Edhe njė prandverė ka ardhė. Prandvera e 17-tė pėr Dilen, e cila, e shtrime nė bar, ndjeu se ka taman, as mė pak as mė tepėr se 17 vjet.
- Nano! Savjet kam? - pyeti nanėn nė shtėpi.
- Tashti i mbushė 17, bijo! - I tha nana me njė dorė n'ijė e me tjetrėn mbi sy, pėr m'u mprojtė nga rrezet e diellit.
Edhe Dila, e shtrime nė bar, ndjeu se ka taman 17 vjet. Ashtu e shtrime, shikon qiellėn e kaltėrt dhe ndigjon cingaret, njė tė dashit tė grigjės ma e hollė, dhe tjetra e lopės me za ma tė trashė. Ēohet herė herė e shikon bagtinė dhe prap shtrijet, me njė dėshirė tė vokėt nė gji. Sa fort Dila qė i ndjen tė 17 vjetat nė vete! Kur nė tė kapėrthyemit e dėshirės, ven shplakėt nė krye dhe ma fort shtrihet, ndjen si nder veshė dhe nder tamtha i rreh gjaku rrjedhje tė forta dhe e ban me ndie edhe me dishrue ma tepėr. Atėherė Dila mbyllė sytė. Ashtu me sy mbyllė pret diēka. Buzėt e saj tė lagta e tė ēeluna pėr gjysė i terte flladi i lehtė.
Para ksaj prandvere bani njė dimėn acar. Bora qė tashti shifet si kunorė vetėm nder bjeshkėt e nalta, nė dimėn kish mbulue mbarė tokėn. E stuhia e tmerrshme s'kish lanė pa futė borėn deri ndėr shpella mali dhe zgavrriqe drunjsh. Nė kėt acarim dimri dhe bishėt e malit zbriten nėpėr katunde te njerėzit. Por kta nuk i priten mirė. Bashkė me bishėt e malit zbriti edhe Cubi, i cili ishte tmera pėr ata qė kishin ndigjue pėr tė e qė nuk e njifshin. Nė besė, nė buk'e krypė, i ati i Diles e mbajti cubin si mik. Dhe gjatė njė mueji sa ndenji Cubi nė shtėpi te saj, Diles iu ba se ky Cub nuk asht ai Cub pėr tė cilinflisnin se vret, grabit, pėrdhunon. me tė vėrtet po at emen kishte; por jo nuk ishte ai. Cubit mik njezetekatėrvjeēar i buzqeshej nana, i buzqeshej Prenda, e shoqja e re e vllaut, baba i fliste me za tė butė e vllau kėndonte me te. Cubi-mik ishte i mirė dhe tė gjithė e nderojshin, Dila kanjėherė me dashje dhe pa dashje e shikonte nė sy dhe kuqej, kanjėherė me dashje e pa dashje, tue bamė punė nėpėr shtėpi, nė tė kaluem e prekte me krah dhe nga kjo prekje iu rritshin gjitė.
As nga armėt e tija, rrypat me fishekė, pushka dhe revolja nga tė gjitha kėto Dila s'kish frigė. Njė ndjesi e fshehtė rritej nė zemrėn e Dilės dhe sa ma shum ditė kalojshin aq ma e madhe bahej. Dhe ndiesia u ba dėshirė, dėshirė qė tė len pa gjumė.
Por njė ditė, kur dielli sa njė pare e madhe sermi u ēfaq nė qiell, Cubi shkoi. E dila mbet vetėm me dashurinė pėr Cubin.
Asht e flakėt dėshira e Dilės nė njė ditė tė shkėlqyeshme prandvere kur, e shtrime nė bar, ndjen se si i rreh gjaku ndėr dej. Asht edhe ma e flakėt dėshira e Dilės kur i ka syt'e mbyllun e me andrim vezullues don me krijue ate qė s'ka. S'ka... Nuk u pa ma Cubi. E 17 prandvera tė saja janė 17 thirrje tė nxehta tė heshtura drejtue Cubit.
Ashtu e shtrime dhe n'andrim Dila nuk desht t'i ēeli syt' edhe se ndjeu mbi trupin e vet njė peshė dhe prishi dihatunin e nji mashkulli e mbi buzėt e veta tė pėrvlueme njė njomsi. S'i ēeli syt'. Ndoshta kish frigė tė mos prishi ekstazėn nė tė cilėn kishte ramė... E kur ndjeu lehtėsimin e trupit i ēeli syt. Por aty s'pa kend. U hodh nga ana e majt. Dila u drodh. "Ai asht! tha - Cubi!" dhe u vue nė ndjekje tė gjurmės majtas. Sie dehun, gjithnjė n'ekstazė. La grigjen, as qė i binte ndėr mend, pse kėrkonte Cubin. Doli nė rranxė tė malit shkambuer. E thirri me emėn, por bashkė me kėmbėt e saja qė pėrplaseshin prej shkambit nė shkamb, q'ashtu dhe thirrjet e saja u pėrplaseshin - kot.
Kur erdh muzgu i mbramjes nėpėr livadhe dhe nėpėr shkambijt ndigjoheshin thirrje plot idhnim dhe dhembje:
"Dilooo! Dilooo! Dilooo!"
Krijoni Kontakt