Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Shoqeria Civile Shqiptare Para Kongresit Amerikan

    Edlira Prenga

    Per here te pare shoqeria civile do te raportoje per gjendjen e Shqiperise ne arenen nderkombetare. Ky prezantim i situates aktuale ne vendin tone eshte kerkuar nga vete kongresmenet amerikane. Keshtu me 20 korrik para ketij kongresi do te jene disa perfaqesues te shoqerise civile shqiptare. Dhe keta nuk jane politikane, por vete ata drejtues te levizjee te medha qytetare qe tashme jane perqafuar nga pjesa me e madhe e njerezve. Ky prezantim i kerkuar nga Komisioni per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Europe prane Kongresit Amerikan, ne radhet e te cilit bejne pjese nje numer i madh kongresmenesh dhe senatoresh te shquar, si Hillary Clinton, ka ne thelb te tij ate qe po ndodh ne te vertete ne Shqiperi. Dhe jo pa qellim eshte shoqeria civile pjese e ketij prezantimi, pasi eshte kjo shoqeri, e cila ka ngritur me force ate qe ne te vertete shqeteson vendin. Kjo seance, motivi i se ciles jane zhvillimet dhe ngjarjet e fundit ne vend, reforma zgjedhore, trafikimi, korrupsioni dhe zhvillimet demokratike ne pergjithesi - duke perfshire mediat dhe zbatimin e ligjit - eshte e para qe organizohet nga Kongresi i SHBA per Shqiperine qe nga viti 1996. Ne ftesen qe kongresmeni Christopher H. Smith, presidenti i Komisionit per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Europe, dergoi per pjesemarrjen e kesaj pjese te Shqiperise ne kongres nenvizohej fakti se ky Komision "ka luajtur nje rol aktiv per te ndihmuar Shqiperine ne daljen nga izolimi komunist ne fillim te viteve '90 si dhe ka qene nje mbeshtetes i forte i asistences dypaleshe dhe asaj te OSBE-se nderkohe qe vendi vazhdon te perballet me kriza dhe sfida qe shoqerojne ecurine e tranzicionit". Takime te rendesishme ne Uashington jane parashikuar edhe me nje numer te madh personalitetesh qe jane treguar aktive ne ceshtjet qe kane te bejne me Shqiperine. Ne keto takime perfshihen edhe ato me disa nga kongresmenet, ku dallon ai me kongresmenin Tom Lantos nga San Francisco, nje nga emrat me ne ze te Kongresit Amerikan, perfaqesuesi me i larte i demokrateve amerikane ne Komitetin e Marredhenieve Nderkombetare dhe njekohesisht nje mbeshtetes i fuqishem i Shqiperise. Takime te shumta do te zhvillohen edhe me perfaqesues te Departamentit te Shtetit, institute te ndryshme amerikane te mendimit politik dhe social, pa permendur perfaqesuesit e organizatave te konsoliduara te diaspores shqiptare ne SHBA si Keshilli Kombetar Shqiptaro - Amerikan, etj.

    Pse pikerisht shoqeria civile?

    Mund te konsiderohet historik fakti qe kongresmenet amerikane do te degjojne problemet e Shqiperise ne nje seance te vecante. Dhe ky ze nuk do te jete politik, por eshte vete shoqeria civile ajo qe do te jete ne banken e prezantimit te situates. Qe prej vitit 1996 nuk eshte degjuar nje ze i tille dhe ndryshe nga 8 vjet te kaluara kete radhe ata do te degjojne zerin e te vertetes. Jane keto grupe shoqerore qe kane ngritur gjate nje periudhe stabel problemet qe ne te vertete shqetesojne vendin. "Mjaft!", CAO apo organizata te tjera jofitimprurese kane qene ne krye te asaj qe quhet levizja e vertete e qytetareve. Nje pjese e madhe e problemeve qe kane ngritur ne nje fare menyre kane gjetur dhe zgjidhje, pavaresisht se qeveria shqiptare eshte perpjekur t'i menjanoje ato. Por kete radhe zeri i tyre nuk do te jete me protesta para kryeministrise, per te ndaluar importimin e plehrave, apo tarifave telefonike, por jane kongresmenet amerikane ata qe do te degjojne cfare ndodh ne te vertete nga ku me pas do te vendoset se si dhe sa do te ndihmohet Shqiperia ne te ardhmen.



    Te ftuarit ne Kongresin Amerikan

    -Kryetari i Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve, Kreshnik Spahiu

    -Drejtori i Levizjes Qytetare "Mjaft!", Erion Veliaj

    -Perfaqesues i opozites dhe i Partise Republikane, Fatmir Mediu

    -Ambasadori i Organizates per Sigurim dhe Bashkepunim Europian, Osmo Liponen


    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Tre ditė pas kėtij raportimi tė shoqėrisė civile do tė pėrzgjedhen shtetet qė do tė marrin ndihma nga llogaria amerikane sfida e mijėvjeēarit.
    Pra, shoqėria civile shqiptare nė raportim duhet ta ketė parasysh se raporti qė ata do tė japin para kongresit mund tė ketė ndikim nė pėrzgjedhjen apo jo tė Shqipėrisė pėr tė pėrfituar fonde nga kjo llogari.
    Mendoj, se ky raport duhet tė pėrfshijė edhe tė arriturat dhe pėr ngecjet tė mos flitet me tone shumė pesimiste dhe tė ashpra, qė tė mos humbasim ato fonde.
    Vet ftesa dhe pėrkrahja amerikane e shoqėrisė civile shqiptare dėshmon pėr autoritetin tashmė tė konsoliduar tė shoqėrisė civile shqiptare nė Shqipėri, kėshtu qė edhe cilado qeveri shqiptare qė ėshtė tani apo do tė vij, do tė detyrohet qė tė respektoj ato medoemos si nė ēdo vend tjetėr, kėshtu qė nuk mendoj se kanė nevojė tė pėrdorin raporte me tone shumė tė ashpra e pesimiste pėr ta siguruar kėtė gjė.
    Poashtu ato fonde na duhen shumė, besoj se kėtė gjė e dijmė tė gjithė se na duhen sa mė shumė fonde.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Keta perfaqesues te shoqerise civile shqiptare, duhet te thone realitetin, packa se mund te humbasin fonde nga llogaria e ndihmes amerikane. "Zbukurimi" i gjerave, mosthenia e te vertetes per hir te perfitimit te fondit vecse ushqen me fonde kelyshet socialiste dhe mafien roze.
    Te mos thuash realitetin atje do te thote te legalizosh cdo realitet te regjimit Nano, te shperblesh mafiozet qeveritare per prostitucionin e drogen qe kane shitur, te kenaqesh me para qe akoma mbas 15 vjeteve "demokraci" nuk kane demshperblyer ish te perndjekurit politike. Te mos thote realitetin per pronat duke mos iu kthyer pronareve te ligjshem, kane lene vendin pa investitore?

    Te mos thuash realitetin do te thote qe zoterinjte roze duhet te vazhdojne korrupsionin qe ata e filluan ne 1989-90 ( e vazhdoi PD me pas) dhe e kane kthyer ne rruge. Do te thote te vazhdoje varferia e mjerimi qe kane lene pjesen me te madhe te popullsise, fotoksinat , vetevrasjet...Do te thote qe gomonet dhe vdekjet ne Adriatik paskerkeshin qene mese te natyrshme, nderkohe qe qeveria e stimulonte trafikun e "sklleverve" bashkekohore.

    JO! Shoqeria civile nuk eshte atje per te mbrojtur qeverine socialiste. Eshte per te dhene mendimin e saj per mbi gjendjen aktuale dhe REALE ne Shqiperi. Te mos qahemi atehere pse Bushi pranoi Nanon ne oborrin e Shtepise se Bardhe. Keta te shoqerise civile po nuk thane realitetin , do ta demshperblejne Nanos me kuc e me mac per cdo fjale qe kane thene vete ata kunder tij plus gazetat opozitare. Dhe si interes dicka do teproje per Xhoin, "dajen", kusheririn , miqte dhe dashamiresit e tjere te selise roze.

    Me c'fytyre shoqata "MJAFT" qe deri dje ishte neper sheshe me parullat "Nano Ik" do dali perpara Kongresit tu zbukuroje gjendjen ne Shqiperi? Dhe per cfare arsyeje? Qe te majmen me teper bucet socialiste?

    JO!
    "Who is John Galt?"

  4. #4
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Vallaj e kan bo boze keta komunistat....Amerika duhet te ndryshoje kursin dhe te mbeshtesi mbretin zog...shoqaten mjaft..ilir meten dhe PD nqs heq Berishen nga partia....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  5. #5
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Populli shqiptar ka koka por qe te dalin ato duhen parti dhe mbeshtetje per te fituar....A su lodhen syte e veshet me keto dy parti te ramizit?Bota eshte lodh me kohe....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mire qe i degjojn keta njerez po mafiozi Fatmir Mediu na qenka tani edhe person civil? Hipokrizi ne kulm te ndodhet ai fare personi atje. Me shume cme intereson eshte pjesmarrja aktive e demokrateve ne ceshtjen Shqiptare. Me sa kam degjuar Kerry ka folur se tashme prioritet nuk do jene Iraku e shtete te tjera andeja qe jane ne qef te vet, por Ballkani qe gjithmone paraqet probleme. Plani Amerikan i vjeter sidomos i demokrateve dihet qe eshte per nje qeveri panshqiptare atje(ne mos qever federale te pakten marredhenie sipas modelit BENELUX), duke mbledhur maqedonine kosoven dhe mbase malin e zi nen nje federate, gje qe do ishte dicka shume pozitive per ne. Interesat ne ate mes mund te jene dhe percarja e Evropes(qe dihet se car pozicioni kane... kunder Shqiptareve), megjithate mua pak me intereson se c'mendon Evropa qe nderron mendje ore e minut, keto lloj planesh jane te vetmet qe mund te sjellin nje stabilizim te rrajonit dhe nje zgjidhje me mend te problemit Shqiptar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Dodon, kam mendim plotėsisht tė kundėrt me ty.
    Puna e kėtyre fondeve ėshtė si e atij "peshkut japonez". Besoj se Shqipėria nuk ka nevojė pėr peshk (sepse pėr fat tė mirė askush nuk po vdes drejtpėrdrejt nga uria), por pėr grep, qė tė vėmė gjėrat nė binarė tė shėndoshė, pra tė formojmė njė bazė - njė themel tė fortė pėr tė ecur pėrpara; e atėherė, kur tė funksionojė shteti ligjor, tė respektohen tė drejtat e njeriut, tė zhduket korrupsioni dhe mitoja e shumė tė meta tė tjera nė shoqėrinė shqiptare, atėherė fondet, ndihmat dhe investimet do tė jenė tė shumėfishta dhe populli shqiptar do tė jetojė nė mirėqenie, i barabartė me popujt tjerė europianė.
    tė gjitha me masė!

Tema tė Ngjashme

  1. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •