Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140

    Red face Miqësia mes shqiptarëve të Shqiprisë dhe atyre të Kosovës

    Shqipetare te Dashur,

    Arsyja ime qe po shkruaj kte, esht qe t'ju pys juve si jan miqesit midis popullit te shqiperis dhe te kosoves???

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Nuk flas dot per te gjithe po persa me perket mua si person
    kam maredhenie shume te mira me Shqiptaret e Kosoves

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Si u ka hije Vllazerve po si mendove ti?!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Mirë e the Llapi,

    natyrisht se si vëllezër si mendove ti?
    Medje gjithmonë në thellim dhe forcim të marrëdhënieve.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2004
    Postime
    19
    Shume te mira!!! Nese kthehem poshte nuk do te rri pa vizituar nje here Prishtinen, shokun me te mire qe kam pasur ketej, nga Prishtina eshte dhe kam shume miqesi me shqiptaret verjore (kosovaret)
    Tung !

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-08-2004
    Vendndodhja
    Hartford, CT 06114
    Postime
    4
    Per mendimin tim, Kosova eshte krahine e "Shqiperise Etnike" dhe une kam respekt per shqiptaret e kosoves ashtu sic kam respekt per shqiptaret e Struges, Tetoves, Ulqinit, Pejes, Prizrenit, Tiranes, Shkodres, Durresit, etj etj etj.
    Madje une sygjeroj per te gjithe shqiptaret e shqiperise te njihen dhe krijojne miqesi me shqiptaret me prejardhje nga trojet perjasht kufijve te sotem te shqiperise.
    Diktatura dhe komunizmi ka bere qe ne shqiptaret e shqiperise te ndjejme nje lloj indiference (disa me shume/pak se te tjeret) ndaj shqiptareve qe ndodhen jashte kufijeve te sotem te shqiperise. Keto indiferenca qe kemi mes njeri tjetrit duhet shuar dhe se bashku duhet te fillojme te mendojme per te miren e kombit shqiptar (sidomos gjate ketyre perjudhave te veshtira qe po kalon kosova, ashtu si edhe e gjithe "Shqiperia Etnike")
    Dhe mos haroni se: BASHKIMI BEN FUQI!

    Ngrihu tash! S'ka force qe na rrëzon kur jemi bashk!
    --Ritmi i Rrugës

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Përshendetje.......

    Mendoj jan relativishtë të mira kur kemi parasyshë si një Komb(duhet të jan shumë me te mira dhe ne nivel te duhurë),por nga ana tjetër siq e ceki antari me lartë, kan qen ca faktorë vite me radhë qe kan penguarë kumunikimin reciprok,dhe pikrishtë ketu qendron edhe problemi kyq....qe ekziston nje lloj distance nje lloj horizonti i krijuarë per mese me shum se gjysem shekulli Penges e madhe megjithate kurr s'pushuam gjithmonë ka qen dhe do jetë ëndërra jonë dhe vullneti për ribashkimin në tërsi të teritoreve Shqiptare jashtë RSH....kjo na ka ndihmuarë....dhe do na ndihmonë.

    Duke pas parasyshë distancen e krijuarë me shum se 50 vite,unë do i sugjeroja Kosovarët....qe në asnjë menyrë nuk guxojn t'a përdorin termin RREBEL ,dhe ne asnjë menyrë nuk guxojn t'i shiqojn Shqiptarët e Shqipëris me nje sy sikur nuk jan më pjesë e jona,ishin dikurë,por ne tani kemi ec përpara dhe jemi me te kulturuarë apo lloj lloj mendimesh të pa baza,kan qenë gjithmon,jan sot dhe do jenë gjithmonë pjesë e pandashme e Jona...e gjithë shqiptarve,nuk guxojm t'i trajtojm sikur nuk na takojn neve më,cili do qoftë qe ben këtë e mallkonë vendlindja...dhe mallkimi i Kombit e perciell gjer ne varrë.....

    Nuk guxojm te shitemi si kapo apo me te ngriturë ekonomikishtë dhe t'i japim të drejt vetës qe te shkojm ne Shqipëri me ca euro,siq kemi ndegjuarë dhe jemi deshmitarë se qfarë bënë Kosovarët,apo me mire te them ca prej tyre,pasi shkuan mbas viteve te 90-ta ne shqipëri...,duke futurë nen tavolin me nga 1000 marka gjermane aso kohe,për t'a mbajturë balansen e tavolinës,dhe gjera te tilla te asaj natyre direkt pa pyturë fare ne konop e kisha varr ,nuk kemi qfar te fshehim nga Shqipria,e as ne Kosovarët nga Shqiptartë e viseve tjera dhe atyre te Shqiprisë.....,edhe pse ekonomikishtë qendron dobët popullata e Shqipëris,nuk guxojm asesi t'a lujm një rol,kinse ne jemi.....he,kush jemi ne ASKUSHI HIQ,edhe pse populli nuk kan mundsit ekonomike,kan shpirtë,zemer dhe mikpritje....ate e deshmuan kur patem nevoj me se shumti për ndihmen e tyre ne qdo aspekt aq sa paten mundësi....

    Rasti me i keq gjer me tani qe me preki ne zemer,ishte i nje goce nga Elbasani,te cilen e kishin mashtruarë njeri nga Shqipria e veriut,dhe tjetri nga Kosova, qe e kan detyruarë të behet protsitutë,Ai nga Shqipria ne nje menyrë e them per arsye ekonomike u detyrua,por KY idioti i Kosovës,qfar ka dashurë të bëjë me at goce 20 vjeqare....o zot sa i pa meshirshem jam per njerzë të tillë, Kosovarin e kisha rjep...me brisk,Idiotin.... Por me nje lule nuk qel pranvera,e dhashtë zoti te mos jen te gjithë me mendime te qelbura

    Kosovarët duhet t'a ndjekin shembullin e Shqipëris ne luftën e Kosovës,tani Kosova duhet të i marr vet inciativen ne dorë të tregohet me tolerante me e respektuarë për mbarë shqiptarët rreth kufirit me Kosovë,e posaqerishtë tani me Shqiptarët e Macedonis,preshevës,dhe me pas me shqiptarët e malit të zi,duhet ndihmuarë ne gjitha menyrat...gjithmon duke pyturë tiranën zyrtare,duke marr kshilla nga ajo,dhe Shqipria edhe pse e lodhurë mjaftë tani,por duhet ket kujdesë për CAMET dhe t'a mbaj ndjenjen e freskët te qameve dhe shpresen për rikthimin e tyre ne Shtetin Ame....

    Shmeki
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Në përgjithësi marrëdhëniet midis shqiptarëve janë të mira por ato duhet të jenë në nivele shumë më të larta se tani, por jam duke vërejtur një prirje drejt ngritjes së këtyre marrëdhënive në nivele më të larta gjithë kohën.

    Ka raste kur njerëz të ligë nga të gjitha palët edhe mundohen t'i prishin këto por nuk e arrijnë këtë. Tek shqiptarët e Shqipërisë së sotme psh. kam hasur disa njerëz që më kanë thënë që jo ti nuk je shqiptar, ti je kosovar e shumë gjëra tjera sikur që edhe tek shqiptarët e Kosovës kam hasur tipa nga ato që po e quajnë veten kullera që shajnë e nuk i duan e mundohen t'i prishin këto marrëdhënie. Por këta janë pakicë shumë e vogël dhe shumica nuk janë kështu por kanë marrëdhënie shumë të mira.

    Marrëdhëniet tonat duhet të ngrihen në ato nivele ku një prishtinas psh. mendon sikur për Prishtinën ashtu edhe për Tiranën, Sarandën, Artën, Shkupin, Shkodrën, Tetovën, Ulqinin, Preshevën etj. ashtu edhe kur një Tiranas mendon njësoj sikur për Tiranën ashtu edhe për qytetet tjera shqiptare e edhe shqiptarët e qyteteve tjera të bëjnë të njëjtën gjë.
    Pra, të mendojmë e të veprojmë kombëtarisht e jo lokalisht e krahinorisht, kur të arrijmë këto nivele atëherë do të jemi dikushi në Ballkan, Europë, e botë, dhe jam plotësisht i bindur që kjo ditë është shumë e afërt.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    KOMANDANTI Maska e SOPRANO
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    53
    nuk jan as afer,se sa duhet te jen,edhe krejt problemi esht te shqiptaret e shqiperis te cilet mendojn se jam me te civilizuar se ne,dmth po flas nga eksperienca se si i kan trajtuar kosovaret(disa shok te mi)ne shqiperi.me vjen keq per ata qe veprojn keshtu,edhe kisha pas deshir qe kjo te mos jet keshtu,po qa ti besh realiteti nuk ndryshohet.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Kam mendimin se miqesia midis shqiptarve te shqipris dhe te kosoves eshte e mir. Kuptohet ne cdo aspekt sikurse esht nje shprehje e urte e popullit, ''nuk ka pyll pa derra,'' ashtu eshte edhe tek njerezit por ne nje menyr njerzore ku ka te mir ka edhe te keqinj. Por kjo esht se e mira e mbulon te keqen.

    Prandaj duke perbledhur me pak fjal dhe te sigurt ne kemi qene, jemi, dhe do te jem sternipat e Gjergj Kastriotit, Skenderbe.
    Dua te permbledh dicka;ne shqiptart e shqipris dhe shqiptart e gjitha viseve (male te zi, kosov, dhe 'camri') jemi vllezer. Vellai duhet ne dit te mira e te veshtira. Ne shqiptart e shqiperis me keqardhje e treguam veten ne ditet me te veshtira te vllezerve ton te kosovs dhe gjithmon jemi dhe do te mbetemi krenar per veten ton qe ti duam vllezrit si vetveten.

    -Bajram Currin, patritot shqiptar
    e ka lind nan gjakova
    se harron shqiperia as kosova
    e se harron camria e tetova.

    Vellezer shqiptar nuk duhet te ket ne shpirtin e secilit prej nesh urrejtje per njeri-tjetrin. Lereni urrejten per armiqt tane. Le te shkelqejn ne shpirtrat tan urtesi bujaria trimeria drejtsia dhe dashuria si shkelqejn rrezet e diellit mbi gjith rruzullin tokesor.

    -Vllezer shqiptar te prekim urtesin
    te zem ullen e mbar
    te ngjallim shqiperin.
    ---Naim Frasheri

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •