Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kush do t’i shpëtojë shqiptarët nga korrupsioni??

    Kush do t’i shpëtojë shqiptarët nga korrupsioni


    Autori i Lajmit: Natasha Lako

    Para disa ditësh një i njohuri im më thoshte i çuditur përse shqiptarët nuk arrijnë dot të bëjnë një gjë aq të thjeshtë, të paktën vendosjen e tabelave të rrugëve të cilat shërbejnë për të orjentuar udhëtarët. Kësaj pyetjeje një prej bashkebiseduesve tanë iu përgjegj se nuk kishte nevojë për tabela, se i dinte të gjithë rrugët, ndërsa një tjetër u përgjegj se shumë njerëz nuk i marrin ato si shumë shqiptare dhe mjaftohen me ndonjë copë autostrade, ku vihen sa për të kopjuar dicka nga bota, ndërsa i fundit tha se përderisa nuk u ka ardhur rradha të nxjerrin edhe prej tyre fitime, tabelat do të mbeten të fundit.Po a do të mundin shqiptarët që të gjejnë gjithçka me sy mbyllur dhe a mundet që një grup prej tyre ,pa një tabelë përpara,të shkojë të gjejë Kongresin Amerikan ,ku pas disa ditesh do të diskutohet për korrupsionin ose kleptokracinë që po përpiqet të sundojë jetën shqiptare.Kjo temë sigurisht që këto ditë i mbulon shumë tema të tjera.Thonë se shqiptarët po hanë veten me korrupsionin. Vetëm kjo pamje e parë nuk na shpëton së menduari për lidhjet direkte te kleptokracisë me direktivokracinë nga pasojat e tyë cilave, gjithçka kthehet në ngërç.Por as kleptokracia as direkivokracia nuk ka lidhje me tabelat orientuese. Një shoqëri që ka kaluar tashmë nga lufta lufta e klasave drejt pajtimin më të gjërë dhe të imtë korruptim,që me sa duket ka zëvendesuar parrullat e tjera të pajtimit kombëtar, në vend të tabelave të rrugever,ka zgjedhur të ndërtojnë rrugët e nëndheshme dhe të padukëshme. që nuk dorëzohet për të fituar me gjithë format e nënëdheshme. Në këto beteja marrëdhëniesh gati të nëndheshme, sferat më të larta shoqërore të direktivokracisë, nga e cila shpërndahen ose vilen të gjithë llojet e beneficeve, e kanë më të lehtë të infektohen dhe për t’u shndruar në një botë undergraunde që merr pushtetin në duar. Askush në një botë të qytetëruar nuk mund të pranojë këtë lloj kapitalizmi kaq demaskues , pas të cilit do t’i vinte rradha të kërkonte të falur edhe Adam Smithit, ithtarit të madh të inisiativës së lirë njerëzore dhe jo i direktivokracive nga lart poshtë e më poshtë..Si do t’i kombinojnë veprimet e tyre shqiptarët kundër korrupsionit dhe a janë të aftë t’i përgjigjen rrezikut të këtij pushtimi, që sundon në vendet më të varfëra dhe me shumë probleme të globit, si Kolumbia, Nigeria, Afganistani ish republikat sovjetike rreth Detit të Zi dhe kështu me rradhë. Të mësuar për shumë kohë me betejat imagjinare të luftrave të supozuara, direktivokracia tradicionale shqiptare i mësoi njerëzit t’u zinin besë maleve dhe fatit të tyre të madh për t’i pasur aleatë ndaj cdo pushtimi të mundshëm. Kush do t’i shpëtojë shqiptarët nga sulmi i përgjithshëm korruptiv , kur po mëkohemi për ditë me faktet se aleati i vetëm i njeriut janë xhepat dhe kuletat .Duhet të pranojmë se duke u përpjekur të ndahemi nga një sistem të superioritetit të vlerave të larta morale, të ngritura ne dititrambe dhe të deformuara prej ideologjive, shqiptarët u gjënden po ecin drejt monopateve të vlerësimit të njeriut nëpërmjet çmimit që ai i ka vënë vehtes me pasurinë e tij. Kjo i huton shumë shqiptarët dhe bën të pabërat e tyre. Kriteret morale duket sikur janë tretur në horizont , ashtu si mundësitë e përballimit te qarkullimit të tregut të hapur botëror.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga ALBA
    Kush do t’i shpëtojë shqiptarët nga korrupsioni
    Si e do zgjidhjen: te shpejte apo te vertete? Zgjidhje e shpejte: lobotomi e gjithe popullates

    e vertete: le te kuptojne se korrupsion ka edhe ne Perendim porse eshte me i kamufluar.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #3
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Sa mire qe ke shkruar alba,por shqipetaret nuk jetojne dot pa korrupsion sa ka vite qe ushqehen me kete gjelle,e nese dicka ndryshohet e shikojne njerezit si dicka apstakte,habiten me vete dhe tendenca eshte si te prishet,se jetojme si kenderra me synim te marrim mjalmim e te ikim.

    Zemren e kane te mire por trurin e kane te lokalizur ne vend te gabuar.

    Zoti i bekofte ata qe punojne per nje rruge te gjate qe ti sherbej te ardhemes.

    kristal
    Edhe pak gjak aortal.

  4. #4
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Po vertet,pjesa me e madhe e popullit ka nevoje per nje konfigurim te ri te trurit....Kot ja vejme fajin komunistave....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2003
    Vendndodhja
    venezia
    Postime
    1

    o njerez

    ne vend qe te merreni me keto budallalliqe perse nuk vini nje gur ne qaf e hidhuni ne lum, ose beni gjene me te mire .....shkoni punoni.....
    sa te jemi ne jane edhe ata

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Bashkohem me detty-n, boll brockullitet kunder korrupsionit. Pa korrupsion gjysma e popullsise do kishte vdekur. Si ndryshe do marrin vize per Itali/Greqi, po s'pati korrupsion? Si do jetonin mesueset, doktoret apo gjykatsit po mos kishte korrupsion. me pagen 100 mije leke ne muaj? Korrupsioni ndihmon si ate qe po korrupton dhe te korruptuarin. Ai qe korrupton zgjidh hallet, i korruptuari nxjerr buken. Ju qe nuk jeni ne Shqiperi keni te drejte te flisni se nuk jetoni me rroga shteti, do flisnim ndryshe po te ishit aty. Pastaj, nuk eshte se ju dha mundesia aty, dhe nuk e bete. Ngaqe nuk arritet dot rrushin po ankoheni sa i tharret eshte.
    Cdo gje ka kohen e vete. Nuk eshte akoma e afte Shqiperia te beje pa korrupsion. Kur ti vije dita, do eleminohet, si kudo tjeter. Dhe kjo nuk eshte pune, ndryshim truri, shplarje mendjeje apo sa postoni ju ne forum. Duhet te pershataten kushtet per eleminim korrupsioni qe te zhduket, per sa kohe kushtet te mbeten sic jane, mos u ankoni kot.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #7
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Ta mbeshtes mendimin.....por kur ka ndermend ky popull te shkeputet nga ngjyrat e vjetra te monizmit?Me sa duket monistet dhe bashkepunetoret e tyre jane te vetmit qe kane dy pare mend ne ate vend....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  8. #8
    Death Seeder Maska e USHK
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    61
    Valla per mendimin tim veq Zoti !
    "Populli i cili nderon të rënët për liri,nuk duhet të frikësohet nga e ardhmja!"
    S.U."Graver's"
    Damn forever

  9. #9
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga ALBA
    Kush do t’i shpëtojë shqiptarët nga korrupsioni
    Ndoshta duhet pyetur: Kush do ta shpetoje korrupsionin nga shqiptaret?
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,047
    Honi i poshtërimit

    Eugjen Merlika

    ...përfaqësuesi i shqiptarëve që, në traditën e tyre shekullore, Evropa i u njohu bujarinë, ndershmërinë, besën, respektin për mikun e miqësinë. Bukëshkalët asnjëherë nuk janë nderuar e respektuar prej shqiptarëve, nuk bëjnë pjesë në kodin gjenetik të tyre...



    “....Del mizuer këndenaj, del prej mërzijet
    Zgaq i përbuzshëm Shqypnija t’volli...”

    Ndre Mjeda



    Krans Montana është një vend turistik në Zvicrën e begatë, në të cilën çdo vit mblidhen personalitete të ndryshme të elitave botërore të politikës apo ekonomisë, për të shkëmbyer përvojat, strategjitë, projektet e përballimit të problemeve të shumta e të ndërlikuara që qëndrojnë para botës së soçme. Në këto takime të përvitëshme ka disa vite që përfaqësohet edhe Vendi ynë, me gjithë peshën e tij pupël në ekonominë apo politikën e Evropës apo të botës. Janë Kuvende ku ndihet qartë pulsi i botës së sotme, ku mësohet e fitohet përvojë për të drejtuar anijen e vogël të shqiptarëve drejt limanesh të qeta që do t’u jepnin mundësi të sendërtonin synimet e tyre shekullore, tashmë tejet të cunguara. Cilido shtetar i yni duhet t’i konsiderojë këto takime, sikurse dhe ato të Davosit, si raste ideale për të paraqitur problemet e shoqërisë së cilës i përkasin, duke kërkuar me zgjuarsi edhe në përvojat e të tjerëve mënyrat e rrugët e zgjidhjes së tyre, për të krijuar miqësitë e njohjet vetiake që vlejnë shumë edhe në marredhëniet mes shteteve e, përmbi të gjitha, për të ndihmuar në përmirësimin e imazhit të Vendit që përfaqësojnë.
    Por....mjerisht Kryeministri shqiptar i 1998 shkon atje dhe shquhet për shishet e panumurta të xhinit që rrëkëllen në gurmaz së bashku me shoqëruesit e tij, për trasmetimet e posaçme televizive me pagesë që sodit në hotelin luksoz, për shpërdorime të pallogaritëshme. Kryeministri Xhuxh (Nano) kujton se është në ndonjë kooperativë bujqësore të viteve 80, në të cilat mund të shkohej nga kryeqyteti për të ngrënë pa paguar qengja e për të mbushur makinën me gjithfarë prodhimesh , që fshatarët e uritur e kishin për detyrë vetëm t’i prodhonin. Ndoshta për një çast mendoi se nuk ishte në Zvicër, por diku tjetër, në një vend që paraardhësit tanë , në përfytyrimin e tyre e kishin pagëzuar me një tog fjalësh: ha, merr e ikë. Kështu Kryeministri dhe miqtë e tij, mbasi bënë qejf pa u merakosur se kush do të paguajë, ikën duke menduar se treguan edhe një herë “zgjuarsi shqiptari”, duke i a hedhur atyre “ borgjezëve të fëlliqur”. Si ajka e një klase politike të ardhur në fuqi nëpërmjet krismave të kallashnikovëve dhe bekimit të socialistëve të Evropës e të Presidentit Klinton, ndoshta menduan se nuk janë të detyruar të japin llogari asgjëkundi e për asgjë.
    Duke lënë mënjanë vështrimin tragjikomik të kësaj historie, fatura prej 110000 fr. Zvicerane, që prej gjashtë vitesh pret të paguhet prej Shtetit shqiptar në dobi të organizuesve të forumeve të Krans Montanës, është pika e ujit që mbush kupën e zeherosur të qeverisjes së Shqipërisë e të paraqitjes së një klase drejtuese e, kryesisht, të një prijësi që në blokun e çeqeve nuk i ka mbetur më asnjë fletë. Në cilindo Vend demokratik të botës një batakçillëk i tillë do të paguhej së paku me një dorëheqje. Por Kryeministri xhuxh (Nano) as që e shkon nëpërmend një gjë të tillë. Duke mbajtur parasysh historinë e personazhit nuk ka asgjë për t’u habitur.
    Demokracija e trukuar shqiptare e ka “ kurorëzuar” trashëgimtarin shpirtëror të Ramizit e të Nexhmijes, të paracaktuar për të çuar para komunizmin pa këta të fundit e kolegët e tyre, me titullin e “prijsit” të pagabueshëm e të pakorigjueshëm. Ai vazhdon të qëndrojë në vendin e tij edhe nëse gënjen, duke premtuar, duke marrë vota e duke mos mbajtur premtimet. Qëndron aty edhe kur përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare i bëjnë radiografinë sistemit të korrupsionit e të paligjshmërisë që ai bart me vete duke paragjykuar të sotmen e të ardhmen e Vendit tonë. Qëndron në postin e tij edhe kur, nëpërmjet rrjetit të tij institucional , tjetërson përfundimet e votimeve, duke i lënë të kuptojnë nënështetasve të tij se të shkuarit në kutinë e votimit është po aq i vlefshëm sa ç’ishte dikur, në kohën e Enverit. Vazhdon të qeverisë edhe se brënda një viti mbyllen 5000 ndërmarrje të vogla në Shqipërinë e rekordeve të papunësisë, edhe se 6000 fëmijë shqiptarë treten në tregjet e ndyra të botës, edhe se ekonomia shqiptare është një monopol i interesave të tij klanore, partiake apo familiare, duke i prerë rrugën çdo nisme që del jashtë këtyre skemave e çdo parimi të lirisë së tregut. Ai vazhdon të qëndrojë Kryetar edhe se tallet, nëpërmjet sejmenëve të tij besnikë, me shpresat e ish të dënuarve të diktaturës së “Babës” së tij për të marrë dëmshpërblimet e punës së papaguar në dhjetëvjeçarë burgjesh apo internimesh, pa çka se ai vetë fut në xhep 70000 dollarë se “diktatura” e Berishës e kishte dënuar për shpërdorimet e ndihmave italiane Shqipërisë. Ai vazhdon të qëndrojë ne postin e tij edhe nëse shoqëria qytetare i thotë”Mjaft”, edhe nëse dhjetra mijëra bashkëqytetarë i thonë”ik”, edhe nëse kolegët e tij në Qeveri e padisin për njëmijë prapësira. Si deveja në shkretëtirë Kryeminisri ynë ripërtyp në pafundësi luftën kundër terrorizmit e “realizmin” në politikën rajonale, duke mbajtur si mburojë fotografitë e takimeve me shtetarë të huaj, sikur don të vërtetojë thënien e lashtë se asnjë nuk është profet në Vendin e tij...
    Ai ka kurajon qezariane të sfidojë këdo që i del përpara ose nuk i i shkon simbas dëshirës, që nga Kofi Anan deri te Sali Berisha apo Ilir Meta, që nga e përjavëshmja italiane “L’espresso” tek të përditëshmet Koha Jonë apo TemA. Në këtë rol të sfiduesit të kujton një fabul të lashtë të Ezopit me një bretkosë që fryhet.
    E gjithë kjo “veprimtari” e ethëshme pasqyrohet në mënyrë të pandreqëshme në përfytyresën që Shqipëria sot i ofron Evropës e botës. Raporti i fundit i Komisionit të OKBsë për drogën e rradhit Shtetin tonë në të parin përcjellës të saj në Evropë, pra në një rrezik të dorës së parë për shoqëritë e kontinentit. Kuptohen pasojat që rrjedhin nga një imazh i tillë e kredencialet që mund të paraqesim në një hyrje të pritëshme e të shumëurueshme në Bashkësinë Evropiane. Por në këtë rast përgjegjësia, sado e madhe e e rëndë, shpërndahet në shumë faktorë, të jashtëm e të brëndshëm e Kryeministri, me gjithë peshën e funksionit të tij, nuk mund t’a mbajë vetë të gjithë ngarkesën.
    Në skandalin e Krans Montanës, të pësuar në vetë të parë nga Kryetari Moisiu, më duket se poshtërimi i emrit të Nanos rëndon si kular mbi atë të gjithë shqiptarëve. Asnjëherë në historinë e tyre, të lashtë apo të re, ata nuk e kanë paraqitur veten në nivelin e drejtimit në rolin e hajdutit. Historiografia dhe propaganda komuniste është munduar t’i paraqesë të tillë, në forma të ndryshme, një pjesë të mirë të themeluesve dhe drejtuesve të Shtetit shqiptar deri në ardhjen e komunistëve në pushtet. E vërteta është se të gjithë ata janë shquar për ndershmëri e korrektesë e asnjë prej tyre, megjithëse provuan hidhësinë e “bukës së huaj”, nuk i mbeti borxh kuj e nuk la kambiale të papaguara. Madje, nëse nuk gabohem, edhe gjysëm qindvjeti komunist, me gjithë pasojat e tij shkatërruese në të gjitha drejtimet, nuk na la një trashëgimi të tillë. Thuhet se një zonjë franceze, më 1946, i kërkoi Enver Hoxhës, Kryeministër i ri i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, paratë e papaguara të qirasë së shtëpisë. Mund të jetë e vërtetë, por ka shumë ndryshim me episodin e Kryeministrit aktual, mbasi në atë kohë Enveri në Paris nuk përfaqësonte asgjë veç vetes së tij e raste të tilla individësh gjen kudo e kurdo.
    Veprimi prej banditi i Nanos, që si përmasë financiare është një gjë relativisht e vogël për buxhetin e Shtetit, por që tregon papërgjegjshmërinë e plotë të tij në administrimin e parave të taksapaguesve shqiptarë, merr ngjyrime akoma më të errëta kur analizohet në dritën e kundërveprimit që shkakton në nivel politik. Tellallët e Kryeministrit mundohen të minimizojnë duke paraqitur një faturë prej rreth trimijë dollarësh, për të cilën “çuditërisht” nuk japin shpjegime se pse ka mbetur e papaguar që nga viti 1998. Ambasadori shqiptar në Zvicër jep idenë e një njeriu pa personalitet, kur akuzon më parë Z. Karteron për shpifje e pastaj pranon se ekziston një faturë e tillë. Ish ministri Milo vërteton se kërkesa për shlyerjen e borxhit nga Zvicra ka ardhur kur ai ishte në detyrë dhe se i është përcjellë për kompetencë kryeministrisë. Ish Kryeministri Meta pranon se në punën e tij është hasur me këtë kërkesë, të cilën nuk e ka likuiduar, mbasi nuk e ka quajtur të drejtë të konsiderohej si shpenzim qeveritar. Zoti Ilir Zela në një trasmetim televiziv thotë se çështja është kaq pa rëndësi sa që nuk i a vlen as të bisedohet, mbasi z. Karteron “do t’a gjejë mënyrën për të marrë paratë”... Kryetari Moisiu hesht, ndërsa nënkryetarja e PD, zonja Topalli kërkon dorëheqjen e Kryeministrit. Ky i fundit më duket se është qëndrimi më i drejtë. Në çdo Vend demokratik të botës një veprim i tillë i shëmtuar në marredhënie me një institucion të njohur të huaj, do të sillte së paku dorëheqjen.
    Këtu nuk bëhet fjalë për pozita ideologjike apo strategji politike, por për respektimin e pikës së parë të kodit etik që kërkon si domosdoshmëri një minimumm shtati moral të qeveritarëve. Me fjalë të tjera duhet të jetë e papranueshme për këdo , në çfarëdo rrjeshtimi apo partie politike të jetë që të pajtohet me veprimin apo t’a shohë nga larg me indiferentizëm. Pa kaluar në mendësinë jakobine e komuniste të dënimit pa kushte, duke qënë në lojë imazhi e prestigji i Vendit tonë, mendoj se në këtë rast qëndrimi kritik, deri në kërkesën me forcë të dorëheqjes së Kryeministrit, kthehet në një domosdoshmëri për shoqërinë dhe Shtetin shqiptar. Para disa muajsh Ministri i punëve të brëndëshme dha dorëheqjen si pasojë e një gjesti të pahijshëm kundrejt një gazetari. Qe një veprim që u përshëndet si një hap i rëndësishëm pozitiv në drejtim të moralizimit të politikës. Ajo praktikë duhet të vazhdojë, nuk mund të kthehemi mbrapsht nëse duam të kemi besueshmëri tek vetja e tek të tjerët.
    Nuk është fjala për Kryeministrin si individ. Në Krans Montana ai nuk ishte thjesht Fatos Thanas Nano, një qytetar shqiptar që përfaqësonte vetëm veten e tij e që, në një kompromis të turpshëm me vetveten, mund të hante në një restorant e të ikte pa paguar. Atje ai ishte Kryeministri i Shqipërisë, i një Vendi që fatkeqësisht, falë tij, kolegëve të tij e politikës së tyre, vazhdon të mbetet më i varfëri i Evropës.Por atje ai ishte dhe përfaqësuesi i shqiptarëve që, në traditën e tyre shekullore, Evropa i u njohu bujarinë, ndershmërinë, besën, respektin për mikun e miqësinë. Bukëshkalët asnjëherë nuk janë nderuar e respektuar prej shqiptarëve, nuk bëjnë pjesë në kodin gjenetik të tyre. Prandaj borxhi që i detyrohet Karteronit Kryeministri shqiptar është borxh i të gjithë neve, është një njollë që nuk e meritojmë, është një armë e shkëlqyer që u epet në dorë atyre që vazhdojnë t’i quajnë shqiptarët “me bisht”, apo të paaftë për t’u njohur ndryshe veçse si banditë, trafikantë, vrasës.
    Atyre që, për t’i bërë qejfin padronit të tyre, mundohen të mohojnë apo të pakësojnë skajshmërisht të keqen e veprimit, do t’u thosha se ai që mbron apo fsheh hajdutin është më i dëmshëm se vetë halduti. Partia socialiste që muaj më parë, nëpërmjet hosanash enveriste e vuri në krye të saj, duhet të ndërgjegjësohet e të mbajë qëndrim të rreptë. Deputetët e saj duhet të gjejnë kurajon të votojnë mocionin e mosbesimit që opozita e ka për detyrë t’i paraqesë Kuvendit. Ky qëndrim do t’i shërbente jo vetëm imazhit të Shqipërisë që ata qeverisin, por dhe atij vetiak të tyre si politikanë e si forcë politike. Do të ishte ky një qëndrim i zgjuar, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet nga një katastrofë imazhi që rrezikon, po të ketë ndërlikime të tjera në frymën e kapadaillëkut komunist, të dëmtojë shumë ecjen e Shqipërisë drejt synimeve të saj.
    Shpesh herë në historinë e botës episode, në dukje të parëndësishme, kanë përcaktuar ngjarje të mëdha. Mendoj se ka ardhur koha të nxjerrim mësimet e duhura, mbasi siç thonin të parët tanë “pilafi nuk mban më ujë”.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •