Presidenti i Realit tė Madridit thekson se nuk po kėrkon trajner tė ri 24-09-2004
Perez: Garsia Remoni ka besimin e tė gjithėve
Juxhin MILLONA
Presidenti i Realit tė Madridit, Florentino Perez, i ka hedhur poshtė zėrat se klubi po kėrkon njė trajner tė ri pėr tė zėnė vendin e teknikut aktual, Mariano Garsia Remon. Garsia Remoni u ul nė stol tė hėnėn, pas dorėheqjes sė Hoze Antonio Kamaēo, por Perezi nė fillim spekulloi lidhur me faktin nėse trajneri do tė qėndrojė pėr njė kohė tė gjatė apo tė shkurtėr nė klub. Megjithatė, presidenti, i cili u rizgjodh nė kėtė post gjatė verės, duket se e ka vendosur besimin e tij mbi Garsia Remonin, ish-ndihmėsin e Kamaēos, dhe e ka hedhur poshtė mundėsinė pėr tė marrė njė trajner tė njohur. "Garsia Remoni e ka tė gjithė mbėshtetjen e bordit drejtues dhe ai ėshtė njė njeri i klubit. Ka eksperiencė, e kupton identitetin tonė dhe i kupton tifozėt, - tha Perezi pėr njė gazetė spanjolle. - Jam i bindur se Garsia Remoni do tė japė njė ndihmė tė madhe nė titujt qė do tė fitojmė." Sven?Goran Eriksoni, Arsen Vengeri dhe Bobi Robsoni janė pėrmendur si pretendentė kryesorė pėr stolin e Realit, por duket se Perezi ėshtė i kėnaqur me Garsia Remonin, megjithėse e krahasoi me Visente Del Bosken, trajnerin qė e largoi nė fundin e sezonit 2002-03, megjithėse kishte fituar titullin e Spanjės. "Mendoj se ėshtė njė krahasim i mirė, sepse edhe Del Boske ėshtė njėri prej nesh," - tha Perezi.
Edhe sekretari i Realit, Hoze Luis Serrano, ka theksuar se klubi nuk ka plane pėr ta zėvendėsuar Garsia Remonin. "Bobi Robsoni dhe emrat e tjerė qė kemi dėgjuar, janė trajnerė tė mėdhenj dhe kemi shumė respekt pėr ta, - tha Serrano. - Megjithatė, ne nuk mund tė mendojmė pėr ndonjė trajner tjetėr pėrveē tonit." Garsia Remoni, ish-portier i Realit, nėnshkruajti njė kontratė dyvjeēare me klubin madrilen gjatė verės, sė bashku me Kamaēon. Nuk dihet ende nėse kontrata e tij ėshtė pėrmirėsuar pas largimit tė ish-trajnerit tė Benfikės. "Ai dhe zoti Kamaēo nėnshkruajtėn kontrata dyvjeēare kur erdhėn dhe nuk ka pse kjo tė ketė ndryshuar," - tha njė zyrtar i klubit.
Krijoni Kontakt