Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Dr Rieux jam dakort me ato qe thua ti.

    Dialektet jane nje pasuri gjuhesore dhe duhen te rruhen.

    Megjithese po dal nga tema procesi i berjes se nje gjuhe zyrtare qe nje proces paralel ne berjen e nje shteti te bashkuar e njesuar gjithshqiptar dhe nje nga keto qe dhe nje gjuhe zyrtare e njejte dhe kjo ka qene nje gje e ideuar dhe e bere nga patriotet nga cdo skaj i vendit.

    Sa per Ylli Pangon te trumbetuar shume eshte nje model i trazicionit kur ai ka mbaruar per matematike [a per fizike] e jo nje dege e lidhur me psikologjine e ka bere nje kurs per psikologjine e trumbetohet si psikolog e eshte edhe dekan.
    Mund ta krahasoj me ata mjeket popullor pa bere mjekesine qe kurojne njerezit ne shqiperi.
    Se kjo eshte bere mode ne shqiperi e tregon se ti po fute me shume fjale te huaja je me intelektual.
    Ai qe di,ta shpjegon thjeshte e shkoqur.
    Ai qe nuk di vjen rreth e rrotull e mundohet te perdor gjithfare fjalesh e trukesh te te corientoj e te mbuloj mungesat qe ka te shumellojshme ose perpiqet te te mashtroj.

    Kur ne bote eshte tendeca e komunikimit te thjeshte e te kuptushem dhe eshte munges inteligjence kur flet ne nje gjuhe e perdore fjale te nje gjuhe tjeter.

    Ne kemi pasur e kemi intelektual brilant qofte ne rrjedhshmerine e mendimeve qe shfaqin dhe ne rrjeshmerine e gjuhes qe perdorin.
    Se keto vene paralel po nuk ke rrjeshmerri ne mendim dhe ne shprehje nuk do kesh rrjeshmeri, kjo eshte dhe semundia e shume atyre qe infektojne gjuhen tone.
    Plus e atyre pseudo-intelektual-politikan-gazetar etj qe i perdorin keto dhe per mashtrime, corientim te atyre qe u drejtohen,qoft dhe per te mbuluar mungesen e dijes dhe te mendimit nga ana e tyre.

    E kam pare ne lajme qe parlamenti po pergatit nje ligje te tille po si do jete ngelet ta shikojme.
    Po ne jo vetem qe kemi nevoje per nje ligj po kemi nevoje edhe per nje ndergjegjesim te qytetareve per kete problem.
    Mjaftoj te te permend filmin e regjizorit italian Amelio, 'Amerika' se si tallej ai me shqiptaret kur ate perdornin fjale italisht te vjedhura nga televizionet italiane.

    Pastaj kemi nje gjuhe shume te bukur e eshte kenaqesi ta flasesh paster e qarte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 24-10-2004 mė 12:22

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga bledi gjokaj
    Dr Rieux jam dakort me ato qe thua ti.

    Dialektet jane nje pasuri gjuhesore dhe duhen te rruhen.

    Megjithese po dal nga tema procesi i berjes se nje gjuhe zyrtare qe nje proces paralel ne berjen e nje shteti te bashkuar e njesuar gjithshqiptar dhe nje nga keto qe dhe nje gjuhe zyrtare e njejte dhe kjo ka qene nje gje e ideuar dhe e bere nga patriotet nga cdo skaj i vendit.
    Teorikisht eshte ashtu si thua ti, por ne praktike gjuha zyrtare shqipe ne mos gaboj u vendos ne ne '72 apo '73 dhe e pare tani nga larg me gjakftohtesi eshte vecse nje variant i tokserishtes dhe jo e mesmja e arte qe lipsej te gjendej. Sidoqofte kjo eshte nje teme tjeter.

    Citim Postuar mė parė nga bledi gjokaj
    Sa per Ylli Pangon te trumbetuar shume eshte nje model i trazicionit kur ai ka mbaruar per matematike [a per fizike] e jo nje dege e lidhur me psikologjine e ka bere nje kurs per psikologjine e trumbetohet si psikolog e eshte edhe dekan.
    Mund ta krahasoj me ata mjeket popullor pa bere mjekesine qe kurojne njerezit ne shqiperi.
    Se kjo eshte bere mode ne shqiperi e tregon se ti po fute me shume fjale te huaja je me intelektual.
    Ai qe di,ta shpjegon thjeshte e shkoqur.
    Ai qe nuk di vjen rreth e rrotull e mundohet te perdor gjithfare fjalesh e trukesh te te corientoj e te mbuloj mungesat qe ka te shumellojshme ose perpiqet te te mashtroj.
    Ylli Pangon nuk e mora si shembull per tu imituar. Nuk pretendoj ta njoh nga ana akademike, por e di se ka mbaruar per fizike. Me pas ka bere thjesht nje kurs tre mujor apo ka mbaruar doktorature per psikologji nuk e di, por di qe eshte dekan i fakultetit te shkencave sociale. Megjithate mund te jete sic thua ti dhe kjo perforcon me teper vezhgimin tim dhe nga tjeter eshte per te vene duart ne koke. Ajo qe doja te nxirrja eshte nje tjeter mangesi e gjuhes, nuk ekzistojne fjaloret shkencore ose dhe ne ekzistojne jane te para 20 vjeteve ne rastin me te mire. Pra nese fjale si "puntate", "dopjete", "triplete", "agravim" etj. mund ti heqesh me ndergjegjsim apo ligj, mangesine e termave shkencore nuk e heq dot me to.

    Citim Postuar mė parė nga bledi gjokaj
    Po ne jo vetem qe kemi nevoje per nje ligj po kemi nevoje edhe per nje ndergjegjesim te qytetareve per kete problem.
    Mjaftoj te te permend filmin e regjizorit italian Amelio, 'Amerika' se si tallej ai me shqiptaret kur ate perdornin fjale italisht te vjedhura nga televizionet italiane.
    Jam shume dakord me punen e ndergjegjsimit. Po ndergjegjsimi eshte proces dhe kerkon mbeshtetje per tu arritur. Psh, kam shume simpati per profesorin e frengjishtes Edmont Tupen qe me sa ka mundesi ne shtypin e perditshem rreh ta ngreje sadopak nevojen e mbrojtjes se gjuhes perballe percudnimit qe i behet perdite. Por ndergjegjsimi nuk behet me komisare drite si qemoti por me ane te shtypit, atij te shkruar dhe pamor, tv dhe gazeta. Por jane pikerisht keto qe kane marre persiper pjesen e luanit ne ndotjen e gjuhes keshtu qe eshte kunder logjikes qe po keto te marrin persiper ndergjegjsimin masiv per ceshtjen ne fjale. Pikerisht ne kete pike duhet te nderhyje ligji. Nuk e di pershembull ne e kane futur gjuhen shqipe si lende ne programin e shkollave te mesme apo jo ? Ne kohen time kishte vetem letersi shqipe dhe jo gjuhe dhe une mendoj qe do ishte nje ide e mire te perfshihej si lende e detyrueshme te pakten per disa simestra / vite.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Mire qe te kishte nje institucion qe te merrej vetem me problemet e gjuhes dhe te zgjidhte dhe problemet qe dalin.
    Gjuha eshte si nje gje e gjalle dhe ajo ka nevoje te eci me kohen po jo me ate qe merr fjale te huaja e futi.
    Dhe te kete dhe je fuqi keshilluse te percaktoj kush eshte fjala dhe shprehja e duhur ne shqip.
    Po keshtu te japi nje zgjidhje per problemet qe has gjuha.
    Shembulli i nje njeriu sic e permende me siper eshte shume i mire dhe ka shume qe japin e kane dhene nje kontribut po me mire qe te mos i lihet rrastesise do ishte nje institucion e ky te kishte dhe nje fuqi ligjore per ruajtjen e gjuhes.

    Ne shume vende u vene dhe gjoba atyre sybjekteve qe sakatojne gjuhen.

    Vete me ka pelqyer shume qe ne Kosove shume emra te rinje qe vene kane nje kombinin e nje kuptim ne shqip.
    Psh sic qe emri ne kohen e dhunes serbe Liridona.
    Dhe ne shprehjet apo dukurite e reja emertimi i atyre duke shfrytezuar bagazhin e shqipes dhe rrenjat e saj.
    Ne kosove kane bere nje pune shume te mire me gjuhen.

  4. #14
    Qe eshte vene si ligj eshte nje hap pozitiv drejt faktit qe shkollat tani do jene me te angazhuara ta bejne punen e tyre sa me mire qe mos merren masa drejt tyre of course nese ligjet zbatohen ne Shqiperi
    !!!

  5. #15
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Ligj ne shqipni???

    aman mer burr kush e ēan koken tek ligjet

    ligj nshqipni esh vetem PARJA
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    10/27/2004 5:59:25 Pm Gjuha Shqipe Te Njehsohet



    Shqipfolesit Kudo Ndodhen Ne Shqiperi Kosove Maqedoni Etj Do Te Flasin Nje Gjuhe Te Njehesuar.akademite E Tiranes Dhe Prishtines Kane Perjashtuar Mundesine E Nje Kongresi Te Ri Drejtshkrimor Duke Lene Ne Fuqi Ate Te 1973.por Per Te Garantuar Nje Gjuhe Te Vetme Do Te Sherbeje Keshilli Nderakademik Per Gjuhen Shqipe Qe Zuri Fill Sot.ky Zhvillim I Rendesishem Per Hapsiren Shqipfolese Eshte Hapi I Pare Qe Con Drejt Bashkimit Te Vertete Jo Vetem Gjuhesor Te Shqiptareve.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga bledi gjokaj
    Gege e Toske ,Jug e Veri etj etj po vazhduam me keto gjera nuk behet kurre shqiperia e cdo shtet tjeter ne bote.
    Ti mund te mbyllesh syte edhe veshet e te thuash nuk ekziston, por ja qe EKZISTON, dhe duhet trajtuar si pasuri kombetare dhe jo ndasi.
    Ty mund te duket normale qe qeveria te jete 90% nga jugu, por nje fakt i tille mund te mos i duket dhe aq normal atyre qe jetojne ne veri dhe qe shofin investimet, personeli, etj te shkojne nga "fshati" i ministrit. Apo jo?
    Atehere njerezit mendojne se kjo qeveri nuk eshte edhe e tyrja dhe keshtu nuk behet Shqiperia.


    Keto gjera i kane zgjidhur rilindasit e atdhetaret shqiptare nga cdo cep i shqiperise ata qe hodhen themelet e shqiperise e shqiptarizmit.
    Per fat te keq rilindasit nuk qeverisen ndonjehere vendin, dhe cdo gje ne fazen e idealit duket e bukur po kur vjen puna per pushtet fillojne ngaterresat.

    per gjuhen:
    Ne fillim te shek 20 u krijua "Komisia Letrare" per krijimin e nje varianti te njehsuar te gjuhes shqipe. Ne kete komision benin pjese 3 klerike katolike (perfshi At Gjergj Fishten) dhe 2 te tjere nga jugu. Arsyeja ishte se prifterijte katolike kane qene levruesit dhe shkencetaret me te medhenj te gjuhes shqipe, kujtojme gramatikat e Mjedes, referencat e tij ne simpoziume jashte shtetit etj).

    Megjithate ky komision kryesisht geg, u tregua shume objektiv duke punuar ne te mire te popullit e gjuhes dhe jo interesave letrare. Megjithese shumica derrmuese e letersise se shkruar dhe e botimeve ne ate kohe ne Shqiperi ishte ne gegnisht,
    Komisioni vendosi qe si gjuhe e perdorur dhe letrare te ekzistojne te 2 dialektet paralelisht , ndersa si gjuhe e njehsuar te merret me pak ndryshime dialekti i Elbasanit si vije e mesme dhe shume e perzier per te 2 palet.

    Dhe keshtu funksionoi pak a shume, derisa Enver Hoxha dhe byroja e tij ne shumice derrmuese ne mos teresisht nga jugu vendosen arbritarisht ne nje date te caktuar nepermjet nje "kongresi" ndalimin e gegnishtes, dhe zyrtarizimin e toskerishtes, duke privuar mbi 50-60% te shqiptareve ne Shqiperi dhe gjithe shqiptaret e Kosoves, Malit te Zi nga gjuha e vet e cila pavaresisht te perbashketave eshte shume e ndryshme ne gramatike nga varianti zyrtar.

    Nje varferim i madh i ndoshi edhe gjuhes nga heqja e paskajores e cila i mungon variantit tosk "zyrtar", pra ndalimii "me punue",me vrapue" si cdo gjuhe e botes p.sh "to work" "to run".

    I lejuan gegnishtes vetem trajta qe i mungojne toskerishtes ose qe tingellojne qesharake si p.sh. thuhet "rėrė" por nuk thuhet "rerishte"por "ranishte".

    Ne kete veprim politik ku jo rilindasit po komunistet e Enverit masakruan gjuhen e mbi 70% te kombit shqiptar, u shkaktua nje dem i madh gjuhes shqipe duke e varferuar, e pergjysmuar ate.

    Gjuha shqipe dialekti gege, ka mijera botime, ka gramatika te gatshme e eshte gjuhe e perpunuar. ne kete gjuhe kemi veprat e shkrimtareve me te medhenj shqiptare si Fishta, Mjeda, Migjeni, Koliqi, Camaj, kemi publicistiken e A.Harapit, L.Shantojes, N.Zadejes etj.
    Kemi perkthimet e mrekullueshme te Gjon Shllakut (Iliada, etj) te Pashko Gjecit (Komedia Hyjnore), vepra te paarritshme qe gjuha gege dhe merita e perkthyesit i ben te ndihen kaq te gjalla.
    Shpallja e shumices se tyre armiq dhe ndalimi i gjuhes qe perdoren eshte nje absurd i diktatures, si puna e pushkatimit te kalit te B.Ballukut se ishte "kali i armikut".
    Sot kemi shkrimtare te rinj si A.Brahusha, Q.velija, Sh.Kelmendi etj.

    Dhe ti na propozon ligje qe ta perjetesojne kete krim.

    Nuk ka Jug e Veri po ka vetem SHQIPERI.
    Ka NJE SHQIPERI,po qe ka brenda Jug dhe Veri, dhe JO VETEM JUG.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Labeati : 29-10-2004 mė 15:50

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Ne se kena sot nji shqipe te sakatueme e kena frige se mos po diftohet e pazoja per me i perballue kohes s'jena tue ba gja tjeter veēse tue korre ēka asht mbjelle.
    Prangosja e '72, lanja ne harrese, nepermjet mohimit te gegnishtes, te nji tradite te shqueme s'ka ba gja tjeter veēse i ka mohue "lumit" te gjuhes nji dege te randsishme. Lumi thahet kur i bllokohen deget. E mos u ēuditni kur ne vend te nji lumit te vrullshem keni me pa do pellgje me bretkoca. Tue dashte me shkepute lidhjet me nji tradite te shqueme per me e ba te paqene per brezat e ardheshem, politika shqiptare (krimi) dhunshem i ka sakatue rranjet e asaj ēka asht ma e dallueshme ne tradite, gjuhes.

    Po marr do pjese prej nji shkrimit te dr.Ardian Ndreces:
    "...unjisimi nė tavolinė e ka bā shqipen nji esperanto qi pėr me u zhvillue e me u pėrshtatė do tė lypin derė mė derė ndėr gjuhėt e tjera: fjalė, shprehje, shamje e ofshamje...
    ...Gjuha shqipe āsht murosė mā zi se Rozafa pėr me ndėrtue kėshtjellėn e mizorisė e tė paditunisė sė verbėt njerėzore, pėr me krijue diēka me tė cilėn diktatura do tė mund tė mburrej para brezave tė ardhshėm. Diktatura, kjo shfaqje e pėrēudnueme e njerėzimit, qi pėrjashton ēdo krijimtari pozitive e tė vetvetijshme (spontane), kėrkoi me muros trashigiminė mā tė bukur qi populli jonė pat arrit me pėshtue si prej otomanėve ashtu edhe prej sllavėve e grekėve: gjuhėn shqipe, toske e gege bashkė, tė pandashme e tė dallueshme njiheresh, ashtu siē jeton edhe sot nė popull."
    "Gjuha shqipe dhe balsamosja e saj" - Ardian Ndreca
    http://www.albanovaonline.com/module...php?storyid=98

    E per me pa dallimin midis nji veprimit te dhunshem shkaterrues e nji tjetrit ndertues lexoni se si e mendonte gjuhtari i shquem Mustafa Merlika Kruja ne 1940 problemin e shqipes ("...Si po e shihni, nuk jam tue thānė qi na tė marrim e tė gatuejmė nji bukė simbas āndės s’onė prej brumit tė shqipes qi kemi sot nė dorė dhe t’i a vźjmė pėrpara popullit shqiptar si manė tė rame prej qiellėsh. Por jam tue thānė se pa i a ndėrrue, madje tue pasun tė tānė kujdesin me i a ruejtun rrymėn e natyrshme tė zhvillimit qi gjuha e jonė ka me bāmė pėr me mbėrrī nė thronin e nji gjuhe syprane kombtare, na mund t’a pėrkrahim e t’a shpejtojmė kėtė zhvillim...):
    Lexojeni kete shkrim te plote: http://www.albanovaonline.com/module...hp?storyid=111

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Labeat lexoji mire shkrimet e mija se me duket me teper do njeri qe te zihesh e jo njeri qe te shkembesh mendime.

    Une nuk mbrova kete qeveri antishqiptare dhe te qelbur qe kemi tani.
    E personalisht kam votuar po te flasesh si ty per nje nga veriu.
    Eshte e vertete qe qeveria e sotme antishqiptare e ka persekutuar Shkodren per arsye politike e te gjithe ato zona e individ qe nuk jane me partine e punes sot PeSi anekend shqiperise.
    Kjo qeveri eshte qeveria me percarese e antishqiptare ne historine e shqiperise.

    Shikoji gjerat me gjere e jo ngushte.
    Asnje nuk i nenvleresoi patriotet e medhenj nga veriu, asnje.
    Ata jane dhe idhujt e mi e nuk i shikoj si nga Veriu po si shqiptar te medhenje.

    Dhe shoqeria shqiptare i ka kaluar keto komplekset Veri Jug tani.

    Sic e thashe me lare dhe dialektet jane pasuri gjuhesore.
    U be nje zgjedhje u morr nje vendim e qe nje rrjedhoj e pune shekullore e une e respektoj pavaresishte cili eshte, se nje duhej zgjedhur.
    E do ta respektoja cilido te qe vendimi unanim se eshte per te miren e vendi.
    Mjafton te shikosh se kontributin me te madh e kane dhene intelektualet kosovar.

    Gjuha zyrtare eshte nje harritje e madhe e kombit tone.
    Kjo kohe kur njerezit levizin ne qytete te medha ,komunikojne me shume me njeritjetrin tendeca eshte e njehesimit te gjuhes.

    Kjo eshte rruga qe kane ndjekur gjithe shtetet .
    Kjo eshte dhe tendenca e gjuhes kur shoqeria urbanizohet e zvillohet.
    Me pare kur njerezit jetonin te ndare ne fshara e krahina pa rruge e komunikimin e sotem e zvilloheshin te ndara nga njera tjetra e po keshtu dhe gjuha.
    Bile dhe brenda nje krahine ne shqiperi ka pasur minidialekte.
    Po filluam pse kjo e jo ajo, nuk do bejme asgje do coptohemi e percahemi e te huajt do bejne cte duan me ne.
    E gjuha eshte gjeja thelbesore e kombit tone.
    Dasite krahinore e fetare na kane demtuar shume ne te kaluaren ne momente vendimtare te historise.

    Cdo krahine sjell te shqiperia nje dicka te vecate te saj e te cmuar e kjo eshte nje avantazh per shqiperine qe ne nje territor kaq te vogel ka pasuri e vlera kaq te medha.
    Keto pasuri plotesojne njera tjetren dhe e bejne kulturen shqiptare me te begate e me te fotre e me te plote.
    Nuk ka asnje konflikt ka vetem kontribut nga te gjitha anet per nje shqiperi me te forte.

    Shqiptar te bashkuar per nje shqiperi te bashkuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 30-10-2004 mė 02:11

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •