Erica e Martin Camaj
Si e njofta Martin Camajn
At Daniel Gjeēaj
Tė parėn herė e takova nė Rrogam tė Thethit nė gusht tė vjetit 1948, kur unė bashkohesha me ēetėn e komitėve kundra komunizmit tė Enver Hoxhės. Jetojshin me krye nė gėrshanė, tue pritė ēdo ditė dekėn. Kishin nevojė pėr njė atė shpirtnuer. Ma propozuen kėtė detyrė mue, qė e shifshe mirėfilli se sė shpejti do tė pėsojshe fatin e sivėllazėnve, tė pushkatuem te zalli i Kirit. Si mora lejen prej tė parėve, e bekimin prej Tringės, pranova e u bashkova me ta, me mendimin se kisha pėr tė kalue njė kohė tė gjatė maleve e pyjeve, tue krye njė detyrė, tė cilėn nė kohė normale, nuk kisha mujtė as me e pėrfėtyrue. Profesori-kaēak; Frati-komitė. Do tė mė duhej me ēue meshė shpellave, me i prī rruzares pyjeve, tue e ndėrpré tash e parė pėr shkak tė rrezikut tė rrethimit; me rrėfye njerėz tė ngrimė nė armė, me kungue djelmoēa, qė bāheshin gati pėr jetėn tjetėr, me vojue tė varruem pėr dekė nė lule tė moshės. Grupi, tė cilit i shtohesha unė, pėrbahej prej 36 vetėve, ndėr tė cilėt shumica tė armatosun, tė kursyem prej Nikė Sokolit e kapidan Gjon Destanishės.
Flejshim ndėr ledina, buzė vijave tė ujit, gjithnjė me roje, ditė-natė. Ushqeheshim, nė rasėn ma tė mirėn, me bukė e djathė, qė na e bijshin malėsorėt. Unė ndeja pak, vetėm katėr dit, pėr shkak tė rrethanave qė u krijuen. Po tė tjerėt jetuen kėshtu mā se katėr vjet e, si mė diftojshnin, mėrrijtėn me hangėr deri pluhun sharre nė vend tė bukės, qė shpesh edhe u mungoi, sepse kush e binte, e bānte ketė me rrezik kreje, e jo vetėm pėr veti. Rrezikonte me u zhdukė prej faqes sė dheut me fis e me farė.
Grupit tė vogėl tė kapidan Gjon Destanishės i pėrkiste Martini, njė djalė krejt i rķ, ish-student i gimnazit-licé tė jezuitėve tė Shkodrės e aspirant apostolin i tė bijve tė Shėn Injacit. I temalas me fis, mėsues ndėr fshate tė Veriut mbas mbylljes sė instituteve fetare tė Shkodrės e prandej edhe tė shkollave e tė seminareve tė Franēeskanėve e tė Jezuitėve, Martini kishte rį nė lidhje me kapidan Gjon Destanishėn e me tė nipin e tij Lazėr Palin, tė cilėt tashmā kishin katėr vjet qė jetojshin nė mal, pa iu dorėzue komunizmit. Ndoq kėta, pra edhe kur kėta dy vendosėn me u bashkue me ēetėn e Nikė Sokolit, i cili kishte mbledhė rreth vetit, pėrposė shokėve tė vet tė padįm, Zef Zogun e Shpend Sadikun e edhe bajraktarin e Shalės, Prelė Markun, kryetarin e djelmnisė sė Shalės, Sadik Markun me vėllį, Marash Kolėn, Vat Marashin prej Shoshit etj. Martini ishte i vetmi qė kishte pregatitje shkollore tė mesme. Sadoqė i ri, kėtij i silleshin pėr ēkado lypte njohunia ditunore. Nuk ishte fort i gojės e prejsé ndodhej nė njė shoqnķ tė panjoftun, ku s'gjente shokėt e vet as tė krahit tė vet, rrinte mā fort i vetmuem e plot mendime. Mbante krahin e Gjon Destanishės, tė cilin e kishte ndjekė nė arratķ. Me mue nuk njihej, prandaj as me u shoqnue fort, s'shoqnohej. Kishte mā tė shkuem me fra Pashkun, i cili nė grup paraqiste Savonarolėn nė gojė e Shėn Gjon Kapestranin nė luftė pėr lirķ. Si franēeskan ky kishte pėr armė vetėm kryqin e rruzaren tė bāme me njė spagė tė gjatė me aq neje, sa janė shźjet e kokrrave tė uratėve. Kishte grupin e vet tė uratėve dhe me ta mblidhej pėr gjithė nadje e mbramje e lutej. Martini, megjithėsé i edukuem ndėr jezuit, rrallė e gati kurr merrte pjesė me grupin e uratės. Duket se koha e shkurtė e mėsuesisė ndėr male, e kishte ndėrrue diametralisht jetėn e tė riut nė drejtimin e fesė. Gjithnjė Martini s'ishte as kje kurr anmik i deklaruem i katoliēizmit as i moralit kristian.
Nė diskutimin, qė u ēil nė ditė tė para tė malit se a duhej tė sulmoheshin apo jo autoritetet komanduese tė komunistave nė Dukagjin, Martini ndoq pėrherė mendimin e Gjon Destanishės qė mos tė damtohej populli me akisione tė tilla tė pamjaftueshme pėr me trandė qeverinė e kuqe tė Tiranės. Lajme tė vazhdueshme, qė na vijshin se qeveria e Enver Hoxhės pregatiste forcat speciale tė sigurimit pėr tė nė rrethue, e shterngojshin grupin me marrė vendimin e premė pėr kalimin nė Jugosllavi.
U ēuem mė njė anė tė errėt, pėrpara se tė delte hana. Rruga, e pa rrugė, kalonte nėpėr pyllė, gjithkund nė tė pėrpjetė. Nė fillim s'shihej kurrgja; mbrapa sytė mėsohesin me daulle ndonjė send. Pėr né, tė pamėsuem nė mal, ishte me ecė nė terr tė verbėt, mā tepėr tue prekė me dorė e me shkop, se sa tue pā se ku po vejshim kambėn. Gjithnjė ata tė malit, koēakėt me pėrvojė tė gjatė, na pėrcillshin e na drejtojshin pak a shumė tė kapun dora-dorės. Dikur, ndoshta dy orė para mjesnatet, nisi me dalė hana si qźthė, pėrherė e ma e shndritshme. Majet e maleve tė thepisuna e tė bardha, shkamb i gjallė, dukeshin nė tanė madhninė e vet kristaline, si tė veshuna me argjend. Hijet e luginave e shpatet nė kapt bāheshin ma tė dźta e qitshnin nė pahj trajtat e relievet njė mijė formash me njė sfond qiellet tejet tė kaltėr, ku hyjt zbeheshin nė dritė, sa mā fort ēohej hana nė udhėtim tė vet.
Kalojshim nėpėr shtigje e brija, nėpėr rrgalla e zallina, nėpėr shkambij e qeta ku vetėm dhitė e egra gjejnė banim e kullosė. Mbarsim, simbas porosisė sė luftarėve tė lirisė, tė cilėt malin e kishin shtėpinė e vet, anėt nėn hije. Qellimi ishte qė tė mos shiheshim prej rojeve tė cilat mund tė gjindeshin ndėr maje e qafa tė kufinit. Aq mā fort porositeshim na, tė pamėsuemėt nė mal, mos tė rrėzojshim gur as mos shkaktojshim dyndje zallit, qė mujte me bā zhurmė; zhurmė e cila, nė qetėsinė e natės e nė jehonėn e shkėmbit, zmadhohet e bāhet ushtimė orteku. Dikur, mbas orėve tė rrugės tė parrugė, herė shkambijve, herė zallit, herė thik nė teposhtė e herė thik nė tė pėrpjetė, ku kamba doras, ku tue u mbajt pėr rrajēa ēetinash tė thyeme prej boret e ortigjeve, u kapėm nė qafėn e kufinit, simbas udhėzimeve qė na epshin mā tė mėsuemėt nė bjeshkėt e kėsaj krahine. Njė shteg i parrahun, por qė tė bānte me kalue prej njanės anė, nė faqe tjetėr tė malit, nė tė cilėn mujte njeriu me u kacavjerrė nė teposhtė, tue u pėrshkue nėpėr njė zall tė imtė, tė formuem ndėr shekuj prej grimcimit tė shkambijve gėlqerorė nga bora e akulli, qė nė atė naltėsķ s'mungojshin gati kurr. Sigurisht s'ishte koha me vrojtė bukuritė, as veēantitėt pėrherė tėrhjekėse tė maleve tona tė vrashta e pėrherė tė virgjra. Po tė bājshin aq shumė pėr vedi, sa me harrue ku ishe, prej kah ishe nisė e ku po shkojshe me mbarue. Ishte njė ēast takimi me bukurinė, me naltėsitė. Martini mā vonė i thadroi nė art kėto ēaste tmerrėsisht madhėshtore. Fryt i kėtij takimi me hanin, rrethue prej telash ferrc, asht poezia "Telat me thepa nėn hanė", e cila ndoshta-ndoshta nuk kishte pėr t'u kuptue si duhet, pa kėtė kornizė:
S'mund ta harroj hanin mbi krye
kur ishte nji rrotull e rrezikshme
hekuri sė kuqun. Preksha eshtrat
e shpatullave tė mia, tė ngurta
e trimnohesha.
Telat me thepa, kufini i botės:
pėrtej njerzija ishte e veshun
e pa tundime nė shpirt,
kėndej na lįkur para njani tjetrit.
Npėr parzmat e hollė tejshiheshin
pėrmbrencat; pėr tė parėn herė diktova
se edhe zemrat ishin ngjyra-ngjyra.
Hana ecte kadalė mbi krye:
astronomėt rreth telash e vrejshin
me turbi tė gjata nė dorė.
Kėtė mendonte atė ēast poeti, ndėrsį kujdesi i atyne qė na pėrcjellshin e na drejtojshin ishte frika e takimit me roje tė kufinit, pėr tė cilat s'kishim njoftėsķ as se sa ishin, as me ē'mjete luftarake ishin tė pajisun. Ndoshta edhe ata kishin turbi tė gjata tė dorė. pėr me pį hyjt. E me i vrį!
Gjithnjė na ishim pregatitė pėr ndeshje me armė. Po thom na, edhe pse shumica jonė ishte e parmatosun e ndėr né kishte grį e vajza (tri grį e dy vajza). Tė armatosunt me pushkė, mitraloza e bomba doret ishin jo mā shumė se 10. Sigurisht pėr zemėr, pėrvojė e trimnķ vlejshin mā tepėr se njė batalion ushtarėsh. S'dojshim me rį nė pushkė, mbasi qellimi ynė ishte me kalue nė Jugosllavķ e prej andej - mendofshim na gabimisht - me nisė kryengritjen, tė ndihmuem prej jugosllavėve tė Titos, kundra komunizmit enverian, me tė cilin Titoja ishte prishė pak kohė pėrpara. Na sa po i afroheshim vijės sė kufinit, ku rreziku mėrrinte kulmin, njani prej miqve tė mi mā tė ngushtė m'u afrue e mė tha me zā tė ultė nė vesh: "Pater, mos kij frikė, nė kjoftė se na kapin, fishekun e parė e kam pėr ty! E di se nuk mundesh me mbytė vedin se je meshtįr; ashtu si e di se bā me tė kapė, kanė me tė shkye kortįr-kortįr. Mā mirė plumbi em, Pater, se nė pastė pasė ndonjė herė plumbi i dekės mbrendė dashtėni, njėky emi sigurisht ka mā fort dashtėnķ se dekė."
E ndėrsa isha ndėrmjet plumbit tė kuqve e tė mikut, tashmā e kishim kalue kufinin, tue hy nė njė tokė, ku s'na priste liria, por tė gjitha tė zezat.
Pal Dukagjini
Romė, qershor 2002
Ana Luka referon kujtimet e Pater Daniel Gjeēajt i cili bashkė me Camajn e tė tjerė kapėrceu kufirin mė 1948.
Arratisja e Camajt, njė histori e pazakontė
Mes 32 kumtesave qė komentonin pa kufi "Martin Camaj nė Kulturėn Shqiptare", organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, historia qė lexoi Ana Luka e shtendosi sallėn e kapur nė lodhje dhe monotoni. Ishte ndėr tė paktėt zėra qė u dėgjua nė qetėsi deri nė fund. Gruaja e fisme, rreth tė 70-ave, solli njė dėshmi unikale: arratisja e Martin Camajt (1925-1992) nga Shqipėria, ku nuk shkeli mė gjer sa jetoi. Janė kujtime tė fratit franēeskan Daniel Gjeēajt, tė takimit tė parė tė tij me Martin Camajn nė vitin 1948 nė Rrogam tė Thethit. Nė kėtė vend tė humbur, Camaj bashkė me 36 tė tjerė, ndėr ta dhe Pater Danieli, priste tė arratisej drejt Jugosllavisė. Falė bujarisė sė Ana Lukės, "Shekulli" po e boton tė plotė kėtė kujtim shkruar frati franēeskan mė 2002 me pseudonimin Pal Dukagjini.
Ana Luka, bashkėpunėtore e redaktore e pater Daniel Gjeēajt pėr vite, e ka shkėputur kėtė kujtim nga njė tufė dorėshkrimesh tė Bibliotekės sė fratit nė Romė, qyteti ku Luka jeton dhe punon, nė Radio Vatikan, qysh prej vitit 1991.
Dorėshkrimet, ndėr to letra qė Ana Luka ka shkėmbyer me Martin Camajn pak kohė se ai tė ndėrronte jetė, botohen nė pėrmbledhjen e plotė tė veprės sė poetit, shkrimtarit, gjuhėtarit. Bardhyl Demiraj, redaktor i kolanės me 10 vėllime tė krijimtarisė letrare tė Martin Camajt, bėn tė ditur se puna me veprėn ka mbaruar. Pritet tė promovohet me rastin e nderimit tė Camajt me titullin "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Shqipėrisė. J.P
shekulli
Camaj, parathanės i vendformimit tė Neostandardit
Ledi Shamku-Shkreli
Kolegė, jemi mbledhė sot pėrreth Camajt, ndaj Martini smund tė mungojė. E, mė fort se kur flitet pėr atė vetė, ai duhet me qenė i pranishėm sa herė qė flitet pėr Shqipen gjuhė amtare e tija dhe jona. Kėshtu pra, meqė krye-verb i fjalės time sot ėshtė Shqipja, pėrmasa jonė etno-kulturore, ju grish tė kthehemi 20 vjet mbrapa nė kohė, nė 2 dhjetor tė 1991, nė Seminarin e Salernos kushtuar shtresimeve tė shqipes. Ky seminar u ēel nga Camaj, pikėrisht nga Camaj, dhe nuk ėshtė gand qė Adolorata Landi dhe Patrizia del Puente zgjodhėn atė pėr me hapė njė seminar, i pari i njė kohe kur besohej se fryma e lirisė dhe demokracisė do ta rimte sėrish edhe pėlhurėn tonė gjuhėsore tė ngrirė nga diktatura. Thashė pak parit se Camaj sot nuk mund tė mungojė, ndaj le ti ndėlgojmė kumtet e tij: Ka rreth njizet vjet qi nė Shqipnķ po vazhdon proēesi i normalizimit tė gjuhės, i cili nuk merr parasysh randėsinė e dialekteve e tė historisė, ase tė dokumentave si: dorėshkrime, tekste letrare etj. Teoria themelore qi drejtoi procesin e ndjekun pėr zbatimin e normės, qi nė tė vėrtetė āsht vū nė jetė me dhunė, i pėrket Stalinit. Hoxha (nuni i saj sipas Camajt) nė vend tė gjuhės, imponoi praktikisht dialektin e vet, ase mā mirė, nji prej nėndialekteve tė tosknishtes lindore. Cdo variant tjetėr gjuhsor letrar u ndalue, nė veēantķ ai i veriut. U pengue edhe zhvillimi i tosknishtes tradicionale letrare, nė veēanti pėrbāsja e saj perėndimore, qi āsht zhvillue nė hapsinėn prej bregut shqiptar tė Jonit deri nė Peloponez e prej aty bashkohet me zonat arbėreshe tė Italķs jugore. Kėtu āsht trashigue nji traditė letrare e zgjedhun e tanė sqimtķ, e ngjashme me klimen e butė mesdhetare.
Ngula kėmbė qė pėr punė tė shqipes sė pėrbashkėt sot Camaj tė shprehej vetė, ashtu shkipėt e pa dragomāj, pėr tia shkėputė kumtet e tij cergave tjetėrsuese, tė cilat vijimisht e pėrmes manipulimesh, e kanė cilėsuar si hiperlokalist, anti-unitar e anti-kombėtar. Porse Camaj ėshtė ndėr tė rrallėt, pėr tė mos thėnė i vetmi qė iu referohet gjithnjė tri koineve sa herė rrihet argumenti i normės. Ai dėshmon pėr kėtė trinģ si in varietate concordia, apo pėr tia dhėnė fjalėn atij vetė: pėr gati nji gjysė shekulli para ardhjes sė stalinizmit, tre variantet letrare janė zhvillue lirshėm nė nji simbiozė harmonike. Weigand-i, Nahtigal-i, Pekmezi, Xhuvani e deri edhe autorė veriorė si Fishta e Gurakuqi, kėshilluen qi unjisimi i gjuhės zyrtare tė mbėrrihej nepėrmjet avitjes sė kėtyne varianteve. Kjo gja duhej me u krye jo nė mėnyrė tė vrazhdė. E nė tė vėrtetė, deri nė 1944 shoqnija shqiptare zhvillohej nė nji rreth simbiozet familjare, kulturore e gjuhsore. Nė veēanti nė Tiranė kryheshin kontaktet e para gjuhėsore mes atyne qė pėrdorojnė dialekte tė ndryshme; aty kryhet afrimi. Treguesit e kėtij afrimi ishte dashtė me u ndjekė me kujdes, duke gjetė rrugėn mā tė drejtė pėr unjisimin e gjuhės.
Nė duam ta pėrmbledhim, kumti kryesor i citimit tė mėsipėrm ėshtė se Camaj, njėzet vjet tė shkuara, gjykonte se shqipja e pėrbashkėt evolutive, do ta kish pasė epiqendrėn e vet tė formimit nė truallin sociolinguistik tė Tiranės kryeqytet. Natyrisht, mendonte Camaj, do ta kish pasė po tė mos ja kish zėnė vendin Shqipja Totalitare. Madje, shton gjuhėtari, natė truall jo vetėm do tė latohej entiteti gjuhėsor prej miliona replikash kompromise nga ēda areal shqipfolės, por po nė atė amė sociolinguistikte duheshin zgjedhur edhe elementet rregullarizuese tė induktuara (Treguesit e kėtij afrimi ishte dashtė me u ndjekė me kujdes, duke gjetė rrugėn mā tė drejtė pėr unjisimin e gjuhės). Nuk ėshtė i vetmi Camaj qė e mendon kėsisoj. Guiraud nė vitet 70 shkruan: duhet shqyrtuar mirė ligjėrimi popullor parizian, qė sot nė fakt ėshtė ligjėrimi popullor i thuajse tė gjithė francezėve, apo sė paku i atyre qė e pėrdorin frengjishten nė mėnyrė tė natyrshme.
Ēfarė ndodhi nė fakt nė kėto 20 vjet? Pėr nga pikėpamja sociolinguistike gjithė kėto kohė lėvizjesh tė lira demografike, Tirana, nė aspekt gjuhėsor, nisi tė shėrbejė si truall pritės pėr nivelet dhe regjistrat e ndryshme gjuhėsore qė konvergojnė aty si ligjėrime ardhėse. Saussure pohon se tė gjitha gjuhėt ardhėse do tė ndryshojnė nėn trysninė e sistemit gjuhėsor pritės; por nuk ėshtė vetėm gjuha ardhėse ajo qė ndryshon, pasi edhe idioma pritėse pėson ndikime nga pėrplasja me tė parėn. Kėshtu ndodh qė trualli gjuhėsor konservativ (i Tiranės) modifikon ligjėrimet ardhėse, por njėkohėsisht modifikohet prej tyre. Nga ky proces alkimik lind njėri ndėr nivelet mė tė rėndėsishme ligjėrimore tė Shqipes sė Sotme, i cili nė terma bashkėkohorė pėrkufizohet si Substandarti i Metropolit.
Por vini re, ėshtė shumė i rėndėsishėm fakti qė trualli gjuhėsor pritės i Metropolit ja ka dalė ta ruajė karakterin konservativ. Pėr nga pikėpamja strukturore, ky fakt shpjegon edhe pse njė pjesė e mirė e akomodimeve tė sotme tė shenjuesve zyrtarė, akomodime tė cilat kryhen prej kėtyre forcave vetėstrukturuese, ndjekin shpesh pėr inerci hullinė konservative. Ndaj duke i parė nė ēelės diakronik, shumica e pėrftesave tė sotme, ndonėse rezultojnė si inovacione nė raport me normėn, nė raport me shqipen vetė dhe nė thelb tė tyre del se shpesh janė konservacione. Nga ana tjetėr, prurjet e shumta e tė shumllojshme qoftė diatopike, qoftė diastratike qė derdhen nė Substandartin e Metropolit, janė kryesisht tė llojit inovativ. Fakti qė kėto inovacione pėrpunohen nė njė truall gjuhėsor, substrati i tė cilit, siē e kemi analizuar nė punime tė mėparshme, ėshtė me karakter konsevativ, bėn tė mundur qė neoformat e Shqipes sė Sotme tė mos jenė mutacione por fraktale tė mėtejshme tė sė njėjtės lėndė historike. Me fjalė tė tjera duam apo nuk duam ne, Substandarti i Metropolit bėhet kėshtu njėri ndėr garantėt e evolucionit tė pandėrprerė tė Shqipes Publike, i cili jo rrallė rezulton se po korrigjon edhe ndėrhyrjet e djeshme subjektive nė lėndė tė Shqipes. Ndodhemi pėrpara njė situate jo vetėm interesante nga pikėpamja gjuhėsore, por edhe historike. Kjo gjendje duhet studiuar sa mė shpejt, pikėrisht se po tė shqyrtohet dhe tė pėrkrahet nė kohė, do tė shpjerė nė forcimin dhe rivlerėsimin mbi baza reale tė kodit gjuhėsor mbarėshqiptar. Gjithė kjo ngaqė sociolekti, me epėrsinė e tij komunikuese, thyen te ēdo idiomė atė qė Saussure e quan esprit de clocher - mendėsinė e izolimit - dhe vė kėsisoj nė lėvizje proceset e uniformizimit objektiv. Z. Ardian Vehbiu, lidhur me domosdoshmėrinė e marrjes nė konsideratė tė kėtij entiteti nga studiues dhe planifikues tė shqipes shkruan se: nė tė vėrtetė, standardi ekzistues i shqipes e ka potencialin pėr tu rishikuar pa ēuar kjo nė ndonjė shkoqje tė identitetit gjuhėsor dhe kulturor tė shqipfolėsve; por se ēfarė do tė rishikohet pikėrisht, dhe si do tė realizohet kjo, varet nė masė tė madhe nga ēfarė ėshtė adoptuar prej folėsve vetė pėrtej llogoreve dialektore, nė atė rain forest tė biomasės sė shqipes sė sotme, qė ėshtė Tirana.
Me fjalė tė tjera Substandarti i Metropolit mund tė konsiderohet si gjuhė nė kontakt qė farkohet nė rastin tonė ndėrmjet dialekteve dhe shqipes standarte tė tė gjitha stileve, ndaj dhe paraqet njė fond tė pasur gjuhėsor. Veē tė tjerash ėshtė edhe njė vėnie nė provė e gramatikės, duke qenė se bazohet mbi mekanizma pragmatike qė priren ta thjeshtojnė sistemin e kodit formal parashkrues. Saussure dėfton se ai qė e krijon gramatikėn, e ka nė dorė sa kohė se ka hedhur nė qarkullim; por qė nga ēasti kur ajo pėrmbush misionin e saj duke u bėrė pronė e gjithkujt, kontrolli del dore. Sikur njeriu tė pretendonte se po krijonte njė gjuhė tė pandryshueshme, tė cilėn pasardhėsit duhet ta pranonin tė pacėnuar, ai do ti ngjasonte njė pule qė klloēkit vezė rose: gjuha e krijuar prej tij, me hir a me pahir, do tė pėrfshihej nė rrjedhėn qė merr me vete tė gjitha gjuhėt..
Gjallimi i Substandartit tė metropolit ėshtė njė tjetėr element prove nė mbėshtetje tė tezės se shqipja, si ēdo gjuhė tjetėr, zhvillohet pėrmes njė continuum-i gradual evolutiv duke kaluar nė kėto etapa:
Dialekte g Varietete Krahinore g Shqipe Popullore g Substandart i Metropolit g Shqipe e Njėsuar (Standard fg Neostandart)
Kėtė iter do tė ketė pasė nė mend edhe Camaj njėzet vjet tė shkuara kur tėrhoqi vėmendjen tek rėndėsia parake e asaj pėrziemje tė vetvetishme qė ka ndodhė e ndodh prore nė Tiranė. Kjo prurje substandarte popullore, e cila mungon krejt nė kodin standart, vijon tė ushqejė pėrditė proceset ristandartizuese tė shqipes. Dhe prania e substandartit ėshtė nė tė vėrtetė prani e folėsit e madje e njė folėsi kolektiv trashendental, i cili ėshtė bartės i shqipes qė ka qenė po dhe i asaj qė do tė jetė. Gjithė kėtė trashėgimi kodesh stilesh e regjistrash, tė shkruar e sidomos tė folur, tok me tharmin unitar tė ardhmėnisė, Substandarti e ofron pareshtur e pėrmes procecessh mirėfilli vetėrregulluese, nė ristandartizimin e shqipes letrare. Dhe nė fakt matjet e kanė dėshmuar tashmė se ka lindur e po fuqizohet varieteti Neostandart si formė e thjeshtuar dhe e pasuruar e Standartit, qė ka pėrdorim masiv dhe qė gjuhėsisht e kulturalisht paraqitet mė i hapur se Standarti, pasi mund tė pėrmbushė tė gjitha nevojat e komunikimit publik, deri edhe ato praktike e tė pėrditshme. Neostandarti gjendet nė kapėrcyell tė gjuhės sė shkruar e asaj tė folur. Pėrbėrėsit e kėtij varieteti del se janė: Substandarti i Metropolit + Tiparet e Gjuhės sė Shkrimit. Ky rezultat ėshtė mirėfilli pohim i parathanės sė Camajt: vendformimi i Neostandartit tė Shqipes ėshtė Tirana Metropol. Po ashtu matjet dėftojnė se ky Neostandart po realizohet nė plotninė e vet diamezike, pra si nė rrafsh tė folur, ashtu edhe nė rrafsh tė shkruar.
Neostandarti i shkruar ėshtė ai varietet i shqipes sė pėrbashkėt me tė cilin po identifikohen gjithnjė mė shumė pėrdoruesit e shqipes, duke filluar nga pėrdorimi i saj si gjuhė publike e deri te pėrdorimet vetjake nga nxėnės, studentė apo shkrues tė mesėm. Epėrsia e kėtij varieteti ndaj normės standarte qėndron pikėrisht nė dy tiparet karakteristike tė tij:
- nė prakticitetin e repertorit tė tij gjuhėsor, me tė cilin mund tė pėrmbushet njė gamė mjaft mė tė madhe situatash shkrimore, pra jo vetėm situatat thellėsisht formale;
- nė afėrinė qė ngėrthen ky varietet me pėrdorimet e folura dhe me formate trashėguara tė traditės.
Neostandarti i folur ėshtė varieteti i Shqipes sė Sotme drejt tė cilit synojnė gjithė ata pėrdorues qė, duke zgjedhur ta pėrvetėsojnė nė tė folurėn e tyre prestigjin qė ofron gjuha letrare, e deskematizojnė dhe e ristandartizojnė vijimisht kėtė tė fundit nė pėrputhje me kushtet e reja social-kulturore. Natyrisht qė Neostandarti i Shqipes sė Sotme ka edhe njė gjurmė tė ndjeshme tė pragmatizmit gjuhėsor, prej tė cilit nė mjaft situata ai paraqitet edhe si i varfėr nė mjete, por kjo ēėshtje i takon mė shumė kulturės sė gjuhės sesa gjuhės vetė. Dhe si e tillė mund tė pėrballet duke i kundėrvėnė mes tjerash njė edukim gjuhėsor demokratik, i cili nxit qarkullimin e mjeteve shprehėse, tė atyre mjeteve tė simbiozės sė trashėgueme siē e quan Camaj, duke pasuruar ksodore kompetencėn e mandej performancėn e shqipfolėsve.
Kolegė, kėtu e 20 vjet mė parė Martin Camaj pėrfytyroi ringjalljen e unitarizmit gjuhėsor nė Shqipen qė pat shkizmuar ideologjia. Parathana e tij shenjoi Tiranėn e ēliruar si vatėr tė unitarizmit gjuhėsor. Njėzet vjet mė pas, koha po i jep tė drejtė vegimeve poetike e andrrimtare tė atij qė rrėfeu se: ngjarjet qi i kanė ra pėr hise gjuhės time qenė edhe shkaku mā i thellė qi mė ka shtye me u marrė si shkencėtar me gjuhėn. Kjo qė po ndodh nė Tiranė ėshtė vetėm fillimi i njė reforme nga poshtė mbi Shqipen.
Shėnim: Kumtesė e mbajtur me 24 shtator 2010 nga autorja, nė konferencėn shkencore, organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike me rastin e 85-vjetorit tė lindjes sė Martin Camajt.
g.sh
Podrimja rrėfen: Mbrėmja e fundit letrare me Camajn
Violeta Murati 15/10/2010 11:29:00
Sot, nė rastėsi tė dy takimeve me Martin Camajn. Ekskluzivisht pėr standard, poeti nga Kosova, Ali Podrimja, tregon mbrėmjen e fundit letrare me Camajn, nė kryeqytetin e Bavarisė, atė tė vitit 1992, vit kur u nda nga jeta shkrimtari
Fotoja qė shihni tė publikuar pėr herė tė parė nė standard, i takon vitit 1992, kur nė kryeqytetin e Bavarisė bėhej njė manifestim letrar me poetėt e Kosovės; nė foto ėshtė poeti nga Kosova, Ali Podrimja, dhe Martin Camaj. Dje, ekskluzivisht kėtė kujtim, si ndarje e fundit me Camajn, na i vuri nė dispozicion poeti Ali Podrimja me njė histori krejtėsisht tė veēantė: Para disa ditėsh njė plak nga rrethina e Gjakovės ma solli njė zarf, ku qėndronte kjo fotografi e pėrbashkėt me Martin Camajn dhe unė e shikova gjatė, fotografia ishte bėrė qė nė vitin 1992, kur ishim nė Mynhen pesė poetė nga Kosova. Sapo e kishte marrė vesh se gjendemi ne kryeqytetin e Bavarisė, Martini ia kishte behur nė sallėn ku mbahej mbrėmja letrare.
Kur ėshtė gjendur pėrballė, Podrimja kujton se Camaj ka nisur tė qeshė dhe u ėshtė drejtuar: Po si mė harruat mua? Zoti poet, ju jeni kaherė me ne. Aty nė mesin tonė, - vazhdon historinė e fotos Podrimja, - djaloshi i quajtur Dukagjin Tanushi kishte bėrė ca fotografi me ne tė pestė dhe Martinin. Si duket, kjo fotografi ėshtė e fundit nga njė manifestim letrar i Martinit.
Ndėrsa sot, pėr rastėsi, organizohet njė mbrėmje letrare pėr Camajn, pėr tė promovuar pėr herė tė parė njė botim akademik tė plotė, sa qe gjallė e nė postum tė veprės sė shkrimtarit. Pėr pėrgatitjen e veprės sė plotė me dhjetė vėllime ėshtė marrė studiuesi Bardhyl Demiraj, njė pasues i Camajt nė degėn e Albanologjisė nė Universitetin Ludwig Maximilians, nė Mynih, tregon se gjurmėt e themelonjėsit e kanė ēuar nė pėrkujdesjen mė tė fundit; drejtimin e punės pėr botimin e plotė tė veprės sė Martin Camajt, nė rastin e 85-vjetorit tė lindjes.
Qysh nė kopertinėn e librit shėnohet se vepra letrare e Martin Camajt i kumton lexuesit variantėn gege, tė lėvruar e tė sprovuar nė rrethet letrare shkodrane tė kohės, tė cilėn shkrimtari ynė nė gjallje tė vet nuk reshti sė pėrpunuari dhe pasuruari nė formė dhe leksik. Gjatė pėrgatitjes pėr shtyp, thuhet se ėshtė pasqyruar me besnikėri teksti letrar nė versionin e tij pėrfundimtar, qoftė ky i botuar apo i lėnė nė dorėshkrim nga autori. I takon njė botimi akademik qė shteron gjithė veprėn letrare tė Camajt, e mbėshtetur nga shtėpia botuese Onfuri nė Tiranė. Janė dhjetė vepra, parashikuar tė ishin gati pėr konferencėn shkencore qė u mbajt nė Akademinė e Shkencave, e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike.
Nėse nė libraritė e Tiranės nuk gjendet asnjė libėr me veprėn letrare tė Camajt, Demiraj ka treguar se ky autor ėshtė i pranishėm nė Universitetin e Mynihut, si njė nga shkrimtarėt pėr tė spikatur tė mėrgatės shqiptare gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar. Prej 92-sit, kur ėshtė ndarė nga jeta, ėshtė ngritur nė Lengris, ku ishte vendosur familja Camaj, qendra e shoqatės kulturore Martin Camaj. Ēdo vit, aty, tregon Demiraj, janė organizuar pėrvjetorė, ndėrsa nė rast tė 85-vjetorit tė lindjes sė Camajt u mendua qė katedra e Albanologjisė tė pėrfaqėsohej me dy projekte afatgjata, qė kanė tė bėjnė me veprėn e plotė letrare tė shkrimtarit, dhe e dyta tė kishin njė vėllim pėrkujtimor me studime albanologjike, letėrsi, gjuhėsi, histori qė i pėrkushtohej kėsaj figure. Projekti i dytė ėshtė kryer dhe Demiraj thotė se ka dalė tashmė njė vėllim prej 600 faqesh, me pjesėmarrjen e 33 autorėve. Ndaj, promovimi i botimit tė plotė tė veprės sė Camajt, sot, ėshtė realizim i atij projekti tė parė qė prezanton Demiraj, ku pritet dixhitalizimi pėr tė pasur akses tė gjitha rrethet e lexuesve.
Demiraj, qė ėshtė drejtues i punės pėr botimin e plotė tė veprės letrare, ka treguar pak ditė mė parė se nė to pėrfshihet gjithė prurja letrare e Camajt, si shkrimtar, prozator, poet, sidomos lirik, si dramaturg, po edhe si lėvrues i prozės sė shkurtėr, novelės, tregimeve e kėshtu me radhė. Nuk kemi bėrė asnjė lloj dallimi. Kemi marrė komplet veprėn letrare, si tė tillė tė botuar, qoftė nė gjallje tė autorit, por dhe atė qė ka lėnė postum dhe qė ka gjetur dritėn e botimit nė njė mėnyrė apo njė tjetėr nė Shqipėri apo Kosovė. Ky ėshtė njė botim akademik, ku pėrfshihet gjithēka e botuar nga Martin Camaj. Nė pėrgatitjen e kėtij botimi, Demiraj tregon se qėllimi i vetėm ka qenė lexuesi, duke u nisur nga mė i thjeshti, pėr tė hyrė gradualisht nė veprėn e Camajt dhe ta ēojė atė deri nė fund; pasi Camaj si i tillė, ėshtė njė shkrimtar me dimensione kombėtare, sigurisht, por dhe ka pasur fatin e keq qė nuk ka pėrjetuar nė gjallje tė vet kontaktin e vet me lexuesin shqiptar. Ka vėshtirėsi tė kėsaj natyre, me tė cilat duhet tė ballafaqohemi ne pėrgatitėsit e veprės, nė mėnyrė qė tė bėhet kjo lidhje midis shkrimtarit dhe lexuesit. Camaj nuk ka shkruar nė shqipen standarde apo siē thuhet gjuhėn e njehsuar letrare; ai ėshtė poet lirik qė vjen nga veriu dhe sigurisht do tė shkruante nė gjuhėn e amės; Camaj ka pasur gjithashtu njė sistem ortografik tė vetin, tė cilin e ka pėrmirėsuar hap pas hapi; me vetėdije ka pėrdorur fjalė qė sot quhen tė rralla, sidomos pėr gjuhėn qytetare; ka riaktivizuar me vetėdije edhe leksikun tjetėr tė autorėve shqiptarė tė veriut - ja kėto tipare thelbėsore tė shkrimtarit na veēon Demiraj, si pėr tu kuptuar Camaj, njohur dhe pėrtypur prej lexuesit tė sotėm nė Shqipėri.
Ēdo vėllim ėshtė parashikuar edhe me njė glosar fjalėsh tė rralla, variantesh dialektore, me shpjegime, nė mėnyrė qė lexuesi tė mos ketė vėshtirėsi pėr tė pėrcjellė paragrafė ose tė shkėputet nga njė varg te njė tjetėr pėr hir tė kėsaj natyre. Ėshtė gjuha e para tek Camaj dhe arti qė fshihet pas fjalėve, - thotė Demiraj.
Me kėto vėllime shterohet tė paktėn ajo pjesė letrare qė njihet. Kjo ėshtė garancia e pėrgatitėsve tė veprės, duke lėnė tė hapur njė shteg se ndonjė ditė mund tė zbulohet ndonjė dorėshkrim. Por, tani pėr tani mund tė thuhet se vepra letrare e Martin Camajt nė kėtė botim akademik dhe filologjik ėshtė e ezauruar plotėsisht.
standard
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
I jepet urdhėri "Nderi i Kombit" shkrimtarit Martin Camaj
Presidenti Bamir Topi dekoroi sot me urdhrin NDERI I KOMBIT shkrimtarin dhe albanologun e shquar shqiptar, Martin Camaj. Nė ceremoninė e organizuar nė presidencė merrnin pjesė familjarė tė Martin Camajt, studiues, shkrimtarė dhe botues tė tij. Fjalėt e Presidentit Bamir Topi ishin shumė tė ngrohta dhe me vlerėsime tė larta pėr njėrin nga autorėt mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė dhe albanologjisė shqiptare. Kjo ngjarje tėrhoqi vėmendjen e qarqeve letrare e shkencore tė Shqipėrisė. Prej shumė ditėsh shtypi vendas po boton shkrime tė studiuesve shqiptarė pėr veprėn e Martin Camajt.
Me njė pjesėmarrje tė gjerė tė studiuesve shqiptarė e tė huaj nė kėtė ceremoni tė posaēme, presidenti Topi u pėrpoq tė korrigjonte njė padrejtėsi ndaj kėtij shkrimtari dhe studiuesi tė njohur shqiptar, qė diktatura e ndaloi gjithė jetėn tė kthehej nė atdhe dhe tė botonte librat e tij. Erika Camaj bashkėshortja e Martinit mori dekoratėn e presidentit mes emocioneve tė shumta duke falenderuar ata qė e ndihmuan dhe e deshėn Martinin nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Studiuesit e mirėpritėn nderimin e veēantė qė iu bė autorit tė njohur, ndonėse, siē u shėrehėn disa pretyre, kishin pritur qė Martin Camaj tė vlerėsohej shumė mė vite mė parė.
Pak ditė para kėtij dekorimi, shtėpia botuese Onufri botoi njė seri tė plotė me 10 vėllime tė veprave tė Martin Camajt, duke bashkuar tė gjithė studiuesit nė pėrgatitjen e kėtij botimit serial. Pėr shumė autorė tė ndaluar si Martin Camaj diktatura pengoi ashpėr komunikimin me publikun e gjerė letrar, sepse ai arratis dhe kundėrshtonte rregullat e realizimit socialist. Ky pengim ka sjellė shumė keqkuptime, ndaj edhe Erika kėrkoi qė veprat e tij sė pari tė lexohen.
Martin Camaj ndėrroi jetė nė vitin 1992, pasi i kushtoi shqipėrisė shumė poezi, drama, prozė, dhe studime albanoligjike qysh nga Meshari i Gjon Buzukut dhe deri te letėrsia moderne. Titulli Nderi i Kombit ėshtė njė dekorimet mė tė larta tė shtetit shqiptar. Camaj ishte albanolog i nivelit tė lartė, poet, shkrimtar, poet e dramaturg shumė i mirė, por pėr fat tė keq ishte i ndaluar nga diktatura komuniste qė tė komunikonte me lexuesin shqiptar. As tė vinte, as tė botonte, dhe as tė sillte libra nė Shqipėri. Nė fund tė fundit, ai si edhe ēdo autor tjetėr, kėrkesėn kryesore e kishte ndaj lexuesve qė ta lexonin veprėn e tij, kėrkesė qė e shprehu edhe njė herė bashkėshortja e tij - Erica Camaj: Mė lexoni, pastaj mė gjykoni, ishte kėrkesa e tij ndaj popullit shqiptar, qė i kushtoi gjithė jetėn me studime dhe shkrime tė shumta.
VOA
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Martin Camaj si shelbues i tė tijve
E martė, 26 Tetor 2010 10:18
NgaR.AUREL PLASARI
Kur e merr tė pėrmbledhur nė njė botim veprėn e shkrimtarit, d.m.th. kur e ke atė...
...nė dorė njė copet, shtohen edhe mundėsitė qė fenomenit Camaj ti qasesh prej drejtimesh tė ndryshme, qė mbi fenomenin e ndėrlikuar qė pėrbėn vepra e tij, gjuha e tij, personaliteti dhe, sidomos, fati i tij, tė mendosh mė nė thellėsi.
Kam pėrshtypjen se njėrin ndėr vėshtrimet me interes tė kėtij fenomeni do ta pėrbėjnė marrėdhėniet specifike mes krijimit letrar tė Camajt dhe rrethanave tė pazakonta nėpėr tė cilat iu desh kulturės shqiptare, posaēėrisht asaj tė Veriut, tė kalonte pėr gati njė pesėdhjetėvjetėsh, aq sa pati qenė pėrafėrsisht edhe krijimtaria e shkrimtarit. Prej njė kėsi vėshtrimi, njėri nga leximet e mundshme tė veprės sė tij do tė ishte edhe leximi si njė akt shelbues, ēfarė do me thėnė shpėtimi, rifitimi nėpėrmjet njė shpėrblimit (lat. redemptio). Shelbim emėrtohet nė terminologjinė e mistereve tė krishtera ai akt qė parakupton shpėtimin (lat. salvatio), fitimin pėrsėri tė gjinisė njerėzore nga ana e Krishtit, shelbues i njerėzve. Nė parantezė kujtoj se tė shtėnit nė aparatin kritik e njė koncepti tė huajtur nga religjioni quhet diēka normale nė teorinė e letėrsisė ose nėteoritė e arteve; njė pjesė e mirė e termave themelorė nė to, si frymėzim, rrėfim, krijim, krijues etj. rezultojnė tė marra prej sferės religjioze, sikurse edhe vetė aparati konceptual i religjionit ka ardhur duke u pasuruar me terma prej kėtyre teorive. Nė njė kuptim parimor, edhe vetė shkrimtari ka kallėzuar se fund e maje vepra ime ka Provaninė e Perėndisė mbrendė.
Po tė ndjekėsh rrugėn analitike, pra mbrapavajtėse, aktin shelbues tė Camajt do tė duhet ta lidhėsh pikėsėpari tek ai grup shkrimtarėsh me tė cilėt Camaj si shkrimtar ka marrėdhėniet mė tė afėrta, thuajse gjenetike. Ėshtė ai grup shkrimtarėsh (kryesisht) tė Shkodrės, qė duke dalė (figurativisht) prej saj, punuan pėr ta shthurur neoklasicizmin tradicional jo vetėm nė shtypin e qytetit tė tyre, por sidomos nė atė tė Tiranės (revistat Illyria, Minerva, Shkėndija etj.), ndonjėherė edhe tė emigracionit. Ky grup, qė bartte nė letėrsinė shqipe tė viteve 30-40 modernizmin e Mallarmé-sė dhe Valéry-sė, dekadentizmin baudelairean e dannunzian, precioz e estetizant, deri edhe neosimbolizmin belg, pėrvijoi nė letėrsinė shqipe konturet e njė avangarde letrare. Prirja u ndie shumė mė e pėrmbajtur te shkrimtarė si Palaj ose Shantoja, por mė e shpėrfaqur nga Koliqi te Gaspėr Pali edhe mė i ri. Nga ky vėshtrim, prej kryeveprės sė Camajt, Dranja, pėr shembull, mund tė bėhet njė depėrtim interesant, gjithnjė nėpėrmjet leximit, te Pasqyrat e Koliqit e deri tek autorėt qė kėtij i kanė shėrbyer si gurra.
Nga ana e saj kjo avangardė ose dhe gjysmavangardė nė daēi lidhet tek ajo periudhė qė mund tė quhet mosha e artė e letėrsisė shqipe. Periudha pėrurohej prej dy shkollave letrare tė Shkodrės: asaj tė jezuitėve dhe asaj tė franēeskanėve; e para e mbėrrinte lulėzimin e vet maksimal me Mjedjen, e dyta kishte pėr kulm tė vetin Fishtėn. Pa u futur nė imtėsitė e specifikave tė kėtyre shkollave (ato i ka pėrshkruar mė sė miri Koliqi), mund tė thuhet se, pavarėsisht qė nė pikėpamje arsimimi Camaj delte prej Kolegjit Saverian (d.m.th. tė Etėrve Jezuitė), nė pikėpamje tė traditės letrare mė ngjan se ai ndikimin e pėsoi tė shartuar: prej tė dyja shkollave. Prej kėtyre tė dyjave, me gjithė specifikat e tyre mė vonė tė rrafshuara pėrdhunshėm nga buldozeri i historisė zyrtare tė letėrsisė shqipe ēfarė konkretisht do tė lexohet nėpėr shkrimin e Camajt?
Njė pėrgjigje e plotė do tė jepet mbas studimesh tė pėrimtuara kushtuar veprės sė tij, nė poezi e nė prozė, por ajo ēfarė pa dyshim vėrehet ėshtė shpėrfaqja e kėsaj tradite nėpėr njė proces magjie tė tekstit (Camaj), tė funksionalizuar si tek ekzegjeza e lashtė fetare, ashtu edhe nė tekstologjinė e sotme, nėpėr procesin e palimpsestit, prej tė cilit vetė shkrimtari fascinohej: tekste tė shlyera nga pergamena pėr tu mbishkruar sė rishti e sė rishti. Kėshtu, nga specifikat e shkollės sė jezuitėve duket tė ketė trashėguar, nga njėra anė, prirjen apostolike, me gjasė edhe neutralitetin ndaj lėvizjeve politike; nga ana tjetėr, shijen pėr klasiken, neoklasiken deri te klasikegjantja (nė tė gjitha poezitė e mia ka principe metrike tė fshehta ), prirjen pėr pastėrtinė nė gjuhė, nė mos edhe pozicionin elitist, gati-aristokratik, tė poetit i cili, i kushtėzuar pikėsėpari nga njė realitet politik negativ, nė rastin e Camajt fshik ndonjėherė kufijtė e asaj qė quhet poetikė negative. Ndėrsa impakti i letėrsisė popullore, kėrkesa pėr shprehėsi tė gjallė tė fjalės, hulumtimi i mendėsisė malėsore gjithė kontraste ngjajnė tė jenė pikėrisht tė gurrės tjetėr, asaj tė shkollės franēeskane.
Mė pėrthellė kohės, mund tė thuhet edhe se Camaj, si tė gjithė shkrimtarėt e mirė ballkanas, pavarėsisht nėse shkruajnė nė Vjenė, Londėr a Paris, nuk u ka shpėtuar dot lidhjeve intime me letėrsinė gojore. Pėr shkrimtarė tė kėtillė tė mirė kjo mbetet njė kontingjencė e pashmangshme. Te Camaj ajo amplifikohet edhe mė prej vetė karakteristikave tė Dukagjinit tė tij: Kam lindė nė njė vis tė egėr, ku ska shkelė kurrė kamba e kalit, kaq i thyeshėm ashtė ky vend . Ėshtė fjala pėr njė zonė tė njohur si ultrakonservative: njė botė mė vete, me njė shoqėri heroiko-patriarkale deri nė fillim tė shek. XX; njė rezervat tipik i sė drejtės dokesore shqiptare tė stėrlashtė, formuluar edhe ajo nė njė frymė epike, me fuqi shprehėse tė jashtėzakonshme, mbrujtur prej njė mendėsie arkaike; njė zonė qė pati shėrbyer, sidomos pėr shkrimtarė tė Veriut, si arsenal mitesh, ritesh prej epokash nga mė tė moēmet, kozmogonish primordiale, besimesh e bestytnish, ku ēdo majė, ēdo luginė e ēdo pyll ka orėn e vet mbrojtėse; me buaj qė e fshehin fuqinė ndėr brina e me drangoj si persona tė lindun me kėmishė; njė depozitė legjendash tė malėsorėve qė janė mjeshtėr formulimesh sintetike e eliptike, ku gati ēdo burrė kėndon e i bie njė vegle muzikore. Dukagjini i Camajt pėrfillej edhe si njė nga zonat-bėrthamė tė epikės legjendare, ku bashkėdikonin motive ndėr mė tė rrallat tė epikave tė lashtė europiane, mbetėza kėngėsh tė qėmoēme, fragmente tė hapėrdara epitalamėsh, gjamėsh a elegjish si ndoshta askund tjetėr nė Shqipėri.
Kur ta kemi vėnė si duhet nė dukje atė shumicė fijesh qė e lidhin artin e Camajt pėr kėtė botė, atėherė edhe modalitetit hermetik tė poezisė sė tij, pėr tė cilin ėshtė folur me tė tepėrt, do tė jemi nė gjendje tia zbulojmė zanafillėn mė tė plotė, pa e lidhur nė mėnyrė tė thjeshtuar me njė Ungaretti, njė Montale ose njė Quasimodo. Tė mbahet parasysh, paraprakisht, se lėvizja hermetiste nuk u konstituua si shkollė dhe nuk pėrbėri njė rrymė, nuk pati njė program dhe nuk botoi njė manifest letrar. Faktit qė poeti ynė ndoqi ligjėratat e Ungaretti-t atėherė do tė dimė ti japim vendin e duhur nė interpretimin e tekstit. Nėse nuk harrohet qė qendra rrezatuese e hermetizmit italian pati qenė Firencja (njėfarė qyteti i rrethuar, njėfarė ishulli i veēuar), atėherė do tė jetė mė i lehtė hetimi i Firences shqiptare tė Camajt: Aty si tash para se me ardhė fiset/ ishe/ me tambėl nė plasaritjen e currave/ e me themele nė ujin e njelmė. Sidomos, mandej, po tė vijosh rrugėn pesė kilometra nė veri-lindje tė saj duke kapėrcyer ngrehinėn e moēme venedikase qė e quajmė Ura e Mesit. Mbasi ta kesh pėrfytyruar poetin duke mbajtur vesh nė njė nga rreshtat e parė nė njė aula magna mbushur pėrplot me dėgjues tė Universitetit tė Romės, nė njė orė muzgu, ndėrsa nė podium hermetisti plak italian ligjėron, duhet tė jesh nė gjendje tė rindėrtosh edhe njė vizion tjetėr. Pėr shembull: ta pėrfytyrosh poetin e ardhshėm shqiptar nė njė mbasdite pranvere nė Dukagjinin e tij, pranė burrave tė shtėpisė X. Nė oborr tė njė kulle ata presin tek mbėrrin sė largu, nga mesi i njė pylli ahesh, njė figurė jo e zakontė: vjen i ulėt nga shtati, i lėviz krahėt nė mėnyrė paksa qesharake dhe nėn rrezet e fundit tė diellit i vizllon jeleku i kuq i qėndisur nar. Ky ėshtė Orfeu i Dukagjinit, i panjohur jo vetėm pėr kryeqytetet letrare tė Europės, por edhe pėr tė shumtėn e shqiptarėve. Pėr tė thuhet se e flet shqipen e Maleve si askush tjetėr. Bashkėkohėsit dėshmojnė se shprehet me njė lehtėsi marramendėse: i pėrpiktė nė frazė, i pastėr nė shqiptim, tregon me njė art tė pėrkryer tregimtari. Ėshtė i pamohueshėm ndikimi i Giuseppe Ungaretti-t mbi poetin tonė, pėr shembull, pėr sa i takon intelektualizimit tė mesazhit poetik, por ėshtė njėkohėsisht e pamundur tė mos vėsh re se jo vetėm te Njė fyell ndėr male, por edhe te Lirika midis dy moteve, Vargje tė shpėrndame, Njeriu me vete e me tė tjerė, madje deri te Nama dhe Buelli, diapazoni poetik i Camajt ka diē qė vjen dhe e tejkapėrcen horizontin ungarettian, sikurse pak a shumė e ka pasė vėnė re Arshi Pipa. Tė hulumtuarit e kėsaj specifike ka gjasa tė shpjerė pikėrisht tek ajo odė burrash, ku burri mė i ēuditshėm ėshtė ulur kėmbėkryq mbi qilim. Me lėvizje tė pėrngadalėsuara, thuajse kinematografike, ai ka mbėshtetur fundin e lahutės mbi kėmbėn e tij tė mbathur me njė ēorape leshi tė bardhė qėndisur me tė kuq e me fill ari. Kur fillon ti bjerė veglės, e afron veshin e majtė te dora, gishtat e sė cilės lėvizin shpejtėsisht mbi kordė. Ndėrsa ligjėrime tė Ungaretti-t, si edhe recitime tė tij nga Radhoi i njė plaku, kanė mbetur thesar i regjistruar i kulturės italiane e europiane, tė cilin ke mundėsi ta shijosh edhe sot e gjithė ditėn pėrmjet regjistrimeve televizive, ballafaqimin e Camajt me artin e tė tijve vetėm sa mund ta rindėrtosh hipotetikisht. Kėnga e kėngėtarit tek oda e burrave ėshtė njė lloj recitativi, nė krye i ngadaltė, mandej gjithnjė mė i shpejtė. Kėngėtari i shqipton dhjetėrrokshat gjithė bravurė, duke ruajtur qartėsinė edhe kur intensiteti i deklamimit e detyron tė mbėrrijė njė shpejtėsi tė pabesueshme fjalėsh. Vargjet janė tė nginjura nė metafora, vende-vende tė jashtėzakonshme pėr nga harmonia imitative. Kėngėtari ka njė ndjeshmėri tė mrekullueshme: gjatė kėngės herė e ngre vetullėn e majtė dhe e ul tė djathtėn, herė i mbėrthen sytė te trarėt e tavanit. Kėngėtari quhej Gjergj Pllumi, virtuozi i Dukagjinit nė vitet 30-40 tė shek. XX. Veē pėrshkrimit qė na ka lėnė pėr tė Koliqi, i cili e shfrytėzoi pėr tezėn e vet tė doktoraturės, njė artikulli tė botuar diku nė njė revistė prej At Palajt dhe njė komenti tė At Cordignano-s, si edhe ndonjė shėnimi tjetėr pa rėndėsi, ai tani thuajse ėshtė krejt i panjohur pėr shqiptarėt. Megjithėkėtė, ēfarė mund tė thuhet me siguri ėshtė qė, nėpėrmjet njė arti tė tillė si ky i Camajt edhe Gjergj Pllumi vjen i shelbuar. Metaforat vizlluese tė kėngėtarit, qė dukeshin se i mori era, janė qėmtuar e shpėtuar. Shqipja e moēme e gjysmė-shkrimtarėve dhe gjysmė-mistikėve tė Veriut, gjuha e njė letėrsie lindur prej liturgjisė romake dhe mbrujtur me mendim tė sajin, lirika e njė jezuiti tė madh dhe satira e njė franēeskani po aq tė madh, tė gjitha janė shelbuar prej atij qė quhet Martin Camaj. Dhe, tok me tė, jetojnė edhe ata: Ky libėr lėkure i pėrngjet njė populli/ i cili nuk qet asgjā nė harresė.
Ēėshtė e vėrteta, shpesh deklaratat e shkrimtarėve tė njėhershėm pėr sigurinė e leximit tė tyre deri nė amshim, pėr mbijetesėn nėpėrmjet artit tė krijimeve tė tyre, na duken si mburrje a vetėlavdėrime. Por realiteti i fakteve historiko-letrare vėrteton se nuk qenkėshin tė tilla. Kalimet e fshehta nga njė poet te tjetri, ky bashkim dhe jo ngatėrrim realizohet nė mjedisin e gjuhės. Luan rol nė kėtė mes edhe aftėsia e habitshme e gjuhės pėr tė rrokur si tė kohshmen (temporalen) ashtu edhe tė pakohshmen (atemporalen) e njerėzve. Gjuha regjistron mėnyrat kalimtare tė tė menduarit dhe tė tė ndierit, karakteristikat e qėndrimit tė ēdo brezi historik nė ēastin qė atij i ėshtė dhėnė tė jetojė. Kėshtu gjuha e Camajt dėshmon kohėn kur ai jetoi por, pėrpos se si shprehje e kohės sė tij, e sė kohshmes, ajo na jep tė regjistruar edhe tė shkuarėn e shqipes e (me gjasė) edhe diē nga e ardhmja e saj, shkurt: tė pakohshmen. Camaj vetė, kur ia vlerėsuan lart veprėn e tij, arriti tė pohonte ndoshta pa qenė i vetėdijshėm se ēfarė pohonte: ...nėse qenka kėshtu, atėherė merita asht e gegnishtes qė pėrdori. Pėr Camajn shqipja ishte sa mjet komunikimi aq edhe objekt studimi. Shkrimtari qė shkroi njė nga poezitė dhe prozat mė moderne tė letėrsisė shqipe ishte, pėr shembull, edhe njėri ndėr mė tė mirėt specialistė tė Mesharit buzukian. Kurrfarė habie nuk ėshtė qė prej njė kėsi specialisti tė presėsh vargje si: jam pelikan zog i truom ndė rrenoje/ turmec i egrė gjamuos ndė shkretii, tė cilat nuk vijnė veēse si njė apokrif tekanjoz i tekstit autentik nga libri mė i moēėm i gjuhės shqipe: U-bāshė ėmbė shembelltyrė por-si pelikani ėmbė shkretiit por-si turmeci i egrė qi bān herdhen pėrmbii tė ėmbėluomet tė shtėpiisė (Psalmi 101,7). Edhe njė kontingjencė e tillė vėrteton se gjuha e sotme e njė poeti gjallėrohet, pėrsėritet e pėrtėritet me gjuhėn e gjithė tė djeshmėve tė poezisė, qė tek e sotmja bėhen tė pranishėm. Kėshtu gjuha e Camajt, si dhe e ēdo shkrimtari si Camaj, shkon duke i mundur kohėt qė, gjithsesi, i mbart Brenda vetes.
Kėtė privilegj pėr tė sintetizuar ndryshimet e kohėve, si bazė e konceptimit tė poetit Brenda traditės, e ka formuluar Thomas S. Eliot-i kur thotė: Njeriu shkruan jo vetėm me brezin e tij ndėr eshtra, por me ndjenjėn se gjithė letėrsia e Europės, prej Homerit dhe, brenda saj, edhe letėrsia e vendit tė vet, ka njė ekzistim simultan dhe pėrbėn njė rend simultan [ ] Nė kėtė kuptim, asnjė poet as artist nuk ka domethėnie tė plotė ai vetė. Domethėnia e tij, vlerėsimi i tij ėshtė vlerėsim i marrėdhėnieve tė tij me poetėt dhe artistėt e kaluar. Nėpėrmjet kėtij parimi mbėrrihet tek ajo ēfarė, simbas Eliot-it, pėrbėn tė kaluarėn e sė kaluarės (the pastness of the past), sekretin me anė tė cilit shkrimtari i siguron vetes mbijetesėn. Atėherė, sa ēmund tė shprehej i lumtur Camaj qė nė jetėn e vet pati fatin tė dėgjonte, fjala vjen, Gjergj Pllumin, po aq i lumtur do tė ishte edhe Orfeu i Dukagjinit qė pati fatin tė dėgjohej prej shkrimtarit tė ardhshėm. Sa ēmund tė jetė fatlum djaloshi qė u ushqye te gurrat e Shantojės e Koliqit, tė Prennushit e Palajt, tė Mjedjes e Fishtės, tė Budit e Buzukut, virtualisht gjithaq fatlumė do tė qenė edhe kėta shkrimtarė qė u patėn lexuar prej atij qė njė ditė do tė bėhej Martin Camaj.
(Fjalė e mbajtur mė 14 qershor 1997 nė veprimtarinė e organizuar nga ish-Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Gruas me rastin e 5-vjetorit tė vdekjes sė Martin Camajt dhe tė botimit tė veprės sė tij nė seri prej shtėpisė botuese Apolonia).
panorama.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Krijoni Kontakt