Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    barra e anuar

    Me te drejte fshatari tregon;
    -barren kafshes kurre mos ja ano!
    Ngarkesen e anuar kafsha nuk e mban.

    Mendon, ti hypesh dhe vet ne kurriz, kafshes se gjore.
    gjykim i gabuar, kafsha as hapin ben
    bashke me barren e anuar, tejet te leshon.
    Nuk do harrosh...i flakur prej kurrizit te kafshes,
    rende ne toke kur te biesh, qafen do te thyesh!
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    Vjelja e ullirit

    Ulliri kokrrat poqi ne vakt.
    Te zotet me te shpejte,
    nga nje shkop te gjate rrembyen,
    i hyne ullirit, per ta vjele...

    paf-paf, goditje pa rreshtur i dhane,
    frutat per toke i leshuan,
    nga rrafja -vjelje e ullirit,
    me shkopinjte e gjate.
    paf-paf bashke me kokrrat
    deget dhe gjethet per toke rane.

    Te zotet kete vit, pa merake;
    -sivjet ullliri prodhim te bollshem na dha,
    se gjethe prape pema do leshoj... ne vitin tjeter.

    Ky viti shkoi, erdhi ai tjetri....
    vertet, pema gjethe shume leshoi dhe lule,
    po kokrra shume pak, sa i numeroje.

    Te zotet kete radhe,
    ne vjeljen e ullirit u vune ne merak;
    -shume pak prodhim kete te vit, pema na dha?!

    Haruan te zotet nga viti qe shkoi,
    vjeljen e ullirit nga rrafjet me shkopinjte e gjate
    prodhimin e sivjeme e kishin demtuar.
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    Talking Kokoshi i Salikos.

    Na ishte njehere ne kohen e shkuar nje kokosh(gjel).
    Tregojne!
    I zoti i gjelit, Saliko pat emrin, kokoshin e kishte me pulat dhe gjelat e tjere te qymezit.
    U rrit kokoshi dhe mori nje huq shume te keq.

    Cdo krijese qe shkelte territorin e te zotit, kokoshi i Salikos e sulmonte.
    Nuk dinte te dallonte ky gjel tek njerzit, kush qe miku dhe i armiku, njesoj i dukeshin kushdo qe prekte territorin e te zotit .

    Ai i terbuar, sa kalonte kembe njeriu i sulmonte, prane nuk guxonin kush te afroj shtepise ,kokoshi i Salikos qe bere me i tmerrshem se nje qen.
    Sa nuhaste prene, kokoshi turfullonte si dem, fryehej ne pupla dhe trup, hapte krahet dhe mertje nje pamje te eger luftarake, mbrapa njeriut rende me vrap e me vrap, nga pas ta kapte.

    Kur mbrrinte, hypte ne shpine te njeriut mbi supe dhe drejt mbi krye, cak nje goditje te forte te jepte me sqep, te hapte vrime ne kafke te kokes.
    Eshte histori e vertet, tregojne nje plake rrojti deri ne 100 vjete me nje vrime te hapur ne maje te kokes nga kokosh i Salikos.
    Pak i ngjashem me historine e gjelit te komshijes, kur e kujtoj si rende nga mbrapa njerezve dhe per kembesh i cukiste. Po se pati te gjate, se komshija shpejt ja perdrodhi koken, gjelit-manjak.

    Se di pse me kujtohet shpesh keta lloj gjelash ,sa here ne ekran dalin pamjet nga paralamenti shqiptar, them;- kokoshat e Salikos jane bere politikanet tane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dallandyshe : 18-08-2004 mė 10:40
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  4. #14
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Citim Postuar mė parė nga dallandyshe
    Fantamat e gjalla

    Shikoj birin tim te rend me vrap me tmerr i larguar
    kur pa figurat fantazma ne ekran te sajuar

    Me -kap,i me kapi -therret me tmerr i fshehur pas derre
    syte gjith frike zemren e vogel qe i rreh

    Drejt meje ka ngulur veshtimin gjithe frik
    nen qetesin e prishur
    syte e tij te ngulur ne syte e mi
    e afroj e perkedhel
    mos ki frik eja prane bir im
    dhe ne gjirin tim fort e shterengoj


    biri im jan genjeshtara fantazma te rrema ato qe shikon
    mundohem ta qetsoj
    mundohem tmerrin t`ia largoje

    i fal buzeqeshje te rreme
    qetesin e vertet ne gji kur e shternegoj
    fshehur per tij nen shikim tim te ngrire
    ne fantazmat e gjalla qe ende ekzistojne

    shume e bukur kjo pjese dallendyshe...me pelqen jo vetem stili i te shkruarit por edhe tranzicioni nga frika e fantazmave fillimsht te rrema ne mendjen e djalit tek ardhja e tyre ne ekzistence.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    Pak stervitje per lobin-shqiptare (USA).

    Mblidhuni motra-vellezer, trima shqiptare,
    ne gare kete radhe ka dal bush e kerri..

    A e dini si ta hidhni hapin ?
    Me pare rreshtohuni prane e prane, njeri tjetrit, por ne distance.
    Vetem me komande.
    Para marsh! Nje-dy ,nje-dy.
    Mos u ngaterroni te dashur bashkatdhetare jeni mburrja e krenaria e emigracionit shqiptare i atij vendi, ku i zoti behet gomari dhe qeni!
    Nje hidhet kemba e majte, dy pason e djathta,
    Pra; nje -dy, e majta- e djathta.
    Dikur ushtaret anadollak nuk dallonin kush qe per ta e majta e kush e djatht(kemba).
    Per lehtesi ushtareve ne maje te kepuces se majte u vune nga nje xhufke dhe te djathten e lane boshe.
    Pra; nje-dy, me xhufke-pa xhufke.
    Keshtu pra e majta- e djathta.
    Haruan perseri me vone ushtaret analfabet qe iku e vjetra xhufkat i hoqen erdhi historia e re.
    Para marshe!
    Prap e ngateruan ushtaret e gjore se ku u binte e majta dhe ku e djathta.
    E lehtesuan punen, ne maje te kembes se majte i vune nga nje qep dhe ne te djathte nje hudher.
    Keshtu pra.
    Para marsh! nje -dy, me qep -me hudher, e majta- e djathta!
    bush -kerri, ky i fundit e ka mbajte te ndezur flaken e pishtarit mjere kulmet e fukarait qe jane prej kashte!
    Pra, me marsh, mos u ngateroni, te dy per luften jane edhe shume kohe usa nuk do e njoh paqen.I ka shpalle lufte terrorit.
    Jepet komanda.
    Marsh me hap te shtrire nje- dy, nje -dy
    me xhufke- pa xhufke , me qepe- me hudher, e majta- e djathta, bush- kerri!
    Marshoni te dashur shqiptare e qullet vendin tuaj nga hapi luftarak tani hidheni serbes dhe si emigrante!
    Me komand. Gati tu!
    Para marsh nje- dy me xhufke- pa xhufke, me qepe- me hudher, e majta- e djathta
    bush- kerri apo firifistuni.
    Vec kthehuni me komande ne nje krahe nga jepet urdheri nga ju bie me mire interesi, se ne vendin tuaj e gatuat dhe hengret qullin, tani shiteni veten dhe kombin sa me lire per nje punesim tek greku apo izraeli.
    Mbrapa rrotullohuni!
    Shikoni atje jane malet shqiptare shume bukur aty mund te sterviteni larg kerrit - bushit apo firifistunit
    Qetesohuni!
    Me mire hidheni hapin e lire pa komande nga t`ju thote interesi!
    Euuu sa large e keni shtetin ame, shiteni sa me lire se do e paguajne shtrenjte brezat tane dhe vendi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dallandyshe : 18-08-2004 mė 11:21
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    Talking Shqipooo...

    Geeeeeeezh eeeeeeeeeeeeeeezh, nje zhurme madhe makine ne rruge, i beri njerezit te veshtronin gjithe frike.
    Ne kryqezim ndodheshim, po prisnim sinjalin, kur fap drita e semaforit makina e zhurshme frenoi .
    Ah... tinguj leshuam kur e pame makinen, i adhurueshmi, i madherishmi, i cmueshmi ... nje ferrar i kuq, prane na ndaloi.
    Me shoqen time kersheri femre syte i hodhem brenda tek timoni;- a pershtatej me kete kal te kuq, ky tip shoferi.
    Nje fytyre cunaku teper i ngazellyer nga brenda i ngulur tek timoni, gjithe fodullek na veshtroi .
    Pak u mendova-mm...me duket fytyra e tij, rrace e njohur?!
    Kersheria jone nuk la pas, kur kostumi i cunakut te veshur ne gjyre te zeze; na e dha konkluzionin. Kombinim i bukur, kuq e zi.
    Mmmm..... ferrarin kete rradhe e ka mare me qera, shumakeri shqiptare.
    -Shqipoo, kujdes timonin, ule shpejtesin, je ne rruge te dyte, ku shkojne kembesoret dhe jo ne piste.
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Si do tė duket dielli kur tė vdesė?
    Nga Kratos nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-10-2010, 02:57
  2. John Stevenson
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 00:59
  3. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  4. Adhurim
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:08
  5. Dielli s'hyn dot ne bodrume...
    Nga dikeafajtore nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 21-06-2002, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •