U futa ne nje dyqan; kur syte me pane nje globe te vogel vendosa ta blej; jo per qellime lufte, por si mjete zbukurimi.
E mora ne dore globin dhe e rrotullova, e rrotullova, me kote kerkova ne harten e tokes te gjeja Shqiperine, nuk ishte as gjekundi.![]()
Saqe u bera gati ta hapja me dyshe globin;thashe mos ishte ne brendesi, ( i fshehur prej syrit te lige) por e lashe, perse ta marre; une prandaj e desha te nxerr mallin me vendin tim, sa here te shikoja globin.
Mosqenia e Shqiperise ne kete globe te vogel, me vuri ne mendime.
Ne vitet e hershme kur ne Shqiperi lulezonin principatat dmth. zoter ishin princet shqiptare, per te shpetuar vendin nga osmanet, principata e Beratit lidh krushqin me fqinjet tane ne veri, njera princeshe shqiptare shkoi nuse ne ne nje dere prici sllave(serbe), por meqenese ne traditen shqiptare, nusja tek dere e dhenderit shkon me prike(paje e nuses), qe lidhja te ishte sa me e forte, nusja princeshe duhej ta kishte pajen me vete, sa me te kushtushme, baraz me troje shqiptare. Meqenese ishte dhe kunate me Skenderbeun, miqesia u be me e forte dhe me evropen. Por familja sllave ishte me shume femije dhe ketu perfituan ata femije qe ishin me prane shtetit shqiptare.
Nje pjese e trojeve,nga paja e nuses i mori Mal iZi , nje pjese Maqedonia dhe nje pjese Serbia. Ky ishte kembim i drejtperdrej valute.
Shqiperi-Serbi(sllavet)
Ne vitet me vone, mbreteresha e Britanise se madhe martohet me princ grek. Keta te huajt e paskan ndryshe martesat. Meqense ishte martese mbretereshe, nusja nuk shkoi ne dere te burrit, por dhenderi hyri kollovar, dhe famijla mbreterore per ti lehtesuar dhimbjen e shkeputjers se birit te vet, Greqise i beri favore; i la doren e lire per te mare si kembim nje pjese nga trojet shqiptare, Camerine.
Kembimi i valutes qe me ndermjetes prandaj dhe kostua qe e larte.
Shqiperi- Britani-Greqi.
Po ne ato kohra na martohet mbreti shqiptare i vetvendosur Zogu i pare.
Si kan thene kote; ne dasma ka dhe hidherime dhe ne hidherime ka pak humor.
Keshtu mbreti jone martohet me priceshe evropiane, e thashe une qe te huajt i kane ndryshe dasmat nga ne shqiptaret. Nusja jo qe nuk solli gje ne paje, po bashke me burrin mori dhe floririn e popullit shqiptare e ja mbathen, iken nga shqiperia.
Kembim i shumfishte valute por me flori ama, shyqyr trojet mbeten ketu;erdhi italini, gjermani, austriaku po iken prap se nuk na paten shume afer. Jemi me fate
Shqiperi-Bote.(para e thate)
Ne vazhdim te po kesaj periudhe na lindi dashuria homoseksuale komuniste Shqiperi-Jugosllavi, meqenese dashuria e Shqiperise qe shume e madhe dhe si e vogel, e mbetur papartnere, si kembim i dha te biresonte Kosoven, bijen e vete te rritej ne famije te madhe sllave do ti kishte te gjitha kushtet ideale.
Perseri kembimi qe shume, shume i shtrenjte.
Shqiperi-Jugosllavi.
Tani ne vitet e fundit ne Shqiperi, na kthehen pasardhsit te ish-mbretit Zoge i pari. Ishalla nuk eshte ogur i keq ardhja e princit shqiptare se eshte dhe ne vakte martese.
Engjujt mbrojtes ta rruajne princin tone shqiptar nga nuset evropiane, dhe
ZOTI truallin e vetem qe ka mbetur ate Shqiperine, se kembimi i valutes do te jete nga me te shtrenjtet. Nje cope nga mbetur.
Shqiperi=0
Krijoni Kontakt