Close
Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 156 prej 156
  1. #151
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Marya si shume extreme me duket kerkesa e rezultatit per HIV-en....si ta fillosh kete bisede?
    Me jep me verifikim qe s'ke HIV, Chlamydia, Gonorrhea, Herpes etj.
    Them qe mjafton ta pyesesh partnerin, nuk besoj qe njeriu qe te do, te zhgenjeje.

  2. #152
    HoneY-BunnY √
    Anëtarësuar
    10-10-2009
    Vendndodhja
    Mbi re...
    Postime
    2,710
    1 Dhjetori, Dita Boterore e luftes kunder SIDA-s. Iniciativa e shumta per te kujtuar dhe rizgjuar vemendjen per kete ceshtje.Neper sheshe zbresin mjeke, studiues, shoqata te te semureve, politikane, personazhe te spektaklit.Logoja e SIDA-s u vu edhe ne fasaden e Shtepise se Bardhe.
    Presidenti amerikan Barack Obama ka theksuar impenjimin per luften kunder SIDA-s duke firmosur nje mase qe financon ne menyre me sinjifikative programin federal amerikan per asistencen e te semureve me SIDA.Ne frontin e spektaklit, eshte ndermarre iniciativa "Lace Up. Save Lives» qe nenkupton marrjen e fondeve per te mbeshtetur programin e edukimit, parandalimit dhe asistences te te gjithe te rinjve neper bote. Protagoniste Bono, disa futbolliste te famshem dhe tjere personazhe VIP
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    U come 2 love not by finding the perfect person,
    but by seeing an imperfect person perfectly.

  3. #153
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-11-2007
    Postime
    342

    A sherohet SIDA (AIDS) me ajete kuranore e hu? Artan Krishti thote po

    http://www.shekulli.com.al/2009/10/2...e-klinike.html

    "Mashtrimet" e Kristos si mjek popullor


    I arrestuari përdorte dhunën si një nga format më të zakonshme të mjekimit në shtëpinë e tij kur priste pacientët


    F.P, tri ditë pas vizitës së kryer në ambientin e të arrestuarit dhe mjekimit u gjet i vetëvarur në banesën e tij


    TIRANË- Artan Kristo, i njohur ndryshe me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, që tashmë ndodhet në dhomat e paraburgimit në kryeqytet, nën akuzën e "nxitjes dhe propagandës për kryerjen e akteve terroriste", prej kohësh në qytetin bregdetar të Durrësit punonte edhe si mjek popullor (alternativ). Këtë profesion, sipas dosjes hetimore, i arrestuari Kristo pretendonte para pacientëve të tij se e zotëronte prej 14 vitesh. Ai iu thoshte njerëzve se studionte mjekësinë dhe teologjinë njëkohësisht, ndërsa për shërimin e të sëmurëve nga Xhindi (magjia e zezë) ai përdorte edhe metoda të dhunës. Sipas informacioneve që Shërbimi Informativ Shtetëror i ka deleguar prokurorisë së kryeqytetit, ("Shekulli" disponon një kopje të tyre), i arrestuari Kristo prej kohësh mashtronte njerëz të ndryshëm "hallexhinj", duke iu premtuar se shëronte sëmundje të rënda deri edhe SIDA- n.


    "Aktivitetin e tij mjekësore si mjek popullor, për shërimin e sëmundjeve të ndryshme me ndihmën e interpretimin e Kuranit, i arrestuari Kristo e ushtronte në rrugicën e Gjykatës së Apelit në Durrës, në një banesë dy katëshe në rrugën "Bajram Curri" të lagjes 14 në Shkozet. Për këtë aktivitet ai nuk dispononte asnjë licencë nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës"- thuhet në dosjen me nr. 2915. Sipas saj, Kristo përdorte fenë islame për përfitimet e tij vetjake duke pretenduar se është hoxhë që shëron njerëzit nga "Xhindët" (magjinë e zezë) duke u lexuar "ajete kuranore" e dhunë fizike. "Përdorimi i dhunës fizike, bëhej duke mbërthyer fort të sëmurin me persona të afërt, në klinikën mjekësore duke rrahur fort pacientin për t'i nxjerrë xhindët nga trupi i tij"- theksohet në provat e administruara në dosje. Për këto "mjekime" dhe të tjera si këto i dyshuari Kristo përfitonte shuma të mëdha financiare.


    Por në disa raste këto metoda të mjekimit kanë përfunduar në vetëvrasje, vdekje të pacientëve apo edhe dëmtime të tjera të shëndetit të personave të ndryshëm. "Më datë 11 shtator 2007 personi me inicialet F.P. nga Durrësi është vetëvarur pas trajtimeve shëndetësore të dhunshme dhe me rrahje ndaj tij në këtë qendër. Për këto arsye më datë 19 shtator 2007 janë thirrur në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, lidhjet e ngushta të Artan Kristos shtetasit me inicialet F.M.; B.M. e A.B. të cilët punonin në klinikën e tij. Ata kanë deklaruar se personi i vetëvarur F.P. është kuruar në qendrën e tyre për një periudhë 2 mujore. Ata i kanë kënduar vazhdimisht pjesë nga Kurani"-thuhet në informacionet që SHISH-i i ka dorëzuar prokurorisë. Gjithashtu, nga përgjimi i numrave telefonikë të të dyshuarit Kristo, ka rezultuar se ai mbante komunikim të vazhdueshëm me shumë persona, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia, Zvicra etj, etj, të cilët merrnin mjekime të vazhdueshme nga "mjeku i njohur popullor".


    "Gjatë komunikimit me një "punonjës të kësaj klinike" Artan Kristo flet "në lidhje me një ilaç, që nuk ka bërë asnjë efekt dhe që ka mundësi të jetë i skaduar dhe se "po kërkojnë shkaqet, nëse vdes, djemtë e tij mund t'u thonë se, e kanë pasur këta fajin (për Kriston me punonjësit e tij). Gjithashtu, është përgjuar edhe biseda e Kristos me një person nga Kavaja, të cilit i kërkonte 12 mijë euro për t'i shëruar një fëmijë me probleme komunikimi (autizmi) duke bërë të flasë 300 fjalë. Gjatë një bisede me një person tjetër, Kristo flet për një pacientit të tij, të cilin e kanë mashtruar duke i dhënë si kurë "gjethe të ullirit""- thuhet në përgjimet që prokuroria i ka administruar dhe nuk ia ka dhënë mbrojtjes.


    Përgjimet:

    Pacienti sms Kristos: Shëndeti është gjithnjë e më keq, iku dhe dora e majtë, por më ke ndihmuar
    Një fëmijë nga Tirana vdiq pas mjekimeve

    Ndërkohë, nga këto përgjime janë faktuar raste të ndryshme, kur i dyshuari Kristo kërkonte shuma të mëdha parash, për shërimin e sëmundjeve si kancer, SIDA, probleme mëlçie, zemre etj etj.


    "Me datë 23 prill 2008 Kristo ka biseduar me një person të cilit i kërkon llogari, se pse kishte nxjerrë llafe se një fëmijë i vogël paska vdekur nga ilaçi që i ka dhënë ai, fëmija kishte mbiemrin Muça me banim në Tiranë ndërsa me origjinë nga Burreli. I sëmuri me mëlçi, pasi ka pirë ilaçin e rekomanduar nga Kristo, pas dy ditësh kishte ndërruar jetë. Në një rast tjetër, një shtetasi italian me vëllanë e tij të sëmurë rëndë, i është kërkuar nga Kristo shuma mbi 30 mijë euro për ta shëruar nga kanceri...Me datë 16 shkurt 2008, Kriston e merr në telefon një person i cili i thotë se "...Kam këtë italianin këtu në Kavajë, por, po më ankohet. Nuk më kanë bërë shërbimin thotë..."- citohet në pasazhet e marra nga përgjimet e bisedave telefonike të kryer nga SHISH-i. Gjithashtu, sipas kësaj dosjeje, përmendet edhe një djalë me banim në kryeqytet të cilit Kristo i ka kërkuar 50 mijë euro për ta shëruar, por ai ka vdekur dhe nuk u shërua.
    "Më datë 22 qershor 2008 Kristo ka marrë një mesazh në gjuhën italiane nga një person me numër +393923......, ku shkruhet : "Përveç kësaj, shëndeti është gjithnjë e më keq, iku dhe dora e majtë tani jam pa duar dhe po përkeqësohet çdo ditë. Ishalla kur të kem lekët do t'i jap të betohem nëse jam gjallë edhe nëse nuk do shërohem unë e njoh punën që ke bërë o Muhamed dhe në qoftë se nuk të kam mundur të të paguaj kjo nuk varet nga vullneti im...", përfundon sms-ja e administruar në dosje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga sdi-gja : 18-05-2010 më 09:33

  4. #154
    HIV-i në Shqipëri, në rritje konstante

    Po të shohësh ecurinë e përhapjes së virusit Hiv në Shqipëri, që nga viti 1992 e deri më sot, është lehtësisht e konstatueshme se rritja ka qenë konstante. Fakti që gjatë 2010 numri prej 41 persona është ndjeshëm më i ulët se një vit më parë, nuk përbën një të dhënë optimiste, aq më tepër që krahasuar me numrin e personave që kanë bërë vullnetarisht testin, rënia është thuajse në të njejtat nivele.
    Ndërkaq ajo që vihet re është se një pjesë shumë e madhe e personave të infektuar diagnostikohen kur kanë arritur në fazën e sëmundjes, shpjegon profesori i asociuar Arjan Harxhi, në spitalin Infektiv i cili merret prej shumë vitesh me rastet Hiv/Aids.
    "Po të shohim nga ky numër 41 rastesh të diagnostikuar këtë vit rishtazi, mbi 70 përqind e tyre jan në stad simptomatik, mbi 50 përqind e tyre janë në stadin e sëmundjes Aids. Gjë që thotë shumë në disa aspekte: që nuk funksionon testimi masiv vullnetar dhe nga ana tjetër implikimet që ka ky diagnostikim në stad të avancuar për cilësinë e jetës dhe efektshmërinë e terapisë që do u jepet këtyre të sëmurëve".
    Fakti që diagnostikimi bëhet në fazë të avancuar dëshmon se një numër më i madh personash mund të jenë infektuar ndërkohë por nga ana tjetër saktëson Harxhi, edhe efektet e terapisë ndaj tyre janë më të pakta: "Janë të sëmurë që paraqesin një sëmundshmëri të lartë, me një larmi infeksionesh, sëmundjesh oportuniste, patologji të ndryshme dhe protokolli përkatës përmban më shumë edhe në drejtim të diagnozës edhe të terapisë.Nga ana tjetër, ajo që është më e rëndësishmja është se efektshmëria e terapisë është më e pakët në stadet e avancuara se sa kur kjo terapi nis më herët".
    Dhe këtë e dëshmojnë edhe 8 rastet e vdekjes gjatë 2010 nga të cilët katër persona ishin diagnostikuar gjatë këtij viti, madje njëri nuk arriti as t’i nënshtrohej terapisë, ndërsa dy të tjerë ishin diagnostikuar vitin e kaluar.
    Profesori i asociuar Arjan Harxhi shpjegon se këtë vit edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar edhe për Shqipërinë që të rrisë pragun e trajtimit me terapi, pra që kurimet të nisin në një stad më të herët. Një gjë e tillë thotë ai mund të jetë në një moment të parë me kosto më të lartë, por në një aspekt afatgjatë nuk do të rezultojë e tillë pasi sic sqaron, diagnostifikimi dhe trajtimi më i hershëm është dëshmuar edhe nga rekomandimet si një mënyrë parandalimi gjithashtu:
    "Eshtë shumë e rëndësishme që strukturat shtetërore të shohin me seriozitet këto rekomandime për të parë cilat janë implikimet e kostos, qoftë afatshkurtëra, afatmesme apo afatgjata të këtyre rekomandimeve të reja sepse presupozohet që numri të jetë më i madh, pra dhe sasia e barnave më e madhe. Duket ndoshta në një pamje të parë sikur kostoja do të jetë më e madhe, por në vlerësimin e një kosto/efektiviteti këto rekomandime janë pozitive pasi futja më herët ndoshta ul ngarkesën e sëmundshmërisë, ul infeksiozitetin, parandalon infeksionin".
    Aktualisht janë 139 raste që trajtohen me antiretroviralë nga të cilët 14 janë fëmijë. Pjesa dërrmuese e fëijëve janë infektuar përmes transmetimit të virusit nga nëna dhe 6 prej tyre përmes gjakut.

    Armand Mero | Tiranë / VOA - 1 Dhjetor 2010
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e enes bajrami
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Vendndodhja
    Strug
    Postime
    78

    "sida"

    Me qenese kemi sot diten nderkombetare te SIDA-s mendova te hap kete si teme,per te biseduar paksa rreth kesaj qeshtjeje pasi shume te rinj vuajne nga semundje te tilla te cilat ne pergjithsi jane shum te rrezikshme
    Strugane

  6. #156
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,060
    Postimet në Bllog
    22
    Raporti, OBSH: Bie numri i të prekurve me HIV

    Rreth 34 milionë vetë jetojnë me virusin HIV në të gjithë botën.

    Kjo është një e dhënë e publikuar sot nga një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku theksohet se bota ka realizuar arritje të jashtëzakonshme gjatë vitit të fundit në luftën kundër virusit HIV, por nevojiten përpjekje më të mëdha për të ndaluar këtë epidemi globale.

    Raporti, i përgatitur nën drejtimin e OBSH-së, arrin në përfundimin se numri i infeksioneve të reja ka rënë 15 për qind gjatë dekadës së fundit. Po sipas raportit, ka pasur një rënie prej 22 për qind të vdekjeve nga SIDA gjatë 5 viteve të fundit.

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun thotë se bota është tani në gjendje ta ndalë këtë epidemi, por ai u bëri thirrje donatorëve ndërkombëtarë të përmbushin nevojën për 24 miliardë dollarë në vit për të financuar plotësisht nismat globale.

    Një raport i vitit 2005 i OKB-së, dëshmonte se jetojnë me virusin HIV rreth 40 milionë vetë në të gjithë botën, një shifër e cila në atë kohë sa vinte e shtohej.

    Nesër, në të gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e SIDA-s që daton që prej vitit 1988.

    Panorama

Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516

Tema të Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve
    Nga Kinezi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 09:04
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •