Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 48
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Citim Postuar mė parė nga niko korcari
    ...dua tė theksoj edhe njė herė se nuk kam punė me bindjet etnike tė Kolės, por me qėndrimin e tij armiqėsor ndaj orthodhoksisė. Fakti qė e ndjente veten shqiptar nuk justifikon bashkėpunimin e ngushtė me father Fotin, i cili, nga ana tjetėr, projektonte veten si lider orthodhoks, dhe jo si lider i ndonjė kolonie apo shoqate shqiptare nė mėrgim. Nė fund tė fundit edhe Bin Laden e donte shumė Shqipėrinė, pavarėsisht se e donte fundamentalisht islamiste. Edhe Aristidh Kola e donte po aq shumė Shqipėrinė, por fundamentalisht atesite. Tani, cili ėshtė roli i Fotit nė kėtė mes, gjejeni vetė!
    E thjeshte. Foti (po qe se historia e tij nuk eshte mbarsur po aq sa edhe e tjereve qe permendi ne shkrim), dhe Bin Laden nuk kane asnje vend perkrah Koles, apo gjithe shqipetareve me force mendimi dhe karakteri, qe hulumtojne mbi dijenine dhe bindjet qe kane. Syreshet qe permend ne pasazhin e cituar po edhe me lart, radhiten perkrah njerezve qe per interesin e tyre te "shenjteruar" personal via atij nacional sulmojne cdo gje me vlere, e te vertete te sotme apo historike. Ata jane sistematike dhe te kamufluar ne procesin e shkaterrimit. Keta udheheqes shpirterore adoptojne parrulla ideologjike nga me marramendeset qe te brezi masiv i ignoramus sapiens (i cile me, apo pa vetedije punon per ta) te ndihet mire kur shet nenen, te ardhmen e femijeve per hir te mireqenjes se vet sot.

    I dashur, koka qe struci fut ne rere per t'u fshehur, mund t'i duket breshke mizave te dheut, por eshte koke struci per ata qe kane studjuar faunen/biologjine.

  2. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sa per Aristidh Kolen, ke shume te drejte, Niko. Ate liber, te perkthyer ne nje shqipe skandaloze e per te ardhur turp, si ne sintakse e ne drejtshkrim, jam duke e lexuar keto dite.
    Aristidh Kola, pra, sic thua edhe ti, eshte nje anti-ortodoks e anti-bizantin i terbuar, edhe nje pagano-ateist. Teorite e huazuara te tija, apo edhe te vetezhvilluara, gjuhesore, nuk mund ti kritikoj, pasi duhet nje njohuri e mirefillte edhe e thelle per cka po flitet.
    Une po ashtu, kam vene re ngjashmeri midis greqishtes klasike edhe shqipes, para se te lexoja Aristidhin (psh, folja parakheo, qe do te thote oferte flijimi = me shqipen paraqes, ose parakes). Madje pikerisht per kete vrojtim, u shtyta qe ta lexoj ate liber.
    Megjithate, kam hasur neper internet diku nje vend ku edhe vete Foti Cici e pergenjeshtron teorite e Aristidhit, si edhe thashethemin se e kane vrare greket.


    Bravo per ecurine e temes. Ka mare nje kthese shume esenciale! Ceshtja qe ti ngre, nxjerr vetevetiu shume nentema esenciale per historine e 12 viteve te fundit te Shqiperise!

    Foti ne burg?! Foti me Gazideden?!

    Deri kur do te falsifikohet kozmetika patriotike shqiptare me inskenime spiune te sigurimit?!
    Gazidede nje fondamentalist; Berisha e fut vendin ne Konf. Islamike, e ne te njejten kohe arbitrarisht lufton pandershmerisht Imzot Anastasin...

    Po te vazhdoj me pyetje te tilla, jo te rehatshme, do ti dale fytyra demokracise se vertete te nje vendi te brishte, ku pengesa kryesore e moszhvillimit eshte anadollizmi i vete nje pjese te mire te klases politike, qofte edhe intelektuale te vendit.


    PS: qe te mos harroj, per hir te se vertetes, te pakten ashtu sic une e shoh ate, pjesa anadollake e vendit, per cudi, eshte sherbyer mjeshterisht nga hijenat e poshtersive politike, vllehet, qe egersisht shpesh here ne histori, kane ngrene plot epsh, ate qe kane lene luanet anadollak. Kjo eshte ironia me e madhe e historise sone, megjithese per vllehet ne pergjithesi une kam shume respekt!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 07-08-2004 mė 18:59

  3. #13
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Nga shkrimet e Nikos duket sikur Niko paska ca hesape personale me Foti Cicin...qe ne te tjereve nuk na hyjne hic ne xhep. F.Cicin nuk e njoh personalisht por me te degjuar prej Sejfi Protopapes, nje burre i ndershem, kam te dhena per te cilat nuk i ulin as nuk i ngrejne vlerat atij. Duket si rob qe ka probleme me marrdheniet me njerez.! Keto jane ceshtje thjesht personale dhe Shqiptaret koketrashe i nxjerrin ketu pa pasur kurrfare respekti per te drejten e privacise etj etj...Me sakt Orthodokse koketrashe ne kete rast. Beni mire te terhiqeni neper ato seminaret tuaja dhe te lini punet qe s'kane te bejne me Perendine neve qe s'na rruhet shume per te eh?
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  4. #14
    Korcari Maska e niko korcari
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93
    vijon nga numri i kaluar

    Pas daljes nga burgu father Foti (alias Fatmir Gligor Cici) kaloi gati dy vjet tė tmerrshme nė fshatin e tij Nivicė. Burgu i prishi edhe ėndrrėn e tij pėr tė vazhduar studimet e larta pėr veterinari, pasi kishte mbaruar mė parė Shkollėn e Mesme Bujqėsore "Namik Delvina" nė Delvinė tė Sarandės.

    U fut nė punė si bletėrritės, profesion nga i cili, siē kam theksuar mė lart, nuk mėsoi si tė punonte pėr tė mirėn e pėrbashkėt, por pėr tė thithur pėr vete, vetėm pėr vete, nektarin mė tė ėmbėl, madje duke pickuar me thumbin e tij helmues bletėt e tjera punėtore, qė punonin me pėrkushtim pėr kolektivin.

    Edhe pse nuk ishte veēse njė bletė e thjeshtė, i hypi dėshira tė bėhej bletė-mbretėreshė (nėnė-siē thonė bletėrritėsit). Kjo dėshirė e shoqėroi gjatė gjithė jetės. Thumbonte me helmin tė tjerėt, pėr t'u ngjitur pėr vete sa mė lart, shumė mė lart sesa ia lejonte mediokriteti i tij legjendar.

    Siē e thashė, father Foti ishte nė atė periudhė njė njeri i pėrēmuar nė shoqėrinė e mbyllur tė fshatit Nivicė. Pasionet kriminale, qė buronin nga shpirtligėsia, pėrēmoheshin asokohe shumė mė tepėr se njė krim i rėndomtė, edhe nė rastet kur ai pėrfundonte me vrasje.

    Qė tė jem i sinqertė, father Foti nuk tė jep pėrshtypjen e njė krimineli qė tė vret ballė pėr ballė, pasi nuk ka aftėsitė fizike, guximin pėr t'u ndeshur pėr jetė a vdekje e tj. Disponon vetėm ligėsinė, urrejtjen dhe cmirėn, njėsoj si personazhet e atyre filmave tė frikshėm, qė flenė ditėn e veprojnė natėn. Kjo ishte arsyeja qė ai ishte kaq i pėrēmuar nė fshat, prej tė cilit ėshtė larguar njė herė e mirė.

    Mė nė fund father Fotit i ndriti fati. Regjimit komunist po vinte fundi dhe nė rrethin e Sarandės, nė ditėt e fundit tė dhjetorit 1990 u hap kufiri midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Father Foti nxitoi ndėr tė parėt tė hidhej nė Greqi. Nė ditėt e para tė janarit 1991 doli nė Filat dhe menjėherė mė pas, u ēua nė kampin e Kallpaqit, rreth 30 km larg pikės kufitare tė Kakavies, ku ēoheshin vetėm ata qė deklaronin se ishin vorioepirotė.

    Pėrsa i pėrket dokumenteve dhe emrin me tė cilin kaloi kufirin, qėndroni nė linjė. Do tė vėrtetoni edhe njė herė se cili ėshtė mashtruesi father Foti Gligor Cici nga Nivica e Sarandės.

    vijon nė numrin e ardhshėm



    P.S.

    Seminarist!

    1) Librat e A. Kolės i kam lexuar vetėm nė greqisht. Teoritė e tij pėr lidhjen qė mund tė ekzistojė midis shqipes dhe greqishtes, njė prej tė cilave pėrmende edhe ti, nė fakt nuk janė tė vetat, por i ka huazuar nga tė tjerėt, kryesisht nga ish episkopi i Korēės dhe profesorit tė Universitetit tė Athinės Evlog Kurila. Me sa mbaj mend, nė librat e tij nuk ka fare referenca nė fund tė faqes, por vetėm literaturė nė fund, duke krijuar pėrshtypjen se ato qė shkruan i ka tė vetat.

    2) Father Foti ka hedhur poshtė pretendimet e A. Kolės vetėm pas vdekjes sė tij. Ky ėshtė father Foti. pasi tė mjel mirė e mirė, tė ve mbi krye gurin e varrit. Ky ėshtė morali fotocician. Nė fakt A. Kola ishte financuesi i father Fotit kur ishte nė Athinė dhe folėsi kryesor nė takimet qė zhvillonte ky i fundit me disa shqiptarė orthodhoksė nė Athinė.

  5. #15
    Korcari Maska e niko korcari
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93
    vijon nga numri i kaluar

    Dua tė sqaroj njė herė e mirė diēka qė ka lidhje me emrin dhe kombėsinė e father Foti Cicit qysh nė momentin qė kėmba e tij shkeli nė shtetin grek. Eshtė thėnė dhe stėrthėnė nga ai vetė dhe nga lakejtė e tij se na paskish dy emra: Fatmir dhe Foti. Kam lexuar edhe debate tė tij nė Forum ku mbronte me forcė kėtė pretendim.

    Ajo qė rezulton nga dokumentet qė kam nė dosjen time, ėshtė se father Foti ka kaluar kufirin me njė letėrnjoftim tė nxjerrė nė Gjendjen Civile periudhėn e fundit para se tė kalonte kufirin. Kėtė gjė nuk e fshihte as ai vetė, madje e deklaronte hapur se kishte ndėrruar letėrnjoftimin.

    Pėr mendimin tim ky letėrnjoftim, tė cilin, nė qoftė se nuk e ka hedhur poshtė, e ka me vete, nuk ishte i falsifikuar pėr dy arsye:

    1) Data e lėshimit ishte e kohėve tė fundit. Po tė ishte i falsifikuar, do tė kishte ndėrruar datėn e lėshimit.

    2) Kombėsia ishte shqiptare. Nė qoftė se donte tė falsifikonte pėr tė lehtėsuar qėndrimin e tij nė Greqi, do ta bėnte me kombėsi greke.

    Pra, father Foti ka kaluar kufirin jo me emrin e tij Fatmir, por me emrin Foti. Emrin Fatmir e rimori (e zhvarrosi nga harresa) kur pėrpiqej tė siguronte bukėn e gojės pa punuar, duke mikluar qarqet fundamentaliste antiorthodhokse tė diasporės.

    Nga tė gjitha dokumentet qė father Foti ēoi nga Shqipėria nė Greqi, me emrin Fatmir, ishte vetėm dėftesa e pjekurisė sė shkollės sė mesme bujqėsore (dega e kafshėve).

    Duke respektuar sensibilitetin e Qafirit pėr privacinė e father Fotit, mė lejoni t'i referohem njė ēertifikate lindjeje, tė cilėn e ka paraqitur nė Universitetin e Athinės nė muajin tetor 1991. Po le mėnjanė hollėsitė e gjeneraliteteve dhe po pėrmend vetėm emrin e tij: Foti, kombėsinė: shqiptare, si dhe emrin e pėrkthyesit dhe datėn e pėrkthimit dhe siglimit nė Ministrinė e Jashtme tė Greqisė: Kristos Lekkas, 18 tetor 1991.

    Tė gjithė ata qė i dalin nė krah mashtruesit father Foti Cici dhe janė gėnjyer prej tij mund ta pyesin atė nėse kėto qė shkruaj unė janė apo jo tė vėrteta. Si e kaloi kufirin, me emrin Fatmir, apo Foti?


    Qafir!

    Pėr tė gjitha kėto qė shkruaj, shumė kohė mė parė, kam venė nė dijeni father Fotin. Pyete vetė se e ke mik. Unė pėr vete nuk kam marrė asnjė pėrgjigje. Para se tė flasėsh pėr interesa tė instancave tė larta tė KOASH-it, pyete mė mirė se pse u zhdukėn nga Forumi, pse nuk ua mban mė tė japin qoftė edhe njė pėrgjigje?

    vijon nė numrin e ardhshėm

  6. #16
    Korcari Maska e niko korcari
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93
    vijon nga numri i kaluar

    Thamė se pasi kaloi kufirin ditėt e para tė janarit 1991 me emrin Foti dhe jo Fatmir, fatheri ynė deklaroi nė policinė e Filatit se ishte me origjinė greke dhe, nė kėtė mėnyrė, u dėrgua nė kampin e Kallpaqit.

    Dimri i atij viti ishte tepėr i ashpėr. Bora ishte mbi 60 cm dhe kjo kapriēo e kohės (kishte 50 vjet qė nuk kishte rėnė kaq borė nė Kallpaq) i kalli datėn fatherit. Ishte strukur i tėri nė xhupin e tij tė rehatshėm, ndėrsa koka pothujase nuk i dukej fare nga kapuēi i tij ngjyrė gri e hapur me njė pigment peri tė kuq fare tė lehtė (apo jo, mo Miri?).

    Ato qė kishte dėgjuar pėr jetė tė rehatshme e plot luks iu dukėn tani pėrralla me bisht. I vinte keq qė nuk kishte dėgjuar propagandėn e komunistėve nė TV, tė cilėt mbulonin orė tė tėra me intervista refugjatėsh tė pakėnaqur nga kushtet e kampeve tė refugjatėve nė Greqi.

    Fatheri nuk kishte ardhur pėr tė punuar, as pėr tė mbajtur veten me bukė. Kishte ardhur ta mbanin tė tjerėt me bukė. Eshtė fakt se ky dembel Stambolli nuk ka punuar qoftė edhe njė ditė tė vetme si nė Greqi, si nė Angli,si nė SHBA, ashtu edhe nė Kanada.

    Perspektiva dukej tepėr e zymtė. Shokėt nga fshati qė e shoqėronin dhe qė fillimisht e mbanin si kapo pėr hir tė greqishtes sė ēalė qė dinte asokohe (e ēalė nga mbetur deri sot pavarėsisht nga mėsimdhėnia nė Ohio) e braktisėn njeri-pas tjetrit. Madje njė ose dy prej tyre arritėn tė adoptoheshin nga familje greke dhe tė jetonin si pashallarė (apo jo, mo Miri?).

    Mė nė fund i ndriti edhe fatherit. Njė ditė tė bukur, edhe pse bora dhe tė ftohtit e hidhur vazhdonin ta bezdisnin, pa disa njerėz qė shpėrndanin ėmbėlsira dhe ēokollata nė kishėn e repartit ushtarak tė Kallpaqit (atje strehoheshin refugjatėt qė deklaronin se ishin vorioepirotė). U informua se ishin njerėz tė Mitropolitit tė Konicės, tė Sebastianit, i cili ishte i njohur nė Shqipėri pėr idetė e tij nė lidhje me Vorio Epirin.

    Pasi mbushi barkun me ėmbėlsira (ėshtė hamės i madh) kėrkoi tė bisedonte me njė farė Siklimiris, anėtar tė PASIVA-sė, organizatės qė kishte themeluar nė Greqi Sebastianosi pėr V. Epirin. Me tone tronditėse e plot ndjenja i rrėfeu pėr helenizmin e tij, pėr ndjenjat e tij antikomuniste e tj. Por ajo qė i bėri mė shumė pėrshtypje tė dėrguarit tė Sebastianosit a e dini ē'ishte? E gjeni dot?

    Father Foti i tha z. Siklimiris se sapo kishte dalė nga burgu, ku gogolėt komunistė e kishin rrasur brenda ngaqė kishte shprehur dėshirėn tė studjonte pėr teologji. Ishte njė martir i fesė orthodhokse, qė nuk donte gjė tjetėr nė botė veēse tė bėhej teolog. Pėr hir tė kėsaj dėshire kishte duruar kamzhikun e xhelatėve komunistė nė burgjet e tmerrshme tė Enver Hoxhės!!!!!!???.

    Tė dėrguarit tė Sebastianosit pėr pak sa nuk i ranė dhėmbėt nė shesh nga ngashėrimi. E pėrqafoi me mallėngjim dhe i premtoi se dėshira e tij do tė bėhej realitet. Lotėt e Siklimiris rrodhėn ēurgė kur father Foti deklaroi se qysh ditėn qė doli nga burgu lutet vetėm pėr dy gjėra: tė studjojė pėr teologji me ndihmėn e Sebastianosit dhe t'i kėrkojė Perėndisė tė falė xhelatėt komunistė qė e lidhėn me pranga pėr hir tė dashurisė sė tij pėr Perėndinė.

    Z. Siklimiris mori nė telefon Sebastianosin dhe i tha se kishte zbuluar njė shenjtor tė vėrtetė, nga ata tė epokės paleokristiane. Entusiazmi arriti kulmin. Ditėn e premte, nė datėn 08 shkurt 1991 (mos do tė tė them edhe orėn, mo Miri?) i burgosuri i regjimit komunist pėr shkak tė bindjeve tė fuqishme fetare u prit me pompozitet nė Konicė.

    Ky ėshtė vetėm njė nga aktet e komedisė me titull: Foti Cici, pirati qė kėrkon tė bėhet papė.

  7. #17
    Korcari Maska e niko korcari
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93
    Mė ndjeni, vėllezėr, se nga mallėngjimi harrova tė shkruaj frazėn e fundit:

    vijon nė numrin e ardhshėm

  8. #18
    Korcari Maska e niko korcari
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93

    Argėtim

    Pasi e kuptoj edhe vetė se me kėto qė po shkruaj pėr father Fotin disa u ėshtė prishur gjumi, disa tė tjerėve, akoma mė keq, u ėshtė prishur qejfi, vendosa qė herė pas here t’u ofroj atyre disa momente argėtimi, duke i siguruar nė tė njėjtėn kohė s’kam ndėrmend tė tėrhiqem nga kjo temė, tė cilėn «e ka ba vet Zoti».

    Kemi vėnė re tė gjithė se father Foti pėrpiqet tė imitojė Fan Nolin e madh, tė hiqet si trashėgimtar i tij, pavarėsisht se ky cicmic nuk i arrin as tek thonjtė e kėmbės. Po lexoja rastėsisht poezinė e Fan Nolit «Anės lumenjve» dhe befas mė erdhi njė mendim nė kokė: Si do ta shkruante father Foti kėtė poezi?

    Fillimisht besoj se do t’i ndėrronte titullin. Nuk do ta quante «Anės lumenjve», por «Anės pėrrenjve». Pėrrenjtė janė vendi mė i pėrshtatshėm ku qarkullojnė fantazmat dhe delli im poetik (qė mė zuri krejt papritur) nuk kishte asnjė tė drejtė ta largonte fantazmėn fr Foti Cici nga mjedisi i tij i natyrshėm. Vazhdimin shijojeni vetė, pa komente.


    Anės pėrrenjve

    Faqekuq e trupdhjamosur
    Me yndyrė buzėt llangosur
    Po kėndoj serbes-serbes
    Do bėj qejf derisa tė vdes

    Ku e lamė e ku na mbeti
    S’mė hyn nė xhep se ē’bėn mileti
    Anės detit kokėpalarė
    Anės dritės mbeta trutharė
    Pranė sofrės s’lė gje pa ngrėnė
    Kokėtrashė e i panxėnė
    Kullarisur e kostumosur
    Trup e shpirt i katranosur

    Se ē'e paguan derbederėt,
    Hoxhallarėt dhe bejlerėt,
    Se ē'i shtypi jabanxhinjtė,
    Se ē'i shtrydhi hallexhinjtė,
    Se ē’i preu, se ē’i vrau
    Orthodhoksėt nė gjak i lau
    Nėnė thundrėn e pėrdhunės
    Me Gazideden i ka hyrė punės
    Ēirem, digjem i krekosur,
    Me thikė nė brez i armatosur,
    Ēakėrqejf e i dreqosur,
    Pres njė shenj' e pres njė dritė,
    Pres me vjet' e pres me ditė,
    Se ē'u trasha, se ē'u fryva,
    Se ē’u dėnda, se ē’u mpiva,
    Lark prej djersės dhe prej punės,
    Pranė qejfit, pranė dhunės.
    Ēakėrdisur, batėrdisur,
    Pėrpėlitur dhe zalisur,
    Ėndėronj pa funt, plot shpresė,
    Orthodhoksinė ta bėj tė vdesė.
    Dhe njė zė vengon nga Kanadaja,
    Mė del gjumi, mė shtohet sevdaja,
    Se Gazidedja po gatitet,
    Se orthodhoksi lebetitet,
    Se pėlcet, kėrcet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
    Skuqet Semani dhe Drini,
    Shteron Bistrica dhe Shkumbini,
    Se pas jetės ndriti tradhtia
    Se pas besės vjen pabesia
    Ngrehuni dhe bjeruni,
    Islamistė e fotocicė
    Kockat bėjuani kapicė,
    Qė nga Shkodra gjer nė NIVICĖ!

  9. #19
    Agim Bardhi
    Anėtarėsuar
    07-04-2004
    Vendndodhja
    Elbasan.
    Postime
    43

    Cici qenka ftohur njehere e mire!!!

    Duket qė ky i ftohti i Filatit e ka ftohur njėherė e pėrgjithmonė Reverend Holy Father Excellent Chanter and Super Terminator Fatmiris Fotis Cicidhis. Pėrvec ėndėrrave duket se Fatheri ka pasur edhe gusto pasi ngjyra gri ėshtė gjithmonė nė modė packa se simbolika e grisė ėshtė shumė e trishtueshme. Duket sikur grija e ka shoqėruar atė gjatė gjithė jetės.

    Vetėm njė gjė mendoj se e ka arritur i Perndershmi i pandershmė, qė populli t’i ngrejė atij kėngė. Ėshtė lodhur shumė, por me sa duket ia ka arritur qėllimit.
    Pėrsa i pėrket atyre njerėzve qė qanin, kjo ėshtė ngjarje e pėrsėritur. Foti e ka tė tijėn aftėsinė pėr tė tė bėrė pėr tė qarė. Njėherė ti qan nga mallėngjimi i kėtij martiri e pastaj pėrsėri qan nga zhgėnjimi qė tė shakton ai.

    Nga pėrshkrimet tepėr tė hollėsishmė qė bėhen nė kėtė temė, pėrvec faktit tė aftėsive gjuhėsore tė shkruesit dhe ndjenjės sikur po i jeton edhe ti ato momente, tė jepet edhe siguria qė ai qė shkruan kaq imtėsira jo vetėm qė ka njė memorie tė mrekullueshme, por edhe thotė tė vėrtetėn e plotė dhe tė pacėnuar.

    E ndjek kėtė temė qė hapa cdo ditė, ashtu sikurse jam i sigurt qė edhe Sfurku dhe Foti qė ai pėrfaqėson janė on line pėr 24 ore rrjesht. Nuk ėshtė e cuditshmė qė pėr ndonjė skenė tė kėsaj historie edhe vetė Foti tė thotė: “O e ka mirė ky se mua mė kishte dalė nga mendja fare”.

    Ftoj edhe studiuesit qė nė tė ardhmen do tė dėshirojnė tė merren me figurėn “e ndritur” tė kėtij njeriu ta zbresin temėn nė arkivin e tyre.

    Le tė shikojmė vazhdimin...

  10. #20
    Korcari Maska e niko korcari
    Anėtarėsuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93
    vijon nga numri i kaluar

    Tė gjithė ata qė e kanė ndjekur temėn me kujdes e kanė tashmė tė qartė se fr Foti Gligor Cici e nisi karrierėn e tij kishtare me njė gėnjeshtėr tė paskrupullt, duke i deklaruar z. Siklimiris, bashkėpunėtorit tė Sebastianosit, se sapo kishte dalė nga burgjet e monizmit, ku ishte dėnuar gjoja pėr bindjet e tij fetare.

    Nė fakt ai ishte nje kriminel fundamentalisto-komunist, i cili u shpall fajtor pėr tentativė vrasjeje me paramendim, akuze e cila u shndėrrua, pėr hir tė pėrkushtimit tė Cicajve ndaj enverizmit, nė plagosje tė lehtė me dashje dhe u dėnua me heqje lirie nga Gjykata e Sarandės nė datėn 09.09.1988.

    Supermashtruesi fr Foti Cici kujtoi se kjo gėnjeshtėr monstruoze nuk do t'i dilte kollaj nė shesh. Muajt e parė tė vitit 1991 tė jepnin pėrshtypjen se refugjatėt qė kishin kaluar kufirin me Greqinė nuk do tė komunikonin lehtė me njerėzit e tyre. Kjo gjendje i dha njė farė sigurie fr Fotit se nuk do tė zbulohej lehtė, ose edhe sikur tė zbulohej, do tė kishte kohė pėr tė krijuar premisat pėr tė kaluar nė ndonjė strofkė tjetėr tė rehatshme.

    Taktika e fr Fotit ka qenė dhe mbetet ajo e dhelprės, e cila e ndėrton folenė e saj me shumė hyrje. Nė qoftė se i zėnė pusi nė njerėn prej tyre, arrin tė shpėtojė lėkurėn me ndihmėn e tė tjerave. Pra u lidh nė tė njėjtėn kohė me Sebastianosin, me Gazideden, me A. Kolėn, me kryepiskopin Anastas e tj.

    Pėr fatin e tij tė keq peripecia e burgosjes sė tij nė Shqipėri u mėsua me tė gjitha hollėsitė nė Konicė. Tė gjithė u zhgėnjyen, me pėrjashtim tė (kujt tjetėr ?) zbuluesit dhe mė pas nunit tė tij, pėr tė cilin kemi folur, i cili nuk donte ta besonte se kishte rėnė nė grackėn e njė diletanti tė humbur nga fshati Nivicė.

    Megjithatė nuk ishte vetėm kjo gėnjeshtėr qė e bėri father Fotin tė shihej me pėrbuzje nė Konicė. Mbi tė gjitha ishte shkalla tepėr e ulėt e intelektit tė tij, greqishtja e ēalė, mungesa e zellit pėr tė ecur pėrpara, pėrtacia dhe dembelizmi i tij legjendar, huqet, veset e shėmtuara, mungesa e sedrės, pabesia, cmira, shpifja, keqdashja e plot e plot tė tjera si kėto.

    Nė lidhje me greqishten e tij dua tė theksoj edhe njė herė se ky "mėsimdhėnės i Ohio-s" jo vetėm qė nuk ka njohuri tė sakta, por e folura e tij ėshtė njė mllaēitje e pak fjalėve qė njeh, tė cilat i rrotullon nė gojė si karamele, njėsoj siē rrotullojnė nė gojė guralecėt udhėtarėt e etur tė shkretėtirės.

    Ndėrthurrja e ligėsisė sė tij tė dukshme me naivitetin e tij po aq tė dukshėm ranė shumė shpejt nė sy. Kudo ku shkoi nė Greqi, tė gjithė sa e njohėn, tė gjithė sa u shoqėruan me tė, i ngjitėn tė njėjtin epitet: koutoponiros, qė ne korēarėt i themi shejtan-budalla.

    Sikur tė mos mjaftonte kjo, fr Fotit i ra nga qielli edhe njė dhogė tjetėr nė kokė. Nė pėrpjekjet e tij pėr t'u lidhur me sa mė shumė njerėz (pėr tė hapur sa mė shumė dalje nė strofkė) u njoh nė Konicė me njė prift tė moshuar nga Korfuzi, qė quhej atė Georgios. Ishte i vetėm nė shtėpi dhe gruaja i kishte vdekur shumė kohė mė parė (djali ishte martuar dhe nuk jetonte me tė). Fatheri ynė i vuri syrin. Fėrkoi duart dhe u hodh nė sulm.

    Supermashtruesi fr Foti Gligor Cici nuk e pati tė vėshtirė ta mashtronte atė plakush babaxhan aty pėr aty. E magjepsi me broēkullat qė i tha, i rrėfeu pėr vuajtjet e tij nė burgjet e komunistėve, i puthi nja dy herė rresht duart edhe kėmbėt dhe plakushi kaq e pati. E ftoi qė tė kalonte verėn nė Korfuz, nė shtėpinė e tij. Sa pėr shpenzimet, no problem. Plakushi zgjidhi qesen dhe i ofroi qysh atė ēast njė pjesė tė pensionit tė tij.

    Ditėt e para tė fr Fotit nė shtėpinė e atė Georgios kaluan mjaltė. Madje shkuan edhe nė anėn tjetėr tė ishullit, pėrballė Himarės. Fr Foti e hiqte veten "himarjot". Ah sa furra me bukė ka gėlltitur ky mashtrues vetėm duke thėnė se ėshtė nga Himara! Ah! Ah! Ah!

    Ditėt kalonin dhe atė Georgios e mori vesh mirė se ē'gjarpėr ushqente. Megjithatė bėnte durim. Por edhe durimi ka njė kufi. Zemėrimi i tij arriti kulmin kur fr Foti i kėrkoi ta adoptonte dhe t'i kalonte shtėpinė nė emėr tė tij. Bile pėr t'ia arritur qėllimit filloi tė shpifte edhe pėr djalin e priftit, duke u pėrpjekur ta fuste nė grindje kėtė tė fundit me tė birin. Atėherė plalushi babaxhan, qė mė nė fund e kuptoi se me kė kishte tė bėnte, i tregoi rrugėn...

    Megjithatė edhe fr Foti nuk doli bosh. Ia nxori inatin atij plakushi "shpirtkazėm", qė nuk pranoi ta adoptonte e t'i kalonte shtėpinė nė emėr tė tij. E merrni dot me mend se ēfarė i punoi? Hė, e gjeni dot? Nga inati, pra, fr Foti i vodhi atė Georgiosit rrobat e meshės! Jo se i duheshin, por vetėm pėr ta ndėshkuar pėr refuzimin e tij. Kjo ishte hakmarrja e fr Fotit kundėr tij. Ky ishte shpėrblimi i fr Fotit pėr atė plakush qė e mbajti me bukė nė shtėpinė e vet. Ky ėshtė fr Foti Cici!

    Se si u pėrpoq tė justifikohej nė Konicė, do tė flasim herės tjetėr.

    vijon nė numrin e ardhshėm

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •