Dyshimi i familjarėve se djalin e tyre e kanė vrarė e detyron prokurorinė qė tė urdhėrojė zhvarrimin
Vdekje mister, zhvarroset emigranti
Kujtim Boriēi
PĖRRENJAS - Zhvarroset 3 ditė pas ceremonisė mortore emigranti 18-vjeēar qė u gjet i vdekur nė rrethinat e Tetovės sė Maqedonisė. Ermal Skura u zhvarros dje me urdhėr tė prokurorisė sė rrethit, pas pretendimeve tė familjarėve se djali i tyre ėshtė vrarė me sende tė forta. Ndėrkohė sipas versionit zyrtar tė policisė maqedonase i riu nga Pėrrenjasi ka humbur jetėn pas njė infarkti. Paraprakisht, sipas mjekėve, eksperto-ligjorė, Bardhyl Cipi, Besim Ymaj, Liman Mėnalla, mėsohet se kufoma nuk kishte shenja dhune me pasojė vdekjen. Por gjithsesi, sipas tyre, pėr dhėnen e konkluzionit pėrfundimtar do tė duhen edhe dy javė kohė, pas ekspertizės histopatologjike dhe asaj toksilogjike.
Familjarėt
E nisėm djalin nė kurbet nga halli, pėr tė na siguruar bukėn e gojės, pasi ishte dhe mė i madhi i fėmijėve, por na u kthye i vdekur. Nuk dimė sa ka vuajtur, ē'vdekje pati, se pėr ne kjo nuk ėshtė vdekje e natyrshme, thonė prindėrit e Ermalit, Rakipi dhe Ēveta. Ndėrsa zhvarrosej kufoma e 18-vjeēarit, tė njėjtin version pohuan dhe Agim Skura, djali i xhaxhait tė viktimės dhe Dilaver Skura, njė i afėrmi i tij, tė cilėt ishin nė morgun e Tetovės pėr tė sjellė nė vendlindje tė riun nga Pėrrenjasi. Zyrtarėt maqedonas qė takuam atje na thanė se Ermali kishte gjetur vdekjen nga infarkti, shton Agimi, i cili siē tregon mė tej u ka thėnė atyre (zyrtarėve maqedonas) se njė gjė e tillė nuk ėshtė e vėrtetė. Nė fyt dhe nė trup Ermali kishte shėnja dhune, nė gojė gjak tė tharė, vijon Agimi.
Zhvarrimi
Nė prezencė tė prokurorėve tė rrethit, mjekėve eksperto-ligjorė Bardhyl Cipi, Besim Imaj e Liman Mėnalla tė ardhur nga Tirana dhe shumė tė afėrmėve tė viktimės, zhvarrimi nisi nė orėn 10:00 dhe vazhdoi deri nė orėn 11:15 tė ditės sė djeshme. Mė pas kufoma e tė ndjerit , u dėrgua mė pas pėr ekspertizė nė spitalin e Pėrrenjasit. Burime tė rezervuara pranė ekspertėve, paraprakisht konfirmojnė se nė trupin e viktimės nuk janė konstatuar shenja tė qarta dhune qė kanė sjellė vdekjen. Por njėkohėsisht, sipas tyre, ėshtė e domosdoshme, qė tė pėrfundojė ekzaminimi histopatologjik e ai toksikoligjik nė kryeqytet, pėr tė nxjerrė kėshtu konkluzionin pėrfundimtar. Pas mesditės, trupi i tė ndjerit u pėrcoll pėrsėri nė varreza.
Ermali, qė 13 vjeē emigrant
Familja e Ermalit banon nė katin e dytė tė ish-konviktit tė minierave, nė periferi tė qytetit tė
Pėrrenjasit. Tė afėrmit tregojnė se Ermali ishte djali i madh i familjes Skura, qė tashmė ka dy djem dhe njė vajzė. Pėr shkak tė kushteve tė kėqija nė tė cilėn jeton familja Skura, djali ishte detyruar qė tė emigronte qė moshėn 13 vjeē. Ai merrte rrugėn e emigrimit kryesisht gjatė muajve tė verės. Iku dy muaj mė parė dhe gjatė kėsaj periudhe punoi si ēoban tek njė shqiptar i maqedonisė,- thonė tė afėrmit e tij, tė cilėt nuk ngurrojnė tė thonė dyshimet se djali i tyre ėshtė vrarė pėr motive grabitjeje. Nga ana tjetėr, tė afėrmit nuk i falin zemėrgurėsinė pronarit maqedonas, qė ndonėse i kėrkuan ndihmė (duke i premtuar dhe para) pėr tė sjellė trupin e Ermalit nė Shqipėri, mbajti njė qėndrim jo
njerėzor. Aty mes tė afėrmėve tė familjes Skura mėsuam dhe njė fakt tjetėr tė dhimbshėm. Njė bashkėfshatar i Ermalit (familja Skura vetėm pak kohė mė parė ėshtė zhvendosur nė qytet nga fshati Pishkash, 5 km larg Pėrrenjasit), 21- vjeēari Besart Brisku, pak kohė mė parė u gjet i vdekur nė fshatin Poroj tė Tetovės. Trupi i tij, i mbuluar me shkarpa,u diktua nga era e dekompozimit, ndėrkohė qė megjithė pėrpjekjet e familjarėve, vdekja e 21-vjeēarit ka mbetur enigmė. Familjarėt e viktimės nuk ngurrojnė tė thonė se "dikush vret fėmijėt tanė emigrantė sezonalė qė punojnė andej pėr bukėn e gojės". Ndoshta i vrasin pėr para, thotė xhaxhai i viktimės sė fundit, por djemtė po na ikin.
Krijoni Kontakt