Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Peng emigranti: Duam 100 mijė euro

    Fatjon Lika ėshtė marrė peng dje nga 3 persona nė rrugėn Myslym Shyri, vetėm 300 metra larg Drejtorisė sė Policisė

    Peng emigranti: Duam 100 mijė euro

    I ati, Shkėlqim Lika, ka denoncuar nė polici ngjarjen. Pengmarrėsit janė identifikuar dhe por kėrkohen

    Ened Janina

    TIRANĖ- Merret peng 23- vjeēari nė mes tė kryeqytetit. Fatjon Lika ėshtė marrė peng pak pas mesnatės sė djeshme nga tre persona vetėm 300 metra larg Drejtorisė sė Policisė. Sipas denoncimit tė bėrė nga i ati, Shkėlqim Lika, pengmarrėsit i kanė kėrkuar atij 100 mijė euro pėr tė liruar djalin. Lika sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe do rrinte nė Tiranė vetėm dy javė. Familja dhe policia kanė identifikuar tre pengmarrėsit dhe janė vėnė nė kėrkim tė tyre. Sipas burimeve tė policisė, pengmarrėsit kanė qenė shokė tė vjetėr me Fatjon Likėn. Gjatė darkės sė djeshme, policia e Tiranės ka organizuar operacione tė shumta pėr tė gjetur pengun si dhe pėr tė arrestuar tre personat e dyshuar si pengmarrės por pa rezultat. Nė gatishmėri kanė qenė edhe forcat speciale tė RENEA-s, tė cilat prisnin zbulimin e vendit ku ndodhej pengu dhe fillimin e operacionit. Dje nė mbrėmje familjarėt e Fatjon Likės nuk kanė pranuar qė tė flasin pėr ngjarjen por kanė dashur qė tė presin pėrfundimin e operacionit tė policisė.
    Denoncimi
    “Nė orėn 02.00 shtetasi Shkėlqim Brahim Lika ka bėrė kallėzimin se ėshtė telefonuar nga njė person i paidentifikuar, i cili ka deklaruar se i biri, Fatjoni, ėshtė marrė peng nė rrugėn Myslym Shyri. Policia po punon pėr gjetjen e Fatjon Likės dhe tre shtetasve tė tjerė”,- thuhej nė komunikatėn zyrtare tė policisė nė lidhje me kėtė ngjarje. Sipas saj, tre pengmarrėsit i kanė kėrkuar Shkėlqim Likės 100 mijė euro nė kėmbim tė lirisė sė djalit tė tij Fatjonit. Burime nga grupi hetimor kanė pohuar dje se pengmarrja e Fatjon Likės ėshtė kryer pak pas mesnatės. Ai ndodhej nė rrugėn Myslym Shyri nė afėrsi tė karburantit qė ndodhet nė kėtė rrugė. Tre persona kanė dalė nga njė makinė dhe me dhunė kanė marrė me vete djalin e ri. E gjithė skena ėshtė parė nga punėtori i turnit tė natės nė karburant. Ndėrkohė ngjarjen e ka parė edhe njė person tjetėr, punonjės i Shėrbimit Informativ Kombėtar, i cili ka njoftuar tė atin e Fatjonit, Shkėlqim Likėn. Ai i ka thėnė Shkėlqimit se tė birin ia kanė marrė peng tre persona. Dėshmia e tij dhe ajo e punėtorit tė karburantit janė shėnuar nė procesverbalet e policisė nė lidhje me ngjarjen. Pas kėsaj, uniformat blu kanė kontaktuar edhe me familjarėt e Fatjon Likės. Ata i kanė shpjeguar policisė se nuk kishin pasur probleme me askėnd.
    Pengmarrėsit
    Nga dėshmitė e familiarėve por edhe tė personave qė kanė parė ngjarjen, policia ka arritur qė tė bėjė njė identifikim tė pjesshėm tė pengmarrėsve. Njerėz tė afėrm me Shkėlqin Likėn si dhe zyrtarė policie kanė pohuar dje pėr “Shekullin” se janė identifikuar disa persona mbi tė cilėt ka dyshime tė forta se janė pengmarrėsit e Fatjonit. Ata janė shokė tė vjetėr tė tij, tė cilėn banojnė nė zonėn e Bėrrylit nė Tiranė. Policia ka kryer verifikime mbi kėta persona por nuk ka arritur qė tė gjejė asnjėrin prej tyre. Sipas dyshimeve tė policisė, ata rrinė nė zonėn pėrreth rrygės Myslym Shyri, aty ku ėshtė kryer edhe pengmarrja e Fatjon Likės. Uniformat blu kanė kryer kontrolle tė shumta nė kėtė zonė por pa rezultat. Ndėrkohė policia i ka qendruar afėr tė atit tė Fatjon Likės si dhe ka mbajtur telefonin e tij celular. Nė kėtė telefon pritet qė tė kontaktojnė pengmarrėsit pėr tė parashtruar kėrkesat e tyre. Ky numėr telefoni, ashtu si dhe telefoni i shtėpisė sė familjes Lika, ėshtė mbajtur nė pėrgjim pėrgjatė gjithė ditės sė djeshme nga policia. Pėr kėtė ngjarje ėshtė informuar edhe reparti i forcave speciale tė RENEA-s. Njė grup i kėtyre forcave ėshtė urdhėruar qė tė qendrojė nė gatishmėri nė lidhje me kėtė ngjarje. RENEA pritet qė tė ndėrhyjė sė bashku me policinė kriminale me njė operacion blic pėr tė shpėtuar pengun. Zyrtarėt e policisė sė kryeqytetit kanė mbajtur dje heshtje tė plotė nė lidhje me ngjarjen. Ata kanė publikuar vetėm njė komunikatė tė shkurtėr pėr denoncimin e bėrė nga Shkėlqim Lika por nuk kanė dashur qė tė japin detaje tė tjera nė lidhje me operacionin. Tė kontaktuar nė linjė telefonike nga “Shekulli”, ata kanė kėrkuar qė tė ruajnė sekretin hetimor deri nė zbardhjen e plotė tė ngjarjes. Ndėrkohė, dje nė darkė ėshtė pėrhapur edhe njė version i dyshimtė nė lidhje me njė borxh tė familjes Lika. Kjo ėshtė pėrgėnjeshtruar nga miq dhe fqinjė tė kėsaj familjeje, tė cilėt kanė deklaruar dje se Shkėlqim Lika nuk ka asnjė borxh.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anėtarėsuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    hajde shko ne Shqiperi po deshe...
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  3. #3
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Prokuroria ka pohuar dje se Fatjon Demirlika u kishte marrė borxh pengmarrėsve tė tij nė Frankfurt tė Gjermanisė

    Hetimi, pengu Demirlika i kishte borxh Kodumit

    Fatjoni dhe pengmarrėsit kanė qenė bashkė nė Gjermani ku janė marrė zyrtarisht me tregti makinash

    Ened Janina

    TIRANĖ- Prokuroria pėr Krimet e Rėnda pohon se ekzistojė dyshime pėr aktivitetin e pengut Fatjon Demirlika dhe njohjes sė tij me tre pengmarrėsit. Fakti qė Demirlika u ka pengmarrėsve tė tij njė shumė parash borxh ėshtė konfirmuar dje nga ana e burimeve tė grupit hetimor tė ēėshtjes. Sipas tyre, ky borxh ėshtė gjatė qendrimit tė Fatjon Demirlikės nė Frankfurt tė Gjermanisė. Nė po tė njėjtin qytet jetonin edhe pengmarrėsit, tė cilėt kishin lidhje me tė. Dyshime ka pėr njė implikim tė mundshėm nė trafikun e lėndėve narkotike. Sipas burimeve tė prokurorisė, kėto fakte nuk e ndryshojnė aspak akuzėn e ngritur pėr tre pengmarėsit. Ndėrkohė, hetime po kryhen edhe nė lidhje me plagosjen e Ilir Kodumit nė nėntor tė vitit tė kaluar nga dy vėllezėrit Erjon dhe Armando Kapollari pėrballė kinema Dajtit.
    Dyshimet
    Burime nga grupi hetimor i ēėshtjes pohuan dje se ėshtė vėrtetuar se pengu Fatjon Demirlika u ka pengmarrėsve tė tij njė shumė qė ende nuk ėshtė saktėsuar. Nga hetimet e organit tė akuzės ka rezultuar se pretendimi i tė arrestuarit Ilir Kodumi ėshtė i saktė dhe se viktima u ka atyre njė shumė parash borxh. Sipas hetimeve tė prokurorisė, Fatjon Demirlika dhe tre pengmarrėsit e tij kanė qenė emigrantė nė Gjermani. Ata jetonin nė qytetin e Frankfurtit dhe si aktivitet tė deklaruar kanė pasur tregtinė e makinave tė pėrdorura nga Gjermania nė Shqipėri. Gjatė aktivitetit tė tyre ėshtė grumbulluar edhe borxhi qė i ka Fatjon Demirlika pengmarrėsve tė tij. Ndėrkohė nga hetimi ka dalė nė skenė dhe njė tjetėr detaj qė ka komplikuar ēėshtjen. Sipas burimeve nga grupi hetimor, nė Gjermani ka dyshime nė lidhje me aktivitetin qė zhvillonin shqiptarėt. Policia gjermane, kohė mė parė, ka bllokuar njė nga makinat nė tė cilėn ėshtė gjetur njė lėndė qė nga prokuroria shqiptare ėshtė konsideruar si “e dyshimtė”. Mbi kėtė ēėshtje si dhe atė tė borxhit po kryhen ende verifikime dhe prokuroria nuk ka arritur nė njė konkluzion tė qartė. “Fakti qė Demirlika i ka pasur borxhe pengmarrėsve nuk e ndryshon akuzėn e ngritur pėr ta. Ata kanė marrė peng njė person dhe kjo dėnohet nga ligji”,- thanė dje burimet e prokurorisė nė lidhje me ngjarjen. Ndėrkohė ėshtė pohuar se dhe njė nga arsyet pėrse Fatjon Demirlika ėshtė lėnė i lirė ėshtė edhe kthimi i borxhit qė ai u ka pengmarrėsve tė tij.
    Kodumi
    Burimet e prokurorisė pohuan dje se hetime po kryhen edhe nė lidhje me plagosjen e Ilir Kodumit mė nėntė nėntor tė vitit tė kaluar nė rrugėn Myslym Shyri. Kodumi ėshtė plagosur me pistoletė nga dy vėllezėrit Erjon dhe Armando Kapollari, tė cilėt kanė qenė shokė tė tij si dhe tė pengut. Pas arrestimit Kodumi ka bėrė njė denoncim nė polici se Fatjon Demirlika ka dashur vrasjen e tij. Sipas denoncimit, ai ka paguar dy vėllezėrit Erjon dhe Armando Kapollari qė ta vrisnin nė mėnyrė qė tė mos paguante borxhin qė i kishte. Nė atė kohė Kodumi ėshtė plagosur nė krah ndėrsa dy vėllezėrit Kapollari janė arrestuar nga policia mė 29 prill tė kėtij viti. Gjatė kėtyre ditėve pritet qė prokuroria tė marrė nė pyetje edhe dy vėllezėrit Kapollari pėr tė zbardhur tė vėrtetėn e denoncimit tė tė arrestuarit. Nė prokurori Kodumi e ka argumentuar marrjen peng tė Demirlikės si tė vetmen mundėsi qė familja e tij tė kthente borxhin qė ai u kishte. Kodumi ka qenė i arrestuar mė parė nga policia dhe i dėnuar nga gjykata pėr akuzėn e vjedhjes me armė. Ai ėshtė arrestuar nė viti 1999 pasi grabiste paratė e studentėve. Kodumi shkonte nė Qytetin Studenti dhe pasi u vinte granata tek koka konviktorėve u kėrkonte atyre paratė. Kėtė gjė ai e bėnte zakonisht gjatė mbrėmjes. Arrestimi i Kodumit nė atė kohė ėshtė kryer nga Komisariati i Policisė nr.1.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  4. #4
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    wow kisha ne mend dhe me shku ne tirane soon .. jeez .. i am not going then .. apo sjam worth $$$$$ ;PPP

    pink
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Fiqrete Kodumi, nena e Ilirit te arrestuar pas rrembimit te dhunshem te emigrantit Fation Demirlika ne qender te Tiranes, u shpreh dje e indinjuar per "dajakun qe i dhane tim biri". Dhe kerkesa: "Te pakten te ma mjekojne ne spital". Hetimet zbardhin se pengu i kishte borxh tre grabitesve te tij, dy ngarkeesa heroine me vlere 100 mije euro

    Dashamir BICAKU

    TIRANE - "Nese djali yne beri ate qe thone, policia te mos e katandise ne ate gjendje dhe te pakten ta coje ne spital dhe ta mjekoje". Me keto fjale ka pershkruar dje per "Korrieri"-n, lajmin e arrestimit te djalit te saj Ilirit, Fiqrete Kodumi duke shtuar se "per ate qe policia i ka bere djalit, do te ankohem ne te gjitha instancat shteterore". Jo shume larg vendit ku te dielen ne mesdite, disa persona moren peng 22 vjecarin Fation Demirlika, banon Ilir Kodumi, 21 vjecari i arrestuar nga policia pikerisht ne lidhje me kete ceshtje. Vetem 200 metra poshte karburantit "Sik Oil", ne krahun e tij, ne nje rrugice te vogel, thuajse ne krye te saj, ndodhet nje dere e kuqe te ciles i ka dale paksa ngjyra. Brenda mureve te saj, ndodhet nje shtepi e vjeter, ne gjendje jo te mire, ndertuar dekada me pare. Gjendja e saj, pamja e saj nuk te le vend per aludime. I perket nje familjeje, ne gjendje jo te mire ekonomike.

    "Im bir gaboi"

    Fiqretja, nena e Ilirit, nje grua rreth 50 vjece, e veshur thjeshte, me floke te shkurtera te cileve sapo ka filluar t'iu bjere boja e tyre e ngjyre roze. Duket se i vjen keq me teper per faktin se i biri eshte rrahur ne rajonin e policise, pas ndalimit, se sa per faktin se ai tashme rrezikon jo pak vite burg, per rrembimin e kryer ne bashkepunim me dy miqte e tij, Gjergji Cukalin dhe Lerbi (Ledio) Liton. Edhe keta te dy, banojne thuajse ne te njejten lagje me Ilirin, tashme i arrestuar nga policia, ndersa ata te dy munden te shpetonin fale faktit se Iliri, ishte personi qe do te merrte parate ne brendesi te varrezave, ne Tufine. Ajo eshte e ndergjegjshme per veprimin qe ka kryer i biri, kur ka bashkepunuar per te marre peng, Fatjon Demirliken, nje personazh per te cilin ajo shprehet se nuk e njeh. Po keshtu ajo thote edhe per dy te tjeret e shpallur ne kerkim nga policia. "Im bir nuk ka vepruar mire, kur ka marre peng nje njeri, por askush nuk mund te dhunohet dhe te rrihet ne nje menyre te tille barbare".

    "E mesova nga mediat"

    Nena e pengmarresit te dyshuar kujton kur ka pare per here te fundit te birin,. "Te dielen ai doli si perdite dhe tha se do te takonte disa shoke. Ne mbremje nuk erdhi ne shtepi. Policia erdhi ne shtepi dhe pas nje kontrolli, u largua qe ketu". Me tej, gruaja e moshuar tregon se mezi ka qendruar kur ka pare nepermjet televizionit, te birin e nxire ne polici. Ajo shton se nuk ka mundur te shohe te birin, pervecse ne televizion, ndersa i kishte cuar disa rroba ne komisariatin nr.3 ne Tirane.

    "Te pakten ta mjekojne"

    Fiqretja ka kerkuar qe se paku te birit, t'i jepej nje mjekim dhe ai te mos dergohej menjehere ne qelite e paraburgimit, te 313-es. "Te pakten ta dergojne ne spitalin e burgut, ku edhe mund te mjekohet dhe mund te behet me mire",- thote Fiqretja, nena e Kodumit. Nderkaq ajo shton se do te ankohet, por pak beson se mund te gjeje zgjidhje. "Do ta provoj, ne ministri, tek Avokati i Popullit, apo gjetke". Do te presim qe Gjykata t'i caktoje nje avokat, se ne nuk kemi para, - thote Fiqiretja e cila e ka mesuar nje procedure te tille, per shkak se djali i saj, eshte perballur me togat e zeza, disa here, per vjedhje dhe shperndarjes droge.

  6. #6
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Qe ne fillim, kur lexova kete ndodhi, me shkoi mendja qe kishte ndonje femer, miell, apo pisllik tjeter ne kete mes.

    Jam plotesisht dakort me nenen e Ilirit.
    Edhe pse eshte kriminel, nuk duhet te trajtohet ne ate menyre nga forcat e policise.
    Denimin rreth krimit qe ka bere e vendos gjykata. Prandaj kemi burgjet, gjobat etj...

    Por druvaret qe marrin rrogen te veshur si police aq tallazh kane brenda kafkes...
    Aq tallazh kane edhe pushtetaret qe lejojne njerez te tille te vishen police , aq me keq qe nuk reagojne ndaj veprimeve te tilla. Derra dhe inkompetente jane pothuajse 80% e forcave te rendit. Personalisht e denoj kete akt dhe uroj qe ne te ardhmen numri i druvareve ne polici te pakesohet. Uroj qe njerez kompetente dhe mbi te gjitha me shkolle te veshin uniformen e nderuar te policit.

    Ketu ku jetoj une , polici perfaqeson shtetin.
    Polici eshte nje fugure e nderuar dhe respektuar nga shumica e popullsise.
    Kam hasur raste ku terroristet jane kapur nga policia , por nuk pashe ndokend te masakroje tjetrin. Kam pare raste ku manjaket , te cilet kishin kryer serial vrajse mizore dhe barbare jane arrestuar nga policia , por prape nuk i pashe kriminelet me gjak , shenja ne fytyre , apo demtime te tjera. Trafikante te medhenje droge jane arrestuar , por jo ne kete menyre.

    Jemi shume mbrapa bote or vellezer!

    Te me kuptoni drejte , nuk me vjen keq ndopak per grabitesit , thjesht nuk bie dakort me menyren sesi porcedojne forcat e rendit ne Shqiperi!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    100mij Eruo ?! O My God. Kta me duket se po e bejn si Dr Evil te Austin Powers :"I want...100 BIlion dollars, or I'll blow out the world". Ska bota aq para sa kerkojn keta. Qenkan ftohur ne prapanic.

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Gjergji Cukali dhe Ledio Lito janė arrestuar dje nga policia nė Grabian tė Lushnjes. Me ta ėshtė arrestuar dhe Eduart Skukaj

    Kapen nė Lushnjė dy pengmarrėsit e tjerė tė Fatjon Likės

    Policia ka gjetur dje nė banesėn e braktisur edhe armėt me tė cilat ėshtė kryer pengmarrja e Fatjon Demirlikės

    Ened Janina

    TIRANĖ- Arrestohen dy pengmarrėsit e tjerė tė Fatjon Demirlikės. Gjegji Cukali dhe Ledjo Lito janė prangosur dje nga policia e kryeqytetit nė bashkėpunim me atė tė Lushnjės. Dy tė kėrkuarit ishin fshehur nė fshatin Grabian tė Lushnjes nė shtėpinė e shtetasit Ejup Skukaj. Dje policia ka arrestuar edhe Eduart Skukaj, nipin e strehuesit tė dy tė kėrkuarve. Policia ka mundur dje qė tė sekuestrojė edhe armėt me tė cilat ėshtė kryer pengmarrja e Fatjon Demirlikės. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burimet zyrtare tė policisė sė kryeqytetit. Sipas tyre, arrestimi i dy tė kėrkuarve ėshtė bėrė nė orėn 06.00 tė mėngjesit tė djeshėm dhe po dje tė arrestuarit janė sjellė nė Tiranė.
    Operacioni
    Nė rrugė operative policia e kryeqytetit ka zbuluar se Gjergji Cukali dhe Ledjo Lito ishin larguar nga Tirana menjėherė pas arrestimit tė Kodumit dhe lirimit tė pengut. Sipas informacioneve qė kishte siguruar policia, Cukali dhe Lito ishin fshehur nė rrethin e Lushnjes dhe mė saktėsisht nė fshatin Grabian. Agjentėt e policisė kanė arritur tė saktėsojnė se Cukali dhe Lito ishin fshehur nė banesėn e shtetasit Ejup Skukaj. “Qė nga dita e shpalljes nė kėrkim tė kėtyre shtetasve strukturat e policisė kriminale tė kryeqytetit zhvilluan njė punė intensive dhe mjaft profesionale pėr tė bėrė lokalizimin e vendndodhjes sė tyre, ē’ka u bė e mundur nė njė kohė shumė tė shkurtėr”,- tha dje kreu i policisė sė Tiranės, Albert Dervishi. Pas grumbullimit tė tė gjitha tė dhėnave, policia e kryeqytetit dhe ajo e Lushnjes kanė ngritur njė grup tė veēantė pune pėr tė kryer arrestimin e dy tė kėrkuarve. “Nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm (dje) nė bazė tė njė plani operacional tė hartuar me shumė kujdes, duke patur parasysh edhe rrezikshmėrinė qė paraqisnin personat e lartpėrmendur, forcat e Komisariatit Nr.3 tė Policisė sė Tiranės dhe forcat e Komisariatit tė Policisė sė Lushnjes kanė kryer operacionin nė fshatin Grabian dhe rreth orės 06.00, u bė e mundur t’i vėnė nė pranga Gjergji Cukalin dhe Ledio Liton”,- pohoi pėrpara gazetarėve Drejtori i Policisė sė Tiranės. Sipas tij, Cukali dhe Lito ishin nė banesė nė momentin e arrestimit. Ndėrkohė nė prangat e policisė ka rėnė edhe nipi i tė zotit tė shtėpisė, shtetasi Eduart Halim Skukaj. Ai ėshtė personi qė ka ndihmuar dy tė kėrkuarit qė tė fshihen nga policia dhe u ka vėnė nė dispozicion banesėn e xhaxhait tė tij.
    Hetimi
    Pas arrestimit, policia kreu njė kontroll tė imtė nė banesėn e Skukajt dhe si rezultat u zbuluan dy pistoleta dhe njė armė automatike tip kallashnikov tė cilat i mbanin pa leje. Sipas drejtorit Dervishi, nga hetimet paraprake rezulton se me kėto armė ėshtė realizuar edhe pegmarrja e shtetasit Fatjon Demirlika. Hetimet nė lidhje me kėtė ēėshtje po kryhen nė njė bashkėpunim tė ngushtė ndėrmjet policisė sė Tiranės dhe Prokurorisė pėr Krimet e Rėnda. Dje pėrpara gazetarėve kreu i policisė sė kryeqytetit, Albert Dervishi tregoi disa nga tė dhėnat e hetimit. Ai shpjegoi se ende nuk janė sqaruar tė gjitha detajet e pengmarrjes dhe se nuk ėshtė zbuluar as motivi i saktė i saj. Ekistenca e njė borxhi nė mes ia ka vėshtirėsuar punėn grupit hetimor, i cili gjithsesi e konsideron aktin e gjashtė ditėve mė parė njė pengmarrje. Kreu i policisė sė Tiranės ka pohuar dje se po hetohet edhe nė lidhje me pengun. Pyetjes sė gazetarėve se ėshtė apo jo nė hetim Fatjon Demirlika, Dervishi i ėshtė pėrgjigjur duke thėnė se po hetohet edhe mbi tė por ėshtė shumė herėt qė tė flitet pėr gjėra konkrete. Gjithashtu ai ka pohuar se po hetohet edhe nė lidhje me implikimin e njė ēėshtjeje droge nė tė gjithė kėtė histori pengmarrjeje. Ai ka pohuar se nė bashkėpunim tė ngushtė me Prokurorinė pėr Krimet e Rėnda po punohet pėr zbardhjen dhe dokumentimin e plotė tė veprimtarisė kriminale tė kėtij grupi.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Prokuroria ka deklaruar dje nė gjykatė se Florian Metalla ka folur nė telefon me kunatin e tij, Cukalin, pėr pengun

    "Demirlika", Metalla ishte ndėrmjetės nė pengmarrje

    Gjykata ka vendosur burg pa afat pėr tė arrestuarin. Metalla: Jam i pafajshėm, s’kam lidhje me pengun

    Ardita Hysa

    TIRANĖ – Pėrfundon nė burg pa afat edhe pengmarrėsi i pestė i Fatjon Demirlikės. Gjykata e Krimeve tė Rėnda, ka lėnė nė fuqi dje vendimin e marrė nė mungesė dy ditė mė parė pėr lėnien nė qeli tė Florian Metallės. Ky i fundit ka preferuar tė mos shprehet dje para togave tė zeza dhe ka miratuar pretendimin e mbrojtjes sė ėshtė i pafajshėm. Akuza e ngritur ndaj tij, nuk ka patur ndryshim nga ajo e Gjergji Cukalit dhe Ledio Litos, Eduart Skukės dhe Ilir Kodumit, mbajtje peng e personit e shoqėruar me tortura fizike dhe psikologjike. Si pėrfaqėsues i Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, prokurori Altin Dumani ka provuar pėrpara gjykatės implikimin e Metallės nė marrjen peng tė Demirlikės para dhjetė ditėsh. Sipas provave tė paraqitura nė gjykatė nga Dumani, i pandehuri ėshtė kunati i tė akuzuarit tjetėr Cukali, dhe kishte komunikuar me tė nė telefon nė kohėn e kryerjes sė veprės penale. Njė bisedė e tillė, qė ishte regjistruar nga policia dhe ėshtė pėrdorur kundėr tij. Sipas avokatit Detar Hysi, kjo ishte e vetmja provė qė paraqiti dje nė gjykatė prokurori Dumani. Sė bashku me avokatin tjetėr, Ardian Ndoja, Hysi ka vendosur ta apelojė vendimin qė iu komunikua dje 28-vjeēarit Metalla. Dy mbrojtėsit e Metallės janė gjetur pak tė papėrgatitur pėr seancėn e djeshme, dhe siē tha Hysi pėr “Shekullin”, ata kanė pohuar se nuk kishin nė dorė provat qė e implikonin klientin e tyre nė pengmarrjen e dhjetė ditėve mė parė por tashmė do tė pėrgatisnin mė sė miri mbrojtjen. “Edhe nė denoncimin qė kishte bėrė nė polici i ati i pengut Shkėlqim Demirlika, nuk ėshtė pėrmendur nė asnjė vend emri i Florianit”,- vazhdoi Hysi. Pas arrestimit tė Cukalit, Metalla u kishte kėrkuar tė dy avokatėve tė bėnin mbrojtjen e burrit tė motrės, dhe nuk i kishte shkuar ndėr mend se do tė binte vetė nėn pranga. Arrestimi i tij ėshtė bėrė tre ditė mė parė nė Sukth, dhe ėshtė cilėsuar nga akuza si ndėrlidhėsi i grupit tė pengmarrėsve. Siē e ka lexuar edhe dje prokurori Dumani, detyra e Metallės ka qenė tė bėnte lidhjet e mundshme pėr tė kėrkuar 100 mijė eurot nga familjarėt e pengut. Gjithashtu, po sipas akuzės, ai ėshtė edhe personi qė kishte marrė makinėn e shtrenjtė tė Demirlikės, tė cilės pasi i kishte ndėrruar targat, e kishte fshehur nė njė parking nė Tiranė. Ky fakt ishte provuar pas gjetjes sė makinės, me vėnien nėn pranga tė Cukalit, Litos dhe Skukės. Nė dorezėn dhe timonin e automjetit ishin verifikuar gjurmėt e gishtave tė Metallės. Arrestimi i tij, ku ishin angazhuar efektivėt e komisariatit nr.3 nė kryeqytet dhe tė atij tė Durrėsit, ishte mbajtur i fshehtė pėr njė ditė tė tėrė me shpresėn se pas tij do tė bėheshin edhe arrestime tė tjera. Policia ende dyshon nė ekzistencėn e njė rrjeti tė mundshėm tė trafikut tė drogės. Por njė pistė e tillė ėshtė hedhur poshtė nga prokuroria, gjatė hetimeve tė deritanishme tė marrjes peng tė Demirlikės.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Policia ka kėrkuar ndihmėn e homologėve gjermanė, pėr zbardhjen e aktivitetit tė pengmarrėsve nė Gjermani

    Pengmarrėsit, hetime nė Gjermani

    Policia dyshon se grupi i pengmarrėsve ka vendosur gjoba tė tjera. Priten denoncimet e tė dėmtuarve

    Artur Qoraj

    TIRANĖ- Policia shqiptare u kėrkon ndihmė homologėve gjermanė pėr tė zbardhur aktivitetin e plotė tė grupit qė mori peng dhjetė ditė mė parė Fatjon Demirlikėn. Burime zyrtare tė policisė thanė pėr gazetėn “Shekulli” se pas zbulimit tė ngjarjes dhe arrestimit tė autorėve pengmarrės, dyshohet se ata kanė patur njė aktivitet tė paligjshėm edhe nė Gjermani, ku mendohet se kanė nisur pėrplasjet e grupit. Pėr tė zbardhur aktivitetin e tyre nė Gjermani, policia ka kėrkuar dokumenta tė tilla si aktiviteti ligjor qė kryenin aty, nėse ishin tė punėsuar apo kishin ndonjė biznes si dhe pėrgjime apo hetime pėr trafik tė lėndėve narkotike pėrgjatė kėtyre viteve. Policisė gjermane i ėshtė dėrguar njė faks, disa ditė pas arrestimit tė grupit tė pengmarrėsve dhe sigurimit tė dėshmisė sė Fatjon Demirlikės, i cili u lirua nga policia gjatė momentit qė ishte pėrgatitur kurthi i dorėzimit tė 100 mijė eurove. Pala shqiptare u kėrkonte homologėve gjermanė tė dhėna pėr aktivitetin e pengmarrėsve nė Gjermani si dhe pėr precedentė qė ata mund tė kenė pasur gjatė qėndrimit tė tyre nė kėtė vend.
    Hetimet
    Veprimtaria nė Tiranė e pesė tė arrestuarve pėr veprėn penale tė “rrėmbimit tė personit dhe gjobėvėnies” po hetohet nga njė grup agjentėsh tė policisė kryeqytetase. Zyrtarė tė policisė dyshojnė se anėtarėt e kėtij grupi kanė vendosur gjoba ndaj disa biznesmenėve tė kryeqytetit dhe se kanė kryer tė tjera vepra penale tė rėnda. Po pėr t’i faktuar kėto dyshime ėshtė kėrkuar tė punohet nė rrugė operative. Burime tė sigurta policore thanė pėr gazetėn “Shekulli” se po tentohet qė tė afrohen tė dėmtuarit nga grupi nė fjalė gjatė viteve tė kaluara dhe deri mė sot. Agjentėt qė kanė nė dorė kėtė ēėshtje po pėrpiqen tė grumbullojnė denoncime qė lidhen me vėnien e gjobave nga ky grup ndaj biznesmenėve apo njėrėzve tė tjerė nė Tiranė. Deri nė momentin e sigurimit tė ndonjė dėshmie tė tillė nga qytetarėt e Tiranės, kėto prova operative do tė mbeten tė tilla dhe vetėm dyshime pėr pjestarėt e rrjetit qė u pėrēa pas prishjes sė pazareve.
    Precedentėt penalė
    Pothuajse tė gjithė anėtarėt e grupit qė morėn peng Fatjon Demirlikėn kanė precedentė penalė tė mėparshėm. Gjergj Cukali,i njohur si “truri” i planit tė pengmarrjes ishte arrestuar mė parė pėr vjedhje, Ilir Kodumi pėr plagosje ndėrsa Florian Metalla akuzohet pėr vrasjen e Edmond Ēullhajt nė Londėr, ngjarje kjo e ndodhur nė janar tė vitit 2002. Pas pengmarrjes sė Fatjon Demirlikės, policia pohoi se shkak pėr kėtė ngjarje ėshtė bėrė prishja e pazareve tė jashtėligjshme, ndėrsa organi i akuzės mbrojti idenė e pengmarrjes pėr qėllime fitimi. Por pak ditė pas lirimit tė Demirlikės, fare pranė banesės sė tij u qėllua pėr vdekje Endri Shima dhe u plagosėn dy miq tė tjerė tė tij. Dyshimet e para kishin tė bėnin me njė hakmarrje tė mundshme tė njerėzve tė afėrt tė pesė personave tė arrestuar nga policia e Tiranės pėr pengmarrjen. Burime nga policia kryeqytetase pohuan se janė identifikuar autorėt e vrasjes sė Shimės dhe plagosjes sė dy miqve tė tij, ndėrkohė qė arrestimi i kėtyre personave nuk ėshtė bėrė ende i mundur nga policia. Ndėrkaq, autoritetet policore janė duke pritur ndihmėn e homologėve gjermanė pėr zbardhjen e aktivitetit tė grupit prej 5 anėtarėsh gjatė qėndrimit tė tyre nė Gjermani.

    Gjergji Cukali, 25 vjeē, nga Tirana akuzohet si autor i pengmarrjes sė Fatjon Demirlikės. Cukali ka qenė i dėnuar mė parė me 7 vjet burg pėr plagosjen e njė shtetasi, falsifikim dokumentesh dhe shpėrndarje droge

    Ledio Lito, 24 vjeē, banues nė Tiranė akuzohet nga prokuroria si autor i pengmarrjes sė ndodhur mė datė 18 korrik. Ledio Lito ka qenė i dėnuar mė parė nga drejtėsia pėr veprat penale trafik dhe shpėrndarje droge

    Ilir Kodumi, 19 vjeē, nga Tirana, akuzohet si njė nga pengmarrėsit e Fatjonit. Ai ka qenė i dėnuar pėr vjedhje me dhunė, armėmbajtje pa leje dhe shitje droge. Kodumi ishte shpallur nė kėrkim pėr tentativė vrasjeje

    Eduart Skukaj, 23 vjeē, lindur nė Grabian tė Lushjes dhe banues nė Tiranė akuzohet nga prokuroria si bashkėpunėtor nė pengmarrje. Ai ka strehuar nė shtėpinė e xhaxhait tė tij Gjergji Cukalin dhe Ledio Litėn

    Florian Metalla, 28 vjeē, lindur nė Shijak dhe Banues nė Sukth, akuzohet nga prokuroria si bashkėpunėtor nė pengmarrjen e Demirlikės. Ai ka marrė makinėn e shtrenjtė tė pengut dhe ka ndihmuar nė pengmarrje
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 11:51
  2. Emigranti Dhe Politika Shqiptare
    Nga klandestini76 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 17:18
  3. Emigranti shqiptar martesė me anglezen qė e birėsoi kur ishte 14 vjeē
    Nga iliria e para nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-01-2007, 12:15
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 05:49
  5. Vdekje mister, zhvarroset emigranti
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 11:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •