit Perėndimor qė mbeten jashtė procesit tė Stabilizim -Asociimit: Shqipėria, Bosnja-Hercegovina dhe Serbi e Mali i Zi”. Ai thotė se, “tė tre kėto shtete kanė pengesa pėr tė kapėrcyer. Atje ka probleme serioze me krimin e organizuar dhe korrupsionin, ndėrsa kuadri administrativ dhe ligjor mbetet i dobėt pėr tė luftuar kėtė kėrcėnim nė mėnyrė efektive”. Komisioneri i BE-sė Potoēnik vė nė dukje se “Bosnje-Herzegovina vazhdon tė varet nga njė mision ndėrkombėtar mė mirė se nga institucionet e veta. Nė Serbi dhe Mal tė Zi, situata nė Kosovė mbetet shumė e brishtė”. Mė tej, nė analizėn e tij, ai shprehet se, “ashtu si fqinjėt e tyre pėrfitojnė nga reformat dhe marrin mbėshtetje gjithnjė e nė rritje nga Brukseli, unė druhem se kėto vende tė Ballkanit Perėndimor qė mbeten jashtė procesit tė Stabilizim -Asociimit me Bashkimin Evropian do tė largohen gjithmonė e mė shumė nga Evropa. Evropa ka bėrė njė investim shumė tė madh pėr tė stabilizuar Ballkanin Perėndimor. Ne nuk duam tė shikojmė burime tė reja jostabiliteti”, - thotė ai. Kėshtu pra, si mund t’i ndihmojmė mė shumė kėto vende pėrmes njė procesi evropianizues tė qėndrueshėm?, ngre pyetjen Potoēnik. Por, thotė ai, “ulja e standardeve pėr negociatata e anėtarėsimit nuk ėshtė njė opsion. Kriteret e vendosura nga Kėshilli i Kopenhagenit nė 1993 duhet tė aplikohen njėlloj pėr tė gjithė anėtarėt potencialė”. “Prioriteti mė i madh lidhur me dy vitet e ardhshme mund tė jetė procedimi pėr negociimin dhe implementimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit. Ky ėshtė hapi i parė dhe afatgjatė i angazhimit tė BE-sė nė rajon, pėrsa i pėrket pėrpjekjeve politike, mbėshtetjes financiare dhe ndihmės teknike. Kėto tre vende kanė nevojė tė zhvillojnė fort konsensusin nė politikėn e brendshme pėr reformat e kėrkuara”, -shprehet komisioneri i BE-sė. Institucionet demokratike kanė nevojė tė bėhen tė palėkundura dhe kapacitetet administrative kanė nevojė tė forcohen, thotė ai. Sipas tij, Shqipėria, Bosnje-Hercegovina dhe Serbi -Mali i Zi mund tė mėsojnė nga vendet qė u pranuan nė BE. “Porsa shtetet e reja anėtare kishin siguruar stabilitetin makroekonomik, ne kthyem fokusin tonė nga krijimi i kushteve pėr njė rritje tė shpejtė ekonomike tė qėndrueshme dhe tė mjaftueshme pėr tė arritur nivelet ekonomike dhe sociale tė Bashkimit Evropian. Kjo mund tė fillojė tė bėhet ngadalė edhe pėr Ballkanin Perėndimor pėr tė dalė nė dritė, nga e kaluara e turbullt nė zonėn evropiane tė stabilitetit dhe prosperitetit. Nuk shoh arsye pse kjo nuk ndodh nė Shqipėri, Bosnje Hercegovinė dhe Serbi, Mali i Zi”, - ėshtė shprehur Potocēnik. Pėr popujt e rajonit, shkruan ai, pak ēėshtje do tė ishin mė frymėzuese sesa zėvendėsimi i njė ēerekshekulli tė prapambetjes ekonomike me procesin e konvergimit brenda BE-sė. “Duke kuptuar qė qėllimi nuk ėshtė anėtarėsimi nė vetvete, por transformimi i vendeve tė tyre nė demokraci funksionale dhe tė begata, ky ėshtė hapi i parė dhe kėto vende do ta kuptojnė shumė shpejt qė ky ėshtė njė hap i pakthyeshėm”, -shkruan nė komentin e tij, komisioneri Janez Potoēnik, me titull “Evropa duhet tė shikojė reformat nė Ballkan”, nė gazetėn “Financial Times”. Ai vlerėson se “marrėdhėniet midis Evropės Juglindore dhe Bashkimit Evropian janė zhvilluar dramatikisht nė 6 vitet e kaluara. Nė 1998 ishte vetėm njė shtet anėtar i BE-sė nė rajon, Greqia. Tani shumė shtete nė kėtė rajon kanė ndėrmarrė hapin e madh drejt anėtarėsimit nė BE. Bullgaria ka mbyllur negociatat dhe Rumania ėshtė gati tė hyjė nė fazėn vendimtare tė bisedimeve me njė pamje nga anėtarėsimi nė BE nė 2007. Kroacia ėshtė duke u pėrgatitur pėr bisedimet e hyrjes nė fillim tė vitit qė vjen dhe Maqedonia ka parashtruar aplikimin e saj nė BE. Bashkimi Evropian mbetet i palėkundur nė idenė e tij se pranimi do tė mbetet diēka e mundur pėr ēdo vend qė dėshiron tė hyjė”, -komenton Potoēnik.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marėveshja nė zyrėn e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  2. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  3. Mbresat mė tė fundit nga vizita nė Atdhe
    Nga tani_26 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 11-04-2005, 15:29
  4. Zgjedhjet e fundit ne Bulqize
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-07-2002, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •