korrieri
------
Para vdekjes, Erinda u lut te kthehej prane prinderve
E Diele, 18 Korrik 2004
KORCE - Martesa e Erindes qe ne fillim ka qene vetem burrim sherri mes saj dhe bashkeshortit, vjehrrit dhe vjehrres. Sherret kane qene te permasave te medha ndersa para tre vjetesh, kane trokitur edhe ne dyert e policise per sheshimin e grindjeve. Se fundi Cifti u nda nga prinderit e burrit dhe filloi te jetonte i vetem ndersa linden edhe dy femije Flavia 5 vjeCe dhe Xhoni 2 vjeC. Perseri sherret familjare nuk mbaruan. Roberti ato pak leke qe fitonte i shpenzonte per te pire dhe kur kthehej ne shtepi fillonte te bente sherr. Para nje jave, 22 vjeCarja ka shkuar te prinderit e saj ne fshatin Porodine dhe u ka thene se donte te kthehej prane tyre sepse nuk duronte keqtrajtimin e te shoqit. Pergjigja e tyre ka qene negative, pasi nuk mund ta mbanin ne shtepi se bashku me dy femijet, veCanerisht per shkak te kushteve te veshtira ekonomike ne te cilat ndodhen. Erinda e deshperuar eshte kthyer perseri te shtepia e burrit ne Caushlli ku vazhdonte avazi i sherreve te pafund, deri dje paradite, kur u gjet e varur ne haurin e bagetive.
I.Vreto
----
"Vajzen e varen burri dhe vjehrri"
E Diele, 18 Korrik 2004
Erinda Dikellari nga KorCa, nene e 2 femijeve, u gjet pajete dje ne haurin prane shtepise. Kishte sherre te vazhdueshme me te shoqin dhe prinderit e tij. Si u gjet e vdekur 22-vjeCarja, pse familja e saj u lajmerua pas 6 oresh dhe akuzat e te atit: Dyshoj se e kane varur, pak dite pasi ime bije m'u lut te vinte ne shtepi se nuk duronte dot vuajtjet"
Irena VRETO
KORCE - Ka lene pas dy femije jetime, nderkohe qe nuk dihet nese 22-vjeCarja nga KorCa, Erinda Dikellari, qe u gjet dje e varur prane baneses, eshte viktime e nje krimi. Babai i vajzes dyshon se te bijen mund ta kene varur, sipas tij, i shoqi ose vjehrri, pasi "ajo vete nuk do e bente kurre nje gje te tille". Por jane organet e hetimit qe pritet te zbardhin te verteten. Erinda Dikellari 22 vjeC nga fshati Porodine i KorCes, eshte gjetur me litar ne fyt ne haurin e bagetive nga fqinjet, pasi te qarat e vogelusheve qe kerkonin nenen, i kane bere ata (fqinjet) te dyshojne. Erinda kishte pese vjet qe ishte martuar ne fshatin Caulshi te KorCes. Por siC behet e ditur perveC gjendjes se veshtire ekonomike, ajo kishte sherre te vazhdueshme me bashkeshortin e saj 26 vjeCar Robert Dikellari dhe prinderve te tij.
Ngjarja
Ngjarja e rende ka ndodhur dje paradite, kur Erinda pasi i ka bere nje kafe te shoqit, i cili pasi e ka pire ne oborrin e shtepise, eshte larguar. Ajo vete ka lene dy femijet ne gjume dhe ka shkuar ne haurin e bagetive. Aty gruaja e re ka mare litarin e lopes dhe eshte vetevarur, thane per "Korrieri"-n, burimet ne vendngjarje. Dy femijet jane zgjuar dhe kane filluar te kerkojne nenen e tyre. Disa fqinje duke degjuar te qarat e femijeve te vegjel kane shkuar per ta kerkuar 22 vjeCaren ne mjediset e shtepise ku e kane gjetur pajete te vetevarur. Policia eshte njoftuar disa ore pas ngjarjes ndersa prinderit e viktimes, gjashte ore pas tragjedise.
"Vajzen e varen"
"Dyshoj se vajzen ma kane varur", tha per "Korrieri"-n, babai i Erindes se vdekur, Aliu. "Nuk ishte vajze qe vetevarej. Pse na njoftuan pas gjashe oresh nga vetevarja e saj"- shtoi ai. Nga theniet e te atit te viktimes, aludohet se familja e burrit te Erindes e ka varur ate. Kjo pasi Aliu permend bashkeshortin dhe vjehrrin e te ndjeres duke shtuar se vajza e tij prej kohesh kishte grindje dhe mosmarreveshje te vazhdueshme me ta.
Varrimi, jo ne fshatin e burrit
Autoritetet vendore te policise ne KorCe thane dje se nje grupi i posaCem hetimor, po vazhdon investigimin rreth ngjarjes ndersa viktima i eshte nenshtruar autopsise e cila e ka nxjerre vdekjen e saj pasoje te varjes me litar. Policia tha se nuk ka marre ndermarre ndonje shoqerim ne lidhje me ngjarjen. Nderkohe, viktima eshte vendosur te varroset ne fshatin e saj te lindjes Porodine mbasi te afermit e saj nuk donin ta varrosnin ne fshatin e burrit "ku ajo ka jetuar nje jete mes lotesh".
---------
...
E more shok e shoqe.
Vjen e bija e qan me lot te babai e mamaja..se po ja nxin jeten ay burri zemer kallkan e Babai e mamaja me zemra akull.. ik me cupke atje ku je ..i thone..
Dhe erinda vetem 22 vjece nuk ka ku te perpelitet e ku ta mbeshtese koken me halle.
Kallkan nga burri e Akull nga babai.. dhe vete ne litar natyrisht..
Babai katil zemer-kallkan thote.. ma kan varur time bije..ata..
Jo mo baba e vare ti..se te erdhi e tu qa e ti i the ike..
Martohen fshatarka e Korces.. as vet se dine pse martohen.. thjesht te shtojne krahet e punes tek nje shpi beu te vogel fshati.. e nje grua e tille skllave as qe kupton se ato femij qe pjell jan te shenjte e tani nuk eshte me me rendesi cthot fshati e babaj fshataro-korcar zemer kallkan.. as cthote burri pijaniko-katundaro-korcaro injorant.. as se ckerkon vjehrri e vjehrra.. por cthot ZOTI qe i ka dhene Femij qe ti Rrise e kjo eshte tani Krye detyrimi.. e erinda nuk eshte me e vehtes..por eshte nene..ROJe e perjetshme e femijve..
Po kush do ja mesoj detyrat erindave fshatare..
Shteti pi vere 320 dollarshe..
Prifti tymos timjan nga nje here ne vit ..
Hoxha ka pun me pronat ..
Mesuesi shikon se mos ndoj cupke filloreje u jan rritur gjinjte e ta kape ..
Babai gezonet se e hoqi qafe te bijen e e martojti.. te njeri qe kane nje ne gėrqi e qe kane tok e lope ku e bija do mbush barkun me buke..
Mamaja thot edhe une me cupke kshu kam vojtur ..ik nashti thiej qafen andejj.
Vjehrri po..gur se nuk e ka gje nusen e te birit.. Burri po katundar korce hesapi qe akull e kallkan u gjen ne zemra e ndonje dhrahmi..se gje tjeter nuku kane..
erinda mes dy aisbergesh.. mendon mos ti perplase keta dy aisberge e gjen shpetim te litari..
Komshinjte degjojne te qara kalamajsh..
Cdo dite ne Shqiperi degjojne komshijte te qara kalamaqerish ..
Asnje nuk degjon dhimbjet e ktyre grave.. para se te mendojne litar e fotoksine..
... e po kemi pune de.. kush do na e korre jonxhen..
ahu..
Krijoni Kontakt