Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 36 prej 36

Tema: Martin Camaj

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    LENI LUMEJT (Martin Camaj)

    LENI LUMEJT

    Leni lumejt te derdhen te gjithe ne Adrie
    dhe ne detin Jon
    e rrezja te lodroje me vale
    per kenaqje te zemres e te mendes sone.
    Vashat t'i lagun kambet n'uje
    para syve tone te qarte.

    Ngjyra e grunit dhe e ullinit
    t'u shihet ne faqe e ne bebezat e synit
    dhe kulmi i shpise te jete bungu
    e pragu guri.

    Kur te ulen valet
    fryma jone do te matet
    me gjansine e detit: atehere
    do te pushojme
    te kambet e bjeshkve te bardha.


    Marre nga LIRIKA MES DY MOTEVE (f.42) e poetit Martin Camaj
    BOTIM "HYLLI I DRITES"
    1995

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Mimozat

    MIMOZAT

    Simjet per te paren here
    mimozat ne doren e nji vashe i pashe
    qetsisht tue marrun fryme si ne dege.

    Mimozat erdhen tue pru me vehte
    ngjyren e ditve te blera,
    afshin e zemrave qe rriten nga nji fije
    per dite, pershperitjet e egra e te lehta
    te atyne qe shkelen ne prakun e jetes
    me kambe te dyshimta, me frige.
    Me duer tona te vrashta,
    te zanuna me sende tjera,
    s'kemi si me u perkite
    dhe aroma juej humb ne eren e luleve
    te mbytuna ne parzmet e grave vjeshtore.
    Lule mimozash, bartse kujtimesh,
    mes stinve e te pa stine
    na s'kthejme kurr ma te ju.

    Simjet per te paren here
    mimozat ne doren e nji vashe i pashe
    qetsisht tue marrun fryme si ne dege.


    Marre nga LIRIKA MIDIS DY MOTEVE (f.54-55) e poetit Martin Camaj
    Botim "HYLLI I DRITES"
    1995

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,098
    Faleminderit
    65
    782 falenderime nė 640 postime
    Njė shtėpi pėr Martinin e Camajve


    Elsa Demo

    Erika Camaj bėhet dėshmitare e kėrkesės sė parė zyrtare qė bashkėkombasit e Martin Camajt u drejtojnė autoriteteve tė larta pėr kthimin nė muze tė shtėpisė sė lindjes sė shkrimtarit nė Telum

    Shkodėr
    Erika Camaj, bashkėshorte dhe bashkėpunėtore e Martin Camaj. Ishte ose diēitura e madhe e fotos ku rrinin sup mė sup njė ēift tė sapomartuarish nė vitet ’70, ose tregonte se gruaja e ulur poshtė tyre ishte pikėrisht Erika, e veja e Martinit tė Camajve, siē dėgjohej dje ndonjė zė bashkėfshatarėsh ta thėrriste shkrimtarin prej Temali. Nė bibliotekėn e Rektoratit tė Universitetit “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės ata dhe tė tjerė nderuan praninė e zonjės Camaj e cila sadoqė 14 vjet kanė kaluar nga vdekja e tė shoqit, e ka tė pėrvitshme njė vizitė nė Shqipėrinė, Shkodrėn e Dukagjinin e tij. U desh ky rast qė pėr herė tė parė qė shoqatė e re, me tre-katėr vjet jetė, e quajtur “Dukagjini” tė hedhė publikisht kėrkesėn pėr shndėrrimi nė muze tė shtėpisė sė lindjes sė Martin Camajt.
    Studiuesi shkodran Villy Kamsi pėrmblodhi me pak fjalė shumė tė tjera qė u thanė pėr figurėn e Martin Camajt dje: Pati fatin qė doli jashtė kampit e terrorit tė kuq dhe fakti qė doli nė Perėndim, do ta bėnte njė nga poetėt mė tė mėdhenj. Kjo figurė nuk njihet sa duhet e si duhet nė vendin tonė, sepse nuk ekziston vullneti qė tė njihen disa figura madhore tė sė kaluarės.
    Nė kėto tone diskutimi, Shoqata “Dukagjini” shpalli dje Anėtare Nderi tė shoqatės Erika Camaj, me motivacionin “bashkėshorte dhe bashkėpunėtore e njė prej figurave mė tė njohura evropiane” duke i dorėzuar zonjės ēertifikatėn e nderit dhe njė koleksion tė gazetės “Dukagjini”. Kryesia bėri tė ditur se nga dje autoriteteve tė larta pėr ēėshtje tė kulturės e tė trashėgimisė, Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, u shtrohet propozimi pėr kthimin Monument Kulture dhe shndėrrimin nė muze tė shtėpisė sė lindjes sė Martin Camajt nė fshatin Telum tė komunės sė Temalit. Kėtu mė 21 korrik 1925 zė fill jeta e Martinit tė Camajve, fėmijėria e mbushur me mite e legjenda me njerėz e qė tė gjitha bashkė jo tė zakonta zbėrthehen me gjuhėn e simboleve, metaforave nė letėrsinė e hershme dhe tė vonė tė poetit e shkrimtarit. U largua nga Telumi 13-14-vjeēar pėr tė studiuar nė Kolegjin Jezuit tė Shkodrės. E kush dilte prej andej e kishte tė vulosur fatin e jetės ndėr libra. Pėrvoja si mėsues zgjat deri nė momentin kur u duk qartė se ē’rruge po shkonte Shqipėria e re komuniste. Arratiset nė ish-Jugosllavi, kryen studimet nė Universitetin e Beogradit, largohet edhe andej nė ’56-ėn, shkon nė Romė ku ndodh takimi fatlum i dy intelektualėve, Camaj-Koliqi. Pak vjet kėtu, pėr tė ikur njėherė e pėrgjithmonė drejt Gjermanisė, ku vendoset nė Mynih. Kėtu mbyll jetėn nė 12 mars 1992. Nė kėtė hark kohor jashtė Shqipėrisė shkruan gjithė veprat “Nji fyell ndėr male”, “Kanga e vėrrinit”, “Djella”, “Lirika mes dy moteve”, “Njeriu mė vete e me tjerė”, “Dranja”, “Rrathė”, “Karpa”, etj., tė cilat pėr herė tė parė u botuan nė pesė vėllime nė territorin shtetėror tė vendit tė tij vetėm pas vdekjes. Nuk ishte mė i ndaluar. Shtėpia botuese “Camaj-Pipa” me qendėr nė Shkodėr vazhdon ta ribotojė. Kjo vepėr u vlerėsua zyrtarisht vetėm nė vitin 2002, me Ēmimin e Ministrisė sė Kulturės “Penda e Artė”.
    Shtėpia e lindjes ėshtė aty, mbahet deri-diku mirė, pėr aq sa jetoi dhe vėllai i shkrimtarit. Erika Camaj premtoi dje se nėse do tė ketė vėrtet njė shtėpi muze ajo do tė sjellė nga larg objektet e Martinit, njeriut me tė cilin jetoi mbi 30 vjet. Gruaja sot ngjan shumė me nusen qė e vėshtron gjithė admirim burrin shtatlartė. Ėshtė fotoja e martesės qė Erika e ka shkėputur nga albumi familjar. Nė gegėrishten e tė shoqit dje ajo tha: “Nė vitin 1963 kam dėgjuar prej Martinit fjalėn Dukagjin. Nė vitin 1993 kur erdha pėr herė tė parė nė Shqipėri, nuk jam ndjerė e huaj. Farefisi Camaj ma ka lehtėsuar ardhjen. Mė keni dhėnė bukė, krypė e zemėr. Po flasim pėr zemrėn, flasim pėr dashurinė dhe dashuria pa tolerancė ėshtė e pakompletueme”.
    Pėrtej dėshirės dhe vullnetit tė kėtyre njerėzve e vėrteta ėshtė se ēdo nismė civile a shoqate pėr tė pasur muze shtėpi shkrimtarėsh, tek ne ka dėshtuar. Vullneti nga lart, ai politik nuk i llogarit dėshtimet, ndaj ėshtė i pushtetshėm.


    Zonja Camaj ju me modesti nderoheni nga dukagjinasit edhe si bashkėpunėtore e Martin Camajt. Si ka qenė ky bashkėpunim intelektual mes jush?

    Unė e kam tė vėshtirė tė flas pėr dimensionin e Martin Camajt, atė mund ta japin vetė shqiptarėt dhe vetėm shqiptarėt. Unė e kam shoqėruar atė gjatė gjithė kohės, kjo ėshtė mėse e natyrshme. Kemi qenė gjithmonė nė bashkėpunim, sidomos pėr botimin e veprave tė tij letrare, por ka qenė dhe njė grup pune mund tė them i pranishėm nė pėrpunimin dhe pėrgatitjen pėr shtyp tė kėtyre veprave. Unė duhet tė pėrmend zotin Joachim Lanksch i cili ėshtė marrė konkretisht edhe me pėrkthimin e veprave tė Martin Camajt tė cilit i jam edhe mirėnjohėse.
    Kjo punė ka qėnė mėse e vazhdueshme. Kam qenė e pranishme nė veprimtarinė e tij, kam shkruar bile dhe nė periudhėn kur ai nuk ishte nė gjendje tė shkruante. Kam shkruar nė makinė punimet dhe korrespondencėn e tij. Pra ėshtė njė shoqėrim bashkėshortor nė disa drejtime. Duke lexuar kėto vepra, kjo ka bėrė qė t’i njoh shqiptarėt shumė mirė, ėshtė dhe fakt qė e ndjej veten shumė mirė si shqiptare.

    Nga gjithė kjo punė ka ende tė panjohura nga vepra e Camajt qė presin botimin?
    Nuk kam vepra nė dorėshkrim, e fundit e botuar ka qenė “Jasmina dhe Epigami”, e cila u botua nga Camaj-Pipaj, pėrpara tre vitesh.

    Ėshtė e vėrtetė qė Camaj e pati mė lehtė tė rritej intelektualisht nė njė vend tė huaj duke jetuar virtualisht me Shqipėrinė e tij?

    Po ėshtė e vėrtetė qė ai ka jetuar virtualisht me Shqipėrinė. Shqipėria dhe shqiptarėt kanė ngadhėnjyer pjesėn mė tė madhe tė ėndrrave tė tij.

    Nėse kjo shtėpi muze do tė bėhet, ēfarė do tė sjellė zonja Camaj aty?
    Sigurisht qė do tė sjell objekte tė ndryshme qė i pėrkasin Martinit. Pėr shembull tavolinėn e punės...

    Libra? Ē’do tė bėhet me bibliotekėn e tij tė famshme?

    Pėr bibliotekėn s’di ē’tė them. Nuk di ende ē’tė bėj, ėshtė njė bibliotekė madhėshtore.

  4. #24
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    188 falenderime nė 163 postime
    Trashėgimi

    Katundi arbresh kaluer
    mbi qafėn e bjeshkės
    shklet majėn e humnerės
    Shum ujė nė lum
    veshi i shkambit ushton.

    Dheu mė vren me synin e plakės
    njiqindvjeēare
    "Nanėmadhe, po shkon:
    ēka don me vehte tė merrsh
    nė kodrinė, nėn qeparisa?"
    "Hijen e tire, bir!"

    Dimėn. Nė ferrėn e murrizit
    la delja tri fjolla leshi.
    Tri fjalė mė la tezja arbreshe
    te dheu i eshtnave tonė.

    Fjalėt e gjuhės seme - nji
    udhtimė e gjatė e gjatė nė kohė,
    nji ushtimė e gjatė e gjatė
    ndėr veshė.

    "Lirika midis dy moteve" - 1995
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #25
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    46 falenderime nė 45 postime
    TINGUJT E PARE

    Pava n'per qiellin e vrrinit dikur
    tue kalue shume re
    dhe lumejt e turbullt tue bajtun
    gur e lande.
    Tue hy ne t'shtaten vjet
    ujkun e pava n'ikje me bisht nder kambe
    e me veshe te cuem currk perpjete.
    Shkova me njerzit e mij
    shtigjeve te ngushta t'malit
    e pata e u et.
    Ndigjova ortiqet e bubullimen e motot
    e fjalen "mos u tremb" ...tim ti.
    Verat e lugjeve i ruej ne parzen
    e n'flatzat e gjethit t'blere dhe sot
    vendet e mija t'para i shoh.
    Tingujt e currilave ne lagetina
    e zani monoton i pipezes feminore
    me mote n'mue jane rrite,
    lule gjakut ne shullaje
    per te dalun kange nje dite.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    545
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kam pasur dyshime per stilin e tij ne fillim. Shume impenjues por mesova ta dua pak nga pak per te mos u shkeputur. Eshte i mrekullueshem, dhe lexova diku qe eshte bere vrejtja e mungeses se studimit te vepres se tij. Eshte e vertete, si mund te lihet pas studiuar nje shkrimtar si Camaj, kur po lakohen ne "vepra studimore" shkrimtare medioker.

  7. #27
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    46 falenderime nė 45 postime
    Qyteti i lodrave

    Rruga e ndan qytetin dysh:
    kendej drite
    djersiten permbas vetrine
    gjarpni lekure,
    krokodili hap e mbyll syte,
    kanguri then arra me kthize
    kundruell pinguinit me rruza
    ne qafe.

    Hijet e njerezve
    Andej ne terrin e eger
    Mbesin vrare ne dege,
    mandej bien, nje derr,
    nje ujk,nje tjeter tiger
    e pijne voj e uthull ne lume
    dhe dalin kukulla hekuri ne breg.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #28
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    46 falenderime nė 45 postime
    Vargu im nuk ishte

    Vargu im nuk ishte tragjedi
    Ne fillim as fund.

    Ai ishte fill i leshte
    Tjerre prej bulza gishtash
    Femnore

    E u keput aty te habia
    E zemres,
    Lendim i holle.

    Triskull bime me lule n'krye
    Pa fryt
    Do te kishte qene
    Gjarpen.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #29
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-01-2007
    Postime
    142
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    yes yes and yes

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Lanksch: Ditėt kur mėsoja shqipen me Martin Camajn

    Lanksch: Ditėt kur mėsoja shqipen me Martin Camajn

    Sot, nė 84-vjetorin e lindjes sė pedagogut, mikut dhe shkrimtarit nga i cili njohu mė sė pari poezinė shqipe, pėrkthyesi gjerman, Hans-Joachim Lanksch, kujton kohėt kur ai, njė djalosh i ri, rrekej tė mėsonte gjuhėn shqipe

    Oliverta Lila

    Sot, mėsuesi i tij i shqipes do tė mbushte 84 vjeē. Atėherė, njė i ri i etur tė pėrvetėsonte gjuhė tė huaja, Hans-Joachim Lanksch takohet me Martin Camajn. Ai do ta udhėhiqte jo vetėm nė terrene gjuhėsore, por edhe letrare. Atėherė kur mund tė lexonte mirė shqip, Camaj, tashmė pedagog dhe mik i tij, e tėrhoqi edhe si shkrimtar. Lanksch njihet pėr publikun shqiptar si pėrkthyes i poezive tė tij nė gjermanisht. Azem Shkreli, Ali Podrimja, Kasėm Trebeshina janė tė tjerė shkrimtarė shqiptarė, tė cilėt ai i ka pėrcjellė te publiku gjerman. Misioni i tij vazhdon edhe sot, ndonėse thekson vėshtirėsitė e botimit tė letėrsisė shqiptare nė vendet gjermanishtfolėse. Nė intervistėn e mėposhtme, Lanksch tregon qasjen dhe interesat e tij pėr krijimet poetike tė ditėve tė sotme.

    Zoti Lanksch, si ka qenė kontakti i parė me gjuhėn shqipe?

    Kontakti i parė me shqipen ka kenė metoda e gjuhės shqipe (varianti geg) e Martin Camajt, "Lehrbuch der albanischen Sprache". Mbas afro shtatė leksionesh vendosa qė kjo gjuhė nuk mund tė mėsohet dhe e ndėrprita mėsimin e saj. Mirėpo, nuk mė la rehat problemi i gjuhės sė "pamėsueshme", sidomos mbasi nė gjimnaz i kisha bĆ¢ ballė mėsimit tė nji gjuhe jo indeuropiane (hebraishtja biblike). Mbas nji kohe zuna me mėsue me metodėn e shkėlqyeshme pėr mėsimin autodidaktik tė gjuhės sė njisueme, "Gjuha shqipe 1-3" tė L. Radovickės, Z. Karapicit dhe A. Tomės, dhe studioja tekste nė shqipen standarde me Martin Camajn. Kur kisha kontakte tė para me shqiptarėt e Kosovės, nuk i merrja vesh fare dhe ata s‘mė kuptonin mue, kėshtu qė prof. Camaj nisi me lexue me mue proza popullore tė mbledhuna prej Anton Ēetės. Mėsimin e shqipes e rrumbullaksoja me manualin e shqipes pėr tre variantet e saj (gegnishtja, gjuha standarde dhe arbnishtja), "Albanian Grammar" prej Martin Camajt.

    Mė tregoni pak pėr fjalėt e para qė nisėt tė mėsonit...

    Metoda e Martin Camajt nuk filloi me fjali tė tipit "Agroni ėshtė mėsues. Teuta ėshtė mėsuese...", por me nji prozė popullore, "Ujku dhe poēari", ku mė bani pėrshtypje fjala e parė, "ujku", me kenė se ajo duket fort ekzotike ndėrsa lidhet etimologjikisht me fjalėt e gjuhėve sllave pėr "ujk": volk, vlk, vuk etj.

    Ju keni qenė nxėnės i Martin Camajt. Si do ta vlerėsonit si njeri dhe si shkrimtar?

    Nga nji anė ka kenė njeri fort punėtor me disiplinė tė madhe. Pėrveē ligjėratave dhe leksioneve n‘universitet merrej me punė hulumtuese linguistike. Krahas me punėn shkencore merrej me veprimtari tė gjanė krijuese nė disa gjini letrare. Njikohėsisht, Martin Camaj ka kenė njeri jashtėzakonisht i butė dhe i mirė. E ndihmonte ēdokĆŖ dhe pa marrė para sysh nėse ishte profesor a punėtor krahu. Ishte ndihmėtar deri nė vetėmohim. Pėr sejcilin student kishte nji program tė posaēėm, simbas nevojave tė sejcilit, kėshtu qė jepte mĆ¢ shumė orė se sa paguhej prej universitetit. Si shkrimtar, Martin Camaj asht klasiku i poezisė moderne nė shqipet. Po tė mos shtihej nė harresė, por po tė botohej e pėrkthehej sa e meriton, ai kish me kenė ambasadori mĆ¢ i mirė i poezisė shqipe nė botėn e jashtme.

    Nėn ndikimin e tij ju flisni sot njė shqipe gegėrishte. Ndjeheni i privilegjuar pėr kėtė?

    Nuk mė pėlqen shprehja "i privilegjuem". Nė kjoftė se pranojmė kėtė term, mund tė them qė ndjehem i privilegjuem sepse e kisha mėsues dhe mik Martin Camajn. Pėrveē kėsaj, "privilegjin" e tė folunit gegnisht e ndaj me dy tė tretat e njerėzve tė thjeshtė tė viseve shqipfolėse qė s‘e flasin fare gjuhėn "tė-tė-tė" siē e quajti Martin Camaj "gjuhėn e njėsuar".

    Keni udhėtuar nė Kosovė e Shqipėri. Ende student ju kishit krijuar njė imazh tuajin pėr botėn shqiptare. U pėrmbys ai kur i prekėt nga afėr kėto vende?

    Kontaktin e parė me botėn shqiptare e kisha si student i sllavistikės, para se me u njohė me gjuhėn shqipe. Mora pjesė nė nji seminar veror nė Novi Sad tė Serbisė. Gjatė nji ekskursioni nė Kosovė, nji mbramje u shėtita dhe hyra nė nji bahēe tė madhe me muzikė tė mrekullueshme cigane, shumė mysafirė, kamerierė. Mbas nji kohe doli se nuk isha nė nji restorant, por nė nji festė tė madhe private pėr kremtimin e synetit. Mė ftuen si mysafir nderi nė odėn e mjeshtėrve, ku mė pritėn me njerėzillėk tė madh e mikpritje fantastike mjeshtėrit mĆ¢ me nam tė qytetit. Rrinim bashkė gjithė natėn deri n‘orėn shtatė tė mėngjesit. Tanė kohėn, pėr shkakun tim qė s‘dija as edhe nji fjalė shqipe, ata flisnin vetėm serbisht. Kėshtu krijova nji imazh pėr botėn shqiptare para se me ndie legjendat serbe pėr "shiptari" ("shiptarėt janė tė egėr, dinė vetėm me pi e me therė me thikė").

    Ndryshe ka kenė kontakti i parė me Shqipninė. Nė kohėn e diktaturės nuk kam kenė nė Shqipni. Mė 2001 isha i ftuem nė nji takim tė pendave shqiptare me pėrkthyesa tė huej nė Fshatin e Paqes ngat Shkodret. Udhėtimi nė rrugėn Tiranė - Shkodėr domethėnė pamjet e shumta tė vorfnisė qenė nji shok i vėrtetė. Njohja me Shkodrėn qe nji shok po aq i thellė. Kisha pritė Shkodrėn e Koliqit e Camajt, kisha imazhin e nji qendre idilike kulture dhe hasa nji qytet tė degraduem gjysmė-gėrmadhė (me nji xhami tė bardhė monumentale nė mes qė i vjen era e parave arabe). Edhe atėherė edhe nji vit mĆ¢ vonė, kur kaloja disa ditė nė Tiranė, mė zhgėnjyen pasojat dhe gjurmėt e regjimeve tė kėqija politike, ama jo njerėzit. Di me dallue Shqipninė zyrtare e politike nga pejsazhet e bukura dhe shqiptarėt aq mikpritės e tė hapun. Ka shumė popuj qė krenohen pėr mikpritje - shqiptarėt kanė pse janė krenarė pėr mikpritjen e tyne.

    Prej vitesh pėrktheni nga shqipja nė gjermanisht. Keni zgjedhur kryesisht poezinė. Ishte njė zgjedhje qė erdhi pas njohjes sė kėtyre poetėve apo njė brumosje e mėhershme me poezinė?

    Substrati i pėrkthimit tė poezisė, nė tė vėrtetė, pėr mue asht nji brymosje e hershme me poezinė. Nė vitet e gjimnazit, gjatė orėve tė mėrzitshme (kimi, fizikė...), merresha me shkrimin e soneteve n‘italishten e vjetėr qė e kisha mėsue pėr tė lexue n‘origjinal veprat e Alighieri Dantes e tė poetėve tė tjerė tė "Dolce stil nuovo". Nė pėrgjithėsi kam kenė i dhanun mbas poezisė italiane prej Franēeskut t‘Asizit deri te Ungaretti, mbas poezisė spanjolle tė "GeneraciĆ³n del 27" (sidomos Jorge GuillĆ©n, Rafael Alberti, Vicente Aleixandre), tė T.S. Eliot-it, tė poetėve t‘ekspresionizmit gjerman, tė modernistėve francezė e shumė tė tjerėve. Pėr mue, mund tė them, leximi dhe shijimi i poezisė italiane ka kenė shkolla e poezisė qė mė tregoi se ē‘asht poezi, deri te abstragimi i skĆ¢jshėm i poezisė nė vjershėn e Ungarettit me titull "Mattinata": "M‘illumino / d‘immenso". Nji poezi fantastike e unike pėr tė cilėn shumėkush, mjerisht, thotė se ajo as nuk asht poezi... Sapo u njoha me poezinė e Martin Camajt dhe, mĆ¢ pastaj, me poezinė e poetėve shqiptarė tė Kosovės, entuziazmi pėr kėto poezi flakėroi mbi substratin e dashnisė sė vjetėr pėr poezinė si tė tillė.

    Autorėt shqiptarė qė keni njohur e me tė cilėt keni punuar, pėr njė kohė tė gjatė janė shmangur nė Shqipėri. Sot diskutohet shumė pėr disidentėt dhe ata qė e meritojnė tė quhen tė tillė. Kė do tė rreshtonit ju si tė tillė pėr letėrsinė shqiptare?

    Mė duket se disidentė mund tė quhen ata qė dilnin dhe shpreheshin qėllimisht dhe me vetėdije kundėr doktrinės politike tė "Nanės Parti". Nė kėt kuptim, disidentė ishin Kasėm Trebeshina dhe, me sa di unė, Fatos Lubonja por edhe burgaxhinj tė tjerė jo aq prominentė. Prej tyne duhet me dallue shkrimtarė qė nuk i pėrkuleshin diktatit tė realsocit, domethėnė doktrinės letrare tė "Nanės Parti", si Martin Camaj, qė i kisha quejtė shkrimtarė stilistikisht e tematikisht nonkonformistė. Disa syresh pėr fjalėt e tyne tė shkrueme a tė foluna, pėr fat tė keq, ranė viktimė e regjimit paranoid si, fjala vjen, Frederik Rreshpja, apo, me fat edhe mĆ¢ tragjik, Vilson Blloshmi.

    Ju jeni vlerėsuar edhe me ēmime pėr punėn tuaj si pėrkthyes. A ka ndonjė autor qė ju ka "sfiduar", tė cilin e keni shumė tė vėshtirė pėr ta pėrkthyer nė gjermanisht?

    Nė pėrgjithėsi, pėrkthimi i letėrsisė, sidomos ai i poezisė, asht i vėshtirė. Nji autor qė pėrkthehet kollaj, zakonisht nuk meriton tė pėrkthehet. Sfida e parė pėr mue ka kenė poezia eliptike e Martin Camajt. Sfida e dytė ishte poezia e Azem Shkrelit deri te e cila shumė vjet nuk gjeja kurrfarė shtegafrimi. Sfida e tretė ka kenė novela e Kasėm Trebeshinės, "Odin Mondvalsen", plot aludime dhe lojna tė ndryshme tė papėrkthyeshme fjalėsh.

    Nėse flasim pėr letėrsinė shqipe tė ditėve tė sotme, si i shihni zhvillimet e saj nė poezi e prozė?

    Pyetja s‘asht e lehtė, sidomos nėse jeton jashtė Shqipniet. Nuk ka nji kritikė letrare qė informueka periodikisht dhe sistematikisht pėr zhvillimet dhe risitė letrare. Mungojnė dhe revista tė tilla letrare resp. me sa ekzistojnė, nuk qarkullojnė nė botėn e jashtme. Nėse nji autore a autor shqiptar diku ka nji reēension, ose ka miqėsi pėrkatėse ose ka sukses "jashtė".

    Me sa mund tė shoh, mbas ‘90-shit pendat e reja poetike shpejt e pėrfunduen procesin e emancipimit prej letėrsisė sė kolektivizueme tė socrealit, kėshtu qė nė letėrsi (poezi) te pendat e reja, ndryshe nga sfera politike, erdhi deri te nji kthesė e vėrtetė, nji pėrmbysje e rreptė e modeleve tė kohės sė diktaturės. Poezinė e Shqipnisė e shoh ende nė rrugėn e pėrpjekjeve pėr identitete tė reja, nė rrugėn e konsolidimit tė individualiteteve tė reja. Pėrveē emnave deri diku "t‘afirmuem" si Agron Tufa, Gazmend Krasniqi, Arian Leka, Mimoza Ahmeti, Romeo Ēollaku e tė tjerė, nė ndėrkohė ka rritė nji brez edhe mĆ¢ i ri, pėrafėrsisht rreth moshės 30-vjeēe, pėr tė cilin asht mjaft vėshtirė t‘informohesh nėse nuk rrin nė ShqipnĆ*. Nė prozė ka prurje me kėrkesa tė nalta prej pendave si Ridvan Dibra, Gazmend Krasniqi, Ardian Kyēyku e tė tjera, tė cilat ndėrkaq pėr fat tė keq duket nuk kanė sukses aq tė madh sa vepra qė merren me tema apostafat shqiptare. Duket se tematika kombėtare nė tė gjitha variantet e saj premton sukses tė shpejtė e tė lirė. Unė personalisht shpresoj qė letėrsia shqiptare tė ēlirohet sa mĆ¢ shpejt prej barrės tematike tė kombėtarizmit. Kur tė lirohet prej barrės sė shqiptarizmit, ajo do jetė mĆ¢ interesante pėr hapėsinėn jashtėshqiptare. Nji fjalė pėr konjunkturėn e romaneve pėr kohnat e diktaturės. Proza autentike pėr traumat e diktaturės kena mjaft: nga Kasėm Trebeshina, At Zef Pllumi, Fatos Lubonja, tash dhe Lekė Tasi e Vera Bekteshi. Kėto penda kanė hjekė tė zitė e ullinit nėn diktaturė, nuk na duhen vepra konjunkturale autorėsh qė tregojnė poshtė e pėrpjetė traumat qė s‘i kanė pėrjetue ata. Shpresoj qė proza shqiptare tė fillojė mĆ¢ shumė me trajtue tema aq individuale sa universale. Letėrsia nė Kosovė asht tjetėrgjĆ¢, nji kapitull tjetėr.

    Keni pikasur ndonjė vepėr me tė cilėn do tė donit tė punonit?

    Me poezinė e Moikom Zeqos. Me gjithė se emni i tij asht mjaft i njohun, poezia e tij duket me kenė jo aq e njohun sa e meriton. Problemi asht se vepra e tij poetike asht gjiganteske. Kompleti i poezisė sė tij ("Miscellanea 1 - 5") pėrfshin pėrafėrsisht 2600 faqe libri!

    Cilat janė raportet tuaja me veprėn e Ismail Kadaresė?

    Kam preferenca tė tjera. Vepra e z. Kadare nuk m‘intereson.

    A ka sot ndonjė emėr qė mund tė bėhet pasues i juaji nė fushėn e pėrkthimeve?

    Po, asht nji student i albanologjisė qė ka potencial me u bĆ¢ pėrkthyes i spikatun, Florian Kienzle. E njeh fort mirė gjuhėn shqipe dhe ka dellin e duhun letrar. Nji pėrkim i rrallė me kenė se ka edhe persona tė tjerė qė merren me pėrkthime letrare pa njohė si duhet gjuhėn shqipe (n‘Austri) ose qė janė shqiptarė e qė nuk e zotnojnė sa duhet gjermanishten letrare (nė Zvicėr).

    Si janė mundėsitė e botimit tė letėrsisė shqipe nė vendin tuaj?

    Shumė tė dobėta. Me gjithė trumbetimin e disave, nė vendet gjermanishtfolėse letėrsia shqipe njihet shumė pak. Kėndej njihet Kadareja. Kaq. Kuptohet se ai asht pjesė e letėrsisė shqiptare, prapėseprapė me njohjen e tij nuk njihet edhe letėrsia shqipe. Pėr kėtė asht absolutisht minimal interesimi i botuesve pėr vepra tė kėsaj letėrsie pak a shumė tė panjoftun nė kėto anė. Nuk gjen botues nėse nuk mundesh me ia sigurue dhe ofrue financimin e botimit. Nė kėtė mes shoh lėshime tė mėdha tė palės shqiptare e cila pandėrprĆ© vajton pėr imazhin e keq qė e ka nė botėn e jashtme. Nėse ka dėshirė qė jashtė tė mos flasin vetėm pėr gėrdecat shqiptarė, korrupsionin etj., kish me kenė e udhės qė pala shqiptare t‘angazhohet konkretisht e t‘investojė tue sponzorizue e financue botimin e letėrsisė sė saj jashtė siē e bajnė shtete tė tjera t‘Europės Lindore - Bullgaria, Rumania, Hungaria, Greqia - qė kanė secili nga nji institut kulture nė Gjermani nė vend se t‘organizojnė zgjedhje missash dhe spektakle tė ngjashme tė kota.

    Cilat janė angazhimet tuaja tė momentit?

    Kėto ditė e pa dritėn e botimit revista letrare gjermane "Matrix" (Matriks) ku mė janė botue poezi tė Jamarbėr Markos dhe nji prozė e Elvira Donesit. Pėr nji botues zviceran kam me pėrkthye nji vėllim tė poetit shqiptar nga Kosova me banim nė Zvicėr, Shaip Beqiri. Pėrveē kėsaj, mundohem me gjetė nji botues pėr antologjinė e poezisė shqiptare tė pasluftės me 24 autore dhe autorė prej Zef Zorbės deri tek Ervin Hatibi. Deri mė tash, antologjia m‘asht publikue vetėm n‘internet (http://www.transcript-revieė.org/de/...en/leitartikel). Kam edhe projekte tė tjera, ku mungojnė vetėm botuesit pėr t‘i sendėrtue ato resp. sponsorėt pėr tė financue botimin.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,643
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 6 postime
    Erica e Martin Camaj
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,643
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 6 postime
    Si e njofta Martin Camajn

    At Daniel Gjeēaj


    Tė parėn herė e takova nė Rrogam tė Thethit nė gusht tė vjetit 1948, kur unė bashkohesha me ēetėn e komitėve kundra komunizmit tė Enver Hoxhės. Jetojshin me krye nė gėrshanė, tue pritė ēdo ditė dekėn. Kishin nevojė pėr njė atė shpirtnuer. Ma propozuen kėtė detyrė mue, qė e shifshe mirėfilli se sė shpejti do tė pėsojshe fatin e sivėllazėnve, tė pushkatuem te zalli i Kirit. Si mora lejen prej tė parėve, e bekimin prej Tringės, pranova e u bashkova me ta, me mendimin se kisha pėr tė kalue njė kohė tė gjatė maleve e pyjeve, tue krye njė detyrė, tė cilėn nė kohė normale, nuk kisha mujtė as me e pėrfėtyrue. Profesori-kaēak; Frati-komitė. Do tė mė duhej me ēue meshė shpellave, me i prī rruzares pyjeve, tue e ndėrpré tash e parė pėr shkak tė rrezikut tė rrethimit; me rrėfye njerėz tė ngrimė nė armė, me kungue djelmoēa, qė bāheshin gati pėr jetėn tjetėr, me vojue tė varruem pėr dekė nė lule tė moshės. Grupi, tė cilit i shtohesha unė, pėrbahej prej 36 vetėve, ndėr tė cilėt shumica tė armatosun, tė kursyem prej Nikė Sokolit e kapidan Gjon Destanishės.


    Flejshim ndėr ledina, buzė vijave tė ujit, gjithnjė me roje, ditė-natė. Ushqeheshim, nė rasėn ma tė mirėn, me bukė e djathė, qė na e bijshin malėsorėt. Unė ndeja pak, vetėm katėr dit, pėr shkak tė rrethanave qė u krijuen. Po tė tjerėt jetuen kėshtu mā se katėr vjet e, si mė diftojshnin, mėrrijtėn me hangėr deri pluhun sharre nė vend tė bukės, qė shpesh edhe u mungoi, sepse kush e binte, e bānte ketė me rrezik kreje, e jo vetėm pėr veti. Rrezikonte me u zhdukė prej faqes sė dheut me fis e me farė.


    Grupit tė vogėl tė kapidan Gjon Destanishės i pėrkiste Martini, njė djalė krejt i rķ, ish-student i gimnazit-licé tė jezuitėve tė Shkodrės e aspirant apostolin i tė bijve tė Shėn Injacit. I temalas me fis, mėsues ndėr fshate tė Veriut mbas mbylljes sė instituteve fetare tė Shkodrės e prandej edhe tė shkollave e tė seminareve tė Franēeskanėve e tė Jezuitėve, Martini kishte rį nė lidhje me kapidan Gjon Destanishėn e me tė nipin e tij Lazėr Palin, tė cilėt tashmā kishin katėr vjet qė jetojshin nė mal, pa iu dorėzue komunizmit. Ndoq kėta, pra edhe kur kėta dy vendosėn me u bashkue me ēetėn e Nikė Sokolit, i cili kishte mbledhė rreth vetit, pėrposė shokėve tė vet tė padįm, Zef Zogun e Shpend Sadikun e edhe bajraktarin e Shalės, Prelė Markun, kryetarin e djelmnisė sė Shalės, Sadik Markun me vėllį, Marash Kolėn, Vat Marashin prej Shoshit etj. Martini ishte i vetmi qė kishte pregatitje shkollore tė mesme. Sadoqė i ri, kėtij i silleshin pėr ēkado lypte njohunia ditunore. Nuk ishte fort i gojės e prejsé ndodhej nė njė shoqnķ tė panjoftun, ku s'gjente shokėt e vet as tė krahit tė vet, rrinte mā fort i vetmuem e plot mendime. Mbante krahin e Gjon Destanishės, tė cilin e kishte ndjekė nė arratķ. Me mue nuk njihej, prandaj as me u shoqnue fort, s'shoqnohej. Kishte mā tė shkuem me fra Pashkun, i cili nė grup paraqiste Savonarolėn nė gojė e Shėn Gjon Kapestranin nė luftė pėr lirķ. Si franēeskan ky kishte pėr armė vetėm kryqin e rruzaren tė bāme me njė spagė tė gjatė me aq neje, sa janė shźjet e kokrrave tė uratėve. Kishte grupin e vet tė uratėve dhe me ta mblidhej pėr gjithė nadje e mbramje e lutej. Martini, megjithėsé i edukuem ndėr jezuit, rrallė e gati kurr merrte pjesė me grupin e uratės. Duket se koha e shkurtė e mėsuesisė ndėr male, e kishte ndėrrue diametralisht jetėn e tė riut nė drejtimin e fesė. Gjithnjė Martini s'ishte as kje kurr anmik i deklaruem i katoliēizmit as i moralit kristian.


    Nė diskutimin, qė u ēil nė ditė tė para tė malit se a duhej tė sulmoheshin apo jo autoritetet komanduese tė komunistave nė Dukagjin, Martini ndoq pėrherė mendimin e Gjon Destanishės qė mos tė damtohej populli me akisione tė tilla tė pamjaftueshme pėr me trandė qeverinė e kuqe tė Tiranės. Lajme tė vazhdueshme, qė na vijshin se qeveria e Enver Hoxhės pregatiste forcat speciale tė sigurimit pėr tė nė rrethue, e shterngojshin grupin me marrė vendimin e premė pėr kalimin nė Jugosllavi.


    U ēuem mė njė anė tė errėt, pėrpara se tė delte hana. Rruga, e pa rrugė, kalonte nėpėr pyllė, gjithkund nė tė pėrpjetė. Nė fillim s'shihej kurrgja; mbrapa sytė mėsohesin me daulle ndonjė send. Pėr né, tė pamėsuem nė mal, ishte me ecė nė terr tė verbėt, mā tepėr tue prekė me dorė e me shkop, se sa tue pā se ku po vejshim kambėn. Gjithnjė ata tė malit, koēakėt me pėrvojė tė gjatė, na pėrcillshin e na drejtojshin pak a shumė tė kapun dora-dorės. Dikur, ndoshta dy orė para mjesnatet, nisi me dalė hana si qźthė, pėrherė e ma e shndritshme. Majet e maleve tė thepisuna e tė bardha, shkamb i gjallė, dukeshin nė tanė madhninė e vet kristaline, si tė veshuna me argjend. Hijet e luginave e shpatet nė kapt bāheshin ma tė dźta e qitshnin nė pahj trajtat e relievet njė mijė formash me njė sfond qiellet tejet tė kaltėr, ku hyjt zbeheshin nė dritė, sa mā fort ēohej hana nė udhėtim tė vet.


    Kalojshim nėpėr shtigje e brija, nėpėr rrgalla e zallina, nėpėr shkambij e qeta ku vetėm dhitė e egra gjejnė banim e kullosė. Mbarsim, simbas porosisė sė luftarėve tė lirisė, tė cilėt malin e kishin shtėpinė e vet, anėt nėn hije. Qellimi ishte qė tė mos shiheshim prej rojeve tė cilat mund tė gjindeshin ndėr maje e qafa tė kufinit. Aq mā fort porositeshim na, tė pamėsuemėt nė mal, mos tė rrėzojshim gur as mos shkaktojshim dyndje zallit, qė mujte me bā zhurmė; zhurmė e cila, nė qetėsinė e natės e nė jehonėn e shkėmbit, zmadhohet e bāhet ushtimė orteku. Dikur, mbas orėve tė rrugės tė parrugė, herė shkambijve, herė zallit, herė thik nė teposhtė e herė thik nė tė pėrpjetė, ku kamba doras, ku tue u mbajt pėr rrajēa ēetinash tė thyeme prej boret e ortigjeve, u kapėm nė qafėn e kufinit, simbas udhėzimeve qė na epshin mā tė mėsuemėt nė bjeshkėt e kėsaj krahine. Njė shteg i parrahun, por qė tė bānte me kalue prej njanės anė, nė faqe tjetėr tė malit, nė tė cilėn mujte njeriu me u kacavjerrė nė teposhtė, tue u pėrshkue nėpėr njė zall tė imtė, tė formuem ndėr shekuj prej grimcimit tė shkambijve gėlqerorė nga bora e akulli, qė nė atė naltėsķ s'mungojshin gati kurr. Sigurisht s'ishte koha me vrojtė bukuritė, as veēantitėt pėrherė tėrhjekėse tė maleve tona tė vrashta e pėrherė tė virgjra. Po tė bājshin aq shumė pėr vedi, sa me harrue ku ishe, prej kah ishe nisė e ku po shkojshe me mbarue. Ishte njė ēast takimi me bukurinė, me naltėsitė. Martini mā vonė i thadroi nė art kėto ēaste tmerrėsisht madhėshtore. Fryt i kėtij takimi me hanin, rrethue prej telash ferrc, asht poezia "Telat me thepa nėn hanė", e cila ndoshta-ndoshta nuk kishte pėr t'u kuptue si duhet, pa kėtė kornizė:


    S'mund ta harroj hanin mbi krye
    kur ishte nji rrotull e rrezikshme
    hekuri sė kuqun. Preksha eshtrat
    e shpatullave tė mia, tė ngurta
    e trimnohesha.
    Telat me thepa, kufini i botės:
    pėrtej njerzija ishte e veshun
    e pa tundime nė shpirt,
    kėndej na lįkur para njani tjetrit.
    Npėr parzmat e hollė tejshiheshin
    pėrmbrencat; pėr tė parėn herė diktova
    se edhe zemrat ishin ngjyra-ngjyra.
    Hana ecte kadalė mbi krye:
    astronomėt rreth telash e vrejshin
    me turbi tė gjata nė dorė.


    Kėtė mendonte atė ēast poeti, ndėrsį kujdesi i atyne qė na pėrcjellshin e na drejtojshin ishte frika e takimit me roje tė kufinit, pėr tė cilat s'kishim njoftėsķ as se sa ishin, as me ē'mjete luftarake ishin tė pajisun. Ndoshta edhe ata kishin turbi tė gjata tė dorė. pėr me pį hyjt. E me i vrį!
    Gjithnjė na ishim pregatitė pėr ndeshje me armė. Po thom na, edhe pse shumica jonė ishte e parmatosun e ndėr né kishte grį e vajza (tri grį e dy vajza). Tė armatosunt me pushkė, mitraloza e bomba doret ishin jo mā shumė se 10. Sigurisht pėr zemėr, pėrvojė e trimnķ vlejshin mā tepėr se njė batalion ushtarėsh. S'dojshim me rį nė pushkė, mbasi qellimi ynė ishte me kalue nė Jugosllavķ e prej andej - mendofshim na gabimisht - me nisė kryengritjen, tė ndihmuem prej jugosllavėve tė Titos, kundra komunizmit enverian, me tė cilin Titoja ishte prishė pak kohė pėrpara. Na sa po i afroheshim vijės sė kufinit, ku rreziku mėrrinte kulmin, njani prej miqve tė mi mā tė ngushtė m'u afrue e mė tha me zā tė ultė nė vesh: "Pater, mos kij frikė, nė kjoftė se na kapin, fishekun e parė e kam pėr ty! E di se nuk mundesh me mbytė vedin se je meshtįr; ashtu si e di se bā me tė kapė, kanė me tė shkye kortįr-kortįr. Mā mirė plumbi em, Pater, se nė pastė pasė ndonjė herė plumbi i dekės mbrendė dashtėni, njėky emi sigurisht ka mā fort dashtėnķ se dekė."
    E ndėrsa isha ndėrmjet plumbit tė kuqve e tė mikut, tashmā e kishim kalue kufinin, tue hy nė njė tokė, ku s'na priste liria, por tė gjitha tė zezat.


    Pal Dukagjini
    Romė, qershor 2002



    Ana Luka referon kujtimet e Pater Daniel Gjeēajt i cili bashkė me Camajn e tė tjerė kapėrceu kufirin mė 1948.

    Arratisja e Camajt, njė histori e pazakontė


    Mes 32 kumtesave qė komentonin pa kufi "Martin Camaj nė Kulturėn Shqiptare", organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, historia qė lexoi Ana Luka e shtendosi sallėn e kapur nė lodhje dhe monotoni. Ishte ndėr tė paktėt zėra qė u dėgjua nė qetėsi deri nė fund. Gruaja e fisme, rreth tė 70-ave, solli njė dėshmi unikale: arratisja e Martin Camajt (1925-1992) nga Shqipėria, ku nuk shkeli mė gjer sa jetoi. Janė kujtime tė fratit franēeskan Daniel Gjeēajt, tė takimit tė parė tė tij me Martin Camajn nė vitin 1948 nė Rrogam tė Thethit. Nė kėtė vend tė humbur, Camaj bashkė me 36 tė tjerė, ndėr ta dhe Pater Danieli, priste tė arratisej drejt Jugosllavisė. Falė bujarisė sė Ana Lukės, "Shekulli" po e boton tė plotė kėtė kujtim shkruar frati franēeskan mė 2002 me pseudonimin Pal Dukagjini.
    Ana Luka, bashkėpunėtore e redaktore e pater Daniel Gjeēajt pėr vite, e ka shkėputur kėtė kujtim nga njė tufė dorėshkrimesh tė Bibliotekės sė fratit nė Romė, qyteti ku Luka jeton dhe punon, nė Radio Vatikan, qysh prej vitit 1991.
    Dorėshkrimet, ndėr to letra qė Ana Luka ka shkėmbyer me Martin Camajn pak kohė se ai tė ndėrronte jetė, botohen nė pėrmbledhjen e plotė tė veprės sė poetit, shkrimtarit, gjuhėtarit. Bardhyl Demiraj, redaktor i kolanės me 10 vėllime tė krijimtarisė letrare tė Martin Camajt, bėn tė ditur se puna me veprėn ka mbaruar. Pritet tė promovohet me rastin e nderimit tė Camajt me titullin "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Shqipėrisė. J.P

    shekulli

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,643
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 6 postime
    Camaj, parathanės i vendformimit tė Neostandardit

    Ledi Shamku-Shkreli


    Kolegė, jemi mbledhė sot pėrreth Camajt, ndaj Martini s’mund tė mungojė. E, mė fort se kur flitet pėr atė vetė, ai duhet me qenė i pranishėm sa herė qė flitet pėr Shqipen – gjuhė amtare e tija dhe jona. Kėshtu pra, meqė krye-verb i fjalės time sot ėshtė Shqipja, pėrmasa jonė etno-kulturore, ju grish tė kthehemi 20 vjet mbrapa nė kohė, nė 2 dhjetor tė 1991, nė Seminarin e Salernos kushtuar shtresimeve tė shqipes. Ky seminar u ēel nga Camaj, pikėrisht nga Camaj, dhe nuk ėshtė gand qė Adolorata Landi dhe Patrizia del Puente zgjodhėn atė pėr me hapė njė seminar, i pari i njė kohe kur besohej se fryma e lirisė dhe demokracisė do ta rimte sėrish edhe pėlhurėn tonė gjuhėsore tė ngrirė nga diktatura. Thashė pak parit se Camaj sot nuk mund tė mungojė, ndaj le t’i ndėlgojmė kumtet e tij: “Ka rreth njizet vjet qi nė Shqipnķ po vazhdon proēesi i normalizimit tė gjuhės, i cili nuk merr parasysh randėsinė e dialekteve e tė historisė, ase tė dokumentave si: dorėshkrime, tekste letrare etj. Teoria themelore qi drejtoi procesin e ndjekun pėr zbatimin e normės, qi nė tė vėrtetė āsht vū nė jetė me dhunė, i pėrket Stalinit. Hoxha (nuni i saj sipas Camajt) nė vend tė gjuhės, imponoi praktikisht dialektin e vet, ase mā mirė, nji prej nėndialekteve tė tosknishtes lindore. Cdo variant tjetėr gjuhsor letrar u ndalue, nė veēantķ ai i veriut. U pengue edhe zhvillimi i tosknishtes tradicionale letrare, nė veēanti pėrbāsja e saj perėndimore, qi āsht zhvillue nė hapsinėn prej bregut shqiptar tė Jonit deri nė Peloponez e prej aty bashkohet me zonat arbėreshe tė Italķs jugore. Kėtu āsht trashigue nji traditė letrare e zgjedhun e tanė sqimtķ, e ngjashme me klimen e butė mesdhetare”.
    Ngula kėmbė qė pėr punė tė shqipes sė pėrbashkėt sot Camaj tė shprehej vetė, ashtu shkipėt e pa “dragomāj”, pėr t’ia shkėputė kumtet e tij cergave tjetėrsuese, tė cilat vijimisht e pėrmes manipulimesh, e kanė cilėsuar si hiperlokalist, anti-unitar e anti-kombėtar. Porse Camaj ėshtė ndėr tė rrallėt, pėr tė mos thėnė i vetmi qė iu referohet gjithnjė tri koineve sa herė rrihet argumenti i normės. Ai dėshmon pėr kėtė trinģ si in varietate concordia, apo pėr t’ia dhėnė fjalėn atij vetė: “pėr gati nji gjysė shekulli para ardhjes sė stalinizmit, tre variantet letrare janė zhvillue lirshėm nė nji simbiozė harmonike. Weigand-i, Nahtigal-i, Pekmezi, Xhuvani e deri edhe autorė veriorė si Fishta e Gurakuqi, kėshilluen qi unjisimi i gjuhės zyrtare tė mbėrrihej nepėrmjet “avitjes” sė kėtyne varianteve. Kjo gja duhej me u krye jo nė mėnyrė tė vrazhdė. E nė tė vėrtetė, deri nė 1944 shoqnija shqiptare zhvillohej nė nji rreth simbiozet familjare, kulturore e gjuhsore. Nė veēanti nė Tiranė kryheshin kontaktet e para gjuhėsore mes atyne qė pėrdorojnė dialekte tė ndryshme; aty kryhet afrimi. Treguesit e kėtij afrimi ishte dashtė me u ndjekė me kujdes, duke gjetė rrugėn mā tė drejtė pėr unjisimin e gjuhės”.

    Nė duam ta pėrmbledhim, kumti kryesor i citimit tė mėsipėrm ėshtė se Camaj, njėzet vjet tė shkuara, gjykonte se shqipja e pėrbashkėt evolutive, do ta kish pasė epiqendrėn e vet tė formimit nė truallin sociolinguistik tė Tiranės kryeqytet. Natyrisht, mendonte Camaj, do ta kish pasė po tė mos ja kish zėnė vendin Shqipja Totalitare. Madje, shton gjuhėtari, n’atė truall jo vetėm do tė latohej entiteti gjuhėsor prej miliona replikash kompromise nga ēda areal shqipfolės, por po nė atė amė sociolinguistikte duheshin zgjedhur edhe elementet rregullarizuese tė induktuara (Treguesit e kėtij afrimi ishte dashtė me u ndjekė me kujdes, duke gjetė rrugėn mā tė drejtė pėr unjisimin e gjuhės). Nuk ėshtė i vetmi Camaj qė e mendon kėsisoj. Guiraud nė vitet ’70 shkruan: “duhet shqyrtuar mirė ligjėrimi popullor parizian, qė sot nė fakt ėshtė ligjėrimi popullor i thuajse tė gjithė francezėve, apo sė paku i atyre qė e pėrdorin frengjishten nė mėnyrė tė natyrshme”.
    Ēfarė ndodhi nė fakt nė kėto 20 vjet? Pėr nga pikėpamja sociolinguistike gjithė kėto kohė lėvizjesh tė lira demografike, Tirana, nė aspekt gjuhėsor, nisi tė shėrbejė si truall pritės pėr nivelet dhe regjistrat e ndryshme gjuhėsore qė konvergojnė aty si ligjėrime ardhėse. Saussure pohon se tė gjitha gjuhėt ardhėse do tė ndryshojnė nėn trysninė e sistemit gjuhėsor pritės; por nuk ėshtė vetėm gjuha ardhėse ajo qė ndryshon, pasi edhe idioma pritėse pėson ndikime nga pėrplasja me tė parėn. Kėshtu ndodh qė trualli gjuhėsor konservativ (i Tiranės) modifikon ligjėrimet ardhėse, por njėkohėsisht modifikohet prej tyre. Nga ky “proces alkimik” lind njėri ndėr nivelet mė tė rėndėsishme ligjėrimore tė Shqipes sė Sotme, i cili nė terma bashkėkohorė pėrkufizohet si Substandarti i Metropolit.
    Por vini re, ėshtė shumė i rėndėsishėm fakti qė trualli gjuhėsor pritės i Metropolit ja ka dalė ta ruajė karakterin konservativ. Pėr nga pikėpamja strukturore, ky fakt shpjegon edhe pse njė pjesė e mirė e akomodimeve tė sotme tė shenjuesve zyrtarė, akomodime tė cilat kryhen prej kėtyre forcave vetėstrukturuese, ndjekin shpesh pėr inerci hullinė konservative. Ndaj duke i parė nė ēelės diakronik, shumica e pėrftesave tė sotme, ndonėse rezultojnė si inovacione nė raport me normėn, nė raport me shqipen vetė dhe nė thelb tė tyre del se shpesh janė konservacione. Nga ana tjetėr, prurjet e shumta e tė shumllojshme qoftė diatopike, qoftė diastratike qė derdhen nė Substandartin e Metropolit, janė kryesisht tė llojit inovativ. Fakti qė kėto inovacione pėrpunohen nė njė truall gjuhėsor, substrati i tė cilit, siē e kemi analizuar nė punime tė mėparshme, ėshtė me karakter konsevativ, bėn tė mundur qė neoformat e Shqipes sė Sotme tė mos jenė mutacione por fraktale tė mėtejshme tė sė njėjtės lėndė historike. Me fjalė tė tjera duam apo nuk duam ne, Substandarti i Metropolit bėhet kėshtu njėri ndėr garantėt e evolucionit tė pandėrprerė tė Shqipes Publike, i cili jo rrallė rezulton se po korrigjon edhe ndėrhyrjet e djeshme subjektive nė lėndė tė Shqipes. Ndodhemi pėrpara njė situate jo vetėm interesante nga pikėpamja gjuhėsore, por edhe historike. Kjo “gjendje” duhet studiuar sa mė shpejt, pikėrisht se po tė shqyrtohet dhe tė pėrkrahet nė kohė, do tė shpjerė nė forcimin dhe rivlerėsimin mbi baza reale tė kodit gjuhėsor mbarėshqiptar. Gjithė kjo ngaqė sociolekti, me epėrsinė e tij komunikuese, thyen te ēdo idiomė atė qė Saussure e quan esprit de clocher - mendėsinė e izolimit - dhe vė kėsisoj nė lėvizje proceset e uniformizimit objektiv. Z. Ardian Vehbiu, lidhur me domosdoshmėrinė e marrjes nė konsideratė tė kėtij entiteti nga studiues dhe planifikues tė shqipes shkruan se: “nė tė vėrtetė, standardi ekzistues i shqipes e ka potencialin pėr t’u rishikuar pa ēuar kjo nė ndonjė shkoqje tė identitetit gjuhėsor dhe kulturor tė shqipfolėsve; por se ēfarė do tė rishikohet pikėrisht, dhe si do tė realizohet kjo, varet nė masė tė madhe nga ēfarė ėshtė adoptuar prej folėsve vetė pėrtej llogoreve dialektore, nė atė “rain forest” tė biomasės sė shqipes sė sotme, qė ėshtė Tirana.
    Me fjalė tė tjera Substandarti i Metropolit mund tė konsiderohet si “gjuhė nė kontakt” qė farkohet nė rastin tonė ndėrmjet dialekteve dhe shqipes standarte tė tė gjitha stileve, ndaj dhe paraqet njė fond tė pasur gjuhėsor. Veē tė tjerash ėshtė edhe njė vėnie nė provė e gramatikės, duke qenė se bazohet mbi mekanizma pragmatike qė priren ta thjeshtojnė sistemin e kodit formal parashkrues. Saussure dėfton se “ai qė e krijon gramatikėn, e ka nė dorė sa kohė s’e ka hedhur nė qarkullim; por qė nga ēasti kur ajo pėrmbush misionin e saj duke u bėrė pronė e gjithkujt, kontrolli del dore. Sikur njeriu tė pretendonte se po krijonte njė gjuhė tė pandryshueshme, tė cilėn pasardhėsit duhet ta pranonin tė pacėnuar, ai do t’i ngjasonte njė pule qė klloēkit vezė rose: gjuha e krijuar prej tij, me hir a me pahir, do tė pėrfshihej nė rrjedhėn qė merr me vete tė gjitha gjuhėt”..

    Gjallimi i Substandartit tė metropolit ėshtė njė tjetėr element prove nė mbėshtetje tė tezės se shqipja, si ēdo gjuhė tjetėr, zhvillohet pėrmes njė continuum-i gradual evolutiv duke kaluar nė kėto etapa:

    Dialekte g Varietete Krahinore g Shqipe Popullore g Substandart i Metropolit g Shqipe e Njėsuar (Standard fg Neostandart)
    Kėtė iter do tė ketė pasė nė mend edhe Camaj njėzet vjet tė shkuara kur tėrhoqi vėmendjen tek rėndėsia parake e asaj pėrziemje tė vetvetishme qė ka ndodhė e ndodh prore nė Tiranė. Kjo prurje substandarte popullore, e cila mungon krejt nė kodin standart, vijon tė ushqejė pėrditė proceset ristandartizuese tė shqipes. Dhe prania e substandartit ėshtė nė tė vėrtetė prani e folėsit e madje e njė folėsi kolektiv trashendental, i cili ėshtė bartės i shqipes qė ka qenė po dhe i asaj qė do tė jetė. Gjithė kėtė trashėgimi kodesh stilesh e regjistrash, tė shkruar e sidomos tė folur, tok me tharmin unitar tė ardhmėnisė, Substandarti e ofron pareshtur e pėrmes procecessh mirėfilli vetėrregulluese, nė ristandartizimin e shqipes letrare. Dhe nė fakt matjet e kanė dėshmuar tashmė se ka lindur e po fuqizohet varieteti Neostandart si formė e thjeshtuar dhe e pasuruar e Standartit, qė ka pėrdorim masiv dhe qė gjuhėsisht e kulturalisht paraqitet mė i hapur se Standarti, pasi mund tė pėrmbushė tė gjitha nevojat e komunikimit publik, deri edhe ato praktike e tė pėrditshme. Neostandarti gjendet nė kapėrcyell tė gjuhės sė shkruar e asaj tė folur. Pėrbėrėsit e kėtij varieteti del se janė: Substandarti i Metropolit + Tiparet e Gjuhės sė Shkrimit. Ky rezultat ėshtė mirėfilli pohim i parathanės sė Camajt: vendformimi i Neostandartit tė Shqipes ėshtė Tirana Metropol. Po ashtu matjet dėftojnė se ky Neostandart po realizohet nė plotninė e vet diamezike, pra si nė rrafsh tė folur, ashtu edhe nė rrafsh tė shkruar.

    Neostandarti i shkruar ėshtė ai varietet i shqipes sė pėrbashkėt me tė cilin po identifikohen gjithnjė mė shumė pėrdoruesit e shqipes, duke filluar nga pėrdorimi i saj si gjuhė publike e deri te pėrdorimet vetjake nga nxėnės, studentė apo shkrues tė mesėm. Epėrsia e kėtij varieteti ndaj normės standarte qėndron pikėrisht nė dy tiparet karakteristike tė tij:
    - nė prakticitetin e repertorit tė tij gjuhėsor, me tė cilin mund tė pėrmbushet njė gamė mjaft mė tė madhe situatash shkrimore, pra jo vetėm situatat thellėsisht formale;
    - nė afėrinė qė ngėrthen ky varietet me pėrdorimet e folura dhe me formate trashėguara tė traditės.

    Neostandarti i folur ėshtė varieteti i Shqipes sė Sotme drejt tė cilit synojnė gjithė ata pėrdorues qė, duke zgjedhur ta pėrvetėsojnė nė tė folurėn e tyre prestigjin qė ofron gjuha letrare, e deskematizojnė dhe e ristandartizojnė vijimisht kėtė tė fundit nė pėrputhje me kushtet e reja social-kulturore. Natyrisht qė Neostandarti i Shqipes sė Sotme ka edhe njė gjurmė tė ndjeshme tė pragmatizmit gjuhėsor, prej tė cilit nė mjaft situata ai paraqitet edhe si i varfėr nė mjete, por kjo ēėshtje i takon mė shumė kulturės sė gjuhės sesa gjuhės vetė. Dhe si e tillė mund tė pėrballet duke i kundėrvėnė mes tjerash njė edukim gjuhėsor demokratik, i cili nxit qarkullimin e mjeteve shprehėse, tė atyre mjeteve tė simbiozės sė trashėgueme – siē e quan Camaj, duke pasuruar ksodore kompetencėn e mandej performancėn e shqipfolėsve.

    Kolegė, kėtu e 20 vjet mė parė Martin Camaj pėrfytyroi ringjalljen e unitarizmit gjuhėsor nė Shqipen qė pat shkizmuar ideologjia. Parathana e tij shenjoi Tiranėn e ēliruar si vatėr tė unitarizmit gjuhėsor. Njėzet vjet mė pas, koha po i jep tė drejtė vegimeve poetike e andrrimtare tė atij qė rrėfeu se: “ngjarjet qi i kanė ra pėr hise gjuhės time qenė edhe shkaku mā i thellė qi mė ka shtye me u marrė si shkencėtar me gjuhėn”. Kjo qė po ndodh nė Tiranė ėshtė vetėm fillimi i njė reforme nga poshtė mbi Shqipen.

    Shėnim: Kumtesė e mbajtur me 24 shtator 2010 nga autorja, nė konferencėn shkencore, organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike me rastin e 85-vjetorit tė lindjes sė Martin Camajt.

    g.sh

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Podrimja rrėfen: Mbrėmja e fundit letrare me Camajn

    Podrimja rrėfen: Mbrėmja e fundit letrare me Camajn



    Violeta Murati 15/10/2010 11:29:00


    Sot, nė rastėsi tė dy takimeve me Martin Camajn. Ekskluzivisht pėr “standard”, poeti nga Kosova, Ali Podrimja, tregon mbrėmjen e fundit letrare me Camajn, nė kryeqytetin e Bavarisė, atė tė vitit 1992, vit kur u nda nga jeta shkrimtari

    Fotoja qė shihni tė publikuar pėr herė tė parė nė “standard”, i takon vitit 1992, kur nė kryeqytetin e Bavarisė bėhej njė manifestim letrar me poetėt e Kosovės; nė foto ėshtė poeti nga Kosova, Ali Podrimja, dhe Martin Camaj. Dje, ekskluzivisht kėtė kujtim, si ndarje e fundit me Camajn, na i vuri nė dispozicion poeti Ali Podrimja me njė histori krejtėsisht tė veēantė: “Para disa ditėsh njė plak nga rrethina e Gjakovės ma solli njė zarf, ku qėndronte kjo fotografi e pėrbashkėt me Martin Camajn dhe unė e shikova gjatė, fotografia ishte bėrė qė nė vitin 1992, kur ishim nė Mynhen pesė poetė nga Kosova. Sapo e kishte marrė vesh se gjendemi ne kryeqytetin e Bavarisė, Martini ia kishte behur nė sallėn ku mbahej mbrėmja letrare”.

    Kur ėshtė gjendur pėrballė, Podrimja kujton se Camaj ka nisur tė qeshė dhe u ėshtė drejtuar: “Po si mė harruat mua? Zoti poet, ju jeni kaherė me ne”. Aty nė mesin tonė, - vazhdon historinė e fotos Podrimja, - djaloshi i quajtur Dukagjin Tanushi kishte bėrė ca fotografi me ne tė pestė dhe Martinin. Si duket, kjo fotografi ėshtė e fundit nga njė manifestim letrar i Martinit”.

    Ndėrsa sot, pėr rastėsi, organizohet njė mbrėmje letrare pėr Camajn, pėr tė promovuar pėr herė tė parė njė botim akademik tė plotė, sa qe gjallė e nė postum tė veprės sė shkrimtarit. Pėr pėrgatitjen e veprės sė plotė me dhjetė vėllime ėshtė marrė studiuesi Bardhyl Demiraj, njė pasues i Camajt nė degėn e Albanologjisė nė Universitetin “Ludwig Maximilians”, nė Mynih, tregon se gjurmėt e themelonjėsit e kanė ēuar nė pėrkujdesjen mė tė fundit; drejtimin e punės pėr botimin e plotė tė veprės sė Martin Camajt, nė rastin e 85-vjetorit tė lindjes.

    Qysh nė kopertinėn e librit shėnohet se vepra letrare e Martin Camajt i kumton lexuesit “variantėn gege”, tė lėvruar e tė sprovuar nė rrethet letrare shkodrane tė kohės, tė cilėn shkrimtari ynė nė gjallje tė vet nuk reshti sė pėrpunuari dhe pasuruari nė formė dhe leksik. Gjatė pėrgatitjes pėr shtyp, thuhet se ėshtė pasqyruar me besnikėri teksti letrar nė versionin e tij pėrfundimtar, qoftė ky i botuar apo i lėnė nė dorėshkrim nga autori. I takon njė botimi akademik qė shteron gjithė veprėn letrare tė Camajt, e mbėshtetur nga shtėpia botuese “Onfuri” nė Tiranė. Janė dhjetė vepra, parashikuar tė ishin gati pėr konferencėn shkencore qė u mbajt nė Akademinė e Shkencave, e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike.

    Nėse nė libraritė e Tiranės nuk gjendet asnjė libėr me veprėn letrare tė Camajt, Demiraj ka treguar se ky autor ėshtė i pranishėm nė Universitetin e Mynihut, si njė nga shkrimtarėt pėr tė spikatur tė mėrgatės shqiptare gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar. Prej ’92-sit, kur ėshtė ndarė nga jeta, ėshtė ngritur nė Lengris, ku ishte vendosur familja Camaj, qendra e shoqatės kulturore “Martin Camaj”. Ēdo vit, aty, tregon Demiraj, janė organizuar pėrvjetorė, ndėrsa nė rast tė 85-vjetorit tė lindjes sė Camajt u mendua qė katedra e Albanologjisė tė pėrfaqėsohej me dy projekte afatgjata, qė kanė tė bėjnė me veprėn e plotė letrare tė shkrimtarit, dhe e dyta tė kishin njė vėllim pėrkujtimor me studime albanologjike, letėrsi, gjuhėsi, histori qė i pėrkushtohej kėsaj figure. Projekti i dytė ėshtė kryer dhe Demiraj thotė se ka dalė tashmė njė vėllim prej 600 faqesh, me pjesėmarrjen e 33 autorėve. Ndaj, promovimi i botimit tė plotė tė veprės sė Camajt, sot, ėshtė realizim i atij projekti tė parė qė prezanton Demiraj, ku pritet dixhitalizimi pėr tė pasur akses tė gjitha rrethet e lexuesve.

    Demiraj, qė ėshtė drejtues i punės pėr botimin e plotė tė veprės letrare, ka treguar pak ditė mė parė se nė to pėrfshihet gjithė prurja letrare e Camajt, si shkrimtar, prozator, poet, sidomos lirik, si dramaturg, po edhe si lėvrues i prozės sė shkurtėr, novelės, tregimeve e kėshtu me radhė. “Nuk kemi bėrė asnjė lloj dallimi. Kemi marrė komplet veprėn letrare, si tė tillė tė botuar, qoftė nė gjallje tė autorit, por dhe atė qė ka lėnė postum dhe qė ka gjetur dritėn e botimit nė njė mėnyrė apo njė tjetėr nė Shqipėri apo Kosovė. Ky ėshtė njė botim akademik, ku pėrfshihet gjithēka e botuar nga Martin Camaj”. Nė pėrgatitjen e kėtij botimi, Demiraj tregon se qėllimi i vetėm ka qenė lexuesi, duke u nisur nga mė i thjeshti, pėr tė hyrė gradualisht nė veprėn e Camajt dhe ta ēojė atė deri nė fund; “pasi Camaj si i tillė, ėshtė njė shkrimtar me dimensione kombėtare, sigurisht, por dhe ka pasur fatin e keq qė nuk ka pėrjetuar nė gjallje tė vet kontaktin e vet me lexuesin shqiptar. Ka vėshtirėsi tė kėsaj natyre, me tė cilat duhet tė ballafaqohemi ne pėrgatitėsit e veprės, nė mėnyrė qė tė bėhet kjo lidhje midis shkrimtarit dhe lexuesit”. Camaj nuk ka shkruar nė shqipen standarde apo siē thuhet gjuhėn e njehsuar letrare; ai ėshtė poet lirik qė vjen nga veriu dhe sigurisht do tė shkruante nė gjuhėn e amės; Camaj ka pasur gjithashtu njė sistem ortografik tė vetin, tė cilin e ka pėrmirėsuar hap pas hapi; me vetėdije ka pėrdorur fjalė qė sot quhen tė rralla, sidomos pėr gjuhėn qytetare; ka riaktivizuar me vetėdije edhe leksikun tjetėr tė autorėve shqiptarė tė veriut - ja kėto tipare thelbėsore tė shkrimtarit na veēon Demiraj, si pėr t’u kuptuar Camaj, njohur dhe pėrtypur prej lexuesit tė sotėm nė Shqipėri.

    Ēdo vėllim ėshtė parashikuar edhe me njė glosar fjalėsh tė rralla, variantesh dialektore, me shpjegime, nė mėnyrė qė lexuesi tė mos ketė vėshtirėsi pėr tė pėrcjellė paragrafė ose tė shkėputet nga njė varg te njė tjetėr pėr hir tė kėsaj natyre. “Ėshtė gjuha e para tek Camaj dhe arti qė fshihet pas fjalėve”, - thotė Demiraj.

    Me kėto vėllime shterohet tė paktėn ajo pjesė letrare qė njihet. Kjo ėshtė garancia e pėrgatitėsve tė veprės, duke lėnė tė hapur njė shteg se ndonjė ditė mund tė zbulohet ndonjė dorėshkrim. Por, tani pėr tani mund tė thuhet se vepra letrare e Martin Camajt nė kėtė botim akademik dhe filologjik ėshtė e ezauruar plotėsisht.

    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #35
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    188 falenderime nė 163 postime
    I jepet urdhėri "Nderi i Kombit" shkrimtarit Martin Camaj

    Presidenti Bamir Topi dekoroi sot me urdhrin NDERI I KOMBIT shkrimtarin dhe albanologun e shquar shqiptar, Martin Camaj. Nė ceremoninė e organizuar nė presidencė merrnin pjesė familjarė tė Martin Camajt, studiues, shkrimtarė dhe botues tė tij. Fjalėt e Presidentit Bamir Topi ishin shumė tė ngrohta dhe me vlerėsime tė larta pėr njėrin nga autorėt mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė dhe albanologjisė shqiptare. Kjo ngjarje tėrhoqi vėmendjen e qarqeve letrare e shkencore tė Shqipėrisė. Prej shumė ditėsh shtypi vendas po boton shkrime tė studiuesve shqiptarė pėr veprėn e Martin Camajt.

    Me njė pjesėmarrje tė gjerė tė studiuesve shqiptarė e tė huaj nė kėtė ceremoni tė posaēme, presidenti Topi u pėrpoq tė korrigjonte njė padrejtėsi ndaj kėtij shkrimtari dhe studiuesi tė njohur shqiptar, qė diktatura e ndaloi gjithė jetėn tė kthehej nė atdhe dhe tė botonte librat e tij. Erika Camaj bashkėshortja e Martinit mori dekoratėn e presidentit mes emocioneve tė shumta duke falenderuar ata qė e ndihmuan dhe e deshėn Martinin nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Studiuesit e mirėpritėn nderimin e veēantė qė iu bė autorit tė njohur, ndonėse, siē u shėrehėn disa pretyre, kishin pritur qė Martin Camaj tė vlerėsohej shumė mė vite mė parė.

    Pak ditė para kėtij dekorimi, shtėpia botuese Onufri botoi njė seri tė plotė me 10 vėllime tė veprave tė Martin Camajt, duke bashkuar tė gjithė studiuesit nė pėrgatitjen e kėtij botimit serial. Pėr shumė autorė tė ndaluar si Martin Camaj diktatura pengoi ashpėr komunikimin me publikun e gjerė letrar, sepse ai arratis dhe kundėrshtonte rregullat e realizimit socialist. Ky pengim ka sjellė shumė keqkuptime, ndaj edhe Erika kėrkoi qė veprat e tij sė pari tė lexohen.
    Martin Camaj ndėrroi jetė nė vitin 1992, pasi i kushtoi shqipėrisė shumė poezi, drama, prozė, dhe studime albanoligjike qysh nga “Meshari” i Gjon Buzukut dhe deri te letėrsia moderne. Titulli “Nderi i Kombit” ėshtė njė dekorimet mė tė larta tė shtetit shqiptar. Camaj ishte albanolog i nivelit tė lartė, poet, shkrimtar, poet e dramaturg shumė i mirė, por pėr fat tė keq ishte i ndaluar nga diktatura komuniste qė tė komunikonte me lexuesin shqiptar. As tė vinte, as tė botonte, dhe as tė sillte libra nė Shqipėri. Nė fund tė fundit, ai si edhe ēdo autor tjetėr, kėrkesėn kryesore e kishte ndaj lexuesve qė ta lexonin veprėn e tij, kėrkesė qė e shprehu edhe njė herė bashkėshortja e tij - Erica Camaj: “Mė lexoni, pastaj mė gjykoni”, ishte kėrkesa e tij ndaj popullit shqiptar, qė i kushtoi gjithė jetėn me studime dhe shkrime tė shumta.

    VOA
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Martin Camaj si shelbues i tė tijve

    Martin Camaj si shelbues i tė tijve

    E martė, 26 Tetor 2010 10:18


    NgaR.AUREL PLASARI

    Kur e merr tė pėrmbledhur nė njė botim veprėn e shkrimtarit, d.m.th. kur e ke atė...

    ...nė dorė “njė copet”, shtohen edhe mundėsitė qė fenomenit Camaj t’i qasesh prej drejtimesh tė ndryshme, qė mbi fenomenin e ndėrlikuar qė pėrbėn vepra e tij, gjuha e tij, personaliteti dhe, sidomos, fati i tij, tė mendosh mė nė thellėsi.

    Kam pėrshtypjen se njėrin ndėr vėshtrimet me interes tė kėtij fenomeni do ta pėrbėjnė marrėdhėniet specifike mes krijimit letrar tė Camajt dhe rrethanave tė pazakonta nėpėr tė cilat iu desh kulturės shqiptare, posaēėrisht asaj tė Veriut, tė kalonte pėr gati njė pesėdhjetėvjetėsh, aq sa pati qenė pėrafėrsisht edhe krijimtaria e shkrimtarit. Prej njė kėsi vėshtrimi, njėri nga leximet e mundshme tė veprės sė tij do tė ishte edhe leximi si njė akt shelbues, ēfarė do me thėnė shpėtimi, rifitimi nėpėrmjet njė shpėrblimit (lat. redemptio). “Shelbim” emėrtohet nė terminologjinė e mistereve tė krishtera ai akt qė parakupton shpėtimin (lat. salvatio), fitimin pėrsėri tė gjinisė njerėzore nga ana e Krishtit, “shelbues i njerėzve”. Nė parantezė kujtoj se tė shtėnit nė aparatin kritik e njė koncepti tė huajtur nga religjioni quhet diēka “normale” nė teorinė e letėrsisė ose nėteoritė e arteve; njė pjesė e mirė e termave themelorė nė to, si frymėzim, rrėfim, krijim, krijues etj. rezultojnė tė marra prej sferės religjioze, sikurse edhe vetė aparati konceptual i religjionit ka ardhur duke u pasuruar me terma prej kėtyre teorive. Nė njė kuptim parimor, edhe vetė shkrimtari ka kallėzuar se “fund e maje vepra ime ka Provaninė e Perėndisė mbrendė”.

    Po tė ndjekėsh rrugėn analitike, pra mbrapavajtėse, aktin shelbues tė Camajt do tė duhet ta lidhėsh pikėsėpari tek ai grup shkrimtarėsh me tė cilėt Camaj si shkrimtar ka marrėdhėniet mė tė afėrta, thuajse gjenetike. Ėshtė ai grup shkrimtarėsh (kryesisht) tė Shkodrės, qė duke dalė (figurativisht) prej saj, punuan pėr ta shthurur neoklasicizmin tradicional jo vetėm nė shtypin e qytetit tė tyre, por sidomos nė atė tė Tiranės (revistat Illyria, Minerva, Shkėndija etj.), ndonjėherė edhe tė emigracionit. Ky grup, qė bartte nė letėrsinė shqipe tė viteve ’30-’40 modernizmin e Mallarmé-sė dhe Valéry-sė, dekadentizmin baudelairean e dannunzian, precioz e estetizant, deri edhe neosimbolizmin belg, pėrvijoi nė letėrsinė shqipe konturet e njė avangarde letrare. Prirja u ndie shumė mė e pėrmbajtur te shkrimtarė si Palaj ose Shantoja, por mė e shpėrfaqur nga Koliqi te Gaspėr Pali edhe mė i ri. Nga ky vėshtrim, prej kryeveprės sė Camajt, Dranja, pėr shembull, mund tė bėhet njė depėrtim interesant, gjithnjė nėpėrmjet leximit, te Pasqyrat e Koliqit e deri tek autorėt qė kėtij i kanė shėrbyer si gurra.
    Nga ana e saj kjo avangardė – ose dhe gjysmavangardė nė daēi – lidhet tek ajo periudhė qė mund tė quhet “mosha e artė e letėrsisė shqipe”. Periudha pėrurohej prej dy shkollave letrare tė Shkodrės: asaj tė jezuitėve dhe asaj tė franēeskanėve; e para e mbėrrinte lulėzimin e vet maksimal me Mjedjen, e dyta kishte pėr kulm tė vetin Fishtėn. Pa u futur nė imtėsitė e specifikave tė kėtyre shkollave (ato i ka pėrshkruar mė sė miri Koliqi), mund tė thuhet se, pavarėsisht qė nė pikėpamje arsimimi Camaj delte prej Kolegjit Saverian (d.m.th. tė Etėrve Jezuitė), nė pikėpamje tė traditės letrare mė ngjan se ai ndikimin e pėsoi tė shartuar: prej tė dyja shkollave. Prej kėtyre tė dyjave, me gjithė specifikat e tyre – mė vonė tė rrafshuara pėrdhunshėm nga buldozeri i historisė zyrtare tė letėrsisė shqipe – ēfarė konkretisht do tė lexohet nėpėr shkrimin e Camajt?
    Njė pėrgjigje e plotė do tė jepet mbas studimesh tė pėrimtuara kushtuar veprės sė tij, nė poezi e nė prozė, por ajo ēfarė pa dyshim vėrehet ėshtė shpėrfaqja e kėsaj tradite nėpėr njė proces “magjie tė tekstit” (Camaj), tė funksionalizuar si tek ekzegjeza e lashtė fetare, ashtu edhe nė tekstologjinė e sotme, nėpėr procesin e palimpsestit, prej tė cilit vetė shkrimtari “fascinohej”: tekste tė shlyera nga pergamena pėr t’u mbishkruar sė rishti e sė rishti. Kėshtu, nga specifikat e “shkollės sė jezuitėve” duket tė ketė trashėguar, nga njėra anė, prirjen apostolike, me gjasė edhe neutralitetin ndaj lėvizjeve politike; nga ana tjetėr, shijen pėr klasiken, neoklasiken deri te klasikegjantja (“nė tė gjitha poezitė e mia ka principe metrike tė fshehta…”), prirjen pėr pastėrtinė nė gjuhė, nė mos edhe pozicionin elitist, gati-aristokratik, tė poetit i cili, i kushtėzuar pikėsėpari nga njė realitet politik negativ, nė rastin e Camajt fshik ndonjėherė kufijtė e asaj qė quhet “poetikė negative”. Ndėrsa impakti i letėrsisė popullore, kėrkesa pėr shprehėsi tė gjallė tė fjalės, hulumtimi i mendėsisė malėsore gjithė kontraste ngjajnė tė jenė pikėrisht tė gurrės tjetėr, asaj tė “shkollės franēeskane”.
    Mė pėrthellė kohės, mund tė thuhet edhe se Camaj, si tė gjithė shkrimtarėt e mirė ballkanas, pavarėsisht nėse shkruajnė nė Vjenė, Londėr a Paris, nuk u ka shpėtuar dot lidhjeve intime me letėrsinė gojore. Pėr shkrimtarė tė kėtillė – tė mirė – kjo mbetet njė kontingjencė e pashmangshme. Te Camaj ajo amplifikohet edhe mė prej vetė karakteristikave tė Dukagjinit tė tij: “Kam lindė nė njė vis tė egėr, ku s’ka shkelė kurrė kamba e kalit, kaq i thyeshėm ashtė ky vend…”. Ėshtė fjala pėr njė zonė tė njohur si ultrakonservative: njė “botė mė vete”, me njė shoqėri heroiko-patriarkale deri nė fillim tė shek. XX; njė rezervat tipik i sė drejtės dokesore shqiptare tė stėrlashtė, formuluar edhe ajo nė njė frymė epike, me fuqi shprehėse tė jashtėzakonshme, mbrujtur prej njė mendėsie arkaike; njė zonė qė pati shėrbyer, sidomos pėr shkrimtarė tė Veriut, si arsenal mitesh, ritesh prej epokash nga mė tė moēmet, kozmogonish primordiale, besimesh e bestytnish, ku ēdo majė, ēdo luginė e ēdo pyll ka orėn e vet mbrojtėse; me buaj qė e fshehin fuqinė ndėr “brina” e me drangoj si “persona tė lindun me kėmishė”; njė depozitė legjendash tė malėsorėve qė janė mjeshtėr formulimesh sintetike e eliptike, ku gati ēdo burrė kėndon e i bie njė vegle muzikore. Dukagjini i Camajt pėrfillej edhe si njė nga zonat-bėrthamė tė epikės legjendare, ku bashkėdikonin motive ndėr mė tė rrallat tė epikave tė lashtė europiane, mbetėza kėngėsh tė qėmoēme, fragmente tė hapėrdara epitalamėsh, gjamėsh a elegjish si – ndoshta – askund tjetėr nė Shqipėri.
    Kur ta kemi vėnė si duhet nė dukje atė shumicė fijesh qė e lidhin artin e Camajt pėr kėtė “botė”, atėherė edhe modalitetit “hermetik” tė poezisė sė tij, pėr tė cilin ėshtė folur me tė tepėrt, do tė jemi nė gjendje t’ia zbulojmė zanafillėn mė tė plotė, pa e lidhur nė mėnyrė tė thjeshtuar me njė Ungaretti, njė Montale ose njė Quasimodo. Tė mbahet parasysh, paraprakisht, se lėvizja hermetiste nuk u konstituua si shkollė dhe nuk pėrbėri njė rrymė, nuk pati njė program dhe nuk botoi njė manifest letrar. Faktit qė poeti ynė ndoqi ligjėratat e Ungaretti-t atėherė do tė dimė t’i japim vendin e duhur nė interpretimin e tekstit. Nėse nuk harrohet qė qendra rrezatuese e hermetizmit italian pati qenė Firencja (“njėfarė qyteti i rrethuar, njėfarė ishulli i veēuar”), atėherė do tė jetė mė i lehtė hetimi i “Firences” shqiptare tė Camajt: “Aty si tash para se me ardhė fiset/ ishe/ me tambėl nė plasaritjen e currave/ e me themele nė ujin e njelmė”. Sidomos, mandej, po tė vijosh rrugėn pesė kilometra nė veri-lindje tė saj duke kapėrcyer ngrehinėn e moēme venedikase qė e quajmė “Ura e Mesit”. Mbasi ta kesh pėrfytyruar poetin duke mbajtur vesh nė njė nga rreshtat e parė nė njė aula magna mbushur pėrplot me dėgjues tė Universitetit tė Romės, nė njė orė muzgu, ndėrsa nė podium hermetisti plak italian ligjėron, duhet tė jesh nė gjendje tė rindėrtosh edhe njė vizion tjetėr. Pėr shembull: ta pėrfytyrosh poetin e ardhshėm shqiptar nė njė mbasdite pranvere nė Dukagjinin e tij, pranė burrave tė shtėpisė X. Nė oborr tė njė kulle ata presin tek mbėrrin sė largu, nga mesi i njė pylli ahesh, njė figurė jo e zakontė: vjen i ulėt nga shtati, i lėviz krahėt nė mėnyrė paksa qesharake dhe nėn rrezet e fundit tė diellit i vizllon jeleku i kuq i qėndisur n’ar. Ky ėshtė “Orfeu i Dukagjinit”, i panjohur jo vetėm pėr kryeqytetet letrare tė Europės, por edhe pėr tė shumtėn e shqiptarėve. Pėr tė thuhet se e flet shqipen e Maleve si askush tjetėr. Bashkėkohėsit dėshmojnė se shprehet me njė lehtėsi marramendėse: i pėrpiktė nė frazė, i pastėr nė shqiptim, tregon me njė art tė pėrkryer tregimtari. Ėshtė i pamohueshėm ndikimi i Giuseppe Ungaretti-t mbi poetin tonė, pėr shembull, pėr sa i takon intelektualizimit tė “mesazhit poetik”, por ėshtė njėkohėsisht e pamundur tė mos vėsh re se jo vetėm te Njė fyell ndėr male, por edhe te Lirika midis dy moteve, Vargje tė shpėrndame, Njeriu me vete e me tė tjerė, madje deri te Nama dhe Buelli, diapazoni poetik i Camajt ka diē qė vjen dhe e tejkapėrcen horizontin ungarettian, sikurse – pak a shumė – e ka pasė vėnė re Arshi Pipa. Tė hulumtuarit e kėsaj specifike ka gjasa tė shpjerė pikėrisht tek ajo odė burrash, ku burri mė i ēuditshėm ėshtė ulur kėmbėkryq mbi qilim. Me lėvizje tė pėrngadalėsuara, thuajse kinematografike, ai ka mbėshtetur fundin e lahutės mbi kėmbėn e tij tė mbathur me njė ēorape leshi tė bardhė qėndisur me tė kuq e me fill ari. Kur fillon t’i bjerė veglės, e afron veshin e majtė te dora, gishtat e sė cilės lėvizin shpejtėsisht mbi kordė. Ndėrsa ligjėrime tė Ungaretti-t, si edhe recitime tė tij nga Radhoi i njė plaku, kanė mbetur thesar i regjistruar i kulturės italiane e europiane, tė cilin ke mundėsi ta shijosh edhe sot e gjithė ditėn pėrmjet regjistrimeve televizive, ballafaqimin e Camajt me artin e “tė tijve” vetėm sa mund ta rindėrtosh hipotetikisht. Kėnga e kėngėtarit tek oda e burrave ėshtė njė lloj recitativi, nė krye i ngadaltė, mandej gjithnjė mė i shpejtė. Kėngėtari i shqipton dhjetėrrokshat gjithė bravurė, duke ruajtur qartėsinė edhe kur intensiteti i deklamimit e detyron tė mbėrrijė njė shpejtėsi tė pabesueshme fjalėsh. Vargjet janė tė nginjura nė metafora, vende-vende tė jashtėzakonshme pėr nga harmonia imitative. Kėngėtari ka njė ndjeshmėri tė mrekullueshme: gjatė kėngės herė e ngre vetullėn e majtė dhe e ul tė djathtėn, herė i mbėrthen sytė te trarėt e tavanit. Kėngėtari quhej Gjergj Pllumi, virtuozi i Dukagjinit nė vitet ’30-’40 tė shek. XX. Veē pėrshkrimit qė na ka lėnė pėr tė Koliqi, i cili e shfrytėzoi pėr tezėn e vet tė doktoraturės, njė artikulli tė botuar diku nė njė revistė prej At Palajt dhe njė komenti tė At Cordignano-s, si edhe ndonjė shėnimi tjetėr pa rėndėsi, ai tani thuajse ėshtė krejt i panjohur pėr shqiptarėt. Megjithėkėtė, ēfarė mund tė thuhet me siguri ėshtė qė, nėpėrmjet njė arti tė tillė si ky i Camajt edhe Gjergj Pllumi vjen i shelbuar. Metaforat vizlluese tė kėngėtarit, qė dukeshin se i mori era, janė qėmtuar e shpėtuar. Shqipja e moēme e gjysmė-shkrimtarėve dhe gjysmė-mistikėve tė Veriut, gjuha e njė letėrsie lindur prej liturgjisė romake dhe mbrujtur me mendim tė sajin, lirika e njė jezuiti tė madh dhe satira e njė franēeskani po aq tė madh, tė gjitha janė shelbuar prej atij qė quhet Martin Camaj. Dhe, tok me tė, jetojnė edhe ata: “Ky libėr lėkure i pėrngjet njė populli/ i cili nuk qet asgjā nė harresė”.
    Ē’ėshtė e vėrteta, shpesh deklaratat e shkrimtarėve tė njėhershėm pėr sigurinė e leximit tė tyre deri nė amshim, pėr mbijetesėn nėpėrmjet artit tė krijimeve tė tyre, na duken si mburrje a vetėlavdėrime. Por realiteti i fakteve historiko-letrare vėrteton se nuk qenkėshin tė tilla. Kalimet e fshehta nga njė poet te tjetri, ky bashkim – dhe jo ngatėrrim – realizohet nė mjedisin e gjuhės. Luan rol nė kėtė mes edhe aftėsia e habitshme e gjuhės pėr tė rrokur si tė kohshmen (temporalen) ashtu edhe tė pakohshmen (atemporalen) e njerėzve. Gjuha regjistron mėnyrat kalimtare tė tė menduarit dhe tė tė ndierit, karakteristikat e qėndrimit tė ēdo brezi historik nė ēastin qė atij i ėshtė dhėnė tė jetojė. Kėshtu gjuha e Camajt dėshmon kohėn kur ai jetoi por, pėrpos se si shprehje e kohės sė tij, e sė kohshmes, ajo na jep tė regjistruar edhe tė shkuarėn e shqipes e (me gjasė) edhe diē nga e ardhmja e saj, shkurt: tė pakohshmen. Camaj vetė, kur ia vlerėsuan lart veprėn e tij, arriti tė pohonte ndoshta pa qenė i vetėdijshėm se ēfarė pohonte: “...nėse qenka kėshtu, atėherė merita asht e gegnishtes qė pėrdori”. Pėr Camajn shqipja ishte sa mjet komunikimi aq edhe objekt studimi. Shkrimtari qė shkroi njė nga poezitė dhe prozat mė moderne tė letėrsisė shqipe ishte, pėr shembull, edhe njėri ndėr mė tė mirėt specialistė tė Mesharit buzukian. Kurrfarė habie nuk ėshtė qė prej njė kėsi specialisti tė presėsh vargje si: “…jam pelikan zog i truom ndė rrenoje/ turmec i egrė gjamuos… ndė shkretii”, tė cilat nuk vijnė veēse si njė “apokrif” tekanjoz i tekstit autentik nga libri mė i moēėm i gjuhės shqipe: “U-bāshė ėmbė shembelltyrė por-si pelikani ėmbė shkretiit… por-si turmeci i egrė qi bān herdhen pėrmbii tė ėmbėluomet tė shtėpiisė” (Psalmi 101,7). Edhe njė kontingjencė e tillė vėrteton se gjuha e sotme e njė poeti gjallėrohet, pėrsėritet e pėrtėritet me gjuhėn e gjithė tė djeshmėve tė poezisė, qė tek e sotmja bėhen tė pranishėm. Kėshtu gjuha e Camajt, si dhe e ēdo shkrimtari si Camaj, shkon duke i mundur kohėt qė, gjithsesi, i mbart Brenda vetes.
    Kėtė privilegj pėr tė sintetizuar ndryshimet e kohėve, si bazė e konceptimit tė poetit Brenda traditės, e ka formuluar Thomas S. Eliot-i kur thotė: “Njeriu shkruan jo vetėm me brezin e tij ndėr eshtra, por me ndjenjėn se gjithė letėrsia e Europės, prej Homerit dhe, brenda saj, edhe letėrsia e vendit tė vet, ka njė ekzistim simultan dhe pėrbėn njė rend simultan […] Nė kėtė kuptim, asnjė poet as artist nuk ka domethėnie tė plotė ai vetė. Domethėnia e tij, vlerėsimi i tij ėshtė vlerėsim i marrėdhėnieve tė tij me poetėt dhe artistėt e kaluar”. Nėpėrmjet kėtij parimi mbėrrihet tek ajo ēfarė, simbas Eliot-it, pėrbėn “tė kaluarėn e sė kaluarės” (the pastness of the past), sekretin me anė tė cilit shkrimtari i siguron vetes mbijetesėn. Atėherė, sa ē’mund tė shprehej i lumtur Camaj qė nė jetėn e vet pati fatin tė dėgjonte, fjala vjen, Gjergj Pllumin, po aq i lumtur do tė ishte edhe “Orfeu i Dukagjinit” qė pati fatin tė dėgjohej prej shkrimtarit tė ardhshėm. Sa ē’mund tė jetė fatlum djaloshi qė u ushqye te gurrat e Shantojės e Koliqit, tė Prennushit e Palajt, tė Mjedjes e Fishtės, tė Budit e Buzukut, virtualisht gjithaq fatlumė do tė qenė edhe kėta shkrimtarė qė u patėn lexuar prej atij qė njė ditė do tė bėhej Martin Camaj.
    (Fjalė e mbajtur mė 14 qershor 1997 nė veprimtarinė e organizuar nga ish-Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Gruas me rastin e 5-vjetorit tė vdekjes sė Martin Camajt dhe tė botimit tė veprės sė tij nė seri prej shtėpisė botuese “Apolonia”).

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. IN MEMORIAM: Martin Camaj
    Nga NoName nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 17:04
  2. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 11:03
  3. Martin Lings
    Nga [xeni] nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 23:45
  4. Jep dorėheqjen av. Martin Vulaj nga kreu i K.K.SH.A
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 10:32
  5. Devocioni i Martin Luterit ndaj Shen. Marise
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-08-2002, 08:43

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •