Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Pjetėr Budi

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    Po ku ta di une. Diku ne bote nese nuk gaboj.
    Postime
    55

    Pjetėr Budi

    Pjetėr Budi ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė botės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai u pėrket atyre klerikėve, qė u dalluan pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhėheqės i masave popullore nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha osmane, pėrkthyes dhe krijues origjinal nė fushėn e letrave shqiptare pėr tė mbrojtur identitetin etnik e kulturor tė pupullit tonė. Pėr jetėn veprimtarinė dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumė tė dhėna tė drejtpėrdrejta. Edhe ato qė dimė, i nxjerrim kryesisht nga thėniet e veta nė librat qė botoi, veēanėrisht nga letra latinisht qė i dėrgoi mė 1621 njė kardinali tė quajtur Gocadin. Kjo letėr ėshtė njė dokument me rėndėsi tė veēantė jo vetėm pėr jetėn dhe personalitetin e autorit, por edhe pėr gjendjen e vendit nė atė kohė, dhe mbi tė gjitha ajo ėshtė njė program i plotė pėr organizimin dhe zhvillimin e luftės sė armatosur kundėr pushtuesit. Nė kėtė letėr Budi pas hyrjes bėn edhe njė autobiografi tė shkurtėr , nėpėrmjet sė cilės mėsojmė dicka tė sigurt pėr jetėn e tij.
    Lindi nė Gurė tė Bardhė tė Matit me 1566 nga njė familje e dėgjuar dhe e vjetėr. Mėsimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori nė vend, pranė disa ipeshkevet tė ndryshėm, deri nė moshėn 21-vjeēare. Mė 1587 u caktua meshtar dhe shėrbeu si famulltar i thjeshtė pėr 12 vjet nė Kosovė dhe me vonė 17 vjet tė tjerė si zėvendės i pėrgjithshėm i dioqezave tė Serbisė. Gjatė viteve 1516-1522 bėri disa udhėtime nė Itali, kryesisht pėr qėllime atdhetare si dhe pėr tė botuar veprat e tij. U mbyt nė dhjetor tė vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atė e shkaktuan qarqet anti shqiptare, qė shikonin tek Budi njė atdhetar tė flaktė dhe njė nga organizatorėt e luftės sė popullit pėr ēlirim nga zgjedha e huaj. Kėtė e vėrteton mė sė miri aktakuza me tė cilėn hidhet nė gjyq personi qė thuhet se e shkaktoi kėtė vdekje dhe aktet e gjyqit pėrkatės. Nė kėtė mėnyrė Budi ėshtė njė nga martirėt e parė tė kulturės shqiptare.
    Gjatė 29 vjetėve qė shėrbeu nė vise tė ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetėr Budi u shqua edhe pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare. Ai gjithė jetėn dhe energjitė e tij ia kuhstoi ēlirimit tė vendit. Hartoi plane pėr dėbimin e pushtuesit dhe u pėrpoq tė siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende tė tjera. Ai bėnte pjesė nė atė shtresė tė klerikėve, qė u lidhėn me krerėt e fiseve shqiptare dhe iu kundėrvunė jo vetėm sundimit tė egėr osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetėdijes kombėtare tė popullit shqiptar. Clirimin dhe shpėtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarėsia e lirė, sidomos te malėsorėt, tė cilėt nuk u pajtuan asnjėherė me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qėndresėn e tyre.
    Siē del nga letra qė i dėrgoi Gocadinit, misioni kryesor pėr tė cilin ai shkoi mė 1621nė Romė, ishte qė tė bėhej zėdhėnės i kėrkesave tė shqiptarėve dhe tė kėrkonte ndihma. Letra e tij ėshtė njė projekt i njė kryengritjeje tė armatosur qė njė klerik ia drejton njė kardianli dhe organeve tė administratės kishtare pėr tė kėrkuar ndihmė pėr popullin e tij, qė tė ēlirohej nga zgjedha e huaj. Ndėr tė tjera shkruan: "Kur u nisa prej kėtyre vendeve, fort m'u lutėn ata kryetarė fisesh, si dhe disa kryetarė myslymanė, qė t'ia shfaqja Papės ose ndonjė princi tjetėr kėtė dėshirė tė tyre e t'u lutesha qė tė na sigurojnė mbrojtje e ndihmė … pėr t'u ēliruar. Dhe jo vetėm tė krishterėt, por edhe tė parėt e myslimanėve… Tė gjithė duan tė dalin njė herė e mirė prej kėsaj gjendjeje tė mjeruar ose tė vdesin me armė nė dorė. Grushti qė do tė marrė Turqia kėtu, do tė jetė ndihmė edhe pėr polakėt„ .
    Por shpresat e tij, si gjithmonė, mbetėn tė zhgėnjyera. Megjithatė, ai asnjėherė nuk u ligėshtua. I dėshpėruar nga mosrealizimi i planeve tė tij, iu vu punės pėr tė pėrkthyer e botuar veprat e veta nė gjuhėn shqipe. Budi ėshtė i pari nga klerikėt qė do tė thotė se perėndia nuk e degjon atė qė i lutet nė gjuhė tė huaj, atė qė pėrsėrit vetėm fjalė boshe pa i kuptuar ato qė thotė. Me kėmbėngulje dhe pėrpjekje tė mėdha arriti qė mė 1618 tė botonte nė Romė veprėn e parė "Doktrina e krishtenė„ dhe mė 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e tė rrėfyemit". Veprat e Budit janė kryesisht pėrkthime ose pėrshtatje tė lira tekstesh fetare, por qėllimi i botimit tė tyre ėshtė, nė radhė tė parė, qėllim komėtar. Ato do t'u shėrbenin klerikėve nė Shqipėri pėr ngritjen e tyre profesionale nė shėrbesat fetare, por mė tepėr do t'i shėrbenin ruajtjes sė gjuhės shqipe, qė shprehte nė atė kohė shtyllėn kryesore tė kombėsisė, do t'u shėrbenin pėrpjekjeve pėr ēlirimin e vendit, zhvillimit e pėrparimit tė arsimit dhe kulturės sė popullit shqiptar, qė ky tė mos mbetej mė prapa se popujt e tjerė. Pėr qėllimin dhe rėndėsinė e tyre autori ėshtė i vetėdijshėm kur thotė se librat shqip do t'i shėrbenin kur tė kthehej nė viset e Shqipėrisė pėr tė pregatitur kryengritjen e pėrgjithshme dhe pėr tė fhsehur nė sy tė pushtuesėve kėtė veprimtari tė lartė kombėtare. Po tė studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartė se shpesh herė ai del jashtė tekstit origjinal nga pėrkthen dhe pėrshkruan doke e zakone shqiptare, tė cilat janė krijime origjinale nė prozė. Kjo gjė bie mė tepėr nė sy nė veprėn "Pasqyra e tė rrėfyemit", qė ka njė rėndėsi tė veēantė edhe pėr historinė e etnografinė. Nė faqet e fundit tė veprės autori ka vendosur njė letėr tė gjatė, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri pėr atdheun e popullin dhe ankohet pėr mungesėn e shkollave dhe pėr klerin qė nuk pėrpiqej t'u hapte sytė bashkatdhetarėve. Deri mė sot letra ėshtė konsideruar si proza e parė origjinale nė letėrsinė shqiptare, qė buron drejtpėrdrejtė nga zemra e njė atdhetari. Kjo e bėn Budin shkrimtarin e parė tė letėrsisė shqiptare qė lėvroi prozėn origjinale. Nė kėtė letėr pasqyrohen elemente tė jetės shqiptare tė kohės dhe ndihet shqetėsimi i klerikut patriot pėr fatet e popullit e tė gjuhės sė tij amtare. Budi pėrshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi tė gjitha, ndalet nė gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit tė vet. Pėr kėtė gjendje ai akuzon edhe bashkėatdhetarėt e vet "djesitė„ e "leterotetė„ (dijetarėt e letrarėt), qė u vjen dore ta ndihmojnė popullin pėr tė dalė nga kjo gjendje, por qė nuk po bėjnė asgjė…
    Proza e Budit dėshmon jo vetėm pėr idetė pėrparimtare, por edhe pėr aftėsitė e tij letrare. Edhe pse nė tė ndihet ndikimi i leteraturės kishtare latine, ai ėshtė munduar t'i japė gjuhės shqipe njė shprehje e formė tė bukur, duke shfrytėzuar pasurinė e gjuhės popullore dhe frazeologjinė e saj tė pasur.
    Faqe me rėndėsi nė krijimtarinė e Budit pėrbėjnė vjershat e tij. Para tij njohim vetėm njė vjershė tė shkurtėr me 8 vargje, tė shkruajtur nga arbėreshi Matrėnga, kurse Budi na ka lėnė 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me tė drejtė ai mund tė quhet nismėtari i parė i vjershėrimit shqip.
    Vjershat e Budit kryesisht janė tė pėrshtatura nga latinishtja e italishtja, vetėm pak janė origjinale. Ėshtė e vėrtetė se nė hartimin e tyre nuk kemi njė frymėzim e teknikė tė lartė, por vihet re njė pėrpjekje serioze pėr ta pasuruar gjuhėn shqipe edhe me krijime qė synojnė tė shprehin nė vargje tė bukurėn nė artin e fjalės shqipe.
    Nė njėrėn prej tyre, nė formėn e njė pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjėn e trishtimit dhe tė kotėsisė qė e pushton kur mendon se tė gjithė njerėzit i rrėmben vdekja:

    "Ku janė ata pleq bujarė,
    qė qenė pėrpara ne,
    e ata trima sqimatarė,
    tė shpejtė si rrufe?„

    Pengesė serioze pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit dhe tė kulturės kombėtare, pėrveē pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikėt e huaj, qė shėrbenin nė famullitė shqiptare. Kėta, duke shpifur e duke pėrēmuar vlerat kombėtare tė popullit tonė, cėnonin sedrėn e shqiptarėve, mundoheshin t'i pėrēanin ata dhe tė dėmtonin pėrpjekjet e tyre pėr ēlirim. Nė kėto rrethana, Budit iu desh tė luftonte nė disa fronte: edhe kundėr pushtimit tė huaj, edhe kundėr Vatikanit e tė dėrguarve tė tij nė Shqipėri. Prandaj mė 1622 organizoi njė mbledhje tė tė gjithė klerikėve shqiptarė tė zonės sė Shkodrės, Zadrimės, e Lezhės dhe i bėri tė betoheshin e tė nėnshkruanin njė vendim se nuk do tė pranonin kurrė klerikė tė huaj. Rrjedhimet e kėtij vendimi tė guximshėm u dukėn shpejt. Forcat kundėrshtare u bashkuan nė njė front tė pėrbashkėt, duke pėrdorur si mjet valėt e rrėmbyeshme tė Drinit, pėr ta eleminuar Budin nė njė ditė tė dhjetorit tė vitit 1622.
    Jeta e Budit ėshtė njė jetė kushtuar fund e krye ēėshtjes shqiptare. Programi fisnik i gjithė kėsaj veprimtarie atdhetare mund tė pėrmblidhen nė kėto fjalė qė shkroi me dorėn e tij: "…aqė sa munda luftova me gjithė zemėr jo pėr qishdo lakmi e lavdi tė mrazėt, po me njė tė madh dėshirė pėr ndihmė tė patries e tė gjuhės sonė„ .
    Figura e Pjetėr Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetėmohimi pėr vendin dhe popullin e vet, duke u bėrė nė disa drejtime pararendės i rilindėsve.
    "HASTA LA VITORIA SIEMPRE!" (ERNESTO CHE GUEVARA)
    SOLIDARITETI ESHTE FORCA E NJEREZIMIT.

  2. #2
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    PJETER BUDI, ADAMI I POETIKES BAROKE SHQIPE

    430 vjet me pare lindi Pjeter Budi, per te mos vdekur. Ky vit duhej te shpallej per kulturen shqiptare "Viti i Pjeter Budit". Pjeter Budi eshte nje nga vullnetet me te medha, nje figure e fuqishme e kultures kombetare shqiptare. Ai perjeton nje shkelqim te ri te pertejvdekjes. Na dallgezon Drinin e gjakut ne trupin e kombit. Na driteson qe nga brenda.

    Ne librin "Dottrina Christiana", Rome, botim i Bartolemeo Zannetit, ne 1618, eshte botuar edhe nje gravure qe paraqet Pjeter Budin te gjunjezuar, dhe para tij eshte nje lire antike, nje tryeze e vogel me nje liber te hapur, mbi pjesen e siperme te gravures, eshte nje engjell qe mban ne doren e djathte nje palme nderimi dhe amshimi. gjithashtu, ne sfond te gravures, duket edhe nje kulle e rrumbullaket e dyfishte, nje ndertese kater kendeshe dhe nje akuadukt. Jane elemente te peisazhit urban te Romes.

    Ndertesa eshte e Propoganda Fidaes, Kulla e rrumbullaket e dyfishte eshte e ashtuquajtura Vila Adriana, akuadukti eshte ai qe lidhet me shkelqimin e dikurshem te Romes. Gravura eshte e zbukuruar anash, me figura erosesh, dhe figura te tjera mitike si edhe motive floreale.

    Kjo gravure eshte tipike e stilit barok dhe ka nje rendesi te posacme per historine e arteve figurative sepse pasqyron portretin real per here te pare ne histori, te nje poeti shqiptar. Mund ta kete bere nje artist shqiptar ose italian, i lidhur me Budin. Kjo gravure e 1618, eshte shume me perpara gravures mjeshterore te Pjeter Bogdanit, qe daton ne 1685.



    Nga dr. Moikom Zeqo

    4 shekuj me pare, ndodhi nje skene tmerri, si ne filmat me horror: mbytja ne Drin nje mbytje e pakuptimte dhe krejt e dyshimte, e nje Heroi te veprimit dhe mendimit kombetar, Pjeter Budit. Kapercehet keshtu rasti alibik i aksidentit, po te kemi parasysh hetimet e pasvdekjes te Vatikanit si dhe faktin ngulmues dhe gati kryengrites te Budit, i cili fare pak kohe para vdekjes kishte bere Kuvendin e Tri Dioqezave (Shkodres, Lezhes, Zadrimes), per mospranimin e klerikeve qe nuk ishin etnikisht shqiptare, pikerisht ne trojet shqiptare.

    Pra nje lloj autoqefalie e aspektit etnik, ndonese jo e kuptuar si shkeputje e karakterit juridik administrativ, por gjithsesi nje perpjekje e pare ne histori per nje kishe shqiptare brenda kishes nderkombetare.

    Budi eshte nje njeri pa varr, fantazma e tij e shenjte eshte mes nje katafalku ujrash te kobeshme te Drinit, mbase nje metafore e permbytjes se perboteshme te Noes, vecse ne kete rast, Budi nuk arriti te shikonte pellumbin me gjethen e ullirit ne sqep, ndonese e tejkalon shembullin biblik te shpetimit nepermjet librave te tij.

    ***
    Pjeter Budi eshte nje nga vullnetet me te medha, nje figure e fuqishme e kultures kombetare shqiptare. Ai perjeton nje shkelqim te ri te pertejvdekjes. Na dallgezon Drinin e gjakut ne trupin e kombit. Na driteson qe nga brenda.

    ***
    1. Homo Politicus. Pjeter Budi ne shek.XVII u vu ne relief si nje njeri politik nisur nga statusi i tij i trazuar dhe krenar si : Homo ethnicus, por edhe si homo poeticus. Ai ishte nje ngjizje e plotfuqishme e shqiptarizmit me krishterimin duke kombinuar keshtu personalitetin politik me nje trimeri dhe guxim krejt te rralle.

    Ne terrin e pushtimit osman, te nje erresire luciferrike, verbuese dhe ndjellakobese, Pjeter Budi i dimensionuar nga koha dhe epoka e tij, u shndrrua ne nje kujtese historike te gjalle, ne nje burim gjeneze per letersine dhe kulturen shqiptare. Kjo mendje e panenshtruar dhe pasionante, nuk tutet te beje projekte ambicioze nderballkanike, per clirimin e trojeve shqiptare, sic eshte rasti epigramatik i letres se Budit drejtuar kardinalit Gocadino me 15 shtator 1621, ku veprimin e organizuar luftarak ndaj pushtuesve ne Shqiperi e sheh te nderlidhur, ose baze te ardhmerise, sepse Shqiperia qe "tiranneggiate piu che mai" ("e shtypur ku nuk vete me"), ndonese bukuria e memedheut te Budit eshte e do te jete "Come un Paradiso terreste" ("Si nje Parajse tokesore") figure kjo metaforike, e lire per fantazine e nje teologu, qe nuk i lejohet te ngaterroje vendndodhjen e Parajses, qe i perket vetekuptohet vetem qiellit.

    Per Budin feja katolike, ne pergjithesi Krishterimi krijonte nje modus vivendi per clirimin e Shqiperise ne ate mase qe edhe shqiptaret e tjere jokatolike, madje te islamizuar (Budi permend bile disa njerez te aferm te familjes se tij, qe ishin islamizuar), te desheronin dhe te vepronin per clirimin kombetar, duke u vene keshtu konkretisht ceshtja kombetare mbi fete. Ne veprimin historik te shek.XVII padyshim qe Budi eshte nje hero. Heronj te tjere jane edhe Bogdani dhe Bardhi. Qe te tre vdiqen tragjikisht, bile Bogadnin turqit e zhvarrosen nga varri si nje "Skenderbe te Dyte" sic cilesohet ne nje poezi kushtuar atij.

    ***
    2. Institucioni i poezise se kultivuar: Budi eshte poeti i pare i madh i gjuhes shqipe, eshte ne kete kuptim nje Adam i poetikes te barokut kishtar shqiptar, pjese origjinale e barokut fetar europian, tipik per shek XVII. Nga Budi ruajme 3139 vargje, qe perbejne ne vetvete nje krijimtari poetike, qe stilistet jane munduar ta klasifikojne midis zhanrit te eposit dhe zhanrit te poemes.

    Me te vertete kjo poetike e Budit nuk eshte nje epos, ashtu sic eshte me shume se sa nocioni i poemes, prandaj eshte me e drejte te klasifikohet me zhanrin e epilit barok. Ne fakt nuk eshte ceshtje zhanri apo saktesimi stilistik se sa eshte nje ceshtje origjinale e krijimit e letersise shqipe ne kuadrin e kultures te barokut ne krejt shek.XVII. Letersia e barokut europian lidhet me Kunderreformen dhe perteritjen e kishes, por jo pa ndikime iluministe te vecanta. Kjo letersi, nuk i ve ne pah perjetimet intime te individit, por ne frymezimin e formen e saj e ben jeten e tij nje feste te dyfishte, ku njerezorja njesohet me hyjnoren, ku krijimi sublim letrar i te vertetave themelore i nenshtrohet racionalizmit te rregullit hyjnor, qe ne pikepamjen hierarkike i ngjason piramides, ne majen e se ciles qendron Zoti.

    Kjo e ben letersine baroke me theks patetik, qe bazohet ne kundervenien ndermjet perjetesise se pertej varrit dhe kalueshmerise njerezore, ndermjet njeriut dhe mosekzistences se tij, mes te mires dhe te keqes, sipas nje teksti rrefimor shumeplanesh me pamje te qarta dhe ne kuptime te pafundme.

    Ndersa baroku europian,p.sh. ai gjerman, u mbeshtet ne vargun aleksandrin madje edhe ne arketipin virgjilian, poezia budiane e barokut shqiptar u mbeshtet ne vargun 8 rrokesh te poezise mesjetare shqiptare, duke kultivuar individualisht nje tradite paraardhese shpirterore dhe etnike popullore. Kuptohet, qe krijimtaria e Budit por edhe e Bogdanit kane lindur ne perplasjen kolosale, te perflakur dhe te eger midis reformacionit dhe kunderreformacionit ne Europe.

    Midis tyre realiteti shqiptar kerkon te ringjallet intelektualisht, ndonese ne nje popull te paarsimuar dhe ne nje mjerim kelthites. Ne keto rrethana paradoksale te historise, te kunderthenieve nga me te habitshmet, cuditerisht u krijua dhe shpertheu letersia e madhe e vjeter shqipe.

    Kjo spjegon pse Budi vertet perkthen ne shqip librat e kardinal Robert Balarminos, formuluesit te anatemes inkuizicioniste ndaj heretikut Xhordano Bruno dhe nga ana tjeter ne nje kuptim te dyte te madh, qe eshte ne fakt kuptimi kryesor, Budi themelon, krijon per here te pare ne menyre te plote institucionin e poezise se kultivuar shqipe.

    Perpara tij kemi vetem disa fragmente poetike shqiperimi gjenial te Buzukut ose poezine emblematike dhe antologjike te Leke Matrenges. Po institucioni i poezise se kultivuar ne keto fragmente vetem mund te paralajmerohej, por, ai, qe e beri institucionin per kombin dhe per vehte, per ne te tjeret pasardhesit, qe pikerisht Budi.

    Poezia e kultivuar e Budit eshte rrefim poetik, eshte kronologji biblike, kishe, universitet, legjende, me nje fjale jeta kulturore e sintetizuar.

    ***
    3. Vizioni apokaliptik. Eshte teper interesant te analizosh rrefimin budian, qe shtjellon temat biblike te njohura. Si dikur Homeri i lutej Muzes qe ta ndihmonte ne artin e tij, Budi i lutet Shen Merise, qe ta ndihmoje te perfundoje vepren. Tema e Gjygjit te Madh, tema e Ndeshkimit te Mekatit alternohen fuqishem si nje anticipim i atdhmerise. Adami, Eva, Noe, Abeli dhe Kaini mundesojne arkitekturen tragjike ku kryefigura e Krishtit driteson mjediset e erreta. Per Budin virtutet alegorikisht jane "Zana" si dhe "Ore", kurse veset jane "sakatosje", "perbindesha te neveritshem". Lufta midis tyre eshte titanike. Budi eshte poet i vizionit te skajshem apokaliptik, sepse ai beson ne ndeshkimin e se keqes deri ne fund, sipas struktures se mendimit dantesk.

    Madje Dantja eshte nje model mendor per Budin, i cili jo rastesisht, sic ve ne dukje per here te pare studjuesi Zeqirja Neziri ka nje status te trifishte te rrefimtarit, cka te kujton strukturen trefishe formale te kryevepres danteske. Budi eshte gjithashtu autori i pare, qe fut fiksionin si nje komponent legjitim te zhanrit, mbi rrefimin e paracaktuar biblik.

    ***
    Per here te pare Zef Skiroi, duke analizuar poezine e Budit dhe perngjasur me "Parajsen e humbur" te Miltonit, shpreh mendim se ashtu si Miltoni stigmatizon figuren e urryer te Stjuarteve, ashtu dhe Budi urren dhe godet figuren e pushtuesve osmane pa asnje kompromis, duke kaluar nga teologjia ne historine konkrete.

    Te rrengjeth vajtimi i Shen Merise kur sheh Krishtin te vdekur, vajtim , qe mund te shkaterroje ekuilibrin e botes, te rrezoje malet dhe, qe te kujton vajtimin popullor shqiptar te Ajkunes ne eposin tone te Veriut. "Vaji i Shen Merise" ne kengen e X te te Budit, mund te krahasohet me vjershen "Vaji i Zonjes" ("Pianto della Madonna") te Jakopone Da Todi (1230 1306), poeti i famshem italian para Dantes, sic e ka caktuar studjuesi Neziri.

    Tek Budi gjejme elemente apokrife, jashte formave kanunore, biblike, si p.sh. momenti ku Shen Meria keshillohet nga Shen Gjergji , nje Shenjt kalores ky qe nuk ka ekzistuar ne kohen e Krishtit, apo kur pershkruan vetevrasjen e Pons Pilatit etj. Keto tregime apokrife kane rendesi te madhe per mendesine qe mund te lidhen me pervetesimin e formave fetare ndermjet fantazise popullore te vete shqiptareve te asaj kohe.

    Per Budin, Zoti eshte "Syri i brendshem", eshte "Drita" si simbol dhe krahasimi apo metafora jane pikturisht te qarta, duke patur parasysh qe per letersine e barokut ato perbejne nje arsenal te brendshem e te perhershem alegorie.

    ***
    4. Ferrparajsa. Per Budin mekati eshte shkaterrimi i botes, kurse virtuti rindertimi i botes. Midis tyre eshte ndertuar tere kozmologjia ne rrafshin filozofik, sipas nje koncepti neoplatonist te universit dhe vetem ne keto kushte tretet universalja me vetiaken. Perzenia nga Parajsa e Adamit dhe Eves eshte nje metafore e Ferrit, kurse rebelimi ndaj se keqes dhe ndeshkimi ferror eshte nje metafore e Parajses.

    Keshtu mbyllet qarku dhe ne kete qark te mbyllur shnderrit fantazia dhe shpirti i Budit me nje drite te vecante, per te cilen une do te kujtoja vargun e famshem te Lukrecit: "Vitae Lampada tradu" ("Ja kalojme njeri tjetrit pishtarin e jetes"). Budi eshte jo vetem Adami njeriu i natyres tokesore, por eshte edhe Krishti, qe eshte Adami i natyres hyjnore, qe perjetoi ne vetvete natyren adamike tokesore.

    Duke qene poeti i pare i nje kalibri te madh ne poezine shqipe, Budi, duhet vleresuar me shume dhe rreth tij nuk mund te kete boshllek, as indiference te injorances demoniake, qe na torturon kaq shume ne shqiptaret. Ashtu si Torkuato Taso (1544 1595) te kryevepra "Jerusalemi i Cliruar", qe ben apologjine dhe triumfin e krishterimit, ashtu edhe Budi, clirimin e shqiptareve nga pushtimi e konsideron triumf te krishterimit duke bere nje ngjizje origjinale te te dy ketyre koncepteve.



    Budi i frymezuar nga Ekleziasti, qe thote "Vanitas Vanitatum et Omnia Vanitas" ("Kotesi e Kotesive cdo gje eshte e kote"), tallet me pompozitetin e perandoreve, emrave te medhenj te historise, personazhet e famshem, te cilet nuk e kuptojne se vdekja do t'i marre nje dite, sepse vdekja i pret qe te gjithe. Me kete teme Budi ka bere vargje te mrekullushme, qe cuditerisht te kujtojne nje poezi te perafert te Fransua Vijonit. Por, kotesia prape eshte e kufizuar. Sepse ne maje te piramides eshte burimi hyjnor, cka perben nje infinit te se mires dhe te riperteritjes, ndaj ne kete menyre Budi e kapercen mohimin ekleziastik.

    ***
    5. Themeli i letersise shqipe dhe vazhdimesia. Eshte merite e Zef Skiroit, Cabejt, Henrik Lacajt, Zamputit, Domit, Shuteriqit, Smajlit etj., posacerisht njohja e figures se Budit. Cabej shenon se ne poezine 8 rrokeshe te Budit ka fragmente, qe te kujtojne poezi te Naim Frasherit, duke hamendesuar tezen, se, Naimi ka shume mundesi qe ta kete lexuar Budin. Kjo teze e Cabeut, qe eshte teze e kontinuitetit, per fat te keq ka qendruar e mbyllur dhe larg vemendjes se studjuesve.

    Po referoj ketu vertetimin gati te plote te kesaj teze, sipas deshmise se vellait te Naimit, Sami Frasherit, i cili duke folur per Bogdanin, flet shprehimisht per librat e Budit per "dy libra e vepra te tjera, qe i ka permbledhur dhe hartuar me nje stil dhe gjuhe te embel nje ipeshkeve tjeter, qe quhej Budi. Shkrimet ne fjale mund te quhen themeli i letersise shqipe". Kuptohet qe, ate qe ka lexuar Samiu e ka lexuar edhe Naimi, sidomos ne rastin e poetit te pare te gjuhes shqipe te permasave te medha dhe perkimet me poezine naimiane nuk mund te jene me te paspjegueshme.

    Se fundi, ka nje teze qe letersia e stilit barok nuk eshte e njejte me letersine e iluminizmit apo te humanizmit. Kjo teze eshte ekstreme sepse ne te vertete baroku europian por edhe ai shqiptar kane ne substancen e tyre humanizmin dhe iluminizmin e krishtere, qe pertej veshjeve dhe siperfaqjeve konvencionale nuk jane larg, perkundrazi simbolizojne qarte, ne kontekst, humanizmin dhe iluminizmin njerezor.

    ***
    Pjeter Budi, ne vetvete eshte i dyfishte edhe ne nje kuptim fizik. Ai thote publikisht se nje pjese e krijimeve te tij ne shqip jane marre nga nje prift paraardhes i quajtur Pali i Hasit. Kjo tregon nje ndergjegje te larte, nje shembull ndershmerie qe nuk harron ta permende kete autor te dyte per fat te keq gati nuk dime asgje per te.

    Vete Budi e perfaqeson Palin si nje shkrirje, si nje bashkejetese poetike e te gjallit me te vdekurin ne nje udhetim te perbashket mbi Pegasin e poezise. Budi nuk e la te vdiste emrin e Palit, ashtu si ne nuk mund te leme te vdese emrin e Budit. Budi nuk eshte thjesht nje poet i barokut letrar ne rrafsh kombetar, por analiza krahasimtare na nxjerr ne rrafshin europian , piketakimet tematike, por edhe strukturore te Budit me poete te tjere europiane jane te prekeshme.

    Duke krijuar institucionin e poezise se kultivuar Budi i beri Shqiperise nje nder kolosal, por Budi beri dicka edhe me tej: ne kostelacionin e poezive te kultivuara te botes Budi guxoi dhe futi me te drejte qytetarie te barabarte dhe poezine e kultivuar shqiptare. Kjo nuk eshte pak. Eshte me shume nga cmund te mendohet ne shikim te pare. Budin ne e perkujtojme per ta ringjallur, sepse keshtu mund te ringjallim vetveten tone te sfilitur.

    ***
    Ne librin "Dottrina Christiana", Rome, botim i Bartolemeo Zannetit, ne 1618, eshte botuar edhe nje gravure qe paraqet Pjeter Budin te gjunjezuar, dhe para tij eshte nje lire antike, nje tryeze e vogel me nje liber te hapur, mbi pjesen e siperme te gravures, eshte nje engjell qe mban ne doren e djathte nje palme nderimi dhe amshimi. gjithashtu, ne sfond te gravures, duket edhe nje kulle e rrumbullaket e dyfishte, nje ndertese kater kendeshe dhe nje akuadukt. Jane elemente te peisazhit urban te Romes.

    Ndertesa eshte e Propoganda Fidaes, Kulla e rrumbullaket e dyfishte eshte e ashtuquajtura Vila Adriana, akuadukti eshte ai qe lidhet me shkelqimin e dikurshem te Romes. Gravura eshte e zbukuruar anash, me figura erosesh, dhe figura te tjera mitike si edhe motive floreale. Kjo gravure eshte tipike e stilit barok dhe ka nje rendesi te posacme per historine e arteve figurative sepse pasqyron portretin real per here te pare ne histori, te nje poeti shqiptar.

    Mund ta kete bere nje artist shqiptar ose italian, i lidhur me Budin. Kjo gravure e 1618, eshte shume me perpara gravures mjeshterore te Pjeter Bogdanit, qe daton ne 1685. Pjeter Budi, ka lindur 430 vjet me pare. Per te mos vdekur. E meriton qe viti 2006, te shpallej viti i Pjeter Budit, per kulturen shqiptare. AMEN!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Kompozitori Pjetėr Gaci
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-03-2021, 11:26
  2. Pjetėr Bogdani
    Nga militanti1980 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 15:03
  3. At PjetĖr Meshkalla S.j
    Nga Labeati nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 12:41
  4. Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė, Pjetėr Arbnori
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 16:25
  5. Pjetėr Bogdani
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •