Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Ligj për të marrë pasuritë e MAFIA-s

    Verifikimeve s’do tu shpëtojnë familjarët, të afërmit apo personat që kanë bashkëjetuar me “kriminelin”

    Autori i Lajmit: Blerina Gjoka

    Tiranë - Njësohet legjislacioni shqiptar me atë evropian, i cili bën të mundur konfiskimin e pasurive që vijnë nga krimi i organizuar. Kjo do të thotë nënshtrim ndaj ligjit i të gjithë atyre që kanë ndërtuar hotele dhe lokale lukzove, televizione, apo shtëpi të bukura, të cilat janë ndërtuar në bazë të parave që nuk dihet se nga vijnë.
    Qeveria ka bërë të mundur të paktën anën ligjore të një prej kushteve më të forta të Bashkimit Evropian, duke i hapur kështu rrugë një këndvështrimi tjetër mbi pasuritë e vëna këto 14 vitet e fundit në Shqipëri, pasuri të cilat çdonjërin nga ne e bëjnë të dyshojë për prejardhjen. Droga, trafiku i qenieve njerëzore dhe jo pak herë dhe i organeve mendohet të jenë burime të këtyre pasurive, që pritet t’i nështrohen një verifikimi të hollësishëm nga shteti.
    Konfiskimi
    Çdo person, që e konsideron veten pronar të këtyre objekteve të dyshuara, do të duhet të vërtetojë ligjërisht prejardhjen e parave, ndryshe nuk do të ketë më të drejtë ta zotërojë pasurinë. Po ashtu, hetimit dhe verifikimit do t’i nënshtrohen edhe personat e lidhur me ta, qofshin këta familjarë apo persona që në 5 vitet e fundit kanë bashkëjetuar me personat e dyshuar. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave ka pasur në qendër të vëmendjes disa akte, të cilat përbëjnë paketën ligjore të reformës penale, ose e njohur në publik si paketa “antimafia”. Projektligji “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”, i cili mori miratimin, është një nga shtyllat më të forta të kësaj pakete. Ky projektligj parashikon sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që burojnë nga krimi i organizuar, nëpërmjet procedurave administrative që shoqërohen me kriteret për identifikimin, zbulimin, bllokimin dhe vendimmarrjen për pasuritë kriminale. Sipas tij, zotëruesit e pasurive kriminale kanë detyrim ligjor që të vërtetojnë dhe justifikojnë prejardhjen, nëse është ligjshme, të burimeve financiare konkrete, si dhe faktin nëse këto pasuri nuk kanë lidhje apo kontrollohen nga personat të dyshuar si pjesëtarë të krimit të organizuar.
    Funksionimi
    Sipas qeverisë, përdorimi i fondeve dhe i pasurive të konfiskuara do të shkojë për dëmshpërblimin e viktimave të krimit të organizuar, apo do t’i jepen në administrim organeve të drejtësisë, rendit publik, mbrojtjes civile, njësive vendore për përmbushjen e funksioneve të tyre për qëllime sociale. Zëdhënësi i kryeministrit, Aldrin Dalipi, bën të ditur se, për zbatimin e ligjit, ekzekutivi ka parashikuar që të krijohet një strukturë e posaçme shtetërore për administrimin dhe shpërndarjen e pasurive të krimit, të konfiskuara në procesin penal apo sipas këtij ligji. Sanksioneve të këtij akti të sapomiratuar i nënshtrohen të gjithë personat që dyshohen si pjesëtarë të organizatave kriminale ose grupeve të organizuara, organizatave të bashkëpunimit për qëllime terroriste, bandave të armatosura etj. Në ndihmë të këtyre strukturave, për zhvillimin e politikave dhe masave kundër krimit të organizuar, në projektligj parashikohet ngritja e një komiteti këshillues për masat kundër krimit të organizuar, i cili drejtohet nga kryeministri dhe ka në përbërje të tij titullarët e institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar në pushtetin ekzekutiv dhe atë gjyqësor, si dhe përfaqësues të njësive vendore.

    Ballkan
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    ne asnje vend europian nuk aplikohen ligje te tilla (te pakten une s'kam degjuar asnjehere te flitet per to). ngaqe ne bazen e çfaredoqofte veprimtarie pasuruese fshihet DOMOSDOSHMERISHT nje "veprimtari mafioze".

    nje i ndershem nuk pasurohet kurre.

    qeverise mafioze te tiranes, jo se i djeg per "luften kunder mafies", synimi eshte me nje gur te vriten dy zogj. i pari ruajtja me çdo kusht e hegjemonise politiko-ekonomike ne shqiperi nga disa klane te caktuar. i dyti, hedhja hi syve europes burrokrate mbi fillimin e luftes kundra korrupsionit masiv si dhe larja nga ndotja mafioze e anetareve te qeverise.

    interesant do jete reagimi klaneve mafioze.

    s'do çuditesha te fillonte si pasoje eliminimi fizik i disa udheheqesve politike.

    ne qofte se kjo s'ndodh, atehere klanet e verteta mafioze ndodhen TE GJITHA ne pushtet, dhe ne fakt s'flitet veçse per mafiozet ordinere, ose ata halabaket e lagjeve pa kurrefare pushteti te vertete.

Tema të Ngjashme

  1. Sekuestrohen pasuritë e njeriut të Bin Laden
    Nga iliria e para në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 14:49
  2. Greqia vendos të shesë pronat e shqiptarëve
    Nga Xhuxhumaku në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 13:28
  3. Pasuritë e nëndheshme të zyrtarëve të lartë.
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-05-2004, 02:18
  4. Pasurite qe disponojn ministrat e "Nanos"s
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-07-2003, 00:17
  5. Berisha kerkon te hetoje per pasurite.
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-04-2003, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •