Nje ere e re po fryn ne politike. Te rinjte e Pallatit te Kongreseve transmetojne mesazhin
Kryeministri Fatos Nano dhe kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama u takuan mbreme me perfaqesues te studenteve shqiptare qe studiojne jashte vendit dhe te rinjte qe punojne ne administraten publike. Takimi u zhvillua ne Pallatin e Kongreseve ku qindra te rinj shprehen shqetesimet e tyre lidhur me problemet qe karakterizojne kete shtrese shoqerore. Keta te rinj priten me duartrokitje dhe brohorima fjalen e kryebashkiakut Edi Rama, nderkohe qe deklarata e kryeministrit Nano nuk ngjalli aspak entuziazem tek studentet, madje ai eshte pritur edhe me fishkellima, bile disa rrinin me shpine nga kryeministri ne shenje ftohtesie e mosbesimi. Me nismen e ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve dhe rrjetit ASN per here te pare te rinjte qe studiojne brenda dhe jashte vendit u takuan ne nje aktivitet te vecante. Nderkohe, pak dite me pare ministri Klosi priti te rinjte organizatore te aktivitetit "Ti Shqiperi me jep nder" qe beri te mundur mbledhjen e rinise shqiptare ne Pallatin e Kongreseve. Me nismen e ministrit dhe "Rrjetit te Studenteve Shqiptare ne bote "AS@N mbeshtetur nga keshilli Rinor Shqiptar, Drejtoria Arsimore-Tirane, si dhe Shoqata e Administratoreve te rinj te Tiranes te rinjte do te kene mundesine qe gjate nje dite te marrin dhe te shkembejne informacion mbi shkollimin, punesimin si brenda ashtu dhe jashte vendit. Gjate takimit ministri Klosi theksoi faktin se te rinjte studentet qe studiojne brenda dhe jashte vendit do te jene pjese e vemendjes te institucionit te tij. Sipas tij Ministria e Rinise dhe Sporteve do te kaloje se shpejti ne qeveri strategjine e punesimit te te rinjve qe studiojne jashte vendit. Klosi theksoi se ne perpiqemi qe keta te rinj te kene hapesira per t'u punesuar ne administraten publike duke u bere pjese e zhvillimit te vendit. Nderkohe qe fjala e kryebashkikut Rama u prit me entuziazem nga te rinjte, kryeministri Nano ishte jashte realitetit, aqsa beri gafa duke cituar fjale, fragmente fjalesh te cilat nuk kishin te benin aspak me sallen e te rinjve, bile ne nje moment kryeministri harroi perse kishte ardhur.Acarimi i zotit Nano erdhi per faktin qe Edi Rama u mireprit nga te rinjte, kurse prezenca e kryeministrit nuk kishte aspak dashamiresine e nevojshme per nje titullar ekzekutivi. Ftohtesia e salles e kishte drobitur ministrin Klosi, pasi ai i kishte premtuar Nanos se rinia studentore do ta priste me duartrokitje, pasi "i kemi seleksionuar emrat kundershtare", i kishte thene ministri. Kryeministri ne fjalorin e vet ishte kryekeput jashte realitetit te takimit, meqe ne pjesen me te madhe te fjales se tij studentet bisedonin me njeri tjetrin duke thene se" cfare genjeshtari ky Nano!". Natyrisht kryeministri nuk mund te pranonte faktin e neglizhences studentore, ndaj e humbi pusullen si "Xhaferi simiten". Fliste per gjera qe nuk i interesonin salles e cila ishte ftuar nga inistri Klosi.Bente disa xhestikulacione qe futen nen frike te rinjte se mos ndofta kryeministri ka probleme mendore, pasi ishin pa lidhje dhe qe tregonin se nuk ishte ne qetesine e duhur. Ne nje moment salla qeshi nen ze, kur kryeministri beri disa krahasime figurative qe nuk lidheshin aspak me thelbin e takimit dhe hallin e te rinjve studente.
Nga fundi i te pranishmeve dhe ne nje pjese te hollit disa te rinj i kthyen shpinen kryeministri kur fliste aq sa e turbulloi zotin Nano dhe shtrengoi nofullat nga zemerimi. Shumica nuk e besonte ne premtimet e tija.Me pas kryeministri ka dale i zemeruar nga Pallati i Kongreseve dhe nje prej gazetareve te TVSH e ka degjuar kur ka share ministrin Klosi qe nuk i kishte perzgjedhur studentet ne socialiste, sic i donte kreu i ekzekutivit.
Nuk dihet fati i ministrit Klosi pas kesaj qe ka irrituar kryeministrin me ftohtesine e mbremshme te te rinjve studente.
A. Mati
Koha jone
Krijoni Kontakt