per ata qe u kalben burgjeve nuk nxjerr Malo ruco Nano celibashi asnje qindarke se skemi thone..
Mirpo per te majmur spiuno kriminelet aman ckane miliona pa fund..
Ja nje shembull ..


RD shkruan:

----

Celibashėt e KQZ-sė favorizojnė aleatėt fiktivė tė Partisė Socialiste


Gjinushi dhe Ceka marrin 50 milion lekė tė PD-sė


Rusmali: "Me shumicė votash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kėtė herė vendosi qė tė mos zbatojė Ligjin, por t'i japė pjesėn e luanit Partisė Socialiste. Ndonėse pėrpara zgjedhjeve, nga ky fond Partia Socialiste ka marrė pjesėn e kopesė sė luanėve dhe do tė marrė nga fondi qė i takon Partisė Demokratike gjysmėn e shumės, pėr t'ua shpėrndarė partive tė majta"


Komisoni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dje formulėn e rishpėrndarjes sė fondit pėr partitė politike, tė cilat pėrfitojnė sipas Kodit Zgjedhor, neni 145 mbi bazėn e rezultateve qė morėn nga zgjedhjet e fundit lokale tė Tetorit tė vitit 2003.

Mbledhja u karakterizua nga debate tė ashpra pėr mėnyrėn se si duhen shpėrndarė fondet pėr dy partitė e mėdha, listės sė tė cilave iu shtua dje edhe PSD e Gjinushit si dhe pjesa e mbetur e PAD-sė sė Cekės.

Sipas formulės sė propozuar dikur nga KQZ, Partia Demokratike pėrfitonte mė shumė ose mė saktė 11 milionė lekė tė reja, por kjo procedurė u apelua nė Kolegjin Zgjedhor pranė Gjykatės sė Apelit, i cili i shtoi listės sė dy partive tė mėdha qė pėrfitonin edhe dy parti tė vogla, aleate tė socialistėve.

Pas shumė diskutimesh, KQZ hodhi dje nė votim dy propozime, atė tė pėrfaqėsuesit tė Partisė Demokratike, Ferdinand Poni, i cili u rrėzua nga katėr votat e socialistėve nė KQZ dhe varianti i dytė i shtimit nė listė edhe i dy aleatėve tė PS-sė, qė fitoi po me votat e katėrshes sė identifikuar tashmė si pjesa militante e PS nė kėtė institucion.

Vendimi i djeshėm i KQZ-sė ėshtė kundėrshtuar nga sekretari pėr Zgjedhjet dhe Ēėshtjet Ligjore nė Partinė Demokratike, Ilir Rusmali.

Kjo sipas tij pėr faktin se, "me shumicė votash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kėtė herė vendosi qė tė mos zbatojė Ligjin, por t'i japė pjesėn e luanit Partisė Socialiste. Ndonėse pėrpara zgjedhjeve, nga ky fond Partia Socialiste ka marrė pjesėn e kopesė sė luanėve dhe do tė marrė nga fondi qė i takon Partisė Demokratike gjysmėn e shumės, pėr t'ua shpėrndarė partive tė majta". Sekretari demokrat pėr Ēėshtjet Ligjore, Rusmali, argumenton se mė shumė padrejtėsi se kaq nuk mund tė ketė nė njė institucion publik.

H.R

----