Bruksel, ministrat Islami e Meksi marrin mesazhe nga ndėrkombėtarėt pėr zgjedhjet
Solana: Negociatat varen nga zgjedhjet
Takime edhe me komisionerin pėr zgjerimin e BE-sė, Oli Ren
Nga korrespondenti ynė nė Bruksel, Ernest Bunguri
Ministri i Jashtėm, Kastriot Islami, dhe kolegia e tij pėr integrimin nė qeverinė shqiptare, Ermelinda Meksi, kanė zhvilluar dje nė Bruksel takime me zyrtarė tė lartė evropianė.
I ftuar nė debat-konferencėn e organizuar nga Qendra e Politikave Evropiane, dhe fondacioni belg Mbreti Boduin, ministri Islami ka mbajtur edhe njė referat me temė Shqipėria 5 vjet pas Paktit tė Stabilitetit. Ndėrkohė, Ermelinda Meksi ėshtė takuar me Doris Pakun, kryetaren e delegacionit europarlamentar pėr Evropėn Juglindore, ku ėshtė diskutuar gjerėsisht ēėshtja e zgjedhjeve tė vitit 2005. Takim ishte i programuar, por nė tė njėjtėn kohė ka rastisur njė ditė pas deklaratės qė Doris Pak u shėrndau mediave nė Tiranė. Ishte njė takim shumė pozitiv, ku shkėmbyem informacione nė lidhje me situatėn nė Shqipėri, rrėfeu pėr Panoramėn ministrja Meksi pas takimit. Doris Pak mė siguroi mbėshtetjen e saj dhe tė Parlamentit nė rrugėn e Shqipėrisė drejt BE-sė,vazhdoi Meksi mė tej. Gjatė takimit, pėrveē bisedave pėr reformat nė vend apo progreset e deritanishme, kryefjala ishte edhe situata parazgjedhore. Unė i rrėfeva Z. Pak pėr 18 pyetjet e Taskforcės drejtuar Parlamentit shqiptar nė lidhje me zgjedhjet, si edhe qė qeveria ėshtė e angazhuar dhe ka vullnetin e duhur pėr reformat, me afate kohore tė caktuara qartė, sqaroi ministrja Meksi pėr Panoramėn menjėherė pas kėtij takimi. Sipas saj, qė nga pyetja e parė, e cila lidhet me problemin e listave zgjedhore, e deri tek e fundit, e cila ngre problemin e pjesėmarrjes tė grave nė kėtė proces, Parlamenti do tė shqyrtojė dhe punojė pėr shuarjen e shqetėsimeve tė ndėrkombėtarėve. Unė mora sigurinė, se me zonjėn Pak, pikėrisht si gra qė jemi, do tė kontribuojmė pėr moderimin e situatės, nė njė vend si Shqipėria, ku polemikat gjejnė terren pjellor, ka deklaruar Ermelinda Meksi mė pas. Ministrja Meksi i ka dorėzuar eurodeputetes gjermane edhe platformėn e qeverisė shqiptare pėr planin e veprimit nė kuadėr tė partneritetit evropian.
Ndėrkohė, pasditen e djeshme, ministrat Islami dhe Meksi janė takuar edhe me komisionerin e ardhshėm pėr zgjerimin evropian, finlandezin Oli Ren, i cili vetėm dy ditė mė parė mbrojti para europarlamentarėve projektin e tij mbi marrėdhėniet me vendet e Evropės Juglindore qė janė pranė pranimit apo nė negociata. Ai theksoi gjatė prezantimit tė projektit tė punės sė tij se mundėsia e kandidimit tė Shqipėrisė pėr nė BE mund tė viojė vetėm pas vitit 2009.
Takimi me Solanėn
Ministrat Islami e Meksi kanė pasuar mė pas takim edhe me Havier Solanėn, pėrfaqėsuesin e lartė pėr politikė tė jashtme dhe siguri nė Bashkimin Evropian. Shqipėria ka ecur mirė me reformat ekonomike. Rritja vjetore prej 6 % nuk mund tė neglizhohet. Por nė vend ka fusha tė tjera qė kėrkojnė mė shumė dinamizėm, deklaroi Havier Solana pėr Panoramėn, pas takimit me ministrat shqiptarė. Njihet roli i Shqipėrisė nė rajon, por problem ngelet zhvillimi i drejtė i zgjedhjeve, ka vazhduar Havier Solana mė tej. Unė fola gjatė me Fatos Nanon nė takimin qė patėm nė selinė e OKB-sė nė Nju-Jork, si dhe me minisrin Islami sot, dhe shpresoj se gjėrat do tė regullohen nė kohė, ka shtuar Solana mė tej. Nė rast tė kundėrt, sipas kėtij tė fundit, ėshtė logjike qė zgjedhje si tė mėparshmet mund tė kushtėzojnė mbylljen e negociatave nė kuadėr tė procesit tė stabilizim-asocimit.
Priten nga Terri Dejvis
Delegacioni takim me sekretarin e KE-sė
Delegacioni shqiptar nė KE nė pėrbėrjen e tė cilit ishin deputetėt Koēi, Berisha, Dedja dhe zėvėndėsanėtarja Jozefina Topalli, ka pasur dy ditė mė parė njė takim me sekretarin e pėrgjithshėm tė KE-sė, Terri Dejvis. Delegacioni shqiptar ka uruar sekretarin e KE-sė pėr zgjedhjen nė kėtė post dhe biseda ka vijuar me zhvillimet e fundit nė Shqipėri. Kryetari i opozitės, Sali Berisha, ėshtė pėrqėndruar tek ēėshtja e reformės zgjedhore nė Shqipėri dhe debatet pėr KQZ-nė. Ai ka akuzuar mazhorancėn socialiste dhe qeverinė shqiptare pėr bllokimin e reformės zgjedhore nė Shqipėri dhe, nė mėnyrė tė veēantė mėsohet se ka theksuar nevojėn e balancimit tė KQZ-sė. Duke vėnė theksin tek rėndėsia e njė procesi zgjedhor demokratik dhe tė pakontestueshėm nė Shqipėri, Berisha ka kėrkuar mbėshtetjen e ndėrkombėtarėve pėr tė zhbllokuar procesin e reformės zgjedhore nė Shqipėri. Ndėrkohė, Berisha ka paraqitur para pėrfaqėsuesve tė KE-sė edhe konfliktin Nano - Lesi qė, sipas tij, ėshtė dhunim i fjalės sė lirė nė Shqipėri. Ndėrkohė, kryetari i delegacionit parlamentar tė Shqipėrisė nė KE, Petro Koēi, ka vlerėsuar zgjedhjen e Dejvisit. Bashkohemi me vizionin tuaj pėr njė organizatė mė tė fortė nė veprimin e saj pėr demokraci sundim tė ligjit dhe tė drejtat e njeriut. Kjo ishte dhe arsyeja qė delegacioni ynė e mbėshteti plotėsisht zgjedhjen tuaj si sekretar i pėrgjithshėm i KE-sė, ėshtė shprehur Koēi. Sekretari i pėrgjithshėm i KE-sė, Dejvis, ėshtė shprehur se do tė jetė i paanshėm nė qėndrimin e tij ndaj forcave politike nė Shqipėri. Ai deklaroi se shumė shpejt do tė zhvillojė njė vizitė nė Shqipėri.
Krijoni Kontakt