Domeniko Kol Doda ėshtė arrestuar nga policia si autor i 13 vjedhjeve tė ndryshme tė ndodhura nė kryeqytet

Tiranė, kapet super-hajduti i 13 vjedhjeve

Policia ka filluar operacionin pėr ruajtjen e banesave dhe makinave tė qytetarėve gjatė sezonit veror

Ened Janina

TIRANĖ - Policia e kryeqytetit arreston njė superhajdut tė firmave dhe shoqatave tė ndryshme. Domeniko Kol Doda ėshtė arrestuar nga uniformat blu tė kryeqytetit me akuzėn e vjedhjes. Arrestimi i tij ėshtė bėrė pėr dy vjedhje tė ndodhura nė Tiranė. Ndėrkohė, verifikimi i gjurmėve tė gishtėrinjve ka treguar se Domeniko Kol Doda ėshtė autori i 11 vjedhjeve tė tjera tė ndodhura nė kohė tė ndryshme nė Tiranė. Ndėrkohė, policia e kryeqytetit ka filluar njė operacion pėr ruajtjen e rendit dhe parandalimin e veprave tė ndryshme kriminale gjatė sezonit tė verės. Kjo pasi qytetarė tė shumtė kryeqytetas largohen nga banesat e tyre pėr pushime dhe nė kėtė kohė grabitėsit e banesave hidhen nė sulm. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burimet zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Tiranė. Sipas tyre, operacioni do tė vazhdojė deri nė fund tė sezonit veror tė pushimeve.

Arrestimi
Dy ditė mė parė efektivat e Komisariatit tė Policisė Nr.3 nė Tiranė kanė kryer arrestimin e shtetasit Domeniko Kol Doda, 26 vjeē, pėr veprėn penale tė vjedhjes. Ndaj tij kishte dalė njė urdhėr-arresti si autor i dy vjedhjeve tė kryera nė Tiranė. Nga hetimet e policisė kishte rezultuar se 26- vjeēari Doda ishte autori i vjedhjes sė kryer nė firmėn “Estidem” dhe nė atė tė kryer nė zyrat e Shoqatės sė Grave Kristiane. Duke u bazuar nė kėto materiale uniformat blu i kanė hedhur prangat shkodranit me banim nė Tiranė. Atij i janė marrė gjurmėt e gishtėrinjve dhe janė krahasuar me ato tė gjetura nė disa vjedhje tė tjera tė ndodhura nė territorin e Qarkut Tiranė. Nga verifikimi ka rezultuar se Domeniko Kol Doda, 26 vjeē, ėshtė autori i 11 vjedhjeve tė tjera tė ndodhura nė Tiranė kohėt e fundit. Objektivi i tij kishin qenė selitė e shoqatave tė ndryshme, zyrave shtetėrore dhe firmave private. Me anė tė thyerjes ai kishte arritur qė tė kryente 13 vjedhje. Madje i arrestuari kishte arritur qė tė vidhte pa u vėnė re tre herė rresht zyrat e shoqatės “Ndihmoni Jetėn e Re”, nė rrugėn “Hoxha Tasim”. Arrestimi i Domeniko Kol Dodės ka ndihmuar policinė e Tiranės qė tė zbardhė mekanizmin e tė gjitha kėtyre vjedhjeve. Doda ka lindur nė qytetin e Shkodrės por prej disa vitesh banonte nė Tiranė. Ai ka kryer vetėm katėr klasė shkollė dhe ėshtė dėnuar mė parė pėr tė njėjtėn vepėr penale, atė tė vjedhjes. Materialet nė lidhje me 26- vjeēarin Domeniko Kol Doda i janė dėrguar Prokurorisė sė rrethit Tiranė pėr tė kryer hetimet e mėtejshme.
Operacioni
Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė kryeqytetit, dje ka filluar njė operacion i madh pėr ruajtjen e rendit dhe sigurisė publike nė tė gjithė Qarkun Tiranė. “Prioritet pėr kėtė sezon veror i janė dhėnė masave pėr sigurimin e rendit e tė qetėsisė nė zonėn e plazheve (bregdetin e Kavajės), pėr sigurimin e ambienteve, banesave, lokaleve e automjeteve. Kėto masa lidhen edhe me faktin se njė pjesė e mirė e qytetarėve shkojnė me pushime.”, thanė dje burimet zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės. Gjithashtu masa janė marrė edhe nga policia rrugore pėr normalizimin e trafikut nė kryeqytet dhe sidomos nė linjėn Tiranė- Durrės- Kavajė. Me urdhėr tė drejtorit tė policisė sė Tiranės, Albert Dervishi, janė ngritur grupe tė posaēme tė pėrbėra nga inspektorė dhe agjentė tė policisė kriminale dhe asaj tė rendit, tė cilėt kryejnė patrullimin e lagjeve tė veēanta. Gjithashtu autopatrullat e Shqiponjave do tė mbėshtesin nė kėtė operacion. Ndėrkohė janė shtuar kontaktet me komunitetin dhe veēanėrisht organet e qeverisė vendore pėr tė evidentuar problemet e komunitetit. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, vetėm gjatė kėtyre 17 ditėve tė para tė kėtij muaji janė ndaluar rreth 40 persona tė akuzuar pėr vepra tė ndryshme penale si dhe janė shkatėrruar shtatė grupe kriminale.

Vjedhjet e Domeniko Kol Dodės

Vjedhja e firmės “ Estidem ”
Vjedhja e zyrave tė Shoqatės sė Grave Kristiane
Vjedhja e mbetur nė tentativė e njėsisė Nr.10 nė Rr.A.Z.Ēajupi
Vjedhja e Institutit tė Kulturės Popullore nė Rr.Kont Uran
Vjedhja e mbetur nė tentativė e Zyrės Noteriale nė Rr.Durresit
Vjedhja e studios muzikore Ballkanike nė Rr.”Him Kolli”
Vjedhja e shkollės 8-vjeēare “ Servete Maēi” nė Rrugėn e Dibrės
Vjedhja e zyrave tė firmės “Olimpia Trans” nė Rr.Dibrės
Vjedhja e firmės “Eromez” nė Rr. S.Pasha
Vjedhja 3 herė nė kohė tė ndryshme e Shoqatės Ndihmoni Jetėn e Re, nė Rr.H.Tasim