Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Gjuha Shqipe- Zyrtare nė Shkup

    A do ta mesojne Tirana e Prishtina shqipen europiane ne Shkup?


    Kontesti i tanishem per perligjen e shqipes si gjuhe zyrtare ne Shkup ka efekte sperkatese, jo vetem per fqinjet shqiptare te Maqedonise, por edhe per politiken e jashtme europiane

    Nga Veton Surroi

    1.

    Nje lufte e heshtur politike po zhvillohet keto dite ne Shkup, per nje ceshtje qe tashme do te duhej te dukej banale, te drejten e shqiptareve qe ne Shkup te perdorin zyrtarisht gjuhen e tyre. Sipas Marreveshjes se Ohrit, nenkuptohet se popullata qe ka mbi 20 per qind pjesemarrje ne Republike, e kjo eshte ajo shqiptare, do t'i njihet gjuha si mjet komunikimi zyrtar (shteteror). Pala maqedonase e konteston kete te drejte ne Shkup, me intepretimin se shqiptaret, me ndarjen e tanishme territoriale te kryeqytetit, nuk e mberrijne kuoten 20 per qind; shqiptaret insistojne, jo vetem se kjo eshte e drejte e aplikueshme ne nivel shteteror, pra edhe per Shkupin, por sipas Kushtetutes se Maqedonise, duhet pergatitur nje ligj i vecante per Shkupin si kryeqytet, e ne te duhet vendosur qartazi e drejta e barazise se gjuhes shqipe me ate maqedone.

    Bllokada e tanishme brenda koalicionit qeverises se Maqedonise, mes maqedonasve e shqiptareve, pengon tejkalimin e pengeses, pothuaj te fundit, per zbatimin e Marreveshjes se Ohrit. Kapitulli i fundit zbatues, do te duhej te ishte decentralizimi, me te cilin komunat do te fitonin me shume pushtet.

    2.

    BDI, partia shqiptare anetare e koalicionit me te drejte insiston ne kete ceshtje, qe fundja qe edhe "casus belli", shkak lufte ne Maqedoni para tre vjetesh. Dhe, me te drejte do te kembengulin edhe meqe ceshtja e perdorimit te gjuhes shqipe te perligjet gjithkund ku kjo eshte parashikuar me Marreveshjen e Ohrit.

    LSDM, partneri shumice ne kete koalicion, me perberje etnike maqedone, gabon rende nese insiston qe kjo e drejte te mos perligjet. Ne fakt, jo vetem qe nuk eshte sjellje korrekte ndaj pales shqiptare, e cila qe prej Marreveshjes se Ohrit e ka stabilizuar dhe konsolidurar vendin, por njekohesisht eshte edhe sjellje qe mund te demtoje nje shans historik te ketij shteti. Ky shtet, i cili fale mencurise pike se pari te lidershipit shqiptar, qofte atij politik, qofte atij qe atebote ishte i armatosur, gjate ketij viti mund te pergatise kushtet qe te marre nje pergjigje te thjeshte prej Bashkimit Europian: a eshte ne gjendje te negocioje apo jo aderimin e vet te ardhshem ne BE!?.

    Dhe ajo qe dukej fare e pamundur tre vjet me pare, ne shtetin ku pushteti luftonte kunder perdorimit elementar te gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare per popullaten e vet, sot duket nje realitet. Brenda shteteve te BE-se, atyre kyce qe vendosin per hapjen e procesit negociator, eshte pjekur apo eshte duke u pjekur bindja se Maqedonia nuk ka ndonje arsye te madhe per te mos e filluar kete proces..

    Kete bindje mund ta prishe pala maqedonase ne procesin e tanishem te bllokuar te decentralizimit.

    3.

    Implikimet, si te deshtimit, ashtu edhe te tejkalimit te krizes, jane shume te medha, dhe jo vetem ne marredheniet brenda shqiptaro-maqedone. Nga njera ane, implikimet jane te medha per vete politiken e jashtme evropiane, e cila e konsideron sukses te vetin nderhyrjen politike ne Maqedoni gjate luftes, Marreveshjen e Ohrit dhe zhvillimin e metejshem. Maqedonia, per Brukselin, eshte fitore e rendesishme diplomatike, posacerisht karshi deshtimeve te tjera ne Ballkan.

    Por nga ana tjeter, po te tejkalohet bllokada, dhe ndonje telash e metutjeshme gjate ketij viti, Maqedonia me nje pergjigje pozitive nga BE-ja vitin e ardhshem mund te krijoje nje situate te pazakonte historike ne balanset politike shqiptare te Ballkanit. Vitin e ardhshem, me hapjen e nje procesi teknokratik negociatash mes Shkupit dhe Brukselit, ku Maqedonia do te duhej te peshtaste legjislacionin e vete ne te gjitha fushat me ate te BE-se, do te hapej poashtu per here te pare procesi i aderimit ne BE te nje vendi me shqiptare autoktone, si faktore politik.

    Paradoksi do te ishte monumental: aty ku shqipja ka nivelin me te ulet kulturor dhe arsimor, krahasuar me Tiranen dhe Prishtinen, aty ligjet e para europiane do te shkruhen shqip. Me stemen e Republikes se Maqedonise.

    4.

    Implikimi, natyrisht, eshte sfidues, edhe per Brukselin, por posacerisht per Tiranen e mepastaj Prishtinen. Me vendimin e javes se kaluar per hapjen e procesit negociator te Kroacise per anetaresim te plote, Brukseli sfidoi terthorazi Beogradin, duke i treguar se reformat e nje vendi te dale nga lufta si Kroacia, megjithate shpaguhen. Me vendimin, qe mund te vije ne fillim te vitit te ardhshem, per hapjen e procesit negociator per anetaresim te plote te Maqedonise, Brukseli do te sfidoje terthorazi Tiranen zyrtare. Shqiperia, e cila eshte pothuaj e bllokuar ne procesin e tanishem negociator te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit eshte, me vendimin eventual te Brukselit per Maqedonine, 5 deri ne dhjete vjet larg fqinjit ne Shkup. Dhe, keshtu mund te ndodhe fare lehte, qe parlamentaret e politikanet te Shqiperise, te shkojne te mesojne shqipen e ligjeve evropiane ne Shkup, sikunder edhe ata te Prishtines, kur te ndodhe eventualisht e te dihet se cka eshte ne te vertete Kosova.

    5.

    Per te gjithe ata qe kerkojne integrim me te shpejte euro-atlantik te shqiptareve e stabilizim te Ballkanit dhe per te gjithe ata ne Bruksel qe duan te shohin efekte me te suksesshme te politikes se vete te jashtme, nje ceshtje e thjeshte sic eshte e drejta e perdorimit te gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare ne Shkup, eshte udhekryqi qe kerkon vemendje urgjente.

    vetons@koha.net




    --------------------------------------------------------------------------------
    22/06/2004



    Ligjet europiane i kemi nė gjuhėn shqipe edhe nė qytet e komunitetit arbėresh nė Itali, por patjetėr qė edhe Shkupi duhet ti ketė ato.
    Sllavo-maqedonasit sikur e thotė edhe Surroi nėqoftėse duan paqe, marrėdhėnie tė mira me shqiptarė, integrim nė strukturat euroatlantike duhet tė respektojnė dhe zbatojnė marrėveshjen e Ohrit nė ēdo pikė duke pėrfshirė edhe gjuhėn shqipe zyrtare nė Shkup.
    Jam i bindur qė edhe ata tani kanė mbledhur mend dhe nuk do tė bėjnė edhe njė gafė tė tillė sepse mė sė paku ėshtė nė interesin e tyre kjo gjė, pėr vet pasojat qė ka moszbatimi i njė pike tė tillė kaq e ndjeshme pėr shqiptaro-maqedonsat dhe gjithė shqiptarėt.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Arrihet kompromisi qė krahas gjuhės maqedone, gjuha shqipe tė jetė gjuhė zyrtare nė Shkup Rajon

    Partnerėt e koalicionit qeveritar nė Maqedoni, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik pėr Integrim edhe sot i kanė vazhduar bisedimet rreth ndarjes sė re territoriale. Merret vesh se deri mė tani ėshtė arritur kompromis qė krahas gjuhės maqedone, gjuha shqipe tė jetė gjuhė zyrtare nė Shkup. Kėrqova, tė jetė komunė me shumicė shqiptare, ndėrsa Struga tė mbetet nė kufinjtė ekzistues.


    Nė qeverinė e Maqedonisė edhe sot kanė vazhduar bisedimet nė mes partnerėve tė koalicionit rreth organizimit territorial tė vendit. Burime nga partia shqiptare nė pushtet bėjnė tė ditur se deri mė tani ėshtė arritur kompromis qė Shkupit t’i bashkangjiten komunat Sarajė dhe Kondovė dhe me kėtė tė sigurohet 20 %-shi qė kryeqendra e Maqedonisė nė tė ardhėmen krahas gjuhės maqedone, gjuhė zyrtare tė ketė edhe gjuhėn shqipe.Gjithashtu bėhet e ditur se Kėrēovės do t’i bashkangjitet komuna e Vupomesė me qėllim qė kjo komunė nė tė ardhmen tė jetė komunė me shumicė shqiptare.Pėr kėtė kombinim pala shqiptare ka kėrkuar qė Struga tė mbetet nė kufijtė ekzistues.Kundėr kėsaj sot pėrmes njė kumtese ka reaguar Forumi i Intelektualėve Shqiptarė nė Strugė tė cilėt kėrkojnė qė Struga tė kthehet nė kufijtė e mėparshėm tė para vitit 1996.Ndėrkohė opozita maqedone edhe sot vazhdon me bllokimin e akseve rrugore tė Maqedonisė nė shenjė proteste kundėr propozimit qeveritar pėr ndarjen e re territoriale.


    RTK 09/07/2004 18:54:50
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anėtarėsuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Arrihet kompromisi qė krahas gjuhės maqedone, gjuha shqipe tė jetė gjuhė zyrtare nė Shkup Rajon



    Nė qeverinė e Maqedonisė edhe sot kanė vazhduar bisedimet nė mes partnerėve tė koalicionit rreth organizimit territorial tė vendit. Burime nga partia shqiptare nė pushtet bėjnė tė ditur se deri mė tani ėshtė arritur kompromis qė Shkupit t’i bashkangjiten komunat Sarajė dhe Kondovė dhe me kėtė tė sigurohet 20 %-shi qė kryeqendra e Maqedonisė nė tė ardhėmen krahas gjuhės maqedone, gjuhė zyrtare tė ketė edhe gjuhėn shqipe.Gjithashtu bėhet e ditur se Kėrēovės do t’i bashkangjitet komuna e Vupomesė me qėllim qė kjo komunė nė tė ardhmen tė jetė komunė me shumicė shqiptare.Pėr kėtė kombinim pala shqiptare ka kėrkuar qė Struga tė mbetet nė kufijtė ekzistues.Kundėr kėsaj sot pėrmes njė kumtese ka reaguar Forumi i Intelektualėve Shqiptarė nė Strugė tė cilėt kėrkojnė qė Struga tė kthehet nė kufijtė e mėparshėm tė para vitit 1996.Ndėrkohė opozita maqedone edhe sot vazhdon me bllokimin e akseve rrugore tė Maqedonisė nė shenjė proteste kundėr propozimit qeveritar pėr ndarjen e re territoriale.


    RTK 09/07/2004 18:54:50
    eshte per tu pershendetur arritja qe ne shkup te jete gjuhe zyrtare gjuha shqipe krahas asaj maqedone .........por nje gje nuk mund ta kuptoj se,si ka mundesi qe gjithmone jemi ne ata qe leshojme pe ne raste te shumta te presioni te maq...kercova ne rast se i eshte ngjitur vec komuna e Osllomese (e jo Vupomese )atehere perseri shumice jane pala tjeter......ne struge ..........ky eshte rast per te qare ne strugaret jemi te mllefosur shume me kete zgjidhje gjysmake qe po na imponojne te tjeret pa vullnetin tone .
    Lus subjektin politik shqipetar qe te mos e toleroj nje gje te ketille kur dihet se struga eshte me shumice dermuese shqipetare 55%....qe ti ndahet komuna e veleshtes ,dellogozhdit dhe llabunishtit te cilat jane vendbanime me mbi 20 mije shqipetare.....d.m.th struga ne rastin e dhene i falet maq.
    Kjo eshte ajo zgjidhja qe kane bere pseudo politikanet shqipetar o zoteri i nderuar

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Tomy X

    Unė vetėm e solla shkrimin qė kishte tė bėnte me kėtė problem dhe ai nuk dtth. qė ishte edhe opinioni im.
    Unė pėr veten time, gėzohem qė Shkupi mė nė fund do tė ketė edhe shqipen gjuhė zyrtare si dhe Kėrēovėn (thuhet se i ėshtė bashkuar edhe Vupomea) me shumicė shqiptare. Por as unė nuk pajtohem qė ti lėmė jashtė Strugės fshatrat strugane si Veleshta, Labunishti etj. vetėm pėr ta bėrė atė me shumicė joshqiptare. Pėr kėtė pala shqiptaro-maqedonase duhet tė reflektoj dhe edhe sllavo-maqedonsat duhet tė ndalojnė sė shkeluri tė drejtat e shqiptarėve nėse duan paqe dhe marrėdhėnie fqinjėsore me shqiptarėt. Nė tė kundėrtėn mendoj se do tė rrezikojė edhe shtetėsinė e vet.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anėtarėsuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    dodoni une te te tregoj se nuk jam aspak i kenaqur me kete pazarllek ne kurriz te shqipetareve.......se kjo pune do marri ere me vone te garantoj une .
    Problemi eshte aty se ju jeni larg dhe nuk i ndjeni keto ndryshime ashtu si i ndjejme ne.
    Nuk po pertoj dhe po te sqaroj se cka eshte puna me strugen.....kete po e bej se po me dukesh nje cun shum i interesuar per rrjedhat e ketushme +sinqeritetin qe e paskeni.
    Me regjistrimin e fundit si thashe dhe me lart shqipetaret jane mbi 55% d.m.th neStruge fitohet Kryetari i komunes ,kryepolici dhe keshtu me radhe......keto poste apo funksione ne do i fitonim pas 60 vitesh mbajtje peng te te njejtave nga maq ketu na vjen nje subjekt politik qe i jep te njejtat(pa i shijuar)ne tavoline.....Me kete situate te re nuk ma merr mendja se do te pajtohen strugaret kete e deshmon edhe shkrimi i sotem ne fakti me titull
    "keshilli i komunes se dollogozhdes me qendrim te prere MASA RADIKALE PO QE SE BEHET PAZAR ME STRUGEN"ma merr mendja qe me qendrimte njejte do te dale edhe komuna e veleshtes dhe llabunishtit.....se c'do pjelle kjo pune mbetet te shohim...........e mira do te ishte qe shkupi te fitonte dygjuhesine por te mos leshoheshte pe ne rastin e struges dhe kercoves.........

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pazarllek me Strugen sic thash nuk ka.
    Struga ngelet me 57% popullate shqiptare dhe qe eshte me e mira kryeqyteti i nenshtrohet dy gjuhesise ne te gjitha instancat.
    Pra 99% e planit te partise shqiptare ne pushtet u realizua.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2004
    Postime
    18
    Po pra pjeserisht u realizuan aspiratat ekombit tone .

    Shkupi me dygjuhesi,Struga me Komune shqiptare.Kjo u dasht me u reaziu qe moti .Tani e ukrijue nji koridor i ri me popullsi shumice shqiptare.nga Qafe Thana reth lumit te Radikes mun te qrish ne qendren turistike te Mavroves qe eshte metevertete piktoreske ,nese nyk kemi qene ne Mavrove shkoni menjihere,Edhe ky vendbanim me kohe do te bahet komunitet shqiptare se aty ka lind shkrimtari dhe rilindasi yne Josif Bageri.Nga aty ruga te shpie ne Gostivar in SHQIPTAR dhe pas 15 minutash ne TETOVEN SHQIPTARE,ne vazhdim ruga del ne KOSOVE reth Malit te SHARRIT.

    Nji fitore e konsideruar -Struga xhevahiri i shqiptareve.

Tema tė Ngjashme

  1. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  2. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  5. Njė tezė e Selman Rizės pėr gjuhėn letrare shqipe
    Nga shendelli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •