Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 54
  1. #11
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Po dikush ne shekullin e kaluar ua gjeti ilacin (nuk i vrau po jau hoqi kontrollin e ekonimise, finances, kultures, propagandes e cdo gjeje tjeter) dhe per cudi ai vend eci per bukuri e pati nje zhvillim te papare deri atehere dhe bile edhe sot (rritje ekonomike e nivelit 30% ne vit). Ai riprovoi edhe njehere qe nje organizem kur pastrohet nga parazitet shendoshet dhe forcohet.........
    Tani ti Labeat do na thuash qe nje njeri me nje shirit kau ne bark 15 metra te gjate e ndjen vehten shume mire.......me vjen keq per ty qe mendon keshtu se ka mundesi qe ti vete te kesh shiritin cifut ne koke qe nuk te lejon te arsyetosh si njeri normal me sy ne balle.

  2. #12
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Po dikush ne shekullin e kaluar ua gjeti ilacin (nuk i vrau po jau hoqi kontrollin e ekonimise, finances, kultures, propagandes e cdo gjeje tjeter) dhe per cudi ai vend eci per bukuri e pati nje zhvillim te papare deri atehere dhe bile edhe sot (rritje ekonomike e nivelit 30% ne vit). Ai riprovoi edhe njehere qe nje organizem kur pastrohet nga parazitet shendoshet dhe forcohet.........
    Tani ti Labeat do na thuash qe nje njeri me nje shirit kau ne bark 15 metra te gjate e ndjen vehten shume mire.......me vjen keq per ty qe mendon keshtu se ka mundesi qe ti vete te kesh shiritin cifut ne koke qe nuk te lejon te arsyetosh si njeri normal me sy ne balle.


    ssssssshhhhhhhhhh, se do ta kuptojne dhe do fillojne etiketimet pastaj !!!

    se nuk besoj ta kete njeri idene se cfare zhvillimi mori ai vend ne ate kohe.. Eh, cfare kane bere filmat ne kete bote
    Prektora

  3. #13
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar mė parė nga sh.hasanaj
    1. Amerika e pati mbeshtetur Sadam Hysejnin me pare. 2. Rregjimi ne Irak ne kohen e Sadamit nuk mund te quhet "qeveri ekstremiste fetare". Si e argumenton ti kete?
    po te shtosh ketu te zgjedhurit si qytetar nderi ne nje nga shtetet e amerikes

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2004
    Postime
    253
    ishte ne ndonje krize te rende ekonomia amerikane dje , apo parashikohet ndonje kataklizem i padegjuar per te ardhmen ?
    po shteron nafta apo korporatat jane drejt falimentimit?
    apo thejesht po punojne per llogari te shekullit 23 qe dhe ato gjenerata te kene mirqenien e duhur ekonimike.
    ....

  5. #15
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    mjafton te shikoni se kush e drejton Ameriken dhe do e kuptoni se cfare ka te beje Izraeli me kete katrahure.
    RIPPR

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    SHBA DHE IZRAELI
    --------------------------------------------------------------------------------
    SHBA dhe Izraeli

    Qė nga themelimi i tokės mėmė pėr hebrenjtė, nė 1948,
    miqėsia unike mes Amerikės dhe Izraelit ka pjellė
    vetėm "luftėra dhe kriza". Tani, ajo po e tėrheq mė
    shumė vėmendjen e publikut, nga sa ka bėrė nė gjsymė
    shekullin e fundit

    Nga Peter Grier

    Vitet e fundit, e bija, Margaret do tė thoshte se
    vendimi mė I rėndėsishėm I Harry Trumanit si President
    ishte: duhej tė mbėshteste krijimin e njė toke mėmė
    pėr hebrenjtė nė Palestinė, apo nuk duhej?

    Kėshilltarėt e tij ishin tė ndarė. Clark Clifford –
    kėshilltari I rafinuar I Trumanit – besonte nė mėnyrė
    fanatike se ai duhej ta bėnte. Hebrenjtė meritonin tė
    kishin njė strehė, pas horroreve tė Holokaustit,
    argumentonte Clifford. Pėrveē mė tepėr qė, shteti I ri
    do tė krijohej, donte apo nuk donte Trumani.

    Sekretari I Shtetit, George Marshall mendonte ndryshe.
    Gjenerali nė pension ishte njė figurė gjigante nė
    kryeqytet: Truman vetė pati thėnė se "nuk ka njė
    dekadė aq tė madhe", pėr tė nderuar aktivitetin e
    Marshallit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė njė takim
    nė Shtėpinė e Bardhė, nė 12 Maj 1948, Marshall
    kundėrshtoi tė pėrshpejtonte njohjen e shtetit tė
    hebrenjve. Do tė dukej sikur Trumani me kėtė kėrkonte
    tė siguronte votat e hebrenjve, tha ai, dhe mund tė
    rrezikojė aksesin e SHBA nė burimet arabe tė naftės.
    Madje ai shkoi aq larg, sa tha qė, nėse Truman do tė
    njihte shtetin e ri, atėherė ai vetė do tė votonte
    kundėr Presidentit nė zgjedhjet e ardhshme.

    Kjo ishte njė deklaratė e jashtėzakonshme, por nuk
    funksionoi. Dy ditė mė vonė, Izraeli lindi nė mes tė
    natės, me orėn e Jeruzalemit. Shtetet e Bashkuara
    deklaruan njohjen e shtetit tė ri 11 minuta mė vonė.

    Mbėshtetja e Trumanit pėr Izraelin nuk ishte absolute.
    SHBA nuk ofruan as trupa dhe as armė pėr tė ndihmuar
    kombin e ri. Do tė duheshin dekada, njė varg luftėrash
    Arabo-Izraelite, si dhe konteksti I betejės sė gjatė
    mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, qė do t’I ēonin
    marrėdhėniet SHBA-Izrael nė njė nivel kaq tė lartė sa
    sot.

    Megjithatė, ky hap ishte shumė domethėnės. Qė atėherė,
    politika amerikane nė kėtė "qoshe tė dhunshme tė
    botės" ka patur vazhdimisht mbėshtetjen e Izraelit, me
    dėshirėn pėr mė shumė hapėsirė nė fushat e naftės, qė
    shpesh herė kontrollohen nga fqinjėt aspak miqėsorė tė
    Izraelit.

    Sot, pasojat e kėtij veprimi balancues nė jetėn e
    pėrditshme tė amerikanėve, janė aq tė mėdha, sa Truman
    nuk mund t’I parashikonte kurrė. Osama Bin Laden ka
    shfrytėzuar imazhin e Amerikės si barrikadė e Izraelit
    dhe njė fuqi gati imperiale, pėr tė fituar mbėshtetjen
    nė botėn e madhe arabe, pėr sulmet e tij ndaj
    amerikaneve.

    Portreti qė I ka vizatuar Bin ladeni Amerikės, si dora
    e fshehtė qė qėndron pas fatkeqėsive tė kėtij rajoni,
    e ka trazuar paksa rolin amerikan. Shumica e veprimeve
    tė SHBA nė Lindjen e Mesme, thonė historianėt,
    bėheshin nė varėsi tė asaj qė Presidentėt e
    konsideronin "interesi vital I kombit".

    Por, pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes "Perse na urrejnė?",
    duhet filluar me kontekstin e pikave tė kthesės, tė
    angazhimit amerikan nė rajon. "E vėrteta ėshtė se, nga
    pikėpamja e Uashingtonit, mbėshtetja e Izraelit dhe
    sigurimi I burimeve tė naftės nė Gji, ėshtė njė rrugė
    shumė e vėshtirė pėr tė ecur", thotė Ruhi Ramazani,
    njė professor nė pension nė Universitetin e Virxhinias
    si dhe ekspert I historisė sė sotme tė Lindjes sė
    Mesme.



    Pėrpara Izraelit: Kurthet e kolonializmit



    Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, akuzat e cituara nga Bin
    Laden janė pėr ngjarje qė kanė ndodhur pėrpara se SHBA
    tė ngriheshin njė "lojtar" nė Lindjen e Mesme. Ai
    fillon me kolonializmin Perėndimor. Nė mesazhin e tij
    tė filmuar, bėrė publik pak pas fillimit tė
    bombardimeve nga SHBA, ai tha se bota Islamike e ka
    "ndier kėtė poshtėrim dhe … degradim pėr mė shumė se
    80 vjet".

    Bin Laden I referohet periudhės pas Luftės sė Parė
    Botėrore, kur fitimtarėt, Britania dhe Franca po
    formonin atė ēfarė kish mbetur nga rėnia e Perandorisė
    Osmane, pėr tė kėnaqur dėshirat e veta. Me sekretarin
    e Britanisė (atėherė koloniale) qė luante njė rol kyē,
    aleatėt krijuan Kuvajtin, Jordaninė dhe Irakun si dhe
    shtete tė tjera tė reja, duke hequr vija arbitrare mbi
    hartė. Udhėheqėsit kishin shumė pak lidhje tė ligjshme
    me tė udhėhequrit.

    Rezultati ishte pastabiliteti dhe aspiratat e shtypura
    politike, qė shtriheshin nga Kostandinopoja deri nė
    Oqeanin Indian. Kjo trazirė nuk ėshtė harruar aspak;
    ajo ėshtė nė fakt histori e pėrditshme, shkaku I
    kontradiktave tė panumėrta mes Arabėve, Izraelit dhe
    Perėndimit.

    Ku ishte SHBA ndėrkohė qė ndodhte e gjithė kjo? Po
    mbyllej nė vetvete.

    "SHBA mbante qėndrim neutral. Dukej sikur SHBA nuk
    kishin ndonjė interes tė madh nė punėt e Lindje sė
    Mesme"", thotė David Fromkin, professor nė
    Universitetin e Bostonit, libri I tė cilit kushtuar
    historisė sė asaj kohe nė atė rajon nė mėnyrė tė
    drejtė ėshtė titulluar: "Njė paqe qė shėnoi fundin e
    tė gjithė paqeve".

    Deri nė luftėn tjetėr botėrore, interesat amerikane nė
    rajon ishin zgjeruar. Kompanitė amerikane tė naftės e
    shihnin rajonin si njė burim tė jashtėzakonshėm dhe
    mjaft premtues, dhe mė nė fund, tė gjithė liderėt
    amerikanė ranė dakord me kėtė. Pikėrisht gjatė kėsaj
    lufte u panė edhe ushtarėt amerikanė, tė vendoseshin
    nė rajon: mbi "40 mijė" vetėm nė Iran.

    Nė kėtė periudhė, Irani dhe fqinjėt e tij arabė e panė
    SHBA-nė si njė pengesė tė pakapėrcyeshme ndaj
    pushtimeve dhe kundėrshtar tė interesave tė fuqive si
    Britania dhe Rusia. Amerikanėt u mirėpritėn si
    kampionė tė nacionalizmit tė brendshėm.

    Roli I SHBA si symbol I shpresės zgjati deri nė vitet
    1960, pėr shumė vende myslimane. "Amerika u idealizua
    shumė",- thotė zoti ramazani.





    1956 – Kriza e Suezit: Amerika, kalorėsi I bardhė I
    Egjiptit



    Sot, pjesa mė e madhe e botės arabe e shohin SHBA
    vetėm si "bashkėsponsor" tė Izraelit, por nuki
    mendohej kėshtu gjatė historisė sė hershme tė
    Izraelit.

    SHBA hynė nė emėr tė planit tė Kombeve tė Bashkuara
    pėr ndarjen e Palestinės nė shtete arabe dhe hebreje,
    pas pėrfundimit tė mandatit tė Britanisė nė rajon.
    Por, njohja e Izraelit nga Trumani ishte e
    paparashikuar. Ai ishte shumė I irrituar nga trysnia
    qė ushtronin mbi tė organizatat prozioniste nė
    Amerikė. Edhe opozita e Marshallit I rėndoi shumė
    Presidentit.

    "Amerika luajti njė rol tė madh nė lindjen e
    Izraelit", shkruan profesori I Oksfordit Avi Shlaim,
    nė historinė e tij konēize tė Lindjes sė Mesme. Dy
    ngjarje e ndryshuan kėtė ekuacion gjeopolitik: rėnia e
    Britanisė si protector I vetėzgjedhur I Lindjes sė
    Mesme, dhe rritja e Luftės sė Ftohtė.

    E para prej tyre u shėnua, ironikisht, nga njė ngjarje
    nė tė cilėn SHBA-tė nuk mbėshtetėn Izraelin, krahas
    Britanisė dhe Francės: Krizėn e Suezit.

    Ishte tetori I vitit 1956. Lideri egjiptian, Gamal
    Abdel Nasser e kish aneksuar kanalin e Suezit.
    Britania dhe Franca – tė vendosura tė mos linin
    Egjiptin tė kontrollonte njė rrugė ujore mjaft
    strategjike, nėpėr tė cilėn kalonin pjesa mė e madhe e
    importeve tė naftės – organizuan njė komplot pėr tė
    larguar nga drejtimi Nasserin, njė plan shumė I
    zgjuar.

    Izraeli ishte bashkėpunėtor nė komplot. Plani ishte
    ky: Izraelitėt do tė pushtonin Gadishullin Sinai.
    Britania dhe Franca, gjoja tė shokuar, do tė kėrkonin
    me anė tė njė pėrgjigjeje qė Izraeli tė ndalej dhe tė
    tėrhiqej. Mė pas, ato do tė hidhnin parashutistė nga
    trupat e tyre pėr tė "mbrojtur" kanalin, duke kėrkuar
    qė si forcat egjiptiane, ashtu edhe ato izraelite tė
    tėrhiqeshin 10 milje. Natyrisht qė, gjatė kėtij
    konfuzioni qė do tė krijohej, do tė ishte mė I lehtė
    largimi I Nasserit.

    Komplotuesit nuk e llogaritėn reagimin e Presidentit
    Eisenhouer, I cili e konsideroi tė gjithė kėtė
    aventurė njė copėz tė ēuditshme tė diplomacisė
    Viktoriane. Nė mbrėmjen e 30 tetorit, ndėrsa komploti
    nisi tė zbatohej, Eisenhouer, nga Shtėpia e Bardhė
    Eisenhouer I drejtohej stafit tė tij: "Unė kurrė nuk
    kam parė fuqi tė mėdha tė bėjnė njė rrėmujė tė tillė
    dhe tė ngatėrrojėn gjėrat nė kėtė mėnyrė".

    Pėr ēudinė e madhe tė Britanisė, lideri I aleatėve nė
    luftė e kėrcėnoi atė me sanksione nė naftė dhe detyroi
    trojkėn tė pėrfundonte luftėn e saj tė vogėl. Nė OKB,
    atė kohė, SHBA u pėrshėndetėn, pasi kishin mbrojtur
    njė vend tė botės sė tretė – njė vend arab – kundėr
    Perėndimit dhe Izraelit.

    Ajo qė atė kohė nuk u kuptua mirė, ishte se Kriza e
    Suezit I hapi rrugė SHBA-ve pėr t’u kthyer nė njė
    forcė dominuese nė rajon – duke u bėrė kėshtu, mė e
    angazhuar me Izraelin.

    "Me Suezin, pėr herė tė parė, SHBA-tė "hodhėn zarat"
    nė Lindjen e Mesme", thotė Yehuda Lukacs, njė
    professor I marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė
    Universitetin George Mason.

    Suezi hapi gjithashtu rrugėn, qė Lufta e Ftohtė tė
    zhvendosej edhe nė Lindjen e Mesme. Kjo gjė bindi
    Eisenhouerin se njė lėvizje e Rusisė nė kėtė zonė do
    tė rezultonte shkatėrrimtare pėr Europėn dhe NATO-n,
    pėr shkak tė nevojave pėr naftė. Nė kėtė kohė, ai
    shpalli Doktrinėn Eisenhouer: SHBA do tė dėrgonin armė
    dhe para pėr ēdo vend tė Lindjes sė Mesme qė do tė
    kėrcėnohej nga komunizmi.

    Ndėrkohė, SHBA kishin filluar tė barazonin njė pjesė
    tė madhe tė nacionalizmit arab me komunizmin. Kėshtu,
    CIA, nė vitin 1953 kish ndihmuar rrėzimin e
    kryeministrit tė Iranit, duke favorizuar Shahun, mė tė
    besueshėm dhe mė pro perėndimor.

    Nė kėtė kontekst, Izraeli – njė demokraci e besueshme,
    njė komb me njė vazhdueshmėri tė jashtėzakonshme nė
    mbėshtetje tė SHBA, nja bastion kapitalist – do tė
    kthehej nė nė partner natyral.





    1967-1973: Qėndresė nė kampin Izraelit





    Mėngjesėin e sė dielės tė 7 tetorit, 1973, Presidenti
    amerikan Richard Nikson I tha Sekretarit tė Shtetit,
    Henri Kissinger, tė fillonte tė merrej me luftėn e re
    nė Lindjen e Mesme.

    Njė ditė mė parė, Egjipti dhe Siria kishin nisur njė
    sulm-suprizė mbi Izraelin. Kissinger mėsoi pėr sulmin
    vetėm kur njė nga ndihmėsat e tij I telefonoi nė njė
    hotel tė Nju Jorkut. 24 orė mė vonė nuk kishte
    rezultate tė qarta. Izraeli kishte kėrkuar njė
    rifurnizim nga ana e SHBA me raketa "saiduinder".

    Nikson e paralajmėroi Kisingerin tė mos shfaqej si
    shumė pro-izraelit, pasi shtete naftėnxjerrėse arabe,
    qė nuk ishin pjesė e betejės, do tė fillonin tė
    radhiteshin pėrkrah agresorėve. Residenti ishte I
    sigurtė se Izraeli do tė fitonte, pasi, "falė Zotit,
    ata duhej tė fitonin". Mė pas, ai nisi tė ankohej pėr
    rezultatin logjik. "Izraelitėt do tė bėheshin "edhe mė
    tė vėshtirė pėr tė diskutuar".

    Kėshtu qė, nisi lufta 16 ditore Yom Kippur. Izraeli,
    nė fakt nuk fitoi shumė shpejt, dhe luftimet ranė.
    Furnizimi amerikan me raketa erdhi shumė ngadalė, por
    kur ai erdhi, ishte masiv, pėrfshirė fluturimet e
    avionėve amerikanė tė transportit si dhe hyrja e
    avionėve F-4.

    Por, nė njė farė mėnyre, kjo shėnoi edhe fundin e
    periudhės mė pro-izraelite nė historinė e Amerikės.

    Lufta Gjashtė Ditore e vitit 1967, ishte njė shok
    elektrik pėr pjesėn mė tė madhe tė botės. Triumfi I
    lehtė I Izraelit ndaj fqinjėve tė tij, tregonte edhe
    superioritetin e paevitueshėm ushtarak tė Izraelit nė
    tė ardhmen. Ndonėse Izrali luftoi me shumė armė jo
    amerikane nė 1967, kjo ndodhte pėr herė tė fundit. Pas
    kėsaj, armėt dhe ndihma ishte e bollshme.

    "Nuk ka asnjė dyshim se SHBA e mbėshtetėn Izraelin qė
    nga fillimi, por ndihmat e mėdha nuk erdhėn deri nė
    vitin 1967", thotė Richard Mėrfi, I Kėshillit tė
    Marrėdhėnieve me Jashtė si dhe ish ambassador I SHBA
    nė Arabinė Saudite.

    Pas sprapsjes sė arabėve nga Izraeloi nė 1967,
    Presidentėt Lkindon Johnson dhe Richard Nikson nuk
    besonin se vendet Izraelite do ta sulmonin Izraelin
    pėr njė kohė tė gjatė. Kjo do tė thoshte, njė status
    quo territoriale – pėrfshir mbajtjen e tokave arabe
    nga Izraeli, tė cilat I kishte okupuar qė nga 1997-a.

    Teknikisht, SHBA ishte dakord qė Izraeli tė shkėmbente
    tokat e pushtuara me paqen, sėbashku me fqinjėt e vet.
    E tillė ėshtė edhe ideja e rezolutės 242 tė OKB. Por,
    nė kėtė kohė, Lufta e Ftohtė e preokuponte shumė
    Amerikėn, dhe ēėshtja e pushtimit tė Palestinės nga
    Izraeli ishte nė njė qoshe tė axhendės sė saj.

    Mė pas, erdhi edhe lufta Yom Kipur – pėrpjekja e
    Sirisė dhe Egjiptit pėr tė rikmarrė territoret e tyre
    tė humbura. Kissinger dhe kolegu I tij sovetik
    ndihmuar nė negociatat pėr armėpushim, por izraelitėt
    – tė cilėt Kissinger nuk I konsultoi nė momente kyēe –
    vazhduan tė luftonin. Liderėt sovietikė kėrcėnuan se
    do tė dėrgonin trupat e tyre, pėr tė arritur
    armėpushimin.

    Si pėrgjigje e kėsaj, SHBA, duke pėrforcuar idenė pėr
    tė mos lejuar praninė Sovjetike nė atė zonė, lėshuan
    paralajmėrimin pėr rrezikun bėrthamor. Ky ėshtė
    padyshim njė ndėr momentet mė tė tendosura tė Luftės
    sė Ftohtė.

    Sovjetikėt u tėrhoqėn, por ato ditė ndryshuan edhe
    rolin e SHBA nė Lindjen e Mesme. Egjipti dhe Siria,
    ndonėse tė mundura ushtarakisht, kishin fituar
    politikisht. Pėr herė tė parė, SHBA nisėn tė zbatojnė
    politika tė tyret, pėr vendet arabe jo naftėnxjerrėse.
    Negociatat pėr rikthimin e tokave tė pushtuara nga
    Izraeli ishin tashmė tė pashmangshme.





    Post-1973: Erė shkėmbimesh



    Fundi I luftės sė 1973-it shėnoi edhe fillimin e njė
    faze tė vėshtirė shkėmbimesh, tė pėrfshirjes sė SHBA
    nė Lidjen e Mesme. Shumė amerikanė janė tashmė tė
    njohur me elementėt kryesorė tė kėsaj periudhe:
    negociata tė vėshtira, tė ndjekura nga marrėveshje
    dramatike dhe shpresa tė vazhdueshme, si dhe njė
    rikthim tė tyre me kėmbė nė tokė, pasi versionet e
    ofruara nga kundėrshtarėt ishin nė disa raste shumė tė
    ndryshme nga ato tė tyret.

    Merrni pėr shembull marrėveshjet e Camp David – edhe
    sot, njė ndėr paktet mė tė rėndėsishme tė Lindjes sė
    Mesme. Presidenti Xhimi Karter kishte ardhur nė zyrė
    me premtimin pėr njė pamje tė ndryshme tė politikės sė
    jashtme amerikane. Realpolitika e ashpėr e erės
    Nikson-Ford, ku ēdo gjė shihej pas lentes sė Luftės sė
    Ftohtė, do tė modifikohej. Nė vend tė saj do tė ishte
    njė pėrpjekje pėr t’u marrė me problemet e rajonit, nė
    mėnyrėn e vendeve tė rajonit. Nė Lindjen e Mesme, kjo
    nėnkuptonte njė kuptim mė tė gjerė tė ndryshimeve mes
    arabėve dhe izraelitėve, pėrfshirė edhe njė zgjidhje
    pėr problemin e palestinezėve tė zhvendosur.

    Lideri egjiptian, Sadat tashmė I kishte pėrzėnė
    kėshilltarėt sovjetikė nga vendi I tij. Tashmė ai
    ishte gati tė ndėrmerrte njė tjetėr hap gjigand drejt
    fushės amerikane. Nė shtator 1978, ai pranoi ftesėn e
    Karterit pėr tė biseduar me kryeministrin izraelit,
    Menahem Begin. Bisedimet nisėn nė Camp David.

    Pas 16 ditėve, tė dy liderėt (atė kohė quheshin
    "raketa tė pakomanduara") shtrėnguan duart pas njė
    marėveshjeje historike. Egjipti do tė rimerrte Sinain,
    tė pushtuar nga Izraeli nė 67-ėn, nė shkėmbim tė
    pėrpjekjeve pėr tė normalizuar marrėdhėniet
    egjiptiano-izraelite.

    Nė pjesėn e dytė tė marėveshjes, Izraeli njohu tė
    drejtat legjitime tė popullit palestinez dhe ra dakord
    se problemi palestinez duhej tė zgjidhej nė tė gjithė
    aspektet e tij.

    Detajet e kėsaj zgjidhjeje, megjithatė, do tė vinin mė
    vonė – por ato, sigurisht qė nuk erdhėn. Begin, me sa
    dukej nuk kishte ndėrmend tė linte tė lira territoret
    ku jetonin palestinezėt, dhe ndėrsa Presidenc e
    Karterit nisi tė zhytej, pėr shkak tė krizės sė
    energjisė dhe robėrve amerikanė nė Iran, vėmendja e
    SHBA u zhvendos tjetėrkund.

    Marrėveshja e Camp David, "qė nė fillim u duk si njė
    triumph diplomatic, ishte jetėshkurtėr dhe
    dritėshkurtėr", shkruan Profesori I Oksfordit, Shlaim.

    Qė atėherė, situata nė terren ka ndryshuar, por vetėm
    pak. Izraeli ka vazhduar tė vendosė hebrenj nė
    territoret, pėrkundėr kundėrshtive tė njė serie
    Presidentėsh amerikanė. Marrėveshja e Oslos, e vitit
    1993 I dha palestinezėve autoritet nė disa zona. Por
    pėr shumė vetė nė kampet e refugjatėve, kjo u
    konsiderua si shumė pak, dhe shumė vonė. Tani, rajoni
    ka marrė tatėpjetėn nė njė siprale dhune.

    Shumė palestinezė tė kėtij brezi besojnė se Izraeli
    kurrė nuk do t’u garantojė atyre njė komb tė tyrin –
    por vetėm njė gjysmė shtet, me pėrgjegjėsi pėr
    pastrimin e ujit, mbledhjen e plehėrave dhe diēka mė
    shumė.

    Izraelitėt shqetėsohen se kjo mund tė jetė madje
    shumė, dhe se zonat e lėshuara deri tani mund tė
    kthehen nė baza pėr terroristėt dhe veprimet
    ushtarake, qė kanė si qėllim tė hedhin shtetin hebre
    sėrish nė det.

    Janė pikėrisht emocionet e gjeneruara pikėrisht nga ky
    cikėl I gjatė diplomacie zhvendosėse – I pritjeve tė
    mėdha dhe shpresave tė vrara – pėr tė cilat flasin
    arabėt, kur thonė se kuptojnė pėrse istėt e Al Qaeda-s
    urrejnė SHBA-tė. Eshtė njė urrejtje qė Osama Bin Laden
    e shpreh nė terma shumė tė egra.

    Mesazhi I tij I 7 tetorit mbaron me kėto fjalė: "As
    Amerika dhe as njerėzit qė jetojnė nė tė nuk do tė
    ėndėrrojnė sigurinė, pa e provuar ne nė Palestinė".

    Pėrkthimi: SHBA do tė jenė synim I sulmeve terroriste,
    pėrsa kohė qė vazhdon tė jetė aleate e Izraelit. Nė tė
    vėrtetė, rreziku mund tė vazhdojė pėrsa kohė qė
    ekziston Izraeli.

    Eshtė apo jo ky qėllimi I vėrtetė I Bin Ladenit, pra
    ēlirimi I tokave palestineze, kjo ėshtė pėr t’u
    diskutuar. Pėr mė tepėr ėshė e paimagjinueshme, qė
    SHBA tė reduktojė lidhjet e saj me Izraelin.

    Tė tjerė aleatė tė SHBA nė rajon janė autoritarianė,
    ose Monarki, apo ndonjė kombinim I tė dyjave. Nė
    Arabinė Saudite, familja mbretėrore mund tė pėrmbyset
    nga fraksionet ekstremiste fetare, siē I ndodhit
    Shahut tė Iranit nė 1979. Kjo nė Izrael nuk do tė
    ndodhė.

    "Ai ėshtė I vetmi regjim I besueshėm nė atė zonė",
    thotė Shaul Gabbay I Institutit pėr Studimet e
    Izraelit nė Universitetin e Denverit.

    Gjithėsesi, ngjarjet e 11 shtatorit e kanė fokusuar
    vėmendjen e SHBA nė lidhjet e saj me Izraelin, nė njė
    shkallė tė paparė qė nga embargoje arabe e naftės nė
    vitin 1973.

    "Publiku amerikan po zgjohet, pėr tė kuptuar mė mirė
    koston e marrėdhėnieve me Izraelin", thotė Profesor
    Lukacs. "Kjo ėshtė njė ēėshtje, qė nė tė shkuarėn, nuk
    ėshtė diskutuar asnjėherė".

    Pėrgatiti:

    Ermal GJINAJ

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Pike se pari, ata qe shprehen se "SHBA beri luften per ti ardhur ne ndihme Izraelit", duhet te kerkojne ne Internet dhe te njihen me arsenalin ushtarak te Izraelit. Izraeli nuk ka nevoje per ndihmen ushtarake te SHBA, pasi eshte ne gjendje qe te mbroje vetveten jo vetem nga gjithe fqinjet e vete arabe, sic beri ne 1967, por edhe nga gjithe ushtrite e vendeve Evropiane Perendimore, qe jane hic asgje perpara potencialit ushtarak te Izraelit.

    Pike se dyti, SHBA nuk nderhyri ne Irak thjeshte per te mbrojtur Izraelin, por per te shmangur hapjen e nje konflikti nga Izraeli me Irakun, pasi nese Izraeli i shpallte lufte Irakut, gjithe rajoni do te terhiqej ne lufte. Sadam Husein goditi Izraelin me raketa skud ne luften e gjirit te 1991, eshte perpjekur qe te ndertoje arme berthamore per ti perdorur kunder Izraelit (dhe Izraeli ia bombarboi centralet berthamore disa vjet me pare), ka sponsorizuar dhe ndihmuar me para dhe armatim luften e palestinezeve. Familja e cdo terroristi qe hedh veten ne ere ne Izrael nga rradhet e palestinezeve, merrte $25000 nga rregjimi i Sadam Husein. Dhe se fundmi, nje prej arsyeve qe Arafat nuk firmosi planin e paqes ne 2001 ne Camp David, ishte frika ndaj reagimit te botes arabe, ku Sadam Husein ishte ne qender te saj. Diktatoret e asaj pjese te botes kane nevoje qe konflikti midis palestines dhe izraelit te qendroje i hapur, pasi vetem keshtu ata mund te kanalizojne urrejtjen dhe pakenaqesite e shoqerive te tyre te shtypura ndaj Izraelit dhe jo ndaj rregjimeve te tyre diktatoriale.

    Pike se treti, Izraeli nuk eshte thjeshte nje "aleat" per SHBA-ne, eshte populli mik me i madh i tij prandaj edhe interesat izraelite ne SHBA gjejne nje mbeshtetje te madhe nga pjesa derrmuese e amerikaneve. Mbeshtetja ndaj Izraelit nuk e ka burimin tek politika amerikane, e ka burimin tek populli amerikan dhe kontributi i jashtezakonshem qe komuniteti hebre ka bere ne suksesin ne cdo aspekt te jetes se Amerikes, qe nga shpikja e bombes atomike, e deri tek prodhimet e filmave ne Hollywood. Pa harruar qe shumica e amerikaneve i perkasin besimit te krishtere dhe besojne ne Zotin e popullit te Izraelit.

    Qe ta kuptoni se sa e thelle eshte mbeshtetja qe Izraeli gezon ne SHBA, duhet te lexoni komentin e bere nga presidenti Klinton pasi la Shtepine e Bardhe: "Nese siguria e shtetit te Izraelit kercenohet nga lufta, une do te jem i pari qe do te rrembej armet e te shkoj ne Izrael ne mbrojtje te tij". Klinton eshte nje pacifist qe i beri bisht luftes ne Vietnam, por qe eshte gati te luftoje per Izraelin.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    kush eshte lobi me i fuqishem ne amerike???

    pergjigja ime eshte:

    lobi izraelito-amerikan

    ose amerikano-izraelit

    te tjerat analiza bejini vete p sh:

    ky kandidati per president xhon kerri eshte me origjine cifute

    te jete rastesi valle....................................

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Pike se pari, ata qe shprehen se "SHBA beri luften per ti ardhur ne ndihme Izraelit", duhet te kerkojne ne Internet dhe te njihen me arsenalin ushtarak te Izraelit. Izraeli nuk ka nevoje per ndihmen ushtarake te SHBA, pasi eshte ne gjendje qe te mbroje vetveten jo vetem nga gjithe fqinjet e vete arabe, sic beri ne 1967, por edhe nga gjithe ushtrite e vendeve Evropiane Perendimore, qe jane hic asgje perpara potencialit ushtarak te Izraelit.
    Albo ti dukesh qe ke dije shume. Te bej nje pyetje: Pse Amerika nuk sulmon Izraelin kur paska kaq shume arme, por sulmon Irakun ?


    Edhe Izraeli eshte potencial rreziku per shkaterrimin e shteteve pereth. Nese Amerika ka marre persiper msionin e ruajtjes se paqes ne bote, pse i mbyll syte ndaj ktij fakti? A mos valle ky fakt te ēon ne ate se Amerika dhe Izraeli jane aleate ndaj vendeve qe rethojne Izraelin?...

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga sh.hasanaj
    Edhe Izraeli eshte potencial rreziku per shkaterrimin e shteteve pereth. Nese Amerika ka marre persiper msionin e ruajtjes se paqes ne bote, pse i mbyll syte ndaj ktij fakti? A mos valle ky fakt te ēon ne ate se Amerika dhe Izraeli jane aleate ndaj vendeve qe rethojne Izraelin?...
    Izraeli kurre nuk ka sulmuar ndonje shtet, perkundrazi ne te gjitha konfliktet eshte sulmuar nga shtetet arabe qe kerkonin ta zhduknin nga harta.

    Prandaj potencialin e ka per vetmbrojtje.

    megjithe ate potencial ai ja ktheu Egjiptit, Libanit tokat e pushtuara gjate kundersulmit izraelit me 1967. dhe po ashtu eshte i gatshem tiua ktheje sirise ate maje mali po kur Siria si shtet agresor te nenshkruaje garancine se nuk do te sulmoje izraelin perseri.

    Izraeli eshte nje shtet me i vogel se Shqiperia, dhe ka mbi shpine shtete qindra milioneshe arabe e pse valle? pse eshte i vetmi shtet demokratik dhe perendimor na Maroku e deri ne Afganistan, dhe pse eshte jo-musliman.

    A nuk do te kishte qene me e zgjuar qe vendet arabe te pushonin histerine fondamentaliste ndaj nje minishteti 4-5 milionesh dhe te zhvillonin marredhenie miqesore me te ekonomike e politike?

    Cfare te keqe i ka ardhe Egjiptit, Jordanise dhe Turqise sidomos qe ka marrdhanie te ngushta me Izraelin?

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Roli i Famullisė sė Tiranės nė mbrojtjen e hebrenjve
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 02:55
  3. Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve: Armando Duka nė konflikt interesi
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 22:33
  4. Software pėr mbrojtjen e UserName-it dhe Password-it
    Nga Davius nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2005, 05:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •