Gjiganti është më se i sigurtë: kompanitë do të braktisin rrjetin e vjetër telefonik për të afruar shërbime VoIP shumë më me leverdi...
10/07/01 - Internet - Londra - Të telefonosh via internet sot është e mundur dhe do të jetë e mundur gjithmonë e më shumë, akoma më me lehtësi dhe me shërbime akoma më të përparuara: e premton furnizuesi më i madh i shërbimeve të networking në botë, Cisco Systems.
Në një konferencë shtypi, Cisco përshkroi prospektivat për të ardhmen e VoIP, shërbimi i telefonisë via internet. Shifrat janë konfortuese: Phil Dean, marketing manager Cisco, deklaroi që deri më mars 2001 shoqëria e tij kishte furnizuar një milion me gateway VoIP në botë.
Cisco nuk ka dyshime: midis 2003 dhe 2005 do të asistohet në "revolucionin VoIP"; do të jenë të pakta në botë ato shoqëri që do të përdorin akoma sistemet e rrjetit telefonik tradicional, të paktën përsa i takon kontrollit të thirjeve internacionale. Faktet me sa duket i japin të drejtë Cisco: telefonatat via internet garantojnë, në shumë raste, një kualitet të barabartë apo më të lartë në krahasim me ato të kryera me rrjetet normale PBX, me çmime shumë më të ulët për përdoruesin final.
Sipas disave, rrjetet UMTS të telefonisë mobile do të ngrysin të ardhmen e VoIP. Cisco nuk është dakort: dy teknollogjitë janë kompatibël dhe bile do të përkrahin njëra-tjetrin, duke reklamuar braktisjen e sistemeve të vjetër anallogjikë të komunikimit, në favor të shërbimeve të gjeneratës së re, bazuar në rrjete globalë.
Parashikimi i Cisco, që shikon brenda pak kohësh suksesin e VoIP, konfermohet edhe nga analiza e Databank Consulting, që para pak kohësh botoi një parashikim krejtësisht pozitiv në lidhje me të ardhmen e kësaj teknollogjie.
nga Tini-
Krijoni Kontakt