Sadami në gjyq përballet me akuzat
Gjyqi po zhvillohet në një vend sekret për arsye sigurie
Ish-udhëheqësi irakian, Sadam Husein, ka dalë përpara një gjykatësi irakian për t'u njohur me hollësitë e akuzave për të cilat ai do të gjykohet gjatë procesit që pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm.
Ai mbajti një qëndrim sfidues kur iu lexuan akuzat.
Në lidhje me akuzën se kishte kryer krim me pushtimin e Kuvajtit në vitin 1990, Sadam Huseini tha se e kishte bërë këtë për popullin irakian dhe i quajti kuvajtianët qenër.
Gjykatësi i tërhoqi vëmendjen që të mos përdorte një gjuhë të tillë, por Sadami u përgjigj: "Ky është i gjithi një teatër, krimineli i vërtetë është Bushi".
Sadam Huseini akuzohet edhe për rolin e tij në luftën me Iranin, sulmin me lëndë kimike kundër kurdëve më 1988, shtypjen e kryengritjeve që pasuan luftën e gjirit më 1991 dhe vrasjen e disa udhëheqësve shiitë.
Televizionet kanë transmetuar pamjet e para të Sadam Huseinit në sallën e gjyqit, që kur ai u kap para shtatë muajsh.
BBC
Krijoni Kontakt