Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Toka ka formėn e patates

    Toka
    Hulumtuesi i natyrės, greku i lashte Aristoteles ishte i pari qė qysh para 2 000 vjetėsh mėtonte se Toka jonė nuk ishte njė disk. Ne, nė ditėt tona, ka kohė qė e dimė se jetojmė nė njė rruzull tė madh. Ne udhėtojmė nga njėri cep i botės nė tjetrin pa u shqetėsuar se mos gremisemi nė fundin e botės.

    Por Toka nuk ėshtė kaq e rrumbullakėt sa duket.

    Edhe sikur tė gjitha malet apo thellėsirat t'i barazonim me sipėrfaqen e Tokės, pėrsėri Toka nuk do ta kishte aspak formėn e pėrsosur tė njė sfere. Mbėshtjella tokėsore paraqet tė futura dhe gunga tė cilat janė krijuar nga shpėrndarja jo e njėtrajtshme e forcės sė rėndesės nė sipėrfaqen e Tokės duke ndikuar edhe nė rrotullimin e Tokės rreth vetes si dhe nė baticat e zbaticat.

    Pėr tė pėrcaktuar formėn e saktė tė Tokės, u dėrgua nė vitin 2002 njė dyshe satelitėsh tė misionit "Grace" ( Grejs = Nur). Nga tė dhėnat e nxjerrura, hulumtuesit pėrllogaritėn shpėrndarjen e forcės sė rėndesės nė planetin tonė dhe zbuluan diēka shtangėse:
    Shmangia pėrmes ndryshimit tė forcės sė rėndesės arrin nė thellėsi apo lartėsi deri 200 metra.






    E parė nga hapėsira kozmike Toka ngjan megjithatė si njė top, kjo pasiqė nė krahasim me madhėsinė e planetit tonė tė futurat dhe gungat nuk bijnė nė sy.
    Pėrveē kėsaj krijohen disa forca madhore pėrmes rrotullimin tė Tokės; forca qendėrikėse, tė cilat sidomos nė ekuator veprojnė nė drejtim tė kundėrt me forcėn e rėndesės. Topi tokėsor u epet nė pjesėn mė tė madhe kėtyre forcave duke u mufatur. Nė kėtė mėnyrė rrezja e Tokės zgjerohet me deri nė 21 kilometra.

    Vende ku forca e rėndesės ėshtė mė e ulėt janė: pllaka kontinentale lindore e Kanadasė, rrafshnalta e Tibetit dhe fundari i thellėsisė detare midis Indisė dhe Australisė Perėndimore.

    Njė njeri qė diku tjetėr do tė peshonte njėqind kilogram, do tė ishte 6 gram mė i lehtė nė vendet e sipėrpėrmendura. Nė trevat ku forca e rėndesės ėshtė mė e lartė - Azia Juglindore, bregu i oqeanit Paqėsor nė Amerikėn e Jugut dhe vargmali nė mesin e oqeanit Atlantiko-Verior - pesha e trupit ėshtė rreth 6 gram mė e lartė.

    Edhe Hėna ushtron njė ndikim tė madh mbi Tokėn. Ky shkakton baticat dhe zbaticat nė bregdete. Por edhe nė stere mund tė shkaktojė forca tėrheqėse e Hėnės njė ngritje deri nė 40 centimetra.


    Pėrgatiti : Alvin Ekmekēiu
    Burimet:
    "Die Beulen der Erde", Frankfurter Allgemeine Zeitung, 30.07.2003, Nr. 174 / Faqa 2

    Pamja paraqet formėn prej patate tė Tokės dhe dyshja e satelitėve duke bėrė matjen e saj (DLR
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 17-07-2004 mė 00:52
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Rruzulli tokėsor mund tė ketė qenė njė top bore


    Toka
    Sipas njė hipoteze tė re tė quajtur Tokė Topbore (Snowball Earth) para rreth 600 miljon vjetėsh i tėrė planeti ynė ka qenė i mbuluar me shtresa tė mėdha akulli dhe bore. Jeta qė nė atė kohė ishte akoma nė formėn e mikroorganizmave ka kaluar krizėn e saj mė tė madhe dhe ka qenė pranė zhdukjes.

    Kjo teori ėshtė zgjidhje e njė sėrė paradoksesh tė mistershme qė kanė ngacmuar shkencėtarėt pėr njė kohė tė gjatė.

    Para 750 deri 580 milionė vjetėsh duket qė ka pasuar nė mėnyrė tė pėrkohėshme glaciere nė tėrė botėn, edhe nė vendet tropikale.
    Nė atė kohė dielli ka qenė mė i dobėt se sot dhe rrezet e tij tė dobėta nuk pėrcilleshin brenda tokės por reflektoheshin nga shtresat e akullit qė zinin kėshtu gjithnjė e mė tepėr vend deri sa arritėn nė ekuator dhe i tėrė Rruzulli i parė nga kozmosi i ngjante njė topi bore.
    Temperatura nė sipėrfaqe duhet tė ketė qenė rreth minus 50 gradė. Nė njė ngricė tė tillė nuk mund tė pėrfytyrohet tė ketė jetė prandaj shumė vetė kanė dyshuar mbi vėrtetėsinė e kėsaj hipoteze.

    Por sot dihet qė disa organizma jetojnė pranė burimeve tė nxehta nė fund tė detit dhe gjeologu Paul Hoffman pranė Universitetit Harvard bashkė me kolegėt e tij thonė se ka qenė nė mjedise tė tilla qė jeta nė rruzullin tokėsor arriti t“ia dalė mbanė kėsaj periudhe kritike.

    Kėshtu Toka ka qenė mbuluar pėr 10 milionė vjet tė tėra deri kur aktiviteti vullkanik i pėrmasave tė mėdha e ndryshoi gjendjen rrėnjėsisht.
    Atėherė akulli u shkri dhe temperaturat shkuan nė krahun e kundėrt pra plus 50 gradė.

    Hoffman dhe kolegėt e tij mendojnė se e njėjta dukuri mund tė jetė pėrsėritur nga njė deri nė tre herė.


    Pėrgatiti Alvin Ekmekēiu - Bazuar nė materialet e gazetės suedeze Dagens Nyheter
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema tė Ngjashme

  1. Atlantis nė Shqipėri
    Nga SyntheticZero nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 636
    Postimi i Fundit: 01-09-2015, 14:36
  2. Pėrgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  3. Kuiz Islam ne Formen e Kuzit Te famshem "Kush do behet Milioner"
    Nga YlliRiaN nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 14:36
  4. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  5. Thoti fliste shqip!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-03-2003, 18:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •